Profesor Farudin Hoxha, një nga projektuesit e famshëm të kaskadës së Drinit flet për energjinë. Çfarë rrezikon Shqipëria që ndodhet pothuaj gjithmonë në dy anë të një lavjerësi fatkeq: thatësi ose përmbytje

Çfarë ka ndodhur në 40 vjet që nga koha e ndërtimit të digave të Veriut, ku pothuaj ka qenë zero investimi në mirëmbajtjen e tyre? Mund të bëhet Shqipëria “një superfuqi e vogël energjitike”? “Një ëndërr e politikës, por jo e shkencës”! Pse problemi i energjisë në Shqipëri mund të zgjidhet vetëm në plan rajonal, në bashkëpunim me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi e më gjerë. Fatkeqësisht, Shqipëria ende nuk ka marrëveshje ujrash me vendet fqinjë që mbas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe lindjes së shteteve të rinj. Histori të vjetra dhe të reja, gjithë përgjigjet e Profesor Hoxhës për betejën e të nesërmes, betejën për ujin

Ka revoltë. Ka mërzi. Ka trishtim të thellë. Flet ngadalë dhe herë pas here, një nënqeshje e lehtë i “tradhton” fjalinë pasardhëse. Një fjali me mërzi, të trishtuar, por aspak të mërzitshme. Nuk ka cinizëm në atë çfarë thotë, por ka shumë dhembje. Dhembjen e dikujt që sheh ecjen e tjetrit drejt greminës dhe nuk dëgjon që i thërrasin të kthejë rrugë. Si një filozof mes profanëve. Si një okulist mes miopësh që thyejnë me kokëfortësi edhe syzet që mbajnë mbi kokë. Profesor Farudin Hoxha, një nga projektuesit më të famshëm të kaskadës së Drinit dhe të sistemit të ujërave të veriut për t’i shndërruar në energji elektrike, e projekton me fjalë të thjeshta atë çfarë po ndodh me sistemin energjitik në Shqipëri dhe çfarë pritet të ndodhë. “Me çfarë i ka dhënë Perëndia Shqipërisë jam optimist, me çfarë kanë bërë njerëzit me këtë pasuri, jo!”, thotë ai. Në një bisedë të gjatë me revistën JAVA ai rrëfen për të shkuarën e hidrocentraleve, garanton për sigurinë e tyre dhe thotë se ato duhet domosdoshmërisht të mirëmbahen. “Deri tani në to ndërhyrjet kanë qenë zero”, thotë Profesor Hoxha.

Ai hedh ujë të ftohtë në entuziazmin fals që politika kërkon të ndezë me premtimet për superfuqi të vogël rajonale në fushën e energjetikës. Thjesht qesh. “Gjithë hidrocentralet që pritet të ndërtohen në Devoll, sa për të marrë një shembull, kanë të njëjtën fuqi të instaluar si Vau i Dejës”, sqaron çdo mëdyshje. Sipas Profesor Hoxhës, Shqipëria duhet të fillojë të ndërtojë një strategji energjetike duke nisur që me marrëveshjet për ujërat me fqinjët, me Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi dhe të integrojë sistemin me to. “Duhet nisur sa nuk është vonë. Betejat e nesërme të njerëzimit do të jenë për ujin”, paralajmëron profesor Hoxha, njeriu që jetoi për ta bërë ujin dritë për shqiptarët.

Dy vjet më parë, pati një panik të jashtëzakonshëm për situatën në digat e Veriut dhe qëndrueshmërinë e tyre. Përmbytjet masive sollën alarmin e madh për mundësinë që ato të kishin probleme dhe vendi të nënshtrohej nga kataklizma. Si është gjendja e digave sot?

E kam ndjekur atë situatë me shqetësim të thellë. I njoh mirë ato diga dhe e di mirë se si janë projektuar, si janë ndërtuar dhe çfarë garancish japin për qëndrueshmërinë e tyre. Fillimisht po ju them se ato kanë nisur të ndërtohen në vitet 70’ me teknologjinë dhe mjetet teknike më të përparuara të kohës. Në gati 40 vjet të ekzistencës së tyre ato kanë afruar të gjitha garancitë e mundshme për të shmangur panikun dhe rrezikun e mundshëm. Një detaj; sipas marrëveshjes së ujërave që Shqipëria ka pasur atëherë me ish-Jugosllavinë, përpara ndërtimit të digës së Fierzës, projekti u dërgua në Beograd për konsultë. Çdo e papritur që mund të ndodhte me digën, do të afronte pasoja edhe për Malin e Zi, ndaj, ishim të detyruar sipas marrëveshjes që të merrnin dhe përgjigjen e tyre. Dhe nga pala jugosllave atëherë projekti u kthye mbrapsht pa asnjë lloj vërejtjeje. Po kështu, nga Kina atëherë jemi asistuar me inxhinierët më të mirë në fushën e projektimit dhe të zbatimit. I gjithë procesi ka kaluar në një sërë filtrash pikërisht që të afrohej garancia maksimale dhe jam i bindur se gjithçka është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithçka është bërë nën një kontroll jashtëzakonisht të rreptë teknik, në cilësi dhe në teknologji, është punuar me një rreptësi të skajshme deri në maniakllëk. Nga ndërgjegja në punë apo dhe nga frika, merreni si të doni, në asnjë rast, aty nuk është abuzuar në kurriz të cilësisë së ndërtimit dhe sigurisë. Një nga laboratorët më të mëdhenj të sizmikës në Evropë, në Shkup, gjithashtu ka certifikuar sigurinë e digave, kurse vetë diga e Fierzës, është përfshirë në katalogun e digave më të larta në botë në kohën e ndërtimit. Madje në atë kohë, ajo hynte tek digat më të larta në botë.

I vetmi rrezik vjen nga moszbatimi i rregullores për menaxhimin e kaskadës, siç ndodhi në dimrin e vitit 2010. I vetmi rrezik vjen kur lartësia e ujit do të kalonte mbi kurorën e digës.

E kam ndjekur me habi të thellë panikun e atëhershëm, madje edhe deklarimin e një ministri i cili pretendonte se koeficienti i sigurisë së digave të Veriut ishte më i ulëti në Evropë. E kam takuar edhe vetë disa herë këtë ministër dhe kurrë nuk ma ka shprehur një shqetësim të tillë. Nuk e kuptoj pse e kanë ushqyer panikun. Fundja, projektuesit dhe ndërtuesit e këtyre veprave janë ende gjallë. Edhe pse shumë e kanë marrë atë rrugë, janë gjallë. Pse nuk i thërrasin, pse nuk i takojnë, pse nuk i pyesin? Kam disa përgjigje për këto pyetje që bëj, por përgjigjet e sakta i dinë vetëm ata që janë përgjegjës për drejtimin e vendit.

Pothuaj katër dekada mbas ndërtimit, sa i pranishëm ka qenë kujdesi për mirëmbajtjen e digave?

E them me përgjegjësi që ky kujdes ka qenë pothuaj zero. Dhe pa patur frikë se gaboj në krahasim, mund t’ju them se digat janë konsideruar vetëm si lopë për t’u mjelë dhe askush nuk është kujdesur për ushqimin e tyre. Sot, në mënyrë të shtrembër mendohet se hidrocentrali është vetëm pjesa që prodhon energji, turbina dhe gjeneratorë, tek të cilët ndërhyhet. Edhe pse me ligj përcaktohet se një pjesë e të ardhurave të krijuara nga prodhimi i energjisë duhet të shkojë për vetë mirëmbajtjen e veprës, kjo gjë nuk ka ndodhur. Një projekt zviceran për sigurinë e digave, ka dëshmuar se ka probleme në fund të digës në Koman, por jo të tilla që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e saj. Megjithatë, janë të nevojshme ndërhyrje inxhinierike në pjesën e poshtme të digës dhe në veprat anekse të saj.

Shikoni, historia e ndërtimit të digave në kaskadën e Drinit ka qenë në një farë mënyre edhe vetë historia e Shqipërisë. Në Vaun e Dejës punohej me kamionë ZIS-a sovjetikë. Më pas në Fierzë dhe Koman u kalua ne kamionët gjigantë Perlin e Centaur deri në 60 tonë. Vetëm në Fierzë duhet të lëvizeshin 8 miliardë metra kub mbushje dhe janë bërë çimentime deri në 50 metra thellësi. Nuk është kursyer asgjë për t’i ndërtuar ato hidrocentrale, si nga pikëpamja financiare, ashtu dhe ajo e pamatshme njerëzore. Eshtë e pamundur të shpjegohet sesi dhe sesa është punuar atëherë. Sot, përballë asaj lloj sakrifice, ka qenë pothuaj zero, e përsëris, pothuaj zero ndërhyrje në mirëmbajtje.

Çfarë mendoni se duhet bërë?

Fatkeqësisht ne kujtohemi për ujin kur na mbyt dhe për zjarrin kur na djeg. Edhe në rastin e mirëmbajtjes së hidrocentraleve, diskutohet vetëm kur ka emergjenca. Duhet të jetë e kundërta. Për to duhet të mendohet normalisht në kohëra normale. Ka një numër të madh ndërhyrjesh që duhet të bëhen në mënyrë të padiskutuar. Duke nisur që me mirëmbajtjen e brigjeve të ujëmbledhësve. Ato duhet të jenë të pyllëzuara. Por jo vetëm që aty nuk mbillen pemë, por më keq akoma, edhe ato që janë, priten pa mëshirë duke rritur rrezikun e erozionit. Janë një numër përrenjsh që derdhen në ujëmbledhës, edhe për ata nuk ka asnjë ndërhyrje. Rrjedha e tyre duhet të sistemohet, të ndërtohen prita për ta. Një shembull, përroi i Gomsiqes që derdhet në Vaun e Dejës. Prurjet e tij të ngurta janë të dukshme edhe me sy në liqenin e Vaut të Dejës. Duhet të jesh profan ose dashakeq që të mos e shohësh një gjë të tillë që i shkurton jetën vetë hidrocentralit. Eshtë çmenduri ky pasion yni për të prerë degën e pemës ku jemi ulur, ky pasion për të pirë cigare mbi togun e barutit. Një gjë të tillë e bëjnë vetëm të marrët ose të liqtë.

Eshtë e mbyllur skema e shfrytëzimit të Drinit?

Ende jo. Drini përfaqëson gati gjysmën e rezervave hidrike të vendit. Përpara se të mbyllej kjo skemë, fillimisht ishte menduar që në atë kaskadë të ndërtoheshin shumë hidrocentrale realativisht të ve­gjël, me diga të ulëta dhe rezervuarë të vegjël. Pati një diskutim shumë të madh dhe përfundimisht u la të bëhej skema me katër hidrocentrale të mëdhenj. Bashkë me Skavicën dhe Bushatin, Drini afron deri në 7 – 8 miliardë kilovat orë. Me rezervat e saj, nëse do të shfrytëzoheshin burimet hidrike në mënyrën e duhur, Shqipëria mund të sigurojë deri në 15-20 miliardë kilovat orë. Jo më shumë.

Megjithatë politika ka premtuar për një Shqipëri superfuqi të vogël energjetike në rajon. A është e mundur një gjë e tillë?

Superfuqi do të thotë një fuqi mbi fuqitë. Nuk e kuptoj këtë term, çdo të thotë edhe superfuqi, edhe e vogël. Eshtë njëlloj si të thuhet minifuqi e madhe. Nuk ka kuptim. U nis me histori me centrale bërthamorë, vazhdoi me energji të prodhuar nga dielli dhe era. Dhe po vazhdon me dhënie licencash koncesionare për hidrocentrale, që në shumicë dërmuese janë me fuqi të vogël të instaluar. Për shembull, të gjithë hidrocentralet e premtuar të ndërtohen në Devoll, do të kenë prodhim energjie të barabartë me hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Gjykoj se ka një vështrim të pasaktë në të gjitha strategjitë për sistemin energjetik në vend. Po të shihet kjo çështje vetëm brenda për brenda kufijve politikë të vendit, zgjidhjet do të jenë të paplota dhe jo të sakta. Duhet të gjendet zgjidhje rajonale. Dhe këtu kam parasysh para së gjithash, marrëveshjet me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. T’ju kujtoj, me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, Shqipëria nuk ka më marrëveshje për ujërat me këto shtete të reja. Ky duhet të jetë një shqetësim i politikës, nëse e ka seriozisht këtë çështje dhe nuk afron vetëm propagandë. Nevojitet në mënyrë urgjente negocimi i kësaj marrëveshjeje me Maqedoninë.

Ata kanë në dorë në Strugë, çelësin rregullator të prurjeve të Drinit të Zi, që është shumë i rëndësishëm për kaskadën e Drinit në Shqipëri. Çfarë ndodh? Maqedonasit e kanë sistemin e tyre energjetik të bazuar në termocentrale dhe dy hidrocentralet e tyre, Spilenë dhe Glloboçicën e ndonjë tjetër të ndërtuar mbi Drinin e Zi, të cilët, i përdorin pothuaj vetëm në kohën e kërkesës maksimale për energji. Kështu që ata kontrollojnë prurjet e Drinit të Zi sipas nevojave të tyre. Një shifër, vetëm me uljen një metër të nivelit të liqenit të Ohrit, që nuk është absolutisht asgjë për pasqyrën e tij gjigante, në Fierzë vijnë 400 milionë metër kub ujë. Gati një e pesta e sasisë maksimale që mban Fierza. Maqedonasit nuk e kanë pranuar asnjë herë një gjë të tillë, edhe kur Shqipëria ka pasur probleme të jashtëzakonshme thatësire. Në të paktën dy raste, para dhe mbas viteve 90’, është “kërcënuar” pala maqedone se në të kundërt, do të merrej ujë nga liqeni nëpërmjet një tuneli në Qafë Thanë, poshtë tunelit ekzistues të hekurudhës, për të ndërtuar një hidrocentral në fushën e Domosdovës. Nuk di se çfarë pengon që në emër të të drejtës ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë, të diskutohej me Maqedoninë për marrëveshjen e ujërave që do të rregullonte edhe këtë problem, përtej gjuhës së “kërcënimit”, dhe në interes të përbashkët. Po kështu edhe me Kosovën, e cila është e bazuar në burime të bollshme nga termocentralet. Ata prodhojnë në verë energji, ne prodhojmë në verë e dimër me hidrocentrale. Duhet një bashkërendim i fortë mes dy vendeve e më gjerë në të mirën e padiskutueshme të të dy vendeve dhe të rajonit. E njëjta situatë edhe me Malin e Zi, e ndoshta edhe më gjerë, me Bosnje Hercegovinën, një vend shumë i pasur me ujëra.

Këto janë rrugët për të garantuar sistemin energjetik në Shqipëri. Idetë për superfuqi të vogla energjike, pastaj, janë ëndrra që mund t’i shohë politika, por jo shkenca.

A është e mundur që t’i shpëtojmë “mallkimit” thatësi në verë dhe përmbytje në dimër?

Natyra ka dhënë mundësitë që ky mallkim të ekzistojë. Eshtë punë e njerëzve që mallkimin ta kthejnë në bekim. Kaskada e Drinit, ka pasur veç të tjerash edhe këtë funksion, funksionin rregullator të sistemit të ujërave në veri. Duhet të ndërhyjë ende njeriu për të vënë dorë dhe për ta bërë të dobishme këtë pasuri të paçmuar që në Shqipëri po shoh të shpërdorohet, kryesisht nga padija. Bota ka bërë shumë luftëra për energjinë, për naftën. Parashikimi është se luftërat e ardhshme do të bëhen kryesisht për ujin. Ne e kemi ujin. Fatkeqësisht e shpërdorojmë ose në rastin më të mirë, nuk dimë ta vëmë në eficencë. Dhe kjo gjë më dhemb. Duhet t’i dhembë kujtdo

26 Komente

ket superfuqine e vogel energjitike e ka qa ky Farudini..... Tamam per guinnes... ne leksikologji........ PO hajde e thuj atij burrit se.... Prape e ka thone edhe sot ket llaf....... nje superfuqi e vogel per energjine e rinovushme.... hahahahahaha, po si nuk u bome te pakte nje fuqi e modhe mer daj, po mbetem tek superfuqia e voge,......

alidems nuk dua te te kundershtoj se zakonisht jemi te nje mendimi, por nevojat e vendit mund ti plotesojme (superfuqi dhe e vogel e ka kontraditen ne vetvete). Ketu ne Zvicer pershembull superprodhimi gjate nates shfrytezohet per te ngjitur ujin neper rezervuare qe perdoren pastaj diten per te prodhuar energji. Po te mos behej rruga (gjigande e vogel smiley  ) e kombit ashtu si u be 400 milione Euro mund te perdoreshin per te krijuar nje gje te tille dhe per te shmangur edhe permbytjet. Mundesite natyrore ne ate zone jane, dhe nuk eshte se eshte ndonje zone me bujqesi intensive (qe tu demtonte). 

Po ashtu ne Bullgari po ndertohet nje park energjitik diellor dhe e njejta firme ka edhe interes ne Shqiperi.  Puna eshte qe Qeveria nuk kontrollon dot as kazanet e rakise dhe jo te bej dicka per te qene. Eshte e kot me u mar me kete muhabet por na ka zene dhe skemi ci bejme.

Pastaj interesat per te blere energji nga Serbia jane me te larta sesa per te bere dicka vete. Shteti ke ne vetem nderton rruge dhe ble energji (gjeje pse smiley &nbspsmiley

JO edhe pse ti nuk do, prape nuk me ke kundershtu, se keto qe ke thene ti me shpenzimet e rruges se kombit, i kam thene une ne nje koment tjeter tek nje teme tjeter..... po kujt i thua..... keta e kane mendjen te vjedhin e jko te punojne per kombin.... Tani ne do te kkishim te pakten tre HEC-e ne pune dhe nuk do te çanim koke per energji, por do te shisnim dhe do te fitonim mesatarisht deri ne 400 milion euro çdo vit........

Nuk e kutpoj si perdoret superprodhimi gjate nates per te ngjitur nivelin e ujit neper rezervuare? Mund te shpjegosh me mire? (pyetje jashte politikes kjo)

E dyta, rruga eshte dicka e keqe? Po pastaj pse flitet tek tema tjeter per nevojen e nje linjeje energjije midis shqiperise dhe kosoves? Apo rruge, meqenese eshte bere qe e gabuar, por kjo linja, nga qe nuk eshte bere akoma, eshte e domosdoshme>

 

E treta, qeveria duhet te kontrolloj kazanet e rakise? Pse? Here e pare qe degjoj qe dicka e tille do qe pozitive? Ne c'kuptim e thua?

http://www.raonline.ch/pages/edu/nw/power01a4a2.html ketu ke informacione por jane ne gjermanisht. Perkthei me google. Me ane te pompave ngrihet uji naten lart dhe pastaj prodhohet energji gjate dites kur kerkesa eshte me e larte ose kur ka nevoje (nuk duhet patjeter ne diten tjeter)

Ketu ke dhe nje liste http://de.wikipedia.org/wiki/Liste_der_Speicherseen_in_der_Schweiz

Rruga nuk eshte e keqe por per ate fluks qe ekziston e bente punen eshe nje rruge e thjeshte nacionale. E dyta nuk kishte nevoje per te ndertuar nje tynel per 500 milion euro. E permenda sepse ato pare mund te perdoreshim aty ku duhen. Nuk e di ne e ke bere ndonjehere ROI per ate rruge ?

Sa per linjen e koneksionit une jam per te sepse mbeshtetet Kosova ( i hiqet varesia nga Serbia) dhe gjithashtu i sherben te dy vendeve. Kur ne prodhojme me shumice e eksportojme dhe meqe ata prodhojne me qymyr kete sasi mund te na e kthejne ne dite te veshtira. Kur u ndertua rruga u mburr dhe u quajti rrugne e kombit, kurse linja qe do behet nga Kosova na qenka vetem e Kosoves. Ne kete rast Kosova nuk eshte pjese e kombit.

Mund te te kujtoj edhe qe Mali i zi ka nenshkruar mareveshjen me Italine per linje interkonjeksioni nen det, dhe ne vetem flasim per tece qe do furnizojne Italine dhe nuk kemi nenshkruar as edhe nje mareveshie me Italine (ne kemi largesi me te vogel gjeografike me italine). Por faleminderit qe me kujtove edhe njehere sa largpamese eshte qeveria jone. Per te derdellitur se me vepra asgje.

Kazanet e rakive i zura ne goje, per te treguar qe ajo qeveri nuk kontrollon dot dy kazane rakije dhe jo te mendoje per gjera te medha. Ajo qe po ben per kazanet eshte e drejte qe te mos me keqekuptosh.

Po e le me kaq.

 

 

Energjia diellore eshte ende larg eficiences.edhe ne shba megjithe subevencionet e medha qeveritare prape del eksiq.Plus ne menyren qe eshte tani duhet te mbulosh me mijera hektare me panele diellore.vende qe kane shkretetira te pafundme mund te kene leverdi po shqiperia e ka token e paket.

HECet  nuk jane energji aq e paster sa duket.Ultesira perendimore e shqiperise eshte formuar nga aluvionet e lumenjve.kur ngrihen digat ato nuk derdhen ne det per pasoje toke e re nuk formohet deti perparon ne brendesi .pasojat e hidrocentraleve te drinit jane vene re ne grykederdhje te tij ku deti ka perparuar 200 m brenda tokes ne 50 vjetet e fundit.Ndersa energjine mund ta blesh gjetiu token nuk mundesh.Importi eshte menyra me e mire per shqiperine.ne fund te fundit eshte nje vend me vetem 3 milione banore .

Ti ke te drejte qe thua se energjia diellore nuk eshte eficiente. Por ne krahasim me cfare ? Me energjine e prodhuar nga centralet atomike. Per ne nje gje e tille as qe behet fjale sepse nuk i kemi burimet njerezore dhe jemi nje vend i pasigurte.

Moncada Energy Group nga Italia po nderton ne Bullgari nje park me panela diellore. Duke qene nje firme private i ka bere mjaft mire llogarite. Kjo firme ka interes qe te ndertoj edhe ne Shqiperi.

Edhe nje shembull. Nje pjese e fshatareve ne Gjermanine se jugut po e japin token me qera per ndertimin e parqeve me panelat diellore. Pra ka me teper leverdi ta japi me qira se sa te mbjelli dicka.

http://www.solarserver.de/solarmagazin/anlageaugust2005.html

Ketu mund te shohesh  nje nder parqet me te medhenj ne bote ne gjeramnine e jugut. Ndryshimi eshte qe shteti atje e subvencionon prodhuesin dhe i krijon mundesine qe ate qe prodhon ta transmetoj ne rrjetin kombetar. Kush ndot duhet te paguaj haracin atje (kjo para shkon per subvencionim pastaj).

Sa per gerryerjen e tokes nga deti keto jane politikat e gabuara ose me mire te munguara. Hollanda eshte e gjitha nen nivelin e detit me perjashtim te 3% te saj dhe di te perballoje situata te tilla. Per banore i bie te kete problemin tone shumezuar me 30. Dhe eshte nje vend qe ka vetem 11 million banore. Dhe atje derdhet nje lum si Reni qe krahasuar me Drinin ky i fundit eshte nje vije uji ( se perua do te ishte vleresim i madh). Ne nuk kemi lumenj ne Shqiperi por peronj. Ne Shqiperi lumenjte vetem gerryen vend e pa vend dhe jane kthyer ne kazane gjigand plerash. Po te kryqezosh duart atehere jam dakort qe do te ndodh sic e ke pershkruar ti.

Hecet nuk jane te paster por jane nje burim energjie. Nje HEC nuk qelb me shume se nje fabrike cimento afer Tiranes. Ketu flitet per prodhim per vend dhe jo per jashte.  Puna eshte qe qeveria jone do te ndertoje TEC vetem per te furnizuar Italine, dhe mundesisht ne plazh.

Duhen pare mundesite sesi harxhohet me pak, duke zbatuar normat ne EU. Ketu pajisjet kane nje Label Energjie. Dhe vete firmat qe shesin energji te informojne per pajisjet elektrike qe te mos konsumohet shume energji. Kjo mund te arrihet ne nje fare shkalle me ngritjen e doganave per pajisjet me harxhim te larte. Per makinat e vjetra veprohet njesoj ne Shqiperi.

Dhe mbi te gjitha kur u shit KESH kushtet e kontrates ishin qe te uleshin humbjet dhe jo te vazhdohej si me pare. Por nje Qeveri qe ka borxhe ne KESH (dhe nuk zbaton vete kontraten), nuk mund ti kerkoje llogari nje kompanie private per mos zbatim kontrate.  Monopolizimi i rrjetit (ose kalimi i monopolit nga shteti te nje firme private) ishte gabimi tjeter i kesaj qeverie.

Qeveria e ka menjen me ndertu rruge dhe me shite e ble energji ose me shite licenca se aty behet parja e piset. Ta ka thene vete Sala "privati administron me mire" keshtu qe mos prit gje nga kjo qeveri. Dhe kete ta thote ai qe paguhet nga shteti per te administruar ate.  

 

Nje ekonomist spanjoll deshmoi para kongresit se ne te vertete energjia diellore ne spanje eshte nje operacion qe humbet para.Spanja e gjermania jane vende qe e kane takatin te humbasin para se ne kete menyre inkurajojne teknologjine e te ardhmes.nese bejme analogji komputerat kur u shpiken ishin sa nje shtepi dykateshe  nuk ishin keto makina eficiente qe jane sot dhe ne fillim mbijetuan ne saje te mbeshtetjes se qeverise amerikane qe kryesisht e donte per interesa ushtarake.Ose e thene me shkurt gjermania e spanja jane udhehapes(trailblazers).Shqiperia nuk eshte ne keto kushte dhe nuk ka hapesira pa mbarim toke si kane psh shba shkretetirat e arizones e nevades ku piqen zhapiket ne diell per te mbuluar me panele diellore.Nese shikon ne faqen e kompanive energjitike edhe me subvencione e qeverise 30% takse credit duhen 25- 30 vjet te mbulohet kostoja e investimit.HECet  duhet pare se sa eshte perfitimi qe del nga shitja e energjise perkunder kostos te  ndertimit te digave ne bregdet  per te penguar perparimin e detit ndaj tokes .Gjate kohes se monizmit psh per ndertimin e skavices i vinin rrotull sepse permbyteshin plantacionet me molle te peshkopise  dhe efekte te tjera dytesore.Vendet e medha kane nevoje per pavaresi energjitike sepse kane ekonomi gjigande qe konsumon energji pambarim.Por ne jemi sa nje lagje e new yorkut kemi vetem nje cope te vogel toke per hise .keshtu qe pros e cons e cdo gjeje duhen pare me kujdes.

goxha deshmi paska dhene. s'punon google me wireless-in e kongresit? Kush tha qe vendet e vogla s'kane nevoje per pavaresi energjitike, ky ekonomisti spanjoll?

Nuk dua te behem i bezdisshem por po perpiqem te sqaroj disa gjera meqe e bere biseden teorike: Ne Gjermani nga 1950 - 2002 energjia atomike eshte subvencionuar nga taksapaguesi. Pra per 52 vjet me radhe. Nuk e di si eshte ose ishte ne Amerike.  Kjo eshte gazeta me prestigjoze ne Gjermani mund ta lexosh. Artikulli trajton temen qe ke permendur ti per TECet e HECet dhe pershkruan edhe subvencionet qe jane dhene per 52 vjet per energjine atomare. Helmut Kohl atehere e sanksionoje me ligj bile.  

http://www.faz.net/aktuell/wirtschaft/energiepolitik-subventionen-fuer-kohle-dreimal-so-hoch-wie-fuer-wind-1114356.html

Subvencionet e terthorta per energjine atomare vazhdojne akoma. Bunkeret me mbetjet atomare dhe transporti i tyre behet me leket e taksapaguesve. Sa per dijeni eshte genjyer nga Qeveria e atehershme ne studimin per ruajtjen e mbetjeve atomare dhe tani me paret e taksapaguesve ato fuci qe po rrjedhin do paketohen perseri. Dhe trajtimi i ketyre mbetjeve jane nje bare per brezat qe vijne ose ato popuj te varfer te afrikes qe per interesat e momentin duhet te varrosin mbetjet e te tjereve. 

Megjithate eshte e kote te behet nje krahasim per dicka qe ne Shqiperi nuk ka mundesi te behet nje Central Atomar per shume arsye. E permenda edhe me lart. Prandaj dhe nuk e preka fare kete teme. Kur ske pula mos boj ishhhhhh i thomi ne.

Tani per HEC-et e TEC.  Nuk them se jane energji e paster edhe pa efekte anesore.  Ato subvencionet qe thua ti jane para qe paguhen per minatoret sepse jane mbyllur minierat dhe qymyri vjen nga polonia sepse eshte me i lire. Ato para shkojne per punonjesit dhe jo per industrialistet. Bile industria e TEC paguan gjoba me shume per shkak te emetimit te CO2. Dhe eshte e drejte keshtu, kush qelb me shume te paguaj me shume. Gje qe nuk vlen per mbetjet atomare. Mund te informohesh dhe do te shikosh qe teknologjia gjermane ka arritur deri aty deri sa te mbledhe CO2 nga TECet dhe ta gropose nen toke pa demtuar ajrin (por sec me kujton te njejten gje me mbetjet atomare kjo histori smiley Te dyja groposen dhe koston e kane brezat qe vijne).

Nuk ka subvencione nga Shteti ne Gjermani per energjine e rinovueshme,  por konsumenti paguan nje cmim me te larte. Ti si Klient ke nje energji-mix dhe zgjedh raportin vet sa % atomare dhe sa % e rinovueshme. Une kur blej nje produkt e shoh ate ne pergjithesi dhe jo vetem cmimin. Se po te ishte ashtu atehere asnje njeri nuk do te kishte nje iPhone ne dore (eshte nder me te shtrenjtit).

Nuk subvencionon shteti. Mund ta lexosh edhe ne artikull. Vetem nga EU ka subvencione.

Perse sjell shembullin e kompjutereve qe mbeshtet pikerisht idene e subvencioneve qe sapo qorton ?

Une kam folur gjithmone per plotesimin e nevojave tona dhe jo te superfuqise "se vogel" energjitike.

Ti ke te drejte qe Shqiperia nuk ka shkretetira (dhe ato pjese qe i ka jane veper e dores se njeriut).  Gjermania, Zvicra, Hollanda Belgjika, Danimarka po ashtu nuk kane shkretetira por investojne ne keto teknologji. Dhe nuk gabohen. Edhe keto vende nuk kane toke me bollek bile kane dendesi me te madhe popullsie se Shqiperia (me perjashtim te Gjermanise) dhe investojne. Bile edhe vendet ne rajonin tone te njejten gje bejne. Firma italiane nuk subvencionohet dhe investon. Serbia pse eshte vend eksportues megjithese nuk ka energji atomare ?

Lidhjen e perparimit te detin  me energjine nuk e kuptoj. Ne Shqiperi kjo ndodh nga Jugu ne Veri, pra edhe ne Fier apo Sarande ku nuk ka Hidrocentrale. Me duket se ngateron moskujdesjen njerezore me energjine.   

Per HEC do te thosha te shikoje legjislacionin si dhe menaxhimin e ujerave qe ka dhe ben Zvicra. Jemi nje vend me karakteristika pak te njejta (nuk kemi shume fusha, megjithese me shume se Zvicra dhe kemi rezerva te medha ujore si ajo). Edhe Gjermania tani qe do te heq energjine atomare po kerkon te kopjoj Zvicren. Ka reth 7.5 milion banore dhe ka reth 20 here me shume HECe se Shqiperia por jo ato probleme qe shpjegon ti me siper.

Cdo teknologji ka te mirat dhe te keqiat e tyre. Per mua duhet zgjedhur nje strategji mix per te plotesuar nevojat e vendit si dhe te mbeshteten me shume teknologjite e te ardhmes. Dhe kete e ben vetem Qeveria duke qene se ne nuk kemi as burime njerezore dhe as privat per te bere investime te tilla. Krijo strategjine si qeveri dhe lere privatin (e huaj) qe te investoje po te doje.  Roli i qeverise eshte ne menaxhimin e situates (emisionet CO2, subvencionet) dhe mbi te gjitha te krijoj nje legjislacion sepse nuk e ka nje te tille. Le te gatuajme me ate qe kemi (diellin, ujin, qymyrin, eren) dhe te plotesojme nevojat e vendit nje here.

Po e le me kaq sepse e di qe me torira nuk kemi per ti gjetur fundin ndonjehere.

P.S. Centrali Berthamor ne Shkoder do te ngrinte temperaturen e liqenit te Shkodres me 2 grad. Nuk ka teknologji pa te meta. Rendesi ka ne cfare kahu duhet me pa.  

 

 

Lidhjen e perparimit te detin  me energjine nuk e kuptoj. Ne Shqiperi kjo ndodh nga Jugu ne Veri, pra edhe ne Fier apo Sarande ku nuk ka Hidrocentrale. Me duket se ngateron moskujdesjen njerezore me energjine.   

ultesira perendimore shqiptare eshte e formuar nga prurjet e lumenjve.ne grykederdhjen e drinit dhe te lumit mat  ne adriatik ka 30 e ca vjet qe vihet re perparimi i detit drejt tokes.Shkak jane frenimi i aluvioneve per shkak te digave.prefesori ka te drejte kur flet per pyllezimin e pellgut ujembledhes te HEC mbi drin.jeta e nje liqeni hec eshte 100-150 vjet pasi liqeni mbushet nga prurjet e ngurta.me erozionin galopant nga prerja pa kriter jetegjatesia e HEC ka per tu shkurtuar ndjeshem.

Bashkoju mendimit te z.Farudin dhe plotesoje ose kundershtoje . Mos lesho llafe te natyres si gjithnje " eshte vajze e mire per grua  po pak me barre "

Dhe para se te leshosh nga keto te tipit te kryetarit Mao ...lexo Tengun se keshtu thoshin edhe banoret e Henes kur ishte e banushme . DUHEN PARA !

Ndersa energjine mund ta blesh gjetiu token nuk mundesh.Importi eshte menyra me e mire per shqiperine.ne fund te fundit eshte nje vend me vetem 3 milione banore .

Ose me thjeshte lexo Farudinin per te fantashkencuarit nepermjet anthuziazmes se Babasqapit per superfuqi energjitike !

Keto citatet tuaja e nderuar Alba kesaj rradhe  jane te denja per   Inconformistin dhe Left me ....yyyyyyy ne fund

Ja dhe ky nostalgjiku qe na mburr veprat e komunizmit. U be ky te na tregoje si te menaxhojme ekonomine e tregut. Nuk heqin dore keta nostalgjiket, jo. smiley

Një shifër, vetëm me uljen një metër të nivelit të liqenit të Ohrit, që nuk është absolutisht asgjë për pasqyrën e tij gjigante

Eee? Asgje kjo ulja-ngritja nje meter? Nejse, specialistet e dine me mire.

superfuqi e vogel pra mo

meqe e kishte merak xhibi ta degjonte nga kopetentet e digave: 

I vetmi rrezik vjen nga moszbatimi i rregullores për menaxhimin e kaskadës, siç ndodhi në dimrin e vitit 2010. I vetmi rrezik vjen kur lartësia e ujit do të kalonte mbi kurorën e digës.

Jo kjo teme konvenon me ate temen e sabotimit te linjes kosovare te interkonjeksionit..... ja ç'te ben nje qeverri antipopullore.......

More po une shoh qe ndihma vjetore e BE-ut tash ka mberritur ne rreth 100 meleone Evro. Po keta po na ndertojne burgje, nderkohe qe duhesh te hidheshin para per keto pika nevralgjike te sistemit. Po hajt mo, rrumpalle o, me mire me i rras mren.

 po na ndertojne burgje..

smiley po kjo eshte kryesorja, reabilitimi.

Ndryshim i madh moral dhe njerezor midis nje njeriu qe periudha e punes i perkoi ne kohen e diktatures dhe te alabakeve te sotem qe drejtojne vendin vetem per te vjedhur. Krahasohini moralin dhe virtytet njerezore te Farudinit me keta pushtetaret e sotem dhe shikoni sesa shume kemi humbur nga vlerat morale dhe njerezore, se sa shume i afrohemi te keqes se perbashket dhe qe eshte degradimin konstant te natyres dhe burimeve te saj. Dikur me kujtohet qe ka pas qene nje shprehje se "ne kapitalizem njeriu ndaj njeriut eshte ujk". Perse valle jemi egersuar? 

Perse valle jemi egersuar?

Nuk jemi egersuar in nderuar .Nuk ndigjohet e respektohet zeri arsyes sepse ne ish Shqiperi ka plasur MUTI rrugeve ose te mencurit me shumice te dale nga spitali Cekes. Dhe kur plas mmm. ti rrugeve ose Kolere ose Murtaje bie. Tek ne ka rene MURTAJA qeeshte ne sherim e siper. Megjithse duhet rikujtuar se bacile si te BERISHES jane mutante dhe eshte veshtiresi te zhduken . Por gjithsesi ne se ky Popull nuk mesoi se si sherohen SEMUNDJET edhe me kete rastin e kesaj Murtaje Sqeperish qe i ra per fat ,   Felliqesirat Jozefpercka e Berisha do i bashkejetojne ne jete te Jeteve  ! Dhe prandaj duhet qe krahas nje Vije uji te Fuqishme qe pastron Halete te ndertohet edhe Haleja Kombetare me dedikimin e emrave te tyre si superfuQIste te vegjel Energjie!

Mendimi i Farudinit, me ka pelqyer gjithmon, dhe gjithmon kam enderruar qe sikur te kisha akses ne pushtet (te isha ne nje post qeveritar a shteteror), te bashkpunoja me ekspertet e energjitikes, si Farudini etj, dhe ta vinim ne binare kete punen e energjitikes, digave, marrveshjeve etj. Lufta per ujtin dhe lufta me te, do te jete me gjith men lufta e se ardhmes. 

Keta te lloit F.Hoxha , duhen lexuar si DESHMI e Vetme Historike se si ka punuar ai BREZ . Nje Koqe e tyre eshte sa dhjete Qeveri te babasqapit apo edhe te Nanos qe u shfaqen. Me perjashtime te pakta , hiq disa nisma per te "mbledhur shtetin " ne kohen e Metes , ne Shqiperi ka 20 e kusur vjet qe ne krye Vijne e Ikin Lefqenes e Hajdute te paskrupullt Injorante e Bajgaxhij , Pordhamane  , te Paafte e Ndotes te lloit Berisha me 40 Hajdutet .

Ne fakt Vepra e atij Brezi ka mbetur ne Dokumente e filmime dhe nuk ka Bir Bushtre qofte nga Vucidoli apo qe flet gliuhen e Fishtes ( te vjen ndot ti zesh dhe emerin ) qe e mohin .Por mbi te gjitha te tilla ballafaqime te japin te kuptosh se Ku Niveli i tyre Profesionalo -Teknik , Vullneti , Sakrifica e Dashuria per Atdheun Shqiperi e ku "klasi " i Glases Politike keto 20 Vjet qe edhe emrin sipas lelekshese se TV ish Shqiptar liburneshes Vokshi ... Qeveria u emertua nen zgerdhirjet e Meksit dhe Babasqapit edhe me "bekimin" manipuluesit te emrit zyrtar e privatisht  surratpetulles Rajerson si "Ndares Portofolesh " 

Dhe nuk kane as cipe as droje . Vazhdon dhe sot te jape  pergjigje  se Xeni i ka kthy kusurin gazetes or tie  . O i dhjefsha Postin  e Partine  qe e mba nje morr e psikopat si ky qe merakun e ka per Xenin ? ??????????????? dhe jo per komentet qe leshojne Inconformistet per te miren e Kolibes se Qenerve ne Pushtet qe te mos permbytet nga shirat e ardhshem smiley

digat tona jane me se te sigurta.koeficienti i sigurise per vepra te rendesise se larte eshte 3 apo 4 digat tona e kane  7-8.me fjale te tjera jane dy here me te shtrenjta se sa duhet.por inxhinierat e asaj kohe punonin me kobure tek koka.ne rast se ishe inxhinier e te  deshtonte struktura duhej ti dergoje leter partise e ta falenderoje qe u tregua zemergjere e  te denoi me vetem 20 vjet burg te rende  ne spac.Prokurorat me 4 klase  qe kishin mesuar shkrim e kendim ne kurset kunder analfabetizmit mezi prisnin rastin te shpallnin sabotatore e ti mburreshin partise se kishin zbuluar armiq te rrezikshem.

Nuk eshte rastesi qe per probleme te tilla nje reviste dhe gazetar pro dullist te ftoje kushuririn e dulles ne nje intervju te tille.

Ai brez i mrekullueshem teknikesh si ellektrotekniker inxhinjere mekanik e te ndertimit po shuhen dale nga dale ne harrese sepse keshtu eshte ka dhene udhezime kominterni sllavo-antishqiptar. Lufta e brezave eshte ne kulm smiley

Sa per dijeni nje nga inxhinieret e ndertimit qe ka llogaritur digen eshte Egon Gjadri dhe jo ky pushti spiun.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).