Ka ca kohë që Edi Rama ka zgjedhur “Twitter”-in si foltore publike. Është i vetmi ndër politikanët e rëndësishëm të vendit që e ka bërë këtë.

Sali Berisha nuk ka një llogari “Twitter”; e në përgjithësi, ai nuk duket të jetë një internaut i zellshëm; nuk ka llogari as në “Facebook”, nuk ka bërë publike ndonjë adresë elektronike, ku mund t’i postohen letra; ai është përpjekur të shitet si dashnor i madh i IT-së; ka folur për Steve Jobs-in, është parë me iPad-a në duar përpara kamerave, e ka ngjyrosur retorikën herë pas here edhe me përcaktorin ‘dixhital’, flet për internetin në çdo klasë e në shtëpi, e të gjitha këto tregojnë se e njeh rëndësinë e teknologjisë së lartë, e megjithatë, e vetmja gjë high tech, me të cilën ka rënë në dashuri, është telefoni celular. Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë shenjë se është i dhënë pas internetit. Lulzim Basha përdori gjatë fushatës avantazhet që të japin rrjetet sociale e në përgjithësi interneti, por më pas nuk i janë gjendur gjurmë në botën online.

Rama nuk duket se bën dallim nga këta për sa i takon pasionit për këtë botë. Dhe ai nuk duket i pasionuar pas internetit (celularin e ka shndërruar në një gjymtyrë shtesë; e në këtë mes janë të gjithë njësoj, në fakt), por nuk ia ka lejuar vetes luksin të bëjë pa të. Pse vallë? Një nga arsyet duhet të jetë se “Twitter”-i, e shpikje të tjera të ngjashme, kanë magjinë e tyre, të bëjnë të dukesh trendy, të krijojnë mundësi komunikimi, e të rrisin mbështetje; por kjo është për të gjithë. Një arsye tjetër mund të ketë të bëjë me faktin që ai di të shkruajë; dhe në këtë pikë ua hedh të gjithë rivalëve e kolegëve; madje, këtu duhet kërkuar dhe një arsye pse të tjerët (Berisha, Meta, Basha) nuk përdorin “Twitter”-in e “Facebook”-un: duhet të kenë probleme të mëdha me gjuhën e shkruar shqipe, e rrjedhimisht me hedhjen në letër të ideve. Një arsye e tretë duhet të ketë të bëjë me faktin që Rama nuk qullos gjë kur ndodhet në studio televizive; në TV pra ai është i ngadaltë, i tjerr gjatë arsyetimet, hapërdahet, e nuk ka fuqinë të mbajë të tjerët të fiksuar pas ekranit. Lulzim Basha ia hedh në këtë drejtim. Edhe Ben Blushi është ku e ku më i zoti se Rama në pikëpamje televizive. Sali Berisha e shpon ekranin, e të vjen të ulet në divanin e shtëpisë, por pikërisht kjo forcë është dhe pika e tij e dobët; kush e adhuron, e adhuron edhe për këtë; kush s’e sheh dot me sy, s’e sheh dhe për këtë. Ndërsa Meta është një histori më vete; nuk hyn fare te komunikatorët.

Por kthehemi te “Twitter”-i. Ia vlen vërtet si mënyrë komunikimi? Rama ka mbi 22 mijë followers-a, dhe kuptohet, nuk janë pak në rrethanat shqiptare. Mirëpo nuk dimë se sa prej tyre janë aktivë me ndonjë tweet, sa prej tyre kanë të dhëna biografike në profilin e tyre, e sa prej tyre kanë followers-a të tyret, gjë që do na bënte t’i shihnim si followers-a pa hile. Newt Gingrich-in ‘e bënë për një lek’ vitin e shkuar, pasi zbuluan se 76% e ndjekësve të tij në “Twitter” (ishin gati një milion e gjysmë) nuk kishin të shkruar asnjë të dhënë biografike për veten në profil. U dyshua se ishin followers-a të paguar për të qenë të tillë. Askush s’i hyri hetimit (është dhe i pamundur, përveç të tjerash), por dyshimi mbeti.

Rama nuk e përdor “Twitter”-in për po ato qëllime që e përdorin të tjerët. Zakonisht mesazhet twitter mbeten të mbyllura aty, në “Twitter”, dhe kështu çdo gjë që thuhet vlen zakonisht veç për ata që janë followers-a. Lady Gaga, fjala vjen, shkruan çdo ditë mesazhe në “Twitter”, e duke përjashtuar ndonjë rast, këto mesazhe mbeten pa asnjë jehonë në publik (nuk po quaj publik 20 milionë followers-at e saj). Po kështu dhe mesazhet e të tjerëve, përfshirë politikanët.

Ndërsa Rama, duke e ditur mirë se sa përtace dhe e ngeshme është mass-media shqiptare, shkruan në “Twitter” për të komunikuar, jo me 22 mijë e kusur followers-at e tij, por me qindra mijëra të tjerë që bën vaki t’mos e dinë se ç’është “Twitter”-i. Janë lexuesit e gazetave dhe shikuesit e televizionit pra, që informohen prej gazetarëve mbi çdo gjë që thotë Rama në “Twitter”. Numërohen ndoshta pesë a gjashtë tweets-a (nga katër qind që ka shkruar) që mund të jenë injoruar nga redaksitë. Tweets-at e tjerë janë marrë shpejt e shpejt prej gazetarëve, dhe mbi to janë ngritur lajme, e janë krijuar polemika. Është bërë e udhës kjo punë tanimë. Madje, nuk po thonë më se bëhet fjalë për mesazhe “Twitter”; përkundrazi, thjesht informojnë se “kryetari i Partisë Socialiste është shprehur, se...”.

Duhet thënë se, për sa kohë që do të ndjellë interes gazetaresk, nuk është ide e keqe. T’ia dalësh të jesh në lajmet televizive për çdo ditë me tri-katër mesazhe, në një kohë që asnjë kamerë s’të ka filmuar, nuk është pak në terma të marketingut politik; dhe gjithçka bëhet pa konsum të zërit e të fytyrës (Berisha shqyhet mes kamerash vetëm e vetëm se do të jetë i pranishëm non stop). E prandaj, loja po funksionon. Mirëpo është një lojë që ecën vetëm në Shqipëri. Përsëris, në asnjë vend tjetër nuk mund të ndodhë që një mesazh twitter i dikujt të trajtohet ditë për ditë si lajm me rëndësi nacionale. Herë pas here mund të ndodhë, por ditë për ditë jo. Por për këtë s’duhet të bëjmë Ramën me faj.

32 Komente

Followers-at???

 

Me zbavites ne Twitter jane @BerishaSali dhe @JoziTopalli. 

Haha, artikull i mire shume, me kishte marre malli per publicistike te shpejte ne shqip.

e vetmja merite qe kane tweeterat e rames, eshte qe i shkeput pak shqiptaret nga tv dhe i ben te lexojne nja dy germa, ashtu sic jane hedhur pa u ndikuar nga pamja dhe grimasat e autorit.

Ky permben lajm? 

 

"Ky" - ?
"permben" - ?
"lajm" - ku?

Perdorimi i Twitter nga Rama dhe statistikat demografike qe e shoqerojne ne lidhje me efikasitetit dhe utilitetin e perdorimit te tij..

Teknikisht eshte ne seksionin "Opinion". Jo ne seksionin "Shtypi", "Njoftime" apo "sihariqe" (sikur te ekzistonte ky i fundit.) Vleresimi, anatomia e opinionit ne fjale mbetet ne dore te lexuesve.

smiley

E vertet kjo, dhe une thashe feedback-un tim ndaj opinionit smiley

Aman o Zot sa modern ,sa ne avanguardia qe eshte Rama.....Gjeni'

Mua me pelqen shume kur njeriu e ul shikimin nga horizonti, ne sendet qe e rrethojne ne kufijte e prekjes. Kurse kur pastaj e ngushton akoma me shume shikimin, (si ne kete rast)  aq sa te arrije te shikoje majen e hundes se tij, atehere eshte c'eshte. Kaq shume gjera te reja per t'u zbuluar...

Kam degjuar qe biles-biles, mbeshtetur mbi kete parim, njeri ka ngritur nje shkence te tere. Dicka qe fillon me F...F....

Ferrari?
Fergesa?
Fatura?
Fergusoni?
Felini?
smiley

Newt Gingrich-in ‘e bënë për një lek’

nc nc nc...

o mrroklle, kupton ti tashti?

njutin kshu, at arapciun qe rri te xhomlliku.

Ne fakt komunikimi ne faqet kryesore, e ben nje politikan shum popullor, dhe Edi Rama si duket e ka kuptuar kete gje, ndonse me vonese, por prap mire ne krahasim me Buall Mavrine qe s'di seç eshte kompjutri. 

Muçi e ka bere balte me (sh)perdorimin qe u bene vend e pavend fjaleve ne anglisht. 

Top Channel

Lazeri që të bën memec brenda sekondit
02/03/2012 16:50

Një pajisje e re mund t’i japë një zgjidhje njerëzimit përballë llafazanëve, pasi shkencëtarët japonezë kanë arritur të shpikin një lazer të veçantë, i cili është në gjendje të bëjë të heshtë një person, duke e goditur me valë në tru.

I drejtuar tek një njeri, lazeri është i saktë deri në 30 metra distancë. Ai nuk dëmton asnjë funksion të trurit, por i bën njerëzit të paaftë që të shqiptojnë tinguj.

”Arma” në fjalë punon duke kthyer mbrapsht valët zanore, në më pak se dy të dhjetat e sekondit. Në kaq kohë, një person mund të shqiptojë vetëm ndonjë murmurimë, përpara se të heshtë plotësisht.

Tektika u sofistikua pas disa studimeve që tregojnë se njeriu ka nevojë të dëgjojë atë që thotë për të mos humbur rrjedhën logjike të një bisede.

Lazeri, i cili jep efekt përsa kohë është i ndezur dhe i drejtuar nga dikush, nuk shkakton dhembje, por duke i kthyer personat në memecë përkohësisht, mund të shkaktojë një ndienjë të pakëndshme psikologjike, sidomos kur viktima nuk është lajmëruar.

Sipas drejtuesit të studimit, pajisje të tilla mund të bëhen të zakonshme në të ardhmen në biblioteka dhe ambiente të tjera ku rregullisht flitet, pavarësisht kufizimeve të vendosura për këtë.

E paska perdorur njehere 'ndjekësve' t'pakten!

E te mendosh qe, ne nje nga cic'rimat e tij, ky kritikonte Ramen pse s'perdorte ë-të apo ç-të ne Twitter...

Nese nje dite do te behej nje diktim publik ne tv per politikanet shqiptare, korigjimi i tyre do te perbente komedine me serioze te ketyre 20 viteve te fundit ! smiley

Rama ka mbi 22 mijë followers-a, dhe kuptohet, nuk janë pak në rrethanat shqiptare. Mirëpo nuk dimë se sa prej tyre janë aktivë me ndonjë tweet, sa prej tyre kanë të dhëna biografike në profilin e tyre, e sa prej tyre kanë followers-a të tyret, gjë që do na bënte t’i shihnim si followers-a pa hile.

Opinion interesant, por jo analize e mire e Twitter-it dhe menyres si funksionon. 

Efikasiteti i nje llogarie ne Twitter nuk matet me "followers," por me efikasitetin e rrjetit qe krijon.  Pavaresisht se Rama ka vetem 22 mije ndjekes (po themi per "followers" ), sipas Klout.com qe eshte nje kompani qe merret me matjen e efikasitetit ne Twitter, ai nga 0 ne 100, ka rezultatin 60 ne Klout.  Newt Gingrich (me miljona ndjekes), e ka 78.  Mesatarja per Twitterin eshte 20.  Pra mund te argumentosh qe Rama eshte me efektiv ne Twitter sesa Newt G., duke marr parasysh diferencen ne nr. e ndjekesve

...pastaj per kete ketu poshte, ke ekzagjeruar!  Mediat Sociale perdoren si publikim/fakt.  Cfardo shkruhet nga kushdo vezhgohet me lupe.   Nje pjese e mire e politikaneve, aktoreve apo figurave te famshme kane ekipe specifike qe merren vetem me Twitter apo Facebook-un e tyre.  Dhe kjo sepse sikur dicka te thone "gabim" u rrenon karrieren.

Përsëris, në asnjë vend tjetër nuk mund të ndodhë që një mesazh twitter i dikujt të trajtohet ditë për ditë si lajm me rëndësi nacionale. Herë pas here mund të ndodhë, por ditë për ditë jo. Por për këtë s’duhet të bëjmë Ramën me faj.

Si matet "klout"?  Ose me konkretisht si "perkthehet" numri 60 ne realitetin shqiptar, duke pasur parasysh poziten e Rames?  

Krahasimi me Newt; twitter, klout apo cfaredo me duket pa vend.  Edhe pse eshte permendur ne artikull, qe per mendimin tim vete artikulli eshte rremuje dhe i ceket.

Ne pamundesi te sondazheve per aq sa reflektojne opinionin publik, a eshte me efikasitet opozite-berja me twitter, edhe duke marre parasysh jehonen ne media? 

Pa perjashtuar mangesi te tjera te opozites, dixhitalizmi i saj duke marre si epitome te ketij dixhitalizmi liderin e opozites, eshte per mendimin tim, nje minus.  Realiteti politik, social dhe ekonomik i vendit, nuk e lejon kete luks.  Perkundrazi.  

Twitter ne kete krahasim eshte perdorur si emerues i perbashket, keshtu qe nuk me duket pa vend si menyre krahasimi midis Rames dhe Newt-it.

Perse i perket efikasitetit te Rames nepermjet Twitter, artikulli kete po thote qe pavaresisht se Rama nuk eshte ne TV, ka zaptuar shtypin me twittet e tij.  Pra, nese e kam kuptuar une tamam, strategjia e tij e komunikimit po funksionon mire. 

Rama nuk po ben opozite me twitter, ai po mundohet te fitoj "air time," dhe sipas artikullit, ia ka arritur qellimit.

Ajo qe nuk kuptoj une nga shkrimi, eshte se pse i duket autorit kjo si shenje e keqe per mediat shqiptare.  Une do ta quaja evolim.

Rama dhe Berisha bejne perpjekje per te krijuar nje imazhe qe nuk ju perket. Megjithe perpjekjet e tyre per tu shfaqur si te "dashuruar" dhe te "afte" me teknologjine e kohes, ato jane kopjues te keqijne te liderve boterore. Aftesite e tyre, sic ndodh ne pergjithesi, lene shume per te deshiruar. 

Keto jane perpjekje politike per te terhequr te rijnte. Ne shqiperi Twitter ka  shume pak perdorures. Perdorimi i tij nuk ben shume ndryshim, pervec se krijon nje imazh, sic ben perpjkejen ky artikull, qe nuk i perket persones se vertete te asnjenit. 

Ato jane po te njejtet lider, karaktere dhe personalitete qe ishin 15 vite me perpara. Maskimi nuk i ben nder askujt, as nuk sjell ndryshim dhe reforma. 

 

Nuk e dija qe twitter i Rames "trajtohej dite per dite si nje lajm me rendesi nacionale."

Domethene, ne Shqiperi gazetaret ndalojne lajmet per te thene qe sapo kane ardhur disa te dhena re reja... dhe pastaj i lexojne popullit shkrimin e Rames. Po kamera a tregon account-in e Rames me shkrimin e ri? Si e dine ata jashte 22 mijeve qe nuk eshte genjeshter? Apo vjene nje nga 22 mijet ne kafe, dhe i thote popullit c'fare kishte thene Rama ne twitter?

Dhe nje pyetje tjeter, pse nuk e lidhim direkt peshkun me twitterin e Rames, kur mesazhet atje perbejne nje lajm nacional?

Po blogu qe ka me shume informacion, a ri-publikohet nga gazetat kryesore ose lajmet televizive? A ka ndonje dokumentare te tipit "Rama sonte ne Blog" ku analist dekontruktojne c'do fjali te Rames?

Po sleeper cells pucista ka? Qe kur Rama thote ndonje fjale qe publikut te gjere (apo Akeistet, Topistet ose Salistet) i duket si nje lajm normal, por ata duke perdorur menyra komplekse i deshifrojne dhe kuptojne drejtimet dhe urdherat e kryetarit?

Ju lutem me informoni, se CNN dhe PPU-ja akoma nuk me lidhin direkt me twitterin e Rames...

Ca jane keto budalliqe?!

smiley

Por, nuk ka faj Rama per fetishizmat e komenteve te tij te twitterit ne mediat tona, ato te njejtat gje bejne dhe me statuset dhe komentet e Facebook-ut, se jane media dembele dhe joprofesionale. Vete keto media kane mundesuar "lajmet" e deklaratave 10 here ne dite te liderve politike, qe kur parkojne para podiumeve gazetaret e tyre dhe presin te prodhojne "lajme".

Keshtu qe normal do i japin si lajme komentet e Facebookut dhe twitterat e Rames, te cilat jane kollaj, thjesht copy & paste, dhe s'jane as te gjata.

P.sh. Gazeta Shqip ka nje artikull me titullin "Mustafaj: Berisha të shkarkojë kryetarin e Bashkisë së Lezhës".

Diku nga mesi i artikullit lexon:

Ish-shefi i diplomacisë shqiptare, njëkohësisht ish-drejtues i lartë i Partisë Demokratike, aktualisht vetëm anëtar i Këshillit Kombëtar, i kërkon Kryeministrit Sali Berisha që të shkarkojë kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, si gjest normal për nxjerrjen e përgjegjësisë për skandalin. Përndryshe, sipas ish-ministrit, “Berisha është pas veprimit të kryebashkiakut dhe protokollit”.

Dhe fjalia qe pason menjehere:

Qëndrimin e tij, zoti Mustafaj e ka dhënë në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, në të cilin shkruan...

WTF, nuk i ben dot nje zile Mustafajt qe te prononcohet tamam per artikullin tend, duhet te japesh komentet e Facebookut?

Thoni c'te doni, por eshte arritje e madhe per Edi Ramen te permbledhe ne 140 shkronja mendimin e vet, qe zakonisht ha 5-6 rreshta.

Abababa ça je duke fole more njiri?? Edi hap manifestin e kuq qe ja kane trashegu te paret edhe vendos gishtin diku ne nje faqe edhe fillon e numron 140germa e hapsina nga aty ku ka vendos gishtin, e pastaj i kopjon ne twitter. Arritje i thua kesaj? smiley

 

P.s. ma shume se sa ato qe shkruan, me ban me nerva fakti qe te pergjigjet me direct message te cilit s'munesh me ju pergjegje. Te detyron ose me i shkru ne email ose me e thirre ne telefon. Krietar kodosh! 

Degjoni miqte  e mi...Rama eshte hiç ,po ma hiç-jane kush ka fe' besimi se nji ky njiri ndoj hajr mund ta bajne ne jeten e vet.Tesh pare ka ba sa te dush po sa jane trafikantet qe kane bere ???une flas hajr ...

Ne nje date tetori (ju te brrendshmit mund ta vertetoni)Rama dhe e shoqja udhetuan nga Roma ne Tirane (alitalia).Aereo ishte me vonese e keshtu iu kushtova vrojtimit me nge te liderit tone.I veshur shume keq,me xhinse te shdritshme nga yndyra(te palara)dhe me dyshimin per te mos thene bindje se ndonje dush i mengjezshem mungon ne axhenden e tij.Me nje pale mocassini te hallakatura e te papastruara.Provoi (o Zot sa i adhurova shqiptaret ne ate moment)te lidhte muhabet po nuk ia vari kush......E shoqja ishte e veshur krejt ne te zeza...me nje plake floke ne stato te avancuar thinjash qe as parukieret me te zzonja nuk bejne ndonje gje te madje.Kishte nje pale pantallona si tip mendafshi qe çdo dridhje e celulitit e trasmetonte qarte çdo shikuesi sado i pavemendshem..orrende.nevrastenike,pershkonte sallen e aeroportit ku po prisnim, me duar ne xhepa...trrak -trrak me taka.Mu duke mjaft bibe....Zot me ndje...

Berisha s'i ka kto probleme. smiley

Ka te tjera....smiley

Berisha s'i ka kto probleme

...po kjo qe ben  Berisha si te duket ty;vitin e shkuar po kthehesha ne Toronto me Austria airline kur para se te niseshim u shfaq Berisha ne bord(shkonte ne Brussel) dhe pasi i keputi nje tungjatjeta burra me ze te larte, filloj ti jepte doren te gjithve ne avjon(rreth 120 vete) deri ne vendet e fundit.Me sa u pa ne gjithe avjonin  vetem njeri nga mesi ktheu koken nga dritarje dhe nuk denjoj ta pershendeste.Edhe ky nuk eshte problem i vogel or teef

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).