Vendimmarrja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ndaj 29 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit, siç duket nuk ka qenë i lehtë për treshen gjykuese të kësaj çështje, të cilët nuk i kanë shpëtuar debatit juridik dhe parimor mes tyre brenda dhomës së këshillimit. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare të kësaj gjykate, ku mësohet se kryesuesi i treshes gjykuese, gjyqtari Rdivan Hado disa herë është “përplasur juridikisht” me anëtarët Fatmira Hajdari e Shefkije Demiraj dhe anasjelltas. “Debate kishte, si në çdo vendimmarrje por, thuajse në të gjitha vendimet për persona të caktuar ishte vendimmarrje unanime. Kishte ca kundërshtime në lidhje me masat e dënimit dhe kualifikimin e veprës penale për disa të pandehur, por, u kalua me konsensus”-thanë burimet pranë treshes gjykuese.

Sipas këtyre të dhënave, mësohet se kryesuesi Hado, kishte disa ditë që mblidhej së bashku me dy gjyqtarët Hajdari dhe Demiraj, për të vendosur në lidhje me përgjegjësit penale për secilin nga të pandehurit, masat e dënimit dhe kualifikimin e veprave panele. “Këto takime janë zhvilluar në një nga zyrat e tre gjyqtarëve, ku edhe sekretarja gjyqësore nuk është lejuar brenda, për shkak të frikës së dekonspirimit të debateve mes tyre apo edhe vendimeve që do merrnin. Si pasoj e disa takimeve radhazi, tre gjyqtarët arritën në përfundimin që u lexua dy ditë më parë në seancë gjyqësore. I gjithë debati dhe vendimmarrja për secilin nga të pandehurit, kuptohet në shkurtim vendimi është përpiluar me shkrim dore në disa faqe A4”-thanë burimet e Gjykatës. Ky vendim i shkurtuar, i shkruar me shkrim dore, ra në sy edhe gjatë leximit të tij nga kryesuesi i treshes gjykuese, gjyqtari Ridvan Hado, që herë pas here shfaqte edhe nervozizëm gjatë këtij leximi.

Por, pavarësisht se u lexuan masat e dënimit dhe akuzat për secilin nga të pandehurit të renditura në shkurtim vendimi, zbardhja dhe arsyetimi i këtij pritet t’i marr shumë kohë gjyqtarit Hado. Mësohet se kjo zbardhje e argumentuar për secilin nga të pandehurit mund të bëhet brenda 20 dite, kohë kjo e mjaftueshme për renditjen e argumenteve ligjore dhe provave e materialeve të kësaj dosje. Ndërkohë, edhe pse nuk është zbardhur i argumentuar ky vendim, mbrojtësit e të pandehurve, të dënuarit dhe prokurorët e çështjes, sipas Gjykatës mund ta bëjnë ankimimin pranë Gjykatës së Apelit për të kapur afatin e parashikuar 10 ditë që nga dhënia e vendimit. Ata që nga ky vendim ishin më të kënaqurit, janë 9 të pandehurit që morën pafajësi, avokatët e disa prej të cilëve u shprehen se nuk do të apelonin çështjen, pasi për klientët e tyre u dha drejtësi. Drejtësi kjo, që për përfaqësuesit e akuzës, disa avokatëve dhe të pandehurve që u dënuan, ishte jo i drejt dhe alogjik.

Kontestime

Sipas konstatimit të bërë dhe ajo që bie në sy, është fakti se të gjithë ata punonjës që ishin pranë “zyrës” apo kishin vartësi apo të emëruar direkt nga ish-Ministri i Mbrojtjes deputeti Fatmir Mediu morrën masa më të ulëta dënimi apo edhe pafajësi. Nga ana tjetër, personat që ishin larg kësaj “zyre” u dënuan dhe morën dënime të ndryshe. Kështu, të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Çmimeve të fishekëve të vegjël, sipas shkurtimit të vendimit, morën pafajësi. Ndërsa të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Çmimeve për predhat e mëdha dhe shtimjet, të parashikuara në kontratën e dytë pak muaj para shpërthimit u dënuan. Gjithashtu, sipas këtyre të dhënave, bie në sy edhe masa e ulët e dënimit për të pandehurin Mihal Delijorgji. Ky i fundit përfundimisht u dënua me 10 vjet burg dhe 5 vite heqje e të drejtësisë së ushtrimin e detyrave të drejtuesit për akuzat e “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Nga ana tjetër mësohet se është debatuar mes gjyqtarëve, për njësimin e masës së dënimit të këtij të pandehurit me Ylli Pinarin dhe Dritan Minxhollin.

Pasi nuk mund të dënohet për këtë akuzë i pandehuri Delijorgji, ndërsa Pinari dhe Minxholli të dënohen për akuzat e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shkatërrimit të pronës nga pakujdesia”. Një interpretim tjetër ligjor dhe logjik, sipas të dhënave nga gjykata, është edhe ajo e masës së dënimit ndaj Shpëtim Spahiut. Ky i fundit u dënua me 4 vjet burg dhe më pas u vendos që ky dënim t’i pezullohet me kush për tre vite burg. Nga ana tjetër, 12 të pandehur të tjerë u dënuan me më pak vite burg dhe kjo Gjykatë nuk i pezulloi dënimin me kusht. Gjithashtu, debat mes gjyqtarëve mësohet se ka qenë edhe shpallja e pafajshëm e gjeneralit Zija Baja, për të cilin, vetë Ministria e Mbrojtjes kishte konstatuar një dëm prej 800 mijë lekëve që ky shtetas i ka shkaktuar shtetit nga veprimet dhe mos veprimet e tij. Por, ajo që u diskutua dhe shkaktoi edhe debate mes gjyqtarëve, është fakti i shpalljes së pafajshëm të shtetasit Ardian Mullai dhe dënimi i dy vartësve të tij, Shkëlzen Madani dhe Ndue Marku, ndërkohë që këta dy të fundit nuk kanë kryer asnjë veprim pa miratimin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjyqtarët

Gjyqtari Ridvan Hado, prej shumë vitesh është gjyqtar karriere pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Karriera e tij në këtë fushë është zhvilluar nëpërmjet dhjetëra proceseve gjyqësore ku ka qenë kryesues apo edhe anëtar. Kryesisht njihet si gjyqtar i trupave penale, pavarësisht se pas ndarjes së seksioneve, ai është caktuar si anëtar i seksionit civil. Me ardhjen në detyrë të Presidentit të Republikës z.Bamir Topi gjyqtari Hado ishte njëri ndër juristët që u dekoruan me medalje.

Gjyqtarja Fatmira Hajdari, njihet ndryshe si bashkëshortja e heroit të demokracisë të ndjerit Azam Hajdari. Si gjyqtare u emërua pas vdekjes së bashkëshortit dhe ushtron prej vitesh punën e gjyqtares pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Karriera e saj në këtë fushë, është ngritur bazuar në shumë procese penale dhe civile. Ajo njihet edhe si gjyqtare penaliste, por, prej disa kohësh ka kaluar si gjyqtare pranë seksionit civil. Gjatë ushtrimit të detyrës, ka gjykuar shumë procese të rëndësishme, ndër ata rasti “Basha” për afatet e hetimit të dosjes nga prokuroria. Gjykimin dhe pafajësinë e shtetasit Arben Isufi nga Fieri i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, dënimin e Aldo Bares dhe shumë procese të tjera.

Gjyqtarja Shefkije Demiraj, prej disa vitesh është transferuar si gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, nga ushtrimi i kësaj detyrë në Tropojë. Transferimi i saj është bërë pas vitit 2005 dhe është pjesë e gjyqtarëve penalist të kësaj Gjykate. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, ajo ka qenë kryesuese apo edhe anëtare e trupës gjyqësore, ku janë dënuar disa nga të pandehurit e “bandës” së Lushnjës, dënimin e britanikëve për akuzën e “pedofilisë”. Ndërkohë, njihet edhe si motra e dy vëllezërve të vrarë gjatë vitit 1996-’99 në Tropojë, që dyshohet se i kanë vrarë familja Haklaj.

Avokatët e familjarëve të viktimave: Vendimi çnjerëzor

Mbrojtësit ligjor të familjarëve të viktimave të Gërdecit, me anë të një deklarate shprehen dje indinjatën e thellë dhe zhgënjim njëkohësisht për rrëzimin e pa shoqëruar me argumentim ligjor nga ana e Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, të akuzës kryesore ndaj të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit që ishte vrasje në rrethana të cilësuara të 26 personave. “Drejtësia dështoi në mbrojtje të drejtës së jetës, e garantuar kjo, jo vetëm nga Kushtetuta dhe legjislacioni i brendshëm, por edhe nga neni 2 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Pas katër vitesh nga tragjedia,, pas 200 seancash nga të cilat rreth 100 dështuan për paaftësi të gjykatës në menaxhimin e pjesëmarrësve; pas marrjes në pyetje të rreth 300 dëshmitarëve; pas shqyrtimit të dhjetramijëra faqesh provash shkresore; pas mbajtjes pezull të opinionit publik për rreth 3 vjet rresht, gjykata e Tiranës zhgënjeu”-thanë avokatët. Sipas tyre, me vendimin e dy ditëve më parë drejtësia shkeli haptazi edhe një standard tjetër, atë të hetimit të plotë e të gjithanshëm për vendosjen përpara përgjegjësisë së autorëve të vrasjes në rrethana të cilësuara të 26 viktimave, mes të cilëve gra dhe fëmijë. “Gjykata nuk ngurroi të dënonte disa të akuzuar për shkatërrimin e pronës nga pakujdesia, ndërkohë që si me dashje indirekte apo edhe nga pakujdesia ishte shkaktuar dhe vrasja e viktimave. Kujtojmë se i njëjti mekanizëm ngarkon përgjegjësinë edhe për humbjen e jetës së viktimave të 15 marsit 2008. Neglizhimi për të argumentuar pafajësinë e të pandehurve për vrasjen e 26 viktimave të Gërdecit jo vetëm që është i kundraligjshëm por edhe çnjerëzor”-thanë avokatët, duke akuzuar Gjykatën, se kurseu dorën e drejtësisë duke mos i prishur të gjykuarve komoditetin e masës me “arrest shtëpie”.

Ministria e Mbrojtjes kthehet në Gërdec

Çuditërisht, vetëm 24 orë pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Shkallës së Parë për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, zv/ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, inspektuan zonën e Gërdecit. Ky fakt konfirmohet nga vetë institucioni i Ministrisë së Mbrojtjes, ku sipas tyre, dy zyrtarët e lartë inspektuan zbatimin e detyrave të lëna nga Bordi i Demontimit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe ndoqën ecurinë e punës për pastrimin dhe rehabilitimin e zonës së Gërdecit. “Detyrat e lëna ishin zbatuar, ndërsa vazhdon puna për pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të zonës, me synim që ky operacion të përfundojë brenda vitit 2012”-thuhet në deklaratën e ministrisë referuar ushtarakëve që ndiqnin këtë proces në terren. Nga maji i vitit 2008 dhe deri tani, sipas njoftimin, kontraktori i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Forcat e Armatosura Shqiptare kanë kryer pastrimin dhe rehabilitimin e mbi 70 %  të zonës së infektuar me municione të paplasura në Gërdec. “Aktualisht Kompania amerikane dhe strukturat e ushtrisë janë të angazhuara në procesin e demilitarizimit të gëzhojave të paplasura të grumbulluara në këtë zonë, pastrimin e zonës nga diegoret dhe asgjësimin e tyre, si dhe pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të kësaj zone”-thuhet në njoftim. 

Zamira Durda: Deri në Strasburg për të zbuluar vrasësit e tim biri

Nuk është  e çmendur. Gruaja, që dy ditë më parë vuri kujën në gjykatën e Tiranës, është nga një prej familjeve që shpirti iu shkrumbua bashkë me fabrikën e vdekjen në Gërdec. Është Zamira Durda, e cila prej 4 vjetësh pret të dijë kush i vrau djalin e saj, që ende si kishte mbushur 6 vjeç më 15 mars të 2008. Ndjek çdo seancë gjyqësore me shpresën se drejtësia do të vihet në vend. E, kur përballë togave të zeza vetëm për 26 viktimat nuk u fol, Zamira vuri qau dhe thirri sa gjëmuan shkallët e drejtësisë. Në një intervistë për  “Shekullin”, Zamira Durda rrëfen reagimin e saj si dhe hapat që do  të ndërmarrë për vendosjen e drejtësisë për 26 viktimat e Gërdecit.

Znj. Zamira, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për dosjen “Gërdeci” ju akuzuat dogat e zaza për turpin e radhës së këtij procesi. Përse reaguat kështu?

Kush do që më ka parë mund të ketë menduar se unë jam e çmendur, por në fakt nuk ashtu. Unë jam thjesht një nënë që kam humbur djalin tim në këtë tragjedi. Për disa vjet  që vazhdoi ky proces u fol për gjithçka, por vetëm për viktimat jo. Kështu ndodhi ditën e dhënies së vendimit të gjykatës. 26 të vdekurit në këtë tragjedi u anashkaluan dhe personat të akuzuar u dënuan vetëm për dëmet e shkaktuar për shkak të shpërdorimit të detyrës së tyre. Kur dëgjojnë ketë, ç’mund të thoje tjetër veç: turp për atë trup gjykues. U fol në seancë për shtëpi të djegura, pula të ngordhura dhe vetëm për ata njerëz që u shkrumbuan aty nuk u tha asnjë fjalë. Nuk u tha se nga kush dhe përse u vra im bir 6 vjeç. Pikërisht këtë kam kërkuar që në nisjen e kësaj seance gjyqësore. Kush është fajtor për vrasjet e ndodhura në Gërdec? Trupi gjykues nuk tha asnjë fjalë ndaj dhe unë reagova në këtë mënyrë.

Zj.Zamira do të vazhdoni të ndiqni procesin në shkallë të tjera të gjyqësorit?

Po, sigurisht. Madje deri në vendimin e fundit që do të japë gjykata. Dhe në përfundim të tij, nëse ende nuk është folur për autorët e kësaj tragjedie do t’i drejtohem gjykatës së Strasburgut. Por deri atëherë unë jam e detyruar të ndjekë çdo hallkë të gjyqësorit në Shqipëri.

Ju vetë do të apeloni vendimin e dhënë dje nga gjykata e Tiranës?

Jo. Unë nuk jam palë në këtë proces gjyqësor. Më thonë, nëse duhet të hap një gjyq, duhet t’a bëjë atë civil për të kërkuar dëmshpërblim. Por, kjo është e turpshme. Si mund të kërkoj unë dëmshpërblim për jetën e tim biri. Ajo që unë do të kërkoj deri në fund janë autorët e kësaj tragjedie. Kush dhe përse u vrau tim bir dhe 25 banorët e tjerë të Gërdecit.

Si u vra Edisoni?

(E përlotur, Zamira rikujton edhe njëherë ngjarjen e rëndë, kur djali i vogël i saj humbi jetën në mënyrë tragjike). “Edisoni ditën e tragjedisë ka qenë duke luajtur në rrugë me biçikletën e të vëllait. Ai po luante me djalin e kunatës. Në këtë kohë, vjehrra ime i ka kërkuar djalit të kunatës që t’i çonte bukën kësaj të fundit dhe kunatës tjetër, të cilat punonin në fabrikën e demontimin të municioneve në Gërdec. Bashkë me të ka shkuar edhe Edisoni. Fëmijët kanë shkuar brenda në fabrikë dhe, pasi kanë çuar bukën, janë kthyer. Pasi kanë dalë nga fabrika, ka ndodhur edhe shpërthimi. Flakët e zjarrit kanë prekur tim bir. Pavarësisht kësaj, ai ka mundur që të ecë deri tek oborri i shtëpisë, pasi ka pasur një palë këpucë lëkure, të cilat nuk janë djegur nga flakët. Atje ai është gjetur nga komshinjtë e mi i djegur dhe duke qarë nga dhimbjet e shumta. Kur e kam parë, nuk u kam besuar syve të mi. I ishte djegur gjithë trupi, me përjashtim të këmbëve, ndërsa sytë i ishin enjtur dhe nuk shihte më fare. Nga qafa ishte i çjerrë, pasi kishte tentuar që të hiqte bluzën, një golf, e cila ishte djegur pothuajse plotësisht. Edhe pse i shformuar dhe i djegur në masën 65%, nga dhimbjet vetëm qante pa pushim, të vetmet fjalë që më tha ishin: “Më fal që ika pa leje”. Pas kësaj, atë e çuan për kurim në Itali, por nuk mundi të mbijetonte dhe unë nuk e pashë më të gjallë dhe nuk e dëgjova më të fliste tim bir”.

109 Komente

Ka nje pshehretime te lehte çlirimi. Shume pak, por gjithësesi është diçka ne kuptimin e drejtesisë që duhet vënë në vend pas krimesh si Gërdeci.

Teper pak.

Administratori, drejtori jane pergjegjegjes direkt per sigurine. Psh 10 vjet burg s'jane asgje per Delijorgjin. Llogarit qe ka bere 4 vjet ne pritje te gjykimit, qe i numerohen per 6, maksimumi ben edhe 2 vjet te tjera brenda, pastaj e ke duke pire kafe buze detit.

Ka dhe nga ata qe bene zerro dite burg per ket vrasje masive... smiley 

rendesi ka ideja...

po ushtaraket me ne krye ish shefin e shtabit te forcave te armatosura me sa vjet jane denuar? 

cdo gje ish bere me firme ministri. spyet njeri per gjeneral sa te kene gjeneral xen sal ber isha

jo, jo, lajmet e thane se ish shefi i shtabit te pergjithshem eshte denuar me 8 vjet burg.

Aj mirupafshim!

T'fala Fatmir Mehdiut!

I boni t'fala edhe atij qe la koken se i dha gojes!!

Ju zhgallot e PD-se duhet te jeni shume krenare sot sepse drejtesia u vu ne vend! 

Tani mund t'a thoni me plot gojen: Mos na cani trapin! Gjykata foli, fajtoret u denuan. Ata qe nuk u denuan shkoni nuk i jep Amerika se ashtu eshte nje muhabet! 

p.s.

T'fala dhe Xenit!

 

ka nje dicka interesante ne kete denim, ata qe mbajne pergjegjesine ligjore megjithese marrin thesin me te vogel (pinari dhe minxolli) denohen me shume. ndoshta zene mend nje pjese sado e vogel e te punesuarve neper institucione qe djegin duart perdite duke firmos shkresa me urdher te shefave.

Pytja qe vje direkt ka prap eshte sa vjet kane per te bo keta (qe kuptohet lidhe me te nenzeshmen $/vit burgu)?

Delua pshemull nuk besoj se do boje me shume se 2 te tjere..

Shume i paskan denuar. Ky Hadoja nga ata te plepave eshte si Fatmira?! Sa kuadro kane dale nga ai 6 mujorsh.

Ai Hadua eshte 350 vjet ne jurisprudence, pa dengla shume, aq sa edhe Xhafa i socialisteve nje here tha qe eshte i vetmi qe nuk kemni se c`ta akuzojme. Fatmiren nuk e di, por qe ka pas shit kova plastike n`Kukes, kete e di. Ate tjetren nuk e njoh.

Tani, pa e marre ne gjykim trupin gjykues ( habi e madhe sepse i marrim te gjitjhe ne gjykim edhe pse i biem trombes ose edhe pse thurim qylyma), ai ka dale me arsyetimin paraprak qe nuk ka denim per vrasje ne rrethana cilesuese. Kush e kap pak kete lloj ligj/denim, le ta arsyetoje pas nje 7-15 ditesh mbasi te dale Arsyetimi i Denimit.

Persa i perket moralisht hajde ta tjerrim, dhe po deshem edhe e kalojm tek Gjin Gjoni 6-mujorsh, se dalin pa lag fare.

Dajoshiit1 , qe bo pyetje per cqarim . Hadua eshte i "diktatures " or tie ...... Nga ata qe dekoron Presidenti Topi or tie ...Ka 350 vjet ne zanat ai or tie nga te cilat 349 vjet e 11 muaj i ka siurdheron dhe nje Muaj Leje smiley

Aha, Hadoja qenka "old jacket" i konvertum ne demokrat. I hapi syte demokracia njerezve per zotin smiley

Si rob dajosh1 eshte nga ata qe ke deshire ti kesh shok. Pa shume fjale , tolerant dhe i dashur. Po ketu behet fjale per GJYQTAR te cilit keto veti i jane shndruar ne "pergjunujeje " ndaj " se Gjyqsori zotrie " ....  Kuptohet sipas Bernsit  , (jo sipas ketyre llogaritareve qe numerojne vite ) , "shperblimi me i lire per Gjyqtarin eshte Fucia e Birres "

Nuk e keni idene se per cfare flisni, dhe nuk ka gje qe me acaron me shume se sa, njerez qe flasin ne ajer pa pas kualifikimin minimal. Nuk dine c'te thone per gjykim (eshte ndjekur ligji, kushtetuta apo jo), dhe c'bejne, fillojne e japin gjykimet e tyre per gjykatesit ? 'oidriso' & co., shkoni njehere ne Shqiperi, lexoni e mesoni kushtetuten shqiptare, dhe pastaj flisni, jo keshtu ti bieni 'qemanes' ngado ku jeni.

Me sa me kujtohet, ky gjyq ishte mbyllur.

Mund te me shpjegoje njeri se si dhe pse u rihap ?

 

flm

u bo 4 vjetori mer daj, pranej.....

jo jo, flas ne terma juridike (si u justifikua juridikisht).

te gjithe me tejkalim afati gjykimi justifikohen juridikisht keta veshderrat

po me kujtohet tani, qe ka qene pune 'tejkalimi afatesh'.

Po si u be qe u rihap ?? Eshte kjo qe me intrigon !

Shiko, tani ato edhe mund te dilshin krejt te pafajshem. Sabotim a ndonji gjo e ngjashme. Une them se drejtesia po shko perpara...ngavash ngavash po po shko perpara vec. Ja ta shifni se ckon per ti punu Prendit te gjyqi tjeter.

kush me, Brocja? smiley

Edhe disa vite ulje  te denimit do tua kullandrisi apeli...

Problemi eshte qe pergjegjsve te vertete me pushtet nuk u eshte prekur as qimja. Ishte nje ngjarje qe e nxorri gjysmen e qeverise te kapur

Eshte nje gje pozitive.U shpallen fajtoret ,u dha denimi....Giustizia è fatta...

Gjustican e faten komplet mo Zane, komplet ja faten!!!

Ky gjyq do hapet perseri.... Te tjerat llogje, perfshi edhe vendimet!

 

Cer mendimi ka per kete Theodhori Sollaku, antari i Asamblese se PS-se, ish Kryeprokuror dhe keshilltari ligjor nen hije i Fatmir Mehdiut*?

Po lideri i opozites dhe i popullit opozitar cfare mendon?

Kokrra legenit !

Shikoni cer gjykatesi : qeveria per te mbulu demet financiare qe u shkaktuan atje harxhoi nje mal me pare, ky veshderri nga Elbasani e denon firmen me 250 mije usd.

* Meqe drejtesia e dha verdiktin , une qytetari Koth i kerkoj ndjese ketij plehres !

Mesa di PS e ka ne program ri-hapjen e gjyqit te Gerdecit ( kane 1 vit qe po e permendin kte muhabet, jo sot ). Tani une se di per ke opozite e ke ti llafin, se ai qe donte me djeg Saliun ne Kryeministri 1 muaj pas Gerdecit, por s'kishte cfare ti bente Edit, eshte sot ne qeveri me te dhe me Mediun.

Nejse, jam i sigurte kjo nuk mbaron ktu. Sa per kta qe mendojne qe drejtesia u vendos sot, apo ndjen clirim, te vjen per te vjelle kur jua lexon komentet , lere me te replikosh.

Dini gje, ai ambasadori qe na i do te miren si popull ka dale gje ne media sot? Jo per gje, por duhet te ri-athedsoj ate gjeneralin tashti!

 

 

Pyete per opoziten ?

E kam per te gjithe ata qe nuk flasin me per kete ceshtje. Opozitaret burra me gjithe gra bile.

Ai qe do e shembte qeveriun u be mbas nja 1 vit e gjys me te ne qeveri. Cer mund te presesh nga nje dhender Dibre, bq me i fjale, ndersa ky lideri i popullit opozitar i dha ndryshimet kushtetuese  ne menyre demokratike jo me vone se 30 dite me vone se Gerdeci.

Dhe a e di kur e morri vesh qe ja futen e ja nxorren ne qafe ? Vetem mbas 900 ditesh, pra vetem me 2011.

Do hapet serish gjyqi ? Nuk jam ne humor sot se kam degjuar lajme qe me kane deshperuar keshtu qe nuk me ben dot me qesh.

E drejte, e drejte , por une do mbaj ende besim se ky gjyq nuk mbaron ktu.. shpresoj qe te mos kesh te drejte.

Mjere ajo nene thuaj, shqetsohet me teper BBC ne Angli http://www.bbc.co.uk/news/world/europe/  per te se kta shkerdhatat ne Shqiperi.

Si ka mundesi qe LUAN HOXHA... largohet nga Shqiperia nderkohe qe eshte nen akuze ne nje gjyq te hapur  .... ??? Si ka mundesi qe ai largohet pikerisht disa jave para dhenies se vendimit , pra ai ka qene ne dijeni per denimin ....Si ka mundesi qe ketij shtetasi nuk i eshte konfiskuar pasapora...??? Si ka mundesi qe Arvizu na can trapin per drejtesi dhe nga ana tjeter i jep vize Luan Hoxhes.... ???? A ka gisht ambasada amerikane ne kete ceshtje ...??? Usa te beje sa me shpejt ekstadimin e te denuarit per kryerjen e denimit  ....!!!!

Ndaj bera pyetjen me lart se pse u mbyll (para disa kohesh) gjyqi dhe pse u rihap me vone

Si zakonisht ishte nje "kaloni rradhen ".  Prej tyre njoh mire L.Hoxhen dhe Pinarin . Ne se nuk e hapin GOJEN le te kalben BURGJEVE se edhe keshtu si mendojne se ja hodhen paq , si te xgjuar e jo si Trebicka qe vajti per " lesh " si qejfli gjahu ,    , mos te gezohen shume . Vete shpallja fajtor dhe Ndeshkimi me BURG i nxorri fajtor para atyre qe kerkojne te Ndeshkohen kriminelet Seriozisht dhe jo me Farsa . Besoj edhe ai me Farts i OSBE si dhe i Nderuari Arvizu do ta kundershtojne "moralisht " kete porosi te tyre per tu ndeshkuar fajtoret ne mbeshtetje te Gjyqesorit qe e "cbllokuan " ne sherbim te Drejtesise . Por thua ta lene me Kaq pa u NGJITUR " me Lart ,me Shpejt me Mire " si parullat e Olimpiadave Kombetare ??

Po Berisha qe e perkufizoi si "bloo moon  " por Njerezor ne depo te Municioneve ? C'mendim do te kete ? Apo " se Drejtesia zoterie , FOLI " dhe patjeter qe nuk foli per "miqt e miqve " dhe "Familjen" !

Luan Hoxha nuk kalbet burgjeve Idrizo, do marri strehim politik (nese nuk e ka marre akoma) dhe pergatitu ta ndeshesh ndonje dite rruge andej nga anet e tua. Pinari ndoshta, nese e kane arrestuar sot ne sallen e gjyqit, perndryshe prite ne aeroport po te ka marre malli smiley

andej nga anet e tua

ke fillu tu fol si naim frasheri, swedo smiley

ashtu dhe zemra ime me le ketu tek jam mua/ vjn plot gaz e me deshire, aty nder viset e tua... smiley  e sikur t'ia presin udhen, 20 a 30 vete/ e ta ndalin ai s'kthehet, po shkon ne mes si shigjete... smiley

smiley

po ministri dhe kryeministri i Gerdecit? apo keta jane krejtesisht te pafajshem?

po pse ça e gjeti ministrin dhe kryeministrin per vrasjet e 97? mbi 3.500 shqiptare te vrar,nja 10.000 te tjer u plagosen nderkoh askush nuk na pushtoi apo shpalli luft,pa permendur demet materiale dhe financiare qe i shkaktuan vendit llogariten me qindra miliarda dollar !

normale qe ata ministri dhe kryeministri jan te pafajshem,ata thjesht zbatojn urdhrat para padroneve te tyre bile rrin si pula te lagura,ndersa shqiptaret i vrasin ne mes te bulevardit ne mes te diten ne 2011

eeej, po flet per Burrin e Shtetit. me i permbajtur.

U shqyen pazaresh, dhe popullit i hedhin therrime.  E qe per marre t'vet nginjet.

Drejtesia s'eshte e verber, eshte synxjerre e syperdale.

kjo kenga ishte e bukur fort,e di gje a eshte nga Presheva?nejse hallall buka dhe kripa AHZ.

per cfare hallall? 

tjetrit mund t'ja thyesh turinjte, po nuk me duket zgjuaresi te reklamosh veten si "urryes" kot me kot; dmth te reklamohesh me vlera negative. nuk mendon?

Degjo ceshtje e mori jehonen qe i duhej,derisa pati dhe reagime nga BE.Keto gjerat jane vetem produkt.Sidoqofte,s'jam dakort per tekstin qe eshte shkruar ne site,thjeshte me reagim e shpejte.

Me thone te drejten per Pinarin me ka marre malli dhe kam deshire ta takoj . Heren e fundit para se te ndodhte Gerdeci e priti me buzeqeshje  " zhargonin " tim ."Ik or l....akoma rri ketu . Ty te ka maru benzina .Tani po te perdorin per ton km BOSH " Si gjithnje por kete rast behej fjale per te ardhur perfundimisht ne USA !

Ai i di te gjitha SWED mos ki dyshim per te . Po sic duket ata qe jane brenda 'taves' e kane korcarce qe  per njerzit e "pangopur" perdornin nje shprehje 'Ketij dhe nje Vapor me placka ti biesh , prape do qahet .Ah bre te me kishte prure dhe nje varke " smiley

Ndersa Luani nuk pse te kalbet . Sherbeu i sherbyen ! Nuk ka me Norma . Ka vetem Perfitim . Nuk ka POST . Nuk ka Sherbim ndaj Atdheut .Nje shef shtabi i pergjithshem SOT nen Lefqenine e Saliut  dhe qe pas 92 , eshte me pa vlere se nje karrocier Komunalje ne kohen tone ! Lexoj Zija Bahja ....me Diplome ARI , te gjitha +A ne Kualifikimin ne USA ....karierist i papermbajtshem per Ushtrine ...katandiset si nje Lecke kepucesh me te vetmen arsye se u perkuklen si KONE te NDYRA para karrikeve kompormentuese qe u Ofronte KryeMostra e Shqiperise Banditi Berisha !

E te tjera e te tjera kendonte Bernsi !

Po kapot e ketyre kur do perfundojne mbas hekurave?

Ne kete pike te historise se Shqipnise Centeniale, ju ftoj te dashur miq te reflektojme mbi faktin qe Shefi i Shtabit te Ushtrise Shqiptare-anetare e NATO-s, denohet me burg nga nje gjykate e vendit te tij, dhe arratiset perpara se t'i jepet denimi! smiley

Arratiset! smiley

Jo nje cope spiuni ordiner si puna e atij ne Londer! 
 Shefi i Shtabit te Ushtrise! 

Nganjehere vras mendjen a eshte Shqipnia e Pavarur nje eksperiment komplet i deshtum si shtet, me perjashtim te deshires se natyrshme te popullit shqiptar qe te kene nje atdhe te vetin ku te luaje top kombetarja dhe ku te valvitet flamuri i pranuar si flamuri shqiptar. 

Ca kishim (dhe kemi) ne me shume se Kurdet, apo Basket xhanem? Cfare? 

 

Mos u merzit se ushtrin e kemi rregulluar, kemi vendos burra tani si Kristaq Gerveni, vetem se jan burra me minifunde dhe pa koqe.

kristaqin ,pasi firmosi shitjen e detit tek greqerit ,athina i dha urdher tirans dhe ai u gradua admiral dhe perfaqeson atdheun (jo te tijin) ne NATO,e kupton ti o derman si jan punet,?

Mrroklle ti me siguri harron se po nga qeveriu i ketij lapangjosit qe eshte sot u arratisen ministri i Brendshem, Shefi i Sherbimit Sekret, nje tufe ambasadoresh...etj...etj

Me nje fjale une habitem qe ti habitesh.

Oh nuk habitem!

Me vjen keq po nuk habitem. Respekti im per skoten e ketyre eshte xerro! Po kshu, edhe pritshmeria! Xerro!

Thjeshte, doja t'a veja n'dukje!

Arratisjen e Shefit te Shtabit te Ushtrise Shqiptare-anetare te NATOS, doja t'veja n'dukje,... nga nje gjykate e vendit qe ky eshte betu t'a mbroje deri dhe me jeten e vet! smiley

Po ne nje vend ku Komandanti i Gardes se Republikes dhe gjidija e vet gjykohet per vrasje civilesh, une sinqerisht picrroj syte ne libra historike per te pa nje arsye racionale pse ne kemi shtet dhe ca kombe te tjere nuk kane! 

Interes akademik ky i imi. Pa sarkazem! smiley

 

Nuk po e morim vesht,me keto denime,eshte Drejtesia e korruptuar apo jo.

Mylle televizorin gru ...Sa ta marr vesh une a ka drejtesi apo jo me ka rras nje dy tre vjet mrene Qeveriu smiley

Pa merak Driso,te ka kap Amnistia smiley

Mrapa kraheve Ju boni c'te doni . Po une  pranova Boterisht pas Lehjeve te Bubit me kacara se ..Nuk ka patur krisma smiley

Ti ruju se je ne Shqiperi smiley Ka thone Rama "nuk do kete Amnisti " smiley

smiley

Per ju, e verteta eshte vetem ajo qe thote baca Sal

Po me i brime Al bano,se clidhje kishte Sala me ate qe thashe une nje zot e di.

ok, atehere me vjen mire qe ju keni filluar ta kerkoni te verteten jashte atyre qe thote sala

Speechless!!!

Sometimes people need a little help. Sometimes people need to be forgiven. And sometimes they need to go to jail. - Magnolia (1999)

Per mendimin edhe aq vite qe ka dhene gjykata shume jane. Keto nenpunsa ishin, zbatonin urdhrat nga lart. Ne burg duhet te perfundojne ata qe jane ne qeveri e qe fshihen pas imunitetit. Me e bukra eshte kur banoret e Gerdecit ja dhane voten ne zgjedhje atij qe i vrau dhe sot kerkojne drejtesi nga vrasesi.

Ky gjyq, ne varsi te  denimeve te dhena,  trajtoi vetem nje pjese shume te zvogeluar te  pasojave ekonomiko -materiale te ngjarjes ne Gerdec.Nuk pati si objekt padie vrasjet masive ne rrethana te cilesuara.Kjo akt akuze nuk degjova te kete  qene trajtuar prej gjykates. Sepse kjo  shtron  e trajton problemet e leshimit te  Urdherit,  per nje veprim  i cili  solli  ato pasoja, humbjen e jeteve njerezore,  te cilat nuk mund te  konvertohen ne vlera materiale.

Nje aktakuze e tille, e cila besoj se do te  filloje  per gjykim se s`ben, kerkon trupe gjykimi speciale, me kohe te  programuar dhe jo dava  6  mujoresh.Kemi te bejme me nje problem shume te rende politiko shoqeror i cili  ka te beje me mosfunksionimin e shtetit ligjor.Me nje organizim mafioz te kapjes se shtetit.Pra problemi  i Gerdecit eshte kthyer ne  çeshtjen e sistemit Politik.

  Dalin shume fakte, te perzierjes se djalit te  Kryeministrit ne nje afere  e cila solli  vrasjet masive dhe  as nuk thirret per tu pyetur...! Ka nje Vendim te Keshillit te Ministrave, per ngritjen e nje fabrike  ne vendin Gerdec nga ku 26 vete humben jeteen dhe 300 e ca  te tjere u qelluan per te vdekur dhe ...nuk merret  i pandehur kryeministri, ministri e me radhe por hetohen, trajtohen e denohen perfaqesuesit e biznesit...!

Ministri  gjene minister....! 

  Shtruarja per zgjidhjen perfundimtare te ngjarjes Gerdeci nuk eshte thjesht problem ligjor, por  problem politik, alternative qeverrisese.Eshte  rasti nga ku  Shqiperia, shteti i saj do te  ndahet perfundimisht ose jo prej mafjes.Dhe pasoje e kesaj e vetem e kesaj edhe  vendosja e nje drejtesie te  pamvarur.     

Ky  eshte ne fak tere thelbi i Çeshtjes  Gerdeci. Per  kete dhe vetem per kete Salihu  kerkon te marri  me çdo kusht Prokurin e pergjithshem dhe Presidencen.Do t`ja arrije? Nuk e besoj, por mbetet  per tu pare.

Ja pse, per mua,  gjykimi i tragjedise  "Gerdeci", nuk ka filluar. 

Vetegjyqesi! Ne jemi primitive apo jo? S'ke *yth per vetegjyqesi? Ha car!

Me thjesht se kaq. Vdes. Vdes duke demontu!

ashtu mendoj dhe un ,vetegjyqesi dhe vetem vetegjyqesi,na vran femijt,bashkeshortet,vellezrit motrat,athere hakmarrje,hakmarrje dhe jo ulerima dhe lote neper gjykata,

keteyre politikaneve barbar duhet tu pergjigjemi si barbar

habitem,ku jan opozita,intelektualet,shoqatat e pavarura,avokatet,rinia,si  nuk bzan njeriu perballe kesaj gjeme?!

Fajtore jane te gjithe.ndertohet gjithe ajo xhephane mu prane autostrades, 5 km larg aeroportit nderkombetar, ne mes te gjithe mexhlisit diten per diell.Qeveria qendrore, ajo lokale , gjithe ata punonjes eksperte pune, sigurmi teknik, opozita , vete fshataret te gjithe bejne sehir dhe kujtohen per rrezikshmerine vetem pasi gjylja e madhe plasi.budallalleku ka cmimin te shtrenjte.

...dhe mbahen leksione..shkruhen libra e bèhet historia..pèr tè shpjeguar pse kjo botè prodhoi fashizèm e komunizèm..po ja pra..pèr faj tè kèsaj shkèrdhatocie!!

Ky Vendim eshte per mendimin tim vrasja e dyte dhe e pa shprese per te pakten nje kompesim moral, qe i behet viktimave te gerdecit.

Shume shkruhet e pak sqarohet smiley

delijorgji ka n je hale me lek k aper tu fal shume shpejt, pinari ka per te shpetuar shume vite nga burgu ose ka per tu bo kok turku. mediu ska shonse me hy mren, shkelzeni , sala as qe bohet fjale, me nji fjale futja kot. show i radhes.

po me luan hoxhen cpaten xhanem ????

Ej, e mani menn se si Prokuroria kerkoi imunitetin e Mehdiut per punen e Gerdecit dhe atij ja hoqen (imunitetin).

Pastaj u bone zgjedhjet e reja, ky mori imunitet te ri, dhe Prokuroria nuk vajti mo ne Parlament me e kerku prap imunitetin e ketij! 

Dhe masnej vrasim mendjen pse botohet Mein Kampfi ne Shqipni! 

 

 

Prokuroria e kishte mbyll dosjen duhej gjykata e lartë tê kërkonte heqjen e imunitetit mbasi hetimet kishin mbaruar por ajo vetë eshtyu gjygjin deri nê shpalljen e mandateve .Askush si kërkon llogari pasi prokurori ështê kali i trojës në prrallat me drejtsi .Ajo heton e jep pretenca gjykata jep drejtsi që prokuroria nuki kundërshton kurrë .Loja vazhdon... e ka kush e ka .

Gjykata e Larte si iniciatori i heqjes se mandatit? 

I sigurte per ket' ? 

Nejse ky muhabet kryu! 

Ishalla psojne noi gjo nga Zoti se robi i hongri karin ktyne kriminelve!

Seriozisht! 

Normal si do gjykonte një çështje penale pa i hequr imunitetin pasi s'mund ashtu si dhe prokuroria mund të kërkonte heqjen e i munitetit por për të filluar hetime të reja në bazê të një fakti a indicje të re.Nqs se gjykata s'ka tê drejt ajo mund të detyrojë prokurorinë ta bëjë .Por gjërat janë tê kopsitura dhe rolet të ndara. Besoj se politika (maja ) ka dosje efakte korruptive për shumicën e gjygjtarve e prokurorve .Pse pasuria e tyre ka rênë nga qielli po duke shkel ligjin .

Teatêr %Mroklle teatêr me aktorê skarco pa pikën e talentit dhe emocionit (frikës )

Dini na i gjo se nga bohet ai ish shefi i te fortve luan hoxha?

Me nje fjale ai e paska ndjere rrezikun dhe fap u hiku ketyre

Nejse burim informacioni paska pasur ...nuk ke ci thua

dhe ai ësht kukëll e teatrit. 

26 te vdekur ,10-ra te plagosur ,10-ra shtepi te demtuara,miliona leke deme  =  18 vjet burg

Cfare duhet dhe  me, per te marr denimin kapital?smiley

26 jete bashkeqytetaresh tane te pafajshem qe humben ne Gerdec. Sot mbas kater vitesh asnjeri nga pergjegjesit nuk denohet per vrasje. A mos valle ky krim do mbulohet nga pluhuri i harreses shoqerore? Kush do t'ja thaje syte atyre nenave per bijte e tyre, kur as vete drejtesia nuk vihet ne vend? Kush do ta ngushelloje Kryeministrin tone per humbjen tragjike te baxhanakut te tij ne nje "shperthim aksidental"...?!

Drejtesia Shqiptare kishte shansit ne kete rast te jipte ketij populli te rraskapitur nje fije shprese. Nuk e beri. Harram i pacit gjithe ato privilegje.

Me keqardhje te thelle konstatoj e cdo dite e me shume bindem qe ai vend eshte shume e veshtire te behet...

Blend, kush psheretiu?

ca ke mumja.. ne kor..

Ato do kene qene te renda. 

Une e kisha per "psheretimat e lehta te clirimit" te Blendit smiley

epo pervec atyre sbesoj te jete cliruar tjeterkush... 

guxim ati te atit te viktimes 7 vjecar.. smiley

S'te lini per zotin te bejme nje pyetje smiley.  

Blendi qe eshte atje e qe u shpreh i pari:

Ka nje pshehretime te lehte çlirimi. Shume pak, por gjithësesi është diçka ne kuptimin e drejtesisë që duhet vënë në vend pas krimesh si Gërdeci.

Tashi, une sinqerisht isha kurioze te di kush psheretiu clirueshem me ate cope vendimi? 

PS: Plus qe s'e ve ne dyshim qe Blendi shprehet me sinqeritet e pa rezerva. 

aha, e kishe miqsore dhe te sinqerte ti... per mu ne lidhje me ket, vec Delijorgji e co eshte cliru...

Jo dhe aq miqesore jo.  Thashe "cope vendimi".  

Po tani edhe nje justifikim per "psheretima clirimi" mund te gjendet. Se cfare do thoshim psh sikur gjykata te thoshte "Shperthimi eshte shkaktuar nga nje pakujdesi e punonjesve ne moszbatimin e sigurimit teknik. Personat e akuzuar nuk jane kompetente per ceshtje te kontrollit teknik prandaj shpallen ta pafajshem".

Si tha ai i AIPA-s: Fajtor ishte nje inxhinier shqiptar qe eshte pushuar nga puna.

Ai tjetri eshte i filmuar duke qelluar mbi njerez dhe akoma eshte ne proces hetimi, ai tjetri qe foli ca si teper vdiq ne nje aksident automobilistik ne nje rruge fushore ku po qarkullonte vetem fuoristrada e tij. Ai tjetri doli me figure e ze duke ndare tendera e perqindje dhe vendimi ishte "prova nuk vertetohet qe ekziston".

Prandaj edhe nje psheretime lehtesimi eshte e kuptueshme, ...mjerisht.

Po, po ca gjera i themi per inerci pavaresisht ceshtjeve konkrete, plus qe shpata na pret shume vetvetiu, nuk para tolerojme, fjale jo e jo po as psheretima, kur jane jashte vijes se par...imeve.

Dakort.  Dhe po hamendesoj qe edhe Blendi pak a shume brenda ketyre kornizave do pergjigjej.

Por une po perseris dicka qe thashe me siper:

U shqyen pazaresh, dhe popullit i hedhin therrime.  E qe per marre t'vet nginjet.

Drejtesia s'eshte e verber, eshte synxjerre e syperdale.

Per marre t'vet e them se mire na e bejne, se duhet te kishim uleritur me kohe.  Po jo.  E hec tashi te psheretijme.  

Monda pershendetje,
Se pari, komenti ndiqte nje prurje tjeter. Materiali i botuar nuk ishte ky i nenes Zamira Durda por nje zbardhje e thjeshte e denimit. Kaq burg ky, aq burg ai tjetri... Ndaj ka nje mosperputhje aty.

E dyta eshte ajo qe Kaviri qe ka shkruajtur aty me lart e ka thene tamam. Isha bere gati per me keq, ndonje vendim vari leshte, skadim afatesh... I ke parasysh sa ceshtje kane mbyll keta legena. Prandaj thash, te pakten fajtore, por as kete punen e akuzes se vrasjes qe ishtr shmangur nuk e kapa, se helbete ishte reagim, aty per aty. Te pakten u shperndane ca denime. Personalisht nuk kam asnje grimce besimi tek gjykatat shqiptare. Me vjen keq ta them, por mendoj se jane nje grup i korruptuar, i shitur, burracake dhe frikacake qe jane perkulur me prapanicen lart ndaj politikes dhe mafias.

Mua nuk me habit me asgje. Te mos i marrim ceshtjet me rradhe se nuk ia vlen. Bsoj mjafton te them qe pshehretima ime nuk eshte baraz me kenaqesi. Por keta muter nuk vlejne aq sa te mbash frymen ti, e te mos pshehretish.

Sic i thashe Kavirit e kisha parasysh qe pergjigja do ishte pak a shume njesoj.  Megjithate me duket me shume si psheretime doreheqjeje, e jo clirimi.  Me sakte kjo po kerkoja kete:

Besoj mjafton te them qe pshehretima ime nuk eshte baraz me kenaqesi.

Po jo mi zemer veten se boll me,por Gjyqtarin me ca ti mbaje pragu shpise.

Per ata qe jane larguar ka ndonje prononcim nga shteti, apo jane duke u ndjekur kemba-kembes ne drejtim te paditur?

 

E ndodhur në këtë situatë të rënduar psikike, ajo u var në duart e bashkëshortit.

Mungon "dhe psheretiu thelle" or ti gazetar. Shkruan letersi fundjavave, ke publikuar gje?

A e dini se:ne zgjedhjet e 2009 katunaret e gerdecit votuan per PD megjithese gjaku i atyre qe u hodhen ne ere s'ishte thare hala?

Po ata qe u vrane nga ishin apo nga Karaqeva? smiley

Kjo eshte thene e sterthene tashme, ne Gerdec, ashtu si ne gjithe aksin Tirane-Durres, ka shume te ardhur nga nahija e Saliut, e atyre, jo babe e nene t'u vrasesh, po edhe vete ata, jane si Kadri Hazbiu, thone: "Hallall , Partia ime po me vret" 

Ika Alba ...Po pse per ke mendon ti se votohet pervec PD-se ? smiley

Ate e dha edhe televizori qe shoqja Liri dhe shoku Sali ishin shume te shqetesuar per fatmir Mediun .Biles ata e keshilluan te jepte doreheqjen qe te mos tronditej me shume !Pse ti si prind si do beje ? Do ndigjoje djalin apo ata cope fshatare qe " votojne " per te ardhmen e demiontimeve ku dhe vend pune sigurojne dhe ndonje para e fitojne po edhe ndonje zjarr falas ua ndezin !

Ke bere nje sqarim ...smiley Naten !

I hate to say po dulla ishte esnaf per denime.Mbaj mend njehere  nje kusheriri yne oficer shpetoi paq vetem me cmobilizim nga ushtria sepse ishte ''familje lufte" kur ne nje nga pikat e hapjes qe ai kishte nen hyqem doli nga inventari nje pistolete eksiq .Kapteri qe kishte pergjegjesi direkte hengri 10 vjet(i thane se partia po tregohej zemergjere meqe dhe ai vinte nga familje e nderuar) te tjeret ne zinxhirin e komandes ne varesi te pergjegjesise denime te ndryshme po u be gjithe ajo zallamahi me transferime denime ulje ne pergjejgesi etj gjithe kjo vetem per nje pistolete.

krimi me i madh i kesaj klase politike eshte legjitimimi i institucionit te padrejtsis! 

Shefkija qeka si prokurore kineze. Fatmira eshte megjithmend e frikshme, Mesila duket si pule para ksaj. Brrrrr

ah moj gjyqtarja me minifun e kepuc te kuqe...

Admina ju lutem mos i nderroni artikujt duke i lene komentet e vjetra se s'kane kuptim. Per me teper nese dikush do te lexoje artikujt e meparshem s'i gjen dot. 

+1

Mendoj eshte OK te shtohet mbi nje prurje, por jo te zevendesohet. Sepse komentet mund te dalin off side. 

blend, 

futu anonim, e nxirr c'te mba shpirti mbi ket teme... smiley 

meqe te gjithe dalim jashte teme kur behet keshtu, pse nuk na i fshijne komentet ato fshesaxheshat e ajkes se peshqut? cfare cilesie i shtohet "debatit" publik te """""inteligjences""""" se """""parise""""" asaj shoqerie?

u tregova pak i kursyer me thonjezat.

@ridvan hado

te vdesi vllai ne gerdec dhe ti te besh nje gjygj aq te dobet...!!!!

o zoooot hapu dhe dhe me perpi.....

nuk jane gjak shqiptar keta jo e as gjak turk por pak me larg ..sepse dicka te tille nuk do ta gelltiste kurre nje shqitar i mirefillte ....

nga e kane origjinen keta si familje  sepse nga emri me duken o kavajs o llacifac ???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).