Të marrësh përsipër të pohosh degjenerimin moral në zgjedhje të elektoratit shqiptar, në një farë mënyre do të thotë se i njeh dhe pasojat - Pragmatizëm i tipit “ nuk ka rëndësi ngjyra e maces, rëndësi ka të hajë minjtë” apo qasje moraliste?

Oranje Leew

Mustafa Nano, ka një shkrim sot në gazetën "Shqip", me titull "Programe e platforma? Ok, por përparësi është rrëzimi i regjimit"

Pasi i bën një skanim cilësisë së elektoratit shqiptar, ku ndër të tjera veçoj:

Dy zgjedhjet e fundit treguan se zgjedhësit shqiptarë nuk kanë skrupuj e standarde morale; përkundrazi, janë qeniet më pragmatiste të botës; janë aq pragmatistë, sa çdo njeri tjetër (komshi, i afërm, familjar, vëlla e motër) që ka disa kredo morale e disa ideale në jetë, merret për budalla. 

Më pas vendos përparësitë sipas këndvështrimit të tij:

Nuk është kjo zgjidhja, afërmendsh. Sipas meje, çdo arsyetim politik duhet filluar me pohimin: Në Shqipëri është ngritur një regjim, dhe me regjim unë personalisht kuptoj këtë rend socio-moralo-politiko-kulturoro-institucional të gjërave të dominuar nga padrejtësia e imoraliteti, e ku të jesh opozitar, i zoti, i moralshëm, i ndershëm, është kusht për ta parë veten të margjinalizuar e në kërkim të bukës së gojës.

Jep dhe alternativat:

Kush mendon se s’ia vlen të rrëzosh një regjim për t’ia dhënë pushtetin një bande të çrregullt bashibozukësh, le të votojë për regjimin; kush e sheh regjimin si të keqen më të parë e më të madhe për t’u rrëzuar, duhet të ketë guximin amoral për ta parë këtë opozitë të nxirosur e si mos më keq si alternativa e vetme për t’u mbështetur e për t’u zgjedhur.

***

Nuk e di sesa shumëkush bie apo jo dakord me të, mua më plotëson shumë kushte, për të qënë me të dakord. Është e vërtetë që cilësia dhe ndërgjegjësimi politik (përgjithësisht) i elektoratit shqiptar, lë shumë për të dëshiruar. Është e vërtetë gjithashtu, se parimet politike nuk pijnë ujë. Madje edhe alternativat, në parim, për mendimin tim, janë ato që cilëson Nano. 

E megjithatë, ajo që më bën më shumë përshtypje se të gjitha, është një mungesë rendi dhe renditje të përparësive që duhet të kishte një pjesë e elektoratit, e quajtur "e ndriçuar", apo e shkolluar dhe me aftësi të mira gjykimi dhe analize. Shumë flitet në formë kritike të gjendjes pozitë, opozitë, kryesisht prej pozitës nihiliste, të hedhjes poshtë të gjithçkaje, dhe nuk e di a i ka shkuar kujt në mendje të cilësojë: cilat janë alternativat reale? Po konseguencat ndaj tyre?

Të marrësh përsipër të pohosh degjenerimin moral në zgjedhje të elektoratit shqiptar, në një farë mënyre do të thotë se i njeh dhe pasojat që do vinin prej këtij degjenerimi. Degjenerim moral ka, por ky ka dhe disa kahje. Ka edhe dhunë, edhe kjo ka disa kahje, ka edhe solidaritet të nivelit mikroklanor, edhe këto kanë disa kahje, madje kanë edhe pasoja. Përballë kësaj gjendjeje, apatia dhe "qiqrrat në hell", apo luksi i nihilizmit përgjithësues, mua nuk më duken gjë tjetër veç simptoma të parakohshme të një sëmundjeje shumë të rëndë që pritet të pushtojë gjithë vendin. 

________

Spiritus

Në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë në Universitetin Europian të Tiranës rreth letërsisë dhe politikës (ketu intervista e plote) ,  pyetjes se a mund të fitojë e vetme PS-ja zgjedhjet e 2013-s kur koalicioni i të majtës ka dobësi dhe  aleatët e saj janë tërhequr disi nga ky koalicion, Ben  Blushi ju përgjigj kështu:

“Si çdo parti e madhe në botë, edhe PS-ja kërkon në radhë të parë të bëjë një aleancë me votuesit. Shpresojmë se kjo aleancë, përmes një programi më të mirë, më reformator, më të kuptueshëm, më të plotë e më të nevojshëm, mund të jetë e mjaftueshme për të ardhur në pushtet. Mendoj se një aleancë më e gjerë me votuesit shqiptarë do të na kompensojë aleancat shumë më të vogla e shumë më të padobishme sot me partitë, të cilat kanë të drejtë të zgjedhin rrugën e tyre në këtë udhëtim.”

Kjo deklaratë  e Blushit,  ka tërhequr vëmendjen e gazetarit M.Nano i cili  reagon ashpër në një shkrim të botuar sot në gazetën “Shqip” 

Kësaj qasje poetiko-futuriste, gazetari i kundërvë  tablon e një realiteti të vrazhdët  : Në Shqipëri është ngritur një regjim  i dominuar nga padrejtësia e imoraliteti, e ku të jesh opozitar, i zoti, i moralshëm, i ndershëm, është kusht për ta parë veten të margjinalizuar e në kërkim të bukës së gojës.E në këto kushte,  në një regjim që vjedh hapur dhe në mënyrë spektakolare votat (8 maji në Tiranë) shqiptari i sotëm është më së shumti një qënie pragmatiste se sa një votues inteligjent.Përballë trysnisë të një pushteti që korrupton, kur votat shiten për pesë mijë leke ose për një premtim për një vënd pune, të projektosh fitoren pa alaenca të gjëra paraelektorale, është vetëvrasje politike.Të diskutosh për  dallimet  programore , duke shpërfillur realpolitikën, është njëlloj si të diskutosh për seksin e ëngjëjve-lë të nënkuptohet M.Nano.

Nano i ka dhënë karar: programi ku PS artikulon alternativën e saj është i mirëpritur por jo celësi suksesit. Eshtë koha për pragmatizëm dhe amoralitet politik:

“Në Shqipëri, aventurat e fundit elektorale, tok me ligjin elektoral që është adoptuar ...na kanë treguar se koalicioni fitues është ai që di të mbledhë sa më shumë vota. Regjimi i Tiranës nuk ka vjedhur çdo votë; thjesht ka vjedhur vota dhe ka fituar me një avantazh në fije të perit. Përfundimi? Përfundimi varet dhe nga fakti që opozita shqiptare nuk mund të bëjë beteja morale, e nuk mund të krijojë frymë e frymëzime. Dhe përfundimi është: opozita mund të fitojë vetëm me aritmetikë votash e me aleancë sa më të gjerë partish; shkurt, duke bërë një vlerësim tërësisht amoral të çdo vote e të çdo partie.”

Pas fiaskos elektorale te sloganit "pertej te majtes dhe te djathtes", Rama ka orientuar kursin drejt rikthimit te PS ne identitetin e saj politik  si e majte moderne.Edhe Blushi eshte investuar ne ideologjizimin e programit te PS-se.  Por zgjedhjet tek e fundit jane nje shumatore arithmetike. Jo pak tundime dhe dilema zgjohen kur në skenarët e ndërtuar mbi arithmetikën elektorale, përmëndet “djali plangpishës i PS”-I.Meta. Portretizimi i I.Metës nga Rama në librin e tij “Kurban”, u duk se linte hapur  një derickë të vogël të bashkëpunimit  me LSI-në në të ardhmen. Reagimet në emër te moralitetit në politikë e detyruan Ramën ta korrektojë dhe qartësojë qëndrimin për LSI-në. Por në këtë klimë kalkulimesh, dilemash dhe deklaratash konfuze,  G.Ruci , në kontrast me linjën e moralitetit politik, shfaqet si pragmatist par exellence :

“LSI, sipas programit të saj dhe të spektrit ku qëndron, është shumë afër nesh. Ka dalë nga ne. Kjo forcë politike sot është në pushtet. Nuk bëhet fjalë që ne të na kërkohet sot një përgjigje që jeni apo s’jeni dakord. I takon partisë që është në pushtet, unë jam në opozitë me të. Ai duhet të hedhë hapin të dalë nga pushteti, të radhitet në opozitë dhe unë në politikë, siç kam thënë, kurrë nuk duhet thënë kurrë….

2013 po afron.PS apo PD? Arkitektët e “simetrisë së të keqes” nuk reshtin së pohuari se ato (PS-PD) janë “dy banda” dhe asgjë më shumë. Pa diferenca programore dhe me të njëtin moral të korruptuar. M.Nano i kundërvihet kësaj apologjie të statusquo-së, duke propozuar të zgjedhim “të keqen më të vogël” :

“Kush mendon se s’ia vlen të rrëzosh një regjim për t’ia dhënë pushtetin një bande të çrregullt bashibozukësh, le të votojë për regjimin; kush e sheh regjimin si të keqen më të parë e më të madhe për t’u rrëzuar, duhet të ketë guximin amoral për ta parë këtë opozitë të nxirosur e si mos më keq si alternativa e vetme për t’u mbështetur e për t’u zgjedhur. Në rrethanat që zgjedhësit janë pragmatistë deri në pacipësi, regjimi mundet – përsëris, nëse jo me dhunë – vetëm me logjikë të pastër pragmatiste, d.m.th duke pranuar se çdo qelbësirë e mundshme opozitare është një resurs i madh. Jo? Epo alternativa tjetër quhet Sali Berisha. Ta gëzoni! Ta gëzojmë! Kjo është Shqipëria.”

Votuesi është në dilemë : Parimësi programore apo pragmatizëm elektoral? Pragmatizëm i tipit “ nuk ka rëndësi ngjyra e maces, rëndësi ka të hajë minjtë”  apo qasje moraliste, parimore, programore per të rrembyer zemrat e votuesve shqiptarë?

25 Komente

Kjo po ishte zgjidhje fantastike. smiley dmth bashkimi në një i temave.

 

Nanoja paska rene ne nivelin me te fundit te batakut.  Per me teper me kete pacavurre shkrim qe qelbet era hale koke e kembe tregon, mungesen e koherences dhe integritetit nga ana e tij se brenda dy javesh ndryshon qendrim 180 grade, ku ka kalon nga "Na duhen se pari ide, se dyti ide, e se treti ide " e se Berisha s'mundet me idiotesi tek vlerisimi amoral i cdo vote e cdo partie (pra me pak fjale po qe e mundur te thithet Meta prap ketej qe te mundim Berishen). 

Kjo i shkon per shtat shkrimit te Mucit:

http://www.youtube.com/watch?v=BTod-6spxmk&feature=related

Spiritus amoraliteti politik qe permend Nanoja, s'eshte gje tjeter se imoralitet politik.  Nqftse dhe karten e te pretenduartit (se per te qene nuk eshte) moralisht superior ndaj pozites e djeg PS-ja, per ca u dashka votuar athere? Se vetepohoet se eshte "e keqja me e vogel"? Kjo qe propozon Nanoja s'eshte rrezim rregjimi, por vetem ndryshim i pales qe sundon nen kete rregjim.  Nano te pakten duhet pergezuar per te qenit i sinqerte haptazi fare si nje megafon dogmatik i PS-se.

jo jo, e ka llafin per kurverine ne kuptimin e plote te fjales, per kurverine e atyre votuesve qe shesin voten per dhjete mije leke te vjetra dhe per kurverine e atyre militanteve qe hodhen ne kosh 5 vjet cjerrje kunder berishes neper sheshe per te henger nje cope buke nga buka e vjedhur e ilir metes. po muc nano nuk e ka luksin ta thote kaq shkoqur sa une

Ku eshte kurveria ne keto dukuri ?

Persa kohe qe robi i percepton te dyja palet, njera me mut se tjetra, atehere o s'voton ose voton ate qe i jep ndonje kokerr leku.

Por, nga ana tjeter a nuk shkohet ne nje parti qe mbron interesat e tua apo qe thjesht mendon se mbron interesat e tua personale ?

Vetem vota nacionaliste eshte idealiste dhe vertet morale, persa kohe qe interesat vetjake permbushen vetem brenda interesit kombetar.

 

po ti, erdhe me m'bo mu fushate per Ak-ne tani? smiley

E mendoja njesoj edhe me para se eshte logjike smiley

Thelbi eshte qe nese dikushi behet me nje parti per interesa vetjake, se kjo parti mbron interesat e dikushit, atehere ne tregun politik shiten e blihen interesa personale.

Kur dikushi s'ka besim tek partia, thote me mire nje veze sot, sesa nje pule mot, dmth me mire po marr 50 euro tani apo thesin me miell, sesa te mbaj syte nga qielli.

Politike dhe pragmatike jane e njejta gje, dikush rrezikon per pulen mot, dikush thote me jep vezen sot. Ne shqiptaret si popull jemi te vezes sot.

Ne pergjithesi kane ngelur ne elektorat jehona te ideologjise se dikurshme, vija e partise etj, por sot per sot, politika nuk eshte ne thelb e njejta gje me pragmatiken, vetem tek nacionalistet, meqenese nuk supozon dot se votuesi po merr ndonje perfitim direkt personal ( ta zeme do i kthehet prona, do marre demshperblim burgu, do i ulen taksat se eshte i varfer etj) por e sheh perfitimin e tij brenda Shqiperise se zhvilluar, si tha Is' Boletini, une jam mire kur asht mire Shqipnia.

Prandaj une kete qe thote Muçi e shoh si ndergjegjesim te tij, qe me idete, idete e idete, ja kish futu kot, prandaj duhet t'i shohe gjerat me 'politikisht' e me pak 'idealisht'.

Ate qe beri LSI-ja e kane bere parti te tjera ne Europe, ne fakt na dha nje leksion te mire politik, ne fund te fundit ne Maqedoni jane ne pushtet nje parti sllave nacionaliste ne koalicion me partine e Ali Ahmetit, komandantit te luftes se 2001, dy parti me te kunderta se kaq s'i ben nena.

 

Prandaj une kete qe thote Muçi e shoh si ndergjegjesim te tij, qe me idete, idete e idete, ja kish futu kot, prandaj duhet t'i shohe gjerat me 'politikisht' e me pak 'idealisht'

Po nuk eshte vetem problemi nanos ky lidhur me idete/programin. E ke parasysh valen e kritikave te analisteve, opinionisteve dhe eksponenteve te LMN per mungesen e nje programi/oferte  te qarte nga PS ne zgjedhjet e 2009-es? U fol madje per  "blofin" e programit me 1000 faqe.Dhe kundrejt kesaj kritike Rama ka kaluar ne ekstremin tjeter: programi, programi, programi. Muc Nano pozicionohet ne ekstremin tjeter  : o cuna mos fluturoni me program po shifni aleancat, kalkulimet, behuni pragmatiste se politika, pertej lojes se fjaleve , eshte loja e numurave.

Sipas meje Nano tregohet i njeanshem.Duhet edhe nje program i mire, edhe nje ekip frymezues, edhe aleanca pragmatiste.Me duket miopi kjo  keshilla e Blushit per te mos  u marre shume me partite e vogla. E verteta eshte se kto partite e vogla, kur vijne ne pushtet, tahmane e kane te madhe, madje te kushtezojne dhe vene sterkembsha. Por edhe votat e tyre jane te domosdoshme. PSD, PDS, PPDNJ dhe bishtrat e tjere jane rreth 200 mije vota apo me shume. Cfare kuptimi ka aleanca me qytetarin kur qytetaret qe aderojne ne keto parti  dhe perfaqsuesit e tyre ti i shperfill qe ne start? politika eshte pragmatizem ne thelb por edhe pragmatizmi i cuar ne ekstrem eshte makiavelizem i paster.

lol, po si nuk e shikoke kurven ketu ti? Ja pra ene kurva, ashtu sic e thua edhe ti, shkon e shkerdhehet (me fal desha me thone shkon dhe shkerdhen/voton) mashkullin/partine e pare qe i ofron para. Pra kjo dukuri eshte kurveri  e paster dhe kurvat e LSI-se une do tii quaja baxhella si shkalla me e larte e ketij zanati.

Muc Nano eshte jashte Realitetit,PD-ja ka struktura te persosura zgjedhore,dhe ti tregoj dicka Mucit qe te mos lodhet qe ne Komunat qe ka fituar PD- ja votuesi voton si te doje Kryetari i Komunes sepse keshtu eshte ngritur Struktura,kurse persa i perket Bashkive PD - ja ka votues stabel pervec Tiranes qe ka nje rritje shume te ndjeshme ne saje te punes ( NDEREVE) se Lul Bashes.Dhe dicka,sipas nje analize te bere deri tani del se te gjithe njerezit qe Kreshnik Spahiut i shkojne nga pas nuk kane votuar ndonjehere per PD por per te majten.

Ne punojme nuk merremi me llafe, o Mucooooo.

Duket se politika, bere kaqe shume eklektike, po i turullos perdite e me shume te shkolluarit, sa nuk po merret vesh se si dhe qysh mund te debatohet rreth te konvertuarve ne nje lloj krejt te  veçante  te majti, qe mund ta quash pa  frike fare  "socialist konservator ..liberal"! Nje dukuri  kjo qe nuk po beka te habitet asnjeri.Nuk po habiten as ndoca qe thone se e kane perjetuar  thellesisht  parahistorine e para viteve 90-te dhe sidomos keto  vite me verdallosje ne bashkime vetem interesash, qe  dhe guxokane per t`i  ndjelle... koalicione! 

   Sa shof tema ka per qender "çeshtjen sociale" , ose kerkimin per  rrugzgjidhje  nepermjet "solidaritetetit", perballe nje tiranie vulgare, shkaterruese. Nuk mendoj se ka vend per ta share sepse  eshte mese e natyrshme sjellja, ne kete mejdan me mungese te dukshme elitash te pastra e  me plot siguri ne vetvehte, ndersa hajnia dhe mizerabiliteti moral  nga nje grupim interesaxhinjsh, jo  po qeverris, por po e sundon, tere  skenen e shoqerise.

 

PS ka nje dileme morale te forte. E ndjen se eshte partia me e fuqishme dhe e votuar ne shqiperi, por ama perballe nje pushteti qe te blen, te kercenon, kontrollon e manipulon kjo madhesi nuk te siguron fitoren. Duket se nje aleance me LSI i jep votat e sigurise por ama kjo aleance edhe e zhvesh nga karta morale e nje te qeverisuri ndryshe.

Sado e forte te jete yshtja per pushtet dhe aleanca me LSI, PS duhet ti qendroje larg ketij kompromisi te qelbur. PS nuk duhet te harroje qe ky pushtet i pd po amartizohet nga koha, eshte i rrudhur ne ide, dhe po rrezohet dalengadale nga pesha e vetvetes. 8 vite ne pushtet ti plakin qelizat mendore. Gjate ketij viti qe ka ngelur Sala do vazhdoje me lajthitjet e tij te zakonshme qe mosha ja ka perkeqesuar, Jozi do vazhdoje te jete po ajo kukumjacke fodulle pa ide, Majlinda me  Mesilen do jene po ato frymore femerore qe i ka zene menopauza qe 30 vjec, Lulezimi do tregoje se ashtu sic e prisnim nuk eshte me shume sesa nje borizan i shpelare i pushtetit, e keshtu me rradhe te tereve do ju dali ai kallaj qe ju ka ngelur. Sala kesaj rradhe nuk lufton vetem kunder opozites, po edhe kunder rotacionit te njohur te pushtetit.

Ndaj arma e PS eshte durimi dhe mosberja e gafave se ato ka kush i ben. Ti ruhet cdo koalicioni qe e baltos. Ka aq votues sa i duhen, te tjeret do e votojne se do e shohin si te pashmangshem fitoren e saj. Tani normal kemi plot ketu ne peshk karafile qe hiqen si insiders qe i dine qe te gjitha, rob me 8 klas shkolle qe e kalojne kohen me fara e skedina. Keta jane thjesht per argetim e diversion ordiner, po puna eshte se sido qe ta tjeresh opozita i ka shanset e mira ne 2013.

Motoja e PS-se ne 2013: Votoni per kurverine pragmatiste, votoni per ne.

Ca karagjozash pa shtylle kurrizore. Tani ne emer te pragmatizimit socdhjeRamist po e zgjasin pak gjuhen ke fundshpina e Ilir Metes, arsyes se 21 janarit per te cilen vajtonin deri dje. Sot e harruan 21 janarin, po shikojne 'perpara'.

Lepi & peshty Nanon, Priftin, Meten, ne emer te parimeve, si qeni qe han mootin e vet.

Kurveri e nivelit me ordiner, si puna e asaj qe ofronte seks per mcdonalds, kurveri qe s'merriton as mcdonalds jo me te vije ne pushtet. 

Ne nje gje ka te drejte Muqi, qe njerzit/votuesit jane pergjithesisht pa shtylle kurrizore gjithashtu, si Muqi & co, dhe dihet qe do votojne me se shumti o Berishen o Ramen. Por nje nga arsyet e mospatjes shtylle kurrizore te votuesve jane megafonet kurva si Muqi & co, qe i ushqejne njerzit dite per dite me parime kurvash sic jane vete.

E paske degjeneru fare fjalen prostitute kesaj rradhe.

smiley

Mendoj se PS duhet te kete nje koalicion te gjere, para zgjedhjeve, nje bllok kundra pisllikut. 

jo jo, e ka llafin per kurverine ne kuptimin e plote te fjales, per kurverine e atyre votuesve qe shesin voten per dhjete mije leke te vjetra dhe per kurverine e atyre militanteve qe hodhen ne kosh 5 vjet cjerrje kunder berishes neper sheshe per te henger nje cope buke nga buka e vjedhur e ilir metes. po muc nano nuk e ka luksin ta thote kaq shkoqur sa une

E mora vesh per cfare kurverie e ka fjalen Muci.  Kjo lloj kurverie gjendet kudo ne arenen politike, duke filluar nga zgjedhsi i rendomte, tek antari i partise, tek komisioneri, deputeti, e deri te kryetari totalitar i partise.  Kapercimi i deputeteve nga njera parti ne tjetren, shitja e ceshtjeve per ca karrike ne qeveri, lepirja e peshtymave te leshuara ne drejtim te x person apo parti, peshtyrja e lepirjeve etj. e pershkojne tej per tej politiken pragmatiste-deri-ne-vulgaritet, shqiptare.  

Problemi qendron se Muci po thote qe o burra ta perqafojme me krahet te hapura ne maksimum kete kurveri.  E per cfare? Se opozita mund te rrezoje Berishen vetem me aritmetike pragmatiste a(i)morale votash. E c'do na sjelle ky rrezim kurveroro pragmatist i Berishes? Shpresen se nuk do ndertohet nje rregjim tjeter.  Brrockulla bajate Muc Nanoiste! 

Na serviret vazhdimisht si aksiome ky pohimi se rrezimi i Berishes do rrezoje rregjimin e se rrezimi i tij eshte nje fillim i mbare drej ndertimit te shtetit ligjor, demokracise perendimore, sistemi te drejte, zhvillimi ekonomik etj.  Provat empirike nga rrezimi i 97-tes se Berishes, me revolte te armatosur popullore e rrenimit shtetorore-socialo-ekonomik na tregojne qe ky pohim eshte i gabuar.  Rrezimi i Berishes 1 nuk solli rrezimin e sistemit korruptivo-klanoro-mafiozo-kriminal, por perkundrazi zevendesoi nje figure autoritare me disa te tjera te korruptuara aq shume ne menyre te gjithanshme sa qe i dhane shans nje kufome politike se  Berisha te rikthehej prap.  Sic Alonzo tek Training Day, edhe Muci po na thote qe Ujku kapet me Ujk po se a behet ujku qen stani pasi shqyen ujkun tjeter Muci as qe e bie ne mendje duke bere ankorim tek koncepti i peshtire dhe fals i te keqes me te vogel.

Shiko se ka nje diference ndermjet termit "imoral"  me  pragmatizmin e shprehur ne fjaline "vleresim amoral te cdo vote".Termin "amoral"  ti QELLIMISHT e zhduk fare nga horizonti diskursit, e zevendeson me termin " imoral" dhe kete e shqiperon shqeto shqip " "kurverim",  dhe ngre furtuna fjalish duke spekuluar me termat. Vleresim amoral dmth, sipas meje, te mos qendrosh ne pozita te ngurta kur vjen fjala per taktikat elektorale dhe aleancat e gjera, te mos qendrosh ne pozicione klasike  "ideologjike". Kjo do te thote qe PS, duke  theksuar profilin e saj  si parti e majte , nuk duhet  t`i bjere vetem asaj melodie qe eshte e pershtatshme   per veshet e elektoratit te saj tradicional, por te "hapi firzamoniken"  dhe  te mari ne konsiderate edhe grupet e tjera te  interesit, te rreshtuar djathtas psh si pronaret, ish te perndjekurit etj.  Kjo nuk perjashton ato qe thua ti, se klasa politike shquhet per shembuj te kurverise dhe inkoseguences ne qendrimet dhe veprimet e saj. Pragmatizmi politik, brenda nje marzhi qe nuk cenon parimet baze te programit te nje force politike, eshte modus operandi ne nje shoqeri te fragmentuar dhe ku nuk operohet me nocionin klasik te klasave dhe ideologjive.

Per cfare marzh thua? A nuk na e ke sjelle ti citimin e Rucit kur ky thote shqeto nqftse LSI-ja del ne opozite athere mund te flasim?  Brenda marzhit te duket ty nje aleance e mundshme me Ilir 7-perqindshin, apo futja ne listen e deputeteve te Dritan 1.8 milion euro Priftit?  Pastaj vete Muci thote qe opozita s'mund te beje beteje morale.  S'ka nevoje t'iu dalesh ti ne mbrotje kur keta s'po kerkojne mbrotje vete e po i thone gjerat haptazi fare.  Vlersimi amoral eshte vecse nje tantelle e holle frazeologjike qe mbulon thirrjen per perqafim te imoralitet meqe zgjedhsit shqiptare sipas Mucit nuk kane skrupuj e standarte morale.

Pikerisht prandaj permenda "marzhin" e fleksibilitetit, per te dalluar qe nuk eshte fjala vetem per LSI-ne. Rasti LSI-se eshte i perjashtuar nga "aleancat amorale". Ajo qe thote Ruci ESHTE pikerisht shprehje e ketyre dilemave ndermjet pragmatizmit total dhe parimesise morale ne ndertimin e aleancave.Nuk po marr ne mbrojtje.Me pak fjale, edhe komenti im i sjelle si shkrim, kete dileme percjell.

Per mua s'ka asnje dyshim qe ketu behet fjale per LSI-ne, sado qe Muci s'e thote haptazi.  LSI-ja eshte e vetmja force qe ja garanton fitoren bindese PS-se ne 2013, plus qe mbetet brenda "marzhit" te fleksibilitetit, meqe LSI-ja eshte e "majte" dhe sic pohon Ruci, ajo ka dale nga gjiri jone.  Gjerat te tilla e vertetojne haptazi qe te dyja palet jane banda kleptokrate dhe qe te dyja palet jane nje moot.

Muci jo vetem qe e thote prap haptazi qe ai po avokaton qe Rama t'i lepije prananicen Metes per aleance, por ka dhe nje argument shume te forte per te mbeshtetur kete propozim, sipas fjaleve te Mucit "më amoral që mund të jetë bërë ndonjëherë këtyre anëve". Me ketyre aneve e ka fjalen per veten e vet, po i drejtohet vetes me topologji kohet e fundit.

Argumenti new and improved per kete propozim ne fakt imoral, kurveror sa s'behet me edhe me standartet e politikes shqiptare, eshte ky:

1 - Ne Shqiperi te gjithe jane te korruptuar, edhe populli, jo vetem politikanet.

2 - Meqe duam ta paraqesim Ramen si Herkuli qe do ta zhdepe korrupsionin ne gjithe Shqiperine sic e zhdepi ne Tirana keto 10 vitet e fundit, po supozojme qe nga gjithe politikanet dhe gjithe populli ne fakt Rama eshte ndryshe, Te gjithe jane "regjimi" dhe Rama eshte jo-regjimi qe do permbyse regjimin.

3 - Regjimi tek ne permbyset vetem duke bere aleance me pjesen me te korruptuar te regjimit, ne kete rast me Meten e 7 perqindshit dhe shkaktarit e vrasjes se deshmoreve te 21 janarit.

4 - Une jam Muc Nano dhe me duket paskam harruar tepelekun e kokes tek tregu i Gabit kur vajta per te blere nje berete franceze ne menyre qe te me justifikoje fjalet e shumta angleze ne artikuj.

Leje leje se kete here i paska vene dinamitin cdo gjeje smiley

Me leje, nqftse mund ti bej nje ndryshim argumentit te Mucit qe ti ke paraqitur:

Muci thote meqe Rama eshte tashme pis dhe PS-ja eshte njesoj e imoralshme si PD-ja, prandaj nuk mund te behen pis nga nje aleance me Meten dhe LSI-ne si pjesa me e korruptuar e regjimit.  

E forta eshe se nga nje ane thote se imoralitet eshte kapilar qe pershkon te gjithe politiken shqiptare, por nga ana tjeter shpetimi amoral do vika nga PS-ja ne aleancen me  LSI edhe pse keto jane po aq te imoralshme sa PD-ja.

Boh sa rende.  Si mund ta marresh seriozisht kete kur thote kshu gjerash?

Po Rama te shtunen deklaroi qe do te shkoje ne zgjedhje pa LSI-ne?

S'ma merr mendja te jete aq budalla sa te fuse LSI-ne ne PS.

Po ska per tu futur mer me lsi. Ka ndonje deklarate te mjegullt aty ketu nga ndonje eksponent i ps, por asgje zyrtare. Sju duhet lsi kete rrradhe se e ndjejne se fitojne edhe vetem.

 

Ne fakt langaraqet duan qe ps t kerkoje aleance me lsi qe ta baltosin ps e te thone ..he a ju thame qe jane njesoj? Perpiqen qellimisht si e si ti mbushin mendjen njerezve se qe te dy partite kryesore nje mut jane e sja vlen te besh rotacion pushteti kot me kot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).