Të gjithë më shohin me dyshim,

kur nuk më njohin.

Por edhe ata që më njohin

sa më afër afrohen,

aq më qartë dëgojnë:

tik-tak,

tik-tak.

 

Qarkulloj me një bombë në gjoks.

Tik-tak.

Tik-tak.

Askush nuk guxon të më afrohet.

Tik-tak.

Tik-tak.

 

As unë nuk e di kodin e çaktivizimit.

Dhe ngjyrat e telave misteriozë

i kam harruar.

Dikush, dikur

harroi brenda meje një bombë.

Ose një zemër.

 

Tik-tak.

Tik-tak.

1 Komente

tik tak.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).