Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian votoi në Bruksel raportet për Bosnjen, Turqinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Në seancë plenare, do t’i bashkangjiten ato të Kosovës e Maqedonisë. Për Shqipërinë ka rreth dy vite që nuk hartohet asnjë rezolutë

"Sot diskutuam progresin në Serbi, Bosnje, Mal të Zi, por fatkeqësisht, mungon Shqipëria. Pse po mungon? Mendoj se raportuesi dhe ne e ndajmë gjerësisht këtë këndvështrim, është i mendimit se nuk ka progres në Shqipëri për sa i përket çështjeve kyçe. Ai thote se nuk ka shumë gjëra për të shkruajtur pasi atje vijon sherrnaja, përleshja për pushtetin mes qeverisë dhe opozitës dhe si rezultat nuk kemi progres", tha Libor Rouçek, ish-raportues për Shqipërinë, S&D. 

"Po është e vërtetë se ne jemi të përfshirë në mënyrë mjaft aktive për të gjithë Ballkanin Perëndimor, me një përjashtim, që është Shqipëria. Seanca plenare e muajit mars do të votojë rezolutat për Serbinë, Bosnjen, Malin e Zi dhe Kosovën. Shqipëria nuk është aty dhe mungesa e saj është shumë e zëshme. Kjo do të thotë se BE e sheh qartë se në kuadër të këtyre aktiviteteve të mëdha, ka një vend që mungon. Pa bërë shumë filozofi, mund të ndodhë që kur nuk ka lajm, është lajm i mirë, por në këtë rast kjo nuk është e vërtetë për Shqipërinë. Mendoj se është ende me rëndësi që partitë politike të vendit të jenë të angazhuara në një dialog konstruktiv politik për të përmbushur 12 kriteret. Pasi ajo që shohim më shumë tani janë akuzat se kush do të jetë përgjegjës për raportin e keq", tha kryetari i delegacionit për Ballkanin, Eduart Kukan.

Rezolutat e PE-së nuk kanë asnjë vlerë ligjore në politikën e jashtme të Unionit, por ato hartohen me një frymë më pozitive se raportet e ngurta të Komisionit, në mbështetje të vendeve aspirante për në BE. A ka faj raportuesi, apo mungesa e progresit në vend për mos-hartimin e raporteve të rregullta për Shqipërinë? 

"Është e vërtetë që ka një lidhje mes progresit të vendit dhe hartimit të një raporti. Siç e kam thënë, nëse nuk ka një progres të prekshëm, atëherë raportuesi nuk është shumë i gatshëm për të përgatitur një raport, i cili nuk do t’i ndihmonte vendit. Pra, këto dy gjëra shkojnë bashkë. Është absolutisht e qartë se nëse ne do të kishim përmbytje nga lajmet e mira që do na vinin nga Shqipëria, atëherë do të ishte e rëndë mospasja e një raporti. Por ashtu siç janë gjërat tani, raport apo jo, dialogu në vend, reformat dhe përmbushja e 12 kritereve duhet të vijojë. Nëse e bëjnë një gjë të tillë, atëherë do të ketë një reflektim nga Parlamenti Europian", tha Kukan.

"Kemi përshembull 12 fushat apo rekomandimet për të cilat BE pret progres, e nëse nuk gabohem, me përjashtim të njërës, zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nuk është arritur shumë. Pra, unë shpresoj dhe dëshiroj që grupimet kryesore politike të ndërgjegjësohen për situatën dhe të paktën, për çështjet që kanë të bëjnë me integrimin europian, të bëhen bashkë dhe të punojnë së bashku", tha Rouçek. 

Rezoluta e fundit për Shqipërinë është hartuar nga raportuesi Nicolaos Chountis në qershor të vitit 2010. Për nga rëndësia që Parlamenti Europian i kushton vendit prej vitesh, nga grupimet e mëdha politike, përzgjedhja e raportuesit për Shqipërinë i ka kaluar grupimit të ekstremit të majtë, një prej grupeve politike më të vogla në Parlament.

_______

Fule: Plotësoni 12 rekomandimet

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, Komisioneri Stefan Fule renditi në një komunikatë për shtyp mesazhet kryesore të përcjella gjatë drekës së punës që zhvilluan në Bruksel. 

Fule ka lavdëruar fillimisht hapat pozitive të muajve të fundit, për përforcimin e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës në kuadër të reformave institucionale.

“Një dialog konstruktiv politik do të garantojë që Shqipëria po jep rezultate konkrete në zbatimin e marrëveshjes politike të nëntorit të kaluar, veçanërisht në lidhje me reformën zgjedhore dhe reformën për regulloren e paralamentit. Shqipëria duhet të vijojë progresin në përmbushjen e 12 kritereve, me theks të veçantë në krijimin e provave të besueshme në fushat e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit”, nënvizon Komisioneri në një komunikatë për shtyp. 

Pasi përsërit se vendi gëzon angazhimin dhe mbështetjen e plotë të Komisionit, Fule fton Shqipërinë të përqëndrohet tek reformat gjithëpërfshirëse, të nevojshme për integrimin.

“Dua ta theksoj sërish, se që vendi të shënojë sukses në axhendën europiane, është e rëndësishme që kjo të kthehet në një axhendë kombëtare, për qeverinë, për opozitën dhe për shoqërinë civile. Një process me të vërtetë gjithpërfshirës është kyç për suksesin e Shqipërisë në përpjekjet e saj për reforma”, përfundon Komisioneri. 

Haxhinasto: Statusi ndoshta në vjeshtë

Në deklaratën e tij, Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhiansto tha se marrja e statusit mund të bëhet reale në vjeshtën e ardhshme.

“Mbështetja është shumë e qartë, është mbështetje e vazhdueshme, por mendoj se mesazhi kryesor nga Komisioneri Fyle është që mundësitë janë aty. Mundësia e marrjes së statusit kandidat në Vjeshtë të këtij viti, është më reale se kurrë. Për këtë kemi nevojë të fokusohemi tek prioritetet  së pari, pra tek ato prioritete që janë identifikuar tashmë si i kyçe për të avancuar reformat tona, flas për reformën zgjedhore, flas për reformën e proçedurave parlamentare, flas dhe për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Së dyti, duhet që ky proçes të marrë një shpejtësi tjetër, pasi është e natyrshme që koha kalon dhe duhen arritur rezultate konkrete nga këto reforma”, u shpreh Ministri i Jashtëm, Haxhinasto. 

35 Komente

Qe serbia do futej para nesh nuk e vinte ne dyshim as bufi.

Po ashtu, bufi nuk ka dyshim qe me nje klluf si Sala shanset per BE jane minimale.

tha ...Libor Rouçek.... me cek e paskemi prap ne fund se sikur ka qene nje me Laj- CEK . Sidoqofte Cekun e kemi .

tha ...Eduart Kukan. Ky ka thene gjithmone .

Edmond Haxhiansto tha se "marrja e statusit mund të bëhet reale në vjeshtën e ardhshme "

Te gjithe vetem thokan asnjoni nuk boka ? smiley

Po ai ore qe u Thoshte te Gjitheve ..Une i thashe ati , ai me digjoi mue , ka thone ndonje gjo ? Nga Kulla sikur vjen nje melodi me cifteli e knume nga vete AI ....

Ne vjeshte , ne vjeshte

kur Leftit ti rritet leshte smiley

 

 

E rendesishme eshte fjalasmiley Kemi burra te rondesmiley

Ne vjeshte , ne vjeshte

kur Leftit ti rritet leshte

me genjeve me genjeshtra

me the prit sa te vije vjeshta smiley

 

Eshte dhe nje varianti neoliberal  , qe shefi e kendon kur merzitet se e " genjejne " .... Po eshte i bute , si neoliberal mo , dhe nuk i denon. Vetem u kendon melodi inatcore smiley

O left me ...yyyyyyy te rente lehte

e te bifte prap ne vjeshte ....

Por vjeshta ja nuk erdhi..

ndaj dhe Beqo leshte i derdhi..

sa bukur të rri sherrnaja

o shqipri, ballësermaja smiley

 

Rri e ulur maje per maja,

O Shqipri vetull-llallaja.

E ke nxi e e ke ndrit,

Te gjithe e prisnim ket dite

smiley

Na kem Lisus e na kem Kuvend

na kem Saliun e s'dum president

Moj evrop moj te cafsha ballin

 as qe dum me ta pa surratin

 

Idris bej e paska thy pak rimen nga fundi,po i paske vu vulen,s'kena ku me vazhdu mosmiley

Nonse jena Pro-Avrupe ndaj na ndahen sokaqetsmiley Po ty tlumte dora dhe per sa ke kontribu.Se fundja me mire kush shkru se kush nuk shkrusmiley

ps.Ballin rimo per bukuri me hallinsmiley

shqiperi balléstermaja

pérmbi ty çi zu sevdaja

hoqe halle te médhaja

brekét maja mé  maja 

smiley

 

 

ne vend te "sali" vini "agjenti i UDB-se"... dhe tak, sec marrin kuptim te plote te gjitha keto lloj lajmesh.

me keto hapa, ne kurren e kurres nuk kemi per te hyre ne BE. me kete lloj mentaliteti qe kane krijuar keto 20 vitet e fundit- dhe qe po vazhdojne te mbrujne ende sot, me antishqiptarizmin total te qeverise... brukseli ka per t'u shoqeruar per nje kohe shume te gjate me pasthirrmen "leshte!".

'''Pasi ajo që shohim më shumë tani janë akuzat se kush do të jetë përgjegjës për raportin e keq", tha kryetari i delegacionit për Ballkanin, Eduart Kukan.'''

Po normal ka 20 vjet kjo kenge, duhet te jesh koqe kandari qe te mos kuptosh se pas çdo refuzimi e shtyrjeje, palet ne Shqiperi forcojne llogoret e tyre, duke e bere akoma me te pamundur bashkepunimin.

Europa me çdo refuzim e shtyje afatesh, thjesht sa i hedh benzine zjarrit shqiptar, nuk i hedh uje.

Te jene valle kaq te merdhifur e te mos e kene kuptuar kaq gje ne 20 vjet ?

Nuk e besoj, perkundrazi besoj se ata lajne duart si Ponc Pilati ose me keq hedhin gurin e fshehin doren.

Ne duan vertet te na ndihmojne duhet ta thone troç, ju o shqiptare keni 10 vjet kohe per 1,2,3,4..... 24 kritere, plotesojini, po s'i patet plotesuar, do ju japim 10 vjet te tjera.

Po keshtu çdo 6 muaj, jo po terci jo po verci, sa demtojne, se nuk rregullojne gje.

Ta dime o byrazer qe per 10 vjet s'ka Europe, t'i futemi punes e ta harrojme ça tha Fylja apo Fyelli i radhes, se s'na ben asnje pune.

Ca kriteresh prej leshi:

''Por reforma zgjedhore nuk është kushti i vetëm. Ju e dini që janë hetimet e ngjarjeve të 21 janarit, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar në Parlament, të gjitha këto pra”, tha Kukan.'''

C'pune ka Europa me reformat zgjedhore, pse kriter eshte ky ?

Hetimet e 21 Janarit. Mire po para 21 Janarit ky s'ishte kriter, tani pas çdo ngjarjeje ne Shqiperi do vene kritere keta ?

Votimi i ligjeve me shumice te cilesuar, eshte pune e institucioneve dhe partive politike shqiptare, ç'pune ka Europa, partite do bejne lojerat e tyre politike, si i bejne ne çdo vend.

Keto jane kritere ad hoc, neser mund te dale kriteri tjeter ad hoc.

Per ta pembledhur me pak fjale, kriteri i ketyre eshte ju partite politike bashkepunoni qe vendi te futet ne Europe.

Partite politike nuk duan te bashkepunojne, e kane bere te qarte ne 20 vjet, tani i bie, une te ve nje kusht, te cilin e di qe nuk e ploteson. Po a eshte i ndershem ky kusht ?

Kjo eshte si t'i thuash gjyshes time analfabete e qe s'shikon me nga syte, ti tani duhet te lexosh Niçen e te me japesh nje permbledhje te vepres se tij.

C'pune ka Europa me reformat zgjedhore, pse kriter eshte ky ?

AK, ti je i lezetshem nganjehere smiley. Zgjedhjet e lira jane alfa dhe omega.

Zgjedhjet e lira nuk varen nga reformat zgjedhore, po nga vullneti politik, prandaj nuk perben kriter dhe hyn tek kriteri i vetem palet te bashkepunojne (e pastaj gjithe muhabeti deri tek gjyshja ime).

Kjo eshte si t'i thuash gjyshes time analfabete e qe s'shikon me nga syte, ti tani duhet te lexosh Niçen e te me japesh nje permbledhje te vepres se tij.

Tashi kur gjyshja do me u bo presore filozofie... ca t'bejn dhe ata. vetem me tan fugen sikur s'shtyet, apo jo?

Holle-holle, BE-ja eshte nje bashkesi ekonomike e jo politike, biles me holle fare pune tregtie e financash.

Per 20 vjet na hengren me reformat ekonomike, tani qe kane futur brenda me kuç e maç e ia kane dhene statusin vendeve si Mali i Zi e Serbia qe jane ekonomikisht afersisht si ne, po i kthejne kriteret ne politike.

Tani a nuk eshte Orbani i Hungarise mu brenda BE-se ?

Nese zgjedhjet jane kriter a priori, pse e njohen qeverine e Sales me 2009 dhe thane qe gjithsesi ishin te pranueshme ? Si i bie, qe me thua se zgjedhjet ishin gjithsesi te pranueshme, pastaj me thua dua si kriter zgjedhje te lira ? Ka diçka qe vjen si ere tallje bythe ne kete mes.

Sepse, me ato reformat ekonomike, te 'lirise' se qarkullimit te mallrave dhe kapitaleve ne ia futem vetes kembet ne nje kepuce dhe ato reforma qe na kushtojne shume (askush nuk mund te ndjeke dot politika patriotike ne ekonomi, se hidhen perpjete ata te BE-se si u hodhen kunder Albinit pse po bllokon lirine e qarkullimit te mallrave).

Mua per kete me vjen inat, qe na mbajne ekonomikisht zbuluar dhe pastaj na thone beni te pamunduren politikisht. Ata perfitojne ekonomikisht nga ne, kurse ne nuk marrim asgje ne kthim.

p.s dua te them qe duhet te na fusin ne BE me se s'ben, te rekuperojme parate e te mos humbim me tej, pastaj te bejne presionet politike(jo se jam kunder BE-se, se mund te krijohet ndonje keqkuptim).

Shiko, nqse do te dish mendimin tim te perunjur ne kete pike, po te them se persa kohe qe shqiptaret mund te levizin lirisht neper Europe dhe te kene viza normale qendrimi, vizitash etj, per mua anetaresimi ne BE eshte vetem nje axhenda jo kryesore qe shitet si kryesore nga politkajt e zvetenuar shqiptar, te cilet kur nuk kane cfare bejne, rrine e tundin deren e BE-se. Dhe te moa ua hame hakun: BE-ja eshte nje "topic" shume i rehatshem (sic ishte dje imperializmi dhe social-imperializmi per Enver Hoxhen, ose sic eshte sot qasja e felliqur ndaj cdo problemi: filani eshte komunist, ose "se diktatura, zotnie" ).

Une nuk jam i sigurte nese per vete derexhene aktuale shqipria vetet do perfitonte gje domethenese nga antaresimi ne BE. Po te behej nje referendum, une sot, gjithnje pas suksesit te stervonuar te vizave, do abstenoja.

Thene kjo, pastaj, ne nuk ka c'na duhet me dystandardshin e Europes ndaj nesh, sepse jemi ne qe po lutemi per t'u futur atje, dhe te akuzosh dicka ku po don te hysh - per cfaredolloj gjeje ne kohen e aplikimit - ky eshte nje oksimoronizem i paster (dhe bullshit, natyrisht, ne ate qe sido qe te jete puna, BE ka te drejte).

Tani BE mund te nderhyje gjate procesit te pre-antarsimit ne baze te kushteve qe jane vene ne direktivat dhe acquis communautaire.Ndonese pergjithesist ato jane shume te pergjithshme dhe ambigue, eksperienca ka treguar qe dhe ne procese te tjera antaresimi, BE ka ecur me rrymen e ritimit te perparimit te shteti drejt antaresimit duke i udhezuar hap pas hap.Ne pjese me lart,Kukan ka thene qe eshte kusht qe te merren dhe me keto ceshtje per te arritur kriteret.Ne cdo rast,cfare do qe te thone nuk ka nevoje per shume fjale per ta marr vesh qe ne s'jemi kurrkund.

Statusi i vendit kandidate per Shqiperine do jepet,ose ne baze te nje vendimi teresisht politik ne BE.Qe synon te mos te vecoj vendet e Ballkanit dhe te behet futja pakete( ne faze te dyte te antaresimit).Ose do ndodh ndonje fenomene anormal ne arenen nderkombtare,ku do jene gjysem te detyruar per te na futur.Sidoqofte me gjithe te mirat,antaresimi do do doje kohe qe te kryhet.

 tani i bie, une te ve nje kusht, te cilin e di qe nuk e ploteson. Po a eshte i ndershem ky kusht

Po dhe jo... varet se cfare ka tjetri ne mendje. Nqs pala tjeter nuk eshte e ndershme me ty, sigurisht do shpiki gjithmone kushte, rekomandime dhe te tjera pallavra si keto, qe ne fund te mos e mbaje fajin per vete, por ta leri tek ty. Pra, objektivat jane bere nje shenjester e levizshme, dhe eshte harxhim kohe i kote t'i ndjekesh.

Me vjen per te qeshur sa here degjoj rekomandime te tipit "Duhet te luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin". Une vras mendjen se sa me keq mund jemi ne, ne krahasim me dy fqinjet tane Italine dhe Greqine (sidomos kete te fundit). Se deri ku arrin korrupsioni ne Greqi, apo krimi i organizuar ne Itali, kjo nuk ka nevoje per shume mend per ta kuptuar. Me ka pelqyer Putini, kur para ca kohesh te njejtet pallosha te Brukselit po i thoshin te njejtat pallavra, pergjigja e tij ishte ""Mafia" is not a Russian word"!

Historia, si e kuptoj une, eshte e thjeshte. Ata palloshat e Brukselit kane planet e tyre, njehere Serbia, pastaj pjesa tjeter e Ballkanit. Pare ne kete prizem, sigurisht do shpikin cdo gje per te zbatuar planet e tyre, por fajin nuk kane deshire ta mbajne per vete.

Ajo qe une nuk kuptoj eshte: ore po si ka mundesi qe nuk doli dikush tu thoje: e di cfare, futi ne b*the ato kushtet dhe rekomandimet. Perkundrazi, te dy partite kryesore politike, mbas cdo note pa-kaluese, thjesht thellojne polemikat, ashpersojne luften politike, ndersa, ne idiotet, thellojme gropen e viktimizmit dhe peruljes sone ndaj BE-se.

 

Bejne ashtu keta se nuk e njohin friken nga populli. Keta poliagjente te ndyre jan direkt pergjegjes per vrasjen e mijra shqiptareve qe nga 97 e kendej dhe sot njeri eshte kryeminister e tjetri aspiron per president... dhe kjo partia kurve gjoja opozitare qe di vetem te qahet e te fajesoje qeverine, qe bredh si kalama bythe dyerve te europes duke cnderuar nje popull te tere, ne vend qe ti thote ketij populli te vertetat, ne vend qe te qendroje ne opozite ne emer te popullit...ME DINJITET. ptuuu fare e lige, kush ju paska ditur. Do ju vij dita po he, kujtoni se do mbijetoni si shushunja pergjithmone? Dike qe tradheton edhe vendin e tij askush nuk e do, dhe nuk do ta kene fare problem boset tuaj tju hedhin rrugeve si qente   kur te vij koha... 

po popull trap mo... tani, seriozisht, a nuk ka faj populli?

mendoj qe ne duhet te jemi i vetmi popull ne bote me grade shkencore. te pakten ja veme vetes... universiteti kristal... a si e ka universiteti i atij njeqelizorit qe ka attention span=0... henri cili, me duket... perfaqesuesi mediatik i fondit akademik te llumit te atij vendi... PD-se.

problemi esht se ky popull pa tru,pret te denohen kriminelet e 4 viktimave te 21 janarit,nderkoh qe  kriminelet gerdecit dhe  gjakderdhjes se '97  jan po keta poliagjent qe rrin ne krye te pushtetit bile i kercenojn shqiptaret duke u then se un do jem ne politik deri ne 2021 (thenje e prof doc berishes),nuk e njef revolten !

por kush na i solli prap ne pushtet keta djaj,? kush jan perfitusit kryesor direkt apo terthorazi te ketyre krimeve?

kujdes se kur u thua fare e lig,per ta ky esht kompliment, sepse bosat e tyre jo  me kot zgjodhen tipa te till 

Kushtezimi i BE-se ka pasur perhere problemin e besueshmerise: a eshte premtimi per anetaresim i besueshem apo jo, a jane hapat perpara drejt anetaresimit te besueshme si karrota dhe ngelja ne vend e besueshme si hosten? BE-ja ka pasur problemin qe zmadhimin e kish premtuar qe heret, pra nuk e mohonte dot per fare, por sot fale partive te djathta qe po bejne namin, fale racizmit dhe injorances, fale edhe qeverive te papergjegjshme si ajo greke, BE-ja eshte e justifikuar ta zgjase procesin sa t'i doje qejfi (kurthi ku e ka futur retorika e vet eshte si leqet qe i heq ne mengjes e i ve ne darke).

Sidoqofte mekanizmit i ka ngelur nje fare funksionaliteti, me perjashtim te Shqiperise. Shqiperia te dhjet numrat. Nese Shqiperia s'ben asnje reforme, hapat drejt anetaresimit nuk behen, nuk ndodh tek ne feedbacku, shqiptaret nuk ndeshkojne me vote, qeveria suksesshem ia hedh fajin opozites (vetem ne Shqiperi!) dhe reformat bashke me anetaresimin shtyhen pa fund. BE-ja ngelet keq, se i ka premtuar "Ballkanit perendimor" qe do ta integroje te gjithin. Atehere BE-ja e kupton se eficenca Pareto eshte arritur - ajo revizionon premtimet mbi baza racionale, popullsite evropiane kenaqen qe njerezit me bisht ngelen jashte, kushtezimi si mekanizem ngelet i pademtuar. Shqiperia si Afrika ngelet periferi e perhershme.

 

Kryeministri i përmbush 12 kushtet e BE-së për 6 javë!!!! ateTime" datetime="2012-03-01" property="dc:issued">1 MARS, 2012 - 21:24 escription">

Kryeministri ka qenë në Bruksel për të marrë pjesë në një forum të partive popullore. Ka kohë që nuk shkon për vizitë në një vend europian; ka kohë gjithashtu që askush ndër udhëheqësit europianë nuk i është përgjigjur ftesave të tij të vazhdueshme për të vizituar Tiranën. Dhe prandaj gjuan aktivitete të tilla për të dhënë idenë e një aktivizimi ndërkombëtar.

Nga Brukseli ka dhënë një intervistë për TVSH-në, gazetarët e kameramanët e së cilës i mban pas vetes, kudo që shkon. E në këtë intervistë bën një deklaratë të çuditshme: Po të dojë opozita, 12 kushtet e vëna i plotësojmë për 6 javë. Dmth i bie që për 6 javë Berisha lufton korrupsionin, për 6 javë bën zgjehdje normale, për 6 javë ndërton në administratë eficiente në shërbim të publikut, për 6 javë çon në gjyq fajtorët për 21 janarin, për gjashtë javë e de-jozefinon parlamentin, etj, etj. Abracadabra!

...........................................

Me mire pa opozite po thote ky burri...e ç'e do opoziten, mire e kkishte Enveri, qe i plasi bbrenda dhe i vari keta opozitaret......

 

smiley

smiley

pranej s'boet letersi n'at ven. e kupto ti tani?

ia q* moma-n artit, kur mos kem njeri. n'mnyr konsistente!

Akoma paska njerez qe lexojne gazeten *KOHA JONE*?  Qe-sha-ra-ke !

E gjeta te Koha Jone se e ke ne faqe te pare.  Mund te guglosh, une gjeta edhe kete http://www.balkanweb.com/kryesore/1/xhaf... qe ne fakt eshte koment i lajmit.

Deri dje Fatmir Xhafa ne komision ligjesh perplaste grushtat ne tavoline (e dhane ne lajme video) "po qe keshtu ne NUK votojne" Pastaj ehe smiley kane folur me liderin dhe e votuan.

Po rri aman. Sharlatane jane.

Plehra... do te thuash. Jane qe c'ke me te.

Ore dakort jam une. Ku e gjeten sedren ata apo burrerine? Ata jan te gjith te kapur e te futur ne xhep ka i pari tek i fundit. Ka ngel vetem te lyejne buzet e te dalin me fustan.

Shqiperi,shurrnaja vazhdon...e lexova une.
Te kontrolloj syte a te bej psikoterapi?

 

Pse Berisha rishpiku refuzimin e tret nga Brukseli? 

 

Ajo që ka ndodhur këtë javë në Bruksel nuk ka të bëj me Shqipërinë, por me Serbinë. Serbisë ju hap drita jeshile për të marrë statusin e vendi kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian. Për Shqipërinë nuk ka ende një refuzim për herë të tret të statusit për arsyen e thjeshtë se kjo është një procedurë që zhvillohet në Tetor dhe jo tani në Mars.

Ngjarja u bë e prekshme jo se Shqipërisë ju refuzua statusi, por se Serbisë ju hap drita jeshile për statusin dhe kjo erdhi pasi vitin e shkuar kur Komisioni refuzoi Shqipërinë për herë të dytë, rekomandoi dhënien e statusit për Serbinë, I cili po konkretizohet tani.

Shqipëria do të marr një përgjigje zyrtare në vjeshtë për statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian.

Por ajo qe ndodhi ketë jave është se PARLAMENTI EUROPIAN, me popullori nder 3 institucionet e Bashkimit Evropian, I cili është një indikator që tregon se si është klima e Brukselit për një vend aspirues, tregoi qe as do t’ia dije se ç’behet ne Shqipëri. Indiferenca e Parlamentit Evropian është shenjë shumë e keqe për Shqipërinë. Ai nuk bëri fare raport për Shqipërinë , Sic bene për gjithë vendet e tjera te Ballkanit. Për rrjedhoje, nuk ka rezolute as ketë vit për Shqipërinë, ndërkohe qe te gjitha shtetet, përfshirë Kosovën e panjohur ende nga 5 vende te BE-se, kane raporte/rezoluta te përvitshme, me qëndrimet e përbashkëta te grupeve politike e shteteve te përfaqësuara evropiane, qe mbështesin, me shume dashamirësi se dy  institucionet e tjera, përpjekjet e autoriteteve vendase për reformat integruese. At këshillojnë se fare duhet përmirësuar, e angazhimin mikpritës ne rast plotësimi te BE-se. Rezolutat e Parlamentit Evropian dali çdo pranvere (Mars) ndërsa Raportet vjetore te Progresit (Rekomandimi OSE JO  i Komisionit) publikohet çdo vjeshte (tetor-nëntor).

Berisha duket se e parandien këtë klimë qysh në Mars dhe është I sigurt se do të dështoj në tetor ndaj ka nisur fushatën denigruese ndaj opozitës dhe përgatitjet e alibisë për statusin e kryemisntrit të padëshiruar në Bruksel. Nga ana tjetër edhe ky rast na ndihmon të kuptojmë injorancën e frikshme të kryetares së parlamentit shqiptar Jozefina Topalli e cila në përpjekje për ët fyer inteligjencën e çdo shqiptari, të cilët duket e I konsideron më budallenj se veten than ë një TV të qeverisë se Edi Rama miratoi Kodin Penal pasi u njoftua nga Brukseli se statusi u refuzua????. Cili status, me cilin vendim dhe nga kush? Zonja Topalli natyrisht nuk mban përgjegjësi për broçkullat që thotë, por dikush duhet ta marr një ditë dhe ti tregoj është Parlamenti Evropian, çfarë është Komisioni Evropian, çfarë është statusi I vendit kandidat për anëtar dhe çfarë statusi kemi aktualisht. Se frika më e madhe është që injorantë si punë e saj janë aq të guximshëm sa ato që thonë në TV Klan I thonë dhe në Bruksel duke na bërë gazin e botës dhe duke na shtuar arsyet përse nuk meritojmë të jemi një vend evropian.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).