Të braktisura, zona si Vermoshi jetonë një tjetër realitet, atë të të qënit vetëm formalisht pjesë e terrorit shqiptar, ndërsa jetën e ndërtojnë si pjesë e një shteti tjetër.

Kur emergjenca e dëborës të paktën në letër duket e mbaruar, ka zona që janë ende të bllokuara dhe që gjendet të izoluara në pjesën më të madhe të vitit.

Të braktisura, zona si Vermoshi jetonë një tjetër realitet, atë të të qënit vetëm formalisht pjesë e terrorit shqiptar, ndërsa jetën e ndërtojnë si pjesë e një shteti tjetër.

Rruga për në vermosh kthehet në jë rebus të mundimshëm, me rrugën e bllokuara për disa muaj rradhazi në territorin shqiptar, çka të detyron të marrësh një rrugë mnë të gjatë që të lidh me zonën nëpërmjet Malit të Zi.

Në kufirin malazez, kamerat e Top-Channel nuk lejohen të kalojnë. Arsyeja zyrtare? Munges e një leje nga autoriteti kontrollues i mediave në këtë vend. Pa kamera dhe rrjedhimisht pa mundësi filmimi, ndalemi në Tuz, ku shpëtimtarë bëhen drejtuesit e televizionit të shqiptarëve, TV Boin.

Mbështetja e tyre është e menjëhershme, duke na ofruar një kamera të këtij televizioni, çka lejoi gazetarët e Top-Channel që të vazhdonin aventurën e tyre malazeze, drejt Vermoshit shqiptar.

Udhëtim mes shqiptarisë. Plavë, Guci e Hot mbeten në krahë dhe pas katër orësh, shfaqet përsëri tabela mirësëardhëse në kufirin shqiptar. Në këtë pikë kalimi është i thjeshtë dhe brenda pak minutash e sheh veten në Vermosh.

Dëbora kalon diku dy, tre apo edhe katër metrat. Shtëpitë thuajse janë shkrirë në bardhësi, me ato që dallohen vetëm falë çative të tyre me ngjyra të ndezuara.

“Jemi përpjekur të lidhemi me Malin e Zi, nga ku marrim bukën dhe ushqimet, sepse ne e dimë që ky është një vend i izoluar. Po dhe njerëzit këtu nuk janë të githë të barabartë, kushtet s’janë të mira, të ardhura këtu nuk kemi dhe as ku të punosh. Kam pak tokë, por edhe ajo është pak dhe e pamjaftueshme, pasi këtu duhet të punosh 2-3 muaj për 12”, shprehet Ndue Leka, një banor i Vermoshit, i cili ka disa muaj që është i bllokuar, një fenomen ky që përsëritet në mënyrë të përvitshme.

Megjithatë, nëse në kohën e komunizmit në Vermosh kishte traktorë që hapnin rrugën, sot shpëtimi vjen vetëm nëpërmjet Malit të Zi, prej të cilëve është pastruar edhe ai shtreg që të çon deri në qendër të fshatit.

“Sot për sot kemi gjetur mbështetje tek Mali i Zi që na ka thënë se për çdo rast që kemi mund t’u drejtohemi atyre. Për këtë ia dimë për faliminderit”, shprehet një tjetër banor i zonës, Vasil Mita.

Banorët e Vermoshit e njohin mikpritjen, ndërsa bukën, shumica e tyre e ka siguruar që në muajin tetor ose nëntor, por kjo nuk e harron mungesën e plotë të vëmendjes për këtë fshat, që sot për sot është kthyer në një zgjatim të shtetit fqinj.

“Vermoshi nuk vuan për bukë, pasi çdo dimër bllokohet, por kemi të moshuar e fëmijë që mund të sëmuren. Mund të kemi një hall a një vaki dhe këto i zgjidhim nëpërmjet Malit të Zi. Ne kemi hallin e rrugës dhe jo të ushqimeve si në zona të tjera”, shprehet Flamur Naçaj, edhe ai banor i zonës.

Rrugicave të Vermoshit, dëbora ka mbuluar gjithçka. Diku kullat e braktisura dhe diku ato që gjallërojnë nga jeta brenda tyre. Banorët tregojnë se me përjashtim të helikopterëve sanitarë që kanë ardhur në raste emergjence, ndihmat e tjera të dhëna për zonën kanë qenë qesharake. Vetëm disa kuti me ushqime për disa qindra banorë, që pavarësisht përgatitjes, duhet të përballojnë dimrin më të ashpër në nuk dihet se sa shumë vite.

“Tre Zota ka bota. Njëri është Zoti që ka krijuar gjithçka. Tjetri është kryefamiljari që sot ia kanë hequr pushtetin tërësisht dhe i treti është shteti, zoti i tokës ku ne shkojmë e lutemi. Po të vareshim vetëm prej shtetit, ne do të ishim të bllokuar dhe të mbaruar”, shtoi Zoti Mita.

“Vermoshi e ka zgjidhur problemin me këtë rrugën e Malit të Zi. Shkojmë nga Podgorica nëse kemi ndonjë problem”, thotë Petrit Vuktilaj. “Jemi të detyruar të shkojmë në Malin e Zi për këto urgjencat që mund të kemi”.

Bukuria që i rreh krahët kësaj zone, përballet me realitetin e trishtë të braktisjes së saj. Sikur të mos mjaftonin të tjerat, në Vermosh, edhe linja telefonike i përket vetëm malazezëve. Kolë Lumaj, banor, dëshmon: “Nuk kemi telefona që të punojnë në fshatin tonë, asnjë. Mund të komunikojmë vetëm me anë të Malit të Zi, me celularë. Me njëri-tjetrin, kryesisht komunikojmë nëpërmjet radiomarrësve që kemi”.

Shkijet, siç u thotë dikush sllavëve, janë kthyer në urën e vetme lidhëse me qytetërimin për 500 banorët e Vermoshit, teksa në krahun tjetër, Shkodra duket larg. “Na kanë lënë në duart e Malit të Zi që kur janë hapur kufijtë”, ankohet një tjetër banor, nga tryeza e burrave, zakon i motshëm në këtë krahinë.

Errësira mbulon Vermoshin, ndërsa drita duket vetëm nga njëri krah, ai malazez, nga ku edhe posta jonë kufitare merr energjinë e saj elektrike. Ky është Vermoshi, fshati shqiptar, që jeton falë Malit të Zi.

2 Komente

Tv Shqip? Mu boka qejfi se zor se te flet kush Shqip si ne Tuz dhe Ulqin (keto dy vende si i kam shkele vete)...se me sa di une nga mileti, ne Plave dhe Guci e kane harruar gjuhen Shqipe!

Ne Plave dhe Guci, shqiptaret jane asimiluar dhe po asimilohen, duke perdorur gjithnje e me shume gjuhen sllave. Shyqyr qe ne Mal te Zi ka tv shqiptare, qe flet shqip. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).