“Rikthimi i opozitës në Kuvend përbën gabimin më të rëndë të Ramës. Pas Gërdecit, 21 Janarit, nuk mund të flitet më për faj të Sali Berishës, por për faj të opozitës parlamentare të drejtuar në mënyrë të gabuar."

Skënder Gjinushi është nga të vetmit ‘fajkonj’ që kanë mbetur në opozitë. Dihet se çfarë mendon ai për Berishën, por herë pas here i hedh kritika edhe opozitës së Edi Ramës. Këto kritika i ka bërë më të shpeshta kohët e fundit. Ai gjen një arsye tjetër tek ajo që ndodhi dje në parlament për të demonstruar mospajtimin e fortë mes tij e kësaj opozite:

Rikthimi i opozitës në Kuvend përbën gabimin më të rëndë të Ramës. Pas Gërdecit, 21 Janarit, nuk mund të flitet më për faj të Sali Berishës, por për faj të opozitës parlamentare të drejtuar në mënyrë të gabuar. Lidershipi i PS-së dhe i disa të prenotuarve të Saliut në PS e kanë kthyer opozitën në një grup të dhunuar dhe poshtëruar.

Rama nuk ka vonuar t’i përgjigjet, por ka shmangur formulimet e pakujdesshme dhe ka folur me gjuhën telegrafike të Twitter-it:

Keqardhje për prononcimin e mikut Gjinushi. Aleati ynë gabon që akuzon PS-në për fajet e Saliut e që kërkon nga PS të reagojë si parti e vogël. PS kërkon njëzëri me aleatët ndryshim në sistemin zgjedhor. Por kjo s’bëhet dot as pa konsensusin e palës tjetër, as duke akuzuar kot PS-në.

22 Komente

Duket sikur thote, mos u merrni me me budallain, por me ate qe e mban veten per te zgjuar..smiley

Epo edhe ky po trap mbeti..... keshtu eshte kur rendon bishti me shume nga sqepari..... ne vend qe te filloje punen per riorganizimin e Partise se vet qe u shpartallua fare, kritikon Ramen....e pse??? sepse nuk fitoi deputetllekun per vete..... palo burre.....

''Skënder Gjinushi është nga të vetmit ‘fajkonj’ që kanë mbetur në opozitë..smiley

aman or, sa veta numuron partia e ketij... pervec  familjareve te vet.smiley   sa vjec eshte ky xhanem?

Edhe Gjinushi.................

Rama që i thotë Gjinushit:

Shporru....ti dhe ai këngëtari yt, ogurzi smiley

gjoja me e mire qe ka bo Rama , qe  i qeroi Gjinushin me shoke.

Ta hongsha zemren Edi smiley

Ruzhdije, nuk me duket  se e ke te shtruar mire  "sofren",  perpara se te ndukesh zemren e Rames, kur vjen  ne krahesim ai me Gjinon.Jane shume larg njeri  me tjetrin ne shume aspekte.Por nuk do te lodh me kete.Po te tregoj diçka qe mund te skajaroje  ashtu popullorçe.

   Ka nje tradite  neper dasmat  labe.Si   dollia shkon tek kater apo  pese rakojane(gota te vogela rakie) ata me qejfllinjte  ose si u thone andej, sarahoshet, zene e bejne bejte,  qe i shprehin me kenge te shkurtra.Hidh njeri e prit tjatri.Ajo quhet "lufte"  me rakojane, te mbushur me raki.Vargjet  jane  nje lloj dueli  se kush i njeh me mire  gabimet, veset, shfaqjet....e njeri- tjetrit.Gjithnje me masen e humorit te pranushem.Nje debat "opozitar"... dollie.Ne fakt per te treguar se cili pi me shume dhe e mban pijen.Se ne ate lloj debati, njeri me siguri gjendet me kembeperpjete.Por nga rakia jo nga bejtet..E ke degjuar llafin te  pire me opinge? Ashtu  eshte  pija, neper dasmat andej.

  Mua, qe kur doli ky Twiteri i Rames, me shembelleu, "tepke" si ajo  menyre "lufte"..E duke e imagjinuar vehten ne nje trapez te tille Gjinushi, qe i  njeh shume mire ato tradita, ne fakt ja ka marre kenges ma vargjet ne forme bejtesh...per objektin opozite

Rama, te majtes i priu

Ne vallen, qe desh Saliu

E theu  shpaten fatziu

Ne ate  Twiter, me  ciu ciu....

    Nga fundi i daveteve, kur dollia shkon tek "Lopa me gjithe viç"(nje gote uji plot me raki dhe nje rakojan bashke me te, kenget kthehen ne ulurima, moj e dashura Ruzhdie....

Aty ka arritur muhabeti  i ketij "daveti shqiptar".Dhe nuk eshte hiç jashte  ketij daveti Gjinushi,  sepse ka 15 apo 20.000 votues................

Ne se shahet edhe Gjinushi si intelektual, kush na mbeti per soj i tille, valle?

 

 

po une se ve ne dyshim, qe Gjinushi mund ta haje Ramen me dy kafshata per pune mendsh, pjekurie, djallezie, apo dhe mbi te gjitha Ligësie.

Por nuk shof ca perfitimi kemi pas ndonjehere nga pasja e Gjinushit ne konfigurimin politik shqiptar.  Pjese e klases se ndotur kriminale politike shqiptare eshte.

Nqs do ta mbajme ate si model te intelektualit une do deshperohesha pa mase.

Si matematicien pastaj, flet vete puna.

Por matematicien nuk eshte baraz me intelektual.

Nuk besoj se dija, formimi, apo punet shkencore bejne realisht intelektualin.

nejse

 

 

Aty ka arritur muhabeti  i ketij "daveti shqiptar".Dhe nuk eshte hiç jashte  ketij daveti Gjinushi,  sepse ka 15 apo 20.000 votues................"

Si shpjegohet qe nje burre i mencem si Gjinushi mezi mbledh disa mije vota.nje koqe debili si I Meta ka pas vetes 120000 votues?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Alba, kjo ndodh sepse Gjinushi ka nje jete te tere qe mirret me teorina, do te permisoje sistemin e zgjedhjeve, sistemin politik, etj, ndersa Meta ka nje jete te tere qe mirret me milionat, gjurmon milionat, asetet kombetare, ku ti pervetesoje, dhe nuk mirret me teorina. 

Alba2265, me habit qe e beni Ju kete pyetje.Meta pati "fatin"(Nano), i cili ne moshen 28 vjeçare, pa asnje dite te shenuar ne Libreze Pune e beri Kryeminister te nje Shqiperie rremuje.Aty  i mblodhi me  fadrome paret dhe mbushi(sikunder thone) edhe jasteket e dysheket me to. Me paret qe ka ai mund te beje e shoqja festime ditlindjeje, me pjesmarrjen e tere bisneseve qe jane lidhur me te.Bilez eshte domethenes fakti ku  si dhurate ajo grua, shume me pake se radhiko,por  e pare e tere "grave  integruese", kembengul t`i çohet nje gjerdan xhevahiresh 250.000 euro !Ne nje vend ku nena hidhen nga dritaret e kateve sepse nuk kane ç`tu japin kalamaneve....

Me pare  sot blihen  shpirtra e jo me vota

 Andej nga bej fjale une,moj e mira Alba,  nuk para kane qene ngritur dollira.... per vrromat, e ketij mavriu vend.

 

GRAVA

Une jam dakort me Gjinushin, shume dakort. Po edhe Gjinushi po ben shume pak, shume vone! Koha per te uluritur ishte kur PS-ja e beri ate gabim, atehre te dilte Gjinushi e te thoshte c'beni mor te marre mendsh se po i jepni legjitimitet kusarise, krimit, dhe vjedhjes te votes. Nqs kete nuhatje e kishte nje si une qe as politikan e as PHD-ist, perse nuk e kishin Gjinushet e politikes shqiptare? Eshte per te ardhur keq qe sa here qe kemi ne dore te bejme dicka per vendin tone genjehemi dhe tregohemi kaq naiv. Sado miq apo dashamires te kete menduar Rama se i ka nderkombetaret (krokodili i famshem?) eshte i ZOTI QE E NXJERR GOMARIN NGA BALTA. Rama u tregua se paku naiv dhe se shumti nje bashkefajtor apo bashkepunetor ne legjitimitetin e kusarise, vjedhjes dhe krimit. Cila eshte ta shpjegoj Rama, sepse e ka per detyre dhe pergjegjesi para ketij populli.

Dy jane pyetjet per Ramen sot, qe une do i heq kapelen kujdo gazetari qe do ja trejtoje ndac ne fytyre ndac ne publik. 

1- Perse zoti Rama u dha garanci per voten para zgjedhjeve kur e dini qe keni te beni me Berishen (dhe bashkepunuat me te per bukuri te zotit per sistemin zgjedhor para zgjedhjeve? )

2- Perse zoti Rama legjitimuat vjedhjen e votes mbas zgjedhjeve duke njohur paralamentin ilegjitim te dale nga vjedhja e votes? Mbasi sorrollitet rrugeve nje popull TE TERE, TE TALLET NE FTOHTE E NE SHI, TE RRIHET E VRITET!!!!!!!!

Ja edhe me poshte replikat me zotrules te tema tjeter

 

ost sioct:Comment">GB 1oora - 12 Prill 2012 - 21:02 

Ka rruge tjeter. Kishte dmth! Rama. Per Ramen sot zorr se ka tjeter rruge, ai ose te shkrep pushket mbi Berishen ose te largohet sepse hajduterise, kusarise te Berishes ai i ka dhene LE-GJI-TI-MI-TET. Pak me vone do shkruaj prap e ta them cila ishte rruga tjeter perpos gjakderdhjes.

ost sioct:Comment">GB 1oora - 12 Prill 2012 - 23:29 

 Rama e kishte zgjidhjen. U vodhen votat? Mosnjohje te qeverise te dale nga vota e vjedhur, mosnjohje te parlamentit ilegjitim. PIKE DHE VULE. Kjo ishte detyra e pare, e dyte, e trete dhe e fundit fare e kryetarit te opozites. Terheqje nga c'do funksion kushtetues te opozites derisa te plotesohen kushtet per qeveri teknike qe mban zgjedhje te parakoheshme. Duke u kthyer ne parlament dhe duke bere politike me kete qeveri humbet cdo lloj kredibiliteti dhe legjitimon vjedhjen e votes. Berisha eshte krejtesisht brenda te drejtes te tij ta vjedhe perseri voten sa here te kete perballe Ramen, dhe do te jete Budalla nqs nuk e ben. Rama ka krijuar precedent dhe nuk ka me asnje te drejte te sillet ndryshe heren tjeter se sa u soll heren e pare. Berisha do fitoje zgjedhjet ose do i vjedhe ato sa here te kete Ramen perballe. Ahh nqs bashkepunojne dhe eshte e gjitha pjese e nje loje me te madhe (gje qe s'do me bente cudi, biles e besoj) eshte tjeter pune.

 

1oora, te rrime shtrember  por te  flasim drejt.Jo vetem ato qe thoni  Ju, por dhe plot te  tjera Gjinushi i ka then me kohe e me vakt dhe bilez hapur fare.Qe kur beri ato baxubete e ndryshimeve ne  Kushtetute.Nuk eshte faji i tij, pse pake e kane degjuar.

Ndiqe me kujdes dhe ke per tu bindur se i thote gjerat me shume kopetence intelektuale  dhe eshte njohesi mi i pa arrire i Kushtetutes e Kodeve Zgjedhore.

Kije inat por jepi hakun.Mirepo ne kete vend  beharet nuk do te  duken edhe sikur njemije lule te çelin....

Une nuk kam inat asnje qe thote te verteten dhe mundohet per mire, kushdo qe te jete. Jam ne anen e te drejtes dhe pike. Nqs Gjinushi i ka thene keto me kohe e me vakt i heq kapelen, sepse i bie qe mbrojtesi me i madh i demokracise ne politiken shqiptare te jete nje ish-komunist. Serish nuk perben ndonje problem.

O Gjinush, o matematicien,
Prite Ramen se po vjen

Bien, bien, bien...

ose:  

O Gjinush, o matematicien,
Prite Ramen se po vjen

dhe Berishen qe po bi(j)en...smiley

 

Njerezit me mprehtesine e Gjinushit, populli i ka karakterizu me percaktimin, si "zogj kurvash".smiley

Nqs Rama pretendon se i jane vjedhur zgjedhjet e 2009, atehere ka te drejte te vazhdoje rrugen e tij. Te merret me votimin elektronik e me programin sepse ceshtja eshte si te ruaj e te siguroje voten e qe ai e ka. 

Nqs pastaj fillon e i behet kritike se nuk di te ndertoje koalicione, atehere eshte nje menyre e heshtur per te pranuar se ne 2009 ai ka humbur zgjedhjet, se aventura tre vjecare ku eshte fut vendi eshte pergjegjesi e tij, dhe se sot ai eshte nje kryetar ilegal. 

Te dyja opsionet nuk mund te qendrojne bashke. Fakti qe sot flitet kaq shume per idene e koalicionit duhet t'iu bej te kuptoni se nuk kane qene votat ato qe sollen humbjen e 2009. 

p.s tenkikisht edhe mundet te qendrojne, mund te thuash se me koalicion fiton aq vota sa nuk ka ca te te bej Saliu. Po nqs Rama mendon se i ka fituar i vetem zgjedhjet atehere nuk ka ci duhet koalicioni ne fund te fundit. 

e vertete fare me shifra qe i gjen kollaj te faqja e kqz eshte qe ps mori me shume vota se pd ne 2009. u vodhen apo jo, nuk e dime se berisha pengoi transparencen, dhe nese te kjo pike biem dakord, atehere rrjedhimisht aventura tre-vjecare (nese ka aventure) nuk eshte hic pergjegjesi e ps-se. pergjegjesia me e madhe e ps-se eshte qe ne 21 janar u kthye ne shtepi dhe nuk doli prape ne 22 janar, ne 23 janar, ne 24 janar ...

Ajo qe po thua ti eshte qe kodi aktual nuk eshte zhvates mjaftueshem ndaj te voglave. Megjithese me 40% te votave (se aty jane te dyja), nje nga dy partite duhet te kete mazhorancen absolute qe lejon kushtetuta aktuale. Ka shume gjera gabim me kete qendrim. Edhe nje minimum check-and-balance qe kemi tani ti do ta eleminosh duke ja dhene pushtetin komplet 100% ne dore te kryetareve (se partite nuk i kontrollojne dot me kohe keta te dy).* 

Nejse, nqs ti i pranon shifrat e 2009 per PS, i pranon dhe per mazhorancen, ergo qeveri legjitime sipas formules se kodit. Thjesht fare pra, cdo gje tjeter ka qene alibi per karrigen e nje njeriu. 

p.s prandaj dhe amerikanet jo me kot po mbeshtesin partite e reja, kerkojne qe kushdo qe te kete qeverine e re te mos kete pushtet absolut po te kete parti bllokuese ne koalicion

Une nuk po merresha me kodin, i cili sipas meje s'ben, por e kisha me teper llafin te fajtori per humbjen e tre viteve

Dhe une sapo te shpjegova qe per mendimin tim llogjika jote eshte gabim. Nqs thua qe PS kishte me shume vota, sipas kodit aktual dhe me shume te drejte, keto shume nuk ishin te mjaftueshme. Kete qe po i thone dhe te tjeret Rames sot. Po nqs mbron kete mendim qe mbron dhe ti ("PS kishte me shume vota"), nuk mund te thuash pastaj qe na vodhen vota, ergo Rama shpiku alibi per te mbajt e perforcuar pozitat e tij!

p.s per kodin, shpresoj te kerkosh nje proporcional kombetar apo jo?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).