Damien Hirst, The Physical Impossibility of Death in the Mind of Someone Living, 1992

 

 

Harabelat,
Që kërkojnë,
Në hapsirën.
Pa fund të qiellit,
Të fluturojnë,
Tragjikisht,
Në kthetrat e skifterëve,
                     ......përfundojnë.

Peshqit,
Që kërkojnë,
Nëpër hapsirat e detit,
Në ujra të pastra të notojnë,
Në dhëmbët e trishtë të peshkaqenëve,
                                                  .....përfundojnë.

Skifterët,
Që sulmojnë,
Pa mëshirë njeri-tjetrin,
Duan të kontrollojnë,
Hapsirën pa fund të qiellit....
Peshkaqenët,
Që shqyejn njeri-tjetrin,
Për të qenë,
Zotër të hapsirave pa fund të detit.....

 

1 Komente

Ide e shprehur bukur , kot ja ke hequr vargun e fundit. Titulli tabllo ? mungon sinoptike smiley.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).