Muzgu ulet ngadale mbi pishat e Liqenit Artificial, qe tretet pa u ndjere ne erresiren e cartur gjysme-pranverore. Dritat e rrugeve te shtruara me kalldrem fillojne e ndricojne si te frikesuara ate copez toke mbi te cilen peshojne kokeulur.

Hapat e fundit qe shkelin pllakat jane shputat e buta te qenve me te zotet e tyre, e ndonje vrapues fanatik. Tani nata ka rene me kohe, xhan-xhin s’pipetin, liqeni llokocit ledhatueshem pasqyrimin e henes permbi veten. Nje makine fuoristrade afrohet urte e bute sikur gomat e saj te ciknin mbi gjemba, hyn deri ne njefare pike ne brendesi te pishave, aty ku nje gur i madh betoni ndalon kalimin e cdo mjeti me kater rrota, pastaj ben nje rrotullim ne vend dhe fut turirin mes dy pemeve. Perseri qetesi e paqte. Dy minuta me vone makina nis e lekundet, ne fillim ngadale e mandej me shpejt, me fort. Jashte eshte ende fresket, ne pak sekonda xhamat mbushen me avull, aq sa hijet brenda mjetit kane humbur ne frymen e bardhe te secilit.

Ne te njejten kohe, turiri i nje Benz-i te zi shtyn disa ferra diku me poshte. Me gjithe kete erresire mbytese nuk dallohet fare. Nuk kalon as nje minute kur ferrat levizin, a thua se qe andej do te dale nje lepur gjigand. Nderkaq, fuoristrada ka castin e pushimit. Krah saj vjen e vendoset nje mjet tjeter, me i vogel, i cili duket se e ka marre me shtruar se te tjeret. I duhen pak me shume minuta per te hyre ne ritmin e “shokeve” perbri. Pasqyrat e makinave reflektojne here pas here dritat e shkurtra te ndonje BMW-je, Opel-i, Benz-i, Pezhoje, nje tjeter Mercedes, prape fuoristrade, e serish nje Benz; te gjithe struken mes pishave e ferrave brenda nje kohe te shkurter, e thuajse njekohesisht nisin te tunden here me fort e vrullshem, e here me bute e ndjeshem, nen avujt e ngrohte qe veshin pashmangshmerisht xhamat. Hijet aty brenda po shfryjne dufin pranveror.

“Eja, ikim”, i them pas pak, “s’paska me vende sot”.

36 Komente

Qiiiii...qja qa u beka, neglizhojne natyren dhe e bekan ne makina.

Hehehehe, Renato e paske qa. Ma percove dhe mu ket erotizmin, mu duk sikur isha aty. Ne kohet e vjetra daje ne e njitshim liqenin kodrave m'kom, bile shpesh edhe seksin e bojshim n'kom. Ishte fryke me u shtri ne toke se mund te leroseshe me pleh organik dhe qelbej gjithe shtepia. Bicikleta pastaj ishte lluks. 

P.S: A mund te boje vaki qe nje cift i martum te jete i ndam ne 2 makina njit e njit?!

dajosh, me bere kurioze per seksin ne biciklete smiley

Ah trop, bicikleten e permenda si mjet per ngjitjen ne koder, POR ne raste ekstreme sedilja (ose shala) e bicikletes e mbeshtetur tek nje peme ose mur nuk i linte gje mangut tavolines ne kuzhine. Le ata qe kishin motorra masanej........... Kena pas qene shume inovatore macahere. smiley

Me jep nje pikembeshtetje, tha Arkimedi, se kollaj per leve smiley

Se harrova. Po te ekzistonte vertet natyra si ajo fotoja ne shkrim do ishte parajsa vete.

Ferrave mbetet more te shkrete.  Njehere e ne nje kohe mbas apo gjate aksioneve vullnetare, e tani me Benza...

Cili eshte morali i fabules?

teknologjia ben mrekullira !

Thone qe gjerat ne natyre te shijojne me shume, une se kam provuar per veten, por me te degjuar e kam.. smiley

Po provoje.  Ca pret?

Po pres te me vije dufi pranveror i liqenit te Tiranes ketu ku jam.. smiley

Pse andej s'ka liqene e parqe me ferra e pisha?

Ka mo ka, por nuk futen makinat neper ferra..smiley

beni mo beni seks ne mes te ferrave po dobicat mos i hidhni ne mes te ferrave

O renato,po bretkosat mo vlla qe ta cajne trapin tek Liqeni ku i ke lene.

Ne nga anet tona u themi kori i zhabave. smiley

Ja keni vone kot kete emer,ka shume bretkosa qe kendojne dhe tek e tek smiley

Qenkerke Tape lale,quhet Solo.

Cpune ke ti mo vlla jam apo sjam tape une,shih punen tate.

Me fal Brad, vazhdo monologun tat se je me rregull..smiley

nuk ka problem i dergova mesazh ne privat smiley

aha ok kendojne solo per lakuriqin e nates... smiley

Meqe kam komentuar ketu dhe Kalemin e kemi bashkepeshkas, po le edhe pershtypjet per skicen: me mire me eksperienca te ketilla objektive, JozefK, se sa me blatimet per ate zotin e Bohemise. Kjo pjese kishte ritmin e saj, tak, tak, tak, tak, taaaak, tatatatatak, fesht.

Kjo pjese kishte ritmin e saj, tak, tak, tak, tak, taaaak, tatatatatak, fesht.smiley

Kyy paska ardh direkte nga Titaniku,Edhe une thashe se ishte mbytur.

hahahahaha, i papame paska qen ky japonezi..... ah ç'kena heq ne te shkretet anej kah liqeni....????

alidemso, ka pas qene nje tip (shume i njohur  ne Vlore)  qe ''gjurmonte'' çiftet. Muçua i Tanes, i thoshin.. ishte i burre i martuar me dy femije.  vendet e ''deliktit''smiley ne Vlore kane pas qene kryesisht Kuzbabaja dhe pylli i sodes..   nejse,  njehere gjate ''sherbimit''.smiley  andej nga pylli i sodes, shikon  gruan e nje shokut te tij me nje tjeter ...   meqenese e kishte shok,  ia thote atij:  jot shoqe te tradheton etj etj.. pa nje pa dy ai , se fjala e Muços ishte e garantuar nuk kishte nevoje per  diskutim,  e çon ne gjyq gruan per ta ndare.. dhe i thote Muços per te dale si deshmitar... Muçua pranoi me qe e kishte shok... 

nejse, gjate seances  gjyqesore, i erdhi radha Muços qe te deshmonte..  po thote ky, une e pashe kete zonjen me filanin duke bere dashuri andej nga pylli i sodes etj etj ....

dakord, thote gjykatesi.. po nje pyetje kisha une:  ti çfare kerkoje andej nga pylli i sodes?  Muços, qe i erdhi pak si papritur kjo pyetje,  pasi u kollit nja dy here mbyturazi,  thote:  -po e di gjithe Vlora qe une mbledh boçe  pishe  , shoku gjykates..smiley

 

Megjithatë ka patur momente te mrekullueshme.

smileysmiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).