Njohja e 90 e Kosovës vjen nga Brunei

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Brunei Darussalam, Mohamed Bolkiah, përmes një letre dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ky shtet.

Po sot, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadorin e këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, Latif Tuha, i cili ka përcjell përshëndetjet të përzemërta të ministrit të jashtëm dhe i ka konfirmuar ministrit Hoxhaj njohjen e zyrtare nga Brunei Darussalam.

Brunei, zyrtarisht Shteti i Bruneit Vend i Paqes, është shtet në Azinë Juglindore në veri të ishullit të Borneo-s. Është i populluar me mbi 400 mijë banorë dhe ka kryeqytet Bandar Seri Begawan. Është shteti i 90 që e ka njohur Kosovën që nga shpallja e pavarësisë më 17 Shkurt 2008.

Telegrafi

7 Komente

Urime Kosoves! faleminderit Brunei-t me...,400 mije banore.smiley. ca do besh, ja qe ua kemi nevojen edhe ketyre lloj shteteve..

UUUF,  edhe... 7 ! 

Une e di qe eshte 120 jo 97, mbase mund ta kem gabim.

192 anetare. 1 me shume se gjysma e tyre duhet per te fituar anetaresine.

Urriiimmee.Shyqyr lajm i mire dhe i bukursmiley

Gure ,gure,behet kalaja.U shtofshin guret!smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).