Listes te atyre qe pretendojne se do te dilnin ngadhenjimtare prej nje referndumi, apo nje pale zgjedhje te pamanipuluara parlamentare, i shtohet dhe Leka Zogu II.

Nese dikur te qenit pinjoll i nje familje mbreterore konsiderohej padyshim si nje 'lindje me kemishe', veshtire te thuash te njejten gje dhe sot, te pakten kur behet fjale per shtete me qeverisjeve parlamentare, sidomos ne vende me nje tradite relativisht te shkurter mbreterore, si Shqiperia.  

Ne nje interviste me Alfred Lelen per revisten Mapo (2.0), Leka Zogu II sqaron se terminologjia e duhur protokollare per tju drejtuar atij si princ eshte "Lartesë" dhe se titulli qe do trashegoje ai eventualisht si mbret i gjithe shqiptareve eshte "Naltësia e Tij Mbretërore Princ i Kurorës Leka II i Shqiptarëve". Me shume sesa keto terma, cka tingellon si episod i nje filmi te vjeter bardh-e-zi eshte pohimi i tij se jo vetem nje dite ai do te jete de facto mbret i gjithe shqiptareve, por se kjo do behet ne perputhje me vullnetin tone, "me votën e tyre të lirë, nëpërmjet Parlamentit ose një referendumi të pamanipuluar."

Ne fakt pyetjet qe Lela i ben Lekes gjate intervistes mund te kategorizohe disi si kurth-ngritese, por Leka padyshim qe mban autoresine e pergjigjeve qe jep (fundja kush do ti rrezistonte tundimit te te tilla pyetjeve ne kete rast?). Lela nuk heziton tja ngule (figurativisht) thiken deri ne fund Lekes, edhe tek paraqitjet fabulore te ambientit ku ai jeton, nje 'pallat' me dekore mbreterore vetem tek rojet dhe qente, po jo dhe aq ndonje gjesendi tjeter. Apo kur i kujton Lekes ironine e te qenit i punesuar ne nje post relativisht te ulet te nje administrate parlamentare, dhe njeheresh te pretenduarit te fronit mbreteror te po te njejtit shtet.

Nga ana tjeter, ne te tjera pergjigje te Lekes ketu dhe gjetke, veshtire ta quash ate injorant apo te patakt. Vertet Leka II i beson keto qe thote (sa njerez duhet te te therrasin "Lartesë" qe ta besosh se e meriton kete titull ne shekullin XXI?) apo thjesht eshte kapur si plaka ne valle nga te qenit pinjoll i ish-familjes mbreterore shqiptare?

fotografia eshte pjese e intervistes te botuar tek Mapo

25 Komente

edhe ?

.

Lartese, 

Llafet e keqija thone se Turku ka kerku perseri robina...

o

Tek kanali televiziv "Cielo" i platformes Sky Italia, po bejne nje emision shume interesant ku protagonist eshte princi i Italise Emanuele Filiberto.

Programi titullohet: "Il Principiante - Il lavoro nobilita" qe ne shqip perkthehet "Fillestari - Puna te fisnikeron" (loje fjalesh me Princ dhe Fillestar qe ne italisht kane te njejten rrenje).

Cfare ndodh? Princi Emanuele ne cdo pjese te programit ftohet nga punedhenes te ndryshem qe te beje nje pune "te rendomte", fjala vjen te punoje ne nje veterinari apo te pastroje kanalet e ujrave te zeza.

Eshte me te vertete nje ide shume e bukur dhe pa shume lidhje me temen, por duke marre shkas pikerisht nga kjo, i propozoj ndonjerit prej regjizoreve televizive shqiptare (nese me lexojne) qe ta blejne kete format dhe ta realizojne edhe ne Shqiperi.

Princin e kemi. Mungon vetem programi.

http://youtu.be/kHNyRPjaa_o

Fantastik keto dy qente. Cfare race jane?

rrace m_ti, boxera te shartum...

Nese e njifni Lartesen* thujini, qe per foto te pakten, te gjeje nja 2 qen sharri..

 

*kuku

Pa shaka tani, i ashtequajturi princ e ka nje fare kulture, nje lloj edukimi perendimor qe e ben te ndjeshem dhe te bute, pavaresisht ambicieve te tija politike qe mund te jene utopike.

Krahasoje Leken tani me carat e pushtetit te PD dhe kllufat qe i bejne temena neper forume, ka nje disnivel te frikshem qyteterimi mes ketyre dy paleve.

Leka te pakten e ka aftesine te krijoje nje fjali me me shume se tre fjale. Kulufat e PD te fjala e trete fillojne riperserisin te paren se aq bagazh leksikor kane.

Leka ka shume te drejte kur shpreson ne endrren e tij...te shqipot nuk eshte asgje e pamundur...e mendonte njeri se Saleshi pas 97`do kishte mundesi qe te vinte perseri ne pushtet...personalisht habitesha qe nuk perfundoi mbas hekurave...

Ma vaffanculo o zog...

sidomos ne vende me nje tradite relativisht te shkurter mbreterore, si Shqiperia.  

Nuk ka hic tradite mbreterore Shqiperia, e jo tradite "te shkurter" mbreterore.

Shqiperia nje here e nje kohe u sundua nga nje i veteshpallur "mbret" i ardhur me ndihmen e jugosllaveve. U sundua nga nje "mbret" qe kur mori malet, i mori tek miqte e flakte te popullit tone, - greket. Nje "mbret" qe fali Shen Naumin. Nje "mbret" qe iu lepi si qen italianeve.

kjo eshte tradite mbreterore???

Lartese ky. Ik mo pirdhu!

!

Une s'jam per mbreteri, por po harron jo pak mbreter te tjere - qe edhe pse tillun ndoshta s'e kishin "mbret", te tille pozite kishin. Te filloj me Gentin, Agronin, Doniken, Gjergj Kastriotin, Ali Pashen (per provincen e tij), Bushatllinjte (per provincen e tyre), etj.

Zoto

mos harro se shqiptaret ka jetuar me mir vetem ne epoken e mbretit Zog,ndaç shif historin ndaç pyet te paret qe kan jetuar gjate epokes mbreterore,pamvarsisht prapaskenvae te 'mbreteris' por te gjith e dim qe udheheqisit tan na i ka prur serbi historikisht

ai nuk iu lepi italianeve por ishte e vetmja menyr per te rimekembur nje shtet te sapoformuar

Pse gjithe kjo urrejtje zotrules?

s'eshte urrejtje olsi.

ashtu eshte e verteta.

ndersa "ik pirdhu" ja thashe si inkurajim per te shkuar per t'u pjerdhur. thjesht si ide, propozim ishte. Kurse "er fanculizazzione" ishte meqe kane qene ne kontakt me taljoncen familjarisht. smiley Edhe kjo, si sugjerim, propozim per te ishte. Nuk eshte e detyrueshme.

Por ngaqe, ne nje menyre apo tjeter, perfytyrova sikur po me kerkonte dhe mua t'i drejtohesha me "lartese"... iu shpreha, jo per gje; me menyren time po i thoja "lartese". smiley

nuk ka urrejtje.

Po pse me, gjynaf. Duket si cun i mire ky. I urte, i edukuar.

edhe une me edukate iu drejtova. thjesht zgjodha ca fjale qe me kursyen ndonje koment shume te gjate... qe te ruajme planetin, e kam fjalen. i ndergjegjesuar per global warming... me kupton? kurseva qellimisht ca bytes, qe perkthyer ne energji jane shume elektrone, qe ne burim jane ca me pak izotope uraniumi qe zberthehen ne plumb, causing less global warming. smiley

Dmth. ti thjesht po e keshilloje qe te hante nje pjate me fasule?! smiley

po e keshilloja te njihej me realitetin njehere. se nuk kerkohen tituj te tille si "lartese" nga fundi i gropes septike se tradhetise ndaj kombit.

"me votën e tyre të lirë, nëpërmjet Parlamentit ose një referendumi të pamanipuluar."

Se mor vesh mire.Si eshte kjo puna e referendumit te manipuluar? Dmth kemi ra ne paqe me manipulimet tani? 

Faleminderit o Zogu i vogel por ne e kemi Lartesine  e TIJE,Naltmadhnine e tije Mbretin e Shqiptareve Sali Ram Berisha i Dyte,se i pari ka qene Sali Ram  berisha.

Amin

Leka i II kishte shpjeguar qarte, qendrimin e tij, me miresjellje dhe me qetesi, kishte sqaruar gjera , per ate kategori qe interesohet per Mbreterine Shqiptare dhe hijen e saj. Kishte ruajtur "linjat" si "i perndjekur politik", por edhe kishte fshehur me ndergjegje faktin qe Ai eshte i papaergatitur per te marre persiper pergjegjesi.   

Shqiperia  "eshte vendi me numrin me te larte te donkishoteve per m/2" thote nje shkrimtar Yni. Kjo do te nenkuptoj se vlen edhe per numrin e "Sançove". Ta paraqesesh vehten ne rolin e Sancos, nuk e ben Princin domosdo Don Kishot. 

as don kishotin princ. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).