Sot Presidenti Topi e ka zbuluar emrin e zgjedhur per Partine e tij, Fryma e Re Demokratike dhe do te jete zyrtarisht ne gare per vota te djathta ne zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjeter, Top Channel* raporton se Ilir Meta ka pohuar (per mua mbetet ambigue) se LSI do te jete ne aleance me PD-ne edhe ne zgjedhjet e ardhshme. Nese ne zgjedhjet e ardhshme shkojme me keto rreshtime qe kemi sot, a do te votoje ndryshe kesaj here nga c'votove ne 2009? 

Top Channel e ka nderruar gjate mbremjes titullin e lajmit, nga "Meta: Me PD edhe pas 2013" ne "Meta: 2013? Nuk kemi vendosur". Video origjinale ndodhet ende online http://www.youtube.com/watch?v=_ldtmJJwp_Q

82 Komente

Ceshte nje gje qe ndryshe shkruhet ndryshe votohet ne shqip? smiley

Pak skic me duket pjetja, po dhe eshte pune kendveshtrimi xhanem. Mbase me e rendesishme do ishte: A do votosh ne 2013 per Berishen ose Ramen (dhe koalicionet e tyre parazgjedhore) apo per nje parti/koalicion tjeter?

Po per kete them se duhet pritur disa muaj sa te shpaloset tamam partia e re dhe sa te pozicionohen tamam lojtaret, me gjase pas zgjedhjes se presidentit te ri.

Jo xhib. Nuk dua ta formuloj ashtu pasi nuk deshiroj te pyes se per ke do te votojne, por vetem nese do te votojne ndryshe nga hera e fundit. 

Prandaj thashe se eshte dhe ceshtje kendveshtrimi. Te gjitha jane pyetje te vlefshme politikisht xhanem. Une e bera ashtu pyetjen se jam ne nje mendje me Endrity me poshte qe per momentin ka me shume rendesi dobesimi i PD dhe PS (cka e shikoj si te vetmen menyre per momentin per te demokratizuar skenen politike), ndaj nese do beja sondazh ne fushe kot per kuriozitet ashtu do e beja.

Mgjths jam i sigurt qe do kete sondazhe plot xhanem. Gani Bobi reprezentin' lol

Idea ime ishte te mos pyesja konkretisht per cilen force do te votojne ne menyre qe pyetja te mos kete "presion".

si te duash ta rrotulloshe, as vitin tjeter nuk te ulet piktori te ajo karrige!

dy pyetje.

te cila karrige??

kush do te ulet??

me fal se nuk arrita te kuptojsmileyapo ndoshta skam kuptuar pyetjen

ske kuptuar pyetjen smiley

Jo!

prap nul un smiley ca me bo kam lind ne kohen e gabume 

Blendi, Dje hengri nje mace nje miush, ne te njeten kohe bleresja porositi nje kile mish ndersa nje beb i vogel po qante ne korrocen e tije te blloku. Si e doni kafen me sheqer apo pasheqer? ..sepse Topi krijoi parti!

Pergjigja: me sheqer sic e pi gjithmone!

Ja te tilla sontazhe qesharake po ben. Pa piken e lidhjes dhe pa piken e nje argumenti apo shpjegimi serioz. Nuk ke si ta kalosh kohen lol?

kev

Ke te drejte .Per shqiptaret pergjigjet jane percaktuar qe ne gen,prandaj jemi ne te njejten gjendje te permjere si perhere.

Fatkeqesisht ,dhe une per te njejtin do votoj perseri,kunder Sales ...... deri sa te jete Sala ne pushtet.

 

Bamiri eshte vetem nje nga te shumtet qe jane larguar nga PD-ja ne menyre konstante nder vite. Veshtire ta kene fajin te gjithe njeheresh, mbase, thjesht mbase (largqofte ptu ptu ptu) e ka fajin naltmadhenia e tij per faktin qe juve gjendeni here pas here ne opozite me figurat kryesore te PD-se.

Por e kuptoj sikletin tuaj; ne mos sot neser Berisha do dale ne pension dhe juve duhet ta ambientoni gjuhen me bythen e dikujt tjeter.

Mos u merzisni, ja merrni pervoje nga koleget militante te verber te PS-se qe kane lepire dhe peshtyre shume suma deri tani (Enveri, Ramizi, Nano, Majko, Meta, Rama) dhe do ambientoheni dhe juve.

Nuk them kot qe drejtori Derstiles alias Xhibi , mbetet B.THLEPIRSI me i MADH i te gjithe koheve per sa kohe Saliu ta lere sumen pa lare , dhe fansve te tij ju duket si koricke buke e lyer me  mjalt ! Kush voton per Koalicionin e Berishes , megjithse ai nuk do jete me K/Minister , ka votuar per nje agoni me te Gjate per ish Shqiperine dhe per nje Pengese Absolute ne Ndryshimin radikal te faqes Morale te saj . Se si mund te cfaqet Ndryshe ne Votime kushdo e ka ne dore VET!

Rrofshin pederet e Jozefperckes !

Kur do mesosh te lexosh e te shkruash o lumemadh?

Kush te pengoi ty te lepish ke sume te duash smiley .Biles dhe te te dy paleve si PS edhe PD !Une flas per Xhibin si njohes i mire i sumave!

OjojDriso, 1) cdo gjallese e ka nje rol ne arken e Noes dhe ne kopshtin zoologjik, dhe 2) sipas shumices se besimeve, Zoti gjithmone i ka testuar njerzit me dicka a dike. Ti je testi i Perendise per Peshkun, dhe rolin e luan me se miri. Ata qe arrijne te te meshirojne dhe tolerojne ty e kalojne testin. smiley

C'pate o Xhib !!! Ti sikur nuk debaton me mua ..Te del gjembaci si mbrojtes , bile - biles   e ke edhe me kulture kilikuese smiley . Bie pamje . Bie shembuj .Bie Foto smiley Pastaj une te kam thene qe jam Ateist . Ne rendin e gjerave duke Ju pergjigjur nje hamendesie te dikujt per besimin ne evolucion , kam mendimin se kjo race majmunesh eshte nje LLOJ Degjenerate qe nuk arriu dot te shndrohej ne njeri ! Mershirome !!!!!!

Me qe madheria jote denjoi te permende Nikun famemadh qe une i ka vene vetes per Mison , Mbetet nje dite e shenuar per Mua .Xhibi Ktheu ose Foli smiley

Po i fus i gjume per sot ! Te shohim dite te tjera smiley

e bukur kjo!!

Zhvillimet politike para&pas zgjedhore kane per te qene jo vetem percaktuese por dhe mjaft interesante.

Skenen politike une e shoh ne kete forme :

Nje FRD me figura si Topi, Biberaj, etj kane per te bere qe te rrjedhin vota nga Pd-ja (me shume rezerva per Topin, mua me pelqen si ide..)

Nje Ak, qe do marri vota sa nga e majta sa nga e djathta, besoj se do jete prezente ne parlament.

Lsi-ja do vazhdoje te marre votat qe merr dhe do kete nje rol kyc ne zituaten pas zgjedhore.

Partite tip, Pdiu & PBDNJ....ne te njejtat nivele, ceshtja per to do jete kush do i ngjitet me fort mazhorances se ardhshme.

Nga ana tjeter kemi nje lodhje te pushtetit cka shoqerohet me pakenaqesise jo vetem brenda Pd-se por dhe ne rang te pergjithshem shoqeror.

Ne fund kemi nje Ps e cila duket sikur e do pushtetin, por sikur do qe tja japin. Aksioni politik i opozites deri tani eshte patetik. Duket sikur nuk paraqet nje platforme reale mbi cka deshirojne te bejne, flasin ne terma te pergjithshem, larg problemeve shqetesuese te qytetarit.

Partickat e tjera, do ankohen per manipulim...

E panjohura eshte sa vota/deputete do arrije te siguroje partia e Topit, po dhe sa/nese AKZ-ja, dhe ca prirje to kene keto parti per te bere koalicione.

Ironikisht, ne nje vend ku politika dominohet prej dy dekadash nga PD dhe PS, me gjase dhe ne 2013 fitorja do percaktohet nga partite e vogla.

Idealisht, nuk do ishte partia e Kokemadhit 7%sh qe do vuloste me pasterti si kristali koalicionin fitures, po veshtire te de-faktorizohet ky vici nga partite e tjera te vogla, mgjths s'i dihet.

Ke shume te drejte ne gjithe cka shkruan. Nje shtese te vogel do beja. Koalicionet para zgjedhore, ndoshta, do jene percaktuese jo vetem per "koalicionet shtese" paszgjedhore por dhe percaktuese ne formimin e qeverise se ardhshme.

Problemi ne 2009 ishte perqendrimi i pushtetit ne dy duar, problemi ne 2013 vazhdon te ngelet perqendrimi i pushtetit ne dy duar (megjithese e ka fut dhe Iliri icik gishtin ne gjelle kete here). 

Zgjidhja ngelet zvogelimi i pushtetit te dy te medhenjve, andaj ne 2013 do votoj ne te njejten llogjike si ne 2009, per nje nga partite e vogla. 

Endrit,

cfare problemi ka me kete kod elektoral? Dua te them, gjithmone 2 parti kane dominuar e gjithmone pak a shume kryetaret e partive kane caktuar kush do te jete kandidat per deputet. Plus perpara kishim Skender Gjinushin, Nard Ndoken e ndonje tjeter qe s'po me vjen nder dhe qe vlenin 0. Fakti qe nuk ulen ne parlament eshte arritje.

e gjithmone pak a shume kryetaret e partive kane caktuar kush do te jete kandidat per deputet

Qe do me thene qe eshte ne rregull e perfekte? Demokraci e vertete me duket!

Po varet gjembi, tani edhe kryetaret e partive ne mazhoritar caktonin njerez qe kishin lidhje me territorin e i garantonin njefare impenjimi ne terren. Dmth kishte njefare meritokracie, kush ka me shume mbeshtetje ne territor eshte me i favorizuar. 40 te tjere vinin ne proporcional.

Tani, eshte proporcional rajonal. Sidoqofte ka karakteristika edhe te mazhoritarit dhe kandidatet duhet te jene te lidhur me territorin. Tjeter gje qe Edi Rama vendos Rudina Seserin.

Nuk e kuptoj gjithe kete kritike, qe behet ndaj ketij sistemi elektoral.

Ai qe kerkojne partite e vogla eshte proporcional kombetar, merr nje vote ne Sarande, nje vote ne Puke dhe urdhero nxjerr deputetin e PLJHGIN. Kot fare.

Ne thelb, nuk kane ndonje ndryshim ne mentalitet me dy te medhenjte keta shefat e partive te vogla qe kerkojne kalimin ne proporcional kombetar. Fundja te gjithe jane "lidere historike" te partive respektive. Lufta qe po bejne eshte thjesht ceshtje llogarish; me kombetarin kane ca shanse me shume per te mbledh votat qe u duhen per nje karrige ne parlament.

Fiks.

Matematike perinatvjehrriste, ne rastin me te mire, ne rastin me te keq, ekuacion alipashaist.

Sipas kesaj logjike, meqe te gjithe synojne karrigen, mire jemi dhe vetem me 2 karrige, cna duhen me shume karige ne loje. E njejta logjike te con dhe tek "me mire akoma ishim me nje karrige, kush rri vret mendjen kot tani me ekuacion me shume karrige". Ec te vrapojme tja shperndajme lajmin dhe botes qe ne vertet ishim fanar ndricues dhe ata kot po lodhen me ekuacion shumekarrigesh.

Pluralizmi qendron tek alternativat; per momentin Rama dhe Berisha kane si synim kryesor zhdukjen e cdo alternative (ndaj dhe bene kodin qe deshin ne 2008), por dhe nuk jane ne thelb alternativa ne krahasim me njeri-tjetrin, jane e njejta mender monizem partiak ku ligjin e ben shefi dhe te tjeret i bjene qemanes.

Ndaj dobesimi i kucedrave qe synojne bllokimin e ujit eshte paresor per momentin, sa i perket interesave te vendit. Veshtire te mundet ta rreshtoje ekuacinin tend ndaj ketyre interesave njeriu, sado elastik te jete. smiley

Nuk eshte problemi ne lidhje me Berishen e Ramen fakti se sa te forte jane ne krahasim me partite e tjera por se sa te forte jane brenda partive te tyre.

Cila alternativa mo aman? Ndoka, Gjinushi? I kane 20 mije ne nje qark? Ok, ne rregull, doli deputeti. Nuk e kane? S'ka deputet.

Ore eshte i thjesht diskutimi, pse ankohen partite e vogla. Perpara benin aleance me partite e medha, te cilat i leshonin (falnin) nje "zone". Tani duhet te maten me forcen e tyre dhe prandaj kerkojne proporcional paster (1 vote ne Sarande, 1 vote ne Puke)

Psh me sistemin perpara, jam super i sigurte qe PS do ti kishte falur nje zone G99 dhe ne parlament do te kishe patur Erion Velia. Kurse me sistemin aktual, partia merr deputet aq vota sa ka. G99 mori aq deputet sa aq vota ka. 0.

Nuk krahasohet Gjinushi, sado mafjoz qe eshte, me keta hic-et e tanishem. 

E pse ne krahasim me perpara jane me hic?

Shiko, mund te kesh njeqind te meta si kandidat ne proporcional, po gjithsesi per te hyre ne gare e per te kerkuar voten, duhet te jesh pak karizmatik. Keta te listave te tanishme as karizem nuk kane, madje sa me pak aq me mire, pasi i hapin me pak telashe kryetarit. Ne kete sens i konsideroj hiça. Kuptohet nuk kane te gjithe te njejtin kallep, por te doje kryetari, edhe behen.

Po pse perpara nuk ishte kryetari qe percaktonte kandidatet per deputet?

Edhe tani, proporcional rajonal duhet te kene nje lidhje me territorin e te bejne fushate ne zonen e tyre si perpara kur kishte mazhoritar. Dhe mos harro qe me perpara, plot 40 deputet vinin nga proporcionali pra "direkt nga xhepi" i kryetarit.

Sinqerisht nuk e kuptoj pse e shajne kaq shume sistem.

Natyrisht, e vinte ai vulen, por i duhej te mendohej mire per aftesite e kandidatit per te fituar, perceptimet mbi menyren sesi e shihte zona elektorale ate. Tani deputetet kane lidhje me territorin por mundet dhe qe jo, te kujtoj Seserin qe u kthye ne Shqiperi ca muaj para zgjedhjeve e si zor ta kishte idene e zones se vet, sa per nje rast. 

40-tet e proporcionales jane muhabet me i nderlikuar po gjithsesi nuk jane asgje para 140-teve te tanishem.

E drejte.

te kujtoj Seserin qe u kthye ne Shqiperi ca muaj para zgjedhjeve e si zor ta kishte idene e zones se vet, sa per nje rast.

lol e bera disclaimer me lart

"Tjeter gje qe Edi Rama vendos Rudina Seserin."

Sdq Seseri sot, ne sistemin e meparshem do te bente pjese te ai kontingjenti 40 depute i proporcionalit.

Sinqerisht nuk e kuptoj pse e shajne kaq shume sistem.

..ky sistem  mundeson subjektivizmin ne perzgjedhje kandidatesh nga te dy kryetaret(rasti fundit ishte e kryetarit te Bashk  Kavajes) dhe nga ana tjeter dobeson demokracine duke i hequr mundesime zgjedhesve qe te ndikojne direkte me vote ne zgjedhjen e kandidatit te zones(psh me ane te emrit ne listes i jepet mundesi G.Rucit apo  djalit te xhelilit te shkoje ne kuvend pa ndonje problem)

Ne 90-91 bertisnim "E duam Shqiperine si gjithe Evropa" nuk bertisnim "E duam Shqiperine si Nard Ndoka".

Jo po qe te jemi me brenda, po e krahasojme me kohen e Enverit dhe ja ku dolem qe demokracia qe kemi per momentin eshte demokraci safi 24 karateshe, apo me mire te themi demokraci rrushi 22 gradeshe, se, meqe ra fjala, e di ti si behet rakia mo?smiley

Nuk e kisha pare qe kishte lind tere ky debat. Me mire po bej nje pergjigje timen se sa te hy diku ne mes, per te thene disa gjera qe ne fakt i kam sterthene. 

Kodi ka dy probleme te medha. E para eshte nje mazhoritar i fshehur, qe bllokon fare partite e vogla. Garanton qe parlamenti do jete perhere me dy koalicione me 70 deputete +/- 2 ose 3 deputet. 

I dyti problem i madh jane listat. Kane shkaterruar edhe idene e nje lloj demokracie partiake, ose kontrollin e pushtetit te dy kryetareve. Me pak fjale, sot kryetaret te vendosin nqs do kesh apo jo karriere politike. E po te jesh i rrezikshem per karrigen e tyre te heqin qafe. Mbase per PD nuk ishte problem i madh sepse edhe informalisht Berisha e kishte gjithcka ne dore, megjithese hoqi jo pak te Bamirit ne 2009. Po per PS ishte shkaterrimtare sepse Rama nuk e kishte aq ne dore. Tani e ka, dhe e ka fale ligjit. 

Tani pse duhet te na shqetesojne ne keto probleme? E thjeshte, tere sistemi politik demokratik bazohet mbi idene e kontrollit te pushtetit te politikaneve per te eleminuar perqendrimin e pushtetit ne pak duar. Sa me pak duar e kontrollojne ate, aq me shume fillon e perqendrohet paraja, e me pas vine problemet qe i dime si korrupsion e autoritarizem politik. Ideja e sistemit politik demokratik eshte te kontrollosh pushtetin e politikaneve dhe te lesh shoqerine te krijoje mirqenie duke qene e lire per te investuar dhe te perfituar nga investimet qe ben.

Si behet kontrolli? Fillon me gara brenda partise, pra demokraci partiake. Vazhdon me kode elektorale qe nuk lejojne mazhoranca shume te fuqishme. Ne Shqiperi kjo u eleminua me kushtetuten e 2008 qe ju bashkangjit kodit. Niveli i trete i kontrollit jane institucionet e pavaruara, te shkaterruara edhe keto nga 2008. I fundit zakonisht eshte de-centralizmi ose federalizimi, duke u dhene pushtet te madh qeverive lokale po duke krijuar edhe incentiva per konkurence ndermjet qyteteve apo rajoneve. Kete nuk e kemi patur asnjehere. 

A jane partite e vogla po aq diktatoriale sa te medhajat? Po, as qe diskutohet. Po thelbi eshte qe per te limituar perqendrimin e pushtetit duhet te krijosh sa me shume pole pushteti e ti kundervesh kunder njeri tjetrit. Ky ishte thelbi i madh i kushtetutes amerikane. Fakti qe psh sot Berisha nuk ka SHIK-un, apo nuk ve dot Topallin presidente eshte edhe sepse Meta per te ruajtur veten e vet neser nuk e ka pranuar nje gje te tille. 

Po akoma me e rendesishme eshte qe megjithese sistemi sot ka dy parti, kjo nuk do te thote qe duhet te vazhdoj perhere. Neser mund te lindin parti te tjera. Problemi eshte qe kodi e ben shume te veshtire lindjen, dhe rritjen e partive. Psh, Laburistet ne UK u themeluan ne 1900 dhe erdhen ne pushtet vetem mbas 24 vjetesh. Pra ideja nuk eshte vetem qe ti krijosh hapesira levizjeve te reja te lindin, po edhe te zhvillohen. Me makinacionet e kodit, kushtetutes, dhe mbylljes se dy partive te medha, plus pushtetit mediatik, kjo eshte gati e pamundur sot. Pra pushtet ne dy duar, qe do te thote nje mini-diktature.

....per PS ishte shkaterrimtare sepse Rama nuk e kishte aq ne dore. Tani e ka, dhe e ka fale ligjit.

Pse? Cfare ka ndryshuar nga pikepamja e ligjit qe ti japin me shume pushtet kryetarit te Partise? Nuk e marr vesh.

Sa per partite e vogla. Ti thua i ka marre frymen, i ka bllokuar. Por a mundet te jete, qe me perpara partite e vogla kishin me teper pushtet se sa kishin mbeshtetjen reale, fale faktit qe partite e medha "i dhuronin" deputete. Sistemi aktual, ndoshta, thjesht i ka ridimensionuar ne pozitat reale? Apo jo? Partia Republikane e nxori nje deputet. PDIU e nxori nje deputet. Dmth kush ka mbeshtetje, ka vota, ka deputet.

Sa per korrupsionin, abuzimin, maskaralleqet eshte diskutim i gjate.

Pse, kaq e veshtire eshte per tu kutpuar? Ne liste te fut kryetari, te merr dhe nga rruga po te doje e te ben deputet. Ose te heq edhe po te jesh anetar kryesie, sic ndodhi ne 2009. Me pak fjale kryetari vendos se kush eshte opozita e tij brenda partise, vendos kush do jene ata qe do e kritikojne, ose thene shkurt fare heq kundershtaret e tij nga partia me kete ligj. Dhe e ben ne menyre formale fare!

Ne kodin e meparshem nuk ka qene kaq e thjeshte sepse kishte jo pak deputet qe kishin lidhje me zonat. Ata te dilnin te pavarur dhe te prishnin pune. Ndersa sot psh as nuk behet dot, nqs nuk e dini. E para eshte shume e veshtire te kandidosh si i parur ne nje proporcional. E dyta, dy partite e medha i kane derguar listat me ore te tera mbas afatit pikerisht qe te mos ju linin kohe te tjereve te regjistroheshin.

Dhe e di pse? Sepse ju kishin premtuar mbi 100 vetave qe do ishin ne lista ne pozicionet fituese. Me pak fjale ne PS ne 9 te darkes akoma nuk e dinin njerezit e kryesise ku ishin neper lista.

Dhe ca ndodhi tjeter ne 2009? Te dy kryetaret morren njerez komplet te panjohur i futen ne lista. Keta njerez, qe vete nuk kishin kurre mundesi te benin fushata e te fitonin zgjedhje, tani ua kane karrieren fale kryetareve. Akoma me teper eshte krijuar tani precedenti. Nqs do karriere politike vetem ta kryetari ta jep.

Tani me fal, me thuaj ti pak si mund te lindin levizje brenda partiake per te ndryshuar kryetaret apo idete e nje partie ne momentin qe gjithe presin ku do i fusi kryetari ne lista?????

Aha, po ngaqe the "Tani e ka, dhe e ka fale ligjit."  Kujtova se mos ka ndonje norme ne ligj qe i jep fuqi me te madhe kryetarit, ne krahasim me perpara.

Me fal, por menyra si perzgjidhen kandidatet, eshte çeshtje demokracie dhe meritokracie te brendshme te partive. S'ka lidhje me ligjin. Kryetaret nuk jane budallenj, edhe ato kur perzgjedhin kandidatet mundohen te perzgjedhin kandidat te lidhur me territorin (mazhoritar rajonal eshte edhe ky), nese duan te fitojne. Nje kritike, qe ju be Rames, ishte pikerisht se kishte zgjedhur kandidat te panjohur, te papershtatshem dhe mori me pak se kishte potencial.

Tani, puna e partive te medha kunder partive te vogla. Thua partite e vogla kane humbur perfaqesim dhe pra ato te medha jane fuqizuar. Deri diku e vertete e te them te drejten, me behet qejfi qe nuk shoh ca fytyra ne parlament. A mund te bejme nje analize te thjeshte? Me te vertete jane me te forta partite e medha sot? A te shohim pak ne zgjedhjet e meparshme sa deputet ka patur PS, PD kur ishin ne pushtet? Nuk kam shifra, por jam i sigurte qe mbi 70, pra kishin me dore te lire.  Ndersa me sistemin aktual, PD ka 70 dhe e vetme nuk mund te qeverise. Pra si rezultat, a jane fuqizuar apo jo, partite e medha, nese per te qeverisur i duhen votat e dy partive te tjera (LSI, PDIU)?

 

1) Eshte norme e re! Kete po perpiqem te them! Me kete ligj pushteti per te te bere deputet eshte komplet eskluzivitet i kryetarit ne nje menyre qe nuk e kishte perpara ketij kodi. As vete Berisha nuk e kishte kete pushtet, sepse bllokon dhe kandidtatet e pavarur te pakenaqur sic thashe me siper.

2) Kryetaret nuk jane budallenj, dhe prandaj Rama mbushi listat me anonim te tijet ne 2009 sepse i frikesoj dhe nje humbje te mundshme. Te gjithe optimizojne, dhe qellimi final si per Ramen e Berishen eshte te ngelen kryetar partie. Po te jene aty, llogjika eshte qe heret a vone do ju bjere rradha per qeveri, sic i ra Berishes ne 2005.

Demokracia e brendshme nuk eshte thjesht pune e partive hunter. Eshte niveli i pare i kontrollit mbi pushtetin e politikaneve e prandaj na intereson te gjitheve. Nje parti demokratike nuk mban Berishen ne karrige 22 vjet. Nje parti demokratike, ku deputetet duhet te garojne ne primari-es brenda partise dhe jo ta marrin nga kryetari postin, nuk votojne Ardian Vishen per KLSH sic bene deputet e PS.

3)Sistemi aktual shkurton diferencat. Pra asnjehere nuk ke per te patur mazhoranca te medha, gjithmone diferencat do jene 72-68, 73-67 ose dicka e tille. Por ndryshimet kushtetuse (presidenti dhe mocioni i mosbesimit mbi te gjitha, plus sigurine se me listat jane futur deputet besnik) bejne qe te qeveriset pa problem edhe me kaq pak, sic po shohim sot. Pra e vetmja e keqe qe i ka ardhur dy partive te medha eshte qe kur fitojne nuk fitojne dot 80+ deputet. Po ne praktike kjo nuk shkakton asnje problem sepse me shtetin ne kontroll, ka vend pune per te gjithe militantet. Kshuqe po, kodi + kushtetuta e 2008 shkaterruan komplet sistemin e check-and-balance dhe perqendruan tere pushtetin ne dy duar. Dhe sot na kerkojne te votojme per nje nga keta te dy???? Kurre!

Dicka mbi piken e trete.  Dominimi dypartiak, dhe mazhoranca apo koalicioni qeverises (PD+LSI ne kete rast) me nje epersi te ngushte mbi opoziten nuk ka sjelle qeverisje stabel as deputete besnik.  Pate nje kontestim gati dyvjecar nga ana PS-se te rezultatit, dhe si rrjedhoje mungese rotacioni te elites politike ne PS, i.e. kryetarit.  Pati kapercime deputetesh nga njera ne ane ne tjetren si Idrizi, Tavo, Sterkaj e Prifti dhe perjashtime apo largime nga grupet perkatse si Oketa dhe Islami.  Ne votimin e fundit (edhe per hir te taktiken percarese te PS-se), mazhoranca qeverise kaloi me voten e nje te perjashtuari te PS-se.

E nuk te duket stabel ty e gjitha kjo? Nuk po flas per situate politike pako, po flas per aftesine per te qeverisur.
Te kesh apo jo 71 deputet dhe te kalosh gati te gjitha ligjet qe do, te jesh gati te zgjedhes per president nje nenkryetare fanatike te partise, nuk te duket stabel? PS-ja beri kontestime plot, po ato nuk ndryshuan asgje apo jo? Edhe mocionin e mosbesimit nuk e bejne se e dine qe me rregullat e reja (duhen 71 vota plus emri i kryeministrit te ri) eshte e pamundur te fitojne. Duke pare rrethanat (opozite jashte parlamentit, nje situate jo shume e mire ekonomike, nje zv.kryeminister i regjistruar ne vjedhje), nje pd-ist zor se mund te kerkonte me shume stabilitet se kaq ne qeverisje.

E vetmja gje qe e prishi pak llogarine jane pikerisht keto deputetet kryenec qe thua ti. Po duke qene se u pastrua nje pjese e madhe, plus qe te gjithe e dine tani pushtetin e listes, zor se do kete me nga keta "farat e keqia". Tani vetem Erioner nga njera ane e Paloker nga ana tjeter ke per te pare neper lista se nuk ka ngel njeri tjeter.

Kur them stabel, nenkuptoj stabel me shume nga pikepamja e vendit se sa nga pikepamja e PD-se dhe Berishes.  Bojkot parlamentar, protesta, greve urie, bllokim rrugesh, skandali i korrupsionit te dy figurave kryesore te qeverisje nga partia qeveriberese, proteste e dhunshme ku forcat e rendit te qeverise vrasin kater qytetare, zgjedhje lokale te kontestuara ne nje klime tensioni dhe polarizimi ekstrem dhe te kontestuara si zgjedhje politike, perdhunim i procesit zgjedhor per te shkulur kryetarin e opozites nga posti i kryebashkiakut, perplasje te ashpra ne parlament etj etj.

Llogarine nuk e prishin vetem deputetet kryenece por dhe LSI-ja qeveriformuese e babezitur per pushtet e koncesione, dhe jo plotesishte e besueshme ne besnikerine e saj.

Ok, po mua me intereson te tregoje incentivat e kryetareve jo te nxjerr perkufizimin e fjales stabilitet nga fjalori. A qeverisin dot ata me nje mazhorance te vogel? Po! Kaq mjafton per ata. Pra fakti qe LSI nuk eshte shume besnike eshte pikerisht ajo qe duhet te ndodhi per te miren e shoqerise, jo e kunderta.

LSI eshte e tille, po rasti i saj tregon edhe qe pushteti limitohet kur nuk perqendrohet ne shume duar. Sikur Jozi te mos behet Presidente, shto ketu dhe lijgin e SHIK-ut, ne te pakten per dy gjera LSI do kete luajtur rolin e check-and-balance. Edhe ne perversitetin e saj, prap ideja qe pushteti kontrollohet kur shperndahet vertetohet plotesisht.

Normal qe atyre ju intereson kjo gjendje, ky lloj sistemi zgjedhor, kjo lloj kushtetute, polarizimi ekstrem, perplasjet e perhershme, fushata politike e perhershme se kshu bejne partite e tyre perkatese grusht rreth vetes dhe e shtrengojne me bullona karriken e tyre si kryetare.

p.s.

Si behet kontrolli? Fillon me gara brenda partise, pra demokraci partiake. Vazhdon me kode elektorale qe nuk lejojne mazhoranca shume te fuqishme. Ne Shqiperi kjo u eleminua me kushtetuten e 2008 qe ju bashkangjit kodit. Niveli i trete i kontrollit jane institucionet e pavaruara, te shkaterruara edhe keto nga 2008.

Kurse per mua, istitucionet e pavarura jane Niveli i Pare i kontrollit.

S'po i rendisja nga rendesia, po nga rradha qe kane ne sistemin politik.

Po ne nje vend ku politikanet kane pushtet absolut, vertet mendon se institucionet e pavarura do dalin nga rrethi vicioz e do luajne rolin e tyre?

ndryshe kam votuar gjithmone, por ne nje thes na i kane futur votat me ane te koalicioneve. POr kesaj rradhej do ndryshoj dhe kualicion. 

se mos thoe njerei qe nje mut do jete prape smiley

Do votoj per FRamën per vete.

Oh ka kohe deri ne 2013! Finalja ne Allianz Arena, Europiani futbollit, pushimet e veres, 100 vjetori i Pavaresise, Viti Ri, San Valentino etj etj.

Une po te votoja do te votoja per te djathten por me qe e djathta nuk egziston, do te votoja per PS, nje opsion tjeter do te ishte Aleanca KQ!  

per nje levizje patriotike ,sepse eshte ajo qe i mungon shqiperise si opozite.per momentin vetem akz-ja paraqitet si e tille ,megjithe rezervat e mundshme.

akz-ja levizje patriotike??? smiley

 Veshtire ta kene fajin te gjithe njeheresh..

..po xhibo; pa perjashtim te gjithe kane te njejtin faje, ate te largimit te menjehershem nga PD-ja sapo fillojne  kontraditat me Salen, sepse ata  nuk mund ta imagjinojne dhe pranojne  qe mund te jetohet brenda PD-se edhe si anetare i thjeshte.Ata duan te jene te gjithe gjenerale.Perjashtim bejne te larguarit qe emigruan jashte shqiperise.Gabimi i dyte me i madhe i po ketyre te larguareve eshte  kthimi back si lammash  duke pranuar ndonje  kocke qe i ofrohet nga Sala .Fatekeqesisht duket qe kjo eshte nje semundje karakteristike per gjithe shqiptaret( edhe nga krahu tjeter same shit), prandaj dhe niveli i politikes eshte i ndryshem nga ai  i kerkuari.Sala e di mire ket loje dhe rezultatin e saj.Bamiri fatekeqesisht nuk rezistoj dot,edhe pse e dinte qe sduhej te futej ne ket loje,ishte autori dhe viktima e fundit e kesaj loje.Do thuash ti qe gjithe keta te larguar do bejne shumicen nje dite dhe do arrijne  ta menjanojne Salen.Edhe kete e di Sala por deri atehere  eshte mosha qe do ta detyroje ate te largohet dhe jo  kundershtaret. Ndoshta edhe ti je nje nga ata te larguarit qe ...vetem duhet te presesh,sepse ekeqja e shqiperise nuk eshte Sala ,por opozita aktuale e katandisur ne kete fare feje nga Rama.

...pa perjashtim te gjithe kane te njejtin faje, ate te largimit te menjehershem nga PD-ja sapo fillojne  kontraditat me Salen, sepse ata  nuk mund ta imagjinojne dhe pranojne  qe mund te jetohet brenda PD-se edhe si anetare i thjeshte. Ata duan te jene te gjithe gjenerale.

 Eshte e lehte ta thuash kete nga jashte pa e ditur se si eshte situata brenda partise. Shif ca ndodh me pak fjale. Berisha te heq nga listat si deputet. Qe aty ti humbet nje pjese te madhe te pushtetit. Forumet e partise jane nje grup militantesh extremist sepse kane interesat e tyre per te qene te tille (vende pune, biznes, etj). Po te flasesh aty te trajtojne si qen rruge shpesh. Pra je pa pushtet te mirfillte politik, e nuk ke as mundesi ta ndertosh ate brenda forumeve! Tani me thuaj pak, ca mund te bej nje njeri aty brenda me??? Aq me teper nqs ke nje karriere jashte politikes, ja vlen te flliqesh veten per te ndejtur ne kshu lloj ambjentesh? 

Pastaj, kjo puna e egos me cudit. Karriera eshte rregullatori i jetes partiake, po edhe jetes politike ne pergjithesi!!! Une mendoj se jam me i mire se X. Konkurroj, po fitova une ngrihem ai bie. Keshtu ndrrohen elitat, keshtu krijohen institucionet e duhura brenda partise. Ti kujton se nuk kane ego ata qe nuk flasin? Jo kane dhe ata, po egon e tyre e tregojne me servilizem ndaj kryetarit. Pra ate qellim qe i kane vene vetes (minister, deputet, vend pune per fisin) e perfitojne duke ulur koken para tij. Prandaj konkurenca jo qe nuk eshte problem, po ne sistemin e duhur eshte pikerisht menyra se si kontrollon pushtetin e politikaneve qe te mos kesh keto fenomene qe kemi ne sot. 

Keta ose s'e kane idene ose e fshehin faktin qe eshte Berisha qe te perjashton nga Partia, madje edhe nga mbledhjet (me ndihmen e ushtareve te tij shtatlarte).

pse fshihen komentet ketu ?

Mos ke fol gje keq per krietarin mo?

po qafsha plaken nuk shava njeri! te te them te drejten nje batute bera smiley car behet me as te respublike kur replikon me nanon nuk ta fshin! ketu qekan si ato nazexhiet ne facebook!

qe kur kam mbushur moshen skam votuar asnjehere.sdi as se si eshte nje flete votimi.por sinqerisht nuk di per ke te votoj.skam nerva as per programe e as per dallime.thjesht uroj qe kush ka votuar ta bej me mire kesaj here

kush i zgjedh ata ne fleten e votimit>vete ata,a ndryshon ndonje gje votimi>jo,a ja vlen te votosh>jo

Hunter, ideja ime nuk ishte dhe aq ne detajet e sistemit/kodit zgjedhor sesa ne ate qe, si eshte katandisur politika sot, demokratizimi i saj mund te vije vetem nga dobesimi i lojtareve dominues, PD-PS.

Polarizimi i skajshem i tyre (PD-PS), berja e kodit per interesat e tyre, po dhe kokefortesia hitleriane e Rames prodhoi rezultatet qe kemi sot, qe ironikisht Berishes ja dha fitoren ish kryeministri i PS-se Meta.

Por meqe po flet per kodin zgjedhor, shiko ca kalkulime qe bera nga rezultatet perfundimtare te 2009-tes dhe do vesh re dy gjera qe dalin qarte nga shifrat:

1) Ky sistem i denon padrejtesisht partite e vogla si perqindje votash per deputet, disa prej tyre i qit nga loja sic vihet re

2) Berisha ja futi sa krahu Rames me kete sistem + koalicionet parazgjedhore (te cilat deri diku u percaktuan nga sistemi besoj), pasi Rama si parti kishte me shume vota se PD-ja dhe perfundoi me 4 deputete me pak si koalicion, po dhe me me shume vota te harxhuara per deputet, si parti dhe si koalicion.

Koalicioni i PD-se (Aleanca e ndryshimit):

712,745 vota, 46.92 % te votave - 70 deputete

0.67% te votave per 1 deputet - 10,182 vota/deputet

Koalicioni i PS-se (Bashkimi per ndryshim):

688,748 vota, 45.34 te votave - 66 deputete

0.69% te votave per 1 deputet - 10,436 vota/deputet

Koalicioni i LSI-se (Aleanca socialiste per integrim):

84,407 vota, 5.56% te votave - 4 deputete

1.39% te votave per 1 deputet - 21,102 vota/deputet

Koalicioni i demokristianeve (Poli i lirise):

27,655 vota, 1.82% te votave - 0 deputete

Partite me vete:

PD:  610,463 vota, 40.18%, 68 deputete

0.59% te votave per 1 deputet,  8,977 vota/deputet

PS:  620,586 vota, 40,85%, 65 deputete

0.63% te votave per 1 deputet,  9,548 vota/deputet

LSI:  73,678 vota,  4,85%,  4 deputete

1.21% te votave per 1 deputet, 18,420 vota/deputet

 

Tani pertoj ti futem llogarive se sa vota dhe perqindje per deputet do ti binin nese ishte sistemi i meparshem, po padrejtesia vihet re ashqiare ku LSI-ja p.sh. duhet te harxhoje mbi dyfishin e votave per te siguruar nje deputet, ne krahasim me PD dhe PS.

Nje tren ka 12 vagona. Ne cdo vagon eshte nga nje polic. Cdo polic ka nga dy femije.

Sa vjec eshte makinisti?

Kokmadhi po i ben presion per leverage Berishes duke i thene publikisht se opsionet jane te hapur, te shofim dhe te bejme.

Ja dhe Haxhinasto si i pergjigjet pyetjes nese LSI do beje koalicion me naltmadhenine e tij dhe pas 2013-tes:

Ky koalicion është konceptuar dhe ka funksionuar me një mirëkuptim të plotë dhe me një marrëveshje shumë solide për sa i takon legjislaturës, pra 2009-2013. Për sa i takon çfarë do të bëhet në zgjedhjet e 2013-ës dhe çfarë do të bëhet pas, këto janë gjëra që janë objekt vendimmarrjeje në LSI. Në kohën e duhur ne do të realizojmë dhe vendimmarrjet përkatëse për këtë.

Kurse mediat partiake kuptohet mundohen te trumetojne kete largim te mundshem te Metes nga koalicioni parazgjedhor, ose ne rastin FahriBallist per ta shuar dyshimin thjesht duke qitur titullin nga bytha: Ilir Meta: Në koalicion me Berishën edhe pas zgjedhjeve të 2013-ës

Por, peshkparashikimet ne lidhje se me cilen skuader do luaje Meta do ta c'misterojne kete ceshtje ne ditet ne vijim...

Mendoj qe Shqiperia duhet te votoje Vuqidolin perseri. Dhe ne mos e votofte ai duhet te vazhdoje te vjedhe, mashtroje, e vrase qe te qendroje ne pushtet.

Shqiperia e meriton diktaturen, se nuk eshte akoma gati per demokraci (de fakto, ose de jure)

Demokracia dhe kultura fillojne tek individi, dhe jo tek alternativat politike. Persa shqiptari vazhdon te mbetet nje mesjetar, dallaverexhi, ai do te vazhdoje te qeveriset nga satrapi i rradhes.

Nuk ja vlen te ndryshosh klasen politike, por karakterin e shqiptarit...

Per mua ne se Shqiptaret do heqin dore nga kjo forme DOMINUESE e Politikes ne Dy Parti kryesore me rreth e rrotull, rrutullamka qe quhen particka , ai vend do zhytet ne Nje KORRUPSION edhe me Te thelle me Pasoja Tragjike . Cdo Popull ka Traditat e tij .Veriu pas Bajraktareve , E Mesmja dhe Jugu pas kapedaneve ! E verteta eshte qe Perfaqesuesit e Bajraktareve jane per njemije e shume aarsye te pazotet per te Formuar Shtet e per te Mbajtur Shtet per te Gjithe ! Pronen e trajtojne si te Bajraktarit ose te Mbretit !dhe Njekohesisht jane dhe Intrigante e Hipokrite  , te Pasinqerte ne mardhenie !\Deri ne ditet e Sotme Cfaqja e mostrave si Berisha e Jozefina jane argument i palekundur nga asnje FAKT .

Kapedanet e Jugut jane me Liberal por jane me te Vendosur per vendimet gje qe i shpie ne nje fare moslepirje servile ndaj Integruesve si Mafia Nderkombetare e BE. Duan te jene VETE Ata zoter por mendojne e shperndajne me mire Pasurine ne Interes te te Gjitheve. Historikisht Populli Yne e ka arritur NDRYSHIMIN ne saje te Udheheqjeve te MAJTA prej kohes se Formimit si Shtet ne 1912 !

Kapedanet e Jugut jane me Liberal por jane me te Vendosur per vendimet gje qe i shpie ne nje fare moslepirje servile ndaj Integruesve si Mafia Nderkombetare e BE. Duan te jene VETE Ata zoter por mendojne e shperndajne me mire Pasurine ne Interes te te Gjitheve. Historikisht Populli Yne e ka arritur NDRYSHIMIN ne saje te Udheheqjeve te MAJTA prej kohes se Formimit si Shtet ne 1912 !

bejleret paska qene te majte?

idriz  ja ke fut pordhes , ke ca kohe qe flet roma per toma  

ca jane keto tradita leshi qe permend?  kujt i referohesh serbeve aopi grekerve ? apo 10 vjet sali berishes? sado inat ta kesh saliiii-ne nuk ndikon dot ai ne tradita  se eshte shume i vogel ne histori, i paperfillshem!

idriz ja ke fut pordhes smileysmileysmiley

Se mos eshte i vetmi rast smiley Po kot fare po ja fus dhe njehere . Per ke Shqiperi e ke fjalen qe votohet per Tradita . Ose fundja hajt mo me gjuhen e Kohes "per Vlera zotrie ", ku rastesisht ne qilarin e z.Pjer eshte futur nje L ne mes te VERES smiley Ndoshta per GAY-llekun qe do ja kemi dhane BESEN njatij Europi or tie .

Por me sa di une fjala ka kene "Kur ka lidhe Besen BURRRRRRI shkypnise /I ka shtri dridhen gjiF FF Rumelise smiley .

Dhe gjithnje me fal per keqmoskuptimet , se ndoshta me shume llojshmerine e Vellezerve te gjakut dhe te vendeve qe po zbulon njaj babasqapi or tie , kushedi edhe flasim per vende te ndryshme !

Pse ma ka fshie Bradlandi Metaforen e BESES or tie
 

 

Ndryshe,voto si te duash,si ndryshe si pa ndryshe,pyetja duhet te ishte:

A do ti numerojme sic duhet votat ?

Se ja pershembull,kush eshte ai Komisioner qe do te marri persiper te lexoje votat e Bomit,ska,une do tja lexoj?

Te sjellin o vlla komisioneret e vet,se lejon sistemi,pse une e kam fajin?

Te votoj ndryshe???? Pse ka ngordhur Sali-u? 

Ndryshe kom per te votu. 2009 votova Dathin, Nashti do votoj PS; kuptohet, po nuk e lliu prap Rama me nanji te pabome si atehere. Se i moshet mendja qe do fitoje atij, ene ec e maje.

Ke bo nji pyetje Alba qe quhet ne hetuesi "Sugjestionuese " pak ashume si "kujt do me tregu bejleret tie " me te ngarkue me pergjegjesie smiley Te pakten per Shqiperine vetem nje Esat Dishnica ...BEU me i MADH i te gjithe Fushes se Korces . Dmth per at pjes se Shqiperise qe kishte BEJLERE . Ketej fushave te Beratit e ne teresi Myzeqese te gjithe familjet e bejlereve ishin perkrahes te se Majtes . Ne ate kohe qe u formua e Majta ti ke bere dhe shkolle se ishte e VETMJA Force Politike ne BOTE qe kishte TEORI se cfare perfaqesonte  Teori qe u APLIKUA ne MILIARDA Njerez ne Bote. Te gjitha sistemet Politike jane zhvilluar pastaj jane cilesuar ndersa e MAJTA erdhi e parapergatitur edhe per fazen e pare qe ishte TRANZICIONI qe "nuk mund te ishte tjeter , sado e dhimbshme pervecse Dik.Prol " smiley Po ta vzhdosh arsyetimin do te shikosh se eshte poe  e njeta TEORI qe Udheheq Boten SOT .Kuptohet nen Petk te RI dhe terminiologji qe shpesh ngatron edhe Left me .....yyyyyyy ne fund !

Per nje BOTE me te LIRE e per me shume DREJTESI ne nje Bote Internacionale

Si duket te ngaterrojne  Referatet e Saliut dhe argumentet e inConformistit , Kokes se kedhit -  idealist demokrat , e pakogje dhe ndonje shtjellim teorik i Xhibit smiley mbi tezen "na qe mujtem bababllaret or tie "

Ps .... ne keto Referate sot Bota nuk quhet Internacionale por GLOBALE !Edhe kjo ndoshta te ngaterron smiley

Nga pesë anarkitë:

E dytë, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve.

Dhe e djathta në Shqipëri i ka bastionet në Veri, në zonat më të varfra të mundshme. E majta i ka në Jug, ku në mos të gjithë, një pjesë kanë qenë të pasur që kishin argatë grekët. Dhe të gjitha këto emrin kishin/kanë të majta apo të djathta. Mentalitet bejlerësh e bajraktarësh kishin, e atë mentalitet kanë. 

 

Te diskutosh teknikisht per cdo lloj sistemi qofte edhe ashtu sic eshte cfaqur ne Shqiperi , eshte nje gje qe s'ka te beje fare me zgjedhjen e vrimekutise per votehedhje . Te tilla te pambarimta mund te jene edhe 'Procesi e procedurat " smiley per zgjedhjen e Presidentit .

Me kujtohet nje nga Teoricienet e sistemeve Demokratike Amerikane ne vitin 91 dhe njesi Interviste ne nje nga gazetat e Kohes .pak a shume theksonte se

Ne vendet ku duhen Ndryshuar rrenjesisht Legjislacioni , Permbajtja e Institucioneve , Dokumenti Themeltar e e mbi te gjitha Sistemi Ekonomiko- Politk nuk mund te behet nderyshe pa DIKTATUREN e Kartonit Jeshil Dhe kjo do tu haje shume Kohe .

Kush e ka ndjekur Lindjen ne ate Kohe , qe u shoqerua me permbysje te thella ,ka vene re se kjo ka qene kerkesa kryesore PRAKTIKE e Realizuar ne cdo vend. Ama askund me gjithe keto shperfytyrime e sharlatanizma te drejtimit e menazhimit te Shoqerise per keto 20 vjet , ne Vjedhje e Grabitje te Prones , Ne nxitjen e Krimit te organizuar e shndrimit te Partive ne Grupime Kriminale ( diku me heshtjen diku me praktikat qe u shfaq HAPUR me komisionin O halim qe s'di kendim pas 21 JANARIT &nbspsmiley nuk eshte dalluar se njeri sitem zgjedhjesh nuk ka Pjelle KORRUPSION Vrastar .

Ne se do percaktohet DREJT se kush eshte problemi KRYESOR sot per Shqiperine , sistemet e zgjedhjeve mund te zgjidhen perafersisht nga me te arsyeshmit te perfaqesimit Politik te nje Partie ....perafersisht .....Pa tjeter . Per sa kohe te jjene ne FUQI si Grupim POLITIK Berisha me Dhine e tij Jozefpercke , Vetem ABUZIM do te kete me PUSHTETIN dhe shtyrje hap pas hapi ne Gremine te Shqiperise .

Ata jane Realitet , eshte kunderargumenti Bradit , dhe ata percaktojne Deputetet .  Pikerisht . Pa nderruar e shkulur ata nga karriket Politike ,   do kemi diskutime se "cili sitem eshte me i mire " . Po halli , qe nuk eshte percaktuar DREJT ne se kemi nevoje akoma apo JO per DIKTATUREN e Kartonit JESHIL .Per tu moskeqmirkuptuar po them se ka edhe 'konsensuse smiley si miratimi Buxheteve !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).