Shqipëria e Kosova po kalojnë nëpër fazën ku politika mund të blejë turpshëm dhe pa asnjë kriter pothuaj gjithçka. Gjithçka shitet e blihet te ne: atdheu, liria, ministri, deputeti, paanësia, profesionalizmi, titulli, dinjiteti, patriotizmi.

Kosova e pavarur hapi rendin e ri të mbas Luftës së Ftohtë në botë.  Shqiptarët e bashkuar hapin epokën e re të Bashkimit Europian në çdo cep të tij. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën prodhon energjinë më të madhe kombëtare në historinë e popullit shqiptar, krijon mjedisin më të madh të paqes e sigurisë në Ballkan dhe mbyllë hartën politike të Bashkimit Europian. Mirëpo, politikat e politikanët tanë nuk i marrin energjitë nga shqiptarët, të cilëve u dhunojnë votat, duke bërë retorikë të zbrazët mbi taksat e taksë-paguesve shqiptarë. Politikat dhe politikanët tanë i marrin energjitë nga kanalet komunikuese ledhatuese të diplomatëve të huaj teknoburokratë të Brukselit, që nuk shohin prapa kuadratit të dritares së zyrave të tyre të rehatshme të paguara nga taksëpaguesit europianë.

Ky lloj komunikimi midis politikave dhe politikanëve shqiptarë dhe diplomatit tekno-burokrat të Brukselit është pervers për të dy palët: pervers për politikanët tanë që zgjidhen nga poshtë e shohin lart në majën e Piramidës së Keopsit, por është pervers edhe për diplomatët e huaj që vijnë nga lart si mëndje hapur dhe flirtojnë poshtë si njerëz të rëndomtë. Me sa duket përballë tranzicioneve të tejzgjatura nuk janë imunë as politikat e politikanët tanë, as diplomatët e huaj teknoburokratët e Brukselit. Tranzicioni deformon poshtë e lart, majtas e djathtas, të brendshëm e të huaj, politikanë lokalë e diplomatë të ardhur, prandaj ky kanal i ndotur lypet të mbyllet sa akoma era e ndotur e tij nuk na ka molepsur të gjithëve.

Në Ballkan e kapën kohën e humbur edhe grekët me financime marramendëse të Brukselit kur meritonin falimentimin, edhe serbët me hapjen e portalit të lirisë kur meritonin hekurat e burgut ndërkombëtar. Shqiptarët nuk e kanë kapur kohën e vet. Shqiptarët lypet të jetojnë kohën e vet. Është koha e shqiptarëve. Por, koha nuk punon vetë. Prej shekujsh kemi demonstruar mirësi, gjenerozitet, solidaritet, humanizëm, ndershmëri - vlera të cilat na janë rikthyer në format më asimetrike, pra me pushtime, copëtime territoresh, humbje njerëzore, rrënime ekonomike dhe izolime ndërkombëtare.

Ka ardhur koha që këto vlera shumë të kushtueshme, të cilat ia kemi dhuruar njerëzimit në mënyrë të pakushtëzuar deri më sot, t’ia rikthejmë vetes në mënyrën që e meritojmë plotësisht. Nevojitet të jemi të bindur se askush nuk na i rikthen. Na i rikthen vetëm vetja jonë dhe në mënyrën tonë. Këto vlera të dhuruara nga shqiptarët ndër shekuj ndaj njerëzimit në mënyrë të pakushtëzuar mund t’u rikthehen vetëm përmes bashkimit të tyre në Ballkanin Perëndimor. Çdo formulë tjetër i lë shqiptarët siç kanë qenë, të përçarë politikisht, të dobët ushtarakisht, të varfër ekonomikisht e të pakonsideruar ndërkombëtarisht.

Përballë kësaj sfide ndërkombëtare lidershipi shqiptar flet si të jetë ambasador i huaj, ndërsa ambasadori i huaj flet si të jetë i zgjedhuri i popullit shqiptar. Palët kanë ndërruar vendet në mënyrën më komike të mundshme. Ambasadorit i digjet shpirti për interesat publike të shqiptarëve, në fakt paguhet nga shteti i tij i mad hose nga organizata ndërkombëtare. Lidershipit shqiptar i përvëlohet zemra për shqetësimet e ambasadorit të huaj, në fakt jeton me mundin e popullit të vet. Kështu lind një flirt i rëndomtë midis ambasadorit dhe lidershipit. Të dyja palët krijojnë alibi përpara publikut. Ambasadori krijon alibi i fshehur prapa peshës së shtetit apo organizatës që përfaqëson dhe imazhin admirues që gëzon ky shtet ose kjo organizatë në popullin shqiptar. Lidershipi fshihet prapa ambasadorit për të shtuar ratingun politik si i besueshëm i qendrës së madhe botërore.

Populli shqiptar ushqehet kështu nga të dy palët vetëm me alibi boshe. Demokracia shndërrohet në një fushë pingpongu që luajnë vetëm lideri dhe ambasadori. Por, të dyja palët harrojnë se askush nuk është në fushë për t’i parë e duartrokitur. Populli nuk qëndron më në mes tyre si dikur. Njerëzit kanë filluar të nuhasin flirtin civil midis lidershipit dhe ambasadorit të huaj. Ata po kuptojnë se edhe lideri, edhe ambasadori kur rrinë gjatë së bashku afrohen si dy vëllezër siamezë. Shkëndijat e shkrepjeve midis tyre kanë nisur të verbojnë qytetarët dhe të dëmtojnë rëndë demokracinë. Fillon kështu demontimi i ambasadorit dhe demitifikimi i liderit. Të dy janë pjesë e rënies. Demokracia është e pamëshirshme me të dy. Ajo ka nisur dhe ekziston vetëm si vlerë qytetare e njerëzve të lirë dhe e një populli të lirë.

Njeriu i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptari përgjithësisht nuk është ai i pak viteve më parë. Njeriu i Kosovës dhe shqiptari në tërësi është “bombë e kurdisur”. Është pikërisht ky njeri që ka duruar shumë sundimtarë njëherësh. Nga ai i huaji që e kishte pasë shtypur barbarisht deri tek ai vendasi që e tjetërsonte në emër të pritjes apo të sovranitetit verbërisht. Por ky njeri i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptar përgjithësisht është lodhur me dy sundimtarë, ose me më shumë se një sundimtar prej vitesh. Të gjithë e përjetojnë këtë lodhje njerëzore. E vetmja që nuk e ndien këtë është klasa politike e jona.

Politika dhe politikanët tanë, në Shqipëri e Kosovë u kanë kthyer kurrizin qytetarëve tanë me kohë. Madje qysh ditën e votimit, ose qysh natën e vjedhjes, manipulimit të votës ata nuk bëjnë gjë tjetër vetëm ngrenë barrierën midis tyre dhe qytetarëve. Vota, kjo hallkë lidhëse, duke u vjedhur e manipuluar është shndërruar në mur ndarës midis politikës dhe qytetarit në Kosovë e shqiptarit përgjithësisht.  Kemi kështu një këputje të lidhjes bazike politikë-qytetar në hapësirat shqipfolëse. Humbja e lidhjes së politikës me njeriun apo injorimi i tij prej përfaqësuesit të tij në kohët tona nuk është vetëm çështje e të pasurit vizion apo jo të politikanit ndaj qytetarit, por, është, madje do të thosha, në radhë të parë, çështje e edukatës, e karakterit dhe e kulturës së tij përgjithësisht. Në kohën e sotme, mosdija mund të kompensohet te një politikan me votë të lirë e demokratike. Shteti ka mekanizma të mjaftueshëm për ta mbushur pa telashe të mëdha edhe funksionimin e një kamerieri në pozitën e një ministri. Por, shteti, kurrsesi nuk mund të mbulojë kaq lehtë e shpejtë politikanin grykës me bark të pangishëm, i cili ëndërron çdo natë të fusë në bodrumet e shtëpisë së tij gjithë thesarin e shtetit, si të ishte “shpella e Ali Babës me njëqind hajdutë”. Ndërkohë, që këta lloj politikanësh nuk bëjnë as më të voglën përpjekje të dobishme për të arsyetuar as pagën e vet. Damkën për këtë e ka politika e politikanët.

Koha kërkon reflektime nga mediumet shqiptare. Nga ankthi i gjendjes mjerane, përgjithësisht të ndikuar e jo më pastaj të manipuluar të medias shqiptare, duket sikur na thërret fort aksioma iluministe: më mirë të humbasësh lirinë fizike sesa lirinë e mendimit. Në pranga, prapa hekurave, përballë vdekjes, madje edhe mbi turrën e druve mendimi fluturon i lirë. Liria e mendimit është apoteoza e demokracisë. Por, kjo liri kërkon të ketë mjedisin e vet të shprehjes, dhe kjo është media. Kur mjedisi i shprehjes nuk është i lirë, është i kapur, i manipuluar nga qarqe politike, mafioze, pse jo, edhe nga ndonjë ambasador i glorifikuar për hir të shtetit të tij, por personalisht është liliput mjeran, atëherë mendimi i lirë shndërrohet në një murmuritje të pashpresë, në një dialog ku njëri i ka veshët e shurdhër, në një atmosferë ku të gjithë duket sikur bëjnë monolog. Askush nuk dëgjon. Askush nuk konsiderohet. Mediumet shndërrohen kështu nga mjedis i mendimit të lirë në burgje të demokracisë, në tempuj ku ngrihen bustet virtuale, të bëhen më të rëndë, më të mërzitshëm, më të neveritshëm dhe më të rrezikshëm se bustet në çdo diktaturë. Bustet në diktaturë duhej të dilje në rrugë që t’i shihje enkas. Bustet virtuale na futen çdo ditë në shtëpi, në kuzhinë, në dhomë të gjumit, në bar, në restorant, në hotel, në plazh dhe na trysnojnë e frustrojnë pambarimisht. Media shndërrohet kështu në një burg të madh virtual edhe mjediset tona intime.

Është koha të apelojmë fort mbi atë që deri dje quhej në Kosovë e Shqipëri nën termat demokratike “shoqëria civile”. Si kërpudhat mbas shiut mbinë organizatat e shoqërisë civile, nën emrin e bukur OJQ. I mungonin këto shoqërisë shqiptare. OJQ-të janë një komponent i tërësisë së organizatave që përbëjnë sistemin shtetëror demokratik, thoshte Veberi. Përmes shoqërisë civile angazhohen elementë, struktura, kategori, grupe interesi, grupe moshore, profesionale, gjinore, etnike, kulturore, fetare, profesionale dhe të fushave të ndryshme me qëllim që demokracia të ndërtohet si një tërësi që është gjithëpërfshirëse, që konsideron çdo qytetar e grup shoqëror. Askush nuk mund të ndihet i mënjanuar nga sistemi demokratik, pikërisht falë sistemit tejet të pasur e dinamik të shoqërisë civile.

Kosova dhe shqiptarët, për arsye të trashëgimisë së dobët demokratikë dhe të mbingopjes me politika shterpë kanë nevojë më shumë se popuj të tjerë për zhvillimin e shoqërisë civile përmes organizimeve të ndryshme. Mirëpo tabloja e OJQ-ve dhe e shoqërisë civile në Shqipëri e Kosovë është larg të qenët e tillë. Mënyra e krijimit të tyre, rrugët e financimit, axhendat që shpalosin, raportet me politikën dhe shoqërinë, ndërfutjet me ambasadorin imagjinar i shndërrojnë këto struktura nga NGO (Non Governmantal Organisation-Organizata Joqeveritare) në GONGO (Governmental Non Governmental Organisation-Organizata Qeveritare Joqeveritare). Sikundër ndikimi dhe manipulimi për qëllime jo shqiptare nga faktorë jo shqiptarë i shndërron këto struktura ngadonjëherë në “local staff” të trupit diplomatik apo të ndonjë kancelarie që ka nevojë për reporterë pa kufij. Humbet kështu një prej vlerave më të mëdha të sistemit demokratik dhe i hapet rruga e lirë që lideri dhe ambasadori imagjinar që lajnë e të shijnë si të jenë vetëm ato në mbarë hapësirën shqiptare ku banojnë mbi 6 milionë shqiptarë.

Më së fundit ngelet të kulmojmë fort se vlerat tona janë në shitje dukshëm. Shqipëria e Kosova po kalojnë nëpër fazën ku politika mund të blejë turpshëm dhe pa asnjë kriter pothuaj gjithçka. Gjithçka shitet e blihet te ne: atdheu, liria, ministri, deputeti, paanësia, profesionalizmi, titulli, dinjiteti, patriotizmi. Është koha të lexohet më së fundi skenari që dikur shihej si konspiracion, i krijimit të një hapësire shqiptare sovrane pa ekonominë e vet, të një lirie pa hapësirën zhvillimore, të një demokracie pa shpresë. Politikat dhe lidershipet tona kanë bërë më të keqen e mundshme këto vite. E, për të manipuluar opinionin publik kanë gjetur referencat krahasimore të tyre me kohë e epoka që nuk kanë lidhje më sistemin e standardet demokratike. Politika e politikanët shqiptarë krahasohen njëri krah me komunizmin, krahu tjetër me ’97; në Kosovë njëri krah krahasohet me Jugosllavinë, tjetri me luftën. Qytetarët kanë humbur sistemin e referencave edhe te faktori i tretë - tek ambasadori huaj, i cili ka ardhur si i akredituar i shtetit apo organizatës së huaj dhe sillet si të jetë i zgjedhur në mjediset politike shqiptare me votën e sovranit. 

Autori: President i Akademisë Diplomatike Shqiptare

____

Nuk është Kosova e kolonizuar serbe e Karaxhorxheviçve dhe as shqiptarët e viteve ‘13. Nuk është Kosova e mikluar e Federatës Jugosllave të Titos dhe as shqiptarët e “sovjetskit sojuz”. Nuk është Kosova e nëpërkëmbur, injoruar dhe e gjakosur e epokës diktatoriale të Millosheviçit dhe as shqiptarët e varfëruar, të trysnuar e të izoluar të diktaturës Hoxha. Madje nuk është as Kosova e erës së UNMIK-ut e as shqiptarët e iluzioneve demokratike. Është në fakt Kosova e mbas shpalljes së pavarësisë, e nisjes së shtet-formimit të saj dhe e ndërtimit të demokracisë, e fillimit të njohjeve ndërkombëtare në botë, e meritimit të opinionit pozitiv nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë, e sfidave të fundit me Serbinë dhe mbi të gjitha është epoka e madhe e dilemave për të ardhmen midis Shqipërisë dhe Kosovës. Është epoka e vendimmarrjeve të papërsëritshme për shqiptarët.

Në këtë moment historik dhe tërësisht unik, Shqipëria, Kosova dhe gjithë shqiptarët janë ekspozuar më shumë se kurrë përballë vetes dhe faktorit ndërkombëtar, brenda dhe jashtë tyre. Përballë vetes me arritje e sfida, iluzione e deziluzione, kënaqësira e pakënaqësira, progrese e dështime. Përballë botës me ulje-ngritje, servilizma e reagime, përparime e ngecje, tërheqje e kompromise, herë të këndshme e herë të dhimbshme. Pra kemi Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët midis vetes dhe botës, por edhe në dilemat ndërmjet tyre. Aq sa mund të thuhet se pikërisht në këtë situatë, Shqipëria, Kosova si dhe mbarë shqiptarët përjetojnë tranzicionin e pleksjes së mëvetësisë me ndërvarësinë ndërkombëtare, sa të qartë e të sinqertë, aq dhe të turbullt dhe plot farsë.

Ky është artikulli i thyerjes së heshtjes për gjithë gjeneratën e mendimit tim. Artikulli shpreh një dilemë të madhe. Një dilemë që nuk ka të bëjë kurrsesi me rikthime pas, por me ngurrime, hezitime, dritëshkurtësi kundruall atij kryqëzimi përballë të cilit koha na ka vënë si popull fatmirësisht të zgjedhim dhe paaftësisë së sotme që na barrikadon kudo për të mos e bërë atë. Libri në thuajse tërë faqet e tij shpreh dhe këtu është konsistent nga fillimi deri në fund, asimetrinë tragjiko-komike midis pritshmërive të larta e të merituara mbarëshqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe lidershipeve mjaft të dobëta, mediokre, makute dhe të pamerituara për misionin e kohës dhe vizionet e së ardhmes.

Ky është artikull i të vërtetave të vështira. Nuk synoj të jap gjëra rëndom të njohura, nuk jep gjëra lehtësisht të gatshme dhe as nuk synon të shpjegojë në mënyrë deskriptive lëndën time. Artikulli është për një lexues që sheh prapa fakteve, të dhënave, definimeve, analogjive, aludimeve, metaforave dhe di të zbulojë të vërtetat sado të dhimbshme qofshin ato për këdo apo për shumëkënd. Si i tillë ky shkrim është provokues deri në dhimbje, kryesisht për njerëzit e politikës dhe intrigues deri në qortim, kryesisht për njerëzit e diplomacisë. Është piskamë për kohën tonë.

Ky artikull është kundër mediokritetit e mediokracisë. Dëshiroj t’i drejtohem një lexuesi që di të depërtojë në dinamikat e kohës, duke kapërcyer ato që njihen në dukje ose pranohen si të tilla për hir të politikave publike e farsës diplomatike. Synoj të jap një kapërthurrje shumë komplekse gati-gati të pashqitshme të Shqipërisë, Kosovës e shqiptarëve midis vetvetes dhe botës, midis politikës së tyre dhe influencës diplomatike ndërkombëtare, midis lartësimit të luftës dhe kërcënimit të vlerave prej vetë njerëzve të saj, midis glorifikimit të heronjve dhe dehereoizimit të tyre prapa proceseve hetimore e gjyqësore, midis idealizmit më se njëshekullor dhe rrezikut të baltosjes prej materializmit vulgar, midis përpjekjes të shoqërisë post-traumatike kosovare e mbarëshqiptare për hapje e transparencë dhe teorive e veprimeve konspirative gati-gati si ato të Luftës së Ftohtë.

Ky artikull është apel për mbylljen e një prej kapitujve më të vështirë e kompleksë të Kosovë së shqiptarëve - tranzicionin. Në vështrim përgjithësues, faza përmbyllëse e tranzicionit është prirje objektive e pashmangshme e përplasur me praktikat tejet tradicionaliste e aspak bashkëkohore të politikave aktuale mbarëshqiptare. Ka filluar kështu, krisja e madhe midis asaj që vjen vetvetiu si trend zhvillimi i nxitur e kërkuar nga shoqëria mbarëshqiptare, që është në fakt fundi i tranzicionit dhe ngecjes tërësisht subjektive të politikave dhe lidershipeve tona, për t’i hapur rrugë fazës së stabilitetit dhe prosperitetit mbarëshqiptar.

Ky shkrim është fshikull dashamirës kundrejt politikave e politikanëve tejet të konsumuar deri në obezitet. Duket se shqiptarët e vendosur prej mijëra vitesh në brigjet e Ballkanit Perëndimor lëngojnë sërish nga politika e politikanë, që me kokëfortësi nuk heqin dore prej recidivave të mykura e ngadonjëherë skajshmërisht lindore. Trendi objektiv zhvillimor dhe lidershipi subjektiv diletant shqiptar po krijojnë midis tyre një hapësirë boshe. Kjo zbrazësirë në kohët që presim ose do mbushet me ide, energji, politika e lidershipe kontemporane ose do të shpjerë pashmangshmërisht në një përplasje politike e sociale për t’i dhënë kështu fund tranzicionit, sikundër edhe disa kohë më parë, me anë të formave stereotipe të krizave të formatit, të tipit e nivelit të ndryshëm.

Këto rreshta janë klithmë për një rrymë politike të re që po lind me dhimbje të madhe. Në mënyrë direkte, por më së shumti në mënyrë tërthore dëshiroj të tërheq lexuesin te mendimi se koha ka ardhur si pa u ndier për dinamika politike krejtësisht të reja. Për shqiptarët është koha të kapin momentin. Mirëpo dinamikat politike nuk mund të burojnë nga paçavurat që kanë zënë myk nëpër zyra, nga politika e politikanë që fshehin mediokritetin dhe djallëzinë prapa zëdhënësve, nga mburravecë që rastësisht apo skenarisht u ndodhën në krye turmave kur binte komunizmi, nga komandantë trima të dikurshëm që janë bërë frikacakë të sodit, nga kockëkurët e lëvizjeve populiste të viteve më parë të transformuar në bark-shekullor turpësisht të pangishëm, nga të sfiliturit që rripeshin maleve apo rrugëve të kurbetit për mbështetje popullore te liderët që komunikojnë vetëm me skajp, nga tentuesit e pinjollëve të rilindësve të mëdhenj te servilët e rëndomtë të diplomatëve të huaj.

Më së fundi ky shkrim derdhet në një brengë serioze, që ka të bëjë me gjallërimin e komunikimit bashkëkohor brenda nesh dhe me mbarë botën. Jetojmë në një kohë kur të gjithë përballemi me komunikimin. Heshtja është heshtje. Si e tillë ajo duhet thyer. Prapa thyerjes së heshtjes bien lëvozhgat e politikës së kalbur dhe shpërthejnë energjitë e politikës së re. Thyerja e heshtjes është prologu i gjithçkaje. Thyerja e heshtjes lypet të shpojë timpanët e shurdhëta të atyre që veçse flasin si turma pa tru zemër krund e gërdhu dhe nuk dinë të dëgjojnë as ata që i votojnë. Këtë rrallë me thyerjen e heshtjes po bëzajmë me fuqi si asnjëherë më parë. Në vend të heshtjes koha kërkon komunikim. Komunikimet në nivele të ndryshme, nga lokalet te globalet, nga të brendshmet tek universalet, nga interaktivet te virtualet. Komunikimi është bërë forma tipike e ekzistencës dhe funksionimit të rendit të sotëm. Përmes komunikimit të hapur, interaktiv dhe permanent politikat dhe lidershipet moderne kudo në botë parashtrojnë vizione që krijojnë sinergji te njerëzit, mobilizimi i të cilëve krijon mundësinë e shndërrimit të vizioneve të liderëve në realitete të njerëzve.

Por, ndryshe nga kjo prirje zhvillimore bashkëkohore, politikat dhe lidershipet shqiptare hezitojnë ta shndërrojnë komunikimin në mënyrë të tyre të udhëheqjes. Në vend të këtij instrumenti të hapur, mesa duket politikat shqiptare vijojnë të preferojnë kulisat, prapaskenat, mërmëritjet prapa veshit, baltosjet e pamerituara të kundërshtarëve, mbjelljen e farsave konspirative, përllogaritjet makiaveliste me vjellje votash e përdorimin të frojdizmit si mënyra për të shmangur risitë në politikë e politikanë. Jo legjitimiteti, por manipulimi; jo transparenca, por terri; jo llogaridhënia, por mashtrimi; jo baza e gjerë demokratike vendimmarrëse, por imponimi - karakterizojnë politikat dhe lidershipet shqiptare në Kosovë e në mbarë shqiptarët.

Komunikimi është ura e ndërlidhjes dhe ndërvarësisë së sotme jo vetëm brenda shqiptare, por edhe në nivele globale. Mjedisi politik shqiptar nuk jeton në autarki komunikimi nga bota. Politika dhe lidershipi shqiptar don ta mbajë këtë mjedis në gjendje të tillë. Mjedisi politik shqiptar është një copëz e vogël për botën e madhe, por njëkohësisht është një copë e madhe për Ballkanin e vogël. Këtu është ura komunikative esenciale e ndikuese e shqiptarëve në kohën e sotme.

Ky status i shqiptarëve në Ballkan, që sot është më pranë realitetit se kurrë dhe pret zgjidhje të ndryshme nga ato të derisotmet, ende konsiderohet si fiksion nga politikat dhe lidershipet skajshmërisht të fragmentuara, mendërisht të dhjamosura, vizionarisht të verbuara. Akoma më keq, ky status i shqiptarëve që buçitshëm po troket në portat tona në këtë milenium, nga politikat dhe politikanët shqiptarë të sodit, vështrohet jo me sytë njerëzor shqiptarë, por me syzet e shtrembëruara të diplomatit të huaj, raportuesit teknokratë, të konsumuar burokratikisht e që numëron ditët të rikthehet pensionist në atdheun e tij.

Është momenti kur shqiptarët presin zgjidhjen e madhe. Statusi unik shqiptar në Ballkanin Perëndimor pret zgjidhjen përfundimtare tërësisht të merituar. Mirëpo ky status i pritshëm e i merituar vështrohet nga politikat e politikanët tanë si një fiksion pa baza reale brenda nesh dhe si kërcënim për të tjerët. Përballë përfshirjes mbarëshqiptare në një dinamikë bashkuese të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, politikat e politikanët tanë preferojnë të përdorin frazën e shtirë, ledhatim për veten e tyre, garantim për diplomatin e huaj dhe alibi përgjumje për qytetarin shqiptar, sipas së cilës vlera shqiptare është se “kontribuon për paqen e stabilitetin në Ballkan”. Politika e politikanët shqiptarë po bëhen kështu gradualisht tragjedia e kombit të vet dhe grotesku i mbarë njerëzimit. Kjo frazë e rëndomtë, që politika e politikanët shqiptarë e kanë mësuar përmendësh nga diplomatët e huaj është shpikur për të arsyetuar kolltukun e makuterisë së liderëve tanë, portofolin e fryrë të diplomatit të huaj të huaj dhe varrosjen historike të shansit të tretë të shqiptarëve për të jetuar të lirë e të bashkuar në Ballkanin Perëndimor.

Këtë artikull po e shkruaj pak ditë pasi Brukseli pranoi në portalin e vet, Serbinë. Kjo ngjarje suprizuese për miliona shqiptarë në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë botën, tani më tepër se kurrë më parë, e ka zhveshur lakuriqësinë e frazës politike dhe diplomatike se “shqiptarët janë faktor paqe e stabiliteti në rajon”. Mbas hapjes së portave të BE-së për Serbinë dhe hezitimit disavjeçar për hapjen e portave për Shqipërinë e shqiptarët, fraza se ne i kemi shërbyer “paqes e stabilitetit rajonal” ka humbur çdo kuptim real. Kjo frazë tekno-burokratike u tregua ledhatuese për lidershipe jo atdhetare, majmëruese për diplomatë makutë dhe alibuese për mbarë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor. Kjo frazë e neveritshme ka humbur tërësisht kuptim, është krejtësisht e zbrazët dhe tërësisht e papranueshme. Kjo frazë pritet të marrë përgjigjen e vet dhe tërësisht të merituar nga faktori shqiptar. Diplomacia e Brukselit pati veshë të hollë për të dëgjuar mërmëritjen e Serbisë, por pati vesh të shurdhër për të konsideruar kambanën e shqiptarëve.

Përballë shqiptarëve që i kanë kontribuar paqes e stabilitetit në rajon dhe Serbisë që i ka kontribuar luftës dhe destabilitetit në Rajon, Bashkimi Europian zgjodhi si primare Serbinë, si më të merituar për pragun e vet dhe si më të preferuar për diplomacinë e vet. Serbia, ky komb që ka gjakosur prej vitesh sllovenët, kroatët, boshnjakët, hungarezët e shqiptarët; ky shtet që prej kohësh është makineri e krimit, gjenocidit masiv dhe pastrimeve etnike biblike; ky truall mizor që ka prodhuar vetëm varre përmes liderëve që sot dergjen në burgjet e Hagës; kjo politikë, që luhatet me një këmbë në Rusi e një në Perëndim, pranohet përpara shqiptarëve në portat e Bashkimit Europian. Pra, dyfytyrësia e diplomacisë që vjen nga Brukseli në qasjen ndaj paqes e stabilitetit në Ballkan tashmë është një lakuriqësi e zbuluar përpara së gjithë botës. Por, kjo lakuriqësi është njëkohësisht provokimi më i rëndë që i bëhet miliona shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë botën në qasjen ndaj Bashkimit Europian. Në përqasjen midis Shqipërisë, si tempull i paqes e stabilitetit në Ballkan dhe Serbisë, si simboli i luftës, gjenocidit dhe krimit shtetëror, Bashkimi Europian zgjodhi të dytin. Ky është gjunjëzim i politikës së jashtme dhe diplomacisë së Brukselit ndaj kokëfortësisë serbe dhe zhantazhimit rus.

Atavizmat e Versajës u ringjallën në erën e rendit të ri në përpëlitje e sipër. Diplomacia e Brukselit nuk u ngrit dot mbi të kaluarën e saj. Kjo që ndërmori Brukseli ndaj Serbisë është akoma më e rëndë për Kosovën e mbushur me varre. Bashkimi Europian sot fle dhe zgjohet me turpin që të vetmin popull të saj e ka lënë një vrimë të zezë, Shqipërinë jashtë BE-së dhe Kosovën tërësisht të izoluar. E ka lënë popullin e Shqipërisë dhe të Kosovës, që është i lidhur me Europën fizikisht, shpirtërisht e materialisht si asnjë popull tjetër në kuadër të Europës Juglindore. Por, Shqipëria kontributore e paqes në rajon dhe Kosova e masakruar në Racak, në Prekaz, në Krushe nga shteti serb, për diplomacinë e Bashkimin Europian lypet të presë pas Serbisë. Kriminelit i hapet rruga përpara viktimës. Krimineli ka para, ka lidhje, ka influence të kahmotshme. Viktima është e varfër, nuk ka lidhje, nuk ka influenca të vjetra. Kur këto lajthitje ndodhnin dikur, njerëzimi nuk i shihte traktatet e fshehta, prandaj nuk i gjykonte dot ato. Por kur ndodhin sot në epokën e informacionit dhe në erën e “Wikileaks”-it, njerëzimi nuk i toleron.

Shqiptarët e kanë lënë pas diplomacinë e Brukselit, e kanë tejkaluar tanimë atë. Dhe kanë tërësisht të drejtë që vizionet e tyre të prehen të qeta vetëm përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku lindi shoqata e ëndrrave shqiptare “Vatra”, atje ku u themelua Kisha Autoqefale Shqiptare, atje ku u dizajnua pavarësia shqiptare, atje ku u mbrojt integriteti territorial shqiptar, atje ku u dizajnua projekti i shpëtimit të Kosovës shqiptare. Njëqind vjet kemi mbajtur sytë ndaj Europës dhe jemi verbuar prej zhgënjimeve të shkaktuara prej saj. Njëqind vjet kemi rritur shpresat përtej Atlantikut dhe kemi rilindur prej tij. Qenia midis Europës dhe Amerikës nuk është zgjedhje shqiptare. Ajo është imponim i heshtjes, injorimit, diferencimit dhe pse jo edhe i fobisë europiane ndaj kombit më të vjetër e të ndritur të Ballkanit. Bashkimi Europian ka lënë jashtë stërgjyshërit e vet, që i mësuan zbritjen nga pemët, që ia mësuan qytetërimin dhe kulturën e krishterimit.

Përballë diplomacisë me dy standarde të Brukselit, dallueshmërisht në mënyrë të turpshme midis shqiptarëve dhe serbëve, shqiptarët lypet të demonstrojnë më fuqishëm se kurrë se ëndrra rilindëse për një Shqipëri të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor do të bëhet realitet, me apo pa dashjen e diplomatëve të Brukselit. Shqiptarët kanë shansin historik t’i ndryshojnë mendjen dhe sjelljen diplomacisë së huaj, duke demonstruar faktin se ndryshe nga Monarkia Austro-Hungareze që dështoi për të mbajtur paqe e stabilitet në Ballkan në Luftën e Parë Botërore dhe krejtësisht ndryshe nga Jugosllavia që gjakosi veten dhe rajonin në Ballkan mbas viteve ‘90, shqiptarët e bashkuar prodhojnë paqe brenda tyre dhe paqe në Ballkan. Shqiptarët e bashkuar me një histori unike e kontinuitive, me një territor të integruar, me një identitet të fuqishëm e të dallueshëm, me një kulturë autoktone dhe autentike, me një gjuhë të vetën indoeuropiane, me një komb vital të panënshtrueshëm, të paasimilueshëm dhe aspak ksenofob ndaj të tjerëve shtrihen në Ballkanin Perëndimor si një garanci reale dhe e qëndrueshme për paqe e stabilitet, për vlera thellësisht demokratike, për orientim të paluhatshëm drejt demokracisë perëndimore, për interesa strategjike dhe ekonomike drejt euro-atlantizmit, për miqësi të pakushtëzuar, të sinqertë dhe përjetësisht të qëndrueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diplomacia e Brukselit me stereotipat e Versajës është mësim i madh për mbarë shqiptarët. Duke i ridhënë Greqisë para, të cilat vetë grekët i kanë shpërdoruar, e duke i dhënë Serbisë statusin e vendit demokrat, të cilin vetë serbët e kanë gjakosur - diplomacia e Brukselit po i shtyn haptazi dhe pa kurrfarë hezitimi e dileme shqiptarët drejt unifikimit të politikave të tyre. Brukseli nuk na bashkon dot përballë Greqisë e Serbisë. Por, Brukseli nuk ka më forcë të na pengojë në rrugën e bashkimit tonë të lirë e demokratik.

Në boshtin e bashkimit shqiptar qëndrojnë Shqipëria dhe Kosova. Këto janë dy shtylla të formuara kur Europa nuk ekzistonte si entitet. Këto dy shtylla do ngrenë urën e lidhjes edhe tani që Europa përpëlitet për t’u bërë entitet. Shqipëria dhe Kosova veç e veç janë të dobëta, së bashku bëhen fuqi ballkanike. Të ndara, Shqipëria dhe Kosova nuk mund t’i përballojnë sfidat e trendeve integruese e globale të rendit botëror, të bashkuara çdo sfidë mund ta përballojnë mrekullisht. Të ndarë, shqiptarët në Shqipëri e Kosovë nuk mund të prosperojnë ekonomikisht, të bashkuar shndërrohen në një mjedis zhvillimor unik në rajon dhe lakmikisht në Europë. Vetëm kështu, të bashkuar shqiptarët në Shqipëri e Kosovë do bëhen zë i dëgjuar dhe i respektuar në arenën ndërkombëtare, do jenë faktor seriozisht i konsideruar nga Bashkimi Europian dhe mik i madh e i merituar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm së bashku shqiptarët nga Tirana në Prishtinë do të shndërrohen në fuqi ekuilibri të qëndrueshëm për paqe e stabilitet në Ballkan.

Të bashkuara, Shqipëria dhe Kosova nuk bëhen fuqi dominuese në Ballkan, por bëhen fuqi e padominueshme nga të tjerët në Ballkan. Të bashkuara Shqipëria dhe Kosova nuk arrijnë nivelin e një fuqie kërcënuese në Ballkan, por bëhen fuqi e pakërcënueshme nga të tjerët në Ballkan. Të bashkuara Shqipëria dhe Kosova nuk rrezikojnë me kompeticion falimentues ekonomitë fqinje në Ballkan, por bëhen të pakonkurrueshme prej tyre në tregjet e veta në rajon. Pra, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është për të mirën e shqiptarëve dhe për të keqen e askujt. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është për të keqen vetëm të atyre që i kanë mbajtur shqiptarët sikundër janë deri më sot.

(Vijon)

35 Komente

Ashtu sikundër prapa pemës fshihet pylli, edhe prapa titullit të këtij artikulli fshihet përmbajtja e tij

Stil Zarathustrian. Me siguri qe ketu duhej bere nje OMMMMM! smiley

Do ta lexoj me vone, qe te jem ne gjendjen e duhur karmike. (apo karmore?)

karmike. (apo karmore?)

Si te duash por vetem mos e rrokezo kar-mi-ke apo kar-mo-re smiley

Liseni duhet lexuar por qenkerka pak e gjate per ti rene shkurt. Pastaj te duket sikur aq shume sa ka rene keto borite e tilla i kane degjuar te gjithe pervec atye qe jane ne maje (veshpambuksat apo b.thepambuksat si te duash t'i quash).

Po ti lene mar ta rrokezojne....Nji her qe dikush thote diçka me sens....smiley

 

Ashtu sikundër prapa pemës fshihet pylli, edhe prapa titullit të këtij artikulli fshihet përmbajtja e tij

Po prapa permbajtjes, fshihet fakti qe ne vitet '80, po te ishe nga Veriu dhe me mbiemer Elezi ose Bashkurti, beheshe automatikisht sekretar i pare i BRPSH, dmth 'gjaku i ri i partise"' ?  smiley

aaaa aludon per lissen Bashshkurtin.E njof mire,ishin tropojane e banonin ne Shkoder.Me ta kthy fleten mor zotni si rujna zot.Me nje dialektike te tmerrshme...po zaten nuk kishte lane liber te filozofise marksiste pa lexu....UFFFshume i peshtire.Deri vone ka kene ambasador diku...

 

sikur te ishte problemi tek dialekti apo tek fiLLozofia marksiste...  smiley

 

nuk e vuna re se autori eshte Bashkurti

"Përballë botës me ulje-ngritje,.... herë të këndshme e herë të dhimbshme "

Ja ta plotesoj une  i nderuari Lisien .... Sh Enver me tej vazhdoi duke u shpjeguar masave punonjese  si "mpleksen shume faktore te jashtem e e te brendshem , Ekonomike dhe Politike , kulturor dhe zakonor , te tradites e te se ardhmes " , ku mbi te gjithte shquhet per qartesine dhe ndihmen qe u jep Shqiptareve Populli vlla paqedashes e largpames mik i Fuqishem e i perjetshen i Shqipetareve  nje Popull emer Vlere si i i Vucidolit "

Rrnofte sali Berisha Skenderbeu u i ardhmenise e pritmenise skypetare !

Mos e lexo PF..ta shkruajta ne menyre te permbledhur se cfare ka thane (edhe per te te ruajtur karmen smiley Ne fund shoket e Byrose dolen duke pare me ngazellim nga sh.Sali dhe thane pothuaj njezeri " Edhe ky shkruaka " smiley

Pylli me 4 peme: Serbia kriminele, Evropa qelbesire, Amerika hall(v)e, Shqiperi-Kosove kur te bashkohen do te bejne namin. Urime, suksese.

Ja edhe disa gjethe nga pylli:

sa të qartë e të sinqertë, aq dhe të turbullt dhe plot farsë

ky shkrim është provokues deri në dhimbje

politikave e politikanëve tejet të konsumuar deri në obezitet

Këto rreshta janë klithmë për një rrymë politike të re që po lind me dhimbje të madhe.

Në mënyrë direkte, por më së shumti në mënyrë tërthore

Më së fundi ky shkrim derdhet në një brengë serioze [...] Heshtja është heshtje. Si e tillë ajo duhet thyer.

(PS: papapa si ia bejne robt shqipes, o zot, o zot!)

Pra, dyfytyrësia e diplomacisë që vjen nga Brukseli në qasjen ndaj paqes e stabilitetit në Ballkan tashmë është një lakuriqësi e zbuluar përpara së gjithë botës. Por, kjo lakuriqësi është njëkohësisht provokimi më i rëndë që i bëhet miliona shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë botën në qasjen ndaj Bashkimit Europian. Në përqasjen midis Shqipërisë, si tempull i paqes e stabilitetit në Ballkan dhe Serbisë, si simboli i luftës, gjenocidit dhe krimit shtetëror, Bashkimi Europian zgjodhi të dytin.

Kjo eshte e verteta e Europes, tirrni lesh me kerkesat e kriteret europiane.

Kush shan Europen eshte marksist?!

Po nje komunist eurofil, cfare eshte? Kjo pyetje vlen per kryeministrin tone.

Po nje "nacionalist" eurofil (p.sh. AK)?

Mua me duket e gabuar te merremi me stereotipe, dhe mbi kete baze ta etiketojme dike. Z. Bashkurti, si shumica e politikaneve tane, ka nje te kaluar ne sistemin e meparshem, po kjo nuk i heq ndonje merite per analizen e balancuar te mesiperme. 5* per shkrimin

Nje detaj qe autori ndoshta i ka shpetuar pa theksuar me siper. Kur thote:

Serbia, ky komb që ka gjakosur prej vitesh sllovenët, kroatët, boshnjakët, hungarezët e shqiptarët; ky shtet që prej kohësh është makineri e krimit, gjenocidit masiv dhe pastrimeve etnike biblik

Ka harruar pa permendur mbi 10,000 te zhdukur nga barbaret serbe, per te cilet familjaret kane mbi 13 vjet qe nuk kane asnje lajm, dhe nuk kane nje varr ku t'i qajne. 

L. Bashkurti nuk ka nje te kaluar te cfaredoshme ne sistemin e kaluar, por te vecante.  Ka qene pjese e nomenklatures se larte komuniste.  Nje cope e madhe e problemeve qe ka Shqiperia ka te beje edhe me kete punen e bashkurteve, njerezit e sistemit te kaluar qe sot na rrijne perseri neperkembe.  Sherbimin diplomatik e ke plot me ta, drejtesine dhe partite politike, tani duan te na dalin edhe me flamuj te nacionalizmit.  

Anti-perendimorizmi mund te vije nga cdo ane, po aktualisht ne Shqiperi anti-BE, dmth. anti-perendim jane marksistet.  

Nacionalizmi "eurofil" i AK'se eshte pune tifozash or daje, ca flet ti?  Po a e merr seriozisht njeri Kreshnik Spahiun qe do te jete edhe nacionalist, edhe eurofil, edhe marksist, edhe partizan, edhe ballist etj. etj? 

Po ti paske qene bythqir i modh fare (not that there is anything wrong with that!).

Mrena dites per raste te njejta, dy mendime dhe perkufizime te ndryshme.

Po ti paske qene kurve fare (not that there is anything wrong with that!)!

Po si mre, Lisien Bashkurti nuk paska pas ndonje te kaluar te cfaredoshme, kurse Sala paska qene komunist i thjeshte, madje e paskan bo me zorr, ose nuk paska pas faj qe osht bo kamunist, sepse ka pas qejf me bo karriere.

O kurve (not that there is anything wrong with that!) pa na shpjego njicike, po Mehmet Elezi, shok i ngushte dhe korrieri i parave me cante dipllomatike i Sales ne Zvicer, cfare te kaluare ka patur? Te thjeshte apo te perbere?

Po shoku tjeter i ngushte i Sales, Qemal Sakajeva?

Po Fahri Balliu?

Per keta qe pyet s'di ndonje gje me shume se sa dime publikisht per ta te gjithe, po per mamushin tend, kam informacion qe nuk ka pasur nje te kaluar te thjeshte por te perbere, me variacione personash dhe stilesh.

Bravo i qofte! Grua me pervoje jete!

Po ti je kurve (not that there is anything wrong with that!), me ndryshimin e vetem, qe nuk bo as qejf jo.

Ik e beji qejfin vetes tani!

Kur partia u jep urdher me "rub one out" (se Sula vec inglishten e vjeter njef) keta shkojne e ushtrojne ate kuptimin urban te diteve te sota.

Emo, duhet shtu ne kjo te variablet smiley 

ore baxhelle me tre turne, qe ske ku me te kap se je sperkatur gjithandej me sperme kuajsh a te ka ngelur ndonje pike sedre? Nese po, shko ne ndonje kishe dhe lutju zotit per mekatet e tua.  

e kom thone qe e keqja osht se kti robit i pergjigjesh sikur po flet me nje person privat. se nqse do e vinte nickun PD_seksioni_digital ose PD_mardheniet _me_publikun, ti te pakten s'do e merrje seriozisht, do qisje gjuhen ene do kaloje ne koment tjter. Nuk e shef si flet: "na rrine neper kembe lisjenet" thote, na, dmth neve na... me nick te pershtatshem, as ti nuk do boje pytje kaq te veshtira, plus qe partia e ka me teskere me pas dy e me shume menime te ndryshme mrena dites per t'njejtin problem.

''Kush shan Europen eshte marksist?!'''

Keto jane traplleqe salistesh, te marresh seriozisht nje salist do te thote te harxhosh neuronet kot, me mire degjo per here te njeqindte historite e gjyshes, te pakten i ben sevap pleqerise.

Thelbi eshte, qe shqiptaret duan Europen per ato vlera qe ajo perçon dhe ate Europe e kane dashur gjithnje nacionalistet qe prej Rilindjes.

Ne kete kuptim, nje nacionalist e quan veten europianist. Por kur Europa ne vend qe te te ofrohet me vlera, te ofrohet me dyfytyresi, atehere kjo eshte ajo kurva plake e Fishtes.

Europianiste per vlerat europiane, kur ajo shet antivlera, le t'i mbaje per vete.

Ky eshte dallimi mes nje nacionalisti europianist dhe nje europianisti jonacionalist, nacionalisti ka nje dinjitet perballe Europes, nuk eshte lepires bythe.

Respekte per autorin..Mos i shifni gunen por punen per meshkujt kjo, kurse per femrat mos harroni t'i shifni pamjen..  smiley

Ashtu de! smiley

Sna e ka fajin Evropa jo por ai trapi i opozites qe duke kujtuar se po lufton salen po shkaterron vendin e tij.

Ky shkimi tingellon fiks "me forcat tona do te bejme namin"...ne vend qe te reflektojme se perse Evropa sa vjen e po preferon Serbine (megjithe luftrat e masakrat qe kane bere), i turremi Evropes qe na i paska me te futur...

Nese ne vazhdojme me keto grindjet e sherret e pafundme ne politike, me akuza te pafundme, pa nje fryme te qarte evropiane, nese sa vjen e shtohen fondamentalistet qe vrasin ushtare amerikane ne Gjermani apo marrrim pjese aktive ne akte terroriste ne SHBA, patjeter qe edhe Evropa e SHBA do na kthejne krahet e s'eshte cudi te thone qe c'na u desh qe i dolem krah Shqiptareve...

Nick-u "shqiptar-i-vertete" me duket shume i gjetur, fatkeqesisht. Nje shqiptar i vertete sot eshte ai qe eshte me i peruluri, me viktima, me servili ndaj pjeses tjeter te botes. Sikur, per ndonje kacidhe, ndonje grek (ose gjerman, meqe greket jane troke) do te pranonte te te fuste ne bordellon e vet, nje shqiptar i vertete, me breket ne fund te kembeve, do ta pranonte me shume krenari privilegjin per te qene pjese e "familjes (a.k.a. bordellos) se perbashket evropiane".

Jo mor goldman jo...shqiptar i vertete eshte ai qe u eshte mirenjohes miqve qe e kane ndihmuar, qe punon kokeulur per te miren e vendit, qe perpiqet per marredhenie te mira me fqinjet, qe synon te behet pjese e denje e Evropes sic i takon, etj. etj.

Alternative jote dhe e ca te tjereve cila eshte? Ti sulmojne te gjithe se ne jemi me te miret dhe te gjithe na i kane me te futur???

Miqve qe na kane ndihmuar (hajt po i quajme keshtu, edhe pse BE-istat nuk me duken shume miqesore) kam bindjen se ua kemi shlyer borxhin shumefish. Nqs me borxh ke parasysh ndihmat ushqimore qe erdhen, kryesisht nga Italia, ne fillim te viteve '90, boll te shohesh statistikat e bilancit te pagesave tona per ta kuptuar se sa me shume kane marre Italia dhe te tjeret, krahasuar me cfare kane dhene.

Sa i perket emigracionit tone, nuk po i hyj shume debatit te diskriminimit ekstrem ne Greqi e dicka me pak ne Itali, ndaj shqiptareve. Po marr aspektin ekonomik. Cdo shqiptar qe ka shkuar ne perendim per pune, eshte paguar per punen qe ka bere, qe pergjithesisht ka qene pune e rende,e keqpaguar, e pakualifikuar dhe jo e preferuar nga vendasit. Edhe ne kete rast mua me duket nje transaksion normal shitblerje, dhe besoj ne duhet te jemi mirenjohes aq sa duhet t'me jete mirenjohes mua shitesja e supermarketit ku blej ushqime.

Per cfare ndihmash te tjera duhet une, si shqiptar, t'i jem mirenjohes dikujt? Per cdo ndihme, asistence teknike, apo kredi "te bute" qe merr qeveria ime, 50-70% e saj shkon per te mbuluar shpenzimet e "eksperteve" nga vendet apo organizatat qe i japin ato kredi. Kjo pa perfshire bakshishin te cilin evropianet, me c'kam kuptuar, e kane po aq perzemer sa shqiptaret (mos me shume) kur japin kontrata te tilla. Dhe te mendosh, te tilla borxhe "te buta" prape nga taksat e mia do paguhen.

Alternativa ime eshte e thjeshte: une refuzoj te trajtohem si plehre. Nqs menyra e vetme per te hyre ne BE eshte kjo, atehere falemnderit, jam me mire jashte. 

shqiptar i vertete eshte ai qe u eshte mirenjohes miqve qe e kane ndihmuar, qe punon kokeulur per te miren e vendit, qe perpiqet per marredhenie te mira me fqinjet, qe synon te behet pjese e denje e Evropes sic i takon, etj. etj.

Mua ky me duket gomari i vertete, jo shqiptari i vertete dhe kete gomar te vertete kemi nja 20 vjet qe po e shohim se ku na ka çuar.

Gomere te vertete ka plot Shqiperia, eshte e mbushur tej e pertej.

Lisien Leveni ka dy probleme qe une nuk po i lidh fare me te kaluaren por me keto te viteve 2000 e ketej.

01. Duhet te sqaroje publikisht se perse nuk e dekretua si Ambasador serish. *

02. Duhet te sqaroje se perse i conte Kastriot Islamit emaile nga kompjuteri i zyres, ne kushte anonimi duke iu drejtuar me : Z. Kastriot Muslimani !

Per Patriotin qe eshte kurrioz i madh : ngjarja lidhet me nje afere te rendit 600 000 usd, per te cilat hetonte policia e vendit ku Bashkurti geg, nga Shkodra e Tropojes sipas Zanes, ishte se fundmi ambasador. Ene i thuj Dajoshit qe nuk jam kuc gjithmone mer. smiley

P.S. U shpofsha ne hunde qe nuk rrej ! smiley

Ju kerkojme te terhiqni vizen midis aferes dhe punes. smiley 

E di me siguri ,eshte tropojan ,me babe oficer ne Shkoder.

Mos e ke pat gje kojshi se shume e sigurt po me dukesh oj Zane, se mos ta ka kerku moj qyqe dhe je bere pishman qe nuk ja ke dhan ..smiley.

ehe...po s'ishte gja qe bahej ,lisen(qe ne ate kohe ishte Lisenko)me pare q...e biografine...e une nuk e kisha fort te ndershme.smileyIme moter e ka pas ne klase.Te vellane e tij B,e kam pase mesues fiskulture...smiley

 

smiley biografia I mori me qafe njerezit. A e di qe B. ka vdeke? smiley

Oh,jo nuk e kam dite e po me ardhka shume keq.Ishte me i madh se Lisenko e shume i apasionuar e serioz ne pune....

shoku li sien

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).