Para do kohe, më rastisi të lexoja një shkrim të hershëm të Martin Heidegger-it, botuar në numrin 8 të revistës Tellus. “Përse qëndrojmë në provincë?”. Kjo është pyetja pas së cilës ky filozof mbërthehet fort për të gjetur arsye të shëndosha, përse ai e pa më të udhës të rikthehej në strehën e tij, në vend që të pranonte detyrën e lartë të rektorit të Universitetit të Berlinit.

Përgjigjet që ai jep ofrojnë shpjegim edhe ndaj prirjeve të sotme për t’iu shmangur qyteteve-qendër, të cilët tashmë i vështrojmë më shumë si mundësi e zgjeruar karriere dhe punësimi, sesa si burim kënaqësie dhe intimiteti. Ikja nga metropoli hedh dritë mbi qytete, qyteza, vende dhe vendthe që gjatë gjithë ekzistencës së tyre nuk kanë reshtur së bëri atë që bëjnë dhe sot: të mbeten përjetësisht provinca të lakmuara. Të lakmuara për çfarë? Për të kaluar aty pjesën e mbetur të jetës? Për të ngritur biznese apo për të krijuar kulturë prej aty? Për të përkëdhelur nostalgjinë e viteve që nuk kthehen më? Fundja përse mund të jetë e rëndësishme për ne një provincë që mezi ia del të mbijetojë përballë metropoleve? Përse duhet të kthejmë rrugën, t’u shmangemi autostradave për të mbërritur tek ato? Thjesht ngaqë kemi lindur dhe kemi koleksionuar kujtime mbi të?

Duke qenë se edhe vetë kam lindur në një provincë, më duhet ta pastroj fillimisht përfytyrimin tim nga ky lloj përmallimi. Pas kësaj mund të pohoj se për mua Provinca nuk është thjesht vendi ku kam jetuar apo ku dua të jetoj e të prehem. Provinca është një hapësirë gjeo-poetike. Kjo “gjeo-poetikë” e shfajëson, por dhe e bën të cenueshëm tekstin që do të lexoni këtu e në vijim. Veç kësaj, pohimi “kam lindur në provincë”, duhet mbrojtur edhe nga ajo lloj krenarie e lënduar e provincës që i kundërvihet qendrës thjesht ngaqë vetë nuk është qendër, që e sfidon atë në të njëjtën mënyrë siç provinciali sfidon banorët e kryeqytetit, të cilëve u kujton sa herë që ndeshen parajsat e humbura metropolitane: ritmin e ulët të jetës, ajrin e pastër, pushimin në drekë dhe mungesën e trafikut nëpër rrugë.

Marrëdhënia ime me vendlindjen, sado që i jam ruajtur, nuk i ka shpëtuar idealizimit. Këtë ndjesi nuk ma krijojnë emrat e rrugëve, as emrat e shesheve, as emrat e njerëzve të shquar që jetuan apo kanë shkruar për këtë qytet. Këtë ndjesi ma krijojnë përemrat...Sidomos përemrat pronorë: mes tyre, ka shumë të ngjarë që nxitësi kryesor të jetë përemri “imi”: “qyteti im”. E këtu nuk flas për provincat në përgjithësi. E kam fjalën për Durrësin - provincën time.

Atëherë më ndodh përherë i njëjta gjë: kthehem pas në kohë dhe mbështillem nga pamje të të jetuarit në mote të largët, diku mes periudhave të sundimit të perandorëve Trajan, Adrian apo Dioklecian, kur Durrësi ishte dhe kishte... Jo kushedi se çfarë, por asgjë më pak se kolonitë apo provincat e tjera: një amfiteatër, një akuadukt, një bibliotekë dhe statusin e kryeqendrës së provincës së Epirit të Ri. Nuk është mall për ato kohë, sepse, si të bëhej fjalë për një shije apo për një përvojë të njohur që nuk të ka lënë kujtesë të mirë, që prej asaj kohe qyteti ka zgjedhur të bëjë jetë të tërhequr, të gëzojë pa rënë në sy, sikur dikush i pëshpërit mençurisht në vesh: “mos u bë qendër, më mirë të jesh provincë!”

Një provincë e tillë e rrethoi veten me mbi 4000 metra mure aq të lartë e të gjerë, saqë kronikat përmendin dy palë rojash që kalërojnë njëherazi. Të bëhet të besosh se pas atyre mureve ka gjetur mbrojtje diçka që e ka merituar mbrojtjen. Janë po ato mure, fragmentet e të cilëve sot u shkojmë përbri, ato mure ku në pranverë, mes laçit të tullave të kuqe mbijnë fiq të egër, lule të brishta që jetojnë nga mëshira e diellit dhe e shiut, ndërkohë që banorët përreth ulen në stola, shëtisin më nge, luajnë qetësisht apo me zhurma, pa dyshuar qoftë edhe një grimë nëse ajo bimësi lulëzon në qejf të vet apo jo në kujtim të njeriut që urdhëroi të ngriheshin këto mure mbrojtëse, birit të larguar të këtij qyteti, Anastasit I, perandorit, që si të gjithë bijtë e larguar, i bëjnë dhurata vendlindjes dhe origjinave. Ia vlen pra të kthehesh në këtë provincë qoftë për shkak të Anastasit, qoftë për shkak të banorëve të sotëm, qoftë për shkak të vetë mureve që vazhdojnë të rrinë përballë detit.

Por ndonëse përballë detit, provinca ime marrëdhëniet më të mira i ka ruajtur me tokën. Dikur në fëmijëri kam parë anije të vogla prej druri, detarët e të cilave rrisnin mëllaga mbi kuvertë dhe që e ndanin ujin e ëmbël në masa ditore: tri për vete dhe një për mëllagat. Tani nuk jam i sigurt nëse ka më prej atyre detarëve të vjetër, me llulla dhe beretat e zeza, vënë pjerrtazi mbi sy. Pas mbylljes së kafene-birrari “Detarit”, vendit ku rrinin bashkë kapedanët në pension, lidhësit e cimave dhe hamejtë e porteve, nuk më mbeti tjetër veçse t’i kërkoja gjurmët dhe shenjat e tyre në varrezat e vjetra të qytetit. Por as aty, sikundërse edhe në qytet nuk kam ndeshur shenja të dukshme detarie dhe jete detare: jo gdhendje mbi pllakat e varreve, as ndonjë shënim, si për shembull “detar”, “kapedan”, as ndonjë miniaturë spirance prej bronzi, as ndonjë timon të vogël, as ndonjë sirenë apo nyje të lidhjes së cimave, siç i kam gjetur tek detarët e varrosur në “Cimetière marin”, në qytetin Sete, në Jug të Francës, nuk kam gjetur në varrezat e Durrësit. Por as në qytet nuk kam gjetur gjurmë të shprehura të pranisë detare, të bashkëjetesës së njerëzve me detin, siç nuk kam dëgjuar të flitet, qoftë edhe të premtohet, një muze detar, siç ka në të gjitha qytetet port. Nuk dua të qortoj ndokënd. Me këtë vëzhgim. Kur vdes, gjithkush i braktis profesionet. Ndoshta kjo hyn në nojmat e bregdetarëve, të cilët kanë ditur t’i japin përherë detit atë çka është e detit dhe tokës atë çka është e tokës.

Gjithçka e menduar si “përjetësisht” mund të ketë fat jetëshkurtër. Ky nuk është epigram, është nxitje si për ata që nuk kanë mbërritur ende në Durrës, ashtu edhe për ata që kthehen aty vazhdimisht. Ndaj mos pyesni, për shembull për rezidencën e princ Wied-it, të cilën nuk do ta gjeni dot më, pavarësisht se ishte një nga ndërtesat e rralla me stil të Rilindjes në të gjithë Shqipërinë. Duke mos pyetur, ia kurseni vetes një brengë, por dhe kuptoni se në provincë nuk është e thënë t’i gjesh gjërat aty ku i lë. Në vend që të humbisni kohën e vyer duke kërkuar gjurmët e ndërtesës së Wied-it, kërkoni ndonjë foto ose gjeni te koleksionistët ndonjë kartolinë të kohës së mbretërisë dhe mjaftohuni me aq. Nëse Gjeografia mund të ketë qenë ndonjëherë hyjneshë mbrojtëse e kësaj province, Historia mund të ketë qenë thjesht një tajë. Tekefundit a nuk lind gjithçka për t’u shndërruar në kujtesë dhe a nuk është fotoja një kujtesë? Këtij fati nuk i shmangen dot as ngrehinat, as tempujt, as mozaikët, as kolonat, as kapitelet dhe as ndërtesat. Jo të gjitha dhe jo gjithçka në këtë qytet i kanë prishur normanët, turqit a barbarët. Diçka kishte mbetur dhe do të mbetet edhe për ne. Ndaj mos më pyesni as për molin e vjetër, për atë pjesë kalate ku pleqtë mbanin mend se kishte shkelur Ismail Qemali gjatë zbritjes së tij në Durrës, me mendjen për ta ngritur aty së pari flamurin arbnor (ndoshta e ka ditur se për herë të parë fjala “arbër” shfaqet e shkruar në këtë qytet, në kronikën që Ana Komnena rrëfen për sulmin e normanëve të komanduar nga Robert Guiskardit).

E meqë jemi tek fjalët, për mua, provincialin, shtrëmbon, gungën e të cilit si duket nuk do ta ndreqë dot kjo jetë, merr rëndësi edhe fakti se fjalët e para që lidhen me tokën, detin dhe njeriun, gjuhës shqipe i kanë mbërritur pikërisht nga provinca prej nga unë vij, nga Durrësi i një viti të largët, 1497, kur një tjetër provincial, si unë, njëfarë Arnold von Harf, nisur nga rrethinat e Këlnit, teksa kthehej nga Kryqëzatat, mblodhi për nevojat e tij ca fjalë të vyera, sot më shumë për ne sesa për të. Mes këtyre pak fjalëve gjenden edhe dy që mbajnë drejtpeshimin e botës: myr (mirë), kyecke (keq), boicke (bukë), vene (verë), oie (ujë), pyske (peshk), krup (kripë), taverna (taverna), geneyrea (burrë-njeri), groua (grua), denarye (parà), criste (zot), dreckthe (dreq), myreprama (mirëmbrëma)...Këto fjalë nuk ekzistojnë më në këtë formë, por në këtë qytet, në provincën time nuk ekziston as ndonjë shenjë nderimi, që do të na kujtonte se këto fjalë, nga më të parat prej shqipes së dokumentuar, janë mbledhur nga goja e atyre provincialëve që jetuan para nesh në këtë provincë me emrin Durrës.

Gjatë jetës së tyre qytetet fillojnë të ngjajnë përditë nga pak me atë personazhin e përrallës, të cilit i shpohet thesi rrugës. Më shumë humbasin se trashëgojnë. Nuk mundemi t’i shohim më, por mundemi të kujtojmë emrin e perëndisë së detit, Redonin, Shën Astin, peshkop i Dyrrahiumit, martiri që u gri nga bletët derisa dha shpirt, pasi ia kishin lyer më parë trupin me mjaltë, Gurin e Shenjtë ku gratë shkonin për të fjetur, duke e marrë me të mirë, duke i bërë dhurata e duke i ofruar para në kërkim të shpëtimit, dermanit për të gjetur shëndet, fat në martesë, për të lindur a për t’u rrojtur fëmija, mund të kujtojmë kullën e vjetër të sahatit, monumentin e Thompson-it, të cilit i këndoi Fan Noli, portën e Jallisë, pazarin e Kalasë, sokakët e pazarit, portën e madhe të Varoshit, sheshin e Lirisë, fabrikën e duhanit, kontrabandën dhe shtëpitë e fshehta të kënaqësive pranë rrugës së porteve, dy hanet e mëdha të Kthupit dhe Beshirit, kinemanë Gloria, shitësit ambulantë të pijeve freskuese, strehën ku bujti Georg Hahni, kostumet që shiheshin rrugëve, portën e Luanit, Portëzën, këngët e vjetra, statujën e kalorësit, që përmend Marin Barleti, portën e hamendësuar të Erës, që dimrit, kur murlani, bura fillon të fryjë nga veriu dhe verilindja në drejtim të detit Adriatik, të bëhet të besosh se sirenat antike ende nuk kanë vdekur. Nuk janë më as brukat e mëdha me leshterikë, vilat në plazhin ranor, urat e drunjta në det, kriporja, laguna, kënata, lejlekët, komandat detare, mjeshtëritë e dorës, çmendina në kodër, fabrika e akullit, shijen dikur të provuar dhe të harruar sakaq të të qenit kryeqytet i kapiteleve dhe kapital-kryeqendër e një shteti, së paku dy herë, por ka ende rigon dhe livandë e gjineshtër, të cilën mund ta mbledhësh nëpër brinjët e bardha të kodrave, siç kam bërë dhe unë në fëmijëri. Është ende aty fillesa e Via Egnatia, bovat e lidhura e të lira, është hamami dhe hamejtë, është fari detar mbi kodrën e Vilës së mbretit - qyqari i vetmuar që ka ndjekur me sy thuajse gjithçka që ka hyrë dhe ka dalë përmes detit. Janë ende palmat fenikase, kullat mbi muret bizantine, topat turq, torra veneciane në barkun e gjerë të së cilës u martova në pranverë të vitin 1995. Të gjitha bëhen arsye për t’iu kthyer provincës jo si një modelim mësalle të shtruar apo si një përfytyrim i bidésë turistike. Marrëdhënie mund të jetë fjalë më e moderuar, kur fjala dashuri mund të na duket patetike.

Në kohën e globalizimit do të më pëlqente ta krahasoja Provincën me një vendstrehim në kohë lufte, me një vend të sigurt për t’u mbrojtur nga gjithë sa prodhoi pseudo-civilizimi ideologjik i këtyre dhjetëvjeçarëve. Me rënien e Murit të Berlinit, provinca është tashmë ai mur apo ai filtër që nuk i lë metropolet dhe megapoliset të përplasen. Por përsëri pyetja e Heidegger ka mbetur pa përgjigje. Përse qëndrojnë aty njerëzit që jetojnë ende në provincë? Cili është morali i kësaj qëndrese kur provincat, këto vendstrehime mbrojtëse ndaj sulmit post-industrial, kur këto jastëkë ajri që nuk i lejojnë metropolet të përplasen, nuk ofrojnë arsye të mjaftueshme për t’iu ndenjur besnikë?

Më shumë se me çdo gjë tjetër, provinca ngjason me rrjetën e peshkatarëve. Peshqit e mëdhenj e çajnë dhe ikin prej saj, të tjerët ngecin përgjithmonë aty. Mbase kjo është shenjë dalluese e të gjitha provincave. Ata që lindin aty, megjithëse rrinë, mallkojnë fatin dhe duan të largohen, ndërsa ata që vijnë si vizitorë ikin dhe nuk kthehen, por shkruajnë diçka në këmbim.

Pakkush mund ta marrë me mend se kush e ruajti nga harresa këngën-arie ‘Kapedan o djal i ri, merr dylbinë edhe shiko’, këngën ‘Vika deti tallaz tallaz’ apo këngën ‘Kur pata nji lule të bukur’. Janë ‘peshqit e vegjël’ ata që i mbajnë gjallë provincat, ata që me sa duket e dinë, por se thonë pse shpirtrat tanë do jenë të paqetë, gjersa të kthehen në pikën e nisjes, pak a shumë si salmonët, në provincë.

21 Komente

Janë ‘peshqit e vegjël’ ata që i mbajnë gjallë provincat, ata që me sa duket e dinë, por se thonë pse shpirtrat tanë do jenë të paqetë, gjersa të kthehen në pikën e nisjes, pak a shumë si salmonët, ne province.
E pashpjegueshmesmiley

Qofsh shnosh!

Durresi province ?smiley 

Heidegger ishte fshatar (dhe krenar per kete fakt) dhe e kish llafin per fshatin dhe jo provincen. 

gjithashtu provinca si koncept ka kuptim vetem ne france. ne shqiperi raporti themelor eshte FSHAT <> QYTET. 

artikull pa lidhje mnjf

rrofte Kuçova,Selenica,Memaliaj,e shume si keto ,ajka e Shqiperise.Provina ne vetvete eshte negative ...Gjithçka e keqe lind aty.Banoret jane te komplesuar due mos qene as fshatare te mirefillte por as arrijne te kene identitat qytetari .Provinca eshte ziliqare,violente e tutkune...Pak a shume keshtu shprehet Balzac

balzaku flet per fshataret me ato fjale. 

qe te kete province duhet qe gjithe jeta ekonomiko-kulturore e nje nje vendi te koncentrohet vetem ne nje qytet te tij. siç psh Parisi dhe Provinca. ose Roma dikur dhe provincat e saj. 

tirana ishte qytet i rendomnte me njerez me shallvare. shkodra, korça, gjirokastra, berati, vlora, gjeneronin me (ose po aq) qyteterim ne shqiperi. vetem komunizmi duke koncentruar ne kryeqytet pothuaj çdo gje (e mbushi ate me katunaret me te zgjut ose te partishem) e ktheu ne kryeqender te kultures. 

megjithate pa formuar dot parizianin shqiptar. munguan mendoj vitet (duhet qe periudha te kishte zgjat ndoshta dhe 50 vjet me shume). rritja e rrugeve dhe mjeteve te komunikimit, po e zhdukin Provincen edhe ne France, ku akoma ndryshimi midis parisit dhe qyteteve te tjera eshte si nata me diten. (çdo film luhet ne paris psh)

kur kudo te rinjte ose njerezit e nje vendi fillojne e kane te njejtat ideale, te njejtat kerkesa, te njejtat preokupime, ushqehen pra ideollogjikisht nga i njejti brume, nuk ka me province. bile ne vendet e qyteteruara po zhduket dhe dallimi fshat-qytet. po ka gjithmone e me shume intelektuale qe jetojne ne fshat e punojne ne qytet.

 

Gjithçka e keqe lind aty

 

Nuk te duket se e ke  ekzagjeruar ca si shume ?

Njerezit jane vertet me komplekse,por me te stresuar dhe me te rrezikshem i gjen ne metropole.

.Provinca eshte ziliqare,violente e tutkune...Pak a shume keshtu shprehet Balzak

Po  thua ,se jane me shume se ne qytetet e medha?

 

...vetem komunizmi duke koncentruar ne kryeqytet pothuaj çdo gje (e mbushi ate me katunaret me te zgjut ose te partishem) e ktheu ne kryeqender te kultures. 

ja shembulli;“Meshkujt sot, heqin vetullat dhe lyejne thonjte”

....në këtë zonë të re të Tiranës, njerëzit janë të prirur të tregohen sa më qytetar dhe ta paraqesiin veten me një prezencë të adhurueshme për veten dhe të tjerët

 

“Moshat qe kerkojne te trajtohen janë nga më të ndryshmet, por ata  me te frekuentuarit janë moshat 20 deri në 45 vjeç.

“Kam rreth një vit që kam filluar kujdesin ndaj thonjve, ose siç quhet ndryshe, manikyr dhe pedikyr thote Eris Hoxha. Ashtu si femrat edhe meshkujt, duhet të kujdesen për veten në disa detaje. Mund të them që është shumë e rëndësishme të kesh duar dhe këmbë të kuruara bukur.

“thonjtë e rregullt i japin pamje joshëse gjithë dorës”. Një mashkull në qendrat estetike trajton thonjtë, duket hequr cipën e papastër dhe të parregullit, nëpërmjet limimit. Më pas u jepet formë të gjithë thonjve të dorës në mënyrë që të gjithë të jenë unikë në gjatësi, ngjyrë dhe formë. Pas përfundimit të këtij procesi vendoset një manikyr forcues në ngjyrë të tejdukshme. Mbi të u vendoset një ngjyrë e lehtë natyrale e thonjve, që të tregohet një dorë sa më e paraqitshme. Kjo ngjyrë i bën thonjtë që të duken të lëmuar, të tregojnë finesë dhe forcë karakteri të një mashkulli që kujdeset për veten. Manikyri dhe pedikyri janë të domosdoshme, pasi këmbët tona kanë qenë të mbyllura brenda kepucëve për një kohë të gjatë në sezonin e dimrit.

..dhe mbi te gjitha jane vete femrat qe i kerkojne me kembengulje keto ndryshime.

 

Edhe ne Tirane?! smiley

Ketu e di qe i bejne meshkujt shqiptar, por ne pergjithesi djemte e rinj. Kete gje ua kerkojne vete gocat shqiptare pasi lidhen. smiley

Ketu e di qe i bejne meshkujt shqiptar, por ne pergjithesi djemte e rinj

po ata qe ja mbulon insuranca Massazhin  duhet ti djegin ato 4 apo 6 seanca (MASSAGE FULL BODY RELAXATION$ 85 | 45 min  $105 | 60min
Calms the nervous system, improves blood circulation and stimulates the body's lymphatic system, which carries away waste products)  

 

Kaposh une flas per heqjen e qimeve tek vetullat, per te pastruar thonjte e dores dhe te kembeve, me duket sikur nuk ti mbulon insuranca keto, apo andej nga Kanadaja i mbulon? smiley

po pse lidhen me shqiptarë vajzat shqiptare te amerikes, nuk ka amerikane apo per patriotizem ?

 Cilat goca shqiptare? Vajzat e doganierve, të biznesmenve e të gjyqtarve, me një fjalë vajzat e përkëdhelura të mamasë, që kanë si rregull dhe burrë dhe dashnor?! Jo e nderuara Ketlinë, nuk janë në masë të tilla. Do thoja që bëjnë përjashtim.

 Ka një sentencë të vjetër, "Gratë janë të bukura, burrat janë të pashëm". Ndaj edhe pas një mijë vjetve, sharja më e rëndë e botës mashkullore, do vazhdojë të ngelet "B...q..."

Petro nuk flas per keto lloj kategorish vajzash por jane vajza te thjeshta..Edhe une jam habitur me keto veprime, nuk do e besoja sikur te ma thoshin te tjere, por e shof vete kete gje. Do me vinte keq sikur djemte e mi ne moshen e adoleshences e me tutje te hiqnin vetullat, sic bejne keta te rinjte e sotem.

Po s´ka ndonje gje te keqe. Vetem sa heqin vetullat dhe ndoshta mund ta degjosh te thote "uaa mami, sa inat e kam ate qelbesirin qe ben si cun i bukur, shtrigu". smiley

Lexoja nje psikologe amerikane qe thoshte se vajzat amerikane kur nuk kishin deshire per te bere seks nuk depiloni zonat pubike. Kjo ishte "manover" e sigurte se e dinin qe i dashuri nuk do i afrohej pa bere "spastrime rrenjesore". (Kjo duket qe eshte metode amerikane se ketej nga ne nuk do pinte uje hic). 

Qe kur qenka bere rregull ,qe vjazat e perkedhelura te mamase te paskan edhe burre edhe dashnor??Akoma me idiotlleqe te tipit vajza te thjeshta ,familje e thjeshte ,njerez te urte......!!!!!femrat qe u bene e jane prostituta ketej nuk jane kjo kategori...jane te gjitha provinciale e fshatare...

Pra Kapo funksionon keshtu..femrat thone:ne qofte se ti nuk kujdesesh per thonjte (manikur trasparente etj),nuk heq vetullat ,nuk pastron postiqen ne gjoks ....nuk ta jap....je i sigurte qe kjo qe ka keto ekzigjenca eshte femersmiley

arjan arjan arjan. durresi province mund te kete qene ne 1990. sot si zor se klasifikohet aty po ta krahasosh verte me tiranen dhe perberjen e saj shoqerore. se qytetin e bejne qytetaret, provincen provincialet, fshatin fshataret. katun e katunar.

sa per sqarim :

PROVINCIAL (péjoratif) do te thote QYTETAR i rangut te dyte ose qytetar i pa rafinuar, qe kushtet e jetes (kryesisht largesia e madhe nga kryeqyteti) e pengojne te jete ne kontakt te perhershem me moden ose stilin e fundit te veshjes, pra qe nuk i njeh te gjitha sterhollimet e jetes mondane ose qe jeten e merr me shtruar, ambicjen e ka me te vogel, etj.

por nuk do te thote fshatar, katundar ose malok qe ne pezhoratif qyhet nje njeri qe i mungon fare qyteterimi.

atje ku shjegohet bukur ky fenomen eshte ai filmi shqiptar me sopranon Tefta Tashko Koçon qe do te luante ne myzeqe dhe prefekti atje po perpiqej qe ajo ta ndjente vetem sa me mire si ne shtepi te vet dmth.

ky artikull nuk e kap dot nivelin e ketij filmit, dhe eshte shume rremuje. (nuk i nxjerr qarte karakteristikat e provincialit) por komentet qe jane bere ketu jane akoma me te dobet ne fakt.

 

 

lol 

Province Durresi?? Po Iballa e Pukes apo Cermenika cfare mbetet te quhet?

Hapja e shkrimit me Heidegger me duket pa lidhje per fokusin qe ka shkrimi.Nqs filozofi gjerman zgjodhi provincen si vendin e qetsise, larg "rremujes dhe rremetit", autori shpalos brengen per qytetin me histori te pasur por pa kujtese .Qytetet tona jane pa kujtese materiale dhe shpirterore. Humbja e shume gjurmeve te se kaluares ka ndodhur jo vetem per shkak te  zhvillimit historik , luftrave apo fenomeneve natyrore por edhe nga indiferenca, pakujdesia dhe barbaria e banoreve.Mjaft nga gjurmet materiale dhe shpirterore ne qytetet kryesore qe  u ruajten, u restauruan dhe dokumentuan nga komunizmi, trashme jane ne rrugen e  rrenimit dhe asgjesimit. Qytete si Berati, Gjirokastra jane pasqyra e kesaj indiference dhe "modernizimi" degradues. Urbanizimi, emigracioni po bejne te veten.Fshtra te braktisur, provinca te rrudhura ne luften per mbijetese. 

Sa gjera te bukura mund te beheshin me pak fantazi dhe perkushtim nga pushteti qendror dhe qeverite lokale per te restauruar gjurme te humbura te se kaluares.por kjo eshte teme tjeter.

tema pra eshte si ja bejne dhe si e bejne madam Bovarite e provinacave tona dhe kush ka prodhuar me shume femra per eksport prostitucioni, qyteti apo provincat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).