“Në atë shtet ka më shumë shqiptarë se në Ballkan, ky është realiteti. Historia e dy vendeve është një histori që daton në shekuj. Shqiptarët ndjehen krenarë me Skënderbeun dhe kanë të drejtë po nuk mund të injorojnë dhe Barbarosën që ishte shqiptar, zoti

Nga Ankaraja, ku ndodhej për një vizitë zyrtare dy ditore (5-6 prill), shefi i ekzekutivit, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij, Recep Tayip Erdogan deklaroi mes të tjerash se mes shqiptarëve dhe turqve ekziston një marrëdhënie gjaku. Këtë qëndrim Berisha e rikonfirmon në mbledhjen e PD-së:

“Në atë shtet ka më shumë shqiptarë se në Ballkan, ky është realiteti. Historia e dy vendeve është një histori që daton në shekuj. Shqiptarët ndjehen krenarë me Skënderbeun dhe kanë të drejtë po nuk mund të injorojnë dhe Barbarosën që ishte shqiptar, zoti i deteve; janë krenar me Lekën, por nuk mund të mohojnë Sinan Pashanë që zotëroi vendet nga deti Balltik në detet e Jemenit. Janë krenar me Naimin, por nuk mund të injorojnë Samiun ndër themeluesit e Turqisë moderne”

“Perandoria është në arkiv. 100 vitet janë vitet e bashkëpunimit mes dy vendeve sovrane. Meqë disa patriotë pa atdhe janë ndjerë të pikëlluar, ju them se shesin injorancën e tyre çdo ditë. Se cila është origjina e fiseve ilire dhe atyre turke është qartësisht e njohur, dhe se cilit grup i përkasin këto janë në njohuritë elementare të të gjitha shkollave e niveleve. Por, të mendosh se vetëm gjaku i fiseve qenka lidhja e vetme e gjakut është qesharake”

 

“janë mbi 6 milionë shqiptarë në Turqi”

“Ka me miliona martesa. Ndërsa, është botërisht i njohur pasioni i turqve për të marrë gra shqiptare. Çfarë të themi ne, që këta s’kanë gjak shqiptar, se kanë gjak të përzier? Jam shumë krenar me ta, se ata janë krenarë me shqiptarët. Mund të them që lidhjet e gjakut janë të fuqishme”.

Fjala e Berishës krijoi një sërë reagimesh. Reagimin më të ashpër Berisha e merr nga Adrian Ndreca në Mapo, në artikullin me titull: "Kryeministri me gjak turk në vena"

Ky mitizim i marrdhanjeve mes shqiptarëve dhe turqve i ka padyshim rranjët te vetëdija që shumë banorë të Republikës së Shqipërisë kanë për përqindjen e gjakut turk në venat e tyne. Asht e kuptueshme se shekujt e pushtimit otoman në Shqipni s’kanë lanë vetëm turqizma, bejte dhe do rrënoja pa vlerë, por edhe disa rrënoja morale të lyeme me varak europian.

....

Tue lanë mënjianë çdo lloj përbuzjet etnike, racizmit apo urrejtjet për nji komb si ai turk, ideja se në venat tona mund të sillet gjak asisojit nuk asht aspak entuziazmuese.

...

Në vitet ’50 politika e Rankoviqit në Kosovë dhe Maqedoni do të shpërngulte drejt Turqisë, falë traktatit të nënshkruem me qeverinë turke në vitin 1953, ma shumë se 250 mijë shqiptarë të kamufluem si turq. Flitet se si pasojë e mërgimeve, shpërnguljeve masive, emigrimeve ekonomike në Turqi ka rreth 5 milionë turq që dikur kanë qenë shqiptarë, por falë përqafimit fatal me Turqinë kanë humbë çdo karakter kombtar dhe janë shpërbâ. Në gjithë këto shpërngulje ka luejt nji rol thellësisht antikombtar nji pjesë e klerit musliman të Kosovës, i cili në vitet ’50-’60 nxiste shqiptarët me u shpallë turq dhe me u shpërngulë në Anadoll.

....

Berisha ndër të tjera ftoi Erdoganin në Tiranë për festimet e 100-vjetorit të pamvarisë. Do të ishte e vetmja gja me vend gjatë kësaj vizite shtetnore, në qoftë se ftesa përmban kërkesën që Kryeministri turk t’i kërkojë falje shqiptarëve për gjenocidin pesëshekullor që pararendësit e tij kanë ba në Shqipni.

Artikulli origjinal: Kryeministri me gjak turk ne vena

Pak a shumë shumica e reagimeve janë në këtë linjë. Por sot, po në Mapo, Vladimir Karaj polemizon me Ndrecen duke argumentuar si me poshtë:

Gabimi parë dhe më i rëndi që bën Ndreca, ashtu si kryeministri Berisha, është të marrë përsipër të gjykojë apo vendosë mbi “lidhjet e gjakut” apo “përbërjen e gjakut” të kombeve. Është qesharake, por njëkohësisht e frikshme të shohësh të shkruar pas Luftës së Dytë Botërore teoritë që sollën vrasjen masive të hebrenjve. Këto teori nuk u justifikuan në asgjë tjetër më shumë se sa në homogjenitetin e racës. Teoritë e gjakut të pastër, të papërzierë, të neverisë ndaj atyre që kishin një stërgjyshe apo stërgjysh me “gjak ndryshe”, janë shprehjet që frymëzuan pellgjet më të mëdha të gjakut në historinë e botës dhe nuk sollën asnjë përmirësim, përpos e kthyen Evropën në një kohë edhe më të errët se mesjeta. Prej kohësh është vërtetuar tashmë se nuk ka mbi dhé kombe të tilla me “gjak të pastër”, përpos ndoshta fiseve të izoluara prej botës në xhungla të Amazonës.

“Ideja se në venat tona mund të sillet gjak asisojit nuk asht aspak entuziazmuese”, shkruan Ndreca duke thënë më herët se ja ka heq kësaj deklarate racizmin, i cili në fakt ulëret në fjalën “asisoji”. Tani në përgjigje të kësaj unë po sjell një rast (ndoshta ndër miliona) johipotetik. Gjyshi i Azemit u shpërngul me dhunë prej Kosove dhe u dërgua në Anadoll kur ishte vetëm 3 vjeç. Azemi lindi atje, por në shtëpi mësoi me fol një gegnishte po aq të kulluar sa kjo me të cilën shkruani Ju z. Ndreca. Sot e ndan jetën me një turkeshë, ashtu siç mund ta ndante me një gjermankë apo thjesht me një grua të tjetër kombësie dhe ka me të një djalë që ja thonë emrin Berat. Tani ajo që Ju thoni është se ky Berati që po ashtu flet gegnisht aq sa mundet, duhet të ndjehet “asisoj” ngaqë në deje nuk ka gjak “të pastër” si ai i Juaji… Në rast se Berati që mban plis e vishet me flamur sa herë ka festë kombtare e i thotë vetes shqiptar, Ju me çfarë të drejte po thoni se ai nuk mund të jetë i tillë?!

Gabimi i dytë është kur përcillni si fakte dhe të vërteta të pakundërshtueshme atë që ka ndodhur me diasporën shqiptare në Turqi. “Flitet se si pasojë e mërgimeve, shpërnguljeve masive, emigrimeve ekonomike, në Turqi ka rreth 5 milionë turq që dikur kanë qenë shqiptarë, por falë përqafimit fatal me Turqinë kanë humbë çdo karakter kombtar dhe janë shpërbâ.”, shkruan Ndreca. Mjerisht Shqipëria di shumë pak për diasporat. Ne dinë aq pak sa vetëm këtu e dy vjet më parë zbuluam se kishim një të tillë në Ukrainë, të cilët një zot e di si kishin ruajtur ndër të tjera edhe një tufë fjalësh shqip dhe ende mbeteshin shqiptarë aq sa ç’mund të ishin të rrethuar e të ndarë prej shekujsh nga gjithçka shqiptare. Është domethënës fakti që ashtu si në Boston apo Toronto edhe shqiptarët e Ankarasë, Bursës apo Samsunit edhe pse disa herë më të varfër e më të izoluar vazhdojnë sot e kësaj dite të kremtojnë çdo festë kombëtare.

Fakti që ne nuk i njohim, që nuk i dimë as ku ndodhen e as sa janë, apo që nuk jemi përpjekur ndonjëherë të krijojmë lidhje me ta apo të dërgojmë qoftë edhe një abetare, nuk i bën ata të “shpërba”, vetëm na bën ne të paditur rreth tyre.  Diaspora shqiptare në Turqi, është ndoshta një ndër më të shpërndarat dhe nga ana tjetër një ndër më të varfrat dhe ndoshta kjo është arsye që Atdheu i mësuar përgjithësisht të vjelë prej të ikurve ndonjë dollar nuk para është interesuar për ta.

Imagjinoni, para se t’i përmendte kryeministri, në Tiranë më herët për ta është folur vetëm një herë në emisionin “Njerëz të Humbur” (Shqiptarët e Bursës ndihmuan në gjetjen e një vajze që kërkohej prej të afërmve të saj). Kjo nuk është një metaforë e sajuar dhe tregon se për ne ata janë “të humbur” aq sa megjithëse në mënyrë patetike e qesharake kryeministri i përmendi ata për të bërë një “lidhje gjaku” me Turqinë, nuk duket se ai apo ndonjë tjetër qeveritarë janë kujtuar të kërkojnë prej Ankarasë ndonjë të drejtë minimale arsimimi të paktën për ata që ende duan të jenë shqiptarë.  Megjithatë Ndreca dhe kush do mund të shohin në këtë video se megjithëse të izoluar prej vendlindjes, diku në një fshat të Adanas (të shpërngulurit prej Nishit në fillim të viteve 1900), thuajse në kufi me Sirinë, kjo vajzë jo më shumë se 10 vjeçe ka mësuar shqipen dhe është mjaft e dëshiruar t’ia tregojë atë spikerit turk të këtij emisioni gatimi (Minuta 0.38-3.20).

Gabimin e tretë Ndreca e bën kur flet për pushtimin Otoman me të njejtën urrejtje sikur ai të kishte ndodhur dje. Nuk do t’i futesha krahasimeve qesharake se cili pushtim dhe sundim ka qenë me i rëndë për Shqipërinë, dhe sigurisht e pranoj se 500 vitet nën Portën e Lartë janë plot përdhunë, kryengritje të shtypura me gjak, shkatërrim e asimilim. Por kështu janë të gjitha pushtimet, nga i pari te i fundit. Ai Romak çoi në asimilimin e minimalisht 3/4 të Ilirëve (ta zëmë dalmatët), a mos duhet të vazhdojmë të urrejmë edhe sot Italianët se shkatërruan mbretërinë e Teutës dhe skllavëruan miliona paraardhës apo se shtypën duke djegur gjithçka kryengritjen e Batove? Apo më afër, të vazhdojmë të fajësojmë gjermanët e sotëm se nazistët dogjën fshatrat shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore? Sulltanët janë fajtorë për njëmijë të zeza, po ky nuk është motiv që shtetet sot të jenë armiqësor. Mëri të kësaj natyre mes shteteve do ishin shumë fëminore, sidomos në njëkohë kur po tentojmë të kultivojmë miqësi edhe me shtete (Serbia apo edhe Greqia) me të cilët kemi ende llogari të hapura “gjaku” e kufijsh.

....

U kemi boll borxh shqiptarëve të mërguar me dhunë, edhe për faj të atyre marrëveshjeve të Ankarasë me fqinjët për shkëmbim popullsie, sa që përpos harresës dhe paaftësisë sonë për t’i ndihmuar në luftën që kanë me asimilimin tu shtojmë edhe përbuzjen që paskemi pse ata e kanë përzier gjakun me turqit. Përbuzje që nuk iu përmend fare Eliza Dushkut edhe pse as ajo nuk është me “gjak të pastër” dhe zor se mund të flasë kaq mirë shqip sa vajza anonime e kësaj videoje.  Apo jo?! Shpresoj në fund të fundit që shqiptarët e Turqisë t’ua falin këto marrina raciste, mendjellijve nga Tirana ashtu siç thotë edhe poezia e Dritëroit: “Shqip vëlla ti shamë edhe njëherë, fjala shqipe s’blihet në Pazar, në dyqan ka kohë që s’e kam ndjerë”.

 

Artikulli origjinal

10 Komente

VK-ja ose Vladimir Karaj perpiqet ti barazoje te gjitha pushtimet, si nga italianet, si nga gjermanet, si nga turqit. Rruge pakrye o Ladi se pervec fjales pushtim keto skane asgje tjeter te perbashket. Italiani pervecse qe ketu vetem nja 3 vjet, ishte perendimor, vinte nga nje vend me kulture, te beri ca rruge e shkolla, te mesoji ca ishte parfumi dhe kolonja, ca ishte tangoja dhe gramafoni, ca ishte makaroni dhe kuplaraja.

Krahasoje kete me turkun qe e pate ne kurriz nja 500 vite, te ndryshoji cdo gje qe nga gjuha e deri te identiteti.

Harrojmë shpejt si popull, prandaj jemi ketu ku jemi. Le t'i shohim si fqinje te mire sepse po vjen 100 vjetori dhe na duhen keta qe t'i veme ne qoshen e odës e t'i respektojme per fqinjesine e mire qe na kane dhuruar gjate shekullit te kaluar. 

mendesia e te shtypurit dhe zezakut i ndan pushtimet ne te mira e ne keqija.nuk eshte kollaj te mos jesh  zezak.

Per çfare fliste Ndreca e ça replikon ky, me hapi barkun me manualet e OJQ-ve sorosiane, jane bere me te lexuara se libri i Hitlerit ne vitet '30.

Eshte budallek ajo qe ka thene Berisha. Njerez me gjak shqiptari ne vena sic ka ne Turqi ka edhe ne greqi edhe ne serbi edhe ne italine e jugut. Kjo nuk i ben shqiptare... dhe kjo nuk na ben ne vellezer me ata. Shqiptaret e Turqise nuk kane identitet shqiptar, thjesht jan turq musliman qe e dine qe kan edhe ndonje shqiptar ne prejardhjen e tyre. Ashtu sic ndonje shqiptar qe mund te kete nga prejardhja e tij ndonje turk nuk dmth qe eshte turk apo qe eshte vella me turqit. Kjo eshte nje idiotesi e jashtezakonshme!!! Po e perseris, asgje nuk i lidh ata shqiptar te turqizuar me shqiperine, as edhe nje gje. Eshet thjesht nje ngjarje me interes historik dhe aq.

Po te nisemi me llogjiken e Berishes jemi me shume vellezer me greket dhe me serbet se me cdo popull tjeter.. greket jo vetem qe kan diku tek 50 % gjak shqiptari por kan qene fqinjet tane qe nga lashtesia. Serbet jo vetem qe kan nje numer te larte shqiptaretsh te sllavizuar por kan gjithashtu nje histori te gjate lidhjesh gjaku duke filluar qe nga fiset ilire e deri me sot.

Ne Shqiperi nuk ka popull vella apo popull me gjak turk (ka tek tuk ndonje familje qe mund te kete ndonje parardhes, e cila perseri e ben te pakonsiderueshme identitetin apo gjakun turk ne ate familje. Ne Turqi mund te kete popull qe ka prejardhje nga Shqiperia por ata kurrsesi nuk mund te konsiderohen si shqiptare sot, jo vete se jan asimiluar dhe mpleksur me lloj lloj race aziatike e mongoloide, por sepse nuk kan as minimalisht konceptin e domethenies te shqiptarit.

O njerez...... lexojini me vemendje te dyja shkrimet edhe te Ndreces edhe  te Karajit, e po asdhtu edhe te Kryeministri tone....

Ndersa fjalet e kryeministrit tone kane edhe nje peshe te caktuar politike, nga ku mund te lindin ose te prishen miqesi dhe raporte diplomatike, ne shkrimet e dy gazetareve, siç, tentohet qe te behet nje korelacionmidis pushtimeve dhe kohes ne te cilat ato kane ndodhur.... Pushtimi eshte pushtim, si ai qe ka zgjatur 3 vjet po ashtu edhe ai qe ka zgjatur 500 vjet. Te tera keto kane ndodhur nen rreke gjaku dhe kokash te prera, e jo nga tufat me lule apo edhe nga era e kolonjes qe kane sjelle me vete.... I tille qe edhe pushtimi spanjoll ne Amerike tek indianet, nen efektin e pasqyrave e te rruazave, e te alkoolit, por ama nuk kaloi pa gjak e vktima, si rrjedhoje me pas erdhi dhe asimilimi.... Prandaj nuk eshte me vend qe tu thuresh hosanara pushtuesit..... Armenia akoma e ka hale ne sy Turqine prej genocidit te ushtruar, dhe mardheniet mes tyre jane si ai ekuillibristi ne tel..... e po ashtu te mos harroni dhe Alcas Lorenen, mollen e sherrit mes Frances e Gjermanise..... e cila tani per tani po fle....... e nuk dihet se kur do te zgjohet....... por qe do te zgjohet nuk ka dyshim, se gjithmone duhet nje kazus per te prishur paqen...... Prandaj nje kryeminister duhet ti zgjedhe lllafet para se ti nxjerre nga goja......

Ne kushtet kur Greqise dhe Italise i rane breket Berisha perpiqet te angazhoje Turqine si motor per ekonomine shqiptare. Kjo perputhet me politiken turke te zgjerimit te influences se saj ne rajon.

Shifni pertej shprehjeve figurative te vellazerise se gjakut se Ergodan dhe Berisha bejne politike kurse juve beni theatro

Ergodan dhe Berisha bejne politike kurse juve beni theatro...

Ja nje Nen Mullah pa pllaka erdhi smiley Po kujt ja bejne kete Politike kur perparesia e Shqiperise eshte EUROPA ? O u lafte nje lak i Berishes me gjithe Politiken e Madhe Bathoriste qe beni .Kercenon o Halldup , KERCENON me kapter Islamin  se eshte pa BREKE .....Mo me luni mue se kam Baba DOVLETIN une -po thote ! Apo vajti dhe ne Hungari per Politke te Madhe ekonomike e me gjet lidhjet e Gjakut . I paska dhe keshilltaret e Politikes se Modhe mer Jahu qe se kuptojne Bathorsit smiley

E paska hudhe dhe nje Kocke babasqapi .... smiley

O burra kush eshte me i ditur me @qelleqet e atij debilit  . Njehere na nxorri me gjak Norvegjez , pastaj Aezerbaxhanas , tani Turq ...smiley

Nga eshte vete ky Bole , ka ndonje Informacion ndokush te sakte ?

Ose i kane dhene DOZA me te Larta per te ruajtur "pllakat " , nje situate me Nargjile , nje tundese "bely Dancing " , ka dorzu dhe Dollaret e lame te Erdoganit dhe si mija pesqinda e Hodhi dhe nje shashke ...dhe Grupi i Intelektualeve te PD - se smileysmileysmileysmileysmileysmiley e digjojne te habitur per Mrekullite qe nxjerr nga Goja Doktor Adhamudhi .

Ke interes me Turkun ...Kerreje veten Turk e jepi dermen Europes

Do te rrysh ne Europe pa Turq ...kallu damllane Mazllemeve , jepu ca det  e benu vllam me Janullatos .

Do te rryjsh me Italanet ..kerreji te gjithe dhe futi nje Bunga - Bunga me "mikun e familjes " Berluskonin

E pika qe su bie merreni me MARRITE e nje PSIKIOPATI  

Artikulli, ia vlente per ate emisionin qe kish sjelle ketu, ku tregonte shqiptaret kudo ne bote. Dhe mund ta klikoje ne shum faqe ku kishte shqiptare. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).