Forcat komando do të ndjekin këmba-këmbës fallsifikatorët e numrave të shasisë të kazanëve të rakisë

Nuk ka kuptim te besh debate fallco per takse te sheshte apo progresive sa kohe qe ekonomia eshte gjysme ne te zeze dhe ata qe paguajne taksa jane gjithsesi vetem 'peshqit e vegjel'. Per te luftuar kete kancer qe mban peng ekonomine dhe politikat fiskale te Shqiperise, qeveria me ne fund ka vendosur ta luftoje ne rrenje kete problem: nga 1 korriku e tutje ndalohet rreptesisht distilimi i rakise neper kazane te paregjistruar.

"Panorama" citon ligjin perkates:

Ligji për akcizën
Neni 58/ Fushat e zbatimit

Të gjithë përdoruesit e kazanëve të distilimit duhet të deklarojnë dhe të pajisen me autorizim përdorimi pranë autoriteteve doganore kompetente.

Neni 88 / Prodhimi klandestin i alkoolit dhe pijeve alkoolike

Në rast se në çastin e konstatimit gjenden vetëm pajisje ose pjesë të tyre të padeklaruara dhe të paverifikuara pa praninë e lëndëve të para, shkelësi dënohet me gjobë në shumën 200 mijë lekë.

 

Përdorimi i paautorizuar i kazanëve për distilim, qoftë dhe për përdorim vetjak, dënohet me gjobë në shumën 200 mijë lekë.

69 Komente

jepi numer kazanit tend dhe liri rakise tende......

pyet Boden se ai duhet ta dije mire si benet rakia

Edhe te pimen do i ndalojne popullit keta?

Rushin po nuk e bene raki do e bejne recel, ca do i vinin edhe tenxhereve numra tani?

Asnjehere s'ka per tu gjobitur njeri, se jemi popull aq i zgjuar dhe pijanec sa gjysma e rakise pihet kur zihet rakia dhe kur te vijne keta per kontroll nga qeveriu i qerasni me nga nje gote nga ajo ballkazania. smiley

Totozani ka reaguar ashper, ka thene se ky ligj diskriminon grate ngase rakia eshte kryesisht sport i burrave, dhe ka kerkuar qe qeveria te licensoje dhe akcizoje dhe tepsite e byrekut, ne mos dhe okllaite.

Kete pretentim te tij e kane kundershtuar grupi i LGBT Albania dhe Ambasada Roze, duke e quajtur stereotipizimin e burrit shqiptar qe pi raki si te prapambetur, dhe duke shtuar se ne vitin 2012 nuk ka kuptim qe okllaia te asosaciohet vetem me grate. "Byreku dhe dybeku jane sa autentike dhe seksometrualistike" kane shtuar ata. 

I kapur Shah-Tore, Totozani ka dashur te beje diversion duke thene se figurat e shahut gjithashtu jane kryesisht ushtarake, dmth maskiliste. Priten ne vijim reagimet e ashpra te grave ushtarake pavaresisht orientimeve te tyre seksuale apo byrekore.

Hajde lufte ,hajde! 

Gjithmone rrenjet e korrupsionit ,fallsifikatoreve ,hajduteve jane ne popull. Mire bejne ,por e keqja eshte , se lufta mbaron me "rrenjet" gjithmone ,e nuk vazhdon me tej.

pershendetje te vecante anetarit te peshkut me nickun: ''rakia''.smiley  shpresoj ta kete nickun e autorizuar ketej e tutje.smiley

http://youtu.be/przsjLxHLxQ

 

 

Hajt mo, do ta heqim edhe ket hall...... do ta zijme rakine neper shpella ashtu siç mbjellim Kanabisin......

Shteti qe s'kontrollon dot territorin e vet ku ka qindra mijra ndertesa pa leje te vetedeklaruara e dhjetra mijra te tjera ne ndertim e siper, kerkon te kontrolloje prodhimin shtepia te rakise si dhe kazanet me te cilet ajo prodhohet. smiley

as per perdorim personal? budallallek me te madh s'ka! edhe drogen me te rende ta lejojne (me mase) per perdorim personal, ne vendet demokratike.

do me merzitet babai, nga lajmi. e ka zakon, cdo vjeshte! smiley

Politika kontradiktore; hiq taksen e leshit e vej taksen e rakise.

UUUUUU ja u pifte dreqi ne bark

Ah mer ju q... derri nonen. Po ju mer qelbesira nuk keni regjistruar akoma banesat (te pakten 20% e familjeve kane me shume se nje banese) ku mund te mblidhni fare kollaj taksen mbi pasurine dhe kerkoni qiqra ne hell.Apo eshte nje nga 12 pikat per tu integruar ne BE?

 Sa më i varfër të jetë shteti, aq më gjërë shtrihet monopoli i tij mbi mallra që taksohen, si pijet alkolike, duhani, kafja, karburantet, etj. Është përgjithësisht tipar i shteteve të prapambetura që nuk kanë prodhim mallrash. Të vetmet burime që i ngelin qeverisjes qëndrore, për të mbajtur administratën, janë taksat mbi shërbimet (ato që quhen biznese) dhe dogana mbi mallrat, sidomos mbi ato që i përfshin akciza. Një shtet, vërtet mund të jetë i varfër dhe do t'u turret tani fshatarve, por...doganierët, tatimorët, gjyqtarët e prokurorët janë të pasur, buçko, fytyra u shkëlqen nga shëndeti e kënaqsia, sa herë dalin ligje të tilla.

''Sa më i varfër të jetë shteti, aq më gjërë shtrihet monopoli i tij mbi mallra që taksohen, si pijet alkolike, duhani, kafja, karburantet, etj.

konstatim inkorrekt!   edhe ne shtetet  e pasura e moderne; pijet alkoolike, duhani karburantet etj ,  jane ''produktet me te dashura''  per vjelje parash. keto  (mbi)taksohen, rregullisht,  cdo vit.

Belul, nje nga arsyet qe shteti mbitakson alkoolin e duhanin jane dhe per parandalim perdorimi. Dmth t'i ngrihet cmimi qe njerezit te fillojne te heqin dore. Persa i perket takses mbi karburantet, ne kete ane te Atlantikut taksa perdoret per mirembajtjen e rrugeve (teorikisht, sigurisht).

Kam frike se e ke gabim, Petro. Ke degjuar ndonjehere per vende si Kanadaja ku jo vetem qe taksohen te gjitha ato qe permend ti me siper, plus ca te tjera qe nuk ti merr mendja, por shitja e pijeve eshte monopol i shtetit, pra shitet vetem ne dyqane shteterore. Ose per vende si Shqiperia Socialiste ku nuk kishte taksa fare? Pra nuk e ka fajin palla e Skenderbeut, po Skenderbeu dora vete. Por duke marre parasysh aksiomen e liderave shqiptare qe "Fajin e keni ju, pastaj mund ta kemi edhe ne" i bie prape qe fajin e ka populli qe ben raki.

Përshëndetje PF! Po dihet që pijet janë monopol. Se kisha fjalën se jemi vetëm ne që i taksojmë. Të gjithë i taksojnë mallrat monopol, ku bëjnë pjesë dhe alkoolet. Inkorrektesa që përmend Beluli në komentin tim, si dhe shëmbulli juaj i Kanadasë, nuk merr parasysh se në strukturën e të ardhurave të vjeljes së taksave, sa përqind zë alkooli? Ku mender pyesin vëndet e pasura, prodhueset e mallrave, për akcizën ndaj kazanve? As i zënë në gojë fare, sepse merren me prodhuesin e vërtetë e jo artizanin.

 Po vetë taksimi i tërë mallrave që i nënshtrohen akcizës, sa vënd zë (me %) në strukturën e të ardhurave të kanadasë? Lutem ma jep si shembull, nëse e gjen, e pas kësaj, do hesht.

Mire, aty ke te drejte. Megjithate, sa per kuriozitet, ketu eshte i ndaluar me ligj prodhimi amatorial i cdo lloj pijeje alkolike pa pasur nje license perkatese, aq me teper ne kushte shtepiake.

Gjithe shqiptaret ketu ziejne raki bejne vere ne kushtet shtepiake, po ashtu edhe italianet e vjeter.

Te gjithe? U dashka ardhur andej nga ju smiley

...LCBO profitable for the provincial government, returning $1.2 billion to the Ontario government in its most recent fiscal year.

Ore juve mire e keni me diskutimin e taksave te Kanadase dhe Amerikes, po behet fjale per ne Shqiperi. Tek ne afro gjysma e popullsise jeton ne fshat, me nje ngaster toke pa pike sigurie per prodhimet, te cilat i ben akoma me kafshe ose me traktorin e komshiut, e qe punon akoma gjithe diten, literally, vetem per te jetuar.

Qeveriu tani (te gjitha qeverite ne fakt) jo vetem qe s'ka bere asgje per ta, p.sh. nderkohe qe prodhimet e tyre kalben qeveriu importon te njejtat prodhime nga jashte, po tani i kerkon te licensojne kazanin e rakise, ne nje vend si ne ku te gjithe fshataret prodhojne raki dhe qesin ndonje te ardhur shtese per te jetuar?

Qeveri shkerdhate, shkerdhatokraci kur thoshte Driteroi. Ne Lazarat p.sh. eshte pyll me droge, Qeveriu do qe fshataret te taksohen per koka-kolat e rakise.

Nderkohe qe ne Shqiperi vertet gjysma e ekonomise eshte ne te zeze dhe qarkullojne miliarda para te pataksuara, para droge dhe prostitucioni qe 'lahen' me ndertime etj, po ku dhe bizneset legjitime nuk paguajne ose paguajne shume pak taksa, qeveriu do luftoje informalitetin me kazanin artizanal te rakise se fshatarit!

What's next, do ti kerkojne qe te regjistrojne gomeret dhe t'i nxjerrin targa?

qeveriu importon te njejtat prodhime nga jashte

Po sikur s'i importon qeveriu (drejteperdrejt) o GB. Do thuash ti qe i re shkurt se doje te thoje qe qeveriu lejon importin e prodhimeve nga jashte, etj. etj.

..tani i kerkon te licensojne kazanin e rakise, ne nje vend si ne ku te gjithe fshataret prodhojne raki dhe qesin ndonje te ardhur shtese per te jetuar?

Taxat dhe licencat jane cmimi  qe paguajne shoqerite e civilizuare per te siguruar vazhdimesine e zhvillimit...mungesen e tyre e provuam se ne cfare feje na katandisi...

Mire kjo por thone qe do i pajisin kazanet dhe me targa.

Lejohet te ziesh raki kur je i pire?

jo!  por lejohet qe pish gjate zjerjes se rakise.smiley

Po, pi raki te sapoziere smiley qe vetem po i more ere dhe fillon e kendon pastaj:

Moooj rakiaaa bukurosheee

qe na hedh qoshe me qosheee

se dhe Zoti Krisht njehere

mori uje e beri veereeee

Ja gezuar Pashket meqe zume ne goje Krishtin.

Ne fakt, vetem taksa per kazanin e rakise na mungonte qe te arrinim kulmin e perfeksionit ne sistemin tone fiskal. smiley

Pertej shakave, do kisha shume qejf ta beja vete rakine. Duhet patjeter me ble nje kazan si ky? Nese "po" ku mund te blihet? A mund te sajohet ndonje kazan vete?

Sa kile rrush duhen per 1 liter raki?

Ekspertet le te pergjigjen. Premtoj qe s'do t'i spiunoj tek Bodja. smiley

Kur zihet raki duhet rrush me kuintale..Nje kusho imi e ka sjelle kazanin e rakise nga Shqiperia..smiley

Olso, kur te kthehesh knej na boj nji zile, dhe te gjitha gjonat zgjidhen....vetem deshira te jete.......smiley

Kazana rakie kryesisht te bere vete nga artizane ke neper tregjet e hapura te Tiranes, por edhe ne qytete te tjera. Per te bere raki rrushi duhet qe rrushi fillimisht te shtypet/lengezohet duke ja hequr pjeset e drureta/vegjet dhe te lihet per nje kohe te caktuar (varion nga 10 deri ne 20 dite) ne nje ene/fuci me gryke te hapur ne menyre qe te ndodh procesi i fermentimit, apo shnderimi i glukozes se rrushit ne alkol. Me perfundimin e procesit te fermentimit merret lengu dhe bersite futen pjese pjese ne kazanin e rakise dhe qe andej nxiret nepermjet procesit te distilimit rakia. Kur rrushi ka nje permbajtje te larte sheqeri 20 -22 % prodhohet me shume raki per njesi dhe e kunderta. Nese rrushi eshte me permbajtje sheqeri tek 20%, mund te nxjerresh 1 liter raki 18.5 grade me rreth 5 kg rrush. 

 Shpjegim proçedurial i përsosur i kauzos. Por çfarë nuk është thënë, vijon: ... mund të arrihet me pakëz mundim rritja e gradacionit nga 18.5 gradë në 21 gradë, duke i hedhur masës së kondesuar pak qymyr. Më tej, merren bërsitë, rihidhen në fuçi dhe përzihen me sheqer. Rizihen pas një kohe. Pasojat:  me 5 kg nxirren 2 kg raki. Të gjithë fshatarët, që nuk dallojnë nga përshkrimi i Balzakut, kur rakinë e kanë për shitje, i përdorin me sukses të dy marifetet. Shumica e bareve të Tiranës shesin nga kjo raki.

 Rrjedhojat shëndetsore: dhimbje koke. Baristi të thotë që Tirana gëlon nga gjëndja gripale. Rakia...jo, jo! Ç'është ay llaf, meazallah, e kam marrë në vend të sigurtë. Edhe vetë nga kjo pi, e të tjera, e të tjera.

Se ku kam degjuar qe i hedhin dhe Nitrat.

Kush eshte qejfli rakije apo ne pergjithesi i pijeve alkolike, detyrimisht rakine dhe veren duhet ti prodhoje vete. Une psh, i prodhoje vete per konsum personal dhe shoqeror. Sigurisht, tani qe doli ligji, do te shkoj te regjistroje kazanin, por nuk kam ndermend te prodhoje me shume se 100 litra raki dhe 200 litra vere. 

Shume faleminderit te gjitheve. Alidemso, Kuazimodo, do flasim.

Tek ne afro gjysma e popullsise jeton ne fshat, me nje ngaster toke pa pike sigurie per prodhimet, te cilat i ben akoma me kafshe ose me traktorin e komshiut, e qe punon akoma gjithe diten, literally, vetem per te jetuar.

...prandaj do humbasi prape ne 2013 Rama se eshte i rrethuar nga  "ufo"  si puna juaj qe nuk e kane haberin fare se cfare behet sot ne fshat... jo se nuk keni sy te shifni por nuk doni te pranoni kete realitet ...shikon ndonje pellembe toke pa punuar ,te clodhet syni me  jeshillek

Kapo, une e di shume mire ca behet ne fshat, bile me mire sesa i ti di punet e agjitpropit te Berishes.

Dhe, natyrisht qe s'jam ramist, se juve po ja u shave krietarin i bie te jesh o ramist o berishist. Keshtu mendon vec nje gjindje me koken te zhytur tek bytha e kryetarit te partise, si qemoti.

Gjithsesi, ke zgjedhur temen e gabuar per te bere agjitpropin qeveritar, se gjendjen e mjeruar te fshatareve e dine te gjithe, i shikojne mileti fshataret si ne fshat si ne qytet e keshtu qe s'kane nevoje per google maps.

Po ti ke te drejte ne nje pike, qe fshataresia ka kohe qe voton kryesisht per Berishen, e ne kete pike, persa e shesin lekuren lir (bile e kane shitur me lir lekuren tek Berisha sesa te perndjekurit) mund te thonim qe e meritojne, por ama kjo do ishte shume cinike.

xhib ku e ke pa ti se fshati voton saliun mer jahu. po fshati eshte Ps nga vermoshi ne konispol. kjo nuk do me thone se  nuk i kane keq punet e hallet as se m;u nuk me vjen keq. por ka perhere i por mer se nuk durojm dot mo. token e moren falas, taksa as nuk kane pagu as nuk kane men me pagu, ka 20 vjet. korent e uje nuk pagujn... tashti kush te duket ty me n'hall ai qytetari qe as pronen e vet nuk e mori, as ne fabrike nuk puno edhe vec me mbjell vazot me domote se ka shku damotja katnarit 2200 lek mer xhib. po lene krytarin e kry@arin. e kishin spinoqin deri para dy javesh 2000 kilja mer xhib. e kon bo 400 lek i veze pule sa i veze breshke mer xhib po nejse nejse, kumllat nuk jon pjek hala smiley

 

Ti flet teorikisht i nderuar. Ti thua, teorikisht, meqe fshatari i ben vete ato qe ha, i bie te jete me mire sesa qytetari qe i blen. Sipas kesaj logjike ne qenkemi vertet fanar ndricues ne bote (meqe kemi nje perqindje shume te madhe te popullsise qe merret me token si pune) dhe politikanet e vendeve indrustriale perendimore kur bejne fushata i premtojne popullit qe po erdhen ne pushtet do tja bejne jeten po aq te begate dhe te lumtur sa te fshatareve te Shqiperise. smiley

Megjithate, nuk eshte teme kjo fshati vs qyteti. Cka thashe me lart ishte per te thene se si injorohen gjysma e popullsise nga politika. Ne fakt jo se qytetaret jane kushedi sa ne axhende te saj, po gjithsesi me ndryshe. Ne fshat politikanet shkojne vetem per fushate 1 here ne 4 vjet, ne qytet eshte me ndryshe se dhe jetojne aty e duan s'duan do kalojne.

Se si votojne, s'di statistika te tjera, pervecse kete qe pashe.

faji im qe nuk e percaktova sirane e zgjedhjeve. po per lokale edhe mund ta gjesh me te drejte. vec duhet te kesh ca parasysh se ka rrezik qe po i njejti njeri per kryetar komune, here e vendos ps e here pd, ca here legaliteti e kshu me rradhe.

sa per teorikisht, une i kam ra shqipnise i cik si fort ne kembe e me makine si per fushata ashtu edhe per lajm. une te thashe qe meqe fshatari ka mundesi ta beje ate qe ha, ka edhe mundesi t'ia shese qytetarit ate qe do to haje. ne kete vs nuk me duket se do kohe te dale dielli e te shohim si do zbardhe dita.

kur te them qe fshati nuk paguan energjine elektrike, besoje se keshtu eshte. e paguan qyteti dopio qe te kemi drita te gjithe. kur te permenda taksat, po ashtu nuk i ka paguar fshati kurre. me perjashtim ketu te ndonje bisnesi prodhues ne fshat.

edhe meqe e kishim me shifra se mos harroj: 1 kalastren ben 30 dollare. 1 pulastren smiley 25.

Po cfare je duke me thene pra me keto argumenta anes-e-anes, qe jetojne me mire fshataret se qytetaret, apo qe politika po i kushton vemendje me shume atyre se qytetareve? Kete besoj s'ka qytetar a fshatar qe e beson, pavaresisht argumentave se kush paguan me shume a me pak korrent e kush gatuan me shume a me pak pula apo domate apo turli.

Te thuash qe fshataret paguajne me pak taksa (akoma me keq te ankohesh per kete) eshte prap, ose ta kapesh problemin skic, ose te mos ta njohesh ceshtjen ne teresi dhe te kapesh pas bishtave. Per krahasim, romet paguajne akoma me pak taksa, se s'jane te regjistruar gjekundi fare. A jetojne ata valle me mire? Gjithsesi ec ja taksojme kuajt dhe qente dhe romeve; nga sot te paraqiten ne qeveri te regjistrojne televizoret, manjetofonet dhe rrobat me ngjyra, e keshtu e fiskalizojme dhe akcizezojme tamam situaten. lol

xhib se tani e pashe. po mire mer njeri kujt po i ankohesh ti mua apo ne pegjithesi te drejtes universale. taksimi i kazanit te rakise duhej te ishte bere me vite perpara or njeri. se ketu nuk po flasim per nje kazan e 100 litra raki qe po i pi qytetari e katunari per nje vit. ketu po flasim per qindra e mijra litra. edhe kete ta jap te sigurt. une nuk po ankohem qe fshataret paguajne me pak taksa. une po them qe nuk paguajne fare. edhe qe me voten e tyre po rri si saliu si rama ne pushtet, ashtu si edhe paraardhesit e ketyre dy te fundit.

edhe nje here. un po te thesha - e kane mundesine. token e moren me 7501 e bene hale ne ndertime, kush mujti zbriti ne qytet e zuri dy here toke, tani ti po do qe une t'u qaj hallin se jane te varfer apo te varferohem une edhe me fort se ata jane gjynof...

sa per romet nuk ia ka faj njeri qe pjellin nga 20 se me pjelle dime ene ne te bardhet, po ama e bojme nje si llogari a i rrisim a si rrisim dot. ti po gjen me faj shtetin shqiptar ndaj fshatit, qe o ka bo ky fare legen shteti per kete fshat qe me token e me investime milioneshe qe shkojn per lesh pa pyt njeri e pa pagu i takse nga ne qe na i merr me koburen te koka, o ska per te bo qeveri komuniste me shume. se ene enveri ua mori token, pulen edhe lopen, bile bile ia mori dhe gruan burrit diten e dye pas dasmes e ia coi ne fushe.

tani se ku do me e gjet te drejten ti, une nuk e mbaj ta gjesh ne kurriz tim smiley te lutmi. per te bo emotivin ene gjynofqarin e bojn te gjithe se nuk ka asi kosto kjo, u sa gjynof. puna eshte se perberjes se kesaj kategorie dembalash te njeriut te ri te komunizmit, pak hajdut, pak i shkolluar, pak ideolog, por kryesisht dembel, nuk ka reforme t'i sjelle ne terezi. keshtu. edhe se mos dalim shume nga tema, kjo e rakise eshte nje gje shume e mire per ata qe prodhojne me mijera litra, me token qe u dha shteti komunist i berishes, nanos, edit dhe enverit, se ia mori pronarit te vertete me pushke, tashti si me koperativat i ka ardhe koha te pagujne per sendin qe vodhen te gjithe bashke, pse si kujtove ti.

lene kto akcizat e terci verci m'nigjo se kom te drejte, me miliona ton raki ne shqipni e ta pagujme vetem ne me melci smiley kete po ta them se na mbyten, nuk e di njeri cfare ka brenda rakia kur ulesh ne cfaredo lokali. edhe mos kujto se eshte lire. raki qe quhet e mire, pa 5-6 mije lek lit nuk gjen sikur ta marresh nje me te njohur shume, du me shumice shume. aty ne usa kur kam qene me 5-6 dollare, e cila eshte e parregullt te behet krahasim per shume gjera, keshtu po themi me 8-9 dollare merr pije shume te mira e te garantuara nga shteti qe nuk te lene top ne vend pasi t'i pish. e kaq se u zgjata shume.

Po Fshati nuk e votoka Qyteti jo se jo,po nga i merrka votat ky Berisha mor petlle se spo e marrim vesht.

pd voten e ka ne qytet, nuk di kush mynd ta veje ne dyshim ket.

Po ps ja ka shumicen e Bashkive kurse pd ka shumicen e Komunave,kjo dihet.

ksaj rradhe.

Ah jo gabim,edhe kete rradhe e kemi vulos,74 deputete! Nuk kane si ju votojne juve ata qe spaguajne drita dhe uje.

kujt juve? edhe shif ka i ke deputetet. hiq lsi.

edhe po me pyte mu, nuk ia du voten atij qe si pagu, edhe me ma dhobe pa ia kerku. se per tia kerku as qe bohet llaf.

Sa desha ta korrigjoj kete " juve",ca ti shoh deputeteve une me ato ritme qe po ecen Tirana ku Kryetari i ri e ka filluar fushaten qe para 6 muajve,19 cope jane te sigurte,nejse mos e bo muhabet me njeri smiley

keq me vje me ta thone por ksaj rradhe (13) si zor me duket. sa per kryetarin e ri, per lulin supozoj e ke afermensh, ktu ke fushata ti i fut edhe ato te 21 janarit, meqe Ps osht ca vota mongut prej atyne qe u vrane a si.

mos boj muhabet me njeri. po car thu mer. po vetem qe osht kjo Ps e ed rama qe ka akoma pd mer se kupto ti kaq. ket po deshe mos e boj llaf me njeri se ta merr vesh doktori. po ti megjithe mend kujto se mu me prishet gjiza po fitoi prap berisha, apo po nuk fitoi rama? po kjo oshte si te zgjedhesh osht mo e mire varja ne litar apo pushkatimi mer ti rob Zoti.

kshu shko thuja edhe atynve.

po fshati eshte Ps nga vermoshi ne konispol. 

Kjo zona qe permende a perfshin Voren e Gerdecin qe, edhe pasi u hodhen ne ere, perseri votuan PD-ne? (i permenda vec keto thjesht si shembull, se ka edhe plot te tjera - dhe jo, nuk paguhem nga PD-ja).

kjo tregon edhe njehere sesi tjetersohen votat nga bandat e kriminelit sali.

ti kujto me gjithe mend se u votua? po e besove kete, nuk ka plas gerdeci.

avash avash e kap rakia cmimin e uiskit

smiley

me çduket ndonje i afert i 'oborrit' ka hapur ndo1 kompani importi rakije,keshtu qe politika e shkaterrimit te prodhimit vendas po i shkohet deri ne fund nuk e di se çfar gjeje tjeter mund te pengohet,se per bujqesi dhe blegtori e kan shkaterruar me koh fshatin,politikat e majta dhe te djathta !

Ndoshta kjo pune behet per te disiplinuar prodhimin artizanal qe njekohesisht eshte dhe prodhim i paregjistruar kund. 

Per prodhuesit familjar privat eshte i pazbatueshem. Mund te sherbeje kunder atyre punishteve, qe furnizojne klubet e qe shpesh perbejne rrezik per shendetin publik.

O Xhibo o maskara! Mos i trem robt kot se populli yne trim dhe raki-dashes e gjeti zgjidhjen. Tani e tutje do e fusi rakine ne shishe uji 0,5 litra. Pra inspektoreve te Bodes i duhet me provu te pakten 200 shishe per te arrit limitin e lejuar. Duke qene se ata do bohen karroqe (se tape jane qe n'mjes) s'kone shonce me dite mo me numru deri m'200.

Ueeee kush e dite qe Bodja paska lind ne nje fshat me emrin Rakiçka

shtoi kesaj edhe ndryshimin e akcizes mbi importin e pijeve alkoolike.

skuptoj ca dobie kane te gjitha keto kaq te madhe sa te behen me nr kazanet e rakise........ore vertet jane marre ata te MFE me studimin dhe perllogaritje ekonomike mbi shasite e kazaneve????????ska pune te tjera ministria

Ne qofte se  humb ndonje kazan rakije, Bode duhet qe t'i drejtohet emisionit te Aido Shtinos.. me titull te ri  "Kazana te humbur" smiley

Kto kan marr fund mer, kan rreshkit, sdine ku te harxhojne 8 orshin e punes ne ministri dhe u pjell mendja per traplliqe te tilla, athu se aty ngeli problemi ke kazani rakise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).