1957 - 26 Pril 2012

Miq, kolegë dhe mjaft njerëz të njohur i kanë dhënë lamtumirën e fundit sot Ardian Klosit, që u nda nga jeta dy ditë më parë. Homazhet në nderim të publicistit Ardian Klosi nisën rreth orës 12:00 dhe do mbyllen ne oren 14:00. Personalitete te ndryshme te artit, kulturës, politikes e shoqërisë kane ngushëlluar bashkeshorten dhe 2 vajzat e Klosit ne homazhet ne nderim te publicistit.

Në përkujtim të Ardian Klosit

Në përkujtim të publicistit dhe shkrimtarit të mirënjohur Ardian Klosi, reagimet e disa prej personaliteteve të rëndësishme shqiptare. 

Ardian Vehbiu: E kujtoj me librat e ndaluar…

E kujtoj me libra të ndaluar, ironi, melankoli dhe këngët e Beatles. Ishte nga ata njerëz që vijnë gjithnjë të paktë dhe që kërkojnë vëmendje e kujdes, si çdo pasuri tjetër kombëtare; vëmendje dhe kujdes që jo gjithnjë ia dhamë. Me përpjekje të palodhura dhe energji të habitshme, ia doli që të krijojë një hapësirë të vetën, në kulturën shqiptare, për të cilën të gjithë do t’i jemi mirënjohës: si publicist, si shkrimtar, si kritik letrar, si përkthyes, si botues, si njeri i kulturës, si protagonist betejash të shoqërisë civile. Nuk e zëvendësojmë dot, veç mund ta kujtojmë tani me pikëllim. Herën e fundit e kam takuar në Tiranë, në vjeshtë të vitit që shkoi; ishte i lënduar nga disa brenga në familje, por megjithatë planet për të ardhmen i kishte të shumta: përkthime, botime, një panair të ri libri në Pranverë. Nuk dua të përmend këtu shkakun e vdekjes – vdekja vjen e njëjtë, pavarësisht nga çfarë na e afron. Mbushem me maraz të parrëfyer, kur mendoj që mund të kishim bërë diçka më tepër, që unë vetë mund të kisha bërë diçka më tepër, për ta parandaluar kobin- por as për këtë nuk duhet folur.  Përkundrazi, dua ta kujtoj Dan Klosin siç e mbaj mend nga vitet e dikurshme, me libra të ndaluar, ironi, melankoli, këngë të Beatles-ve, shirita magnetofoni dhe një garanci se jo gjithçka në Tiranën tonë të atëhershme, të viteve të këqija 1980, kishte degraduar. Jetoj larg Shqipërisë, që tani m’u bë edhe më e largët, sikur natës që kemi në mes t’i shtohej edhe një orë ose fundja edhe vetëm një minutë. Me Dan Klosin më lidhnin kujtimet e pashlyeshme të një periudhe tjetër, krejt heroike deri edhe në meskinitetet e veta; por edhe plane për të ardhmen, të shumta dhe aq motivuese, të paktën për mua. Më dhemb dhimbja e vajzave të tij dhe e motrave, me të cilat më lidh gjithashtu miqësi e vjetër. Nuk e përfytyroj dot si mund të përballohet ikja kaq e papritur dhe e padrejtë, nga jeta jote, e një njeriu kaq të rrallë dhe të mrekullueshëm, që ndriçonte me mendjen dhe zemrën.  Requiesce in pace, mik i dashur.

Mustafa Nano: Kultura duhet të vajtojë për ikjen e Klosit

…Dani ishte (dhe është) një njeri i kulturës, një punëtor i kulturës shqiptare, një njeri që kish instinktin e kërkimit e të thellimit në gjërat që studionte. I mungonte kontakti me vulgun, me rrugën, me ambientet jo akademike, dhe kjo së pari e bënte të dukej i pambrojtur në shumë situata, së dyti ia mbante herë pas here logjikën dhe përsiatjet në nivelin e një naiviteti intelektual, që u ka hije të gjithë mendimtarëve safi; ose të gjithë atyre që kanë lindur e janë rritur në një botë librash. Ardian Klosi nuk është më, dhe unë nuk di të them, se kur është hera e fundit që kulturës shqiptare i është dashur të vajtojë një ikje të parikuperueshme. Por sado kohë që të ketë, ajo ka kohën dhe sot. Duhet të vajtojë ikjen e Ardian Klosit.

Fatos Lubonja: Iku me shumë të panjohura në terrin që e thithi

Rruga e Klosit drejt vetëvrasjes ishte një dramë me disa akte që megjithëse po na përgatiste, më erdhi tmerrësisht papritur. Personalisht, për shkak të polemikave që kam pasur me të në shtyp, kisha ndërprerë marrëdhëniet e miqësisë së vjetër prandaj nuk e kam ndjekur dot nga afër, si mik, por vetëm nga larg çfarë po i ndodhte. Së largmi tre tentativat e tij të dështuara të vetëvrasjes i kam interpretuar si thirrje për ndihmë. Nuk di të them se kujt i drejtoheshin. Ndoshta të gjithëve, ndoshta edhe mua, që s’mendoja se mund t’i rikthehesha ndonjëherë ndjenjave të dashurisë së vjetër për të. Ndjenja që kam, tani që ndodhi më e keqja, është se ne jetojmë në një shoqëri shumë të egër, shumë të dehumanizuar, të mbushur me urrejtje dhe egoizëm, lakmi për para dhe në këtë shoqëri dëgjohen pak zërat e atyre që ndihen keq, të dobët e që kërkojnë ndihmë dhe dashuri. Ka shumë të panjohura në terrin që e thithi, që s’mund t’i shpjegojmë dot kurrë. Sigurisht sëmundja e tij e depresionit ka rolin e vet. Por  e them me bindje dhe me dhimbje se Klosi ishte edhe viktimë e kësaj shoqërie të egër dehumanizuese që kemi krijuar, që intelektualët në vend se t’i dëgjojë, mbrojë e nderojë i përdor dhe keqpërdor. Kështu ne humbëm përkthyesin, studiuesin e krijuesin e talentuar, intelektualin e kultivuar, botuesin e aq librave të vyer dhe një nga aktivistët më të ndjeshëm kundër bjerrjes që po i bëjmë përditë bukurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore.

Preç Zogaj: Humbëm një përkthyes dhe një intelektual

Për një rastësi të çuditshme, më ka ndodhur të shkëmbehen shpesh ditët e fundit  me të në rrugën e bukur buzë liqenit të Tiranës, unë duke e çuar me këmbë, Adriani duke shkuar e duke ardhur me biçikletë. Përshëndeteshim përzemërsisht dhe as më shkonte mendja se ndërsa unë po ushtrohesha kundër mpirjeve, ai po kërkonte të të rilidhte  mes gjelbërimit të njomë  dhe ajrit të kulluar të  pranverës  fillin e këputur të dëshirës dhe motivit për të jetuar. Nuk ia doli me sa duket. Verdikti  ishte dhënë dhe ai u kthye  si një luftëtar për të shkruar  fjalët e fundit në fund të rrugës së tij pa kthim prapa dhe pa vazhdim të ndershmërisë.  Dhemb  shumë vetëvrasja e Ardianit.  Përveçse  një  përkthyes  dhe publicist i klasit të parë, ishte  një  vullnetar dhe luftëtar i Mjedisit  me “M” të  madhe- i tokës, i shpirtit, i detit, i mendjes, i  ajrit, i kulturës, i politikës…Qëndroi gjatë në këtë front,  u përlesh gjatë me Ndotjen  dhe kundër Ndotjes  në betejën e jetës së çdo intelektuali.  Do të donim t’i jetonte  deri në fund ditët e tij. Do të kishim me shumë libra të përkthyer  prej tij, nuk do të na mungonte  pena  e tij e  mprehtë dhe zëri  i tij  shumë  i veçantë  në panelin tashmë edhe më të rralluar të  lirisë, pavarësisë intelektuale dhe opozitarizmit në këtë vend.  E di se rrezikoj të dukem egoist dhe i pashpirt përballë kujtimit të tij me këto pretendime  prej të cilave ai hoqi dorë përgjithmonë. Në këto rrethana mbetet të kujtojmë dhe nderojmë  gjithçka  të mirë që  Ardian Klosi  la dhe bëri për  ne.

Rexhep Qosja: Vdekje e shkaktuar nga ndotësitë intelektuale e politike

Më pikëlloi shumë vdekja e Ardian Klosit. Ajo është vdekje për pikëllim të thellë e të përgjithshëm, sepse ajo është vdekje e shkaktuar prej ndotësive politike e intelektuale që e kanë pushtuar jetën shqiptare sot. I veçantë me sjellje e me mendime, ai s’mund të pajtohej me këto ndotësi. Vdekja e tij e papritur është dënimi më i madh që i shqiptohet kësaj rënie të tmerrshme morale, politike dhe intelektuale në jetën tonë të sotme.

“Të vajtojmë mungesën e kokëkrisurit me zërin e butë”

SOKOL BALLA: Dani prej 1998, ishte pak i mërzitur me mua. Ne fakt, ishte drejtor i RTSH, ai nisi një punë me pasion, dhe në emër të këtij pasioni dhe vizioni që ndanim për Televizionin Publik, më pati propozuar drejtorin e unifikuar të informacionit. Por pas një bisede 1 ore e 47 minuta në telefon, unë në Londër tek BBC e ai në Tiranën shpërthyese të pas 14 shtatorit, nuk ramë dakord. Ose më saktë, ai nuk ra kurrë dakord me zgjedhjen time, të ftohtë. Aq sa më bëri emërimin dhe më “shkarkoi” pas 24 orësh, në distancë. Kështu ishte Dani. Kur ishte I bindur për diçka, nuk tërhiqej. Kështu ishte në mendimet dhe në veprimet e tij. Mesa duket të tillë e pati edhe vendimin e fundmë, të marrë e tentuar disa herë prej muajsh. Herën e fundit që e pata në Top Story, për dhjetorin e studentëve, ishte sërish i mërzitur. Kësaj radhe thellë, për nënën e tij të shuar vetëm pak ditë më herët. Ajo mbeti me gjasë femra më e rëndësishme e jetës së tij të tallaztë e të pakompromis. Pas ikjes së saj, u ndje realisht vetëm. Më kujtohet sesi pak muaj më parë hoqi dorë edhe nga panairi i librit që donte aq shumë ta realizonte. U ndje i braktisur dhe në braktisjen e tij, i fyer. Ishin shenjat e vendimit të tij të fundmë. Mos i’a merrni për dobësi vetëikjen e tij. Ky ishte Dani dhe koka e tij e fortë, që ia panë hajrin, vlonjatet për Gjirin e Vlorës, tiranasit për Piramidën dhe shqiptarët për Aleancën kundër Plehrave. Te gjithë këta duhet të vajtojnë mungesën e kokëkrisurit me zërin e butë. Sot në Shqipëri, ka një burrë më pak.

Sa herë na paralajmëroi!

MIRELA KUMBARO: Dani, u shpreh më në fund plotësisht, me gjithë copërat e mendjes që shoqëria ia mori, me tërë thelat e shpirtit që të gjithë bashkë ia shkulëm e që Ai s’arriti t’i mbledhë dot për të jetuar më gjatë,  si të gjithë ne, brenda përçartjes së përgjithshme të këtij vendi… Por sa herë na paralajmëroi! “Pas gati 25 vjetësh, më 2007, vëreja se te Klouni i Hajnrih Bëlit  ende nuk më kishte lëshuar, në mënyrë të veçantë fakti se ARTISTI ANTI-KONFORMIST ËSHTË I SHPËRFILLUR NGA SHOQËRIA E STABILIZUAR “, tha Klosi kur na ftoi ta shihnim “Me syrin e një klouni”. Aty, funeralin e vet përshkruan duke na lënë mbi supe peshën e rëndë të kryqit : “Po t’i jap fund fare? Të ndahem nga të gjitha me vullnetin tim të plotë? Unë s’jam anëtar i asnjë kishe, s’ka kush të më dënojë për gjestin tim, asnjë ferr nuk do ta presë shpirtin tim të stërmunduar. Nuk e kam fare të vështirë të mendoj për vdekjen, se artisti vdekjen e ka gjithmonë me vete, si prifti i mbarë mesharin. Oh, si i përfytyroj të gjithë të mblidhen te varri im. Mamaja do të qajë dhe do të thotë se ishte e vetmja që më kuptonte. “Ishte i mirë, ishte i mirë Hansi im, e lakmonte pak paranë por kishte zemër floriri. Sa shumë na donte edhe pse nuk e thoshte, sa shumë e donte motrën e vet”. Babai do të pendohet keq që nuk më la disa kartëmonedha para se të ikte, do të porosisë për mua më të shtrenjtin varr, skulptori më i mirë i Landit do të gdhendë një skulpturë timen, të cilën do ta vendosin në oborr, aty ku ishte dikur skulptura e Apollonit, që u hodh në erë së bashkë me Georgun e vogël. Zomervildi do derdhë edhe ai një pikë lot e do thotë: “Sa i talentuar që ishte, çfarë artisti! Vërtet me bindje të forta antiklerikale, por një shpirt aq i ndjeshëm…”. Maria nuk do ta besojë që unë kam vdekur. Do ta braktisë Xypfnerin dhe do të endet hotel më hotel për të pyetur për mua, do fillojë të luajë natë për natë “Mos u nxeh”, vetëm, me dritën fikur, me një qiri të ndezur pranë”. Ardian Klosi zgjodhi të ikë për të jetuar te vdekja… Këtej e tutje do ta lexojmë e do flasim për të dhe do ndjejmë se si do të na therrë ndërgjegjja e shoqërisë. Ndërsa Dani do të na shohë me syrin e një klouni.

Largimi i tij duhet të jetë zgjim për të gjithë

ANILA BASHA: Ardian Klosin për herë të fundit e pashë në rikthimin e “Refleksioneve” në sallën Black box te Akademia e Arteve dhjetorin e kaluar. Edhe pse i kishte humbur njeriu i shtrenjtë, nëna e tij, kishte gjetur kohën që në 20 vjetorin e rebelimit “rinor” kundër komunizmit kur u vu në krye të studentëve, të ishte aty për të rrëfyer historinë e tij dhe të shumë të tjerëve si ai për të rinjtë 20 vite më pas. Këta muaj nëpër tavolina të ndryshme pseudointelektualësh apo pseudogazetarësh, kam dëgjuar të flitet për të. Me cinizëm, përbuzje, herë herë duke e cilësuar të çmendur, nga njerëz të kësaj shoqërie  që çmendurisht  abuzon me fjalën po aq sa edhe me individin.  Kur mësova dje se ai zgjodhi tí ikë kësaj marrëzie kolektive që në mënyrën e vet ai marrëzisht u përpoq ta çlirojë, u ndjeva keq. Largimi i tij, do të duhet të ishte një zgjim për të gjithë. Kësaj shoqërie iu largua babai i dy vajzave, miku dhe kritiku i madh i librit; rebeli ndaj së keqes që gërryen shoqërinë, pa pasur frikë nga mendësia e saj. Miqve do u mungojë një bashkëbisedues dhe një dëgjues pasionant , edhe pse në dukje i ftohtë; medias do i mungojë një zë potent për ngjarje të padrejtësisë kolektive; Nuk e dimë dot asnjëherë saktë pse zgjodhi të ikë, por pas, për të gjithë ata që e njohën, Ardian Klosi do të lërë disa vepra të mira: librat e publicistikën e tij, me një penë të ndryshme nga ato që konsumohen në realitetin shqiptar që s’di më ç’është e mirë apo e keqe kur kërkon të baltosë këdo që i zë rrugën. Dua të mendoj se ai zgjodhi të arratiset për të mos ndjerë më vuajtjet e tij në një shoqëri që ka mbi 20 vjet që vazhdon të vuajë e vazhdon të qeshë. Ndërsa mua personalisht, veç të tjerave, do të më mungojë pena e mprehtë e analizave të tij në gazetën “Shekulli”.

Një nga mendjet më të çliruara të kulturës shqiptare

AUREL PLASARI: Një nga mendjet më të çliruara të kulturës shqiptare qysh në kohën kur e kam njohur: në këtë kufizë do ta përmblidhja personalitetin e Ardian Klosit qysh kur e kam pasur dhe më ka pasur mik: në vitet ’80, atëherë kur pak miq kisha siç isha i rrethuar nga vakuumi i “biografisë së keqe”. Vetëm ata që e kanë jetuar aktivisht atë dhjetëvjetësh kulturor mund ta kuptojnë ç’do të thoshte “mendje e çliruar” në ato vite. Të ishte gjallë Niko Nikolla do të tregonte problemet që i kemi pas hapur te “Hosteni” me shkrimet me dy pseudonime (kemi shkruar bashkë “me katër duar” para se më vonë të bëhej bashkautor me Edi Ramën) asokohe kur humori dhe madje ironia mbeteshin të vetmet armë për të refuzuar mjedisin kulturor në të cilin ishim të detyruar të vërtiteshim. Kulmin ajo mendje e çliruar, që ishte Dani, mendoj se n’ato vite e mbërriti me përkthimin shqip -për përdorim “mes miqsh” – të esesë së Havelit “Mbi të vërtetën”, që e kishte sjellë gjermanisht nga Austria: duhet të ketë qenë viti 1989 dhe më ka djegur duart kur e kam lexuar. Meqë m’u kujtua Austria, ku kreu studimet pasuniversitare, ja ku s’mund të mos kujtoj një tog të bukur letrash që më mbetet nga letërkëmbimi me të dhe për të cilin mund të them vetëm kaq: mendimi i tij për letërsinë dhe artet e realizmit socialist – përfshi edhe “majat” – ishte qysh atëherë aq emancipues sa edhe sot e gjithë ditën shoqëria shqiptare zor se do të ishte e gatshme të përballonte botimin e tyre. Sepse Kritika – me K të madhe, kritika në çdo fushë, përfshi edhe përkthimet nga letërsia botërore si funksion kritik ndaj mediokritetit në letërsinë shqipe – është dimensioni me të cilin Ardian Klosi e ka lënë tanimë të mbresuar personalitetin e vet në kulturën tonë.

Shoqëria ka fituar një aleat tashmë të përjetshëm

ANDREA STEFANI: Thelbi i intelektualit të vërtetë është jo konformizmi me forcat e epërme që vazhdojnë t’i qëndrojnë mbi kokë si mallkim dhe prangë njerëzve. Ardian Klosi e manifestoi me gjithë forcat e tij shpirtërore dhe fizike, me fjalë, penë dhe protestë, këtë thelb të qenësishëm jo konformist duke shpalosur një papajtueshmëri me abuzimet e pushteteve absolute që rroku shumë sfera të jetës, nga politika, kultura e arsimi  e deri te mjedisi. Ai ishte kundërshtar i vendosur i dhunës në përgjithësi dhe veçanërisht, i çdo dhune mbi njeriun. Me ikjen e tij, bota intelektuale shqiptare humbi një mëndje të shquar. Por shoqëria ka fituar një aleat tashmë të përjetshëm, një trashëgimi të çmuar mendore si përmasë e një aspirate lirie e drejtësie të ndjekur me përkushtim.

Zgjodhi të luftojë deri në vetëflijim

ALFRED PEZA: Në ditën dhe orën që kish njoftuar disa muaj më parë, se do mbante fjalën e mbylljes së të parit Panair Pranveror të Librit në Tiranë, Ardian Klosi u largua nga jeta. Sipas mënyrës së tij. Krejt ndryshe nga raca e atyre që quhen apo vetëquhen intelektualë të këtij vendi. Në përgjithësi, njerëzit që zgjedhin të vetëlargohen nga jeta, ndahen në tri kategori: Të dobëtit. Të realizuarit. Dhe më të fortët. Ai nuk bënte pjesë në asnjërën prej tyre. Ardian Klosi bën pjesë tek një kategori që nuk ekziston në Shqipëri. Tek kategoria e atyre që depresionin, krizën morale dhe banalitetin e shoqërisë në epokën e tyre, në pamundësi për ta ndryshuar, e refuzojnë pa kthim. Shumica dërrmuese zgjedhin të pajtohen, të përshtaten apo të dorëzohen. Ndërsa ai, zgjodhi të luftojë si askush tjetër. Duke u vetëflijuar. Fenomen i njohur ky, tek pjesa e epërme e elitës së artistëve dhe intelektualëve të botës. Iku 55 vjeç, atëherë kur thuhet se një intelektual arrin në kulmin e pjekurisë, fuqisë dhe prodhimtarisë së tij. Sepse ai e kishte gjithnjë me nxitim. Edhe kur studioi në perëndim, në kulmin e izolimit. Edhe kur botoi veprat e para të letërsisë krahasimore. Edhe kur i dha jetë publicistikave të para. Edhe kur braktisi PD. Edhe kur iku nga RTVSH. Edhe kur luftoi për një Shqipëri pa plehra. Edhe kur i bishtnonte si rrallëkush, ekraneve televizive. Edhe kur do të hapte Panarin e ri të Librit. Sepse Ardian Klosi, e kishte me nxitim. Për tu bërë, pionier i një Urdhri të Epërm ndër intelektualët e Shqipërisë. I atij Urdhri, që i fton të gjithë, të luftojnë për të ndryshuar botën e tyre. Për të ndryshuar botën tonë. Së bashku. Në këtë jetë.

Vdekja e Danit na ka pakësuar të gjithëve

REMZI LANI: Nis te shkruash rreshta qe asnjëherë nuk ke menduar se do t’i shkruash dhe sadoqë nuk dëshiron të përsërisësh të tjerët, nuk ke rrugë tjetër përveçse të biesh në përsëritje. Se Ardian Klosi është (nuk mund të them dot ishte) një  përfaqësues brilant i gjeneratës së vet: publicist i klasit të parë, studiues skrupuloz,  përkthyes i jashtëzakonshëm,  polemist i spikatur, aktivist i palodhur, një mendje kritike  që reflektonte atë që Hegeli do ta quante “qenie me shqetësim”. Jam i nderuar që kam pasur rastin të kem qenë botues i disa prej shkrimeve dhe përkthimeve të tij të kohëve të hershme. Nuk kam njohur njeri që mund të mbarte me vete njëkohësisht delikatesën, brishtësinë dhe humbjen, sensin e jashtëzakonshëm të humorit, të atij llojit të zi të humorit që pas të qeshurës lë gërvishtje në ndërgjegje, dhe mbijetesën si mishërim i prekshëm i të qenurit dobësisht shumë i fortë. Do ta kishte pasur shumë të lehtë Dani nëse do të zgjidhte ujërat e cekta, rrymat konformiste, koret optimiste, por nuk mundej. Donte te ishte vetvetja. Dhe mbeti vetvetja deri në fund. Meqë, nuk kam se si t’i shmang përsëritjet, po shkruaj se sot është rasti për të mos pyetur për kë bien këmbanat,  ato bien për secilin nga ne, pasi vdekja e Danit na ka pakësuar te gjithëve.

Të mjaftohemi me ato që Klosi ka lënë pas

SKENDER MINXHOZI: Lajmi se Ardian Klosi u nda nga ne, më ka pikëlluar pa masë. Jo se nuk e prisja. Jo se nuk isha i përgatitur në subkoshiencën time që do ta merrja një ditë këtë mandatë, porse logjika që mundohesha t’i imponoja instinktit, më thoshte se një intelektual i klasit të parë, një mendje brilante, me një formim të lartë, sublim, siç ishte Klosi, do ta kthente mbrapsht, në çastin e fundit, tundimin e vdekjes si zgjidhje e shpagim për jetën tokësore. Qenkemi gabuar të gjithë. Juta që i ndenji pranë me aq devocion, ne shokët e tij që patëm mendjelehtësinë ta marrim pa alarmin e duhur atë që ndodhi pak muaj më parë, kur tentoi sërish të vetëvritej, e gjithë shoqëria që qëndroi pasive ndaj një drame që luhej në kushtet e një mediatizimi të plotë, porsi në ato telenovelat banale që mbushin përditë ekranet televizive. Këto janë çaste kur shpirti njerëzor ndjehet ngushtë, në hapësirën prej mishi e kocke të kraharorit dhe kur pikëllimi mbyt gjithçka: respektin për atë që s’jeton më, shpresën se vepra që la pas do të na jetë e mjaftë për t’u çmallur, forcën për të ngushëlluar të afërmit e tij dhe veten. Sidomos veten, më lejoni të jem i sinqertë e aspak egoist. E kam njohur e dashur Ardian Klosin në një kohë të egër, kur vlerat njerëzore ishin kthyer përmbys dhe kur kaosi mbretëronte jetët tona. E kam ditur qysh në krye se s’do të kish qenë një rrugë e lehtë për të dy, për të, në dilemën e vazhdueshme egzistenciale ku e mbante mendja e tij shkëndijëplotë, por edhe për mua, që shihja gjërat tokësore e mundohesha të humbja mendjen ndër to. Fati na e solli të ndahemi shumë herët nga njëri-tjetri. Kisha padyshim shumë për t’i thënë mikut tim që sot s’është më. Jam i bindur se edhe ka marrë më vete shumë nga ato që kish për të në thënë të gjithëve. Do të na duhet të mjaftohemi, si të mundim, me ato që Klosi ka lënë pas e që s’janë pak. Është i vetmi ngushëllim, në këtë ditë zie e pikëllimi për mbarë kombin, i cili humbi njeriun e madh të letrave. Një mendje të bukur, e cila pati një moment fatal dobësie. Të qoftë i lehtë dheu Ardian!

Kurrë s’deshi të luante pjesën për t’u bërë pjesë

FILIP ÇAKULI: Nuk është se humbëm vetëm një mik të shtrenjtë dhe të paharruar. Jo! Dani na u largua se nuk mundte dot të rrinte më tutje me ne, një idealist i shumëkulturuar, që nuk u pajtua kurrë me këtë realitet vulgar ku të gjithë ne jetojmë; një vetmitar, që gjente prehje e qetësi duke i ndenjur larg rrethit të banalitetit ku ne gjallojmë; një luftëtar i pa kompromis ndaj së keqes që ne të tjerëve na ka mësuar të ambientohemi. Iku pikërisht se nuk kishte asnjë lidhje me këtë mjedis miku ynë i mirë e i urtë, që ndryshe nga ne nuk e përdori urtësinë për t’u përshtatur po për të mos u përshtatur kurrë me mjedisin e rëndomtë ku kurrë s’mundi të gjente pjesë. E ku në fakt kurrë s’deshi të luante pjesën për t’u bërë pjesë.

Ndonjëherë, dashuria edhe mund të vrasë

ANDI BUSHATI: Ardian Klosi iku drejt një bote, ku ndoshta ka më shumë miq sesa tek kjo e jona. Dikush thotë se la një shenjë. Dikush tjetër, një ish bashkudhëtar i viteve të zjarrta, se i kërkoi ndjesën e fundit për moskuptimet ku e ngërtheu kjo kohë. Dikush kujton ekspozitën e fundit që pa dhe dikush vargjet e fundit satanike që, në mendjen e shqipëruesit, i ndërthurte, sëbashku me idenë për t’u hakmarrë qoftë edhe ndaj vetë zotit. Klosi iku në një botë, ku ndoshta ndihet më i qetë. Ku takon shkrimtarët e lexuar në rini. Autorët e librave që përpiu me aq ëndje. Autorët që përktheu. Por edhe këtej në botën tonë, në botën e të gjallëve, nuk la pak. Shumëkush e ka kujtuar sot për aktivitetin e tij publicistik. Por Ardian Klosi, nuk ka qenë vetëm kaq. Bashkëmoshatarët e brezit tim, e mbajnë mend për një nga ngjarjet që u quajt ndër aktet e para të kundërvënies me regjimin, organizimin e mbrëmjes së përvjetorit të Xhon Lenonit, një ditë të shënuar, të dhjetorit ’90. Më të rinjtë e mbajnë mend për betejat e tij për të mos vrarë botën ku do jetojmë nesër. Kolegët e tij të letrave, për thyerjen e tabuve që vazhdonin si zgjatime të kohës së realizmit socialist. Ndërsa unë vetë, për librin e fundit që kam pasur në dorë, për disa poezi të Brehtit, që më bëjnë të mendoj, se ndonjëherë, dashuria edhe mund të vrasë.

Një pjesë e fëmijërisë sime vdiq sot

BLEDAR ZAGANJORI: Ardian Klosin e kam takuar për herë të parë kur isha fëmijë. Ishte një takim për së largu, një takim me një emër që nuk e dija se më vonë do ta njihja edhe nga afër.  Nuk e dija atëherë edhe se do të bëja këtë punë që bëj sot, nuk e dija se do të punoja gazetar. Nuk e mendoja kurrë se do të shkruaja këto pak rreshta për të shprehur një trishtim të thellë. Ardian Klosin e takova teksa lexoja një libër që për mua si fëmijë ka qenë më shumë se gjithçka në atë kohë, Aventurat e Tom Sojerit. Një libër të një autori që mbetet ende një nga më të dashurit për mua, Mark Tuejn. Një libër që në atë kohë la një gjurmë të thellë tek unë, një libër që Klosi e kishte shqipëruar dhe jo përkthyer. Aq sa teksa e lexoja dhe rilexoja ditën, natën, për javë dhe muaj të tërë, më dukej sikur Mark Tuejn atë libër e kishte shkruar në shqip. Një libër që e nxirrte jashtë klisheve një fëmijë si unë, çlironte hapësira pa fund për të ëndërruar, zgjonte fantazinë, ndjenjën e aventurës, më mbushte me gëzim, më ngjizte ndjesi të shumta dhe më kaliste shijen e të bukurës. Vite më pas kam pasur rastin ta takoj dhe ta njoh, ka pasur mundësinë të bisedoj për shumë gjëra, kam shkëmbyer mendime dhe qëndrime. E kam lexuar dhe e kam ndjekur në betejat e tij publike. Mund të mos kem ndarë të njëjtat ide ndonjëherë, por kam vlerësuar gjithmonë mënyrën se si ai e shprehte mendimin e tij, drejtpërdrejtë. Për fat të keq, kohët e fundit, nismat që niste apo ato që përkrahte ngjanin më tepër me beteja të pamundura për tu fituar, jo sepse ai i zgjidhte të tilla. Ndoshta sot jetojmë në një shoqëri më të zhvilluar, por ndoshta sot jemi edhe më të varfër se dikur, jemi më të varfër në mendime, në ide, në fantazi, në solidaritet dhe besojmë shumë më pak në vlera. Jemi më indiferentë për gjithçka që na rrethon, për gjithçka që na shqetëson. Një shoqëri e përgjumur, me të cilën Ardian Klosi nuk u pajtua kurrë. Prandaj dhe ndoshta Klosi vendosi te ikë, por bashkë me të mori me vete edhe një pjesë timen. Një pjesë e fëmijërisë time vdiq sot, ajo me më shumë ngjyra, më e bukura.

Iku nga kjo botë atë ditë që vendosi vetë!

BLENDI FEVZIU: Ardian Klosi iku nga kjo botë atë ditë që vendosi vetë! Nuk priti që zoti ta thërriste në mbretërinë e tij, sipas radhës që ai vetë cakton. Iku atë ditë që e ndjeu se s’kish ç’ti jepte kësaj bote, njerëzve të afërt dhe atyre që e deshën apo e përçmuan në gjallje. Nuk ishte një njeri i dobët. Thjeshtë ishte ndryshe nga shumë prej nesh. Një njeri që i përjetonte gjërat më me dramacitet, që e kish vështirë të përballej me tekat dhe mosmirënjohjen që jeta të rezervon shpesh. Ish një njeri që tentonte ta vendoste rendin e gjërave ashtu si ai besonte dhe kur kjo qe shpesh e pamundur, e përjetonte me tronditje dhe pse jo me fatalitet. Një fatalitet që e ndau nga kjo botë, e ndau nga letrat shqiptare, tek të cilat besonte dhe i adhuronte dhe të cilave, i përkiste dhe do t’i përkasë gjithnjë. Edhe përtej jetës së tij. Ardian Klosi ishte një prej atyre që ja kushtuan jetën gjuhës dhe letërsisë. Por që milituan edhe në shqetësimet e shoqërisë. Ai solli në shqip disa prej kolosëve të letërsisë botërore, ai ngjalli përmes një botimi të rrallë letërsinë disidente shqiptare të viteve të komunizmit dhe u përpoq deri në fund t’i jepte asaj një vend që ja kishin mohuar pa ndonjë shkak. Ai i kushtoi thuajse 3 dekada pasionit të tij të parë dhe të vetëm letrave, pasion që do t’i rezervojë atë vend të merituar në mbretërinë e tyre të pakohë!

Më le gjënë më të shtrenjtë, prekjen e fundit

TIMO FLLOKO: Jam i fundit mes të gjallëve që preku dora e tij për të fundit herë, pasi u ndamë mbrëmë te kangjellat e kopshtit te tij, duke i vënë kyçin si të mbyllej në ferr(!) I thashë “më merr të pimë kafe kur të duash”, “Do të marr.” më tha. I tregova dy bisqet e jargavanëve që i kishte këputur nga kopshti i tij, duke i thënë “lulet e Margaritës për Faustin’ në vazhdim të bisedës që kishim bërë rreth Faustit të Gëtes; ai buzëqeshi si të thoshte janë jargavanët e fundit…! Tronditjen pastaj kur më telefonoi e motra, nuk besoj ta ketë përjetuar tjetër kush nga miqtë e tij sa unë, isha miku i fundit, më pranë kohës së tragjedisë, më i afërti dhe më fatkeqi. O zot, as tani nuk e besoj, kujtoj se jetoj një ëndërr që s’ka fund, pa zgjim.

Kam qenë mik me të, na lidhnin idetë në rrafshin intelektual dhe krijues, letërsia, arti. Kishim inskenuar me sukses Hajnen, Kafkën, Brehtin dhe kishim të tjera plane për të ardhmen. Por obelisku u këput, ra nën peshën e pamatë të vetes, si çdo njeri i madh, gjigant që nuk mund të gjykohet. Ai zgjodhi në kulmin e vitalitetit të mendjes dhe të shpirtit, të penës dhe të artit elitist të tij, aktin e ikjes, të shpërfilljes së kësaj bote, e cila edhe pse i mbante dashuritë e tij që e rrethonin si një hyj, prapë iu dedikua misionit, shtegtimit misterioz e mistik drejt të përtejmes! Mik i mire, si e bëre kështu, pa na lënë një kumt për gjërat që  s’na i the të gjitha; si na le e si të lamë!

Ardian, mik i shtrenjtë faustian, simbiozë e mendjes së filozofit, mendimtarit, politologut, gjuhëtarit, përkthyesit fenomenal, ëndërrimtarit, delikatit, vetmitarit…! Na shkule zemrën, mik, ne paqe le të prehet trupi yt; shpirti është mes nesh. Me le gjënë më të shtrenjte se çdo gjë, prekjen e fundit, të përulem.

PIRO MISHA: Është një nga ato ngjarje që të lënë pa gojë, që e ke tepër të vështirë t’i pranosh, që të lënë pas një zbrazëtirë dëshpëruese që vështirësisht mund të shlyhet. Pas kaq e kaq betejash që luftoi për të emancipuar shoqërinë shqiptare, për ta bërë atë më të kulturuar, më të lirë, më të pastër, Ardiani zgjodhi t’i jap fund jetës. Një zgjedhje vetjake, e dhimbshme, tepër e dhimbshme, para së gjithash për gjithë njerëzit e dashur që la pas, familjarët, miqtë, dashamirësit e vlerësuesit e tij të shumtë, por që padyshim duhet respektuar, si pjesë e asaj lirie që ai çmonte aq shumë. Por nga ana tjetër, padyshim një këmbanë alarmi për ne të gjithë, sepse përtej shkaqeve të atypëratyshme që mund ta kenë shtyrë Ardianin për të marrë një vendim të tillë përfundimtar, kjo ngjarje tragjike na kujton edhe një herë sesa të vështirë e ka një njeri i lirë dhe idealist të mbijetojë në realitetin e ashpër e shpesh aq vulgar të Shqipërisë së sotme. I vetmi ngushëllim për ne të gjithë që e kemi dashur dhe respektuar Ardianin, është vepra që ai na ka lënë pas dhe kujtimi i pashlyeshëm i një personaliteti të jetës kulturore dhe qytetare shqiptare që dha aq shumë, duke marrë aq pak.

DELINA FICO: E kam dashur gjithnjë Ardjanin. Për buzëqeshjen pak mistrece që mund të shndërrohej me shumë dëshirë në një të qeshur me zë të lartë. Për faktin që përmes tij kam njohur poezitë e mrekullueshme të Martin Camajt. Për përkushtimin e tij të vërtetë për çështje shoqërore përparimtare, të cilat, në këtë Shqipërinë tonë të lodhur nga mungesa e ideve dhe  të marrosur pas pushtetit e parasë, nuk kanë shumë dashamirës  dhe, aq më pak, njerëz që të mos i lënë pas dore. Do të më mungojnë gjatë shkrimet e tij të sofistikuara, ftesat për t’ju bashkuar një proteste qyetare për të mbrojtur dinjitetin e njeriut apo mjedisin, madje edhe sensi i tij ironik.  Për mua, Ardjani ka qenë në mënyrë të qartë e të vazhdueshme një ndër të paktët intelektualë publikë që përçonte në këtë mjedisin tonë shpesh mediokër e pa dritë, copëza të mendësisë e kulturës më të mirë përparimtare europiane. Ndonëse nuk kam qënë në rrethin e miqve të tij të ngushtë, ndihem me faj që nuk munda të kontribuoj sado pak që ai të mos ndihej i vetëm në betejat e brendshme dhe të jashtme që ia harxhuan deri në ekstrem dëshirën për të qënë më gjatë me ne. Uroj që dikur diku të prehesh i qetë, mik!

MERO BAZE: Lasgush Poradeci mbahet mend për një dialog shterues për fajin e shoqërisë ndaj intelektualëve. Në pikun e përndjekjes së intelektualëve, ai ju drejtua një prej atyre që nuk ishte as vrasës dhe as viktimë duk e shkundur nga supet ”Po i vrasim intelektualët” tha. “Ja dje e vramë dhe një, unë dhe ti”. Bashkëbiseduesi e qetësoi duke i thënë se ata të dy nuk kishin faj, por poeti që drithërimat e shpirtit nuk i merrte nga pushteti por nga limfa e shoqërisë, këmbënguli duke thënë se ata të dy ishin vrasësit, pasi ata po i linin të vriteshin. Ky pasazh që shndrin në biografinë e poetit ëndërrimtar që u shua i izoluar dhe pa shpresë, më shoqëroi në mëngjesin e parë pa Danin. Adrian Klosi nuk ishte një ëndërrimtar që dëshpërohej lehtë dhe as një intelektual që përkulej kollaj. Ai pati fuqinë të ishte  në shumë momente të historisë në anën e duhur. Mes studentëve të Dhjetorit në vitin 1990, përballë dhunës dhe deformimeve të demokracisë deri në vitin 1997, i papajtueshëm me meskinitetet e politikës klinteliste nën pushtetin e socialistëve dhe së fundmi i lirë në universin  tij prej botuesi, përkthyesi dhe intelektuali të angazhuar. Për shoqëri si kjo e jona, intelektual të tillë, prodhojnë një sistem vlerash unike që nuk i ngjan as vlerave që prodhon politika dhe institucionet dhe as pseudovlerave që krijojnë elitat e pushteteve. Mendje të tilla të hapura si Adriani, vlejnë për të thyer dilema të mëdha të shoqërisë, për të zgjedhur  mes parimores dhe personales, mes klientelizmit dhe konkurrencës, mes qytetarisë dhe primitivizmit, mes fines dhe vulgaritetit dhe mes kulturës e injorancës. Fuqia e një shoqërie për të bashkëjetuar me  vlera të tilla, është fat për shoqërinë, ashtu sikundër pafuqia për tua bërë jetën të lehtë intelektualëve të tillë, është një dështim i të gjithë të gjallëve. Adrian Klosi iku jo për të na bërë doemos fajtor, por së paku për të thënë se po ikën pa na patur ndonjë borxh. Edhe pse jeta e tij ishte e mbushur me vepra të rëndësishme dhe beteja plot kuptim, vendimin më të rëndë të jetës së vet dhe më të pakuptimtin në dukje, ai e mori duke i’a përcaktuar vetë fundin jetës. Si për të na e hequr mundësinë ta gjykojmë atë dhe për të na bërë t’i bëjmë një gjyq vetes sonë.

BATON HAXHIU: Ndonjëherë duhet të vdesësh për ta parandaluar vdekjen. Kjo i shkon për bukuri emrit, veprës dhe jetës se Ardian Klosit. Pasi bën gjithçka njeriu në jetë, nëse guxoj ta them, dhe mbetet i pafuqishëm në mençurinë e tij, atëherë nuk mund t’i durojë të dyja rolet: Edhe të intelektualit që dëshiron ta ndryshojë vendin dhe jetën e të tjerëve, edhe të atij që duron shkatërrimin në të njëjtën kohë. Nuk mund të durosh njerëzit që jetojnë në të njëjtën kohë edhe me shkatërrimin edhe me heshtjen pse diçka po shkatërrohet. Personalisht, kur jam shpallur pa dashje i vdekur, do dëshiroja të mos i njihja dhe takoja shumë nga njerëzit dhe situatat, pasi jam dal i gjallë në boten ku tash jetoj. Aty, prej andej, e sheh botën e vërtetë hipokrite. Që kur të vdesësh të duan të vdekur, dhe sapo shpallesh i gjallë të urrejnë për vdekje. Dikush mund të pyes se çfare kuptimi ka një shkrim dhe disa fjalë për një të vdekur.  Ai nuk dëgjon fjalët që i thuhen. Çfarë kuptimi ka të shkruhet nga të gjallët për një të vdekur – në këtë rast për Klosin. Arsyeja për të shkruar për Ardian Klosin nuk është vdekja e tij. As guximi i tij për të “dënuar” veten e tij me ikje në botën e përtejme. Është momenti për të shkruar për një të vdekur që t’i kujtojmë të gjallët që jetojnë si ai dhe shkruajnë dhe mendojnë si ai. Që kanë vizionin e tij për një botë që ai e përfytyronte në shkrimet e tij. E kam kuptuar se vetëm kur vdes njeriu  – dhe i lë shkronjat, i le mendimet – ato fillojnë të bëhen të fuqishme. Kur jeton si i gjallë me shkrimet e tija të forta dhe kritikuese, nuk i bëhet askujt vonë që të vërtetat e tij të poshtërohen dhe mospërfillen duke përfshirë edhe personin vet. Thjeshte nuk të duan nëse nuk je brenda llojit. Kush ka jetuar me mënyrën e Klosit, ka pranuar përgjegjësinë për të krijuar dhe mbajtur një strehë të një pjesë të botës shqiptare, ku mund të lulëzoj arsyeja krijuese. Kjo do të thotë të shpëtosh farën e një bime nga rrebeshet e stuhishme, nga balta e përmbytjeve dhe për ta vënë anash në një fidanishte ku jetës i jepet kuptim. Dhe kjo i drejtohet jo vetëm atij që ka vdekur por edhe të gjallëve që i drejtohen të ardhmes. Ne duhet të mbjellim të gjitha ato që ka shkruar Klosi, t’i interpretojmë, t’i shumëzojmë, t’i rrisim dhe t’i fusim në mesin e origjinës kulturore ku ai ka lulëzuar dhe ka vdekur duke i lënë ato në botën e një gërmadhe kulturore. Tashmë kur ai ka vdekur, kjo fare e krijuar nga ai, duhet të rimbillet dhe të kryej një cikël të ri lulëzimi dhe krijimtarie në mesin e të gjallëve. Ne duhet të synojmë që veprat e Klosit të sigurohen edhe për vazhdimësinë e llojit, sepse nuk mund të flasim për shpirtin e tij dhe kuptimin e veprës që ai ka lënë pa e rinovuar dhe kujtesën dhe kulturën e tij të krijuar prej një cerek shekulli. Por duhet ta kemi të qarte të gjithë ne që jetojmë në kohën e Klosit, se ajo që ka qenë e patolerueshme për Klosin është edhe për ne, por jo për të gjithë e sidomos jo për “ata”.  Prandaj Klosi ka vdekur për ta parandaluar vdekjen sepse ndonjëherë është më mirë të vdesësh për të jetuar gjatë…. I qoftë i lehte dheu e respekt për dijen dhe shkronjat e tij.

ARBEN KUMBARO: Dani dinte të qeshte si fëmijë, gjë që e bëjnë pak njerëz në moshën e tij. Mendoj kjo, sepse ai ishte nga njerëzit më seriozë që unë kam njohur mes të paktëve që Shqipëria ka pasur si ai. Sa herë gjerbja kafen e radhës  me Danin mes bisedave, që asnjëherë nuk mbaj mend të kenë qenë kotësi, sapo na rrëmbente një valë trishtimi për shumë gjëra që na rrethonin, ai gjente rast  e bënte humor si për të më dhënë kurajo.  Dani ka qenë ndër të radhët  intelektualë të këtij vendi të cilit memorja kolektive e shqiptarëve  i detyrohet për angazhimin dhe kurajon tij publicistike, “Par Excellence”, në shumë hapësira të jetës tonë.  Si radhë kush mes nesh në këto dekada epokale  në jetën e shqiptarëve ai diti me shumë sqimë  të ish vetvetja dhe të mos kursehej asnjëherë për gjithçka që na shqetësonte e na dhimbte të gjithëve ne. Përpjekja “Sizifjane” e Danit, shkrimet e shumta, përkthimet e pazëvendësueshme, betejat qytetare, kujtimet dhe mbresat që ai la mes nesh do ta bëjnë atë të paharueshëm dhe ne që patim fatin ta njohim nga afër të ndihemi krenarë që e kishim mik.

BLERTA KRAJA: A asht ngjitëse vetëvrasja doktor? Doktori bahet gati me m’u përgjegj, por mu s’më duhet përgjigjja tashma. Në janarin pranveror të këtij viti u ritakova për të satën herë me mikun tem të shtrenjtë Ardian Klosi, ashtu në një dhomë të pastër spitali, ai me nji libër n’dorë, si gjithmonë. Shprehte çudi pse njerëzia qenkan çu peshë për çfarë i kishte ndodhë. Ah Zot, sot nuk do doja të isha thjesht një mike, që ka pranu një rrëfim profesional avokator, por nji njiri i lirë dhe me i thanë gjanat me za të naltë, që tanë ta ndigjojnë se Ardian Klosi ky shpirt i pastër dhe i drejtë din m’u fliju, me na zgju nga limontia, ne konfirmistëve të pamoraltë të shoqnisë së re. Do të dosha që Ardiani me kenë si Krishti dhe m’u ringjallë, e me diskutu mbrapa sesi shoqnia jonë i përballon fenomene të tilla. Në fakt Ardiani duhet m’u ringjall se përndryshe një pjesë e madhe e aktivitetit kulturor në Shqipni do të shuhej… Sa shumë libra ka shkru, po aq ka përkthy me një intensitet dhe cilësi të admirueshme. Betejat qytetare të Ardianit janë të panumërta, frymëzuese, e sot ende nuk asht shkru e folë për ta sa duhet. Por, unë s’du me e besu se Ardiani na ka thanë lamtumirë përgjithmonë, du me fjetë me andrrën se asht strukë diku me shkru nji kryevepër. As tragjizmi në vargjet e Camajt, shkrimtarit tij t’preferuem se: “Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri, prandaj jam i trishtueshëm, Lule.”, nuk arrin me shpreh dhimbjen e thellë, kur nji Njiri i papërsëritshëm e plot vlera largohet, pa lanë zëvendësues të llojit të tij.

SPARTAK NGJELA: Vdekjen e Ardian Klosit gjithkush që i ka njohur dhe që i njeh zhvillimet e kulturës shqiptare, do ta konsideronte një humbje të madhe për letërsinë, gjuhën dhe publicistikën shqiptare, por sigurisht që kjo nuk mjafton. Koha sjell gjithmonë një rast në histori kur individë të veçantë janë të përkushtuar kundrejt shoqërisë së tyre për të sjellë diçka të veçantë, për të dhënë diçka nga vetja dhe për të krijuar një frymë të re në zhvillimin e vizionit të ri të saj. Një nga këta ishte, pa dyshim, Ardian Klosi. Njohës i thellë i gjuhës shqipe, përkthyes dhe publicist brilant, ai shkëlqeu njëherësh edhe si gjuhëtar. Kishte një ngulmim permanent për të krijuar një idiomë të re në zhvillimin e letërsisë, stilit dhe thellësisë ideore nëpërmjet fjalës shqipe, dhe unë mendoj se ia arriti. Përktheu në shqip kryevepra të letërsisë botërore, dhe krijoi nivelin e tij në këtë aspekt; përpunoi më tej fjalën shqipe në thellësinë e saj kur i dha shqiptarëve një fjalor dy gjuhësh: gjermanisht –shqip; shkroi mijëra faqe artikuj dhe u përkushtua seriozisht për kulturën shqiptare dhe, njëherësh, e mendoi zhvillimin kombëtar si një refleks individual të një individi autonom; kërkoi të fliste me shoqërinë e tij me një gjuhë të niveli të lartë, dhe i kumtoi asaj dinjitet në trajtimin e fenomeneve shoqërore apo politike. Nuk u bashkua në asnjë çast me tiranitë apo diktaturat që rrëshqisnin e rrëshqasin rëndom në këtë vend, dhe kërkoi gjithmonë një substrat shqiptar, europian dhe perëndimor në thellat e historisë së Shqipërisë. Koha do t’i japë gjithmonë Ardian Klosit vendin e tij si humanist; si një njeri të ditur që nuk u shkëput asnjëherë nga respekti për shoqërinë e vet; si letrar dhe gjuhëtar, por, më së shumti, do ta vlerësojë që asnjëherë nuk pranoi, që, për interesa të ngushta, të bënte lëshime në dy kolanat kryesorë që kishin sjellë konstitucionin e tij intelektual e shpirtëror:  në humanizmin si substancë të lirisë, dhe, në drejtësinë shoqërore si substancë të moralitetit të tij.

PREÇ ZOGAJ: Ardiani  nuk u muar nga kjo botë  si shumica  e njerëzve , por iku; nuk e priti, por  e thirri vdekjen e tij, madje e bëri vetë,  me një kurajo mbinjerëzore apo me një lehtësi hyjnore – kush e di. Nuk  ka kush të na e thotë si dhe  qysh, nuk ka autopsi  dhe as kuti  të zezë që të zbulojë arsyen finale të ndarjes së këtij  intelektuali me jetën, atë moment dramatik  vetmohimi në rrethimin e  vrazhdë të pyetjeve pa asnjë përgjigje apo në rrethimin e bardhë të  përgjigjeve pa  asnjë pyetje. Ajo që  dimë e mund të themi duke u nisur nga shembujt me të bujshëm  të vëtvrasjeve  është  se kur vret veten artisti- çfarë ishte pa asnjë dyshim Adrian Klosi- helmi është i tepërt. Për një rastësi të çuditshme, më ka ndodhur të shkëmbehen shpesh ditët e fundit  me të në rrugën e bukur  buzë liqenit të Tiranës, unë duke e çur me këmbë, Adriani duke shkuar e duke ardhur me biçikletë. Përshendeteshim përzemersisht dhe as më shkonte mendja se ndërsa unë po ushtrohesha kundër mpirjeve,  ai po kërkonte të të rilidhte  mes gjelbërimit të njomë  dhe ajrit të kulluar të  pranverës  fillin e këputur të dëshirës dhe motivit për të jetuar. Nuk ia doli me sa duket. Verdikti  ishte dhënë dhe ai u kthye  si një  luftëtar për të shkruar  fjalët e fundit në fund të rrugës së tij pa kthim prapa dhe pa vazhdim të ndershmërisë. Përveçse  një  përkthyes  dhe publicist i klasit të parë,  ishte  një  vullnetar dhe luftëtar i Mjedisit  me “M” të  madhe- i tokës, i shpirtit, i detit, i mendjes, i  ajrit, i kulturës, i politikës… Qëndroi  gjatë në këtë front,  u perlesh gjatë me Ndotjen  dhe kundër Ndotjes  në  betejën e jetës së çdo intelektuali.  Por paskësh  qenë më  i brishtë, më  i thyeshëm,  më  i tërheqshëm, ndoshta edhe më i  preferuar  se  sa e dinim nga sirenat e përtej jetës.

ARLINDA DUDAJ: Dani mik i shtrenjte, s’do ta kisha menduar kurrë se do të ulesha të të shkruaja fjalë lamtumire kësisoj, megjithëse e kam ditur që po luftojë pareshtur me atë “Dobësi të mallkuar” siç e quajë edhe vetë, e m’është aq e vështirë dhe e pamundur t’i rendis të gjitha, edhe pse për ty mund të thuhen aq shume fjalë. ”Duhet të bëjmë durim, ja edhe pak se do të kalojë, nuk do t’ua lëmë Shqipërinë horrave”, po me sa duket nuk e gjete dot përgjigjen pozitive të kësaj fraze që përserisnim shpesh. Na mbeten aq projekte të pambyllura, një libër yti i pabotuar (do të botohet mos u merakos e do ëe dalë shumë i bukur e do të reflektohen gjithë manitë e tua perfeksioniste), Salman Rushdie mbeti në duart e tua, askush s’do të mund ta perkthejë aq bukur sa ty… Ti e doje aq shumë këtë gjuhë e këtë vend, që oh tmerr, nuk e ka luksin të humbasë njerëz si ty, ky vend do ta vuajë shumë mungesën tënde, betejat e tua të mira, dashurinë e përkushtimin tënd për gjithë gjerat e bukura e të vlershme, shkrimet e tua të mençura, autorët e tu të dashur, dorën tënde të kujdesshme, mendimet e tua të thella e aq mjeshtërisht të radhitura. E Vdekja jote na pyet të gjithëve, mosdëshira jotë për të jetuar cerret alarmin e thekshëm se Shqipëria jote, e jona, po vuan nga një sëmundje shumë e rëndë. Askush s’duhet të dalë i larë e i qetë pas kësaj, as ata që të përbaltën e as ne që të deshëm shumë, se ti e meritoje aq shumë të jetoje, se ne të gjithë kemi aq shume nevojë për njerëz si ti. U prehsh në paqe miku im ndërsa ne do të vijojmë të jetojmë në mosharresen tënde.

ARTAN SHKRELI:  Dan Klosi… sa emër i dashur! Dani, çfarë privilegji ta kishe mik! Ku është ai tani? Pse iku? Pse nuk e besuam krejtësisht asnjëherë atë njeri? Pse menduam se pas asaj që thoshte kishte diçka tjetër? Pse njohim kaq pak intelektuale në Shqipërinë tonë? Jam menduar gjatë për këtë dhe nuk kam arritur kurrë të numëroj dhjete syresh… As edhe një herë të vetme! Dhe tani e kuptoj pse sepse prania e Klosit kish përcaktuar një cak të lartë, shumë të lartë. Kujtoj ndeshjet e tij, betejat e tij: Betejën e humbur për europianizimin e Televizionit Publik; betejën e humbur për të drejtat e autorit dhe të botuesve; betejën e humbur për restaurimin e gjuhës së gjymtuar shqipe, nga genishtja tek Reinholdi; betejën e humbur për ndalimin e importit të plehrave të botës ndër ne; betejën e humbur për kauzat e mëdha ambientaliste: gjirin e Vlorës, shkallën e Tujanit, kodrat e gjelbërta të Tiranës…; betejën e humbur për mbrojtjen e Monumenteve Kombëtare të Shqipërisë: fshatrat e jugut, shatrivanin dhe parqet e Namasgjase, Piramiden dhe sheshin e Tiranës; betejën e humbur me gja-patriotet për zdritjen e historisë shqiptare, për Arbeninë Venedike, Skenderbeun e Ali Pashën; betejën e humbur për edukimin e fëmijve me kulturën tonë autentike nga Camaj tek Ali Asllani; betejën e humbur për rrënjosjen e një kulture gjermane përmes eseve, përkthimeve e venieve në skenë në Shqipërinë e shkatërruar moralisht; betejën e humbur shumë keq për emancipimin e shoqërisë; betejën e humbur për demokracinë… Ah, kjo e fundit ose e para farë krejtësisht e humbur! Betejen e humbur për… çka tjetër ende (?), sa shume humbje, sa shumë beteja! Dhe ne e shihnim si alien të mirë, por që ishte ca i çuditshëm, e nganjeherë “i jepnim dhe ndonjë dorë”. Po Ardiani fitoi luftën pikërisht sepse i humbi të gjitha betejat, luftën që e humbasin përherë më të shumtët po edhe thuajse të tërë ata që mes të shumtëve dallojnë: Luftën kundër hipokrizisë dhe vulgaritetit, kundër mjerimit shpirtëror dhe mediokritetit, kundër rrënimit të ngadaltë po të pandalshëm të dinjitetit, atë luftë që ngjan se krejt shoqëria shqiptare po e bën pa kurrfarë rezultati. Kjo e bën Klosin një shqiptar të pazakonte, një fitimtar në luftën e të humburve që numërojnë fitoret e tyre të zakonta. Kjo e bën edhe ekzistencën e tij një privilegj asnjëherë vërtet të merituar për shumëkënd që e njohu në gjallmeni të vet. “Klosi do të jetë kryqi ynë, të cilin do e mbajmë në shpinë gjithë jetën”, tha Ard Vehbiu me të marrë vesh lajmin “të gjithë duhet të kishim bërë më shumë për të”. Fshikulluese kjo frazë, por e vërtetë. Të gjithë e shtymë nga pak ne humnerën e akullt ku ai ra pa kthim. Të gjithë nga pak. Kush thotë jo, le të ngrejë dorën… Lamtumire o shok!

FALMA FSHAZI: Një vend i zbrazet që asgjë se mbush ai i mikut që ikën. Por momentet e ndara do vazhdojnë t’a jetësojnë at’hapësirë.

Ne të gjithë humbëm një njeri në të cilin lindte e rilindte në vazhdimësi shqipja e Shqipëria.

Qoftë në një vend më të mirë.

BLENDI GONXHJA: Si gjithnjë me të ishte në mes humori e kur, në një rast e takova në Tiranë të sapokthyer familjarisht nga Gjermania, i thashë: O Dan, u çmende që u ktheve në këtë vend të marrë? S’bëj dot pa marrinë kreative të këtij vendi më tha siç thoshte shpesh. Do ta mbaj përherë mend ashtu, gati si i turpëruar që gjërat nuk shkonin siç do të donte ai, me sqimën e afatet utopike të tij. E njihte mirë e bukur jetën, dituria s’e bënte t’u fshihej përgjegjësive, s’kishte frikë nga asgjë, ishte njëmijëherë më burrë Ardiani se sa shumë që na shurdhojnë veshët përditë si të tillë. Më duket se nuk deshi më t’i mbijetonte pamjes përpëlitëse të nënshtrimit të përgjithshëm ndaj injorancës. Zgjodhi të jetojë jashtë “klasit” banal dhe iku me klasin e sërës së një specieje në zhdukje… Në kujtimet e mia dhe besoj të gjithë atyre që këtë të trishtë pa Danin ndjejnë borxhin të luftojnë edhe më shumë që ky vend t’u ngjajë sadopak ëndrrave të tij, Ardian Klosi do të mbetet doktori i qytetarisë që jam shumë krenar që më quajti e më deshi mik!

PANDELI MAJKO: Mençuria ka demonët që sofistikojnë të thjeshtën. Publicisti dhe antikonformisti i brezit të tij, Ardian Klosi ndërroi jetë. Civilizimi dhe qytetaria shqiptare shënojnë një humbje të papritur në kohën që jetojmë.

DAUT GUMENI:I dashur Ardian! Sot motrat dhe njerëzit e familjes me të gjithë miqtë e tu, nuk e prisnin t’i detyroje të të thoshnin këtë lamtumirë të hidhur! Nuk e prisnim asnjëri prej nesh që të zgjidhje një ikje aq të ngutur, kur prisnim aq shumë prej mendjes tënde të hapur e prej penës tënde të mprehtë! Nuk e prisnin motrat të mbeteshin pa vëllain e vetëm. Nuk e prisnim as miqtë e tu të shumtë që të largoheshe duke u ngutur aq shumë në një copë udhë, fundin e të cilës e kemi të gjithë të siguruar. Sepse prisnim prej teje të ndihmoje më gjatë njerëzit e tu, shokët e miqtë e tu, të ndihmoje dhe ecjen e këtij vendi të nëmur për t’u varfëruar nga njerëzit e vet më të aftë e më të mirë, mu atëkohë që ka më shumë nevojë për mendjen e tyre të kthjellët e për zemrën e tyre të dhembshur. Aq më pak e prisja unë, si një nga miëtë e tu më të moshur, të më detyroje për të hedhur në letër këtë lamtumirë të hidhur! Lamtumirë miku im i mençur e bujar! E para herë që u ngute në jetën tënde, u ngute për të na lënë më të varfër e më të vetmuar. Lamtumirë miku i të Mirës, miku i të Bukurës, miku besnik i të Vërtetës! Kjo lamtumirë e detyruar nuk besoj se është e mjaftueshme për të treguar përmasën e vërtetë të zbrazëtisë, që lë prapa njeriu , i cili e zgjedh vetë të shpejtojë mbarimin e udhës së tij në këtë jetë. Por lamtumira e hidhur për mikun e çmuar, lamtumira e hidhur për publicistin e prerë, për gjuhëtarin e përkushtuar, për qytetarin e pakursyer e për njeriun e vlerave të vërteta, Ardian Klosi, është po aq e pamjaftueshme sa ç’qe dhe e papritur ikja e tij nga mesi ynë. Prehu në paqe, miku ynë Ardian, që ta durojmë më mirë humbjen tënde!

ARTAN LAME: Klosi ishte një prej atyre mëndjeve të ndritura, kalorës vetmitarë që janë aq qibarë sa nuk përzjehen dot me zullumet e çmëndurisë kolektive që e ka zënë këtë vend. Dhe, si të gjithë kalorësit vetmitarë të mëndjes, kur shohin t’u thyhet edhe heshta e fundit në murin e tollovisë njerëzore, vendosin të largohen. Por këtu zë fill tragjedia e tyre. Vdektarët e zakonshëm jetojnë në një botë tredimensionale dhe mund të kuptojnë vetëm një botë që ka gjerësi, gjatësi dhe lartësi. Kam kaq metra shtëpi, aq hektarë prona, kaq kate pallat, aq makina, mobilje, para në bankë, vilë në bregdet, portë të blinduar, miq në qeveri, dosje të mbyllura në prokurori, dyqane të dhëna me qera, përqindje në kazino, magazina të privatizuara, liçenca të mara të dhëna e të shitura, prona të njohura, të kthyera, të kompensuara, e të tjera gjëra tokësore që maten me gjerësi, gjatësi dhe lartësi. Ndërsa kalorësit e ndriçuar rrojnë zakonisht në një tjetër dimension, që s’ka të bëjë gjëkund me këto, mjaftohen me titullin “njeri i kënduar”, ndaj është sikur t’u flasësh milingonave të dheut për fluturimin e shqipeve. Vdektarët e zakonshëm kur nuk shohin më rrugëdalje, vendosin të largohen dhe e kanë kollaj, ndërrojnë vënd. Ca ikin nga qyteti i tyre e shkojnë diku gjetkë, ca të tjerë ikin nga Shqipëria për në Amerikë, Itali, Australi a ku di unë tjetër. Ndërsa kalorësve të mëndjes u mungon dimensioni gjeografik dhe, si të tillë, kur vendosin të ikin, ikin për fare dhe jo gjeografikisht. Bash këtë bëri edhe Klosi. Iku.

153 Komente

Ka mbi 30 ore (qe nga ora 9-te e mengjezit e dites se djeshme) qe ne zonen ku ndodhet pallati ku jeton motra e Ardian-it dhe ku eshte vendi ku priten ngushellimet nuk ka energji elektrike . Pallati ndodhet ne rrugen "Prokop MYzeqari" ose ne rrugicen midis ruges se fortuzit dhe asaj se Brakes.

O Dan!

Nga Ledi Shamku-Shkreli

Tema

Thonë se vdekja e shokut është si rrëzimi i një lisi të gjerë – lë një gropë të madhe zbuluar për nga qielli. Lisi ra e ma bëri zemrën gropë sot… U shihka qielli edhe përmes zgavrës në zemër! Por ty ende s’po të shoh.

Jam e pasprovuar me vdekjen. Përveç sime gjysheje, nuk kam përjetuar tjetër vdekje të afërt. Ty t’kam shok o Dan, më të mirin shok e mik, dhe kaq mjafton që ti të mos ikësh. Më i miri ik’ka i pari?! Prit, prit… . Nuk mjafton të çohesh me ikë, duhet edhe të të lënë me ikë. E mban mend që ishim bashkë para një jave, unë ti e Tani, në mbasdreken me gjurmë zanash e me fjalë arbërishte?  Në mbasdreken ku na the vendimin për t’ia kthyer albanologjisë Ardian Klosin me gjithë sa ka dije e pasion. Unë e hapa lajmin e mirë, e tash ka do djem e vajza që të presin, profesor! Oh ç’fat për ata, sikur ta dëgjojnë Shqipen e Vjetër nga një rilindës si ty; nga ty, veshur me jelekun e setrës e ngjeshur me dashurinë e zemrës për çdo tingull a rrëfenjë amtarishte. Nga ty që je më murg se Buzuku e më i ngrysur se Budi, por je po aq i ri sa Bardhi e me po aq vlagë pasioni sa Bogdani. Nga ty, Dan që di të prrallesh magjishëm si Reinholdi yt. Rri pra rri, se edhe koha dro’ zgjedh të ndalet po u ndale ti.

A mban mend që më the se po bëje gati më të mirat shkrime të Aleksandër Xhuvanit, një përmbledhje që askush tjetër veç teje s’mund ta bëjë më saktë, me përkushtim prej nipi? Sigurisht që e mban mend, se më premtove që do ta botonim shpejt-e-shpejt në Excipere, e unë po ashtu të dhashë fjalën se do t’i mblidhja e përmblidhja vetë në një vëllim gjithë shkrimet e tua për gjuhësinë, meqë ti lodhesh e zdrit shumëkënd veç vetes. Të dhash fjalën Dan, të t’i përmblidhja, se ashtu ku e ku, ndër kohë e gazeta, hapërdahen, ikin, treten, largohen e na largohen o Dan! T’i duam këtu fjalët. Dhe shpirtin ta duam këtu. Se kemi nevojë ta mbajmë prapë shok me tonin, sa herë që ky shpirti ynë na liget nga kurthet e antiqytetërimit. Kështu ka qenë përherë. Ti e di, ndaj mos e vër më kot cepin e buzës në gaz si për të thënë: “Unë forcë?! Ç’nemelazëm!”.

Vijmë tek ti, sekushi nga ne, sa herë ndjehemi fillikat në betejat me muzgun.  Vijmë e nuk e bëjmë asfare atë pyetjen prej ngërçi marroq: “Ç’do bësh Dan, si e ke mendjen kësaj radhe”, se ti nisesh vetiu i pari për luftë. E ne të vijmë pas, të ngushëlluar nga prania jote. Ndaj nuk të lë të ikësh sot or Dan a dëgjon? Nuk ikën dot. Kush niset i pari për në luftë, nuk mund të niset i pari edhe për në paqe.

Siç po të thoja, ta kam dhënë fjalën o shok, e kam me t’i përmbledhë të gjitha shtigjet e arsyes tënde për këtë shqipen tonë. Po ndërkohë kanë me rendë ditët e ka me ardhë sërish ajo tryeza jonë e përvitshme e gjuhësisë, e as aty Dan s’mund të mungosh. Pa ty jemi pak, edhe jemi të vobekët në shpirt e në frymë.

Lajmet e gazetat mizërijnë sot, Dan e të shoh gjithkund mbi letër a celuloid. Nderojnë, kujtojnë, çmojnë, rrëmojnë – si lajmet! E hutuar nga gjithë kjo paradë ngjyrë plumbi, më vjen t’u thërras si shën Luka: “Çfarë prisnit të gjenit në shkretëtirë? Një lastar të thyer më dysh nga stuhitë? Një burrë të veshur me tesha të çmuara? Hëë, po ata që vishen e ngjishen kësisoj e rrojnë majmërisht, ata i keni te sarajet e mbretit! Çfarë prisnit të gjenit në shkretëtirë? Një profet? Po, aty e keni, me të vërtetë e keni, dhe është më tepër se profet!”.

Aty e kishit, aty të kishim o Dan, aty… .

Rri me ne, e ndiqe veç me vështrim atë radhuan e mortit. Ka rrugën e vet ai, bart tjetër lëndë e nuk bart frymën. Ajo je ti. Ajo frymë e ngadaltë dhe e shtruar që lexohet në shqipen e Pouqueville-it – ajo je ti. Ai gaz deri me lot në tryezat tona, për të cilat ime bijë e madhja më tha sot se i ka pika referimi, ai gaz je ti. Ajo gatishmëri e qetë dhe natyrore për t’i dalë së keqes ballas, ajo je ti. Ai tingull qibar që të ka fjala e që sa herë e kam dëgjuar, më ka dhënë ndjesinë e strehës në rrebesh, ai je ti. Ai mundim rrëgjues e i përditshëm për t’i dhënë familjes sate dinjitet e qetësi, në këtë vend ku mendjet e skllavëruara janë në liri kurse mendjet e lira duhet të skllavërohen në punë, ai mundim je ti.

E shikon sa shumë arsye ka që mos të të lë të ikësh? Të rrish këtu si frymë e si kurajë – kjo është shortja jote. Ti je SHOKU. Gjithë të tjerët janë o miq o thjesht të njohur.

Kam një gropë në zemër sot prej nga shoh qiellin. Po ty ende nuk të shoh aty n’eter, o Dan.

Mua s'me ndjellin asnje gje keto qarjet pas te vjelit.Me vjen keq qe i publikoni te tilla gjera,se te gjithe duken sikur justifikojne veten dhe shprehin" dashurine e madhe" qe kane pas per te ndjerin.Ndoshta nje kend duhet ti kishin lene dhe Hysni Milloshit si nje njeri qe besonte ne idealet e tij.Keta njerez jane te rralle.

Filloj bezdisja nga dhimbja.Ne fakt,bezdisja vjen nga recitimi i saj,qe per mu, perban nder gjanat ma t'shmtume te sjelljes njerzore.Nuk asht se nuk ka sinceritet, ne ato qe po lexojme.Te lexume kaq intensivisht dhe me patetizmin qe natyrshem ta imponon dhimbja,te bezdis.Ed Rama,ne ate qe dhe, ai shkrunte per mikun e vet na tha,qe gjaja qe e bezdiste ma shume te ndjerin,ishtn levdatat mas vdekjes.Kto levdata po jane aq te shumta,sa ishkreti Ardian,po rrotullohet permys,aty ku asht.Mu me ka ardh shume keq.Megjithmen e tham,por duke lexu najnimastjetrit gjithe ket deshperim histerik,po ndjej at mosrehatine qe te shkaktojne llafet e te tjereve.(ndodh qe ne tv per shkak te ksaj,kur me ndodh,te ndrroj kanal)

Pikerisht Pjeter,kjo sekelldisja qe te krijojne fjalet post-mortum.Faleminderit per komentin.

p.s.s'e di pse mua ne keshtu rastesh me kujtohet gjithmone" Pas vdekjes" ,te A.Z.Cajupit.pss.S'e di!

Mjere ai qe iku, kurse miqte e tij do mbushin gazetat per nje jave rresht me fjale lamtumire.

Patetizem! Nje pjese nga keta qe e cmojne per kauzat te cilave ju perkushtua (sidomos mjedisit dhe mbrojtjes nga PLEHRAT) mbase e percmonin sa ishte gjalle.Te gjithe e admirojne njezeri per perkushtimin e tij per nje shoqeri me te paster, jo vetem materialisht, e nderkohe, ne mos te gjithe, nje pjese jane kontributoret me te zellshem te ndotjes se ketij mjedisi.Kush nuk eshte i vaksinuar nga ky mjedis dorezohet dhe iken.

Shume prekse theniet.....une do vecoja ndjenjen e  Lubonjes per gjendjen e shoqerise shqiptare ne kohet qe po jetojme:

Ndjenja që kam, tani që ndodhi më e keqja, është se ne jetojmë në një shoqëri shumë të egër, shumë të dehumanizuar, të mbushur me urrejtje dhe egoizëm, lakmi për para dhe në këtë shoqëri dëgjohen pak zërat e atyre që ndihen keq, të dobët e që kërkojnë ndihmë dhe dashuri. Ka shumë të panjohura në terrin që e thithi, që s’mund t’i shpjegojmë dot kurrë.

A do te sherohet ndonjehere kjo shoqeri ?!

Nuk pyet depresioni per shoqeri te shendetshme apo jo. Depresioni shfaqet i pameshirshem edhe ne shoqerite me te zhvilluara e me me shume komfort, si ne vendet nordike, SHBA, e Japoni -- te gjitha vende me standartin me te larte te jeteses por edhe me numrin me te larte te vetvrasjeve.

Ne shqiptareve na duhet me shume informacion mbi semundjet e mendjes dhe me shume zhvillim i shkences s psikologjise.

Jam ne pune, kemi nje projekt, te vetmet ore qe nuk jam ne pune jam ne gjume, jam ne stres, perpiqem te bej nje reboot te trurit ne oren 3 te mengjesit, hap faqen e peshkut, shikoj lajmin, per nje moment mendoj se behet fjale per gabim gazetash, mendoj se do me kishin marre ne telefon po te kishte qene nje tentative e sukseshme, pastaj kujtohem per qendrimin e cuditshem abstragues qe kane marre prinderit e mi ndaj vdekjes ne pergjithesi keto vitet e fundit, mbase nga mosha, mbase nga shtimi ca i tepert i funeraleve, tmerri i drekave pas varrimit, mendimi se mbase keto gjera nuk jane te rendesishme per nje njeri fizikisht larg, fundi i fundit e dinim se gjerat nuk ishin mire.

Kisha vite pa e pare, nje nga te rrallet njerez per te cilet dilja vete vullnetare te shkonim per vizite kur kthehesha ne Tirane. Tek Dani dhe Juta, nje lloj mikroklime ku bente gjithmone fresk, nje lloj konfirmimi se pretendimi per nje bisede mbi nivelin e banales nuk eshte nje pritshmeri qesharake. Tek Dani dhe Juta te cilet mbase nuk e kishin idene se c'pershtypje benin ne syte e mi, ndersa degjoja bisedat e shtruara mes "te rriturish".

Jane disa njerez te cilet mbase i njeh tangent por kane rendesi. Lene nje pershtypje te madhe, deshiron ti marresh shembull. Mbase i dija Danit per faleminderit "Tom Sawyer" e femijerise sime. Mbase i dija per faleminderit edukimin e pershpejtuar qe me krijuan kontaktet e rralla me te dhe Juten.

Nuk e duroj dot pikellimin, jam e sigurt shume te sinqerte, te gjithe njerezise qe ka nxire gazetat sot, ne artikujt perbri lajmit te fundit mbi Rianen, presidentin dhe Rita Oren. Duket shume mire, ishte komenti i te gjithe ketyre njerezve kete muajin e fundit, duket shume mire, nje heqje dore nga vrasja e mendjes se kur do te jete hera tjeter, duket shume mire, sikur te behej fjale per nje krize gripi, duket shume mire, sepse eshte me lehte se te perballosh ate qe e di ne nendergjegje,faktin se ashtu si kanceri, depresioni klinik eshte nje hedhje shorti per denim me vdekje ne shqiperi.

Iku edhe nje njeri i mire nga kjo bote, dhe s'e lane dot pa perdhosur me qellimet e tyre te mira.

Miq .le te jemi te lumtur per te....ai e zgjodhi vdekjen ,jo vdekja ate.Sa njerez i zgjedh vdekja ,sa te tjere i nenshtrohen terapive edhe me te renda se vdekja vete per te jetuar nje ore me shume e vdesin me ankth me merakun e madh te atyre qe lene mbrapa.Nedepresionin e tij ai i shte i lumtur...ishte i lire....

s'ma ha mendia qe ishte i lumtur

ky eshte budallik i papare:".ai e zgjodhi vdekjen ,jo vdekja ate"

 

Zana ,nuk ka rendesi se si iku,pse iku.Rendesi per miqte e tij ,ka qe ai nuk eshte me dhe mungesa e nje miku te mire ,gjithmone krijon nje boshllek qe te dhemb,.

Po mos u ngut.

Te kishin qene kaq shume miq e mbeshtetes per Klosin nuk do kishte mundesi te ishte vetem ne asnje cast. E ka vrare si vetmia ashtu dhe te qenurit vetem.

Keta miq nuk i kane dhene asnje shans duket qe te kishte jete plot.

Ja shikoni cer thote njeri prej tyre. I thashe me mer ne tel per kafe kur te duash. smiley

Si nuk na tha kur e ka pire kafen e fundit? Jetonin te dy ne nje qytet e nje zot e di kur shiheshin ... Nje mik quhet mik kur jeton cdo dite e minute me hallin apo gezimin e tjetrit. 

Ne te kunder eshte i njohur i tij.

Ca monstra prej ketyre ne varrimin e Klosit po shikojne fatin e tyre.

Te gjithe keta ne pjesen me te madhe jane Adhamudhe dhe Lulushe.

P.S. Ai aspiranti per President , Fatos Fatosi, si e humbi kete rast per te qene ne eliten e qytetit? Se ajo aspirantja, Jozefin Copa i kishte cu nje mesazh familjes mbas vitesh te tera vreri per te.

Se mos harroj : edhe une jam drekosur nje here ke Restorant Era, njekohesisht me Ardianin. Kemi qene afer 5 tavolina.

A pika mua mu ne koke !

 

vetmine shume vete e kerkojne vete, bile eshte kushti kryesor per nje krijues. 

prandaj neqoftese e konsiderojme Klosin si krijues, normalisht ai duhet te ishte mesuar me vetmine.

Une kam shkruar keshtu :

E ka vrare si vetmia ashtu dhe te qenurit vetem.

Nese te duhet nje spjegim i kesaj , nuk kam kohe sot. smiley

I lexova me vemendje te gjitha pershtypjet e miqve te Ardianit. Te gjitha sjellin detaje qe krijijojne tablone e nje intelektuali te brishte, zemermire, naiv dhe te sinqerte. Ndoshta i nje stofi akoma te panjohur per shqiperine, nje thesar i parakohshem. Faleminderit atyre qe na sollen keto detaje te pacmuara per Ardianin.

Po smund te rri pa u marre me keta komentues qe qe ne fillim i hapin rruge interpretimeve dashakeqe pa u menduar te shohin miresine ne keto kujtime te shokeve te vet. A e keni menduar qe ky cinizmi juaj, kjo epidemi shoqerore ku gjithcka vrojtohet nen optiken e cinizmit e mosbesimit eshte nje nga arsyet qe Ardiani u largua nga kjo jete? E turpshme.

A e keni menduar qe ky cinizmi juaj, kjo epidemi shoqerore ku gjithcka vrojtohet nen optiken e cinizmit e mosbesimit eshte nje nga arsyet qe Ardiani u largua nga kjo jete? E turpshme."

Tani kjo akuza se Ardianin e vrau shoqeria eshte paksa e teprurar.Se pari shoqeria shqiptare ka qene e vrazhde qe kur s'mbahet mend megjithate shqipot nuk hyjne ne rradhen e  popujve me vetvrasje te larte.Se dyti i ndjeri i kishte te gjitha mundesite te jetonte gjetiu.Vajzat i kishte me studime jashte te shoqen gjermane.vete vendosi e u kthye ne shqiperi ne mesin e rremujes ne 1998 ku ne shqiperi s'kishte shtet.Te thuash se ia pati fajin shqiperia megjithe kritikat qe une kam per ate vend nuk qendron.

nuk hyjne ne rradhen e  popujve me vetvrasje te larte

 Une, psh kam degjuar qe vitet e fundit eshte rritur nr vetvrasjeve ne shqiperi. Po kj o eshte dhe e verifikueshme lehte se kronikat jane te ,mbushura me to. Tani, mbase nuk mund te jete sa Suedia apo ndonje vend tjeter, por trendi rrites tregon dicka, keshtu qe mos fol me siguri.

. Tani, mbase nuk mund te jete sa Suedia apo ndonje vend tjeter, por trendi rrites tregon dicka, keshtu qe mos fol me siguri

Suedia apo japonia jane shoqeri shume me te sukseshme se e jona e prape njerezia ia heqin vetes .prandaj te fajesosh shqiperine sidomos ne rastin kur i ndjeri kishte te gjitha mundesite te jetonte gjetiu nuk eshte e drejte.

ca arsyetimi..! Po mire nuk do te thote gje, se per suedine mund te kete faktore te tjere dhe per shqiperine faktore te tjere. Per nje semundje te caktuar mund te kete disa faktore te jashtem, jo vetem nje. 

Bie llafi, per suedine e japonine vlen Moti i vranet dhe trishte , ose nje predispozicion gjenetik, per Shqiperine vlejne kushtet social-ekonomike. Ka shume baballare familjesh te ngelur papune, qe ne shqiperi kane vrare veten ne kushte depresioni sepse nuk mbanin dot familjen apo raste te ngjashme. Eshte afermendsh qe papunsia e larte dhe mungesa e perspektives sherben si katalizator ne kesi rastesh.

 

ne afrike ka akoma me te varfer se ne, po nuk vrasin veten. 

fare tjeter eshte arsyeja, mendoj se lidhet me nderin.

Po dhe nderi pse jo, dhe cdo shpjegim tjeter antropologjik. (rasti i japonise).

Por keto nuk e perjashtojne tkurrjen social-ekonomike. Shoqeria eshte orientuar drejt individualizmit, izolimit te individit etj etj.

 

o Alban, eshte debat i rreme ky i mesipermi (apo i pabuke, ti me kupton). Konkretisht, çereku i vetevrasjeve ne bote ndodhin ne dy vende te vetme : Kine dhe Indi. E natyrshme, perderi sa jane dy vendet me te populluara te planetit.
Perndryshe, e vetmja karakteristike per tu permendur eshte fakti qe per nje perqindje disi me te larte te vetevrasjeve veçohen vendet-ishuj si Islanda, Kuba, Japonia, Sri-Lanka etj. Deri kaq shkon kulturalizmi i problemit.

Po pikerisht, ate thashe me siper, qe nje linje e tille arsyetimi eshte e rreme (pabukse), prandaj ne njefare menyre desha ta ndaj kulturalizmin e problemit nga pjesa tjeter. 

Kuba nuk ma merrte mendja te ndodhej ne liste. Se ku lexova qe sipas nje studimi futen ke popujt e lumtur.

Ti Alba je robi me i pafytyre. Vetem dje the te kunderten e asaj qe po thua sot.

Më prekën fjalët e Timo Fllokos, biles më mbushën sytë me lot, sepse ndjehet dhembja që ai shpreh, ndjehet shokimi dhe mosbesimi që miku i tij e ka bërë fakt të kryer ikjen nga kjo botë, dhe ai ishte aty me të i pafuqishëm për të parandaluar këtë akt të rëndë për jetën e tij...

te isha une ne vend te Timos nuk do e permendja ne publik qe ishte i fundit qe e takoi.  kur ka pa Timon qe po i fliste per me teper mbi Faustin, tu lujt inteligjentin, Klosi do ket mendu, me cil me ra ne pjese me jetu ne shqiperi, dhe do i ken vdek dhe shpresat e fundit tek kacavarja ndaj jetes.

eshte pun muti kur te majn robt per intelektual dhe veç muhabete te tilla dun te bejne me ty, sigurisht me ngrit veten. te kishin bo muhabet pilli (ta zeme smiley), them se nuk do e kish vra veten pas takimit me Timon. 

Sa bukur. Tani filluam te mendojme cfare ka menduar i ndjeri para vdekjessmiley Kurreshtar une them te mos ta tjerrim shume kete muhabet, por kjo eshte thjeshte nje keshille miqesore dhe dashamirese.

po te shohesh shkrimtaret e medhenj, ne menyre te tille i analizojne ngjarjet. megjithese ka me shume fiksion sesa realitet, e verteta veçse kthjellohet edhe me shume. 

Kurreshtar,  këto ditë komentet, mendimet, e analizat nuk vlejnë. I ndjeri i ka marrë të gjitha me vete, s'ka lënë vend per atë që mendojmë ne të tjerët. 

 

ca muhabete e pse jo te bera te kesaj natyre jane antidepresivi ma i mire ne bote...

Ky qyqari me gjithe ato antdepresive qe merrtenuk do te kete ditur nga ishte ajo pune.

Faleminderit atyre qe na sollen keto detaje te pacmuara per Ardianin.

..do ishte mire qe keto vleresime ti thuheshin te ndjerit si kurajo per ti ardhur ne ndihme sa ishte gjalle, sidomos nga shoket e afert se tani  eshte teper vone.Kurse sipas tradites, shqitaret e kane zakon te thone fjale te mira  per te  ikurin. 

E nga e di qe sja kane thene?

kaposh, per nder, po per nder, sot e gjithe diten kete kam thene. e thashe edhe qe te kuqte dine te te varrosin me nderime.

por e thone edhe qe ishte semure i shkreti. degjova me te keqen qe nuk kishte mundesi financiare, dmth ishte keq, shume keq, per buke me thane... nuk dua ta besoj ... po qe ashtu ka Zot edhe ka per t'i ndare kush eshte kush.

Është një humbje e madhe për shoqërinë e për publicistikën shqiptare. Është e dhimbshme të shohësh fikjen e shpresës në këtë mënyrë. I përndrittë shpirti e shpresa diku tjetër. Mua më është dhimbsur Ardian Klosi në gjallje, jo në vdekje. Më dhimbset tmerrësisht shumë vetëm prej faktit që nuk bëri zgjedhjen e tij. Sipas meje, ai që vendos të vdesë, i mohon vetes të drejtën e zgjedhjes. Është kaq e thjeshtë. Vdekja është një zgjidhje pa dyshim, por nuk është kurrë një zgjedhje. Njeriu nuk zgjedh të vdesë (është kundër natyrës së njeriut kjo) por e përfytyron vdekjen si zgjidhje. Më dhimbset Ardian Klosi sepse vendosi të zgjidhë pa zgjedhur. Është humbje e madhe për njeriun. Ai e meriton të zgjedhë. Duhet të zgjedhë! E kuptohet zgjedhja lidhet gjithnjë e kurdoherë me jetën.

Nuk i lexova kujtimet e miqve te tij (shume prej tyre ndoshta as nuk kane miq po nejse). Me mjafton fotoja e tij dhe ato pak here qe e kam pare te flase ne TV qe te mesoj sa i brishte ishte ky njeri por dhe sa i fisem dhe fisnik. Duket ka vuajtur tmerresisht shume nga brenda por te pakten tani eshte i qete dhe pa dhimbje. Na ka trishtuar te gjitheve. Nese ka sot nje elite ne inteligjencen shqiptare Z. Klosi ishte perfaqesuesi me i mire. Mire qe pati ca miq te perkujdesen per respektet e fundit se per ate te shkretin Hysni Milloshin as nuk i ra ndermend njeriu sic thote edhe Dora me siper. Jo se dua t'i barazoj si figura, ne asnje menyre.

Mesova se shume lokale ne TR nuk kishin vene muziken e tyre te zakonshme sot ne respekt te te ndjerit. Respekt dhe per ata. Paska akoma ca "aliene" qe e vleresojne qenien e vertete njerezore.

Paska vdekur edhe Hysni Milloshi?!

keto hartimet pas vdekjes sikur ta perziejne kur i lexon...

ca qe qajne plot, ca kot, ca qe bejne qokat e radhes. te vetmen frike qe kam eshte se pas te ndjerit, kam hallin e Lames.

Tè paktèn vlejnè si info...kush ishte Klosi e çfarè i dha vendit tè tij,nuk mendon kèshtu? R.I.P.!!

Vallai po te kisha zore tu veja deri ne fund atyre hartimeve me radhe edhe mund te ishte, por me shume nje profil se sa nje info se kush ishte. 

Dje mora me shume informacion se cfar kishte bere per Shqiprine. Por nuk eshte se mora me shume se nga c'dija. Arb edhe njehere ta them, une nuk kam patur respekt per te para vdekjes, por keqardhjen nuk mund ta kthej ne respekt pas vdekjes. Jam icik i ftohte keshtu smiley

Per mua ai ishte nje intelektual me karakter te dyjezuar, dhe ne shqipri ma ha mendja se e di qa ka shume te tille, madje dhe te trijezuar e te katerzuar. 

ka njerez qe lindin ne vend te gabuar. 

klosi nuk i donte as shqiperine e as shqiptaret (vend koti dhe popull koti ndoshta mendonte), por nuk kish mundesi as te behej i huaj, se kish lind shqiptar dhe vete. 

e veshtire jeta ne keto kushte. 

Tani se cfare mendonte Klosi para se te bente ate qe beri apo pse e beri  vetem Zoti(nese ai ekziston ) e di.Ti po merr persiper te besh te plotfuqishmin e te japesh gjykime per gjithcka.

Bibla thote:judge not , not to be judged.mos gjyko te mos gjykohesh.

meqe permene biblen po te shtroj nje pyetje :

te mundohesh te vertetosh shkencerisht se njeriu rrjedh nga majmuni, beson apo jo tek bibla e per rrjedhoje te zoti ?

 

 

Bibla duhet vleresuar ne kuptimin e saj metaforik e jo te drejtperdrejte.Une besoj ne evolucionin por e vleresoj biblen si liber me keshilla te mencura, produkt i koherave te egra kur jeta ishte teper e ashper e nejrezia nuk i kishin pergjigjet per shume gjera.

mire, e ne kuptimin metaforik çfare dmth ajo : mos gjyko ne daç mos gjykohesh ?

Nje dite mund te te ndodhi Ty apo ai person mund te jesh ti.

Alba2265

Te dogji sepse ajo qe ka thene kurreshtari me siper per Klosin vlen edhe per ty. Prandaj te dogji.

Keto gjera jane te thella per mendjen tende prej kooperativisti.

E cfar na qenka nje mendje kooperativisti sipas teje?

Mendja jote tragjikisht e shkurter.

E kuptova mendimin tènd pèr tè ndjerin momentun..shpresoj tè mos kesh tè njèjtin mendim edhe pèr tè gjithè ata qè kanè shprehur nè shkrimin mè lart dhimbjen e tyre...shiko se muhabet po bèjmè..unè i mbetem asaj qè kisha shkruar mè parè..Njerèz tè tillè i duhen mè shumè atij vendi(shqipèrisè) se çu duhet shqipèria atyre..pèrveç faktorit intelektual(pèrfshirjen nè problemet e vendit..max respekt pèr kètè) apo punès sè tij(qè e pèrsèris,nuk jam nè gjèndje tè jap vlersim tè saktè,èshtè çèshtje shijesh),Klosi gjithmon mè ka dhènè pèrshtypjen nè daljet publike.. e dikujt "che si fa i cazzi suoi !!" (nè hall tè vetè..)..nè botèn ku jetoj unè,ndoshta do tè ishte dikush si shumè tè tjerè..nè botèn shqiptare èshtè si uji i pakèt!!

smiley

A.R.Ammons

Një improvizim për angular momentum

 

 

Ecja është si

përfytyrimi, një

hap i vetëm

kthen rrethin

në lëvizje; syri këtu

e atje pushon

mbi një gjethe,

gropë, apo parvaz,

gjithçka pezullon

përveç ku

vështrimi prek pamjen:

ndaj, megjithatë, dhe

realiteti kërcet sërish

në brendi këndore,

trajtë e mprehtë

vetvetja, shkurrnaja

shkalaferrse, linja e telefonit,

përfundimtare, ngulur,

vetja, gjithashtu, atëherë

kapi vërtet re

dhe erë që tretet

brenda drejtimeve të tyre,

thyen rrotull e rrotull dhe

përmbi, poshtë edhe përjashta,

lëvizje të kthjellëta,

të gjalla, muzikore!

 

Ndoshta nëna e vdekjes si nëna e lindjes

nuk na shkreton veç vjen të na ruajë

dhe të na prodhojë, sa t’i bëjmë vend vetes

edhe ta durojmë veten me butësi, me vëmendje,

përmes kangjellave, për të na parë mirë e mbarë,

për të na lehtësuar dhimbjet, të na shtypë vajtimet
të na mbrojë nga lart e të na mëkojë, të na çojë

drejt më madhështores, më të qëndrueshmes

paqe, deri në fund fare përtej kokëçarjes

së kujtesës,

përtej rifiniturës së brishtësisë,

shtëpisë së mishmashit të hyrje – daljeve,

krijimi është dytësor,

lajle lule.

 

 

 une nuk kam patur respekt per te para vdekjes, por keqardhjen nuk mund ta kthej ne respekt pas vdekjes.

+1

Nuk e njoh mire Ardian Klosin, gjithesej mund t'i kem lexuar 4 a 5 artikuj, nuk mbaj mend ndonje gje prej artikujve te tij mbase sepse nuk kam qene i interesuar ne temat qe trajtonte, mund te kete qene edhe pune momenti, s'kam pasur takat n'ate kohe, jo se dua te justifikohem perse nuk mbaj mend artikujt e tij medemek te them se duke qene se ndodhi kjo qe ndodhi nga shpirtmiresia, keqardhja, te them e te genjej se artikujt i ka pasur te mire e ka qene intelektual i zoti. Gjithesesi pak rendesi ka kjo. Por e kujtoj ne nje menyre tjeter Klosin : nuk e di ku duhet te kem hasur ndonje artikull te tij dhe mbaj qe me pas e kam "guglluar" emrin e tij per te lexuar me shume apo per ta njohur me mire, dhe linku me i pare qe ka pas dal ka qene nje link ku krahas emrit te tij ishte e vendosur nje fotografi me nje palle te fryre mire, pingul e vertikale. Madje disa here te tjera qe e kam "guglluar" me ka dale gjithemone ky "link". Nuk ishte as link i çensuruar, ishte me i pari fare. Tani kush na shpjegon pse Ardian Klosi paska qene kaq i urryer apo i poshteruar apo i perbuzur, dhe nga kush? Per çfare arsye? Se mbase ka ndonje lidhje me ate ç'ka ndodhi...

Per te tjerat vetevrasje ne Shqiperi ka plot, mjafton te lexosh kronikat e gazetave, dhe me duket se po ndodh diçka e tipit vlera dy-standarteshe : nuk e kam lexuar Ramen te shkruaj diçka per vetevrasjen  e filanit apo filanes, nje te panjohuri, aq me shume n'ato trajta qe do te ndermarre "si perfaqesues" i nje kombi, ne nje blog ku po perpiqet te jape "vizion" per te ardhmen... Vlera dy-standartshe edhe per faktin se se ç'ka diçka te mjegullt qe dashka te na beje te besoje se vetevrasja e nje intelektuali qenka me e hidhur se vetevrasja e nje fshatari te shkrete te panjohur. 

degjova me te keqen qe nuk kishte mundesi financiare, dmth ishte keq, shume keq, per buke me thane... nuk dua ta besoj ...

...thnx petlle per ket fakte vertete te rendesishem dhe shume domethenes  njekohesisht.Ne pergjithesi akademiket kudo ne bote nuk jane te varfer por  kur lexova shkrimin e Rames per vellane etij A.Klosin , dyshova per gjendjen e veshtire  finaciare kur thote se;

"Klosi ishte duke e ndërtuar me kursime e hope atë shtëpi të paqme, larg Tiranës e mes ullishtave...duke më treguar se si kishte përzënë muratorë të pagdhendur e marangozë çaprazë, ngase i kishte ardhur në majë të hundës se sa keq silleshin me gurët e me turrën e dërrasave të palatuara"

ka nje lidhje mes klosit dhe majkell xheksonit.te dy vdiqen ne perpjekje per tu ''zbardhur''

O Jorgo, e kuptuam ironine e holle qe disponon, qe nga tema e pare, per Klosin. Nuk eshte e nevojshme te besh prezencen ne cdo teme me komente te tilla pasi me se paku dukesh qesharak. Me mire hesht kur ske gje per te thene. Nuk eshte e nevojshme te shfrysh frustracionin e perditshem ne tema te tilla. 

E pse te heshte para budalleqeve qe hidhen lart e poshte? Pse te heshte para te vertetes? 

 

E kush eshte e verteta? Qe po zbardhej?

PO. Ose qe nuk ndihej rehat ne lekuren e tij. Eshte semundje e keqe kjo, me e keqe dhe me e perhapur se depresioni psh.

nga menyra se si komenton ti duhet te paraqitesh si ''jorgaq'' ne kontaktet me greket .ju pseudointegrimsat jeni deshtake te lodhur qe kur takoni te huajt shani shqiptaret dhe kulturen e tyre per tu dukur sikur s'keni lidhje me ta por me ''perendimin''.nga kjo semundje vuante dhe i ndjeri,por edhe shume te tjere ketu qe te ''globalizmi'' shikojne ilacin per semundjen e tyre identitare.

dhe ato keshillat prej mesuesi leri menjane.nuk perdora asnje fyerje por e verteta djeg pak.

S'ta thashe per ofendim. Eshte nje shprehje urbane kjo per emigrantet shqiptare ne greqi, qe perdoret shpesh nga bashkekombesit tane ne atdhe.

Sa per keto fantazite me pseudointegrimsat spo te pergjigjem. Do ishte e kote. Thjesht nuk ne pranoj kete patriotizem, 2-3 rreshtash, apo nje vleresim patriotizmi nga nje anonim virtaul qe merr guzimin te etiketoje si ti doje qejfi te tjeret, qofshin ato persona publike apo dhe anonime virtuale. Dhe e di pse ta them kete?

Para pak kohesh isha me nje te njohurin tim per kafe. Kishim kohe pa u takuar e si cdo tavoline tjeter mes emigrantesh mes halleve tona te perditshme dolem dhe tek politika e tiranes. Filloi ky miku im me retoriken patriotike, gjykime e verdikte...!! Ok, deri ketu ok. Po nuk vonoi shume se na erdhi e bija (rreth te 17..e lindur e rritur ne shqiperi nga prinder me origjine te vjeter shqiptare) e qyfyrja ishte se i flet te jatit ne greqisht, e ai pa piken e turpit (mbi ligjeraten patriotike qe sapo me kishte bere) i pergjigjet po greqisht. smiley

Hajde e merre vesh ti kete lloj patriotizmi folklorik.

Keshtu dhe ne rastin tone. Ti mire e ke ne parim. Shkruan komente nga 3-4 rreshte, plot zjarr patriotik, gjykime, verdikte etj.... por problemi eshte, je dhe ti patriot si ai miku im apo jo. Ta dime te pakten. Nese je versioni i dyte, me duhet te te kerkoj ndjese per gjithe replikat ironike qe te kam bere. Mirepo, per dreq, kjo eshte icik si e veshtire per tu vertetuar... smiley 

s'kuptoj pse te djeg ky patriotizmi i shtirur, kush te ka zgjedh gjyqtar ? pse te mos jesh patriot i shtirur eshte me mire sesa te jesh i tille ?

dhe nje pyetje keshtu kot, mendon ti se greket e sotem, jane ata te vjetrit ? apo po aq sa jane francezet gale (gaulois) edhe ata jane elene ?

apo ti shef veç lekun, keto gjera s'te interesojne ?

nuk eshte fare e veshtire.ketu jemi ne blog te hapur dhe nuk ben te nxjerrin te dhenat personale.por po te them se dy femijet e mij te lindur mbas 2000-it jo vetem qe shqipen e kane gjuhen e pare ne komunikim (shkrim e lexim) por kane te 2 emrat me karakteristike identifikues si shqiptare.keshtu qe nuk mund te jem ai rasti qe permend.ti mund te kesh te drejte te aludosh sepse shumica keshtu veprojne,por ja qe ka edhe pakice qe ka dinjitet.dhe ne qe jo vetem nuk mohojme prejardhjen tone por edhe e mbrojme ,kemi marredhenie me te mira me greket dhe respekt reciprok.ata shoket tuaj po na felliqin

Ore zoteri, ti mire e ke. Po ec e mbushja mendjen nje cfaredo lexuesi te peshkut qe ti vertet mban ate qendrim dhe do vazhdosh te mbash ne kohe. Pastaj, perderisa ti preferon anonimitetin atehere cdokush mund te hamendesoje qe mund te jesh nga ato tipat e patriotizmit folklorik...qe tjeter thone e tjeter bejne. smiley

Nuk aludoj. Te them, merre pak me shtruar me gjykimet individuale kundrejt personave publike. Po deshe, e pranon, nese jo vazhdo jep leksione me 2-3 rreshta patriotizmi virtual.

Sa per ate shokun tim, qe te felliqka. Epo tani, e shumta s'do pi me kafen me te, ose me mire thene do pi kafe sa here te kem qejf per qyfyre. Se helbete, ne turren e druve s'do e vendos... smiley

Qofsh mire, bashkevuajtes, e mire u lexofshim.. smiley

Nuk e di nga del me keto perfundime idiote po klosi e donte vendin e tij.Se e donte prandaj ishte aktiv ne ceshtjet e mjedisit .Ai donte qe shqiperia te ishte e paster e bukur e jo nje kosh pleherash i europes.

fakti qe nuk besonte qe nje popull si shqiptaret te nxjerrin skenderbej, tregon te kunderten. 

Klosit i kish kap rrota bishtin qe ndodhej ne shqiperi. siç te ka kap dhe ty me ç'shoh. 

S'eshte aspak e vertete qe e ka thene ate per skenderbeun.

mbronte teorine e shmitit qe e nxori skenderbeun serb. ça duhet te thote tjeter ?

si dhe une nuk i them keto qe ta denoj moralisht, pas vdekjes per me shume. por qe te tregoj se depresioni i vinte prej ketej : kish lind ne vend te gabuar, nuk i donte as shqiperine e as shqiptaret.

por nuk ish e nuk do te jete as i vetem. disidente te perjetshem (ky lloj tipi intelektualesh) do te kete gjithnje. keta ngaqe jane te pazote i a hedhin fajin kurdohere shoqerise ne te cilen jetojne, sistemi politik i ce ciles ka pak rendesi.

@kish lind ne vend te gabuar, nuk i donte as shqiperine e as shqiptaret.

Kureshtar,po si ore qenka antishqiptar? a nuk te duket se ben pak si kandar me kto brockullitjet ? dukesh si peshk i ri, avash o djale, ujte e detit nuk mbarohet.

nuk e bera gje antishqiptar (per mu nuk e meriton kete titull, pasi ishte veç nje perkthyes i nje tjetri), thashe vetem qe nuk besonte qe skenderbeu heroi yne kombetar te ishte shqiptar. 

disa kete orvatje per çmitizim te tij e quajne mbrojtje te se vertetes (dmth qe populli yne karagjoz me qytete plot plehra sot, nuk meriton ose eshte e pamundur te nxjerre, figura aq te ndritura sa Skenderbeu), por pa vertetuar dot gje. siç ben po ashtu ti.

sill argumenta te pakten aq sa une, pastaj ec na thuj te te degjojme keshillat.

lubonjen gjete te lexoj ? ket disident te perjetshem

Po te kishim degjuar disidentet ndoshta nuk do te kishim ndjekur dulle djegesin ne marrezite e tij don kishoteske.

Qe ne rreshtat e pare Lubonja genjen, dhe e bazon te gjith sulmin e tij ndaj Kadarese mbi nje genjeshter. Intelektual i thua ketij? Pa pike ndershmerie? Po ik aman, caaa.pfffffff fakin pllizzz

Cila eshte genjeshtra sipas teje?

Po un esdo rri te te mesoj ty a derebardhe, pastaj edhe po ta thash se mos do nxesh mend! Kot mnjf, thjesht pohova nje te vertete. Lexo 5-6 rreshtat e pare se aty e ke genjeshtren dhe fytyren e pacipe te nje pseudointelektuali.

Fakti eshte se ti as e ke lexuar ose nese e ke lexuar se ke kuptuar sepse eshte dukshem siper inteligjences tende.Prandaj ne vend te thuash ndonje gje ben sharje kunder tij ne stilin e aktivisteve te rinise dikur .

Jo une vetem lexova ate qe ai ja shkruan vetes ne balle dhe qe pellet mehalles si gomar. Nuk ta kam une fajin qe zotrote ke ngel analfabet, perktheje ne inglish njehere se mbase e lexon kjarte mbasandej.

qe mitin e skenderbeut e quan mit komunist. 

smiley

Bravo. Tani thoji edhe genjeshtren e peshtire, shume te ulet menjfjale me te cilen ngre sulmin mbi Kadrene, aty afer e ke edhe ate. Aq shume paciperi ka ne ato rreshtat e pare saaaaaaa

idiotlliku pastaj eshte se kujton se çmitizimet i bejne mire nje populli dhe nje shteti. 

edhe thelbi i shkrimit te kadarese ky bile ishte. kur gjithe bota mitizon, pse duhet VETEM ne te dalim e te çmitizojme, per çfare aresye ? 

 

Ore dakort jam, por ka edhe nje gje akoma me elementare nga te gjitha. CILIN FAKIN MIT???????????? KUSH ESHTE MIT? SKENDERBEU? 

Mit mund te ishte po te kishim monument perkujtimore per pellazget psh, biles jo edhe aq mit sa e gjithe EGZISTENCA E SHTETIT MODERN GREK. Keto jan mite. SKENDERBEU MIT? Dhe  njeri prej figurave me te ndritura te historise te europes, i dokumentuar ne cdo hap te jetes, qe e ka shkruar historin me vete fjalet e tija do cmitizohet nga Lubonja? Nga nje pseudointelektual qe genjen pa piken e turpit ne mungese te argumentave? Po pse ku jemi ne kafenen e preferuar te shmuteve keshtu?

Lubonja ve ne gojen e te tjereve dicka qe mendon ai se mund te kene thene te tjeret (ose edhe qellimisht) ne ate menyre qe i intereson atij ta bej kunderargumentin. Taktike e njohur e DEBILEVE. Dhe keta DEBILE dhe te semure mendor, ne menyren me te drejteperdrejte te fjales, kan kaq shume spacio ne publikun shqiptar dhe u lejohet te semurin kaq shume mendje te tjera shqiptaresh (alba). SKANDAL.

 

Ti s'e ke idene fare per cfare flet.

Don't argue with idiots.they'll drag you down to their level and beat you with experience.

Car jane keto kenge per nje qe nuk ka piken e merites per to?

Seriozisht, e pse e ka dash me shume shqiperine ai, se mua ose ty qe sjemi fare ne shqiperi, ose se shoku im ne Tirane? Pse apo dhe nje liber qe perktheu, ishte ai qe e nxirrte Skenderbeun si xhuxhi i shtete i borebardhes?

Apo mos te flas per recenzencen e librit te piktor edit. Ne pseudo publicistiken, qe ky tipi e paraqiste si vizion per tiranen. Tani sikur te mos kishte turp nuk do ta paraqiste si vizion per te. Me kete punen e vizionit qe tha ather,te isha une do e kisha dekoruar per mole para vdekjes. Dhe meqe ra llafin nuk te hiqen dekoratat pas vdekjes.

Aman, mos me fol per ambjentin se u keput per ambjentin me. Qe ta lidh me kete me siper, ai qe thu ti kur ju bene te katermbedhjetat Tiranes nuk beri kokerr zeri si i ardhe nga qielli qe ishte! Por qe pas 12 lerim nene te Tiranes, vajti e quajti dhe vizion ati tipit. 

 

Pse duhet te beheni kaq qesharake duke e gjykuar tjetrin apo ate cka ai krijoi, ne menyre kaq siperfaqesore? Apo mos ndoshta anonimiteti i peshkut fsheh me se miri natyren tuaj deshtake..?!

Kush jeni ju, anonime virtuale, qe keni marre flamurin e patriotizmit dhe nuk gjeni rast pa vjelle vrer mbi te gjalle apo te vdekur qe kane/kishin kurajon te kene nje qendrim publik ne jeten e tyre? Ku e gjeni te drejten te gjykoni intelektuale qe ne nje fare menyre a tjetren kontribuan per vendin/shoqerine?

Eshte spekulluar per Klosin si gjasme antishqiptar mqs na paskish mbajtur qendrim "Schmidtjan" ne lidhje me Skenderbeun. Komentues te nderuar, nese Klosi mbajti nje qendrim, kundrejt librit perkates ai gjeti kurajon ta beje ate publik. Ne ndryshim nga minjte anonime virtuale ai prodhoi ne dobi te shoqerise, publikisht, me aksione publike e me pune intelektuale. Fakti qe shqiperoi librin ne fjale (me rezerva mbi permbajtjen-informacionet i kam vetem nga debati publik) dhe i paraqiti lexuesit shqiptar nje version tjeter nga ai zyrtar. Bota akademike, lexuesi, le ta gjykojne vepren. Kjo sdo te thote detyrimisht qe ai punoi per cmitizimin e figures kombetare. Thjesht solli nje drite nje liber i cili thosh ndoshta dicka tjeter nga ajo cka kemi mesuar deri tani. E njejta histori dhe me librin e Ali Pashes....!!

Nje komentues mjaft aktiv i peshkut shkruan ne temen e pare :

Dhe gjithashtu, mendoj edhe se numri i Schmidtjaneve ne Shqiperi sapo u zvogelua me 1 anetar me pak.

 

E meqe eshte nje teme qe ngre shume debat, doja te dija aresyet, dhe shpresoja te kishte ndonje aresye te forte.

Po ketu gumezhoka tema me komente shume te cuditeshme.

Familjes se tij i uroj vetem dite te lumtura dhe gezime pacin. E sikur te varej nga une, edhe Klosit iu prehte shpirti ne paqe dhe Zoti e falte.

   

Hajde e ndiq llogjiken e ketij, krejt paradoksale...

C'ti thuash?! Nuk mund ta komentosh postin se eshte kaq, po kaq paradoksal saqe ka mundesi te futesh ne nje debat te nivelit idiot. Megjithate, instistoj qe figurat publike qe kontribuojne ne nje menyre a tjetren (kjo varet nga ju, sa i keni lexuar, ndjekur, apo perkrahur veprat dhe aksionet publike te personazheve ne gjykim) duhen gjykuar ne nje kontekst me te pergjithshem e me me shume kujdes persa i perket dobishmerise shoqerore. Kaq kisha. 

Kush kupton, ok. Kush deshiron te vazhdoje ne vrazhden idiote te pseudopatriotizmit virtual, apo te gjykuarit ne menyre siperfaqesore te individit, vazhdoni. Kullotje te qete, ju uroj deleve....te perendise, ne kete hapesire pa fund virtuale.

 

po ti ku e gjen te drejten te na mbash referat ? ke per te thene gje ne lidhje me temen ? dmth te na shpjegosh shkaqet qe e shpune ne vetvrasje ? 

 

Nuk e kupton qe argumenti i tij eshte i deshtuar qe pa u shtruar mire? Te jesh kunder anonimitetit ne nje blog eshte njesoj si te bertasesh per demokraci dhe te jesh kunder votes te lire. Duke marr parasysh nivelin e tij intelektual, qe shprehet qartesisht ne menyren e te komunikuarit dhe shtjellimit llogjik, ai eshte nje ndjekes i denje i pseudointelektualeve te arenes publike shqiptare dhe ketu s'ka asgje per tu cuditur. Po te ishim ne nje studio duke bere debat a ne nje kafe ai do te bente zhurmuesin.

celesi

Nqs nuk e ke vene re ky eshte blog, dhe eshte i hapur dhe i mabajtur enkas per anonimet. I vetmi deshtak, mi virtual etj ketu je ti, dhe Klosi ka prodhuar leshte e ka bere leshte per Shqiperine. Nqs do mund te postoj une ketu me qindra momente ku nga goja e tij kan dal lloj lloj budalleqesh..... Tregohu pak me i perulur dhe trego pak me shume respekt per te ndjerin ne keto rrethana. Me shume perulesi. LLafi i keq nuk thuhet e nuk do te thuhej po te mos na canit trapin me ter keto budalliqe e levdada. Edhe njehere, ME SHUME PERULESI, sepse nuk impononi dot respekt!!! Respekti fitohet. Do apo s'do ti, duan apo s'duan te gjith pseudointelektualet duke filluar qe nga Lubonja, Klosi ishte vetem nje intelektual medioker, qe mund te kete me tonelata te tille, dhe vetem fakti se lyrash te nivelit te pseudointelektualeve te sotem te arenes publike kan akses ne mediat iditote shqiptare nuk do te thote qe do te mund ti imponojne nje populli drejt te cilit vetem ndjellin vrer nga mengjesi der ne darke RESPEKT!! Shume te tjere ka per ti gjykuar historia shume me ashper se Klosi, dhe prandaj ju DJEG kjo pune. Shpresoj te mos jesh njeri prej tyre.

Mik (anonim) i nderuar!!

Me duhet te sqaroj edhe nje here argumentin tim pasi ti mesa duket ose nuk lexon qete, ose gjykon shume emocionalisht, ose ke tendence per te gjykuar njerezit apriori.

Thelbi i argumentit tim ishte te mos gjykojme individet, vecanerisht ata me nje kontribut te caktuar ne shoqeri, ne menyre siperfaqsore. Kjo perfshin dhe mos evidentimin e krejt kontributit te tyre shoqeror. Cka personalisht me shqeteson kjo kulture e perbaltjes qe ekziston mbi gjithcka, mbi cdokend qe guxon dhe flet per dicka, mbi cdo vlere qe guxon dhe thote nje mendim (qofte ai dhe ne lidhje ceshtje sensitive shoqerore e jo vetem). Kjo kulture e perbaltjes, shpesh siperfaqsore, e bazuar ne stereotipe plot komplekse sjell demin me te rrezikshem per shoqerine tone, evidentimin dhe paraqitjen e antivleres si vlere shoqerore. Ky per mua eshte thelbi.

Sa per anonimitetin, ke te drejte. Shumica prej nesh ka zgjedhur kete forme, per arsye nga me te ndryshme. Diferenca konsiston tek njeriut qe fshihet mbas ekranit te kompiuterit. Disa preferojne te jene me te permbajtshem, me nje fare etike qytetare e disa te tjere preferojne te bejne kamikazin virtual. Ky rasti i dyte eshte shume interesant, pasi ai gjithmone ka tendenca per gjykime absolute, ka tagrin e padiskutueshem te patriotizmit dhe natyrisht ka gjithmone te drejte...

Une personalisht perpiqem ti permbahem variantit te pare. Ti, nuk e di. Uroj vecse te jesh mire e mire u lexofshim... smiley

Te mos gjykojme individet? Te mos gjykojme ate qe ata bejne? Po ather i bie te flasim kot ne tym sic po ben ti tani. Ore cfar problemi ka te gjykoshe? Ne fund te fundit eshte aktivitet intelektual, madje sipas meje edhe te paragjykoshe eshte normale, sepse ne me te shumten e rasteve paragjykimi korrektohet ne gjykim. Te mos ta gjykojme se ai ishte intelektual? Seriozisht e ke ti? 

Se kuptoj ku e ke problemin me anonimitetin se po bie ne gropen qe hap vet. Pikerisht per ate qe po ankohesh, nga ajo te shpeton ky anonimiteti. Dmth qe une tani duhet te debatoj me ate qe thua ti, pa patur rendesi nese ti shef drejt apo skic, sepse mund te te thosha ik se ti je qorr smiley

Edhe nje gje, njerezit nuk vijene ketu se kane frike te flasin jashte apo te lagjia apo ku di une. Vijne ketu sepse eshet nje realitet virtual (nuk dua te zgjatem ketu). P.sh: Une erdha rastesisht te ky forum a blog dhe nuk erdha nga frika. Por mund te kisha vene dhe emrin tim te vertet ketu (futja kot Beni) edhe prap ty nuk do te jepte gje. Ti ngaterron konceptin, nuk vijen njerezit ketu per tu fshehur!!!!! (ama nuk te mohoj qe mund te kete dhe te semure te till me nje mije e nje komplekse)

Nese do hyja ne llogjiken tende te gjykimit a shprehjes reagimi im kundrejt teje nuk kish si te ish ndryshe: Ne vend te trurit ke lesh? Lexo, hapi gavot pastaj pergjigju.

Por nuk e bej pasi eshte e kote te devijojme nga tema. Per sqarim ne lidhje me gjykimin une kam shkruajtur :

Thelbi i argumentit tim ishte te mos gjykojme individet, vecanerisht ata me nje kontribut te caktuar ne shoqeri, ne menyre siperfaqsore.

Pra sic duket qarte nuk imponoj ne asnje forme gjykimin por jam kundra gjykimit siperfaqesor. Per mua figurat publike me kontribut intelektual apo dhe qytetar duhen vleresuar ne nje rrafsh te gjere gjithmone ne raport me dobishmerine shoqerore. Nuk mundohem te ngre Klosin ne piedestal intelektual por them qe eshte e papranueshme nga individe qe ndoshta nuk kane lexuar asnje nga veprat e perkthyera, asgje nga krijimtaria e tyre intelektuale apo nuk kane ndjekur ne teresi aktivitetin qytetar te personit ne gjykim, te japin gjykime.....se ashtu u eshte dukur!!

Se nese niseshim me hamendesime atehere cdokush prej lexuesve te ketij blogu nisur nga gabimet, gjuha e perdorur si dhe logjika e argumentimit, do mund te thoshte per ty, qe ndoshta, ka te beje me nje analfabet. E per rrjedhoje, si ka mundesi qe nje analfabet te gjykoje ne terma absolute kontributin shoqeror te nje personi publik qe i ka dhene kultures nje grimce kontributi...?!

Kthehemi tek Klosi. Personalisht, nuk eshte se e admiroj por ja di per flm qe gjeti kurajon te sjelle ne shqip ca libra te mire, ndoshta dhe ca jo te mire (shih Skenderbeun...mqs ka marre kritika akademike). Nje nga librat e mire eshte dhe Alia Pasha i Francois Pouqueville. Kam pakenaqesi/kritika ne lidhje nivelin e perkthimit por vleresoj ne teresi vepren e sjelle. Dhe si nje lexues modest nuk marr guximin te kritikoj Klosin pse solli ne shqip nje liber ku Ali Pashane, autori s'ma paraqet si Engjell...!!Kritiken ja le personave qe shume mire di ta bejne, botes akademike, njelloj si vepruan (shih vecanerisht Kristo Frasheri) me rastin e botimit te librit te Schmitt-it.

Kaq e thjeshte eshte thelbi i terheqjes se vemendjes qe ju bera. Nese e pranoni si mendim, ok. Nese jo, vazhdoni me qyfyret.

"Intelektualët që nismëtuan baltën kundër Skënderbeut dhe Rilindjes
nuk janë katundarë me shallvare që i bien daulles e klithin "Dum
Babën!" .. janë jo vetëm më të rrezikshëm, por më vulgarë e më
pa moral se ata.  F.L.

Ne qe jemi,jemi me mjerane, se ata qe s'jane.Ata qe s'jane,i kane myll 
llogarite dhe ata e "dine" konkluzionin.Na vazhdojme te rrejme veten me iluzionin,per me shmang knkludimin e atyne qe s'jane.Na imi mjerant,jo ata.Ata jane realistet.

Po pra, shume ironike kjo sjellja e shume prej nesh. I qajme hallin atij qe shpetoi dhe iku, ndrkohe qe vete vazhdojme te vuajme, pra te jetojme.  smiley

nuk i qan kush hallin por vdekja na kujton gjithsecilit bilancin e jetes ose sensin e saj. meqenese te gjithe kemi per te vdek nje dite, te gjitheve na jepet okazioni nga rasti per te thene diçka. 

se kur jetojme, e kemi objektiva per te arritur, asnjerit nuk i bie ndermend per vdekjen.

Keto vetvrasje te profilit te larte duhet te sherbejne si zile alarmi per te gjithe shoqerine per ceshtjet e shendetit mendor e kujdesin qe tregohet ndaj tyre.Se pari duhet te sherbeje si prove se depresioni nuk eshte turp po semundje si gjithe te tjerat dhe i ze te gjithe pavaresisht nga mosha seksi pasuria fama lavdia.Deri tani nuk kam pare asnje sqarim  ne shtyp se si funksionojne mekanizmat e trajtimit te semundjeve te tilla, si eshte gjendja kualifikimi i personelit etj.A ka qendra te shendetit mendor ne cdo rreth?ky njeri kishte mundesite te kurohej me mire se te tjeret po si i behet fjala vjen dikujt qe jeton ne puke apo skrapar apo ne ndonje zone tjeter  te thelle.

me duket se dikush, nga shqiperia, tha qe nuk kish leke per buke. 

si dhe per mu depresioni nuk eshte semundje dhe as psikollogjia shkence.

si dhe per mu depresioni nuk eshte semundje dhe as psikollogjia shkence..."

Ti je ne te njejten lige me ata qe mendonin se toka eshte e sheshte dhe dielli rrotullohet rreth tokes.

pikerisht ngaqe ishin me te bukur dhe prodhonin gjera me te bukura nga njerezit sot. per mu bukuria e gjojnave (gocave po ashtu) eshte primordiale, te gjitha te tjerat jane te nje rendesie te dores se dyte.

Vdekja e z KLOSI, ishte një humbje, për familjen dhe të afërmit,

Një humbje për publiçistikën dhe kulturën shqiptare. Megjithëse kanë kaluar dy dekada pluralizëm, akoma në shqiptarët nuk po ambjetohemi me mendimin dhe fjalën e lirë.

DILEMË

Kur flasim shumë,
Kemi frikë,
.............se gabojmë,
Kur flasim pak,
Fjalët,
.........fjalët na teprojnë.

Të flasim,
 ..........apo të heshtim,
Të jetojmë,
...............apo të vdesim.

Cimo, shpresoj te jesh mire. Nuk rri dot pa te thene qe jam icik i habit qe nuk ke shkrujt kurrgje per Klosin ose me ka shpetu pa e pa. Duket ke pas plot rezerva. Edhe PF nuk osht duk hic. smiley

Ka bere disa perkthime shume-shume te mira! Kjo nuk eshte pak! Nuk eshte aspak pak!

Perndryshe, nuk kam ndonje gje vecanerisht pozitive per te thene per te ndjerin.

Shok nuk e kam pasur qe te kisha edhe te tjera ndjenja shoqnie, si ato qe aq mrekullisht i ka shkrujt Ed Rama. Mund te jesh shok i mrekullueshem me dike qe nuk ndan te njejtat mendime - prandaj them.

Ne eliten intelektuale te nje vendi, tipa si Klosi, madje edhe si Lubonja, jane gati te domosdoshem, sepse plotesojne tablone. Ajo qe nuk shkon, eshte pesha vecanerisht e madhe qe kesaj specieje i jepet ne Shqiperi. Kjo, per mua gjithnje, eshte edhe nje tjeter simptome ne zinxhirin pafund te simptomave qe deftejne semundjen shqiptare.

Nuk besoj qe ne aktin tij te kemi nje proteste me natyre mospajtimi sistemik. Ajo lloj vetvrasjeje mund t'u kerkohet vetem poeteve (te medhenj fare). Klosi nuk ish i tille. Nga Klosi une nuk kam pare asnje rresht krijimtarie letrare vetjake. Me teper se nje perkthyes dhe njeri i lexuar me shkendija intelektuale ne veprim dhe komunikim, nga i ndjeri nuk mund te presim. Cdo teprim per "gjigand" te dijes dhe per vajtime te tipit "vdiq Naimi, o e mjera Shqiperi", eshte ne dem te tij.

PS. Kaq sa thashe, i thashe me idene qe kane kaluar aq ore nga humbja e te ndjerit, sa te flasim edhe kesisoji. Dhe per respektin tat, natyrisht, i nderuar dajosh!

 

Kot po nderhyje, por nuk rrija dot pa u pergjigjur. Klosi ishte kritk dhe jo krijues letrar! Pse duhet te jesh krijues letrar qe te hysh tek `te medhenjte`?!

patjeter. 

pastaj hyrja "tek te medhenjte" nuk behet se duam apo nuk duam ne tek ky blog apo me gjere. kush jemi ne ? perveçse shijeve, deshirave e interesave tona vetjake (pra subjektive) nuk mund edhe te duam te ndikojme me gjere. 

vetem historia e ndan vete shapin nga sheqeri. vetem historia krijon dhe çben mite. 

kush nuk kupton as kaq, nuk eshte burre i qut. 

 

Ok Cim, faleminderit. Nuk di pse mendova qe duhet ta kesh njohur mire.

Kush e nderton tablone ne Shqiperi qe e paska pas plotesuar Klosi? Cilet jane keta intelektuale te kalibrit te cileve Klosi iu vinte anash?

Kac Myftari, Ed Ypi, Frok Cupi, Ver Llapa smiley

Ne vijim te pyetjeve, dhe ndjese per nderhyrjen se pergjigja e emos i eshte detyruar dajoshit, cfare do te thote "tipa" dhe "specie"?

Cfare hallke e zinxhirit te semundjes ka qene pesha e Klosit?  

Per te tilla simptoma behet fjale?

Interviste: Vendi i mjedisit në jetën politike është minimal

(Nga intervistat e fundit, ne mos e fundit e Klosit)

Une i kam njohur ...po c'rendesi ka . Mund te njohesh ke te duash dhe mund te mos i njohesh fare.Deri me sot Shqipot pas 1990 jane mesuar te leshojne me bollek 'dafina per hic mosgje " sidomos ne fushen e mendimit Teorik . Le te thote dikushin qe ka hap nje "klub " te tille ku rreth tij perqendrohen veprimtare qe ndikojne ne psikologjine shoqerore pak a shume ne situata Historike si te lloit te IK ne Librin "Dimri i Vetmise se Madhe " ?

Qe te besh homazhe me deklarata 'super " sic po lexojme , mendoj se ka te beje me ndieshmerine e individeve me njohje direkte , te ndikuar prej  ideve te tij , dhe jo " kur u ndava naten e fundit " .Aq me teper qe z.Klosi ( rp ) per sa eshte shfaqur ne Publik ka treguar nje nivel te Larte Shkollimi dhe ka perfaqesuar nje tip "rebel " ne kuptimin e ndikimit ne Kulturen qytetare te atij vendi ...por pa ndikuar tek asnje perfaqesi as Intelektuale as Shoqerore , as Sistem Edukimi as Skollimi . Thjesht artikuj te hapur per Publikun here te ciesise se Larte e here te Kritikueshem sic ka ndodhur me to edhe tek PPU !

Qe te shprehesh keqardhjen per nje figure te Ditur nuk ka te beje me kundershtite qe ke ndaj cfaqjeve te tij ne publik sic ka qene dhe rasti i "pykes " qe futi me Idete Shm..tiane , ne prozvaljen ( vallaha teoricienet e cm...tizimeve )  e Heroive Kombetare per hicmosgjera .. Perkundrazi , vetem nje kategori Kurvash te Mendimit nga ata qe mund te kene ndikuar ne avancimin edhe ne gjendjen e turbullt mendore te tij , zakonisht marrin flamurin per vajtime me oi oi oi te pakuptimta !

Vetvrasja e tij eshte e TIJ dhe e asnje tjetri .Sipas perceptimit personal kushdo eshte i lire  ta ndjeke !

Vetvrasja e tij eshte e TIJ dhe e asnje tjetri .Sipas perceptimit personal kushdo eshte i lire  ta ndjeke !

Aman se mos na ben ndonje ketu ndonje  therori se qysh do bejme na .

Nuk e di pse shkrimet e te ashtuquajturve Miq te DANIT me kujtuan kohen e erret te dullo-nexho-alias me te vetmin ndryshim se athere thonin armiku i popullit e tradhetari i partise nderkohe qe ne keto shrkime thuhet miku im  Dani

 

 

Personalisht e vleresoj A.Klosin perpos kontributeve ne fushen e perkthimit, per angazhimin e tij qytetar, per zerin e tij kritik , nje nevoje kjo  kaq e domosdoshme ne kete kohe te korruptimit moral dhe apatise sociale.Klosi kete e beri  jo vetem permes fjales si analist por, dhe kjo eshte e rendesishme, edhe permes veprimit si protagonist dhe aktivist ne disa nisma per mbrojtjen e trashegimnise kulturore, per mbrojtjen e mjedisit dhe publikes.

Nuk pati ndonje histeri kolektive, as ndonje vajtim popullor sic po lexojme nga qortuesit ketej rrotull. Vleresimet dhe percjellja qe ju be nga miqte e tij, koleget, te njohurit,dashamirsit eshte krejt normale. Eshte nje tradite e vendosur si ligj prej Solonit qe te vdekurit nuk pergojohen .Dhe sic ndodh ne keto raste, ka edhe tepri ne deklarata, ka edhe inflacion vleresimesh por sikurse thote me te drejte Idrizi me lart, keto jane vleresimet subjektive te miqve dhe dashamiresve te tij. Ka ndodhur edhe me njerez te tjere te artit, kultures qe ne momentin e largimit nga kjo bote, mbulohen me superlativa, te gjithe quhen "te shquar" "te jashtezakonshem", "me kontribute te vyera" "shkolle" "modele" etj. etj. Koha eshte sita me e mire dhe kandari qe peshon vlerat.

Nga ann tjeter , mospelqimet  per kete apo ate pikpamje dhe qendrim te Klosit mbeten vleresime individuale, pune shijesh, kendveshtrimi dhe botekuptimi. Kuti mates i individeve te vecante nuk eshte etaloni qe perdor shoqeria dhe kujtesa e saj. Aq me teper qe nuk mund te denigrohet dhe paragjykohet Klosi, nisur nga nje pikpamje caktuar qe bie ndesh me tabute dhe pikpamjet e x apo y. Njerzit e kultures, pavaresisht nga rrangu apo kontributi, duhen pare ne kompleks. Nqs ka nje shqiptar qe ka tallur, thumbuar, perqeshur dhe percmuar veset dhe dobesite e shqiptareve e deri tek e famshmja "Shqiperi te kam dhjere"- ky eshte F.Konica.Por ja ku e kemi ne panteonin e te medhenjve.Po keshtu Koliqi, Fishta, M.Frasheri e deri tek Kadare, te debatuar e kritikuar per kete apo ate qendrim, e ja ku i kemi si ujet e pakte te krenarise kombetare.Nuk po vendos Klosin ne keto nivele, por po flas per fenomenin, per ate qe thote diku Molieri, se njerzit, sado te persosur te jene, shoqeria do ti gjykoje nga pika e tyre me e dobet.

Kjo eshte dhe pika jone e dobet si shoqeri e frustuar.Ne kandarin tone peshojme me shume dobesite se sa vlerat.

 

Jo, por u be me faj populli shqiptar i trrashe per vdekjen e Klosit, u be me faj krimineli i sigurimit Kadareja per vdekjen e Klosit, dhe tani qe vdiq Klosi na doli qe cdo llaf qe paska qene kur qe gjalle na paskesh qene e verteta e madhe. Aman o burrr.... Mosrepekt deri ne maksimum kan treguar vete ata qe folen te tilla brockulla mbas vdekjes te Klosin, ku edhe me vete vdekjen e gjoja mikut te tyre u perpoqen ti bien qemanes ne te njejtin vend, jo shqiptaret keshtu e ashtu, jo kadareja keshtu e ashtu, jo skenderbeu keshtu e ashtu. Shiko nga erdhen provokimet pike se pari, andej jane edhe pergjegjesite.

Edison Ypi: Idhnaku Klosi

MAPO

Ashtu e kam ditur edhe unë Dan; Që nuk flitet keq për të vdekurin. Për të vdekurin flitet vetëm mirë. Sepse i vdekuri nuk dëgjon, dhe nga fjalët e mira nuk i rritet mendja. Keq, vetëm fjalë të këqija fliten vetëm për të gjallin, i cili dëgjon, kupton, turbullohet, dëshpërohet, ndonjëherë aq tepër, sa bën si bëre ti.
Kjo simetri e frikshme, kjo modë, ky trend makabër, me të vdekur të cilët duhen ruajtur nga rritja e mendjes, dhe të gjallë të cilët, edhe pa asnjë shkak, duhen ndëshkuar me fjalë të këqija, tashmë në Shqipëri i ka shpërndarë aq thellë metastazat, sa “mirë” flitet vetëm për të vdekurit e këqij, dhe “keq” vetëm për të gjallët e mirë. Shtoi kësaj edhe nuancat; domethënë tmerret e pafundme që rrjedhin nga kombinimet e panumërta të heshtjes memece, të folurit gjysmak, të gjallët e vdekur, të vdekurit e gjallë, të gjallët e gjallë, të vdekurit e vdekur, dhe e merr me mend vetë ti pastaj sa e bukur bëhet tabloja.
Prandaj, duke pasur parasysh këto, unë o Dan, gjatë këtij komunikimi postum me ty, do veproj si di vet’, si gjithmonë, jashtë klisheve. Duke të konsideruar ashtu si ti në fakt je, as i ardhur e as i ikur, as i gjallë e as i vdekur, që me ty as po flas e as po hesht, do bëj diçka më të thjeshtë, do kujtoj disa dromca të lezetshme, të cilat, lidhur me sa më sipër, janë thjesht ilustruese. Dhe tani, pa humbur kohë, të futemi në temë.
Me rastin e vetëvarjes tënde, Edi Rama shkroi një redaksional. Një tekst hyper patetik. Një eksperiment intelektual, një sprovë grafo-logjike lakrimogjene, për nga efektet pothuajse identike me atë që i kushtoi Gim Myftiut ca vite të shkuara. Ishte, si të ta them, një lloj mbishkrimi pllake varri varrezash katundi, tip; “O ju njerëz që po kaloni, ktheni kokën e më shikoni, se një ditë të gjithë këtu do vini”. Fjalë këto dhe pllakë guri varri kjo, të cilat, s’di pse më kujtuan atë që ti Dan vet’ më pate thënë një ditë se të kishte mbetur fort hatri lidhur me një udhëtim që ti dhe Rama kishit bërë në Itali, kur gjatë atyre dy apo tri ditëve vajtje-ardhje-ndenjje, fol o gur fol o mur, Rama s’të kishte folur asnjë fjalë.
Nejse, unë e ti jemi njohur më 1981 në Pogradec. Ku, diku buzë Liqerit t’u drejtova si e kam zakon, pa të përshëndetur;
-A e di ti Ardian Klosi se atje, të thashë duke të treguar me gisht skajin jugperëndimor të qytetit, në katin e dytë të një shtëpie të rrënuar që duket si kullat mesjetare të Frankfurtit, gjysmë shtrirë mbi një divan gdhihet e ngryset një Sovran, i fundmi Rilindas, Poeti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, Lasgush Poradeci ?
-Faleminderit. Nuk e pi.
Më la pa mend kjo lloj përgjigjeje që besoj se kishte kuptimin; “Mos më ngatërro me këto gjëra”. Me cilat gjëra ?! Por nuk e zgjata. Dhe nga ajo ditë u bëmë miq. Nga ata që takohen rrallë. Sepse unë, vëllain në burg, ti me punë në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”, nuk mund të ishim aq miq sa të dëgjonim Bitëllsat në ndonjë bodrum të Shallvareve. Se e vërteta është, duhet thënë patjetër edhe kjo, njohja jonë ndodhi ndërkohë që pothuaj të gjithë miqtë e mëparshëm më patën braktisur.
Në ato kohë ti më tregoje qyfyre nga Shtëpia Botuese. Ja një qyfyr;
Po bëhej një mbledhje ku flitej egër dhe kërcënueshëm nëse i vlente apo jo kurvit “Viti i Mbrapshtë”. Ismaili, i strukur nga atje ku rrinte, të dërgoi  ty dorë më dorë një pusulle të palosur ku kishte perifrazuar veten:
“Ç’më ka hije pena, Dan o kapedan,
ta botoj “Vitin”, bytha s’po ma mban”.
Dhe qeshnim pafund me këtë e të tjera të tilla. Se, pavarësisht si u kokolepsën punët më vonë, ti në atë kohë ishte dishepull i zjarrtë i Ismailit. Apo jo ?!
Një herë tjetër të thashë se Dritëro Agolli nuk është as shkrimtar, as poet, por vetëm inkuizitor. Nuk refuzove, por the: Kujdes me këto gjëra, se Dritëroi mund të jetë a të mos jetë si thua ti, por nuk është budalla.
Në 1988, ti, edhe pse kur binte fjala thoshe se i adhuroje, s’kishe asnjë ide ku tretej Lasgushi dhe ku dergjej Petro Zheji, ku frymonte njëri e ku mbijetonte tjetri. Edhe tek Lasgushi, edhe tek Zheji (jo Arturi), të cilëve u bëja vazhdimisht vizita, ty Dan të shoqërova unë.
Zhejin e dëgjove me shumë vëmendje. Më tregove edhe se si në një tjetër mbledhje në po atë shtëpi botuese, në një moment kur një lektor propagandistik i ardhur nga një komitet kishte përmendur “një gënjeshtër që thuhej në Bibël”, Zheji e kishte ndërprerë duke i thënë; “Ju lutem, a mund të dal pak jashtë ?” E kishte lejuar lektori Zhejin të dilte duke menduar se Zhejit i duhej të shkonte në fund të korridorit. Mirëpo Zheji që kishte vajtur në një apartament të ngushtë aty pranë ku jetonte ato kohë, ishte kthyer pas pak minutash me një Bibël në duar duke i thënë komitetsit: “Ja Bibla, ku është ajo gënjeshtra ?!”
Lasgushin, edhe atë e dëgjove gjithashtu me shumë vëmendje. Gjatë asaj vizite, në një moment Lasgushi të la pa frymë kur tha: Tani mund të flasim sa të duam, se ai ka vdekur. Fjalë këto, për të cilat, tre vite pasi kurvi kishte ngordhur të ikte koka. Unë me këto thagma të Lasgushit isha mësuar, ndërsa ty, megjithëse nga ajo batutë u kënaqe pafund dhe qeshe sa deshe, sa s’të ra pika. Gjatë atij takimi me Lasgushin, që për mua mund të ishte i njëqindti, ndërsa për ty i pari dhe i fundit, ti more edhe shënime në një bllok. Që pastaj ai bllok të humbi dhe e qave tërë kohën. Por nuk e kuptova kurrë natyrën e adhurimit tënd për Lasgushin. Sepse, ndërkohë që s’ma bëre kurrë të ditur cilën poezi apo poet preferoje, për Poezinë e Lasgushit më pate thënë disa herë se nuk e pëlqeje.
Pastaj erdhi ’90-a, dhe ato që dihen.
Në një miting në Sheshin “Skënderbej”, kur turma po shkatërronte klubin e Ministrisë së Brendshme dhe po digjte makina, t’u afrova dhe të thashë se ishte rast i mirë për ta bërë si në Shkodër, domethënë të gjenim një mënyrë për t’i thënë turmës të rrafshonte komitetin e partisë së Tiranës, godinën ku sot është selia e Partisë Socialiste. Në vend të përgjigjes lëshove një hungërimë refuzuese idhnake.
Pak më vonë u mor vesh prishja jote e beftë me Ismailin. Idhnimi yt i papritur me Ismailin më ka mbetur sot e kësaj dite më i mistershëm se origjina e unazave të Saturnit. Qarkulluan fjalë, madje një miku im e shkroi edhe në një libër se ke qenë spiun i Sigurimit dhe ke marrë më qafë Linx Ngjelën. Këtë gjë unë nuk e kam besuar dhe nuk do ta besoj kurrë pa u hapur dosjet, të cilat, meqë ra fjala, me dhimbje për njërin a me kruajtje për tjetrin, duhet urgjentisht të hapen. Por ti Dan disa gabime atëherë i bëre. Ju të dy, ti dhe Edi Rama, që me njëri-tjetrin ngjani si Ipad-i me Ipod-in, u rrekët t’i ngrinit piedestal dikujt që e quajtët shkrimtar dhe disident, por që në fakt nuk ishte, as nuk është as i tillë e as i atillë. Sepse, sa i përket të qënit antikomunist, ishte një njeri që ka vrarë me dorën e vet, dhe, sa i përket të qënit shkrimtar, është aq i paditur sa nuk thotë “pastaj”, por “mbasandaj”. Që edhe kjo tekë e juaja prej produktesh Apple, më ka mbetur pezull në pritje të ndonjë shpjegimi apo zbërthimi të arsyeshëm.
Jo për gjysmakët dhe hipokritët që sot bëjnë sikur pendohen duke thënë se bënë gabim që nuk të ndenjën afër, dhe as për pisat që mburren që po flasin demek mirë për ty në kafazin e budallenjve që quhet Fejsbuk, por për njerëzit seriozë, duhet thënë edhe se shumicën e muhabeteve dhe shakave, ashtu i kishte ti Dan, me vdekje. Për shembull, jo rrallë kur takoheshim më thoshe: “Eh, në betejën kundra mediokritetit, edhe unë mund të mburrem me një viktimë, Mira Meksin. Të cilën vërtet e masakrova, por nuk arrita ta vdisja dhe ta varrosja. Ndërsa ti Edison ke bilanc më të mirë në këtë drejtim, dhe të kam zili. Sepse prejkur bërë atë shkrimin “Sikur Rudina…”, Xhunga s’e ka kapur më penën me dorë dhe as mendja i vete të thotë jam shkrimtare, jam romanciere, pra ti Xhungën, jo vetëm e vrave, por edhe e gropose.
Vrau veten një soc-aktor që pat’ luajtur role komisarësh dhe komandantësh trima në atë luftën që ka ekzistuar vetëm nëpër filma. Ky aktori, pas ’90-ës, befas ktheu pllakën. U kujtua t’i ngjajë Klint Istvudit. Më vonë akoma, vendosi të vetëvritet si Bekim Fehmiu. Unë, i habitur nga kjo marri’, bëra një shkrim me titull “Secili vdekjen e vet”. Ideja e këtij shkrimi ishte se askush që ka bërë jetë plehu nuk mund të pretendojë vdekje gjeniu. Ti Dan, pa ma përmendur emrin, reagove atëherë tek gazeta “Shekulli” me një shkrim të cilin, gjoja për të nderuar kujtimin tënd pas vetëvarjes, për turp të tyre, këto ditë e ribotuan disa gazeta. Titulli i reagimit tënd idhnak ishte: “Këta s’të lënë as të vdesësh”. Ç’ka, në fakt, nuk doli e vërtetë. Se ti e provove më se një herë, dhe s’të pengoi askush. Por mua titulli i këtij shkrimi më tronditi për një tjetër arsye. Sepse, ti duke mos e përcaktuar cilët janë sot për ty “këta që s’të lënë të vdesësh”, ato fjalë, vetvetiu, në mendjen time u asociuan me “ata që s’të linin të jetoje”. Por s’kishte qenë punë asocimesh. Kishte qenë ku e ku më zi. Sepse pak ditë pas daljes së shkrimit tënd reagues idhnak dhe asocimit tim të gabuar, pronari i gazetës që botoi shkrimin tim, më tha se ti Dan, pezmin nuk e kishe pasur as me ata që në kohën e kurvit penguan të shumtët të jetonin dhe as me ata që sot, sipas teje, pengojnë ndonjë të rrallë si ty të vdesi, por me tjetër njeri. Me vet’ pronarin e asaj gazete, i cili të kishte refuzuar marrjen në punë si fotografe të gruas tënde Jutta, frikshëm i afërt ky emër me Jeta. Po. Kaq e thjeshtë ka qenë. Se gjërat e kësaj bote nuk janë të gjitha po aq të mistershme dhe po aq magjepsëse sa, për shembull, Kodi i Fibonaccio-s.
Bëre përkthime të mira, të zgjedhura, të sakta, të qarta, por disi të ftohta.
Librat e tu nuk u lexuan. Pra autor nuk ishe.
Publicistika jote, nuk ishte më e keqja, por qe kryekrejt sa propagandë në favor të njërit krah të politikës, po aq edhe tejet idhnake për krahun tjetër.
Ti Dan nuk u pajtove kurrë me kohën e kurvit. Dëshmitar jam unë. Le të më dali përpara kush të dojë të më thotë të kundërtën, po s’ia lava surratin me shurrë. Por ti nuk u pajtove as me këtë kohë. Dhe ky ishte problemi. Sepse nga ajo kohë në këtë kohë, ti Dan solle mbi shpinë një ngarkesë të tepërt. Një avantazh, një supremaci, një kult të parathënë etërish, diçka që çuditërisht, gabimisht dhe fatalisht, kujtoje se ishte e pacenueshme. Ishte pikërisht kjo ngarkesë dhe ky hamallëk i kotë, që s’të la të jetosh i qetë, dhe ta theu kurrizin.
Meqë erdhëm tek “etërit” dhe “avantazhet”, e vërteta është se s’je i vetmi. Veç teje dhe Ramës, është edhe një tjetër i spikatur, një ish i burgosur, një reduce i luftës brenda llojit. Që ju bën të treve të dukeni si Ipad-i, Ipod-i, Iphon-i. Madje ky është edhe më i lezetshëm, më i keqkuptuar dhe më komik se ju të dy. Sepse ju bëtë si bëtë, dhe në një farë mënyre e në një farë mase i ndreqët sa mundët budallallëqet që thatë vite më parë për Ismailin. Ky, ngaqë sa duket më së fundi i humbi shpresat e çmendura për të konkurruar me Ismailin si shkrimtar, pra pasi e pranoi se Ismail Kadareja është përfundimisht i vetmi shkrimtar, hapi një ekspozitë me relikte burgu. Aq me të madh, sa u duk sikur rrihte të provonte sikur kishte qenë i vetmi i burgosur.
Dy ditë para se të varje veten ti Dan, vdiq një kushërira ime. Por për kushërirën time, e cila, meqenëse e kaloi gjithë jetën internimeve, e kishte jetën me mijëra herë më dramatike se tënden, timen dhe mijëra të tjerëve, nuk u kujtua asnjë gazetë e asnjë televizor e s’u bë asnjë homazh.
Një daja im që thoshte se ishte antikomunisti i dytë në botë pas Churchillit, i cili vdiq në moshë të shtyrë para pak viteve, më pat treguar një episod me babain tënd. Ai, yt atë, e kishte lënë të vdekur në vend një ballist duke i rënë nga mbrapa drejt e në kokë me një lopatë. Ta pata thënë këtë punën e lopatës. Nuk e mohove, dhe as nuk e pranove, madje as nuk u habite. Që më le përshtypjen idhnake se s’ishte çudi të kishe dijeni për të tjera kazma e lopata e sqeparë e tortura, para e pas e anash shpine.
Kështu i dashur Dan. Këto që të kujtova, sigurisht që nuk përbëjnë ndonjë tablo të përsosur. Por besoj se janë të mjaftueshme që brenda një konteksti shoqëror që flet gjithmonë mirë vetëm për të vdekurit dhe gjithmonë keq vetëm për të gjallët, është i mjaftueshëm për të ma rrëqethur mua mishin dhe ty kockat.
Ta pata thënë edhe tjetrën; Se brengat njerëzore mund të zbuten deridiku edhe në mënyrë deduktive-laboratorike; Kaq nga budallallëku i të gjithëve, plus edhe kaq nga edepsëzlliku i disave, edhe aq nga padituria e disa të tjerëve, një garuzhde sherbet eruditiv, pak uthull hipokrizie, një lugë kafeje seriozitet, futi të gjitha në një kavanoz, mbyllja kapakun, tunde kavanozin, hiqja kapakun, derdhe në një pjatë, del një supë me të cilën mund të kalohet dita, por s’më dëgjove. E meqë për këtë e të tjera s’më dëgjove, unë, me plot të drejtë, në kërkim të shkakut të parehatisë tënde, duke ndjekur rrugën e kundërt të progresit fraktal, atë të kërkimit të kodit elementar që ndodhet në origjinë të fenomenit, atë kod e kam gjetur pikërisht tek ajo lopatë.Lëri Dan se ç’thonë sot të shiturit mediatikë, që po t’i dëgjoje do të të vinte për të vjellë. Ti s’ishe as më pak e as më tepër se një mallakastriot idhnak. Që provove diçka madhështore; Se s’është për të pasur frikë nga vdekja, e cila është e tëra, por vetëm nga jeta, që është vetëm pjesa.

cfare stili banal i te shkruarit? cfare mllefi? Me gazeten "Tema" qe botoi kunder-artikullin e Klosit? I vecante ne llojin e megallomanit idiot qe gjen altoparlante neper mediat shqiptare, te lexuarat e te palexuarat. Gjithsekush ka skelete diku ne nje dollap, jemi njerez. Por ka thene nje njeri i madh: Kush ja mbulon gabimet mikut/vellait te vete, Zoti i fal gjynahet. Nejse... 

Ypi eshte rrele qe nuk stakohet nga temperaturat e larta prandaj shperthen here pas here.

ti lavazza je regjistruar tek peshkupauje posacerisht per te sjelle fjalet e rrelese?

Po. Per te sjelle nje mendim ndryshe nga sherbeti bajat 3 ditor qe keni hedhur ju.

Burri qe eshte burre ia thote tjetrit sy keto vleresime, nuk zbraz barkun ne shkrime "portreti i te vdekurit si njeri i dyshimte".

po c'burre mo aman. Ai eshte nje i cmendur dhe kuptohet eshte per gjynah!

si kuptohet? kush e kupton? ata qe e botojne e kuptojne? ata qe e lexojne e kuptojne? po ata qe e shperndajne?

Ore ti ske pse qan. Fundja fundit vertete Ypi eshte trrap por ama ca gjona i kap. Ka ndonje te pavertete aty? Fundja fundit mire e ka. Kur vdes tjetri e ngrini ne pjedestal. Na e shpifet me keto hiperbolizime tip mbinjeriu. Ypi me budadallekun e tij ka thene te verteten e paster. Ka treguar tipin real te Klosit me te mirat dhe te keqiat e tij. Kaq

o tuc.. lexo mire se e i jep udhe mllefit me shume se c'duhet ky Ypi... "Provoi dicka madheshtore" me vdekjen ... pra deshtoi? ... se eshte Ypi qe i vendos ... per cfare vdes dhe c'shperblim merr robi ne atbote... se "lopata" paskish qene? ... e nese ishte, kjo flet mire per te... c'na tregon? ... hic gje ... njeriu e kapercen mllefin e vete... dhimbjen... aty shihet madhesia e shpirtit... tek pergjegjesia dhe durimi per te vuajtur dhe falur njekohesisht... nejse... Ypi gjen terren te shkruaj e bravo i qofte... se gjen edhe budallenj qe e vleresojne... ne mos per budallekun e vete... per guximin qe merr te shkruaj cfare mendojne te tille si ky... po ne klub a bodrum le ta beje... por nje shoqeri e emancipuar nuk do te linte te felliqej hapesira publike nga te tilla diskutimesh plote mllef... sjellin me shume zarar.. intolerance...eh... sa ta marresh ti vesh me oIdrisat! 

Or tyc. Sjam dakord me gjithcka qe thote Ypi por smund tja sillja shkrimin pjese pjese.

Mire Pupthi ...ke fillu me rrallu Pi...kat .Me kritiken qe i ben YP Xhixhit tregon qe e njihke lajthitjen . Dhe kjo na jep shprese . Shpetojeni ushtarin e mire Pupth ! E ardhmja tek njerzit e ndieshem paska Tragjizem me mllefe qe percaktojne" c'eshte mire e c'eshte keq " Zoti e ruajte YP Xhixhin se sic tregojne bathet vetem filosofet e mdituesit me veshtrim te ....tretur ...larg ....larg ...diku ...kane per te mbetur  smiley

Eh Bulo c'me bere , c'me bere !

Une nuk po qaj. Ypi nuk me duket trap. Vertetesia e vleresimeve subjektive te Ypit nuk mund te provohet. Me sa guxim e quan kete profilizim te erret "e verteta e paster"! Se jo vetem duhet ta kishe njohur mire Klosin per te bere kete, por duhet te kishe arritur te zhvishje cdo mendim nga subjektiviteti - nga ai i Ypit dhe nga ai i yti. Dhe kjo eshte thjesht e pamundur.

Ypi eshte goxha stilist, e fsheh akuzen per spiunazh mes barerave te tjera, kinse duke mos i dhene rendesi, nderkohe qe gjithe kohen pikturon profilin e nje hijeje bashkejetuese me krimin. Dhe e vetmja alibi qe i gjej eshte qe perfytyrimin e ka te shkaterruar ne menyre te pashprese nga makthi i perndjekjes politike. I mjeri Yp eshte nje karte e djegur qe e keqperdorin kaq ndyresisht.

Sa qesharak dhe i currufjasur qe eshte!Po cfare po i kujton? Nuk pelqente Poradecin, nuk miratoi djegien e nderteses se ish Komitetit te PPSH-Tirane, se eshte i biri i B.Klosit,  insinuata ne ere dhe doni me per Belulin(jo peshkun)

Ypi shfaq dhe nje here se eshte nje person i crregullt menderisht

Pse me ngjau me mllefin e atij femijes per shoket e vet,qe kur shkune me lujt me lagjen tjeter, s'e futen ne skuader?

Gjithsesi,kjo pjesa me pelqeu jasht mase

Ti s’ishe as më pak e as më tepër se një mallakastriot idhnak. Që provove diçka madhështore; Se s’është për të pasur frikë nga vdekja, e cila është e tëra, por vetëm nga jeta, që është vetëm pjesa.

A e di ti Ardian Klosi se atje, të thashë duke të treguar me gisht skajin jugperëndimor të qytetit, në katin e dytë të një shtëpie të rrënuar që duket si kullat mesjetare të Frankfurtit, gjysmë shtrirë mbi një divan gdhihet e ngryset një Sovran, i fundmi Rilindas, Poeti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, Lasgush Poradeci...

Eshte tjeter mesele e tjeter prurje , por kur bini nga keta YP xhixhi nuk mund ti  rrihet robit pa pare se dikush po i pergatit "dafina" para kohe vetes. Dhe per hir te Vertetes HISTORIKE ( pa thene se cfare deshen keta ate vit ne Pogradec ) le te kujtojme se kete verejtje te YP Xhixhit e ndigjoi vete sh.Enver . Ai pyeti dhe  u ALARMUA ( sipas gjuhes se YP Xhixhave ) se nuk kishim xhirim per te ndjerin Poradeci . Me ALARM ( sipas gjuhes se YP Xhixhave ) , te prire nga Drejtori Kinostudios , u nisen per tere naten ne Pogradec grupi i Xhirimit dhe ...kemi aq sa kemi nga Liriku i Fundit qe kishte mbetur per ta cmuar nje YP Xhixh !

Po kjo lloj llapaqenerish qe nuk i pengon "Diktatura " , sa metro film kane bere per jeten e Danit ?

Shprehje  Korcare e qemotshme :  "Pini Raki mos Pini MENDETE "

Ypi e ka pasur debolese lasgushin.kur vdiq e ndiqte arkivolin duke vene kujen me kokerr te lotit.familja u mundua ta permbante se nuk po u linte rradhe vajzave te tij qe e kishin baba  ta qanin.Shkrimi i tij per klosin mua me duket shkrim i mire.Bie dakord se ka shkrime ku leshon bubullima e mallkime kozmike po ky shkrim nuk eshte i tille.por duhet ta kuptoni ka qene nje i ri me intelekt qe  u katandis punetor ndertimi per faje qe si kish  kryer vete po te tjeret.Ka hak qe te jete i helmatosur.qe te vijme te mburrja per shpetimin e cifuteve.ku ishin shqipot kur jete te tilla si e edisonit  shkaterroheshin para hundes se tyre.Qe ta mbyllim kete vaki virtuale e ta leme klosin te prehet i qete keqkuptimi i tij nga shqiptaret vjen per faktin se ai i shihte ngjarjet si jane e si kane ndodhur ndersa pjesa derrmuese e shqipaterve i shohin si kane pas qejf ata te kene ndodhur.

Mblidh ca para dhe jepja te bleje TRU me qe paska qene Intelektual .Tani ai eshte Plotesiht i Degraduar dhe nuancat qe desheron ti veshesh kostumit te nje te baltosuri kok e kembe , nuk e bejne me Aristokrat , si nje Ole diku qe thoshte se rrjedh nga Aristokrate smiley  Titull mesjetar ku Otomanizmi nuk e ka njohur , eshte atribut i katolikeve , po nejse , cdo Shqiptar si puna e thenies , cdo Gurmaz nje Avaz !

E c 'rendesi ka ne ate vend , se shkruajn YP Xhixhet ne Tuifa , Fevzi Uturaket apo ne se mba spichka Sali Babasqapi e komenton Bari falliu  me Lefkofene  smiley. Atje te gjithe tundin koken e tyre . Po te kishte shkruar se si mund te perfitohet "skrap per shitje "  Yp Xhixhi dhe fevzi Uturaku ne Tufe do ishin bestseller pa qene nevoja te shohe dikush "nuanca " intelekti tek te shkaret !

A te ka thene njeri se ti je ekuivalenti i ypit ne krahun tjeter ?

Ja e the tie .... qe ben dallime per trushkulur ( fjale e YP Xhixhi ) Vetem i gje nuk ma kane thene ata qe  njohin  'gjenerale " smiley ,.....perse duhet tie me pas te drejte , per nje  fund e krye  i "rreshkitur nga ledhi"  qe ka rreshta normal ? Kete menyre te kuptuarit te te "rreshkiturve " s'ta kuptoj dot . Deri tani te kam dalluar ate mendimin e shkelqyer  "Vajze e mire  po eshte pak me barre "

artikulli deri diku real

Une nuk kam qene vete ne ate episod qe tregon YP XHIXHI me Lopata .Dhe mund te jete ashtu megjithse nuk na thote ndonje arsye perse qenka zene me lopata me ate ballistin . Po di nje Histori tjeter me Ballist dhe z.Klosi sr . Ajo ( historia ) ka te beje me nje episod   se si ai  Ballisti kishte marre frymezim nga ca artikuj deri diku REAL dhe u leshua me te perqafuara te jatit te Klosit . Ai si BEJ qe ishte ,  nuk i duronte dot jarget e Qenerve qe te mbysnin me Duhme rakie e pas rakise donin te perdhunonin edhe Dhite e shtepise , ...dhe per hir te se vertetes ne kete rast  i dha Lopaten dhe i tha "hape vet Varrin tend Historik" .

Lufte qe dhe YP Xhixhi duhet te jete me tolerant ne jeteshkrimin e te ndierit B.Klosi  me qe  nuk kishte kohe per fjalime me fjale te zgjedhura artistike buze Liqerit te Poradecit . Po le te jete edhe i Fendshem ( sic eshte nga mengjezi ne Darke ) ose dhe i kendueshem( te pakten njehere ne rast vakie gje e ka te pamundur)  duke ballafaquar shume raste per Kloset !

...dhe pas hamendjeve .. "e vrau" ky apo ai, apo ... "e vrame" ne te gjithe!!! ... cili ishte shkaku i vertete qe e coi deri ne vetevrasje (nqse e di ndonjeri/a)?

R.I.P

...ndoshta i mungonte dashuria e endrrave ... ndoshta kete lloj dashurie nuk e gjente te ngrohte tek familja e tij... Nuk besoj se e vrau Shqiperia! smiley

Klosi, requiem shprese vs një kulture vdekjeje

GJERGJ META

Menjëherë sapo mora vesh vdekjen e Ardian Klosit, gjëja e parë që bëra ishte një lutje për shpirtin e tij dhe në wall-in tim të Facebook-ut, pa thënë se kujt ia kushtoj, vendosa një requiem të Mozart-it (Lacrimosa) me këto fjalë që po i sjell në latinisht (origjinali) dhe në shqip (shqipërimi im): Lacrimosa dies illa /Qua resurget ex favilla /Judicandus homo reus. /Huic ergo parce, Deus:/Pie Jesu Domine, /Dona eis requiem. Amen (Mbushë me lot plot ajo ditë/ Kur prej zjarrit ka me u ngrit, /Për me u gjyku njeriu fajtor. /Por ti kurseje o Hyj qiellor. /E ti o Jezus plot mëshirim, /Jepu atyre(atij) tëndin pushim./Amen.).  E kisha takuar vetëm një herë pesë minuta, më këmbë, publicistin e njohur dhe gjithmonë e kam parë e dëgjuar nga larg. Në të vërtetë, për të kanë shkruar dhe do të vazhdojnë të shkruajnë miq, të afërm e shumë të tjerë që e kanë admiruar Klosin për kontributin që ka dhënë. Unë nuk kam kompetencën e as qëllimin të bëj një gjë të tillë.
Në këtë shkrim dua vetëm të “akuzoj”, jo pa një farë keqardhjeje të brendshme, një lloj histerie justifikuese jo kundrejt personit të Ardian Klosit, por aktit të vetëvrasjes. Po citoj disa thënie të këtyre ditëve, që në gojën e shumë personave publikë dhe me influencë tingëllojnë përnjëmend problematike. Ja disa prej tyre: “Klosi ka vdekur për ta parandaluar vdekjen, sepse ndonjëherë është më mirë të vdesësh për të jetuar gjatë…”; “Ardian Klosi zgjodhi të ikë për të jetuar te vdekja”; “Ardian Klosi e thirri vdekjen e tij, madje e bëri vetë, me një kurajë mbinjerëzore apo me një lehtësi hyjnore – kush e di”; “Do ta kishte pasur shumë të lehtë Dani nëse do të zgjidhte ujërat e cekëta, rrymat konformiste, koret optimiste, por nuk mundej. Donte të ishte vetvetja. Dhe mbeti vetvetja deri në fund”; “Klosi iku në një botë ku ndoshta ndihet më i qetë”; “U ndje i braktisur dhe në braktisjen e tij, i fyer. Ishin shenjat e vendimit të tij të fundmë. Mos e merrni për dobësi vetikjen e tij”; “Ndoshta vulgariteti i fundit që i refuzoi vetes ishte ta priste vdekjen në shtrat”.
Ajo çka bie në sy është një raport me vdekjen dhe me aktin e vetëvrasjes, i përshkuar thellë nga një kulturë nihiliste dhe ekzistencialiste. Kjo është kultura e vdekjes. Dhe vulgariteti i vërtetë nuk qëndron në pritjen e vdekjes në një shtrat, por në justifikime të tillë të aktit vetëvrasës. Nuk mund t’i analizoj një e nga një të gjitha këto deklarime, që në të vërtetë do t’ia vlente, por dua të them se askush nuk mund ta gjykojë Ardian Klosin, njeriun, personin e tij, por ama po aq askush nuk mund të justifikojë aktin vetëvrasës. Dhe ata që e justifikojnë kanë arsye shumë vulgare. Duket sikur ky akt kthehet në epilogun përfundimtar dhe në modelin e një jete të jetuar në vërtetësi. Nëse personi nuk duhet të gjykohet, akti, nga ana tjetër, nuk mund të marrë trajtën e modelit dhe të etalonit me të cilin duhet të matemi.
Sa njerëz përditë përballen me moskuptimin, poshtërimin, vuajtjen, pamundësinë, humbjen, errësirën, por jo të gjithë ata, madje vetëm pak apo shumë pak prej tyre, vendosin të ikin nga kjo botë, sepse diku tjetër ndoshta (kinse) u gjendkan më mirë, më në paqe? Ejani një ditë në Kamzë t’ju njoh me Lekën, që para do kohësh i vdiq e shoqja me tumor dhe i la katër fëmijë, më të madhen 10 vjeçe, e ai nuk ka as punë e as shtëpi. Ejani e takoni në Kasallë Zefin 83-vjeçar prej Puke, që punon gjithë natën për pesëqind lekë duke ruajtur një grumbull plehrash për të mbajtur fëmijët e djalit që është në burg. Mund t’ju prezantoj nënën dhe gruan e Pjetrit, që i shërbejnë atij prej më se gjashtë vjetësh në koma. Po duhet të takoni edhe Vjollcën nga Valiasi me katër fëmijët e saj, ndër të cilët Pjetri, i vogli, është edhe autist e po i rrit e vetme në një familje me 14 veta e vetëm me tre dhoma. E çdo ditë këta njerëz gjejnë motive jete e shtytje për të ecur përpara, për të mos u përkulur asnjëherë.
Ne nuk mund të jemi kaq nihilistë me jetën. Ardian Klosi vari veten. Arsyet i dinte vetëm ai, por neve sot, e sidomos njerëz që merren çdo ditë me publikun, na takon të japin mesazhet se jeta duhet ruajtur e jetuar deri në fund, një fund që duhet pritur dhe jo vetëdhënë. Nuk mund të ketë dy zgjidhje, sikurse shkroi dikush, “të gjesh forcën t’i qeshësh në sy atij që të përjashton, ose të ikësh përgjithmonë bashkë me shpresat e tua dhe të të tjerëve”, por vetëm një, ajo për jetën.
I dashur Ardian, deri tani nuk e kisha me ty. Tani më lejo të them dy fjalë. Edhe pse nuk i përket grigjës që unë bëj pjesë, e di nga miqtë e tu se kishe shumë simpati për katolikët dhe katolicizmin. Sot është e diel! Dita e diel është dita e diellit, e Zotit. Ajo çka mund të bëj për ty, edhe kur kori i justifikuesve të vetëvrasjes të ketë mbaruar, është të lutem. Për ne katolikët është e diela e Bariut të Mirë që jep jetën për delet e veta. Duke shpresuar që në dyert e amshimit të ketë pritur Bariu i mirë, i vetmi i aftë për të justifikuar, (për të të bërë të drejtë edhe nëse nuk je) mëshirës së Tij, në përshpirtjet e mia, ia besoj shpirtin tënd…!

.. Dhe nga ajo ditë u bëmë miq. Nga ata që takohen rrallë. Sepse unë, vëllain në burg, ti me punë në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”, nuk mund të ishim aq miq sa të dëgjonim Bitëllsat në ndonjë bodrum të Shallvareve. Se e vërteta është, duhet thënë patjetër edhe kjo, njohja jonë ndodhi ndërkohë që pothuaj të gjithë miqtë e mëparshëm më patën braktisur.
Në ato kohë ti më tregoje qyfyre nga Shtëpia Botuese. !

Cer miku qe e paske pas edhe ti, ja rujte rastin pas vdekjes dhe nxorre mllefin e vllait tat qe paska qen ne burg!Cfaj paska pas miku jot per vllain tend? Tani eshte e ndershme qe me "mikun" tend  te `ralle` qe sic thua dhe vet pak me siper "nuk pajtohej me kohen e kurvit" te nxjeresh mllefet e tua politike?!!! Ypi eshte nje legen  shurre i madh! Shurra i pelqen shume prandaj edhe ja permenda! smiley

God greishes! Ypi ka currufjas* kaq keq, sa edhe te vertetat i plevitosen.

*eufemizem per rrotkarizim skajor.

Une vetem ca paragrafe aty ketu lexova, dhe mu duk sikur po me hidhte njeri sterkala peshtyme ne fytyre duke folur. Tani imagjino cfare jete ka nje njeri qe shkruan keshtu. Scary eh! Only in Albania.

 

 

kta dun te bojn te gjith si shoket e tolstoit, o burre. kur as shoke nuk ka, as tolstoj jo se jo. verej nje gare "mesele"-treguesish, te tipit kemi lujt dy here domino, qe eshte shume tipike. cdo robi qe merret disi me letra i duket sikur e ka "by default" te ligjeroje "kujtimet" me te ndjerin. nejse, po nga shkrimi ne fjale psh une pata pershtypjen qe i ndjeri sikur nuk ia ka vershellyer shume rrefimtarit. mbase gabohem. nuk po flas pastaj per shijen e neveritshme si prej midhjesh te ndenjura te lloj lloj mufkave pretencioze, qe mund te dalin vetem nga nje temth si i Ypit per te birin e dikujt te nomenklatures se vjeter.

Gjatë atij takimi me Lasgushin, që për mua mund të ishte i njëqindti, ndërsa për ty i pari dhe i fundit...

Nje gje eshte e sigurt, modestia nuk eshte arma me e forte e Ypit.

Aq me grotesk behet bashke me autorin ky pasazh kur mendon qe i drejtohet nje te vdekuri.

Nuk ka pamje me te shemtuar se sa nje njeri i cili shtysen e vetme per te jetuar ka urrejtjen. Me kujton ate Smigels te Lord of the Rings,

Lavaza ska faj qe e ka sjelle kete artikull. Eshte mire te degjojme mendime te cdo lloj sentimenti ketu. Tani une kete Ypin vetem njehere e kam lexuar edhe qe atehere u vaksinova me te. Po meqe i qene bere 15 komente ketu u bera kureshtar dhe thashe mos ka ndodhur kataklizmoja e na eshte kthyer Ypi ne homo sapiens normal. Po sapo e lexova e kuptove qe jam vaksinuar me Ypin jo vetem ne kete jete po edhe ne ate tjetren te qoftelargut. Njeri i peshtire.

SI E NJOH DANIN

Roland Gjoza

Me bente gjithmone pershtypje vecimi i tij. Nje veteizolim i kushtezuar, do te thoja, prej stilit te tij aristokratik. Prej ketij vrojtimi krejt personal isha gati te pranoja se ky aristokratizem ne kohen me plebejane te Shqiperise, do te ishte drama e tij. Po cili qe takimi i pare me te, qe me la nje mbrese gati mondane e komforti? Isha transferuar ne veri, flija ngjitur me shkollen ku kishte dhene mesim Migjeni e qe ishte shnderruar ne muze, me nje dryn te ndryshkur perjashta, mbyllur gati perhere. Hapej per t'u ajrosur, hynte e dilte nepunesi i saj qe vinte drejt nga kafeneja, shfaqej per te thene se muzeu eshte hapur, i vinte celesin dhe kthehej serish ne kafene ku bente palle. Kur binte bore me pllaze te medha e trashesia e saj arrinte nje meter, po ky nepunes vinte e linte atje nja tridhjete a dyzete gjurme ne debore per te treguar se muzeu vizitohej dhe ne pisk te dimrit, e serish zderhallej ne kafene.
Pse u zgjata nje grime ketu; sepse pervoja ime e gjate me kulturen eshte e hidhur, krejt formale, per te mos thene me dramatiken; se kultura gjithmone ka qene si Hirushja ne shtepine e njerkes. Ndoshta keto vrojtime, prirje te semura te natyres sime, vinin dhe prej hiperndjeshmerise qe i karakterizon dendur krijuesit. Dani qendronte ulur ne nje zyre te ndermarrjes botuese; Naim Frasheri, nje zyre me kater tryeza, me nje dritare nga ana e pasme, ku ishte shtypshkronja, qe leshonte nje ame plumbi, me nje zymtim e hutim te cuditshem per moshen e re. Sapo kishte mbaruar fakultetin dhe e kishin emeruar ne nje nga institucionet me te lakmuar. Redaktor ne redaksine e tregimit dhe noveles. Dukej si i pakenaqur, ose me sakte, i vetedijshem se i takonte ai vend, po i kishin dhene pak. Kjo me terboi ne fillim, sepse mendoja me mendjelehtesi, se si, ne, turmen e familjeve pa tesere, na hodhen andej kendej, sipas parulles, atdheu eshte kudo, te punojme ku ka me teper nevoje atdheu, dhe kete cunak pa emer, po me Bllok, ( s'na le politika te asyetojme drejt ) pasi e pyesin; Ku do, xhan? e marrin dhe e ulin ne karrigen e Muzave, qe kerkon, te pakten eksperience fizike, domosdo dhe emer. Ndoshta mjaftonte emri i te atit. S'ishte i pari.. Me kete shfrim cinik te ndjesise se pakontrolluar, i thashe; Jo, nuk e dua ate redaktor, c'me bere!.. Sami Cabej, shefi i redaksise, nje hundeholle i letrave, mik dhe ndihmues i Ismail Kadarese, m'u pergjigj; Ma lere mua kete pune, i pe dy recensat? Qe te dyja negative; Dhimiter Xhuvani te hedh poshte me shume dashuri, ajo inxhinierja, qe nuk e di pse e mbaj akoma ne listen e recensionuesve, te quan te cmendur prej ndjenjes gjoja te semure qe ke... Redaktori i meparshem, Dilaver Dilaveri, nuk sheh ndonje gje mbreselenese tek ty, ndersa une, po, vec ta dish, kam besim tek Dani, ka shume shije dhe kulture... Ne qofte se dhe ai, te hedh poshte, me mire lere letersine, merru vetem me mesuesi... Ja, qe paskemi qene te gabuar te dy...Edhe gabojme...

E kisha frike ate djalosh melankolik, qe te rrinte rende, sikur i kishe bere ndonje te keqe. E vonoi librin, sepse s'kish njeri qe t'i kerkonte llogari. Atje mbi tryezen ku mbeshtetej ploget si gjysme ne gjume, bente dhe pune te tjera, lexonte gjermanisht, perkthente, ja, me ate tipin qe, fillimisht dukej si krejt i paafrueshem, do te ndeshesha me nje sharje tip ballkanase, prej deshtimit, dhe do te merrja rrugen e baltrave, atyre fshatrave te veriut te thelle, me shkolla aq vetmitare, ku do te me digjej krejt rinia ime. Krejt ne menyre te pavullnetshme s'kisha besim tek ai njeri qe vinte prej nje bote qe me kishte sikterisur mua aq larg, ne nje vuajtje e deshperim te paskaj, tek ai njeri qe s'te jepte njohje. Me nje te perkedhelur, pordhac, shaja e shaja qe kur te ma nxinte, te mos vuaja dhe aq shume. E beja per veten. Instinkti egoist i mbrojtjes. A isha i sigurte se kisha bere dicka te mire? Aspak. Po te me thonin; E ke shkruar mire, do ta besoja, po te me kritikonin dhe te ma jepnin ne dore si nje recke doreshkrimin, prap do te besoja.

Pothuajse isha pergatitur per me te keqen. C'bere, Sami, c'ia dhe atij buzehollit, qe lexon Kafken e Sartrin, Kamyne e Prustin ne origjinal. Tregimet e mia kushedi si do t'i duken. T'ia jepje me mire Moisi Zaloshnjes, ( edhe ai redaktor i tregimit, qe te buzeqeshte edhe pa te njohur. ) Pasi dha pelqimin per librin, u bera me i vemendshem ndaj tij, me nje ndjesi besnikerie prej mirenjohjes, i gatshem per ta mbrojtur ne ato betejat tona te vogla te letrave, ndonese, sic mora vesh me vone, ai e kishte harruar fare librin tim. Ju thashe, rronte nen hijen e te medhenjve, me te cilet shoqerohej qysh prej rinise se hershme, aso kohe perkthente Hajnri Belin, nobelistin gjerman. Te binte rasti e ta shikoje Danin te kafeneja ngjitur me shtepine botuese, do ta merrje per nje njeri me shume humor e ngapak ngacmues, me ironine dhe shpotine e tij te zakonshme per padrejtesine dhe vulgaritetin.

Ishte tejet i thjeshte, gati i paimponueshem, ne shoqeri me rrethin e zgjedhur te redaktoreve: Sami Cabej, Zef Simoni, Brikena Cabej, Robert Shvarc, Pavli Qesku,.. Me shume degjonte, po vec ishte i prire ndaj batutes se kripur dhe humorit te barcoletes se " fundit." Pra, ai zymtani i paafrueshem qe te shikonte me syrin e satirit, aq depertues e te thelle, ashtu prej lart poshte, qe dukej sikur nuk donte te dilte kurrsesi prej guaskes se vet, paskish qene dhe hokatar sojli, qe i pelqenin barcaletat, shpotite dhe ndonje thashethem turbullues. Ky ishte kontrasti i pare qe me ra ne sy, nje ekstremitet i skajshem si nje britme per balance, qe nuk e di pse e shikoja kaq te mundimshem tek ai njeri. Pse te mos qe, bie fjala, arsyetoja une, po ai Dan gjithmone, i zgjuar, i ditur, i heshtur, i paafrueshem, qe shikon punen e tij? Jo, ishte e pamundur. E donte dhe ate dimensionin tjeter qe i mungonte; atmosferen e jetes. Dani, ne pjesen e pare, ate te rinise pasuniversitare, ende pa rene Perdja, ishte si nje njeri i gatshem. Pinjoll i nje familjeje lart, fati i kishte dhene, si rendom femijeve te nomenklatures, celesin per te hapur cdo porte. Kjo rrethane i krijonte lehtesira te medha. Por e cuditshmja ishte se ai, edhe i donte, edhe ishte i pakenaqur prej tyre. Me natyren e paster qe kishte, i sinqerte dhe i vertete, i pajisur me kulture te gjere perendimore, akademik i lindur, nuk e donte diktaturen ku ai gezonte privilegje, por vec kur ajo ra, ndjeu dhimbshem si iu keputen penjte e maronetes ne teatrin e kukullave, dhe, sigurisht qe edhe kjo nuk i pelqente.

Po duhej pershtatur. Dani ishte natyre qe turbullohej lehte, si njeriu ne nje trafik te gabuar. Kjo kerkonte shume fuqi prej tij, fuqi mendore e fizike, te cilat ai, si monoman i kultures, donte t'i shfrytezonte vetem per punen krijuese. Tjeter eshte te urresh dicka dhe tjeter te humbasesh objektin e urrejtjes. Sepse ne ate objekt ishte dhe ai shoku iks qe i kishte dhene celesin. Kjo, do te thoja, renia e Perdes, ishte per te gezim i permasave vertet te medha, se ai ishte nga te paret qe e pershendeti dhe u be pjesemarres ne permbysjen e komunizmit, po ishte gjithashtu dhe boshllek prej humbjeve te tjera ex- ekzistenciale. Ai deshironte te behej lider i levizjes demokratike, jo ne formatin e partise, po ne ate te ideve. Njelloj rilindesi si Konica. Por rruga nuk ishte ajo qe mendonte ai, e shtruar, e gatshme per te perqafuar ide, po e pergjakur prej partive, qe po e ndynin krupshem atmosferen me shkrepetimen dhe tymtajen e kallashnikoveve, ngaqe nocioni parti ne Shqiperi nenkupton lufte. Ja, kete s'e mendonte Dani. As qe e conte neper mend dhunen. Ajo e terrorizonte, ia vdirte idealizmen qe e kishte ne shpirt. Dikush mund te me thote, pse ia permend ate ceshtjen e familjes, po me Bllokun, c'do? Zoteri i mire, eshte nje nenvetedije e tere qe rendon ne ndergjegje. Nje shtresezim qe s'fshihet dot. Fle dhe zgjohet si nje makth. E pse t'i shmangem kur ka ekzistuar dhe ndihmon ne ndricimin e ceshtjes? Edhe une kam qene bir tregtari. Nuk mund t'i harroj tre bicikletat e femijerise sime, kostumet qe vinin nga tregu i zi, servisin e bohemise, sahatin superantllanik.. ate ndjenjen e nje superioriteti, ndonese te rreme, po gjithsesi te nevojshem. Kur i humba te gjitha, pastaj i kujtoja me nostalgji dhe nganjehere protestoja me vete; Pse m'i moret? Si mendon ti, zoteri, se Dani, ky djalosh kaq i ndjeshem, nuk i ka shqiptuar ndonjehere keto kontradikta te jetes? Para se te vije te pjesa e dyte e jetes se Danit, asaj qe mund ta quaj, pjekuria, dua te pohoj, jo pa guxim, ate qe di nga nje burim fare i afert familjar, se semundja e tij sindromatike, le ta quajme, hipokondri, nje melankoli e thelle dhe vecim prej shoqerise, madje dhe prej vetes, nuk ndodhi tamam tani ne fund, por ishte paralajmeruar, te pakten, qe ne fund te viteve 80-te, kur ndodhi ajo historia e Frankfurtit.

Ai ishte ne liste per te marre pjese ne panairin e librit, por nuk u nis. Zuri shtratin, sic thane atehere, prej nje krize nervore. Nuk i perballoi dot ketij fakti trysnues; Frankfurti! Ishte ngjarje e madhe aso kohe te dilje jashte shtetit. E merrnin vesh te gjithe. Dani eshte keq.. peshperitej, ka nje pakenaqesi te theksuar per gjithcka, po sheet, se na degjojne, ai vuan prej dickaje qe as vete s'e di.. ka frike, ankth.. pothuajse ka humbur shijen e deshires.. eshte gjendje e nje depresioni akut, thone mjeket.. Kjo peshperitej. Por ishte dhe nje si urdher i fshehte, ose me sakte, personaliteti i Danit dukej sikur lutej, qe te mos peshperitej, po te harrohej. Ai e donte harrimin, sa c'donte dhe shtampen e emrit te merituar ne radhet e kreut. Nga cdo ane qe ta shohesh, ai eshte viktime e kontradiktes, e ekstremizmit, gjer ne cakun me te fundme.

Ai e priti eren e re me entuziasmin e nje dashnori te operas italiane. Organizoi bashke me mikun e tij, Edi Rama, tubimet e para aq te famshme ne Akademine e Arteve; nxorri ne drite Albania, ne frymen e Konices, Quo Vadis, Shqiperi, mbushur me artikuj e pamflete, shkrime kritike e letersi te dores se pare. Por sic e thame me lart, partite nxorren kallashnikovet dhe dy dashnoret e demokracise, njeri i sakatuar per vdekje, Edi Rama, tjetri i zhgenjyer per vdekje, ky pra, personazhi yne, nje Faust i deshperuar qe kishte patur pune me Mefistofele, moren arratine, ose me sakte u debuan. Ne atdhe Dani s'kishte vend, ne Gjermani i ofruan katedren e profesorit. Kjo ndodh rendom me ne shqipot, ku dhe injoranti me i fundme eshte intelektual. Kur u kthyen serish ( thone se i solli Fatos Nano ) ishin dy misionere. Dani perfilli, jo pa bezdi, te emerohej drejtor i Telvizionit Publik. I duhej ekrani i vogel per te kuvenduar me popullin. U shfaq me nje emision; Shoshitje, qe e ideoi dhe e krijoi vete. Ne televizion ai e ndjeu veten si ai rosaku i vogel i shemtuar i Andersenit. Dani hoqi dore shpejt, sepse ate e rrethoi nje llauz servilesh e mediokrish, ushtare verban te pushtetit, me fundin e xhaketes te kapur te karrigia e shefit dhe rroga qesharake e nepunesit Gogolian. Dani nuk bindet kur ka te drejte, por Dani di te ike. Keshtu ai filloi te ike, ose te detyrohet te ike, gjersa iku pergjithmone. Kjo ndjesi e tij per komunikim ishte shtyse e brendshme, jetike, per te mundur furine e depresionit. Nuk i mjaftonte zyra, skrivania e krijuesit, mendimtarit, perkthyesit dhe publicistit per kete dyluftim te gjate. Keto dy shenja, u bene me kohe kryqi i tij per te gjetur balancen. Ai ishte ne ate kryq, po ne nuk e shikonim. Shiperia ishte dhe vazhdon te jete anormale. Ju do te thoni se kjo e rraskapiti? Une perkundrazi do te pohoja te kunderten, se anormaliteti ishin ujerat e tij, se fundja, si do te shpaloseshin aftesite e nje aktivisti shoqeror, aq te guximshem, pa kete rrethane? E thame gjithashtu se ai ishte njeriu i ekstremeve, se donte t'i bashkonte ekstremet. Vendi i tij per mua ishte zyra e akademikut, aty duhej te mbyllej si murg. Po ai i fuste "hundet" kudo, se ishte njeri i mire dhe donte te vendoste rregull, ne nje vend me perjashtime.

Te bente kete dhe ate, po dhe kete per te tjeret, kjo ishte natyra tjeter e tij, e njeriut shoqeror. Dhe ketu kishte nje kontradikte, se ai ishte vertet aktivist me frymen e kolektivitetit, po pa shume shoke, sepse ai nuk i sherbente individeve, po bente sherbime ne pergjithesi. Kudo ndeshte mullinj me ere dhe ndoca Don Kishote si puna e tij. Korrupsioni keto i jepte falas per misionare te ndershem si ai. Si te katandis korrupsioni! Danit ia kishte qejfi suksesin dhe e arriti, sepse ashtu ishte gatuar, prej brumi te cilesise se pare, por fatkeqesisht, ate e ndoqen lodhja, rraskapitja, fyerja, deshperimi, deshtimi..Ai deshtoi me te tera ne nje Shqiperi me demokraci te deshtuar, ashtu iu duk, si ai nxenesi i dhjetes qe kujton se i ka humbur shanset prej nentes..Si misionar nuk e pyeten partite, u be c'deshen ato, si perkthyes u quajt antishqiptar, si polemist u quajt biri i komunistit, spiun, pinjoll i Bllokut, si eseist dhe kritik u ngrit shume lart, po u godit nga njeri krah i politikes, gjer diten e fundit pa gjetur qetesi. Dani jetoi pjesen e dyte te jetes ne nje Shqiperi kallashnikovesh, qe e vrane pa shtene direkt mbi te, i menjanuar, kinse me miq e pa miq se, nje njeri si ai, e donte perkujdesjen, te holle dhe sqimetare, sic ndodh me dashurine e vertete.

Bej pyetjen e thjeshte; Pse u larguan nga Shqiperia nje milion e gjysme shqiptare ne kohen e lirise dhe demokracise? Sepse liria dhe demokracia erdhi vetem per partite, jo per popullin e, vecmas jo, kurrsesi jo, per inteligjencen. Jane sjelle fakte per vetvrasjen e Danit; vulgariteti, debimi nga puna, veshtiresite ekonomike etj, por keto te gjitha s'ishin gje tjeter vecse pretekste. Shkaku i thelle ishte brenda tij; semundja. Fati tragjik i Danit me kujton ate te shkrimtarit te madh amerikan David Foster Wallace, qe beri vetvrasje ne moshen dyzetevjecare. Ai kishte njezet vjet qe vuante nga depresioni. Dani duhej te ikte, per mua ai duhet te perseriste gjestin e Konices, se ishte ndjekes i formatit te tij. Nuk e di pse e kam kete iluzion. Jashte s'kishte per ta vrare veten, jam i bindur. Nuk do ta linte nostalgjia dhe ideja e kthimit, se dicka e priste... kthimi, ky fiksion shpetues i ballkanasit. Ndoshta keto jane mjaft qe nje kryqtar te zbrese nga kryqi.

Nju Jork 2012

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).