“Po iki që të mos u lë borxhe fëmijëve të mi". Këto ishin fjalet e fundit të një 77-vjeçari grek që i ka dhënë fund jetës në sheshin para parlamentit në Athinë.

Të shokuar dëshmitarët okularë kanë parë pensionistin grek të vrasë veten me një plumb në kokë dhe kanë lajmëruar urgjentisht policinë dhe ndihmën e shpejtë.Sipas mediave greke 77-vjeçari qe merrte vetem nje pension prej 300 eurosh, perballonte probleme te medha ekonomike, te cilat i shpjegonte ne nje leter te shkruar disa caste para se te kryente aktin fatal.Ata qe e njihin bejne fjale per nje person te ndershem,qe kishte shitur dikur farmacine e tij dhe tashme ndodhej ne gjendje teper te veshtire financiare.Ne leter gjithashtu ai shkruan se nuk mund te gjente menyre tjeter reagimi pervec se nje fundi te ndershem per te mos filluar te kerkonte ushqim ne kazanet e plehrave dhe te behej peshe per femijet e tij.Ngjarja ka tronditur se tepermi opinionin publik ne vend edhe per faktin qe 77-vjecari ka zgjedhur si vend per te kryer aktin e vetevrasjes, sheshin para Parlamentit duke protestuar me vdekjen e tij, per gjendjen e rende qe po kalon vendi. Vetem gjate vitit te kaluar vetevrasjet per arsye ekonomike ne Greqi jane rritur me gati 50% se nje vit me pare.

http://www.reuters.com/article/2012/04/04/us-greece-suicide-idUSBRE8330OB20120404

19 Komente

po te kishte seder e bente dhe sala ketesmiley

shqipe, kur te dale ne pension e ke fjalen ti?  se  lajmi nuk po thote: vret veten kryeministri i Greqise.smiley

e vrau sedra plakun e botes se shiti farmacine dhe i la ''kalamajte'' pa buke.

ky yni pa u formuar dhe e-qytetari nuk e ben,,,  e pse ta beje.kryeministri i gerckes dha doreheqje te pakten

 

une besoj se vetvrasja ishte me shume nje akt denoncimi apo akuze... jo me kot ka zgjedhur vendin prane parlamentit per ta bere kete.. por edhe seder,  pasi nuk donte tu behej barre femijeve.  dmth  femijet te shpenzonin te...   (jo se i la ky femijet pa buke)

''Ne leter gjithashtu ai shkruan se nuk mund te gjente menyre tjeter reagimi pervec se nje fundi te ndershem per te mos filluar te kerkonte ushqim ne kazanet e plehrave dhe te behej peshe per femijet e tij.

epo mire beri 77 vjeç burri i botes, e çdo te bente me teper po te jetonte..... sikur beri ndonje heroizem...... por edhe ka mundesi qe te kete patur ndonje semundje dhe te bijte nuk ja kane var fare.....

qe merrte vetem nje pension prej 300 eurosh, perballonte probleme te medha ekonomike

Imagjino pensionistet ne Shqiperi qe marrin shume me pak se greku.

imagjino sikur te gjith greqerit te bejne te njejetn gje ,prej borxhit qe kan marr kundrejt EU?

kujt ti jap borxhe eu pastaj? smiley

nuk i kuptoj disa komente me kunja kur nje person i dha fund jetes, ne fund te fundit kjo bote portokalle eshte

kokrra carash

" Po iki qe te mos u le borxhe femijeve te mi"

Se kuptoj se si nje 77 vjecar mund ti le borxhe femijeve te tije.

Kishte mar i Bugatti veryon plaku. E kishte ble per me kap dashnore ne kohen e arte te Greqise kur merte fonde qyl nga bota e hanin e pinin qyl. Tani skishte mo leke ta lante

Lajmi ka bere buj , per shkak se eshte bere para Parlamentit grek, se ne fakt, vetvrasjet kan qysh vjet qe u rriten me 50%, e kete vit pritet nje rritje me e madhe. 

e sa perqind  prtitet  te jete rritja kete vit Pjero?  dmth  perafersisht....

Hej, po deshet per mua qe jom analfabet e qe nuk i morr vesh keto perqidjet, a me thoni troc se sa eshte numri absolut? Se bo me qene 1 (nje) besoj se nuk ka kuptim ky 50%.

Mundet te rritet Belulo, diç me shume se 2011. Gazeta Tema sapo kish nje lajm tjeter; 

"Greqi, mbetet pa punë, 38-vjeçari shqiptar hidhet nga ballkoni" 

faleminderit Pjero!  shiko, une nga fundi muajit do shkoj vet ne Greqi  ... ta prek krizen nga afer ,domethene.smiley... nejse, me qe do jem atje po mbledh ca te dhena .. si p.sh cmimet e ushqimeve , pse jo edhe numrin e vetvrasjeve  dhe do ti jap ty kur te kthehem.. se e di qe ty te hyjne ne pune satistikat...smiley

 

p.s   se harrova te pyes.. si ndihesh sot?  po e bejne efektin antibiotiket?  sherim te shpejte!smiley

Antibiotiku qe me ka dhene doktori (Amoxicilline) , me ka shtrire perdhe. Sot vajta tek farmacisti me ilaçin ne dore, dhe e pyeta mos ishte bere ndonje gabim, dhe ilaçi ne vend qe te shkonte ne ndonje stalle kuajsh, kish ardhur aty per njerzit smiley

Ja edhe nje shqiptar sot. smiley

 

Kriza në Greqi, vetëvritet shqiptari, baba i dy fëmijëveNga ANILA JOLEKriza në Greqi, vetëvritet shqiptari, baba i dy fëmijëveKRETE - Fund tragjik pati jeta e një shqiptari 38 vjeçar, baba i fëmijëve, i cili u hodh nga ballkoni i shtëpisë së tij në Lerapetra, për shkak të vështirësive financiare.

Shtetasi shqiptar, 38 vjeç kreu vetëvrasje në Ierapetra të Kretës, duke u hedhur nga ndertësa ku banonte.

Fqinjët dëgjuan britma në rrugë dhe panë 38 vjecarin të shtrirë në tokë, pa shenja jete dhe me lëndime të rënda në kokë.

Forca të policisë dhe ambulancat nxituan në vendngjarje, por nuk iu mbeti gjë tjetër vecse ta conin trupin e pajetë në shërbimin mjeko-ligjor të autopsisë në Heraklion.

38 vjeçari ishte babai i 2 fëmijëve të cilët ndodheshin me nënën e tyre në Shqipëri.

Sipas njoftimeve, viktima përballej me probleme serioze financiare dhe ishte i papunë prej një kohe të gjatë.

Statistikat

Kriza financiare në Greqi dhe masat e ashpra që po aplikohen e kanë vështirësuar së tepërmi jetën e një kategorie njerëzish, shumë prej të cilëve shohin vetëvrasjen si rrugëdaljen e vetme nga vështirësitë financiare.

Në një studim të shoqatës psikiatrike greke thuhet se 1 në 2 të rritur kanë paraqitur simptoma depresive, që lidhen me krizën ekonomike, 1 në 3 persona kanë ankth dhe 1 në 4 kanë ankth dhe depresion së bashku.

Sipas të dhënave të paraqitura në parlament nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, nga viti 2009 deri në 10 dhjetor 2011, në Greqi u shënuan 1 727 vetëvrasje dhe tentativa për vetëvrasje.

 

Shume gjuna... dhe me e keqja eshte qe nuk ka rruge-zgjidhje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).