Parlamenti shqiptar radhitet i pari në Europë për numrin e deputetëve miliarderë. Ka ministra që e nisin punën me pasuri normale dhe largohen nga kolltuku me pasuri përrallore.

Ne ndryshim nga vendet e tjera ne rajon, gjate gjithe ketyre viteve te tranzicionit te tejzgjatur, politika shqiptare, pa perjashtim, ne menyre te vazhdueshme dhe pa u shqetesuar aspak nga opinioni, ka arritur t'i krijoje vetes me ligj privilegje e favore, aq sa sot ajo realisht perfaqeson shtresen me te pasur te shqiptareve. Pse kjo veçori dhe si do të ndikojë ky faktor ne emacipimin, demokratizimin dhe zhvillimin e metejshem te shoqerise sone?

Ja disa nga cudirat qe Mitro Cela pershkruan ne shkrimin "Embelsira komuniste";

“Janë të larta interesat bankare për popullin kur kërkon të marrë kredi për shtëpi. Përjashtim bën populli kur është ministër, deputet a nëpunës i lartë. Ata marrin kredi me interesa minimale për shtëpi! Qeveria e dalë nga populli, gatoi ligjin që burrat shqiptarë të dalin në pension 65 vjeç. Gratë 60. Ministrat e deputetët 55 vjeç?! Kur ka shumë qytetarë të pastrehë, shumë deputetë, ministra e ish-politikanë, kanë nga 250-300 metra katrorë apartament banimi në Tiranë. Madje edhe dy. Pa folur për vilat në Durrës, Vlorë, Pogradec e larg qoftë në Greqi, Austri. Spanjë a Amerikë?! Ligji u jep të drejtë nëpunësve të lartë, të jenë në dy borde shpk-ësh, ku marrin si honorare mujore sa katër pensione katundi! Parlamenti shqiptar radhitet i pari në Europë për numrin e deputetëve miliarderë. Ka ministra që e nisin punën me pasuri normale dhe largohen nga kolltuku me pasuri përrallore.”

16 Komente

1 prill

Kjo eshte mese e vertete. 

" .... Ligji u jep të drejtë nëpunësve të lartë, të jenë në dy borde shpk-ësh, ku marrin si honorare mujore sa katër pensione katundi! Parlamenti shqiptar radhitet i pari në Europë për numrin e deputetëve miliarderë..." 

  Mendoj se ligji ketu duhet te ndryshoje, ku nenpunset, parlamentaret, politikanet, mund te jene ne bordin e 1 shpk apo kompanie, por jo ne dy. Ndryshimi i ligjit iu jep mundesi edhe te tjerve (intelektuale te papune) te punesohen apo te jene antare te ketyre bordeve. 

Parlamenti shqiptar radhitet i pari në Europë për numrin e deputetëve miliarderë.

Prandaj tha krieministri qi jemi te dytet pas gjermaneve; ata kane ekonomine me te madhe, ne kemi me shume miljardere ne parlament.

Dhurata me e cmuar ne prag te 100 vjetorit te Pavarsise na vjen nga BOTA 

Lajmi Ores se Fundit ! Unanimisht ne Redaksine  "Huri eshte HU " ose anglisht "Who is WhU " , u votua per Genjeshtren me te madhe te vitit nga te gjithe llojet e karagjozeve , te cdo niveli e ne cdo vend te Botes ...te bere ne vitin 2011 .

Fiton Mullah Babasqap Berisha me thenien " Shqiperia eshte e dyta ne Europe pas Gjermanise " Kjo ka gezuar cdo shqiptar kudo qe ndodhet pasi me se fundi edhe ne kemi nje Vleresim Boteror ne rangun e " Hurit te Shtetit " Konkuroi dhe nje Wol-farts me shprehjen "21 Janari tashme i takon se kaluares dhe Gerdeci yhyha " thenie qe shkaktoi revolte tek  Hunjte e tjere ne Tufe qe merren me detyra kujtese ,  dhe ben nderhyrje Dermuese e Asgjesuese me pejetjen ... "Po 9999 vjet Diktature , c'ta bejme ?

Ps ...xhibi nuk ishte i ftuar smiley

Define "miliarder".

 

Nejse, po i bie nga rruga e gjate dhe skenike qe sheh edhe nga lugina. smiley

1- Miliardere ne cfare monedhe.

2- Ku bazohet matja e pasurise. 

3- Sa eshte numuri i tyre ne parlament dhe cperqindje perbejne ato.

4- Krahaso keto shifra me nje minimum prej tre parlamentesh te ndryshme europiane

5-Faleminderit

 

Prove  edhe kjo e zbatimit te perçuddnuar te nje sistemi qe i ka ne themel shinat per  keto "prodhime".Habitet  Mitroja....!

Ku bazohet matja e pasurise. 

The Deloitte study includes the value of a principal residence, other non-financial assets, such as business ownership and something it calls “durables.”The study divides “millionaires” into three cohorts. The first, which I’d dub “dime-a-dozen”
millionaires, have US$1 to US$5 million. The second, which I’d term “rich,” have US$5 million to $30
million. And the third group, with more than US$30 million, I’d term Ultra High Net Worth: Deloitte calls them “Ultra-wealthy”
but you can use the term “filthy rich” if you prefer it.

sipas deklarimit te pasurise dihet qe 10 deputete milionera jane;

Deputetet me te pasur

Emri                  Partia                Pasuria në lekë

1.Tom Doshi         PS                  3.082.004.354
2.Ndue Kola          PS                     959.327.777
3.Fidel Ylli              PS                     933.884.134
4.Sadri Abazi         PS                     718.852.823
5.Hazir Gashi        PS                     646.808.070
6.Dritan Prifti         LSI                     267.953.302
7.Gjovalin Kadeli  PS                     205.204.496
8.Dashamir Peza PS                       57.350.721
9.Paulin Sterkaj    PD                       48.296.167
10.Ilir Meta             LSI                       44.382.302

dhe sipas kualifikimit te Deloitte ne kemi nga te tre klasifikimet;

--T.Doshi me mbi 30 miljon $ qe hyne ne kategorine e  Ultra miljonereve te pasur

--kater te tjeret me nga 5-30 miljon $ ne kategorine miljonere te pasur

--te tjeret thjesht miljonere

shenim;  ne krahasimin e pasurise se individeve per vende te ndryshme duhet te meret parasysh nje koeficen per kohen e akumulimit te saj qe eshte 1me 10. ps ne Canada  e njeta pasuri eshte akumuluar per 200 vite kundrejt 20 viteve ne Shqiperi

 

Kaposho, nuk e di se nga i gjen D&T por ti besoj e di fare mire qe me 30 milion dollare pasuri, ne North Amerika nuk te fut njeri tek te pasurit, apo jo. Se ketu marrin CEO-te kaq leke ne vit vetem me rroga dhe bonuse.

Mbase krahasuar me Berlusconin apo Xhani Anjelin po. smiley

Kape pak kete artikullin per vende me te varfra ish-komuniste si Rusia p.sh.

Se pari keto qe thote Kapo jane shifra te deklaruara te tyre, aka Edi Rama ka 3 mije euro pasuri dhe Berisha eshte komplet pa pike leku.

Se dyti, cne krahasimi i deputeteve shqiptare me CEO te Amerikes, ca logjike krahasimore ka ketu? apo duhet me i qit si te varfer me pahir? smiley

Une e kuptoj kapjen tende me termin miljarder, po pak rendesi ka kjo perballe realitetit. Nese sherbeu per dicka video Meta-Prifti (jo se njerzit nuk i dinin keto gjera) ishte per te treguar ordinerllekun me te cilin mafiopolitikanet tane trajtojne shifrat dhjetra-qindra mije euroshe te korrupsionit sikur te jene karamele.

Te varfer jo. Krahasuar me popullon, super te pasur. Po qe ti fusesh ne klasifikime nderkombetare nga sasia e kapitalit, me duket pak e nxituar.Nga ana tjeter, vec qe vetem ne Shqiperi kam pare une familje fermeresh me benza kabriolet. Nejse xhanem. Shqiperia s'eshte as Lindje, as Vdekje, ka thene ishcnaish-shoku Ramiz Alia.

Po nuk ka pse ti fusesh ne klasifikime nderkombetare persa flasim per Shqiperine.

Me e rendesishmja eshte si jane bere parate jo fakti qe jane te pasur apo sa para kane, se te ishin te pasur me djerse dhe brenda ligjit ku ma gjen, i hiqej kapelja, po kur pasurohen me korrupsionin e politikes dhe posteve shteterore (nderkohe qe vendi/populli eshte aq i varfer) ata duken ku e ku me mafioza dhe se mafiozat e amerikes, fjala vjen.

Ashtu po,

Gju me gju me derrat imperialiste jane komunistet

 

Rupert Hoogewerf, publisher of the Hurun list of the 1,000 richest Chinese, says a recent report by his group showed that the top 70 NPC delegates are probably richer than the entire U.S. Congress. This, he says, is "rather ironic considering China is a developing country and the U.S. is the most developed country in the world."

In fact, the wealthiest 70 delegates are worth $89 billion. According to Bloomberg News, that's 11 times the net worth of the entire U.S. Congress, plus the U.S. president, his Cabinet and justices of the Supreme Court.

http://www.npr.org/2012/03/13/148499296/chinas-legislators-are-increasingly-wealthy

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).