Puna skllavëruese për të mbledhur krom për 3 lekë kilogramin

Shumica e familjeve në qytetin e varfër të Bulqizës, të vetmen mënyrë jetese kanë mbledhjen në mënyrë ilegale të kromit. Keto masive guresh te krijuara para viteve 90 nga puna e ish te burgosurve politike jane burimi i vetem i te ardhurave. Ne keto stoqe me se shumti punojne femijet, te cilet pas shkolles apo ne ditet e pushimit lene librat dhe nisin te germojne. Per te fituar 300 leke ne dite keta femije duhet te germojne dhe te transportojne ne kurriz 100 kilogram gure. 

Minerali qe mblidhet prej tyre blihet me 3 leke kilogramë nga disa firma apo persona te cilet me pas e rishesin mineralin me 10 leke kilogramin. Kjo pune behet ne nje zone ku aksidentet me pasoje vdekjen apo plagosje te renda jane te njohura. 

Femijet hapin gropa ne masivin e gureve dhe punojne me rrezikun e orteqeve te gurit. Ata qe jane me fat dalin te pademtuar ne fund te dites per t'iu rikthyer edhe njehere rrezikut te nesermen.

 

 

28 Komente

Brezi i ri i Shqiperise, jo vetem qe reflekton me se miri thenien e famshme "Shqiperia, si Zvicra me dalje ne det" por eshte qartazi nje "deshmi e kristalte të forces ekonomike të vendit"... fatkeqesisht!!  smiley

smiley Zoti i ruajtte! Sa gjynah!

Imagjinoni keta femije, qe i mburren njeri-tjetrit se sa gure kane mbledhur dhe sa leke kane fituarsmiley ,nderkohe qe bashkemoshataret e tyre ne Tirane ,sidomossmiley ,mburren se kush e ka Iphonin e laptopin me te shtrenjte.smiley 

Shi shi shi komunistat si e deformojn realitetin. Kto femi jan e ardhmja e kapitalizmit shqiptare. Ne shpirtrat e tyre mbizoteron ndjenja e sipermarjes private. 

 

Per cmund te flasesh mes krromit!

Po s'fole per industri minierash,do te te duhet te flasesh per femije sigurisht!

Lajm i cunguar, i pabesueshem, pa fakte, dhe me pergjithesime pa fund. Asnje interviste apo investigim se kush e zbaton ligjin atje per perdorim te femijeve nen moshe ne pune; nga na dolen keto cmime nga 3 ne 10 lek; kush eshte burimi i lajmit; cfare mendojne dhe bejne prinderit ne kete rast kur rreziku per jeten e femijeve te tyre eshte kaq i larte. Nuk ma do mendja qe nje prind sado i varfer dhe injorant te jete do te donte te humbte jeten e femijes se tij, apo ta vinte ate ne rrezik per 3000 lek te vjetra. Asnje prononcim nga bashkia?? As nuk lodhen gazetaret te thone nese kerkuan prononcim apo jo. Gjithe ai filmim i maleve te gurit, me tre femije per nje minute. Kur thua shumica e femijeve, presupozohet te kesh te pakten nja 100 me nje qytet me 13,000 banore.

Nuk e kam gjithe kete negativitet per problemin, por per manipulimin e problemit.

Ndersa une jam e mendimit qe sikur te ishte vetem nje femije, e te ishte 30 mije leke kilja, prape eshte lajm e prape eshte fakt. 

Monda et al. Edhe une e ketij mendimi jam nese do diskutohej ne princip si teme ne pergjithesi mbi varferine. Por kjo kronike vizive ishte vetem propagande mjerimi, qe ne cdo cep te botes te shkosh do e gjesh nje femije duke vuajtur. Ne lajm une nuk e pashe kete mjerim, vetem e degjova nga nje spiker i cili nuk dha asnje fakt te faktuar.

Ja nje fakt i faktuar: jane rreth 50 000 femije qe perdoren ne pune nga prinderit ne ekonomine familjare ose jashte saj per te siguruar te ardhurat per mbijetese. Nderkohe  jane mbi 200 000 femije ne perberje te familjeve te varfera (te pakten sipas te dhenave zyrtare se realisht jane me shume).Mjaton te kujtojme se keto familje, te trajtuara nga shteti me asistence sociale marrin mesatarisht 35-40 mije leke te vjetra ne muaj, dmth nje pagese qe mbulon reth  30% te nevojave te llogaritura  sipas vijes ekstreme te varferise. Nuk mjaton kaq per te gjykuar se si varferia vret femijerine dhe femijet mbeten brenda rrethit vicioz te varferise? 

Ti mund ta quash propagande mjerimi.  Une e quaj "te plasim syte".

Jo se do ndryshoje ndonje gje,  qe te jemi te ndergjegjshem per kete.  Bile per mua edhe kronika eshte e tepert (zeri a theksi i komentatorit acarues).  Do mjaftonin dy tre foto sa per plasje sysh, per asnje qellim tjeter. 

Ne princip mund te diskutojme gjithe diten.  Mund te shprehemi me termat perkates ekonomikisht korrekt "shoqerite ne stadet e zhvillimit ..." etj.  Mund te sillen dhe statistika sic ka bere spiritus.  Mund te diskutojme principin e principit si eshte diskutuar.  Mund te risjellim linket e artikujve (te postuar edhe ne peshk) per femijet ne fshatrat e Pogradecit qe mblidhnin bime mjekesore per nje cope buke.  Apo femijet qe germojne plehrat (dhe viktimat e tyre.) Apo femijet tashme VIP-a te skrapit.  Apo femijet me VIP-a akoma te Bllokut qe shesin cigare, cimcakiza a qe lypin.

Te faktohet fakti, eshte thirrja.  Cfare te faktosh?  Ose jo-etikisht, e ne djall etika, wtf? (Ndjese gaia, se nuk po te drejtohem ty, por faktit.)

Pasi te kemi shprehur keqardhjen tone, apo shkembyer ndonje fjale me shume a ndonje fjale me pak, kjo teme do arkivohet e nje tjeter do i ze vendin.  Por fakti qe na plas syte atje do jete.    

Perpara bukes se gojes, mbijeteses, askush nuk pyet per asgje. As prindi per jeten e femijes dhe as femija per jeten e prindit!

Ue qeka cu Nicja nga varri me duket!!!!

femijet atje nuk punojne ne galeri brenda por germojne neper shpate malesh, neper skorje te vjetra , apo galeri te braktisura. 

te shkosh ne bulqize dhe ta shohesh realitetin ne vend do e kuptosh se sa e rende eshte jeta per disa familje atje.....

mund te kete egzagjerime ne lajme por varferia eshte e dukshme per disa familje atje.... 

te njejeten foto postova dhe une ne fcb-ne tim.m'dhimti koka kur e pashe.tmerr!

"Ne Bulqize.Ne shekullin e 21.Muni i ketij femje,u zante gurmazin te gjitheve,te majte e te djathte" (Ket koment shkrova poshte fotos,ne fcb-ne timsmiley   )

Arbeit machts frei,

Si tha berisha sot, tuneli eshte prova se ekonomia shqiptare eshte ne lulezim te plote

Berishes ju hapte nji tynel ne koke ishalla!!! (Me theks te forte te a-ja fundit)

Një pyetje, pse quhet ilegale mbledhja e kromit?

 

cfare jane keto propaganda bollshevike qe na sillni ketu. Femijeve ju ben mire puna!

e te mendosh se ndryshe do vrisnin kohen me llastiqe... Duhet vlersuar si i vecante ky integrim i femijeve ne jeten e perditshme te ketyre zonave (se stoqe nuk ka vetem aty) nga ana e krye-bashkiakeve e krye komunarve..

Shekulli i 16-17 ne Angli smiley

Kjo esh me verte Fcuked up,ka mor fun gjithcka,tqifsha shtetin ,shif punen tate edhe ik nga ky ven sa me par thuaj,jo vetem bazuar ne kte artikull po ne te gjithe kta qe jane ne faqen e pare/diskutohen.

Spiropali qi e ka trajtuar kete teme kaq shume here cfare mendimi ka valle?

Ne kemi nje Ministri te Puneve Sociale, e cila nuk lejon qe gjera te tilla te ndodhin! Mesiguri qe Top-i mashtron dhe video eshte montim! smiley

Videoja duket pakez jo shume reale. Por problemi qendron dhe do habitesha ne rast se nuk do kishte femij duke punuar atje.

smiley

Shume gjynah.Po me vjen per te qare!smiley

Me skandaloze dhe me prekese eshte fakti qe mediat japin pothuajse dy here ne vit lajme te tilla, me pamje te femijeve qe rreshkasin neper male kromi, here me 30 femije, here me me pak, dhe prape njerezit habiten e madje s'e besojne lajmin. Edhe kete do ta harroni per nje muaj e pas gjashte muajsh, kur te dale lajmi i radhes, prape te njejtat reagime do te keni.k

 

 

 

ky eshte i vitit 2011

http://www.panorama.com.al/kronike/festa-e-1-qershorit-i-gjen-femijet-mbi-stoqet-e-kromit/

ky eshte lajm i vitit 2010, per te njejtin problem

http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_ansalive=2952&id_categoria=47

ky eshte i vitit 2009

http://youtu.be/4_iT9FmQO5U

 

ky eshte i vitit 2008

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=93220

ky i vitit 2007

http://www.gazeta-shqip.com/reportazh/dc4440fd2182e9ade1f4d7fb7498244f.html

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).