Mediat pranë qeverisë nuk shkruajnë asnjë gërmë në lidhje me akuzat e rënda drejtuar Kryeministrit

Unë nuk e kam përgjigjen e pyetjes që kam shkruar më lartë. Nuk kam as ndonjë informacion të brendshëm që mund të na ndihmonte por nga sa kuptohet nga raportimet e Top Channel, akuzat e ngritura nga gazeta Zëri në Kosovë janë tepër të rënda. Personalisht kam rezervat e mia, kur lajmet bazohen në informacione të tipit, "Filani u takua me Fistekun në Vienë...", me fjalë të tjera informacione që serviren të pambështetura në prova. Gjithësesi, kanali më i madh televiziv në vend e ka vendosur këtë histori në krye të edicionit informativ qysh dy netë më parë, duke i dhënë vetëvetiu rëndësi dhe peshë. Mbrëmë Top Channel ka shkuar edhe më thellë, kur ka pasqyruar letërkëmbimin midis bankës gjermane KfV dhe Qeverisë së Shqipërisë në të cilin vihet re se financuesit gjermanë nuk po merren dot vesh me z. Ibroja, njeriun e Berishës në krye të OST-së. Kjo mosmarrëveshje po çon drejt anullimit të këtij tenderi, dhe linja ndërlidhëse me Kovoën realisht rezikon të mos ndërtohet kësaj rradhe.

Kjo është kronika që Topi ka transmetuar mbrëmë në lidhje me këtë histori:

 

 
Por mua më ka bërë kurioz qasja e mediave të ndryshme ndaj këtij lajmi. Nga njëra anë kemi zell për ta raportuar si një skandal të përmasave gjigande, ndërsa në anën tjetër një injorim të plotë të historisë. Sot, në gazetën "Shqip" të grupit mediatik Top Media kjo histori është titulli kryesor. Diçka ka mbi këtë edhe "Shekulli", ndërsa dy gazetat e tjera të rëndësishmë, "Panorama" dhe "MAPO" nuk kanë shkruar asnjë fjalë të vetme në lidhje me akuzat që e bëjnë kryeministrin e vendit bashkëpunëtor të mafias serbe. Vras mendjen, si është e mundur vallë që në gazetat ku mësuam ç'është Fuckbook-u dhe Fucking-u (fshat austriak), nuk është parë e udhës që kjo histori të përmendet sado pak? Kjo në gjuhën e censorëve quhet "Blackout", dhe zakonisht konsiderohet një shkelje e rëndë e parimeve të shtypit të lirë.
 
Personalisht nuk jam i bindur se ka vërtetë një skandal në këtë histori. Por fakti që shtypi pranë qeverisë vendos të kridhet në errësirë në lidhje me këtë çështje më shtyn të dyshoj. Ndër të tjera kjo ndarje nënvizon edhe një herë (jo se ishte e paditur) sesi funksioni politik është më i rëndësishëm se ai informativ në mediat tona kryesore.

 

111 Komente

Personalisht nuk jam i bindur se ka vërtetë një skandal në këtë histori.

Berisha ka thene ne 2009-en qe projekti mbaron ne 2012-en, dhe as qe ka nisur. Ku eshte skandali ketu? Berisha ate ben gjithnje.

Fakti qe kjo i ben shume pune serbeve, dhe a do te merrte leke Berisha per ta zvarritur enkas per serbet, meqe ka miq biznesmene serbe dhe i biri na paska takuar biznesmene te tjere serbe me lidhje mafioze, nuk quhet fare skandal, sepse kosovaret e kane baba te kombit Berishen, di c'ben ai.

Po ashtu, dhe fakti qe tenderin ia dha ne fillim kompanise kroate, por pastaj pushoi drejtorin e OST-s nga puna dhe me te ardhur i riu e ndryshoi tenderin, ia dha boshnjakeve qe s'kane njohur Kosoven, po ashtu eshte gje e zakonshme. Pse te skandalizohemi?

Edhe fakti qe per Parlamentin Berisha zgjodhi tenderin me te shtrenjte, ndersa per kete zgjodhi tenderin me te lire, dhe ka dy standarde sic ia kerkon nevoja, hic fare s'eshte skandal. Hellouuuu! Ilir Meta komunist\demokrat!

Edhe fakti qe me heqjen e tenderit nga kroatet te boshnjaket do t'i kushtoje shtetit shqiptar gjyqe me vonesa te tjera, e Kosova do te mbetet e varur nga Serbia per me shume kohe, dhe keto gjyqe mund t'i kushtojne shtetit shqiptar miliona, prape s'eshte skandal. S'eshte hera e pare qe na ndodh.

Edhe fakti qe Berisha s'ia jep dot Boshnjakeve pa e perseritur tenderin nga e para, pasi te kete humbur kohe e gjyqe per kete, dhe tenderi i ri do te kushtoje miliona te tjera euro dhe prape kohe, as kjo s'eshte skandal, se paret e popullit jane te gjitha.

Ca ka per skandal ketu, me verte qe s'e marr vesh? Top qeni ate pune ka, te lefe kot. Edhe Banka Gjermane, dhe mediat Kosovare me siguri qe jane te atyre qe dogjen librin e Blendi Fevziut. 

Jam i sigurt qe pergjigje te mire do te te japin keta te paanshmit e djathte te peshkut.

dhe tenderi i ri do te kushtoje miliona te tjera euro

Sa miliona euro kushton nje tender se na bere shume kurioz

 Përshëndetje boisa! Shpenzimet e tenderit kushtojnë diku tek 200 mijë Euro, ndërsa humbjet, për mos ndërtimin e linjës në 14 muajt pasues, shkojnë 15 milion Euro. Në gjuhën financiar, ky shpenzim kategorizohet si "humbje e munguar".

 Një koment timin do kem mundësi ta bëj pak orë më vonë. Mirë u takoshim.

Cfare, kerkohet qe te gjitha mediat te bejne propaganden e shpifur te opozites?  Top Media dihet boterisht se eshte vec nje vegel ne duart e Rames, sigurisht jo per zemer te mire se nuk ka biznes qe e ben per pune zemre, por per interesa ekonomike e financiare te kesaj kompanie qe lidhen me Ramen e PS-ne.

Sa per pasqyrimin e debateve te kesaj shpifje te tipit mafioz, me vjen keq por po shtremberon realitetin me qellim o zoti Salaj.  Te gjitha mediat, duke perfshire edhe RD kane pasyruar debatin duke dhene me detaje kunderpergjigjet e qeverise dhe akuzat e opozites.

Ku eshte injorimi ketu?

A, ne fakt, Panorama (gazeta me e madhe dhe me e balancuar ne Shqiperi) apo Mapo, nuk kane tituj spekulative e propagandistike si TCH  e Shqip dhe nese kjo eshte injorim atehere injorim me te mire se kaq per nje shpifje keto media zor se mund te bejne.

Jemi perpara nje shantazhi mafioz, ku nje kompani sic duket e lidhur me opoziten, kerkon te marre nje tender edhe pse me te shtrenjte se oferta tjeter se ndryshe del e shpif si e sa don.

Keshtu edhe une mund te dal e te them se kam pare Edi Ramen ne nje shpelle duke biseduar me dreqin e mallkuar.

Ja, thashe une. Nje e nga nje t'i ktheje mbrapsht sala keta, mbetet babai i kombit.

T'u befshin kurban komunistat ty! lol

ca te bejme qe mua me dhimbsen parate qe merr borxh shteti shqiptar dhe dua qe nje pune publike te behet sa me lire, nuk dua oferten me te shtrenjte qe paguan haracin pastaj te Edi Rama.

Opozite destruktive e fytyre e krimit.

shko ere pirdhu andej ti, tu dhimbskan leket! E cute rrugen 1.5 miliard, pa projekt, pa cost controll, pa asi lloj supervizimi shteteror.

loqe!

pa asi lloj supervizimi shteteror.

Ketu e ke pak gabim se e supervizonte Basha me kujdes - dmth supervizonte llogarite e tij bankare qe te rriteshin.

Sigurisht, sigurisht. Per linjen me Kosoven, zgjedhim me te liren e me pak te sigurten, se thjesht do t'i shpetojme kosovaret nga varesia me serbet e do te bejme ca leke me energji. S'eshte gje e madhe.

Ndersa per ndertimin e Parlamentit te ri qe s'jep asnje lek, e vetem merr, duhen paguar dhe 15 milione euro me shume. Edhe Kosovaret lumturohem qe i rri prapanica parlamentareve ne godine te bukur, edhe pse dritat i marrin nga Serbi.

eshte common sense, ka dy oferta, te njejta ne kapacitet e parametra teknike, pse te marrim me te shtrenjten?  Sigurisht kjo pyetje behet per qytetaret, jo per fshataret e Edi Rames, qe parate qe fut ne xhep Rama me shoke, i shijojne si ti kishin ne xhepin e tyre.

Nese ka korrupsion urdheroni e jepni fakte jo fantazi me takime vieneze qe pergenjeshtrohen menjehere dhe nuk i qendron me shume media zuzare qe i boton.

Pse nje pune publike tjeter ka qene e shtrenjte, nuk do te thote qe te gjitha duhet te jene te tilla.  Qeveria meson e perpiqet per me te miren. 

Shikoni rrugen Tirane Elbasan, duke pasur pervoje me rrugen e kombit, ketu qeveria u tregua shume precize dhe ka dale rruge me cilesi e me kosto me te ulet sec ishte parashikuar.

 

Fakte? Po ty te thone ekspertet e huaj qe jane videot origjinale, t'i thua jane fantazi. Me flet per fakte. 

 ka dy oferta, te njejta ne kapacitet e parametra teknike, pse te marrim me te shtrenjten

lexoje ate fjalen e fundit qe te ka shkrujt 'Bama, se ta thote per mire sado qe per momentin se kupton

e keni pa cullaq Ramen mo, ene ja keni majt ne goje 1 vit rresht.. smiley skeni ca merreni mo me Rames.

Do desha te dija detajet e projektit. A eshte bere vetem nje vlersim i pergjithshem apo ka projekt?

Projektet pa projektim jane si kullonjeset, plot me vrima.

Projekti eshte, tenderi eshte per zbatimin.

e di mer shoku e di, por projekti zbatohet edhe me perjashtime. smiley Ta merr me 10 melon minus si oferte me e mire e ta perfundo me 20 melon plus. 

 

O Bame, si e do ta nisi? Ne .rar apo .zip se eshte goxha i madh... smiley

hajde peshku hajde gallate. lol jo me poshte nuk shkoj, u zbavita me kaq

Tung

ja nje demokrat i mire qe e qep gojen kur s'di c'te thote, jo si keta te tjeret smiley

si do ta nisi

Tropojan qenke?

jo refugjat... smiley

tani seriozisht si thuhet, se isha ne dileme "si do te ta nisi" (hmm me duket teper e gjate) apo "si do ta nisi"?

p.s. sapo me erdhi nje dyshim i tmerrshem smiley

XP je ti?? Prap ke nderruar nick?

thuhet " si do te ta nis"

po the "si do te ta nisi" ne veten e pare, je tropojan dhe s'e luan topit

po e pate thene ne veten e trete, ndryshon muhabeti

flm,  por "si do te ta nis" SUCKS

duhej te shkruaja "si e deshiron, .rar apo .zip" por mu duk pak si kamerierllek. Sdq jo s'jam nga Tropoja.

p.s. xp je?

ne mos tropojan, aty rrotull smiley

jo

OK. Nese je peshk i ri, mireserdhe. Nese je peshk i vjeter me nick te ri, mireserdhe serish.

pshurre ne ti? smiley 

Larg qofte, kam respekt, s'ta bej ate pune une.

Tani materiali eshte ne pdf e powerpoint. Si te duash.

Apo e ke me mire te marresh ne tel ato connections ne brendesi, qe ke e te informohesh direkt? Po konkluzionet beji share me publikun eh! Kuptohet me aq sa mundesh, se nuk te kerkon askush te rrezikosh koken, as ti as ato connections. smiley

Qesh mooo smiley

gjahtaro, 

Merru me ato kokat qe i ke me detyrim, mos u lodh per keto te tonat. Po mir bone qe u ndive gjithsesi.. smiley 

Po pate noi info, hudhe, peshku ka ven plot besoj.

Drejtori i pare i CIA-s kur u krijua agjensia me kete emer qe e njohim ne sot pati thene qe edhe Pearl Harbor mund te ishte parandaluar nese do kishte pasur analize te mire te informacioneve qe ishin publikisht te njohura, qofte dhe nga mediat.

Nese do kishte analize te mire te ketij rasti, sot pyetjet dhe prognozat qe do shtroheshin do ishin komplet te ndryshme* nga keto qe shtrohen.

* dmth qe nese i krahasojme me drejteza, do ishin te kitheta

Unë nuk e kam përgjigjen e pyetjes që kam shkruar më lartë.

 

Unë nuk e kam përgjigjen e pyetjes që kam shkruar më lart

"Sigurisht kjo pyetje behet per qytetaret, jo per fshataret e Edi Rames, qe parate qe fut ne xhep Rama me shoke, i shijojne si ti kishin ne xhepin e tyre."

Or tai mas fyj or taj. Se ne katnoret jemi me PD gjer sa tvdesim.

na mbyten injorantet e qitetit - estak furullah

jazek te qofte kaurrr arrnaut.

mbeshtetesit e saliut mund ti ndajme ne 2 grupime

1) ato qe kane nje fare perfitimi direkt ose indirekt

2) ato (spo perdor ndonje fjale tjeter por po them) NAIVET qe sja kane haberin se ca flasin, nuk shohin me larg se hunda e tyre e sdine pse jetojne.

 

Do thoja grupimit te dyte duhet te ja kemi me shume friken - pasi injoranca na ke lene gjithnje mbrapa si komb arrnautesh me gjak turk sipas lartmadherise se tij salihi I.

 

ps. Rrofte katundi im - poshte komunistat

A ka mundesi me hedh ne parlament qe kur don me shkru ne fund ps ta ndryshojme ne pd pasi nuk me pelqen fjala ps mer jahu.

Miremengjes!

Une jam kurioze per dicka tjeter: a perben baze per ndonje ndryshim pergjigjja e pyetjes nese ka apo nuk ka skandal?

po jo mer jahu jo.

po hajt sa per te shtyre kohen eshte dhe per te mbushur faqet e gazetave.

dashke qe te kete efekt nje lajm apo analize pasi as lajm nuk eshte.

i vetmi efekt qe duhej te kishte ky lajm e shume lajm/skandale te viteve te fundit duhej te ishte ndryshimi  i qasjes se opozites nga keto skandale. Opozita sipas te madhit sali duhet ti beje ison qeveriut, dhe mjaft mo edhe kjo opozite se na e plaken saliun para kohe me keto gam gamet e tyre.

te pacim sa malet o i madhi sali

Perfytyro sikur te kishte heshtje totale ne media per skandalet, maskaralleqet, paturpesite. Heshtje varri. Ndoshta dicka do te niste te levizte smiley

jo jo nuk do u bote gjo.

sa skandalet i ka kalu saliu u=yne i madh gjer para se te vinte 97 qe nuk mund ta fshihte as tvsh-ja, nuk jane mare vesh kurre

por skandalet e saliut atere kane qene me se shumti brenda per brenda dhe pak raste qe kane pasur ndikim nderkombetar.

interesante - pra ne kushtet e nje heshtjeje te gjate ndodh nje 97. kurioziteti im po nis te shuhet. smiley

sa furtune qe behet ne shqiperi per qellime meskine.....dhe pak politike!!!

kur top-qeni del e ben zhurma per hesape te biznesmeneve qe dihen me ke jane te lidhur neper Tirane e dalin si skandale kombetare, te vjen te vrasesh veten se e mendojne veten si shume te sofistikuar dhe te ditur!!!

vari lesht ketij vendi......kur opozita ka me shume interesa ne tendera se vete qeveria.....e presin ca Edi Ramen per ti shpetuar.....jeni mbytur, por se kuptoni qe keni vdekur e jetoni ne ferrin e Edit!!!!

ca thashe mor ca te tha.

une i thashe ca me the me i than

po ty ca te tha Ay qe t thush.

e the ashtu siq te tha Ay ta thuc fjale per fjale

 komentusit si puna jote jane zhurmusa nga ato qe bejne zhurme me vuvuzela dhe mundohen te terheqin vemendjen nga skandalet e njepasnjeshme.

 

pd. a kishe cakmak me ndez

ta vrac veten, pse jo.. me buk ne goje bile..

Pytje, A ka noicik gisht ai Edi ke shkaperdhimi total qe i keni planifiku Alb Petrolit? 

opozita ka me shume interesa ne tendera se vete qeveria

perfundimisht s'bohet ky vend. ketu njerzit jane bathorizu dhe pestepesezu, s'ka shance per permiresim

Ok, ok, ka skandal apo s'ka skandal! Ca skandali? Financiar? Politik? Moral? Historik?

Tashi, keta te Zanit Kosovar, a kane ndonje evidence qe Xeni takoi serbt me ate boshnjakun e Familjes apo nuk kane?

Po te kete t'a nxjerrin!

Sepse ka dy aspekte kjo pune!
Ne gegnisht quhet "undue influence"! 

Me i llaf, oferta me e lire, e fortifikume me lidhje familjare babe-bir, me noi lek t'vogel peshqesh per birin, nuk i bo dom atij qe fiton/do fitoj tenderin!

Sa per serbt ne Shqipni, ej po ku jane merzit noi here kosovart duke bo biznes me serbt, qe t'bezdisen sot er babe? 

Sidomos kur e bon Pejgameri ket biznes! 

Ktyne u desh me i vone qeveria e vet bllokade qe mos blejshin karamelat e Kragujevcit!

Se vete, mazallah se i thonte mendja: Prit er babe, se keta m'qine n'bythe per 100 vjet, une te blej prej ktynve!

N'bote! smiley

 

qeveria e sali-ut eshte totalisht e bindur se financuesja e ketij investimi, pra banka gjermane KFV (kuptohet drejtues te saj), eshte e perfshire ne nje afere mafjoze me kompanine fituese. Kete e konfirmoi sot perpara parlamentit edhe ministri i financave Bode. Akuze me te drejperdrejte nuk ka si te kete. Te shohim sesi do te reagoje institucioni financiar gjerman. POr perderisa akuzojne kaq drejpersedrejti, me siguri qe qeveria jone duhet te kete prova te forta per perfshirjen ne afera korupsioni te drejtueseve te larte te bankes gjermane. Une per vehte pres qe dikush nga gjermanet te jape dorreheqjen dhe te mirepres bashkepunimin me organet kopetente per zbardhjen e kesaj afere koruptive. 

Une vertet qelbesirlleqet e kesaj qeverie s'i duroj dot, por mos beni si Sala kur tha 'u bete ju te merreni me Bechtelin'. Jo vetem qe KFW-ja (kuptohet, menaxhues te projekteve te saj ne Shqiperi) nuk eshte e paster si Maria, por eshte ofenduese qe ne ofendohemi kaq thelle se na preken ne KFW.

KfW-ja nuk eshte as banka boterore as ifc. kane 20 vjet ne shqiperi dhe s'eshte thene kurre nje gjysem fjale per ta. as neper bote nuk jane akuzuar qofte dhe njehere te vetme per korrupsion, keshtuqe i bie te jene me te paster edhe se maria

ok smiley

Swedo

nuk duhet te dorehiqesh swedo kurre. meso nga saliu yne. jo vetem qe nuk e di fjalen doreheqje por edhe nuk pranon te ulet nga kali i skenderbeut duke bertitur eshte i imi eshte i imi.

 

E di ti kur behet ky vend.... vetem atehere kur shkolla te mos mirret me para nen dore. atehere kur historia e shume lende te tjera shoqerore te mos i japin "mesuesit" qe nuk dine historine e vendit te tyre qe nuk dine te mbledhin 2+2. atehere kur shumica e rinise shqiptare te kete nje nivel inteligjence mesatare te pakten.

atehere kur nuk do te mbyse injoranca diturine. dihet se per tani injoranca dominon.

Saliu yne i madherishem sundon ate copez shqiperie pasi ka injorante per rreth. Turqia sundoi 500 vjet pasi e la gjithe ate popull injorant per 500 vjet. Enveri nuk e la popullin injorant perndryshe nga turku por e izoloi ( e la popullin injorant dhe nuk dinte se cbehej e si jetohej jashte por jo nga ana e te pergatiturit arsimo/kulturor. tani saliu po perdor te njejten metode qe perdoren turqit pasi i ka ikur koha dhe nuk mnd te ndjeke metodat e enverit

Dicka me bente gjithmone pershtypje me saliun: i beja pyetje vetes more eshte kaq plak matuf sa ben ky apo eshte P... same.

Dhe doli qe eshte P.. same dhe ja kalon edhe xhaxhit enver per te sunduar gjithe kete popull. por rendesi ka qe shumica e shqiptareve jane injorante dhe nuk e kuptojne se po vuajne dhe mendojne se po jetojne te lumtur. gjysma e te keqes se nuk i dhemb vuajtja.

do te ishte katastrofe sikur populli te mos ishte injorant pasi sdo kishim shpetim nga lufta klanore/ nga lufta civile nuk i dhemb atij pasi ai per vete ska gjak shqiptari.

Ai nuk ulet nga kali pa lufte dhe pa gjak edhe sikur 3 miljon shqiptare te ngrihen kunder tije ne demostrata.

 

+11smiley

Nje sqarim meqe mu be nje akuze. Nuk kam shtremberuar asnje fakt. Ne gazetat e shtypura sot, "MAPO" dhe "Panorama" nuk ka asnje fjale, asnje germe mbi kete ceshtje.  Mua me intereson fenomeni mediatik i ketij rasti. Imagjinoni, ne disa media ky eshte kryelajm, ne disa media, ky lajm nuk eshte fare. Edhe kur nje zorraxhi rreh nje zorraxhi tjeter lajmin e gjen te shtypur ne 27 te perditshme... Atehere si shpjegohet? 

Sigurisht, edhe une si shume te tjere e di se mediat jane te kontrolluara nga grupet e interesit, nuk eshte se po zbuloj sot dicka qe dje nuk ma rrokte mendja... por prap them, si ka mundesi?

Blend meqe jemi miq dy fjale :

Kjo linja shkon Tirane - Vau i Dejes- Kufiri Shqiperi Kosove- KosovaB

Eshte e gjate rreth 240 km. dhe ndahet ne tre pjese ku pjesa qe i takon Shqiperise eshte rreth 155 km.

Perfitimet jane :

 

The new interconnection line:• enhances the reliability of Kosovo and Albanian systems and improves to greater extend the reliability of the Regional interconnected system( neighboring countries) representing a necessary  reinforcement of the regional networks;• realize important cost saving in operation through joint and coordinating operations of both power systems;• allow to realize an short-term and medium term generation dispatch optimization of the hydrologic and thermal resources of Albania and Kosovo;• guarantee up to year 2020 the reliable operation of the interconnected Transmission Systems and ensure an adequate transfer capability to allow for the economic Exchange of electricity  between Kosovo and Albania;• mitigate some congestion problems on regional interconnected transmission system related with the Critical North – South corridor through a decreasing the maximum power and annual energy transits; Po ta shikosh aty nja dy tre gjera nuk kane lidhje fare me patriotizmin.Ej, kjo eshte katastrofe mer ta mendosh qe interkoneksioni Shqiperi Kosove na ben te pavarur energjitikisht. Nga nje situate gjithmone fiton dikush.Bam bam bam . smileyCa eshte bere deri tani e kane bere gjermanet dhe besoj keshtu do vazhdoje.Mesa shof une qeveriu del i fituar nga ky debat. Nese ka qene ky qellimi i shkrimeve apo protesta e opozites atehere ja kane arrit. Berihaj axhaminjsh them une. smiley

Jam shume dakord. Se shume gjera ketu ashtu jane, berihaj axhaminjsh. Reagimi im i pare ne raste te tilla eshte qe te perpiqem kuptoj se cfare po ndodh. Por qenka shume e veshtire pasi ose serviret informacion 3 uje 1 kos, ose tjetra, s'u do trapi dhe nuk e trajtojne fare.

Po shume e thjeshte.

Berisha, Rama vec e vec apo te dy bashke nuk kane bithe te stopojne apo ndryshojne nxitimin e nje projekti rajonal qe lidhet me energjine,sikunder e thashe. Bile e ka thene dikush tjeter para meje ne peshk a dje a pardje.

Thene ndryshe : asgje nuk eshte ne doren shqiptareve. Asgje fare, fare, fare.

Cer po ndodh ?

Ku ka para ka pislluk keshtu qe ky rast nuk ka pse ben perjashtim, vecse shume pak veta mund te thone me saktesi se ne ka te drejte kete here qeveriu per Banken Gjermane apo ju desh ta thote ashtu.

Ai asnje fjale nuk e nxjerr badiava nga goja. Kur ka siklet i djersin dhe balli dhe suma ( qe te jemi brenda temes smiley ). Kete here nuk mu duk sikur po i ndodh.

Mendo kush ka qene Minister i Ekonomise me 2007 e deri me sot.

He se mos harroj starti ka qene 39 milion euro dhe keto pune i di mire ai qe i ka formulu i pari keto pune.

Cer ka qene Genc Ruli me 2007 ? smiley

Keshtu po. Po merremi vesh.

Paske vene ne dyshim bindjen time? Jazek te qofte ! smiley

Apo ti mendove qe dhe Koth-i e shiti shpirtin? smiley

As e kam menduar as e kam thene. smiley

thanks per lidhjen.

perderisa shtypit shqiptar i mungon sensi i mrojtjes se interesit kombetar dhe publik eshte e natyrshme qe modeli zp-rd te jete mbizoterues.nuk eshte se anesia ideolologike e shtypit eshte ajo qe prish pune,jo, se ne shqiperi nuk ka parti ideologike por grupime klanoro-krahinore.

Gjithësesi, kanali më i madh televiziv në vend e ka vendosur këtë histori në krye të edicionit informativ qysh dy netë më parë, duke i dhënë vetëvetiu rëndësi dhe peshë.

 

Ca dmth kjo? Qe meqe kanali me i madh televiziv ne vend e ka vendsour ne krye te informacionit do te thote qe ka skandal? Argumenti i autoritetit?

 

Sales nuk ka muaj mos ti shpertheje ndonje pusete me ujra te zeza ne siperfaqe.

Imagjinoni ca te tjerash jane lujt nen rrogoz ne 7 vitet e fundit nga kllasa jone politike

Bie llafi, do ta merrte veshkush se cfare ishte apo behej ne gerdec, po mos te kish shperthyer gje, jo..

Un mendoj se Sala eshte derri karo i mafies ballkanase, fazllici derri mac, thaci derri spathi

Gur gur gurgullon skandali.

Topi si e ka moton, Po e pridhuam ne lajmin si guxon Panorama qe e injoron?

Ate ankese e ka blendi, qe s'ka lidhje me topin.

Topi s'eshte se e rruan shume. Eshte qeveri me vete. Eshte i vetmi televizion qe ka qene gjithnje ne opozite.

keto rrena mund ti pertypesh me fasule ne darke per vete, se ne te tjeret nuk te kemi gje borxh.  

TCH qe ne kohen e Nanos ka qene me PS, kur bile ka edhe nje leter publike te Dritan Hoxhes kunder Berishes para zgjedhjeve te vitit 2005.

Njehere i bente presion qeverise se PS, pastaj kur i premtoi Nano privilegje, si me ligjin e transmetimeve digjitale etj. (pa folur ketu per evazionin fiskal me kafe e karta digitalbi qe qeveria mbyllte syte) athere TCH u vu krej ne sherbim te PS, pastaj vazhdoi me Ramen qe kishte lidhje qe heret me te dhe te tjere aty ne PS.

 

Po ta kthej dhe nje pergjigje, dhe pse je debil e s'meriton as qurrat

me fal, po a nuk tha berisha per TCH qe jane "syte e shqiptareve", kur tch sulmonte nanon? A nuk nxirrte fiksi qeveritare te korruptuar rregullisht, qe ne kohen e nanos? A nuk nxori ate shprehjen e famshmke kunder nanos "politikanet jane si pelenat, duhen nderruar shpesh"? A nuk e nisi qe me emisionin e pare te lajmeve duke raportuar korrupsion? Sido te jete, s'i ka lepire prapanicen njeriu deri me sot, si klani apo ti.

o trimi i tastieres, une te them qe Dritan Hoxha ka leter publike kunder Berishes ne prag te zgjedhjeve te 05, ti me tregon perralla.  

TCH sulmonte Nanon per ti bere presion (sic bejne tani per tendera e koncesione ose per te mbuluar evazionin) dhe kur Nano i premtoi favore (ligji per transmetimet digjitale, njeri nder ta), TCH u vu krejt ne sherbim te PS.

Pastaj puna me Ramen dihet.  Rama i premtoi mbeshtetje e favore nderkohe qe TCH bente propaganden e tij dhe meqe Rama nuk beson ata qe nuk i njeh, gruan e Sokol Balles e punesoi ne bashki, si deshmi te mirekuptimit te perbashket.

Po te jesh kunder Berishes s'do te thote te jesh me PS, o trangull. Ngulite kete. Kush s'eshte me Enverin s'eshte diversant. Ti ke koncept qe kush s'eshte me Berishen, eshte me PS. Aq debil je. Mire keq, TCH eshte i vetmi institucion ne gjithe shqiperine qe s'e ka per detyre te zbuloje rastet korruptive dhe i ka zbuluar, aq sa ka zbuluar, dhe s'ka bere si klani qe vetem lepin bythen e sales. E kupton sa trap je? Ik tani, se s'e ndot me tasiteren me handikapate si ti.

ishte kunder Berishes dhe pro Nanos dhe tani me Ramen.  Ja ky ka qene dhe eshte TCH jot.  Por sic e thame, socialist, por i pavarur.

Po qe mbeshtet Bamir Topin, ca i bie te jete? apo dhe ai eshte socialist. Kush shan salen, socialist, e? E veme i bast qe s'behet si klani kur te jete rama ne pushtet, sic s'u be per nanon? Cope mishi me dy sy je. ik tani, ktheje turirin te bytha e sales. komenti im i fundit ky per ty

Po Topin e mbeshtet me idene per te demtuar ne zgjedhje PD-ne o kuku per ty.  Neser pe te behet Topi me PD-ne, nuk le gje pa thene per te.  Shiko Meten, e beri lesh e li per korrupsion, por tani qe i duhet Rames e ftoi ne studio si burre te mire.

s'me duket se ngjit kjo pune.  Rama tani si me punen e Vishes, do i pervishet editorialeve per te rregulluar me fjale ate qe prishi me vepra.  Nga anet e anglosaksoneve thone qe mos e germo me shume gropen qe ke rene se zhytesh me thelle.  Edhe Rama me mediat e veta sa me shume germon aq me shume zhytet ne pisllekun e korrupsionit e perfaqesimit  te krimit.

Endri Fuga, si sufler i kryetarit per pr-in, nuk na dolli gje.

Sa per mediat, me keqardhje po vazhdon mendesia ketu ne peshk se i pavarur eshte vetem ai qe eshte me Ramen e PS-ne.  Pra sic thuhej dikur per njerezit si Muc Nano, socialist, por i pavarur.

Sa per saktesi, TCH nuk eshte televizoni me i madh ne Shqiperi (nese flasim per shikueshmeri).  Shikueshmeria nuk matet keshtu qe kushdo mund te thote se me i madhi e me i bukuri eshte Klani, Vizioni etj.

Tch po, eshte ma i madhi e me i bukuri nder mediat e Rames. 

 

Ka apo nuk ka skandal me linjën e ndërlidhjes Shqipëri - Kosovë?

 Kjo eshte pyetje per debat popullor, e?smiley

 Më ndjeni, por shumë sharje shkëmbehen dhe me pak përjashtime, argumenti mungon ose është i varfër. Pyetjes së Blendit mbi qëndrimin e shtypit të shkruar dhe mediave vizive, do t'u shtoj dhe një fakt tjetër, për mua tronditës. Versioni online i "Zëri"-t të Prishtinës, nga dje nuk hapet. Hakersat e kanë nxjerrë jashtë funksionit. Lind pyetja: kush janë ata individë apo grupe që kjo gazetë të mos jetë e mundur të lexohet? Dje, deri para mbylljes, versioni online i saj kishte të botuar artikullin e kryeredaktorit Astrit Gashi, "Hamoviçët, fazlliçët dhe shqiptarët", i cili e mbyll shkrimin me thënjen se "...nuk është faji i historisë që jemi kështu si jemi sot, këndej e andej kufirit".

 Dikush më sipër, me siguri militant i verbër, thotë se Topchannel dhe gazeta "Shqip", janë vegla në duart e Ramës. Do t'i thoja këtij dhe kujdo tjetër se shtypi i shkruar kudo në botë (flas për të përditshme serioze) ka patur kurdoherë e ka në vazhdimësi një mison, kontrollin e qeverisjes. Kushdo gazetë që nuk e bën dot këtë, mbetet në tregun mediatik, thjesht për qëllime jo të interesit publik, por që kanë të bëjnë me interesat korente politike apo ekonomike të botuesit. Gjithë bota mediatike shqiptare e di mirë, se për të jetuar, sidomos sot, në kushtet e përhapjes si kolera të krizës në media, nuk mundet dot ta sigurosh jetesën, duke i shërbyer opozitës, por përpos se t'i shërbesh qeverisjes, siç po bën sot shumica e gazetave. Është qeveria që zotron tërë mjetet e mundshme financiare dhe veçse ajo ka mundësinë të bëjë të mundur shëndoshjen e financave të një organi ose institucioni mediatik. Të gjithë ata që ngulin këmbë në të kundërtën, pos se zbulojnë paditurinë ose fanatizmin e tyre. Topchanel dhe gazeta "Shqip", pjesë e një kompanie mediatike, kanë qenë e janë organe nga më seriozet e përbëjnë vlera të rendësishme të kulturës kombëtare, sepse janë ato që i shërbejnë publikut të gjërë lajmin e të vërtetën. Me këtë vlerësim, nuk u drejtohem qorrave e militantve politikë, por asaj shtrese të arsimuar të Peshkut që ka e ruan ekulibra të shëndetit mendor, ende të padëmtuar në klimën e helmuar të ambientit shqiptar.

 Sa qesharake tingëllon kur një media që guxon të jetë kritike etiketohet e lidhur me mafian ("Zëri"), e lidhur me opozitën ("Shqip" e Topchannel), vetë opozita e lidhur me kompaninë fituese dhe kompania fituese dhe banka gjermane, të lidhura gjithashtu me mafien!? Në vend që të merren me thelbin. Ja se si: a është e varur Shqipëria, por sidomos Kosova nga linjat e transmetimit me qendër në Beograd? faktet thonë PO! A është e vërtetë se prej 13 vjetësh nga koha kur Kosova është e lirë, të dy vëndet, ndonëse e kanë patur të hartuar strategjinë e veprimit që vitin e parë, nuk kanë qenë në gjendje ta ndërtojnë linjën e transmetimit 400 KW? Faktet thonë PO! A është e vërtetë se nga mungesa e ndërtimit të kësaj linje Shqipëria humbet 90 milion Euro në vit? Gjergj Erebara tek "Shqip" , sot, thotë PO! A është e vërtetë se kjo linjë, po të ekzistonte përmirësonte 50% kapacitetet e të dy vëndeve, sepse Shqipëria do importonte nga Kosova energji gjatë natës dhe në muajt e verës dhe do eksportonte gjatë ditës dhe në muajt e pranverës e verës? PO, PO, PO...është e bërtitura e administratorve teknikë! A është e vërtetë, siç janë fat i madh shtresat e linjiteve të kosovës dhe bollëku i ujrave tona, se shfrytëzimi i kaskadës së Drinit do rriste efektshmërinë 40 %, baraz me 150 milon Euro më tepër fitim në vit? Po, thonë konstruktorët e mëdhenj shqiptarë të kaskadës! A është e vërtetë se po të ekzistonte linja 400 KW, Kosovës do t'i jepej mundësia e ndërtimit të termocentraleve me qymyr, rezervat e të cilave aty janë të pallogaritshme? Po, thonë inxhinierët!

 Ka dhe të tjera, por nuk dua të vazhdoj më tej. Faktet janë kokëforta. Prej mënyrës se si jemi sjellur, nga kjo përfitime ka patur vetëm kompania serbe dhe ndonjë xhep  "i vogël" administratori, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri. Xhepat përfshijnë ish KESH, sot OST. Deri tani, janë kapur vetëm dy xhepista që po vuajnë burgun, ish administratori europian i UMNIK-ut, me 3.5 miloion Euro të transferuara në Gjiblartar dhe ish Drejtori i homologes se KESH-it në Kroaci. Nëse veprimet për mos ndërtimin e deri tanishëm të linjës së interkonjeksionit, nuk janë të qëllimshme dhe mendoj se nuk janë të tilla, vetëm një argument i qëndrueshëm ngelet: paaftësi qeverisëse.

 Nuk dihet se për çfarë arsye, se vetëm pas 10 vjetësh nga çlirimi i Kosovës, në vitin 2009, u desh këmbëngulja e bankës gjermane KfW Që të nisnin proçedurat pë linjën. Këtu dhe në Kosovë e kishin harruar fare.

Pa dyshim që misioni i shtypit të shkruar është të kontrollojë qeverinë. Mua më duket që kjo analizë megjithatë ka dicka të mangët. Në rastin e një lajmi (që mund të transmetohet nga Top Channel, apo nga televizione të tjera) duhet të kihet parasysh që faktet serviren nga oborri i qeverisë. Për cështjet që implikojnë qeverinë, faktet, rrethana, mizanskenat (që sugjerojnë skenat, etj) duhet të serviren nga dikush i afërt me qeverinë. Është e pamundur të mendohet që dikush që nuk është pjesë e tavolinës, apo kalimtar i korridorit, apo lobby-t (të sallës ku zhvillohet tryeza) të mund të servirë fakte serioze dhe kokëfortë. Mendoj, se një gazetë, apo televizion që shpreh një vijë editoriale tejet kritike ndaj qeverisë, në njëfarë mënyre është e destinuar të jetë e izoluar nga zyrtarët e saj. Pra, nuk ekziston më ai kanal mirëbesimi ndërmjet gazetarëve të gazetës/televizionit në fjalë dhe përfaqësuesve të qeverisë (oborrit të saj). Pra, ajo që dua të theksoj është se perceptimi nuk duhet të ndalet vetëm tek anshmëria. Të jap të drejtë, që  një televizion pro-qeveritar është më i ‘diskredituar’ se një i opozitës. Por, për fat të keq, një televizion/gazetë e opozitës ka shumë pak shanse t’i vijë pranë të vërtetës. E vërteta gjendet gjithnjë tek ata që janë pjestarë (qeveria), ose dëshmitarë (oborri). Nëse si zyrtarët, ashtu dhe oborrtarët i mbajnë ‘mëri’ gazetës/televizionit në fjalë, sa të larta janë gjasat që këta do të zbulojnë të vërtetën. Mua më ngjan se janë shumë të pakta. Pra, cështja e paanshmërisë nuk i zgjidh gjërat njëherë e mirë në favor të gazetës/televizionit opozitar. Është një art tmerrësisht i vështirë ruajtja e ekuilibrave gazetareskë në emër të së vërtetës.  

Lirka, imagjino nje qeveri qe punon diten dhe naten per popullin. Imagjino zyrtare te ndershem, ministra vetesakrifikues, dhe nje administrate njerezish qe kane per qellim vetem sherbimin publik. Imagjino nje qeveri qe nuk vjedh, nuk korruptohet, nuk perzihet ne kontrabande... Nje qeveri e tille te verteten do ta kishte avokatin e vet te pare, dhe me mediat nuk do kishte asnje meri, asgje per te fshehur. Sepse si thote Mark Twain, kush nuk genjen as nuk ka nevoje te mbaje mend se c'ka thene. Por nje qeveri te tille nuk e kemi patur asnjehere. Ndaj le te mos imagjinojme me por i kthehemi asaj qe ti pershkruan.

Teorikisht ke te drejte, por une kam pershtypjen se skenari yt zhvillohet ashtu si e pershkruan vetem ne rast se Qeveria dhe Oborri do te gezonin nje disipline te pashembullt dhe do te ishin mes vedit te gjithe te kenaqur. Ne realitet eshte ndryshe. Anetaret e qeverise shpesh urrehen mes tyre. Nese dikush ngrihet e forcohet perben kercenim per te tjeret, ndaj duhet dobesuar. Dhe llafi del...

Ata te oborrit jane ca me te pakenaqur akoma. Ne cdo qeverisje qe kemi patur, por sidomos ne keto te kualicioneve hermovrodite, ka shume berryla, qe shume shpesh marrin formen e rrjedhjes se informacioni. Kur dikush nuk eshte i kenaqur nga pjesa qe arrin te marre, shkon dhe flet diku, ne nje media opozitare... 

Eshte e veshtire te mbash nen kontroll keta makute oreksmedhenj. Keta nuk kane bese, por per te "qeverisur" duhen njerez te besuar. Si t'ia bejme?
Eureka! Ish bodyguard-et perfundojne drejtore institucionesh.

Nuk dua te paragjykoj asnje nga njerezit e ndeshem, por shume syresh ne adminsitrate jane atje per te bere para. Disa bejne namin, disa ngjyejne gishtin, disa te tjere, te paafte per te luajtur lojen e korrupsionit hapin krahun natyrshem dhe largohen nga politika a qeverisja pa buje... Ndaj nuk e shoh kete unitet qeveri-oborr per te mbajtur median larg.

Blendi,

Pa dashur të hyj në një argument që ndoshta ti e njeh më mirë se unë, dëshiroj vetëm të them që mendimi im ndryshon në thelb nga i yti. Sipas meje uniteti ndërmjet qeverisë dhe oborrit është kaq i fortë, saqë vështirë të gjesh të cara në të. Këshilltari do të ishte për shembull një ndër njerëzit e oborrit, dhe kuptohet sa më lart i vendosur politikani, aq më lart i vendosur dhe këshilltari i tij. Sipas meje, ndërmjet një politikani dhe një këshilltari ka një pakt gati të hekurt për t’u thyer. Mendoj gjithashtu, se vetëm një pjestar i oborrit (supozojmë një këshilltar) do të ishte në gjendje të dekonspironte fakte të vërteta dhe kokëforta. Nuk e besoj kurrë që një anëtar i qeverisë do të ishte në gjendje t’i zbulonte këto fakte.

 

Pra, në një skenar praktik (jo teorik) dekonspirimi do të vijë nga ana e këshilltarit, ose oborrtarit par excellance.

 

Por, oborrtari nuk do të niset kurrë nga lakmia që të prishë paktin me pushtetarin. Kjo është pikëpamja ime. Madje, një këshilltari lakmia nuk i prish shumë punë. Ajo cka mund ta shtyjë atë drejt zbulimit të një fakti kompromentues është vetëm një fyerje ndaj mundësive të tij. Pra, një fyerje e personalitetit të tij, ndoshta një shigjetim në kurriz të aftësisë së tij për të mbetur besnik. Një fyerje ndaj luajalitetit të tij. Nëse do të shprehesha figurativisht një kalim nga roli i Eminencës Gri, në një person pa eminencë. Kjo mund të ndodhë për shkak tënjë zbehje e rolit të tij në negocim, në marrëveshje, refuzimi i pranisë së tij, etj. Këshilltari e ka merak të jetë i pranishëm. Ai do të dijë gjithçka. Nëse një këshilltari i ndalohet hyrja, apo prania, ai mund të ketë ndërmend dhe një hakmarrje. Por, hakmarrja për të do të thotë që ai tashmë është persona non-grata. Sa mund të durojë një Eminencë gri të kthehet në persona non-grata. Kjo është gjithë çështja. Nëse këshilltari e bën këtë, media ka gjasa të marrë vesh një fakt serioz dhe kokëfortë. Nëse këshilltari nuk e bën, atëherë media me gjithë paanshmërinë e saj nuk ka kurrë gjasa që të kumtojë të vërtetën.

 

Lirka, o artiste e rruazllekut.  Me kishte marre malli smiley

 

koment objektiv.+10smiley

Dikush më sipër, me siguri militant i verbër, thotë se Topchannel dhe gazeta "Shqip", janë vegla në duart e Ramës. Do t'i thoja këtij dhe kujdo tjetër se shtypi i shkruar kudo në botë (flas për të përditshme serioze) ka patur kurdoherë e ka në vazhdimësi një mison, kontrollin e qeverisjes

E ke thene mire, Petro. Tani, edhe nje gje te mbetet. Me gjej nje kronike te vetme te Topit a Shqipit ku te jete kritikuar a kontrolluar puna e Rames ne bashki si pjese e ketij misioni mbi qeverisjen te permendur me siper. Po e bere kete, kalon automatikisht nga grupi i militanteve te verber tek grupi Illuminati te peshkut.

p.s. Varianti qe Rama ka punuar ne menyre perfekte ne bashki nuk pranohet.

boisa! Mundesh të më ndihësh, si anëtar pa përvojë që jam nga jeta në komunitetin tuaj të lashtë, me ca emra që i përkasin grupit illuminati të peshkut, sepse në funksion të tyre, mbase do zgjidhja, për një shoqëri më të fisme, grupin e ferrit të peshkut, pra atë të militantve. Mbetem në pritje e mëdyshje të zgjedhjes.

O Petro

Po pse nuk e pyet ate me siper, te me gjej ne nje vend te botes nje media qe merret me opoziten? Qofte edhe ne afrike xhanem...kudo qofte.

pyetja ishte krejt tjeter, ti si njohes i krejt botes(perfshire dhe Afriken) ke marre shume persiper, po koncepti yt per opoziten nuk shkoka shume larg.

Petro

kerkesa jote ka nje nonsens te vogel brenda, nese je papervoje ne kete forum per te njohur grupet, do jesh papervoje dhe per te njohur anetaret, keshtu rrugen e gjate te pozicionimit tend, nise duke njohur keta njehere.

Ti pergjigju pyetjes pse nuk i pergjigjesh? Ne cvend te botes akuzohet opozita? Me gjej vetem nje, e ska te bej a jam njohes une apo jo, ajo qe une kerkoj eshte te dij se ke merr si shembull zhvillimi ti dhe ata qe mendojne si ty?

Te thashe njehere, sqaro me veten termin opozite dhe hajde ketu te besh pyetje.

Une e kam shume te qarte. Ti po i ben bisht nje pyetje shume te thjeshte dhe shume direkte sepse rrezon komplet llogjiken qe po perdor. Pyteja eshte e thjeshte, nqs ke ndonje gje te paqart me bej nje pyetje direkte dhe une ta jap direkt pergjigjen, nuk di te fshihem, nuk kam asgje per te fshehur! Pyetje-pergjige.

Ora. Pergjigjja eshte shume e thjeshte, por kam frike se nuk do ju pelqeje. Fakti qe PS eshte ne opozite nuk do te thote qe media duhet te mbylle/mbyllte syte ndaj korrupsionit (nese ka patur dhe gjendja e sotme e Tiranes tregon qe mund te kete patur). Media duhet te jete ne sherbim te publikut, madje as ne sherbim te publikut, do thoja me teper ne sherbim te se vertetes, pavaresisht se kush e si mund ta shperdorojne ate. Korrupsioni shkakton te njejtat deme pavaresisht nese ndodh ne nivel qendror apo lokal.

Topi normal qe eshte qeveri me vete, bile qeveri e fuqihihishme; kur prodhoi lajmin e vjedhjes te ores se Bushit u desh qe qeveria anerikante te prononcohej.

P.S. Ke harruar te saktesosh se Topi eshte qeveri e pavarur me vete, e cila meriton qmimin Shemja e Arte dhe Ferrari Qukapiks.

po pse akoma ke dyshime qe Bushit nuk i humbi ora? Une nuk di qe Top-i te kete thene shprehimisht qe Bushit ja vodhen oren. Kjo eshte thjesht nje perceptim i yti si LAB qe je! smiley

"...nuk u drejtohem qorrave e militantve politikë, por asaj shtrese të arsimuar të Peshkut që ka e ruan ekulibra të shëndetit mendor, ende të padëmtuar në klimën e helmuar të ambientit shqiptar."

Xhibi! Nuk e keni mbajtur parasysh sugjerimin e mësipërm të komentit tim. Jo domosdoshmërisht viheni nën detyrimin e kthimit të një përgjegjejeje. Në këto raste, më përshtat do shkonte një sharje virtuale. Gjithsesi, faleminderit!

"Ka apo nuk ka Skandal"

Nuk dime gjo,edhe mund te kete edhe smund te kete,po kishte skemi ca bojme ,po nuk kishte skemi ca bojme,Mazhoranca shume e Konsolidume.

Ore Brado se je dhe tifoz i Bayernit! smiley

C'e keni kete "mazhoranca eshte e konsoliduar" qe keni nis ta perserisni me vete dhe ne gjume? Une shof se mileti i vorfen ka nis mos me e rrujt hic per mazhorancen tuj.

Jam tifoz i Milanit, me Bayernin jam se nuk shikoj dot me sy Realin dhe Barcelonen ne keto ndeshjet e fundit te CHL,dhe ti zoti Sala,nuk na ke thene asnje llaf per padrejtesine qe ju be Milanit ne ndeshjen me Barcelonen kur....robt Arbitrit.

Ajo ndeshje u prish nga arbitri. Ishte ndeshje e bukur deri te penalltia e dyte. Isha me Milan ate nate, jo per gje tjeter po ngaqe mua me merr malli per te pa ndeshje ku Barcelona rrifet.

nga sot ne dreke eshte e qarte qe ka skandal. fakti qe bode genjeu paster fare, shpjegohet vetem me faktin qe ka skandal dhe ata duan te fshehin dicka:

”Banka Gjermane duhet të njoftonte kompaninë shqiptare me ligj dhe këtë nuk e ka bërë, që fitues do të shpallim filanin dhe vetëm pasi të merrte miratimin nga ana jonë, atëherë mund të zyrtarizonte marrëveshjen. Mos mundoni të gjeni shkaqe të tjera për të mbuluar një korrupsion që duhet denoncuar”, akuzoi Bode.

Deputeti socialist, Arben Ahmetaj, replikoi: “Zoti Ministër, në respekt të publikut dhe të emrit tuaj mos gënjeni, pasi OST është lajmëruar dhe unë e kam emailin ku ajo është lajmëruar për rezultatin dhe vendimin e Bankës Gjermane. Vetë raporti teknik i projektit flet për kompaninë kroate dhe askush nuk mund të besojë se KFV-ja është pjesë e mafias. Unë besoj se institucionet shqiptare duhet ta hetojnë këtë çështje, që i kalon kufijtë e një afere korruptive me një tender, e që lidhet me interesat thelbësore të shqipatëve”. 

Pa dyshim që misioni i shtypit të shkruar është të kontrollojë qeverinë. 

shtypi ne nje shtet demokratik, ka pushtetin e vertete (ndersa qeveria ate falls). jo kot diktatoret gjene e pare qe heqin, eshte shtypi.

budallalleku eshte qe kete lloj shtypi, qe quhet "shtyp i lire", shumica sot e quan arritje. 

 

Me duket se ka nje ngaterrim a gabim konceptual.

Misioni i shtypit eshte te jete zeri i publikut dhe rojtari i interesit publik, nepermjet informimit te drejte, te paanshem, objektiv dhe te vertete e ketu hyn edhe kontrolli i qeverise, por, te pakten ne boten demokratike, misioni i shtypit nuk eshte spekullimi, shpifja, propaganda.  Duhet te ndahen keto gjera. 

Nese nje media ben propagande, duke perdorur edhe arsenalin e shpifjeve te organizuara nga nje makineri e tere, athere ketu s'kemi te bejme me kontroll te qeverise a informim publik, por propagande te ndyre.

Kete ben TCH dhe te tjera media.

pupupu si qeke ti plako, hazerxhevap. masnej kte shqipen letrare e qake fare. un jom bo fans i joti qysh kur t'lexoj ktu ke peshku.muve iher ma ke mush menjen,pa kta tjeret le t'shkrujn ktu, un e di qe jan t'gjith kamunista kta. e kan vetem nga inoti t'gjith.

aty ku jeton ti ça benin ata gazetaret qe u mbylli patroni gazeten me dal vete i palare ?

pastaj kush i autorizon gazetaret te kontrollojne pushtetin ? si mund te kete bese tek ky kontroll ? a jane keta race tjeter njerezish, te pagabueshem, te pakorruptueshem, etj, etj. a nuk punojne dhe keta si gjithe te tjeret vetem per PARE ?

te ishin gazetaret burra te mire e me nivel te larte profesional, beheshin shkrimtare. pra gazetaret jane shkrimtare te deshtum. çfare besimi te kesh tek ta ? ata lehin si te gjithe vetem per ate qe i paguan.

aktualiteti po tregon qe gazetat po te jene te pavarura financjarisht (qe te mund te siguronin ndoshta dhe pavaresine e fjales), falimentojne direkt, sidomos sot me zhvillimin e internetit. 

 

te ishin gazetaret burra te mire e me nivel te larte profesional, beheshin shkrimtare. pra gazetaret jane shkrimtare te deshtum. çfare besimi te kesh tek ta ? ata lehin si te gjithe vetem per ate qe i paguan

ja nje afirmim tamam per oren 12 te nates. mund te te jap plot shembuj te gazetarise hetuese ketu ne perendim dhe te gazetareve shume te mire. edhe ne kemi gazetare te mire, qe mundohen te bejne punen e tyre sic duhet.

pastaj kush i autorizon gazetaret te kontrollojne pushtetin ? si mund te kete bese tek ky kontroll ? a jane keta race tjeter njerezish, te pagabueshem, te pakorruptueshem, etj, etj. a nuk punojne dhe keta si gjithe te tjeret vetem per PARE ?

 

besoj qe ti e kupton edhe vete qe ja ke fut kot. 

gazetaret e rinj bejne vetem perjashtim nga ai regulli. sepse qe te merresh me letersi (nuk shkruhen librat per dy dite) duhen pare dhe pervoje. kjo detyron shume shkrimtare te rinj, ta fillojne nga gazetaria , si heminguej, kadare, etj. por kur keta specializohen dhe mbesin gazetare pergjithnje, padyshim qe keta nuk vlejne me, jane shkrimtare te deshtuar (kjo nuk do te thote qe jane idiote pa kurfare vlere, heee). kuptohet qe fjalen ta kam per gazetaret me te mire ne kete rast, ata qe me pak guxim ose fat mund te beheshin ndoshta shkrimtare.

se ka gazetare (shumica) qe gazetarine e konsiderojne profesion me vete, pa fare lidhje me letersine. keta padyshim as qe llogariten, se te shkruajne mire nuk mesojne kurre, jo pastaj te tregojne gjera me vlere. 

Ore, kot tashti, meqe u permend kaq shume banka gjermane keshtu dhe banka gjermane ashtu.....

A i ka thon njeri kryeministrit dhe ministrit te financave se KfW nuk eshte "thjesht" banke gjermane, por eshte shteti gjerman?

ate e di shume mire salca.pohimet e tij nuk jane per treg te jashtem por te brendshem.

nuk eshte problemi qe i doli pislliku problemi eshte se mos zgjohen nga gjumi leshkot dhe mos o zot fillojne e shikojne pak me larg se hunda e vet.

prandaj duhet ti anestetizoje sa me shpejt. shpif,akuzo flit edhe per rritje me ritme kineze qe te kene me cfare te merren njerezia. dhe shume bien brenda si edhe ke komentet qe kemi ketu. kjo quhet perdhunim truri per mendimin tim.une jam lojtar shahu dhe e di se per cfare flas prandaj e nenvizoj. se kuptojne shume njerez por nuk eshte faji i tyresmiley

shpresoj qe kjo pacavurja me larte te mos jete asgje me teper se nje tentative a deshtuar e autorit per te grisur popullin e peshkut, perndryshe skam ca e them...sic tha ai te 40 y/o virgin: "you puttin TC on a pedestal"

A i ka thon njeri kryeministrit dhe ministrit te financave se KfW nuk eshte "thjesht" banke gjermane, por eshte shteti gjerman?

Banka KfW deklaron se i qëndron vendimit për firmën fituese kroate dhe në rast se qeveria shqiptare e kundërshton, atëherë, tenderi duhet ribërë nga e para, por nga ana tjetër duhen marrë në konsideratë kostot financiare nga vonesat.

 

Sipas Panorames:  

Ambasadorja gjermane në Tiranë Carola Muller Holtekemper ka deklaruar sot se banka gjermane KFW ka qene korrekte, ka punuar me transparence dhe ka qene e hapur. “Nuk japim informacion për procedura që janë në vazhdim. Behet fjale per nje tender qe eshte ne zhvillim. KFW ka punuar me transparencë dhe ka qënë e hapur dhe korrekte” – ka thene ambasadorja.

Berisha eshte bo si puna e atij rrenacakut qe fillo edhe beso se jane te verteta rrenat qe trego. Ne vend qe te dale me nje deklarate te shuaje zhurmen, i hedh me teper benzine zjarrit me Boderat. Justifikimi i 10M do i dale per hundesh me kostot qe do paguhen per vonesat. Po Bode nuk ka arrit akoma ke ky leksion ne ekonomi, se e ndaloi njoni ne rruge qe dote 10%.

Ambasadorja eshte e korruptuar.

P.S. zeri.info vazhdon te jete offline.

E mire, le te shtrojme dhe disa pyetje qe sipas mendimit tim duhet te ishin shtruar me kohe, po analistet e kane mendjen ne vend tjeter:

1. a eshte vendosur me kete ceshtje kalimi i lsi ne koalicion me ps, dhe nese po, a eshte ne te miren e vendit?

2. pse shqiptarja.com qe i botoi lajmet dy dite perpara zerit te kosoves (ne versionin online, jo print) ja la lajmin ne dore zerit?

3. kush i nxorri letrat? (lidhet me pyetjen 1)

4. pse i nxorren letrat?

5. kujt ju referua ne te vertete berisha kur cilesoi nje grup te caktuar "mafie te shpellave"?

6. a ka mirekordinim lsi-ps me testin paraprak te soliditetit (votimi per nenkryetarin e kld-se) dhe tani me kete histori?

7. a do ja dali kjo qeveri te jete ne tribune ne festimet e 100-vjetorit? 

Renditja e pyetjeve eshte rastesore.

Pavaresisht cilat jane pergjigjet, ato nuk nxjerrin te lare berishen, i cili mesa duket nga deklaratat e fundit te tij dhe bodes ka vertete dicka per te fshehur.

 

mu nuk me gulugisin nja 20-30 melon te vjedhura, por kjo e LSI-se... Vertet thua te eeeee, per "te miren e kombit"? Medet!

Thelbi i skandaleve te babasqapit eshte i "fshehur " . Gjermanet as e kane bere per Bure Shteti as i kane dhen ndonje ndihme te shquar sepse ky e krhasoi veten "I Dyti pas Gjermanise dhe vrapon per ta arritur " .I doli Kina para "Me Kinen jemi njesoj si BUM Investimesh " smiley Ku te shitet me pare i ZIU Hajdut ?

Shume thjeshte  sqarohet kjo pune e Skandalit se faktet bejne MUUUUU dhe nuk ka nevoje per Percerimet e Babasqapit " se kostua zotrie "

Musteqetenderi austrika i Tenderit te Pallavramentit fitoi se Tha Burre Shteti " per Mut BURIN Berisha " pas 21 Janarit . Gjermani nuk e perkahu Krimin e Vrasjes .

Gjermani nuk ka futur duart me MAFIE ne kete cope Truall me Injorante ne Pushtet , te Pabese , Pa karakter , Kriminele e Grabites . Gjermani eshte Finese . Nuk eshte Austriak i PP , Daulle e  e Wolf - Farts !

Gjermani e ka te qarte Perspektiven e cdo vendi ne Rajon . TE INTEGRUAR ..... ne ceshtje Paresore me Interes te perbashket , jo kobure ne dore te interesave te Grupeve Mafioze Nderkombetare . Keto Grupe Mafiesh sic e kane ngrene do e dhjesin Babasqapin me dhine e tij Jozerfpercke me keq se ne '97 po tentoi tu bishtenoje nga detyra e Lavatrices se Felliqur e te Piste te pastrimit te Parave ! Dhe qartazi fare e mbeshtesin nen Ure me situata Nacionaliste ku kreshperohen Gjahtaret e Shoqates se Gjunkshit dhe Krye Strategut Gjeneralisem IMAMIT dhe ndonje Llapaqen Bloqist si "trima te cartur"

Dhe qe te kuptohet me mire ne se eshte Skandal apo JO lexoni rrrjedhjen psiqike te inteliDjences babasqapore mbi shpernguljen e Skandalit nga HEC tek TCH e Dritan Hoxha . Si duket edhe Lazi nuk e ka kuptuar mire qe lloi i inconformisteve eshte nje pasqyre e vertet e fjales se Urte Popullore "Sala ka mizen nen Kesule " dhe ve Qerosin Inconformiste ti mbaje kapelen , ose popullorshe fare eshte "Edhe Ju keni pjelle..po edhe Sala Pjerth inteliDjente ..." dhe me qe ram po llaf prandaj e mbyllim me nje

" O dudi o dudi , ku ta ashtuth une e nga pjerth ti " smiley

Me qe ra llafi si shume leje te gjate po ben ? Vetem ne Himalaje mund te Justifikosh mungesen smiley

Poshte Nazistet Gjermane. Mire qe nuk na dhane asnje kacidhe per reparacioinet e Luftes po dune dhe me na e fut.

Bravo i qofte Berishes qe nuk e ka honger at kokerr ullini. Ehuuu eshte malsor i mprefet ai nuk eshte sylesh qe tja hudhin Gjermonet!

shqiptaret e shkrete duke pare salen perdite duke thene carlluqe justifikuese ne tv si puna e deklaratave si puna e kesaj te 10 milion dollaro, jane duke pesuar violence te papare.

Nuk kane faj qe jane trensformuar ne dele

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).