Intervistoi: Blendi Fevziu

Në fakt ishte interesante ajo çfarë ka ndodhur sot me votimin e Kodit nga ana e PS. E prisnit?

Mbas ndërhyrjes së një deputeti të PS-së, po e prisja.

Mbas ndërhyrjes së kujt?

Unë di që në komisionin e Ligjeve ka pasur një kohë të gjatë diskutimi, kanë qëndruar me orë dhe janë sjellë disa propozime të tjera, janë bërë disa dëgjesa.  Mirëpo për çudinë më të madhe, përpara dy ditësh pati një propozim shumë të madh, ku kërkohej dënimi kolektiv i qeverisë dhe ministrave, gjë që në fakt shtjelloi opinionin publik dhe më tronditi mua personalisht se nuk mund ta imagjinoja që në vitin 2012 të vihej me një koncept të dënimit kolektiv. Qe një diskutim që zgjati 20 minuta dhe më pas u tërhoq PS pa bërë koment dhe papritmas erdhi një amendament tjetër që dënonte dënimet për statistikat. Natyrisht ishte antikushtetuese, ishte jashtë çdo doktrine sepse nuk mund të dënohet matematika. Por e gjitha kjo ngjasonte me një propagandë banale dhe apolitike. Foli në fund të seancës dhe një deputet i PS-së, i cili ngriti shqetësimin e mosmarrjes vesh, kur edhe shqiptarët me serbët bëjnë marrëveshje. Papritmas, kur unë kërkoj që të hapet votimi, zoti Ruçi kërkon pushim dhe më pas votojnë Kodin Penal. Pyetja që çdo qenie njerëzore do të shtronte është: Si ka mundësi që pasi e ke lënë të ezaurohet me argument se nuk do të votohet Kodi, jepet urdhri që do votohet Kodi. Çfarë dinjiteti ka një njeri kur 10 orë rresht ka thënë që nuk do ta votojmë dhe më pas papritmas voton. Ku u shkoi dinjiteti këtyre?

Gazmend Oketa, ish zv/kryeministër, ish-ministër i Mbrojtjes është larguar nga grupi parlamentar i PD-së. Ai ka deklaruar se mbledhjet e grupit po u ngjajnë mbledhjeve të Byrosë Politike. A është kjo një goditje për Partinë Demokratike, largimi i një personi që ka qenë ministër dhe zv /kryeministër?

Realisht unë e kam dëgjuar atë ditë. Nuk kisha  ndonjë keqardhje. Për të, jo. As nuk isha e çuditur. Në grupin parlamentar, kolegët e mi thonë për të “e sollën, pa, mori dhe iku”.

E sollët në bazë të një vlere të caktuar apo jo?

E sollëm, pa, mori iku. Nuk është hera e parë që unë e shoh këtë film as në PD e as në politikën shqiptare. Natyrisht, kur erdhi, erdhi si djalë i ri. Në atë kohë dukej si një yll në ngjitje. Brenda pak muajsh, PD pasi e mori, e bëri deputet, ministër të Mbrojtjes, zv/kryeministër.

Mbi ç’kriter e bëri një funksionar kaq të lartë?

Pasi u bë ministër dhe zv/kryeministër, kërkoi që t’i kishte të dyja postet. PD i tha stop!

Zoti Oketa ka kërkuar që të bashkohet posti i zv/ kryeministrit me ministrin e Mbrojtjes?

Jo vetë zoti Oketa, por përmes të tjerëve.

Nëpërmjet zotit Topi?

Unë nuk merrem me emra. Pasi PD-ja e solli dhe në atë kohë ishte yll në ngjitje. Pastaj, natyrisht ishte vetëm një deputet. Pasi humbi karrigen, kuptoi se nuk kishte më demokraci në PD.

 Ka shumë zëra të tjerë që po ngrihen brenda grupit parlamentar dhe po kërkojnë  ndryshime apo jo? Selami Xhepa, Mark Marku, Lajla Përnaska, Paloka, më herët kanë folur për ndryshime. A ka nevojë qeveria e kësaj mazhorance të rifreskohet?

Kjo është devijanca e atyre që qenien e tyre në parti nuk e lidhin me misionin, por me pushtetin. Kjo është diçka që unë e refuzoj dhe e dënoj.

Do të ketë ndryshime në qeveri, apo do të vazhdohet që qeveria të jetë një klub i disa njerëzve që vazhdojnë të jenë ministra që prej 7 vitesh?

Konceptin e rotacionit mbi ambicie unë e refuzoj.

A ka nevojë qeveria e PD-së të rifreskohet, jo nën ambicie, po për funksionimin më të mirë?

Cili është testi i një qeverie? Unë s’do i lejoja vetes kurrë kriterin e ndërrimit të një ministri bazuar te numri i viteve në detyrë. Matja e performancës bëhet përmes votës së shqiptarëve. 140 mijë vota më shumë tregojnë se kjo qeveri ka besimin e duhur te shqiptarët.

A mund të arrihet një president që përfaqëson popullin në bashkëpunim me opozitën, i votuar nga forcat politike?

Zgjedhja e presidentit nuk është as 84 vota, as 71 vota. Do të ishte i mjaftueshëm, i nevojshëm me 71 vota, në këtë aspekt nuk ka rëndësi as emri. Të gjejmë një autoritet moral dhe nëse merr 140 vota është magjike, nëse merr 84 vota, shumë mirë.

 Berisha ka thënë se do të jetë kandidat i mazhorancës. I qëndroni kësaj ideje?

Është një vendim i marrë.

Pra një deputet i PD?

Po.

Berisha është shprehur se çdo drejtues i PD-së është kandidat i mundshëm. A do të jeni ju kandidate e kësaj mazhorance? Jeni e gatshme ta merrni këtë detyrë?

Jam e ftohtë në raport me këtë. Do të përsëris se kam bindje të thellë se nëse ne fillojmë e hamendësojmë emra… Kur flas për vlera, për moral, për integritet kjo nuk është diçka që blihet në pazar, jam duke folur për diçka shumë më të madhe, shumë më të thellë që na ka munguar dhe që duhet ta rikuperojmë. Autoriteti moral është më shumë se çdo gjë tjetër, nuk mund të jetë kurrë i njëanshëm. Mendoj se kjo shoqëri ka, kjo forcë politike ka autoritete morale..

A jeni një nga këta 73 deputetët që mund të diskutohen për postin e presidentit?

Jam kryetare e Parlamentit, kam një punë të rëndësishme, e bëj me pasion, e dua parlamentarizmin. Kjo ka qenë një nga arsyet që nuk më ka shkuar ndërmend të projektoj veten në ekzekutiv, kjo është të mos jesh serioz me Presidencën, nuk ka çështje kënaqësie. Çështja e presidencës nuk është çështje qejfi, ambicieje. Është çështje serioze, parimi, mendoj se është çështje serioziteti dhe do të doja të trajtohet në mënyrë serioze.

A do jeni e gatshme ta ushtroni këtë detyrë?

Jam fare e ftohtë.

Kanë bërë presion ambasadorët që presidenti të zgjidhet me konsensus?

Unë jam besimtare e shtetit ligjor. Asnjeri në këtë botë nuk më detyron të shoh ndryshe nga ajo që parashikon ligji. Dhe diplomatët kanë thënë se është çështje shqiptare. Konsultimi nuk është kurrë i keq.

A është e nevojshme prania e 3/5 së anëtarëve të Parlamentit për të hapur procedurën?

Është një përrallë e pabazë, sepse si kryetare e Parlamentit me qindra herë kam hapur qindra seanca, ka pasur vendime ku ka pasur ligje me 3/5-at. Në qindra seanca, nuk kam pasur 3/5 dhe seanca ka filluar.

Kanë nisur negocimet me LSI për të gjetur kandidatë?

Kur të vijë koha do të ketë kalendar të veçantë, siç e parashikon Kushtetuta.

A është Nano një kandidat i mundshëm për president të vendit?

Nuk dua ta lidh me emrin, në bazë të Kushtetutës, nëse Rama e mbështet me votat e duhura, ai do të hyjë në kandidaturë.

Por, a do të kandidohet nga mazhoranca?

Për mazhorancën ka folur Sali Berisha. Është e paimagjinueshme që një forcë e qendrës së djathtë të propozojë kundërshtarin e fortë politik për president.

Komenti për rolin e z.Topi…

…Ky që ngre zërin për të persekutuarit dhe dekreton pushtetin e persekutorëve se e mira është ti themi ca gjëra, flet edhe në emër të ish-pronarëve…

Është edhe vetë ish-pronar…

Dhe i ka marrë tokat si ish-kooperativist nga çfarë kam lexuar në media nga trashëgimtarët e familjes Topi.

Nuk ka qenë kooperativist Topi?

Në bazë të ligjit të asaj periudhe, toka merrej duke qenë anëtar i kooperativës. Trashëgimtarët e kësaj familjeje akuzojnë zotërinë e tij se ua ka marrë tokat atyre dhe ky u ka hyrë edhe në shkelje të ligjit dhe merr tokat si ish-kooperativist, por kjo mua nuk më intereson.

Nuk ka qenë, ai ka qenë me studime në Itali mesa di unë…

Po si i djathtë ekstrem në ’87, ky bënte edhe doktoraturën për veterinari.

Ka qenë i zoti?

Po, po ky ka qenë i zoti, kurse ne të tjerët paskemi qenë të pazot. Nuk të çonte njeri me studime në Torino, nëse ishe një i djathtë ekstrem…Si ka mundësi që ky i merr të gjithë tokat. A jam edhe unë ish-pronare si shumë të tjerë. Pse nuk i marr bashkë me shumë e shumë të tjerë ose marr një 10% apo 20%? Shyqyr që i ka marrë….

Po a ka marrë tokat e veta?

Atë nuk e di unë. Nëse i ka të vetat, i gëzoftë!

Ka një koment në shtyp që për të shmangur pikërisht krijimin e një partie tjetër të Topit, ju mund ta rivotoni sërish në momentin e fundit që të mos ju prishë punë?

Nuk prish punë se ai tek e majta është. Nuk prish punë se për z.Rama është. I ka përdorur të gjitha bateritë kundër Partisë Demokratike në 2009 dhe ju e keni parë me votë në 2011, pa folur pastaj për 21 janarin.

Nëse z.Topi do të trokasë në derë për një koalicion qeverisës, ju do ta pranoni?

Ai nuk është i djathtë. Ai ka votuar për kryetarin e PS-së, ai është i majtë dhe nuk ka asnjë lidhje me të djathtën… është inekzistent. Ka bërë të gjitha përpjekjet duke përdorur prokurorinë, shumë segmente të tjera për të cilat do të vijë momenti që do të flasim.

Një rishtar i ri në politikë, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se do t’i fitojë i vetëm zgjedhjet?

Ky tjetri është një karneval.

Si?

Një karneval. Unë do të refuzoja të bëja koment mbi një gjë të tillë.

Po krijon një parti politike?

Nëse kërkon të mbledhësh vota mbi batakçillëkun…

Është për patriotizmin…

Shqiptarëve nuk ua hedh dot. Batakçiu nuk ua hedh dot shqiptarëve.

Marrë me shkurtime nga “Opinion”

19 Komente

"... Batakçiu nuk ua hedh dot shqiptarëve...

Nuk e besoj se ja dine  kuptimin, pa le me origjinen fjales...  "batakçiu", qe te  dy  kata.

Ne qoftese Topi paska qene i majte ekstrem ne 87', ateher perse e ben nenkryetar te partis?! Nuk e paska ditur PD-ja kshu qe topi ka shkuar me shkolle ne Torino ne 87'?

Apo c'rendesi ka llogjika. Ato truboshet qe e ndjekin nga prapa nuk i bejne dot kto lidhje.

Ku u shkoi dinjiteti këtyre?

Hahaha, kur u be dhe Jozi te flasi per dinjitet smiley

A jeni një nga këta 73 deputetët që mund të diskutohen për postin e presidentit?

Jam kryetare e Parlamentit, kam një punë të rëndësishme, e bëj me pasion, e dua parlamentarizmin. Kjo ka qenë një nga arsyet që nuk më ka shkuar ndërmend të projektoj veten në ekzekutiv...

...kjo o dhe e bukur mor aman..sa vjen dhe rinohet...aty ri,mos ju nda partise ,se po ike ene ti do na mari lumi ne ... 

Kjo eshte kohe e humbur

 

Topalli: Oketa iku për karrige....

opo iku per lesh thuaj me mire.smiley

A do e mbeshtes Rama Nanon? Po sikur te ndodh cfare emri do i veme politikes shqiptare? smiley

"Business as Usual"? smiley

Perkufizimi i bundrres politike

Thjeshte nje pyetje sikur ti kisha pas shancet nga mezi i intervistes... Po ne France te djathtet ekstrem çonin? 

Jo kekan 2... Si ka mundesi qe sa here hidhet shorti per pronat i bie te vellait te Jozit? (Ceshtje probabiliteti 1 ne 2 mije eshte po i ka rene 10 here... Emigranti po e pa i jep nje shpjegim statistikor ksaj)... 

Hallall. Superlike. smiley Me pelqejne njerezit, qe flasin qarte.

Qarte? Kjo po flet si Nexhmije Hoxha, ca lesh qarte, sa me shume rrine ne pushtet dhe politke keta aq me shume behen si byroja politike, afermendsh.

Eshte e turpshme, dhe e frikshme, ngjasia e politikes dhe taktikave te PD-se se sotme me partine e punes/komuniste.

Topet dhe Oketat e Biberajt etj te sotem jane Kadri Azbinjte dhe Mehmet Sherat e djeshem. Rrehatlleku me te cilin keta peshtyjne dhe intrigojne mbi te tyret, mbi ata qe dje ishin figura kryesore te partise se tyre (ne vend qe te thone, iken, ok, udhe e mbare, perplasemi ne fushate) me kujton fiks seancat komuniste te atyre gjyqeve (ne PS eshte me keq, me Nanot dhe Ramat dhe Metat dhe Priftat, po ata te pakten jane ish-partia e byrose, po PD-ja?).

Pastaj kur keto intriga dhe thashetheme ordinere i ben dhe nje grua, aq me teper nje grua qe e mban veten si ekspontent te moralit, eshte dicka e paftyre.

Kush nuk i ka duart e lyera me gjak shqiptari, si dhe kush nuk ka ndyer duart akoma me privilegje ekonomike si obortar i mbretit sali, sigurisht qe edhe me pak zgjuarsi e trimri largohet nga kthetrat e tij.  

Ne nje kuptim mbetem dakort me sa thuhet se po u ngjajne  strukturave te  shkuara.Po, po! Mentalitetit  te vjeter.Nuk po kuptohet ose nuk  duan ta kuptojne  se ne Demokracine Liberale parametri me paresor eshte; Qarkullimi i  Elitave..

Keta kane 21 vjet  te ngjitur, mo!

Pyetja që çdo qenie njerëzore do të shtronte është: Si ka mundësi që pasi e ke lënë të ezaurohet me argument se nuk do të votohet Kodi, jepet urdhri që do votohet Kodi. Çfarë dinjiteti ka një njeri kur 10 orë rresht ka thënë që nuk do ta votojmë dhe më pas papritmas voton. Ku u shkoi dinjiteti këtyre?

smiley i paska ik menja ksaj torropickes qe kane votu per kodin socialistet smiley

 Ai iku  per karrike..ai do karrike..  Kjo eshte pergjigja e ketyre, sa here duan te komentojne ata qe i kundershtojne, qofte brenda radheve te kuvlive te tyre qofte jashte tyre! E kane ne maj te gjihes kete qofte Kjo qofte Ai.

 

kjo vertet qe te fyen inteligjencen kur flet, dhe tamam qe behet shume epadurueshme .... vecanerisht, kur te jep moral mbi statistikat dhe matematiken ne politike.

sa per matematike eshte ku e ku me koti dhe me skender gjinushin ... mgjse dhe ai ka ik per lesh se fundmi.

eh kohe te veshtira, kohe injorantesh. dhe per kete e kam mendjen te mbushur top. injoranca eshte nje precondition disease,dhe jo dicka qe e mer rruges e ta jep shefi, si me te dhene gripin tjetri ne MTA ne NYC.

pra ne kete rast ata qe heshtin ndoshta edhe e kane nje shprese, por kjo qe i jep si te munde gojes, tamam qe eshte pa shprese.

e mos u merzisni gjerat vijne e shkojne, por budalleqet e kesaj s'ka kondom qe i bllokon per te kaluar fishek e ne trute e atij populli injorant.

Por, a do të kandidohet nga mazhoranca?

Për mazhorancën ka folur Sali Berisha.

 

smiley

trokitni tek zyra tjeter. keni ngaterru zyre !
 

Artikulli i sjelle nuk pasqyron intervisten tejet te lodhshme per publikun e zonjes Topalli.

Qendrimi i saj politik, gjuha e perdorur dhe kryesisht militantizmi i saj do ishte nje fatkeqesi per shtetin nese kjo mazhorance do e zgjidhte, sic beri me Topin, Presidente te Republikes.

Akuzat per shkelje te ligjit mbi pronesine, nga ana e Topit, perse i ben vetem tani? Mos valle ligji, per mazhorancen duhet zbatohet vetem ndaj kundershtareve politike?

Fevziu me duket sikur eshte i njeanshem ne disa raste. Ai kishte mundesine ti sillte si shembull dhe pjesemarrjen e Imamit ne "revolucionin komunist te 97", perse nuk e beri?

Vertet shume e lodhshme intervista. Topalli eshte bere nje kopjace e zonja e shefit. Pergjigjet cfare do, pavaresisht pyetjeve. smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).