Gropa dhe kanale të mbushura me qepë, patate dhe mollë. Kjo është panorama që vjen së fundmi nga dhjetëra fshatra të Korçës, por edhe drama sociale që fshihet pas saj.

Hidhen në kanale tonelata me qepë e patate. Dhjetëra fshatra kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve 2013.

Gropa dhe kanale të mbushura me qepë, patate dhe mollë. Kjo është panorama që vjen së fundmi nga dhjetëra fshatra të Korçës, por edhe drama sociale që fshihet pas saj. Qindra familje fermerësh kanë shpallur falimentin. Që nga Treni, Cangoji, Zemblaku, Gorica, Plasa, Pojani, Terova, Kuç i Zi, Belorta, Neveçishti, Dishnica, Mahaveci, Bulgareci, Lumalasi, Kloça, Vashtemija, Pocesti, Vloçishti, Maliqi, Symizi, Sovjani, Zvirina, Sheqerasi, Zotilani, Podgoria dhe Grabovica. Të paktën në këto 25 fshatra ishim ne dhe biseduam me bujqit që gjetëm nëpër ara, por edhe nëpër shtëpi. Shpesh, edhe nuk arritëm të flisnim dot. Si në prag të një depresioni të madh, fshatarët iu përgjigjën me gjeste pyetjeve tona. Disa treguan me gisht se ku kanë hedhur prodhimet e tyre dhe të tjerë vetëm sa psherëtinë. Në të tillë gjendje gjetëm Ilir Spahon nga fshati Belorta, teksa me një karrocë dore po hidhte mollë dhe qepë anash një kanali. “Nuk jam në gjendje të flas, kam halle të tjera. Shihi vetë”, tha ai, ndërsa kthehet të mbushë sërish karrocën. Festim Gjata nga fshati Cangoj duket më në formë. Mbi një traktor me rimorkio ai është nisur për diku. “Për të hedhur qepët dhe patatet që u kanë mbetur nëpër shtëpi fshatarëve të mi”, sqaroi ai. Sipas tij, prej dy javësh po merret me pastrimin e prodhimeve të kalbura. I transporton rreth 5 kilometra larg Cangojit, aty ku është një impiant përpunimi plehrash. Teksa ai ikën në punë të tij, ne vijojmë në tonën… Anash rrugës nacionale Devoll-Korçë nuk ka nevojë për komente, por vetëm për foto. Qepët, mollët dhe patatet dominojnë kudo. Të kalbura, por edhe të shëndetshme. Përveç prodhimeve të kalbura, fshatarët kanë hedhur edhe ato të mira, në mënyrë që të mos paguajnë më kot qera për magazinat. Ndërkaq, çdo 100 metra janë pika të improvizuara shitjesh. Shpresa Fundo nga fshati


Qepë, patate dhe mollë të hedhura anash rrugës nacionale Devoll-Korçë-Tiranë. Këto pamje vlejnë për dhjetra fshatra

Vloçisht është njëra prej fermereve që del për çdo ditë në rrugë, duke ekspozuar prodhimet e saj. “Kam vite që dal kështu, por si këtë dimër e pranverë nuk më ka ndodhur kurrë. Në fund të ditës, bashkë me djalin ndalojmë makinat për t’ua falur njerëzve çfarë ka mbetur, vetëm e vetëm që të mos i çojmë sërish mbrapsht në shtëpi, se nuk i mbajmë dot. Kam 600 kuintalë qepë dhe 800 kuintalë patate, që po më kalben në shtëpi. Dhe thuajse po kaq kam hedhur rrugëve”, u ankua gruaja rreth të 60-ave. Një ankesë që u ndoq edhe nga burrat që gjetëm rrugës. Përparim Topalli nga fshati Zotilan nuk futej poshtë tendës që të mbrohej nga shiu, por rrinte i ekspozuar para makinave, duke i ftuar me dorë drejt prodhimeve të tij – thasë me qepë e patate. “Vjet i kemi shitur me 600 lekë një kilogram. Këtë vit i japim me 60 lekë. Na bllokoi tregun patatja që u fut pa doganë nga Kosova dhe prodhime të tjera. Na falimentuan të gjithëve”, tha ai. “Patatet pa doganë nga Kosova” duket se është tema e ditës në të gjitha fshatrat e qarkut të Korçës, siç edhe i përmendëm me radhë. Por Zvirina është një ndër fshatrat më të prekur financiarisht nga kjo histori. Këtu flitet vetëm për borxhe dhe për tonelata patate e qepë të hedhura. “Kam harxhuar 30 milionë lekë dhe kam arritur të marr vetëm 2 milionë. Jam me 28 milionë lekë humbje, 700 kuintalë patate pa shitur. Qepët i hodha të gjitha, plot 900 kuintalë”, shpjegoi Vasil Taçi, fermeri që punoi në 30 dynym tokë dhe, si përfundim, falimentoi. Si ai, edhe Lipe Kinolli, Gëzim Cite, Vangjel Vangjeli etj. Por të


Vangjel Vangjeli duke treguar patatet e mbetura stok

gjithë bashkë kanë një plan. “Kemi rënë dakord në fshatin tonë dhe po lidhemi edhe me fshatrat e tjera që të bojkotojmë zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Nuk kanë pse të tallen më deputetët e Korçës me ne. Të vijë po deshi sërish këtej Ridvan Bode e të na kërkojë vota, por do të bllokojmë rrugën nacionale. Ai u hapi doganat kosovarëve, ndaj le t’ua marrë atyre votat për 2013. Ne kemi halle të tjera, të paguajmë borxhe e të ushqejmë fëmijët”, tha Vangjel Vangjeli. Pasi ka hedhur 500 kuintalë qepë dhe 300 kuintalë patate (përveç 500 kuintalëve që i ka ende pa shitur), Vangjeli duket krejt pa shpresë. Ulet te shkallët e shtëpisë dhe me duar mbulon sytë, që nuk i kanë më lot. Pranë i shkon bashkëshortja me një pjatë patate në dorë. Kjo është dreka e Vangjelit. Edhe darka do të jetë kështu. Mëngjesin nuk e hante… Sa për bashkëfshatarët e tij, menyja vlen njësoj!

 

“Bode na falimentoi, qindra familje në zi buke e miliona borxh”

Flet Minella Taçi, fermeri i Zvirinës së Korçës.
“Ministria e Financave na ndëshkoi me pataten pa doganë nga importi”


Minella Taçi duke treguar qindra kuintalë qepë të mbetura stok

Ai është një nga të shumtët. Nga ata, të falimentuarit e fshatrave të Korçës, deri në zi buke. I vetmi ushqim që Minella Taçi dhe familja e tij mund të hanë me shumicë është qepa dhe patatja.
Për t’i kultivuar ata kanë marrë miliona lekë borxh. Borxh për qiranë e tokës, borxh për të blerë farërat, borxh për t’i mbjellë dhe borxh për pesticidet. Kur më në fund, ka ardhur koha e shumëpritur për të shitur prodhimet dhe për të fituar diçka, Minella Taçi është i zhytur në dëshpërim. I mbytur në mjerim, por edhe më thellë në borxhe, që i janë trefishuar. Gjithçka ka marrë nga toka, ia ka kthyer tokës. I ka hedhur në kanal. Shumica e prodhimeve i janë kalbur, ato çfarë i kanë mbetur janë çështje ditësh para se të përfundojnë njësoj. Minella Taçi nuk di se ç’të bëjë. Ai vjen sot në një intervistë për gazetën “Panorama”, duke rrëfyer dramën e familjes, por edhe të bashkëfshatarëve…
Pse i keni hedhur prodhimet tuaja?
Na mbetën pa shitur. Na u kalbën nëpër magazina që morëm me qira. Dhe sa të paguanim kot, i hodhëm nëpër kanale e gropa. Këto që na kanë mbetur, durojnë dhe pak ditë. Nëse nuk do të na i blejë njeri, do t’i hedhim edhe këto. Qindra kuintalë kam hedhur vetëm unë. Po të llogarisësh në të gjitha fshatrat e Korçës që dallohen për patate, qepë e mollë, janë hedhur me tonelata. Jemi qindra familje të falimentuara. Kemi mbetur për bukën e gojës. Vetëm qepë e patate mund të hamë. Edhe këto për pak ditë, derisa të kalben. Pastaj nuk e di se çfarë do të bëhet me ne.
Po pse nuk ju shiten prodhimet, për shkak të cilësisë apo çmimit?


Përparim Topalli, fshati Zotilan

As njëra e as tjetra. Cilësia e patateve të Korçës ka qenë gjithnjë e preferuar, ndërsa sa i përket çmimit është krejt qesharak. Ministria e Financave la që të futej patatja pa doganë nga importi, sidomos nga Kosova, duke u siguruar atyre treg shitjeje. I favorizoi grosistët e huaj dhe ata kosovarë, ndërsa ne korçarëve na falimentoi. Ministri i Financave, Ridvan Bode, që Korça e ka dhe për deputet, na pati premtuar se do të na gjente treg shitjeje. Vetëm mbillni ju, – na tha, – se do t’ju sjell unë njerëzit këtu që t’ua marrin me shumicë. Na mashtroi që të mbillnim sa më shumë patate dhe qepë se do të vinte të na e blinte këtu, por na i la stok. U përpoqëm të shisnim sa mundëm nëpër rrugë, por dështuam. Shitëm patate e qepë me kile, ndërkohë që kemi prodhuar me qindra kuintalë. Kështu na mbetën gjithë dimrit nëpër magazina, derisa u kalbën. Tani janë mbushur kanalet plot dhe plot me borxhe jemi mbushur edhe ne.
Na thatë se i keni nxjerrë në shitje me çmim qesharak. Për sa lekë/kg bëhet fjalë?
Pataten e kemi shitur së fundmi edhe me 50 lekë të vjetër, ndërsa qepën me 20 lekë të vjetër. Po tani, a ju duket qesharak? Edhe kaq dhe nuk na vjen njeri të na e blejë. Ne vetë nuk kemi financa ta transportojmë nëpër tregjet e qyteteve apo shteteve të tjera. Kemi marrë shumë borxhe për të mbjellë dhe tani na janë trefishuar.
Sa lekë keni marrë borxh ju?
Po ju bëj një llogari të thjeshtë dhe nxirreni vetë rezultatin. Unë kam marrë me qira 24 dynym tokë. Për çdo dynym kam paguar 100 mijë lekë qira. Nga këto kam mbjellë 18 dynym patate dhe 6 dynym qepë. Fara e tyre për çdo dynym më ka kushtuar 300 mijë lekë. Rreth 100 mijë lekë më ka kushtuar mbjellja dhe pesticidet, po them minimalisht. Pra, nga një dynym unë kam pasur 500 mijë lekë shpenzime. Në 24 dynym gjithsej kam harxhuar 12 milionë lekë. Tani, nga gjithë këto, unë kam arritur të marr vetëm 3 milionë lekë. Po flas gjithmonë me lekë të vjetër.
D.m.th ju keni humbur 9 milionë lekë?
Sikur t’i kisha pasur dhe t’i kisha humbur nuk është problem. Unë i kam të gjitha borxh këto 9 milionë, që i pata marrë që në vjeshtë. Mora 12 milionë, por siç ju thashë, arrita të mbledh deri në 3 milionë lekë. Për të fituar as që bëhet fjalë. Halli është tani se si t’i kthej ato borxhe…
Po taksa, a paguani për tokën?
Taksat për tokën janë të vogla. Nuk janë ato që na dëmtojnë. Ne nuk jemi kundër taksave, por jemi kundër mashtrimeve, premtimeve boshe të politikanëve. Kur deputeti i Korçës, ai që kemi sot ministër Financash, Ridvan Bode, vinte dhe bënte fushatë nëpër fshatrat tona, i lironim shtëpitë për mbledhjet e partisë. Tani, po deshi mund t’i vijë dhe të na i blejë shtëpitë tona, me çfarë çmimi të dojë se duhet t’i shesim dhe ato. T’i shesim për të larë borxhet dhe për t’u dhënë bukë fëmijëve.
Bode nuk është qeveritari i vetëm. Pse akuzoni vetëm atë?
Po ai merret me politikën e Financave. Kë të akuzoj unë, ministrin e Sporteve apo atë të Mjedisit? Atë akuzoj dhe i kërkoj  llogari madje, sepse është ministër Financash që menaxhon doganat dhe është deputet i Korçës. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për fshatarët e qarkut të tij dhe të mbajë premtimet që bën. Dhe nëse ka ende ndonjë ndjenjë korçarie, të sjellë dikë urgjent dhe të na blejë me atë çmimin qesharak që të tregova, çfarë na ka mbetur akoma pa u hedhur nëpër kanale.

66 Komente

E po pastaj? Kujt i qahen pushtuesit?

Ky eshte nje muhabet shume i nderlikuar ( prodhim - kerkese - shitje - cmim )

Por ...katunaret e korces pepara se ti kerkojne llogari qeverise qendrore ne Tirane le ti kerkoje nje here llogari vlleho_blusho_arrixhi_antishqiptarit_greko_peleshit te tyre qe po e kthen Korcen nga nje metropol kulturor qindra vjecar ne nje punishte birre.

Kendej nga bota e kulturuar mallrat e teperta nuk hidhen rrugve e kanaleve por groposen.

Ndihmome ta kuptoj pak kete...

Per ty s'ka rendesi qe sistemi i detyron keta fermere t'u shkoje djersa dem, t'u kalbet buka e femijeve dhe te pasurohen importuesit, miqte e qeveritareve, qe fusin mallra te rritura me hile e qe na demtojne shendetin, por ka rendesi vetem fakti qe u hodhen qepet ne kanal? :o

SERIOZISHT?!!!!

Dhe c'lidhje ka Peleshi me fshatrat e korces?

Une po perpiqem nje here ...

Ketyre fermerve i ka shkuar djersa dem pa e filluar punen e jo tani qe spo u blehet malli.

Kjo qe po i ndodh atyre nuk eshte as hera e pare dhe as fundit deri sa te mesojne dhe ata pershtatje tregu. Nuk eshte shteti ai qe te mbron por kualiteti i organizimit te vijes prodhimit nga mbjellja korrja deri tek shitja ne treg.

Une po te them ty dicka qe ka njerez atje tek tregu i fshatarve ne pazar te ri qe vetem duke shit fruta e perime kane ble shpia nga 150 mije euro 

Nga nje ane konsumi shqiptare sa vjen dhe rritet dhe nga ana tjeter tragjedia e fshatarve dhe blegtorve shqiptare sa vjen dhe rritet. Pra po ta marresh llogjikisht ka dicka ketu qe nuk shkon.

Nuk prodhohet dot si ne kohen e dulles dhe nga ana tjeter te arrish te cash tregun  qe dale nga dale ka marre permasa po thuajse shume perendimore.

Sa per fillim ...

ps. ato metoda i kane mesuar dhe katunaret shqiptare ( shalqini, qumshi, kosi) e prape se prape nuk po ju hec smiley

 

smiley

e di qe flas ket se ju ne shqiperi i dini gjonat gjithmone me mire se ne REFUGJATET.

ne ketej jetojme kot ju anej jeni me te diturit smiley

kot kot, por prit kur t'ju vijne anej ene fshateret e Korces. Ja nje aresye me shume pse qeverite duhet perkujdesen per prodhimin vendas. Flas gjithmone per qeveri te zgjedhura me vote te lire nga populli dhe jo klike bandash berishiste, shpellare te verbuar per pasurim imediat si ujqer te uritur.

dy vene jane ato ku kane shkuar fshataret e korces amerika dhe blloku i dulles.

dhe nje here po ta them se politika shqiptare eshte e fundit qe ka faj ne kete mes.

ne treg fiton produkti por jam i sigurte se dale nga dale kete po e mesojne dhe fshataret shqiptare. cdo gjo do kohen e vet smiley

Aman te lutem mos na fut ne nje thes. smiley

p.s. propozim konkret:

Ne pazar te vendosen dy tabela.

Njera Qepe - 500 leke/kg

Tjetra Qepe nga Treni, Cangoji, Zemblaku, Gorica, Plasa, Pojani, Terova, Kuç i Zi, Belorta, Neveçishti, Dishnica, Mahaveci, Bulgareci, Lumalasi, Kloça, Vashtemija, Pocesti, Vloçishti, Maliqi, Symizi, Sovjani, Zvirina, Sheqerasi, Zotilani, Podgoria dhe Grabovica -1000 leke/kg

Kush deshiron, zgjedh i lire ne nje bote te lire. Edhe ndergjegja eshte ne rregull edhe fshatari shpetohet nga falimentimi.

Ne fakt ti ke plotesisht te drejte se kandidati i deshtuar i PD-se ne Korce, Andrea Mano, ishte patriot i vertete. Ai, mbeshtetesi i tij kryesor "me xhup" dhe Pollo do na e benin Korçen qe te shkonim me vize ne shqiptaret. Po hapini syte mer amon se sinqerisht me vje gjynof per ju ... nganjehere.

Drame sociale? Pse jo, ekonomine e quajme sociologji, sociologjine psikologji, kimine fizike, dramen e quajme vjershe. Vjershe psiqike.

Dhe hallet ua qaj fermereve shqiptare gjithe diten, po keta qenkan pak te trashe nga trute:

Ministri i Financave, Ridvan Bode, që Korça e ka dhe për deputet, na pati premtuar se do të na gjente treg shitjeje. Vetëm mbillni ju, – na tha, – se do t’ju sjell unë njerëzit këtu që t’ua marrin me shumicë. Na mashtroi që të mbillnim sa më shumë patate dhe qepë se do të vinte të na e blinte këtu, por na i la stok. U përpoqëm të shisnim sa mundëm nëpër rrugë, por dështuam.

Mire qe nuk thote "Bode premtoi se do ushqehej vetem me patatet e mia".

Ngrihen fermeret e Kosoves dhe i kerkojne llogari qeverise per marreveshje tregtare te padrejta, kurse keta tocat tane thone "pse s'na i bleu deputeti". Demek Korca ka pasur shume emigracion, korcari ka pare bote me sy.

Qe te mos tregohem e padrejte, sigurisht qe eshte problem ceshtja e favorizimit te importit, por perse fermeret tane kryefjale kane Kosoven, kur vete Kosova ankohet per kushte diskriminuese?

Po kjo poetja qe ka bere artikullin, si nuk ben kerkimin minimal per tregun e patate-qepes, te na thote nga vijne kryesisht, me cfare kushtesh tregtare? Po fermeret si nuk e kane kete minimum informacioni??

Edhe une mbetem i habitur nga ky artikull ndersa ne Kosove behet shume kritike nga fermeret ndaj pengesave doganore me Shqiperine.

Per informacion, para pak ditesh fermeret kosovare ne shenje paknaqesie bllokuan nje magjistrale me traktore perplote me patate;

Dhe tjetri informacion, nje biznesmen kosovar ka blere patatet e fermereve per 0.06€/kg per t'i shitur ato pa fitim ne kompanine e tij ELKOS.

Drino, pse ky i Elkos blen edhe mallra ne Kosove!!!!!!? Jo se une e disha qe ky kishte "ekskluzivitetin" e mallrave serbe pa dogane.

Sigurisht qe shkirmi mund te jete i dobet, ama drama nga ekonomike behet sociale qe c;ke me te se fshataret tane nuk jane franceze túa bkleje prodhimet  shteti e as te kene palat e dhjamit qe te mos e vrasin mendjen nese shitet apo jo ne nje vit.

Kurse per Boden, mos i beni kaq budallenj fshataret, thjesht po i bien drejt muhabetit, jo si ne qe sterhollojme fjalet e zgjedhura ketu ne kompjuter. Kur thote Bode ka parasysh politikat favorizuese qeveritare, qe i vine neprmejt gojes se Minstrit te Finacnave vs. leximit te strategjiese qeveritare per zhvillimin rural.

trop hi smiley vjet shkoi cmimi i qepes dhe patates 1200-1300-1500. dhe zbriti kurben e ngritjes deri ne 1000 lek per kilogram. po keta ishin te jugut e te veriut qe mblohen fitimet se kosova nuk u fut vjet. nje se kishte problem me thane ! me nje parazit qe e kishte prsh prodhimin, dy se shteti ine nuk e kishte me aqe qejf vjet prodhimin kosovuer.

sivjet fermeret e knej kufinit e mballosen gjithe token me qepe e me patate, edhe tashti na del se i paska thene bode.... cmimi aktualisht eshte 500 leke, 600, si per qepen si per pataten. (shifrat me leke te vjetra, per t'u kuptuat me mire smiley)

nuk di sa e ploteson ate qe nuk e kishte shkrujt poetja me nolt.

ps. kane ardhur patate nga afrika, nga sierra leone me lsi e me ilir mete parvjet, se kuksi nuk kishte si si sillte ne treg ne qytete ngaqe nuk shkonin legenat tregtare te shumices me makinat e veta t'ia merrnin atje neper fusha.

Edhe?

Pra meqe fshataret paguajne pak ose aspak taksa, atehere taksapaguesi (pergjithesisht qytetar) jo vetem qe duhet te paguaje asfaltimin e rruges dhe shkollimin publik te femive te fshatarit, por duhet te paguaje, nepermjet min. financave, blerjen e prodhimit bujqesor duke shperdorur para publike qe s'jane te as te Ridvan Bodes dhe as Arben Malaj, por te taksapaguesit.

hahahahahahahhahahahahahhha smiley sa mire e njeh teorine kapitaliste. Por praktika ketu tek ne ka treguar se parate publike kane perfunduar ne xhepat e shpellareve te qeverise dhe familjes kriminelore, dmth krieministrore.

Kur shoh qe ajo qe them une mund te lexohet ne nje vije me kete qe thua ti me thartohet kafja. Taksapaguesi, thua, shkollimi publik, pupupu o hunter mos hidh nje hap me tutje se bie ne gremine. Fakti qe bujqit korcare, se fjalen fermer duhet ta kisha perdorur me kujdes, mendojne se kane vetem 2 alternativa, Boden dhe rrugen, tregon se ata ne rastin me te mire jane te pashkolluar, ne rastin me te keq te keqshkolluar. Keta jane te mjere dyfish, sepse njeri nuk i perkrah, por as ndihme dine te kerkojne.

Lere pastaj kur flet per taksapaguesin qytetar qe po ia shperdoron djersen fshatari. Me ngjethet mishi.

Kur shoh qe ajo qe them une mund te lexohet ne nje vije me kete

Oh jo jo, pa problem, mos te vrasin ndergjegja per kete smiley . Nuk kam nevoje te te lexoj aspak per kete. Rri e qete. smiley

Them se pergjegjesia eshte e vet Fshatareve qe digjojne minister Bidene e Berishes . Ata do benin shume mire te dine te vleresojne thirrjen e Mullahut Berisha "se fermeret tane zotrie " ...nuk mund te mbjellin me me urdher si ne kohen e Diktatures .Le te mbjelle fermeri Yne cfare ka Leverdi ... Se Liria zotrie  .... Droga can Tregun ! Biles nje ekonomist i staticien  ka zbuLLuar "se fermeret e sukseshem tane zotrie " duke shite neper cepa pallatesh kane blere edhe shtepi me fitimet .

Shteti yne ka pergjegjesi te gjeje rruge e miratoje Ligje ne mbrojtje te prodhimit Shqiptar . Kjo e pasuon Bujkun Shqiptar ! Per Kosoven ben te njejten gje shteti TYRE ! Po them se edhe per ata,  per sa jemi nje gjak , porosia e basqapit Droga can TREGUN ...mbetet e vjere ! 

Dhe propozoj meqe emertimi nga BUJK ka kaluar ne Fermer , Ministri aktual te emertohet Ministri Fe(R)merise ! Mjaft me me huazime te Diktatures me te eger te Njerzimit !

Përparim Topalli, fshati Zotilan.....

Ndihme Ju lutem . Ku eshte ky fshat Zotilan  ne Korce pas '92 . Mos ka dash te thote Verlen ose Verlan ?

Pjese e Pirgut, eshte bere fshat me vete. smiley

Qe te kishte edhe separatizem per tu ndare nga Pirgu s'do te ma kishte imagjinuar as sinapsi me separatist.

Epo sepata e qeveriut s'pyet shume per imagjinate: gjedhin e tufezon, gjindjen e separaton. smiley

Mire moj Korcarke , po ka qene koder me ca varre afer  varre dhe vendasit i thonin lJan smiley me shume per Varret e Ljanit ne koder , se sa per vendbanim !. Nuk them qe nuk kishte edhe ca shtepi te vogela fare / fshati per karshi me kisha e varre smiley A u mbifte Sali Mullahu ne sy ishalla me gjith administrimin e teritorit ! Po pse kane vene ZotiLan pa nderpreje ? Apo qe te na dale si vendi ku zaoti ka lare ....smiley ... apo hajt mo sa te kemi Korcarken i cqarojme gjerat javash javash ! smiley

Ajo qe me habiti dhe qe ai fermeri budalla nuk e kuptoi (megjithse e shprehu vete) ishte; qe qepen vjet e kish shitur me 600 leke kg ndersa pataten me 400 leke kg , nderkoh qe sivjet e kish shitur me 10 here me pak e nuk po i vinte njeri. Nuk e kupton budallai se me ate çmim te larte qe e ka shitur vjet, sivjet edhe sikur akrobacina te besh, nuk te afrohet njeri o matrapaz. Une kam nje shok, qe vjen 2 here ne muaj ketu ne Belgjike, dhe merr patate, se ketu patatja del me kosto me te lire se ne Korçe. Kam folur para shum vitesh tek VQ per kete problem. 

Kush i tha atij fermeri, atij matrapazi, te mbjelli 10 here me shume se vjet, duke qene se mbjell dy here si fillim. Dhe çdo vit e shton nga pak prodhimin, nese ke terheqje te menjehershme te produkteve. 

Jo-po me tha Bode, mbillni sa me shume. 

Hyy torovile, torrollak, qe s'ke men me shume Bode. Bode njihet boterisht tashme si hajvan, ate ndjek ti, deri ne varr, hyy karagjoz. 

MATRAPAZ???

Ceshte kjo gjuhe BOLSHEVIKE???

Shume i zgenjyer!!!!!!!!!

Roni, ajo nuk eshte gjuhe bolshevike, por popullorçe, mos i ngaterro termat. 

Pjero. si makroekonomist qe je duhet ta dish qe matrapazi ose thene ne nje menyre me korrekte spekullatori eshte komponent i pandashem i tregut te lire.

Pjero, me keqardhje po ve re se ke mangesi te thella ideologjike!!!!!

 

Bujqit e Devollit duhen te mbjellin cfare kerkon tregu. Shqipnia dihet qe ka menyren berishiane te te berit kapitalizem. Vjen tjetri nga Maqedonia apo dhe Kosova dhe te merr tregun tak fak si dhe kur t'ia doje kokrra e qejfit katunarve ne pushtet si Bode & Co. Vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Mbjellje masive kanabisi dhe malli i sigurte qe shitet. Per eksperience mund t'i drejtohen Lazaratit.

Pse nuk mbjellin prodhime per blegtorine, te mbjellin jonxhe, miser etj. Po nuk u shiten le ti haje lopa, lopa do te japi qumesht, qumeshtin shite neper baxho qe bejne djath...smiley

Pse nuk mbjellin prodhime per blegtorine, te mbjellin jonxhe, miser etj.

Epo ti pellitsh me buke misri m'goje amon jarebi! ....
T'kom thone 100 mos fol me buk m'goje po ti nuk m'nigjo!

Pse nuk hane lepushke lopet? ahahahahhahahaha edhe miser hane me duket..

Sa me pelqen kjo qajsa rri pas kompjuterit e jepu mend fshatareve si funksionon tregu.

Epo, ne makro ka nje gje qe nuk shkon ketu, si ka mundesi te mos arrish te shesesh me cmmim me te lire se vjet, cfare ka ndryshuar ne krahasim me vjet.

Sigurisht shtei nuk ka detyrim te te prodhoje e fitoje ne emr te fermerit, por minimalisht ta infomrapje nese ka ndryshime ne ne konjukurat e tregut qe mund ta demtojne fshatarin. P.sh (nese eshte rasti) me heqje tarifash doganore me Kosoven. Nese ne vend te kesaj shteti te thote mbill se ke treg plot...

Per ate te mencurin qe ka pas nje shok qe ka pas nje shok tjter ne Belgjike qe ka pas qene agronom e merrej me pataten, te pyese njehere a e subvencionon shteti belg fermerin belg.

 

 

 

altin78, natyrisht qe fermeri belg dhe europian subvencionohet, kam folur tek VQ dhe lexoje te lutem se kam folur dhe per subvencionimin e fshatarit shqiptar aty, se si mund te subvencionohet. 

Permendjen e futjes se patates nga Belgjika, e permenda se atyre fermerve nga Korça, nuk ua ka fajin patatja vetem nga Kosova, se aty futet patate edhe nga Turqia, edhe nga Bullgaria, edhe nga Belgjika etjera vende. 

Dhe me e forta eshte se shum fermere shqiptare, nuk e dine seç eshte marrveshja MSA qe Shqiperia ka nenshkruar me EU/BE. 

Epo pikerisht, nuk eshte faji i fermereve shqiptare (ose me mire jo vetem i tyre) nese nuk e dine cfare do te thote MSA e cfare implikon kjo per jeten e tyre; eshte e dhe i qeverise qe duhet ti informoje apo jo. E keshtu ndoshta nuk do jemi 100 % per BE-ne edhe ne.

Thuajse te vetmit fshatare qe punojne ne te gjithe Shqiperine e madje paguajen plotesisht edhe taksen e tokes, ata e hane.

Eshte kollaj te thuash qe fshatari duhet te prodhoje gjera me trendi , por bujqesia ka kufizimet e veta, prandaj eshte bujqesi,m diku behet rrush, diku arra , diku molla, diku qepe.

 

Pjer per saktesim, ata nuk preken nga MSA por EFTA European Free Trade Association(Nuk e di si eshte shkurtimi ne shqip). Une nje gjo spo mar vesh: mire per patatet qe qahen qe vijne nga Kosova po qepet nga vijne ? 

ore po te gjithe fshataret e Evropes qepe dhe patate kane prodhuar kete dimer?smiley

para nja dy javesh na bene thirrje nga tv ketu ne Hollande..  kush do qepe dhe   patate,   te vij ne Amsterdam.  falas!smiley

vallai sdi gjo.

une di qe patatet qe shiten ne tirane, jane super te shpifme.

sma ha mendja as te kosoves te jene, e jo me te korces

smiley

Duhen shpernda thashetheme qi t blejne robt patate. Edhe buk edhe gjell eci sa eci tashi po bo efektin e kundert. Tashi psh duhen rrejt robt me ttjera gjona si psh patatja rrit rrushthin, qepa te sjell fat ne shtrat, etj. Ose
http://top-channel.tv/mobile/artikull.ph...

Ruzhdije, njof njonin nga Idaho qe shet patate. Shif mo na lidhesh me nanji shites me shumice dhe ta mysim tregun. Ti do marresh pjesen tate, patate pa leke per nji vit. Si thu? smiley

Patatja-kjo eshte nje kauz e mire per AK. Mund te sherbeje si pikenisje per bashkimin kombetar. Por qepa eshte pengese mesa duket.

Qepa te sheron syte, te kthjellon veshtrimin..smiley

asht trangulli ay

.

Vodka?

prodhimi i qepes maqedonse subvencionohet nga shteti, prandaj mbrrin ketu me e lire. Packa se e shani maqedonine si nje byth vend, persa i perket bilancit e ka pozitiv karshi prodhimit shqiptar, ndonese ata nuk behen as 2 milion, ndonese shqiptaret ne rajon jane gati trefish me shume. Pijini lengun politikave te Sales.
Me te vetedijshem dukeshin ata fshataret e Korces per shtetin legen qe kemi sesa gazetaret qe i intervistonin.

Kur lexon artikullin dhe ke ca njohuri psikologjie fshatareske e kupton se ku çalon puna..... 

Se pari, jo te gjitha mizat qe fluturojne bejne mjalte...... e jo te gjithe ata qe japin intervista thone te verteten..... dhe se jo te gjithe e kane mallin te pashitur... ne te gjithe boten bujqesia subvencionohet....SUBVENCIONOHET.... dhe kur flas per gjithe boten kam parasysh vendet e zhvilluara, si Evropa e Amerika, Kanadaja  e keshtu me radhe...... kurse ne vendet e pazhvilluara si ne, ajo nuk subbvencionohet fare, po shihhet si nje mjet fitimi ne zaptimin e tregjeve..... shembuj ka plot edhe ne kete zululandin tone, qe nga derdhja e tankerave te birrres, per te futur birren "Kruna" e keshtu me radhe..... Pra qe ta permbledhim shteti ka per detyre te orientoje tregun, te subvencionoje bujqesine dhe te nxise fermerin qe te prodhoje, se i gjithe prodhimi i tij nuk do te shkoje dem, por do te shitet....por e keqeja ketu qendron....sa do te shitet....

dhe ketu viijme tek pjesa e dyte e problemit..... Fshatari yne e ka shume qef prodhimin individual...ai e ka shume te rende qe te bashkepunoje me dike tjeter, qofte edhe me vellane a baxhanakun, per te shtuar siperfaqen prodhuese e per te rritur prodhimin,  e si pasoje rritet kostoja e prodhimit. Ata ankohen se vallaha i mbyti patatja kosovare, por harrojne se kosovaret pataten e kane me lire se ne..  e si te mos hyje ajo ne treg...??? e sa  per ate çmimin fantazme prej 50 lekesh te vjetra ai katunari ja fut kot.... para dy javesh isha vete ne Korçe dhe buze rruges çmimi ishte 250 - 300 leke kg, me thase... per pataten..... prandaj edhe atyre u mbetet patatja.... e u kalbet, se shkojne me mendimin....ta mbaj njehere se mbase i rritet çmimi....ose... me mire ti se ata...... nje mentalitet i qelbur ky, qe vetem e renon ate fshatarin tone....qe nuk e ul hunden..... ja pra keto dy probleme ka bujqesia dhe tregetimi i mallit bujqesor ketu tek ne......

Tek pjesa e dyte del qe fshatari shqiptar eshte tamaqar, do te fitoi 5 fish. Po ai tregtari ne qytet sa do te fitoi nga malli qe shet, qe i ve cmimet sipas kokes se vet. I shet nje pale xhinse 60 -70 mije leke (ja futa kot se se kam idene)..smiley

Po, subvencionohet dhe subvencionet e bujqesise nga Bashkimi Europian jane nje maskarallek i madh. Po ashtu si mbajtja me para e nje shtrese burokratesh parazite ne Bruksel.

Pra qe ta permbledhim shteti ka per detyre te orientoje tregun, te subvencionoje bujqesine dhe te nxise fermerin qe te prodhoje, se i gjithe prodhimi i tij nuk do te shkoje dem, por do te shitet.

Shteti s'ka detyre as te orientoje dhe mbi te gjitha te subvencionoje. Fjala subvencion nga shteti do te thote subvencionim me parate publike.

Per ty eshte ok qe 10% e parave, qe te mbajne nga rroga te shkoje per te blere patatet e fshatarit korçar? Ok, por fol per vete. Per mua nuk eshte aspak OK. Dua qe ato para te shpenzohen ne drejtim tjeter. Nese ti do ta ndihmosh, bleji me shtrenjte qepet tek ai. Zgjedhje e lire. Une jam absolutisht kunder subvencionimit me para publike. Socializem me parate e tjereve eshte kollaj ta besh.

“Vjet i kemi shitur me 600 lekë një kilogram. Këtë vit i japim me 60 lekë. Na bllokoi tregun patatja që u fut pa doganë nga Kosova dhe prodhime të tjera. Na falimentuan të gjithëve”, tha ai. “Patatet pa doganë nga Kosova” duket se është tema e ditës në të gjitha fshatrat e qarkut të Korçës, siç edhe i përmendëm me radhë.

Jam kureshtar, jam me te vertete kureshtar te dija opinonin e Aleanca Kuq e Zi per kete. Do te doja te njihja mendimin e tyre, po sa te shoh rrotull Akeistin e ta pyes.

 

..

Hunter, ti mund te mos jesh dakort,  edhe mund te mos duash biile edhe te luftosh qe te mos behet, por subvencionimi i bujqesise nga shteti eshte njera nga reformat me te suksesshme qe kane ndermarrre ekonomite boterore per te rritur interesin e katnarve, apo fermereve per tu marrre me bujqesi....... kaq per jju konservatoret e djathte...... 

Po atje speci èshtè me 3.000 lek tè vjetra kg nè pazar(e freskèt dhe e sigurtè kjo)...mbillni speca atq!!..problemi me sa shoh unè nuk èshtè pse patatja e kosovès apo e tjetrit arrin nè pazarin tonè..problemi èshtè pse nuk arrin kjo e korçès?mbushni njè kamion e dilni te tregu fshatar,jam i sigurtè se me 200-300 lek tè vjetra kg..ju a blejnè pèr 2 orè patatet..pse nuk bèhet kjo?nuk e kuptoj...

Nje ngatrese aq e MADHE sa me shkaktoi Turbullire  edhe nderhyrja e postimi Juaj z.Pjerr , ku ndryshe nga ketu , Problemin tek VQ e sqaron ne menyren me shkencore.

I nderuar Pjer ata jane CIFCIJ ( marres tokash me qera dhe te kredituar ) nuk jane " se fermeret tane zotrie " rrjedhimisht do vijne dhe teoriciene te babasqqapit lloit Hundderr , te bejne komente mbi specifikimet tuaja duke dhene dhe mend se cfare detyrimesh ka shteti ne fjalen Subvencion , pa kuptuar Fare se per cfare behet fjale . Ju e shpjegoni per Cifcijte shume qarte tek VQ qe ata subvencionimin e kane si pjese e mardhenieve qe krijojne me Shtetin ,jo vetem kontraktuale me Min e Bujqesise por me Detyrimin e Shtetit per te zbatuar Programin e Partise qe ka zgjedhur me vote te VJEDHUR per Bujqesine  .Jo vetem dhenie Kredie si forma me e larte e subvencionit por edhe "specializime " , kontrolle te rrepta mbi kodin Bujqesor , angazhimin e aksesoreve per te krijuar distribucione , kushte per  terheqje malli e maximalisht per krijim hapsirash per TREG  etj etj etj . Libri Juaj eshte nje shkolle e qarte dhe une jam me z. Roni ...nuk e di pse keni nderhyre kaq Babasqapshe dmth ...

mbillni  c'te doni cifcijt e mij , une kam vetem Xh(el) epistet , une du vetem vergjine  . Zoterij  fermere  qe kini qen "Bujq" dhe jeni mbi 60 % e popullsise nuk me RRUHET fare me cfare jetoni e si rroni . Vidhni ato leket e kredise dhe Pirdhuni !

Dhe keshtu z.Pjerr edhe propozimet tuaja per perpunimin e qepes ne perfitim te  prodhimit te klorurit te saj si konkurenca kryesor ne tregun e bikarbonatit te C0 2 biologjik Qeveritar del se eshte  e padobishme ndaj spekulanteve te teroive Basqapore si zakonisht " se diktatura zotrie "

Me falni por ndoshta nuk e kam lexuar mire komentin tuaj !Pres sqarime !

idrisin besa e ka kurrit

inconformista na ka cudit.

Inconformist c'i bane vedit

Idrisin me lujt vendit,

me pene e me leter

me ta thurr i pergjigje tjeter.

Me ta thurr i pergjigje per bes,

me ta trondit njat egzistenc.

Prite prite idris bene

se po vjen si pende e cmuar, 

te ve perpara gjith kopene,

e babasqapit te terbuar..smiley

Mbillni panxhar,

ne shkoder patatja e kukesit shitet me 300 leke te vjetra. ne lezhe me 500. dmth, sa nej korkcar rrin e ankohet se nuk i shitet patatja se e konkuron patatja e kosoves le te behet bashke me dike dhe ti bjeri me kamion e ti shesi me 250 ne lezhe. per bese per gjys ore shitet kamioni. specat me 3000 dometet me 2000 kungujt me 2500, lame nam.

une kam miq ne pogradec, ne bahcallek dhe nuk u ka mbete as nje kile molle per vete, le me qe per te shitur i kane shitur te gjitha. si ka mundesi qe vashtemia nuk i ka shitur?

tashi, une si fshatar qe jam dhe si pronar toke, di qe po nuk u bashkuam ne kooperativa toka nuk eshte me fitim. kostot jane shume te larta.

e vetmja menyre ka qene perdorimi i tokes per lopet. dmth, ne funksion te lopeve. prodhojme grurin qe na duhet per buken, bejme veren, rakine, domatet dhe specat turshi, pak qepe e gjer ate tilla, dhe pjesen tjeter miser e foragjere per lopet.

dhe nuk jemi bere te pasur, por kemi jetuar. na ka dale edhe per ti falur ndonje thes miell ndonje fukaraje qe s'ka buk te haje. me kete menyre kemi mbaruar shkollen te gjithe ne familje. e kemi krijuar nje ekonomi e cila po qendron qe 20 vite konstant.

e vetmja gje qe pashe te ky shkrimi eshte urrejtja per kosoven qe nxitet nga gazetare qe me se miri jane injorante dhe larg qofte, jane te paguar. te gjithe ata qe kane pak pare mend ne koke dine se shqiperia vetem kosoves i ka bere bllok per pataten. 

Sa lekë keni marrë borxh ju?
Po ju bëj një llogari të thjeshtë dhe nxirreni vetë rezultatin. Unë kam marrë me qira 24 dynym tokë. Për çdo dynym kam paguar 100 mijë lekë qira. Nga këto kam mbjellë 18 dynym patate dhe 6 dynym qepë. Fara e tyre për çdo dynym më ka kushtuar 300 mijë lekë. Rreth 100 mijë lekë më ka kushtuar mbjellja dhe pesticidet, po them minimalisht. Pra, nga një dynym unë kam pasur 500 mijë lekë shpenzime. Në 24 dynym gjithsej kam harxhuar 12 milionë lekë. Tani, nga gjithë këto, unë kam arritur të marr vetëm 3 milionë lekë. Po flas gjithmonë me lekë të vjetër.
D.m.th ju keni humbur 9 milionë lekë?
Sikur t’i kisha pasur dhe t’i kisha humbur nuk është problem. Unë i kam të gjitha borxh këto 9 milionë, që i pata marrë që në vjeshtë. Mora 12 milionë, por siç ju thashë, arrita të mbledh deri në 3 milionë lekë. Për të fituar as që bëhet fjalë. Halli është tani se si t’i kthej ato borxhe…

gjeni sa prodhoi fermeri. smiley

qenka pyetje e lehte..
une thashe se do pyesje: gjeni,sa femije ka fermeri?smiley

O Syrja Malaj e pe andej Lilo Laben (emigrantin)andej?

smiley emrat, trego emrat.... smiley fol, emri i gjyshit te shoferit te kamionit qe solli nistrat amoni

Ja kjo eshte kafsheria shqiptare...Perse o fermere kafshe, ne nje kohe kur shume familje shqiptare vdesin per buken e gojes perse nuk i shisni me gjysem cmimi(si po bejne fermeret greke per solidaritet) apo ti jepni bamiresi atyre qe jane ne nevoje....Po jo, ju preferoni ti hidhni poshte dhe shkelni me kembe. Neveri!!

E e se keshtu thoni ju,do ti bojkotojme,diten e zgjedhjeve pastaj ziheni per rradhen kush te votoi i pari.

Po merrni o shembull nga vendet Europiane,mbushini kamionat me molle,patate e cfare ju ka ngel stok dhe shkarkojini perpara Kryeministrise,mos ju afroni Palmes ju lutemi.

mos ju afroni Palmes ju lutemi.

smiley

Patatet nga Egjipti falimentojnë tregun vendës

Ministria e Financave favorizon importin e fruta-perimeve

 

Mijëra ton patate importohen me çmim super të lirë, 14 lekë/4 kg.

Patatet që gjenden në tregjet shqiptare nuk vijnë as nga Korça dhe as nga Kukësi, dy vendet tradicionale të prodhimit të tyre, por janë të importuara nga Egjipti.

Mijëra tonelata janë futur në Shqipëri përmes një anije mallrash në Portin e Durrësit dhe me një çmim super të lirë, 10 cent (14 lekë) për 4 kilogramë. Burime doganore bëjnë të ditur se subjekti që ka importuar pataten nga Egjipti është një nga nënshkruesit e marrëveshjes në Odën Ekonomike të Kosovës për import të patates nga Kosova. Një produkt që hyn pa doganë si mall importi nga Kosova, për shkak të marrëveshjes doganore dypalëshe. Importi rezulton të këtë ndodhur në fillim të muajit mars, duke ndikuar kështu në uljen e pabesueshme të çmimit të patates nga bujqit-tregtarë vendës, ose edhe më keq – në falimentimin total të tyre, siç ka ndodhur në fshatrat e Korçës. Pas një vëzhgimi që bëmë në zonat juglindore mbi pataten, qepën dhe mollën, ku prodhimet hidheshin nëpër kanale për shkak të mungesës së tregut, radhën e ka Tirana…
 

Në prill të vitit 2011, çmimi për një kilogram patate ka qenë 100 lekë. Në Tiranë, dje rezultonte me vetëm 60 lekë. Edhe ky çmim ishte në një nga tregjet që njihet si më i shtrenjti në Tiranë, te “Pazari i Ri”. “Për shumë vite, asnjëherë patatja nuk ka qenë më lirë. Për shembull, vjet në këtë kohë patatja kushtonte 100 lekë për kilogram, por edhe më shtrenjtë.

"Javën e kaluar e shitëm me 70 lekë, ndërsa sot e kemi ulur me 60 lekë. Që nga dhjetori e kemi marrë nga Kukësi, në një magazinë të qytetit. Me sa di unë, edhe aty grumbullohej, pasi hynte nga Kosova. Megjithatë, ne e reklamojmë si patate-Kukësi, pasi kështu shitet më shumë. Klientët gjithnjë e më shumë kërkojnë prodhimin vendës”, thotë Hilmi Hoxha, tregtar i shitjes me pakicë pranë “Pazarit të Ri”. Sipas tij, përgjithësisht këtë vit ka pasur ulje çmimesh sa u përket perimeve dhe frutave. Fjalën ia mbështesin edhe kolegët ngjitur, ku marrim një informacion që nuk e dinim më parë. “Nuk ishte patatja që hyri nga Kosova që uli çmimin e saj, por ajo që hyri nga Egjipti. Në fillim të muajit mars, një anije e madhe me patate është shkarkuar në Portin e Durrësit, ku grosistët e mëdhenj e kanë blerë me çmime qesharake, 10 cent/4 kilogramë. Nuk ka as patate Kukësi dhe as patate Korçe nëpër pazaret e Tiranës, mos gënje kot”, i thotë Hilmiut tregtari ngjitur tij, duke e qortuar njëkohësisht për shpjegimin e mësipërm. Sipas tij, fare lehtë mund të dallohen patatet e importit: “Sapo qërohen, nxihen shumë shpejt. Kur skuqen, bëhen si qymyr. Nëse i bën gjellë, kanë shije si të thartë. Më troç, nuk është se janë cilësore, por kushtojnë shumë pak në krahasim më prodhimin e vendit”

Duke bërë një vëzhgim nëpër tregjet e tjera të Tiranës, ai i “Uzinës Dinamo” servir çmimet më të lira. Duke qëndruar sërish te patatet, ato shiten me shumicë 100 lekë për 3 kilogramë. “Prej një jave i kemi me këtë çmim. Më parë e shisnim diku te 50-60 lekë për kilogram. Tani çmimi ka rënë shumë, sepse patatja vjen nga Egjipti dhe Kosova. Gjatë pasdites i shesim edhe më lirë, 4 kilogramë për 100 lekë”, thotë Dava Prendi, tregtare e fruta-perimeve pranë “Uzinës Dinamo”. Ajo nuk di të tregojë se cilët janë personat që i kanë sjellë patatet nga Egjipti, por shpjegon se çdo natë, nga ora 24:00 deri në orën 04:00, pranë tregut të “Uzinës Dinamo” shkarkohen dhjetëra furgonë me fruta-perime. Mes tyre, edhe patatet. “Këtu furnizohen më pas të gjitha tregjet e tjera”, shton ajo.

Duke lëvizur në një treg tjetër, atë të “Shkollës së Bashkuar”, çmimet e fruta-perimeve nuk është se kanë shumë ndryshim, përveç opinionit. Sipas tregtarëve aty, çmimi i patateve është ulur për faj të kapriçove të bujqve korçare. “Kujtuan se tregu do të ishte si vjet. Kur fshatarëve të Korçës ua kërkonim që të na e shisnin pataten që në vjeshtë e dimër, ata pritën që të kalonte viti i ri dhe të na e jepnin më shtrenjtë. Kur ç’ndodhi?! U fut patatja në fund të dhjetorit dhe në janar nga Kosova. Pastaj, në fillim të marsit erdhi patatja nga Egjipti dhe mbetën korçarët. Le t’i hedhin rrugëve tani, se u treguan tekanjozë”, thotë Xhevahire Vehapi, një grua rome rreth të 50-tave që shet në hyrjen kryesore pranë tregut të “Shkollës së Bashkuar”. Disa i japin të drejtë, por shumica e kritikojnë. Një ndër to edhe shitësi i fruta-perimeve ngjitur me tendën e saj, që quhet Aqif: “Nuk është e vërtetë. Patatja e importit erdhi që në fillim të dhjetorit. Na erdhi nga Kosova me çmim 14 lekë për 3 kilogram. Pastaj na erdhi kjo e Egjiptit, sërish me 14 lekë, por për 4 kilogramë. Megjithatë, unë nuk marr asnjërën prej tyre. Kam klientë që duan cilësi dhe mbaj patatet e vendit. Nuk i ndërroj këto. Kam patate nga Korça dhe nga Divjaka. Duken që në pamje se çfarë malli janë”.

http://www.panorama.com.al/speciale/patatet-nga-egjipti-falimentojne-tregun-vendes/

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).