Ne fund te shpirtit

Po ndodh diçka

Ndjej nje levizje

Nje zhurme.

 

Nje zog i trembur

Eshte zgjuar

Pas nje konvaleshence te gjate.

 

E shoh - provon te rrahe flatrat

Jane ndryshkur

Ka kaluar kohe

Ka rene shi.

 

Endrrat jane perzier

Me gjeografi botesh te huaja

Harrese

Heshtje.

 

Nje zog qe ka harruar te fluturoje

A mund te quhet zog?

A mund te ndihet zog?

 

Ne fund te shpirtit

Ne nje skene te thjeshte

Pa spektatore

Pa prozhektore

Po leviz diçka.

 

Nje zog i trembur

Ben ecejake  te vogla

Para mbrapa

Ne kerkim te vetvetes.

 

Coroditet.

Mendohet.

 

Eshte ceshtje praktike

Frymemarrje

Muskujsh

Ai e di.

 

Mendohet

Per trajektoret e vjetra

Dhe per kthimin

Per trajektoret e reja qe ia vlen

Te pershkoje

Kur te jete gati.

 

Ndoshta

Do t’i duhet te shpike

Metoda te reja fluturimi.

 

Nga e para

Nje nga nje

Do duhet te zbulohen

Sekretet.

 

Fillohet keshtu -

 

Pemet

Dhe ajri

Dhe dielli

Jane per ata qe guxojne.

 

 

Ne fund te shpirtit

Po ndodh diçka

Ndjej nje levizje

Nje zhurme.

 

Nje zog i trembur

Eshte zgjuar

Pas nje konvaleshence te gjate.

2 Komente

Nice!

Me shume besim ne vetvete.Kendshem kjo poezia.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).