Situata në veri të Mitrovicës tek zona e Tre rrokaqiejt është tensionuar shumë pas demolimit në orët e pasditës të kontejnerit, që ishte vendosur nga Policia e Kosovës si pikë statike

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u ka drejtuar letër Presidentes Atifete Jahjaga dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi si dhe Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në Mitrovicë.Në letër, Jahjagës i kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Mitrovicë dhe Krasniqit, i kërkohet mbajtja e një seanca të jashtëzakonshme në lidhje me ngjarjet e ndodhura së fundmi atje. Ndërsa Bamir Topit i kërkohet inicimi i diskutimit në NATO dhe OKB.

Kurti shprehet se sulmi ndaj familjes Haradinaj me pasojë vdekjen e Selver Haradinajt dhe plagosjen e fëmijëve të tij,pengmarrja e policit të Kosovës, përzënia e patrullës policore si dhe dhuna ndaj gazetarëve, janë të gjitha prova që dëshmojnë terrorin për një spastrim të ri etnik në veri të lumit Ibër.

“Siç e dini, Republika e Kosovës nuk mundet që këtë çështje ta iniciojë për diskutim në organizata apo struktura ndërkombëtare si OKB dhe NATO. Ndërsa Ju, si përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë dhe i shqiptarëve në OKB dhe NATO, mundeni që ta inicioni diskutimin mbi rrezikun e afërt të spastrimit etnik të shqiptarëve në Mitrovicë”, shprehet Kurti në letrën drejtuar Topit. Letra e tij mbyllet me fjalët se “ndihma Juaj në këto momente është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme”.

29 Komente

I fusin ne Shqiperine e madhe keta dhe mer fund historia. Me Bujar Nishanin Minister Policie nuk ja u man torrovellja* ketyre serbeve.

* Qe te jemi me frymen e PPU-se per sumtekeleket. smiley

" Dy policë të Kosovës, që ishin aty e patën të pamundur të parandalojnë turmën e madhe të serbëve."

Dy police?Hallall!Per protesten e VV ishin agazhuar 1600!

Fat i mire qe per minister policie kemi Rexhepin,nje kirurg per nga zanati.Nese rastesisht ndodhe e doreheqet(mos e dhasht Zoti),atehere shpresoj qe ne vendin e tij te emerojne ndonje dentist,veterinar ose zdrukthtar.

Ouu...,krahas Bajram Rexhepit qenka permendur dhe Bujar Nishani smiley

Kush e ka pa filmin "Dumb & Dumber" ?

 

 

Mo te pakten andej kufirit eshte nje ushtarak per minister mbrotjeje, kurse ketej eshte nje aktor.

Imamin (per nga origjina) e kam vendas,prandaj nuk e njollosi dotsmiley

Ai ka luajtur neper filma luftarak(partizan e gjerman).Edhe ajo eshte nje pervoje e luftes smiley

smiley

po kosova nuk ka blindime?

Mire qe s'i paskan zene rob edhe keta dy policet, se do beheshim gazi i botes.

Via VV

Nëpërmjet strukturave të saj të paligjshme dhe të armatosura Serbia po ndërmerr sulm ndaj shqiptarëve të veriut të Kosovës. Vrasja e Selver Haradinajt (38 vjeç) në zonën e Tre Rrokaqiejve në veri të Mitrovicës ishte sulm terrorist, me ç’rast cak kanë qenë civilët e paarmatosur, fëmijët dhe familja Haradinaj në përgjithësi. Ky akt terrorist është realizuar nëpërmjet vendosjes së eksplozivit në ndërtesën e të ndjerit dhe shpërthimit të tij të planifikuar.

Pas këtij sulmi, Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, u zotua se do ta vendoste një pikë statike policore në zonën e Tre Rrokaqiejve, për t’iu mundësuar siguri banorëve të rrezikuar shqiptarë atje. Pak pas vendosjes së kësaj pike, ajo u uzurpua nga strukturat kriminale të Beogradit si dhe u shkatërrua plotësisht. Për një kohë të caktuar një polic është mbajtur peng dhe mbi 200 serbë kanë mbajtur nën rrethim dhe kërcënim ndërtesat në të cilat banojnë edhe shqiptarë.

Dërgimi i vetëm dy policëve në lagjen Tre Rrokaqiejt, dëshmon për një mungesë të përgjegjësisë, planit operacional dhe të seriozitetit nga ana e Ministrisë së Brendshme. Me këtë ndërhyrje gjysmake dhe të pamjaftueshme qeveria e Kosovës po i shërben planit të Serbisë, që po del gjithnjë e fituar prej incidenteve të krijuara. Vijimësia e këtyre incidenteve, falë iniciativave dështake të qeverisë së Kosovës, po e shpie vendin drejt negociatave të tjera, kësaj radhe konkretisht për veriun e Kosovës.

Situata në veriun e vendit mbetet e tendosur dhe me shenja përkeqësimi. Shqiptarët atje janë pa përkujdesje institucionale dhe të pambrojtur nga mekanizmat e sigurisë. Ndërkohë që fëmijët e Selver Haradinajt, mbetën jetimë për shkak të krimit serb, gjithë shqiptarët që jetojnë atje kanë mbetur jetimë pasi janë braktisur nga qeveria e Kosovës. Prandaj ata aktualisht janë nën mëshirën e strukturave ilegale të Beogradit të cilat po ushtrojnë trysni të vazhdueshme nëpërmjet forcës, dhunës e frikësimit, ashtu që shqiptarët atje t’i lëshojnë shtëpitë, banesat, tokat dhe pronat e tyre.

Tash e disa ditë, Serbia ka intensifikuar fushatën e saj për ta luftuar pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Para dy javësh policia e Serbisë arrestoi kryesindikalistin e metalistëve të Kosovës, Hasan Abazin si dhe Arben Murselin e Burim Talakun. Po ashtu, Shemsi Nuhiu, ish ushtar i UÇK-së, u arrestua në Zvicër sipas një urdhër-arresti të Serbisë dhe u ekstradua në Serbi për t’u gjykuar atje për krime të luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-99. Më 31 mars, brenda kufirit të Kosovës, xhandarmëria serbe kidnapoi dy policë të Kosovës ndërsa po kryenin detyrën e tyre në kufi. Ata u liruan, pasi që ishin lënë dy ditë pa ushqim, ua kishin marrë armët dhe shenjat që mban uniforma e Policit të Kosovës. 

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo seancë duhet të nxjerrë vendime konkrete për institucionet politike.  Për këtë gjë tashmë i kemi kontaktuar partitë LDK dhe AAK dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre. Po ashtu, do t’i dërgojmë një letër Presidentes së Republikës së Kosovës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Mitrovicë si dhe do t’i dërgojmë letër komandantit të KFOR-it e shefit të shtabit të përgjithshëm të NATO-s për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve shqiptarë në Mitrovicë. Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, do t’i shkruajmë që ai të thërrasë një mbledhje urgjente të OKB-së e të NATO-s, mbi gjendjen e rëndë të sigurisë në Mitrovicë.

Pas koncesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë që kulmuan me fusnotën, pas gjendjes së rënduar në veri ku qeveria kontribuon me papërgjegjësinë e saj,  nuk mund të presim asgjë serioze e të sinqertë nga kjo qeveri. Prandaj Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të brendshëm Bajram Rexhepit, Kryeministrit Hashim Thaçi dhe gjithë qeverisë së Kosovës që është bashkëpunëtore me Serbinë në incidentet të cilat po shpiejnë drejt negociatave për veriun e vendit tonë dhe po e dështojnë shtetin e Kosovës.

Via TopChannel

http://www.youtube.com/watch?feature=pla...

Via Fisnik Ismaili:

Pak veta e dijnë se sot, kur ka shkue vëllau i Selverit, Agroni (i cili jeton jashtë Kosove), te banesa ku ka ndodhë shpërthimi pardje, e kanë rrahe serbët tuj i thanë "Çka po lypë ti këtu, juve ju kemi përzanë."

Pak veta e dijnë se Bajram Rexhepi e ka njohë personalisht Selver Haradinajn edhe e ka dijtë se ky ishte njani prej shqiptarëve ma kambëngules dhe aktivë për mos me e lëshue vendbanimin e tij, si dhe i ka mbrojtë e përkrahë shqiptarët tjerë mos me e lëshue vendin.

Pak veta e dijnë se Selverit ia kanë pasë serbët frikën, ka qenë në shënjestër gjatë tanë kohës edhe se pushteti jonë ka qenë në dijeni për këtë, por s'e ka përkrahë asnjiherë.

Bile, pak veta e dijnë se Selverit para disa muejsh Qeveria e Kosovës ia ka ndërpre ndihmat sociale, duke e lanë pa mjetet bazë për me jetue, pa miell, deri ma as shporeti s'i ka punue.

Pak veta e dijnë se derisa po e lexoni këtë status, në veri të Mitrovicës po ndodh spastrim etnik sikur para 13 vjetëve.

Pak veta e dijnë se kjo qetësi e mediave është presion direkt i pushtetit për mos me e tregue të vërtetën që po ndodh në Mitrovicë.

Pak veta e dijnë se vrasja e Selverit nuk ishte e rastësishme, duke e marrë parasysh se ai ka qenë figura e rezistencës së shqiptarëve në veri, e i cili u varros për së shpejti, pa respekt edhe pa dinjitet, tuj mos lanë me pritë as deri ti vie vëllau me e shti në dhe.

Pak veta po e dijnë se kjo gja po del me qenë e planifikueme, prej kohës kur Selverit i ka humbë edhe ajo pak përkrahje prej Qeverisë tonë, tuj e dijtë se ky ka refuzue shumë oferta të vazhdueshme me ia ble banesën edhe me e largue prej aty.

Pak veta e dijnë që në veri vazhdimisht po ka figura me ndikim prej Beogradi, derisa pushteti i Prishtinës as për nji kiosk me dy policë s'është në gjendje me u përkujdesë.

Pak veta e dijnë se po del që Hashim Thaçi e ka marrë pushtetin në shkëmbim të Veriut edhe shumë pareve që po e lejojnë me i vjedhë, tuj qenë se ky ka rrehë gjyks se është i vetmi që mundet me shkaktue trazina nëse nuk ia jepin pushtetin, edhe i vetmi që mundet me e mbajtë qetësinë kur ta falin Veriun.

Pak veta e dijnë se ndërkombëtarët e përkrahin atë qe e ka mbështetjen e qytetarëve, prandej po munden me e manipulue Qeverinë përderisa qytetarët nuk po reagojnë.

Pak veta e dijnë se, po iku Veriu, Kosova ka me u shndërrue në nji verzion të Bosnies, e cila edhe tash, mbas 20 vjetëve, hala mbetet vendi ma i parehatshëm në Ballkan, pa kurrfarë shprese edhe ardhmënie, çerdhe konstante e krimit e korrupsionit.

Pak veta e dijnë se krejt kjo po duket e qëllimshme, që me na pru shpirtin në fyt, e me këqyrë krejtve me na ndjekë prej Kosove, në mënyrë që ky pushtet me vazhdue me e xhvoshë vendin tim e tand.

Flej, flej, se u ba ora 2. Gjumë të ambël.
 

Qeveria e Kosoves duhet te dergoje atje nja 400-500 police me rroge te dyfishte, dhe shqiptareve qe jetojne aty duhet me va rrite ndihmat financiare ne trefish.
Ndryshe me keq do te behet ajo zone, deri sa mos te ngele Shqiptar atje.

Pak veta e dijnë se Bajram Rexhepi e ka njohë personalisht Selver Haradinajn edhe e ka dijtë se ky ishte njani prej shqiptarëve ma kambëngules dhe aktivë për mos me e lëshue vendbanimin e tij, si dhe i ka mbrojtë e përkrahë shqiptarët tjerë mos me e lëshue vendin.

..pak vete e dijne gjithashtu se perse nuk shkojne shqiptare te tjere vullnetare nga te gjitha trojet me jetu atje.Shifni cfare sakrifice bejne hebrejte per te mbrojtur trojet etyre.  Mire qeveria e Kosoves nuk e bon se nuk do ,po ku ashte ndihma e gjithe atyre partive dhe organizatave patriotike ne Kosove e Shqiperi per te shpetuar keto troje dhe keta njerez.

+1000. Nuk ce ti thush me kesaj.

Po pse u mba Babasqapi JUE ?  Hajt ngrihu me gjithe placka e dili zot vendit se mbetet duke na dhene Mend e shitur @oqelleqe me oke si Patriote te medhej mer jahu . Keni mbi njezet vjet , bile - bile  qe nga MUKJA qe u penguen or tie se do kishit ba namin , qe vetem LEHNI e te rruni sumen  me vepra . Jo per gje po meqe Bradlandi thote e se e keni me vota . Nuk e shpjegon se si po thote "po qete te zote VIDHNI dhe JU smiley . Nuk e kena Pushtetin , thote , me  kikirikiki kokoshesh maje Plehut te Patriotizmes smiley

200 serb sulmojne e marrin peng piken statike te policise???!!!!! Po kapi e rrasi brenda te 200 serbet. Nuk paska kosova kaq force policie sa te mos perballoje dot 200 protestues... Per cfare kerkon te njihet si shtet nga vendet e tjera kur nuk e tregon dot veten shtet perball qytetareve te vet.

I ashtuquajtur "veriu", po sakrifikohet per kolltuqe pushteti. 

Serbet sistematikisht me spastrim, me terror, dhune e struktura ilegale po arrijne qellimin e bosnjezimit te Kosoves.  Ne nga ana tjeter rrekemi te krijojme me shume kozmopolite per te krijuar paqe e stabilitet rajonal...

Kujt po i thua se? Serbve dhe grekeve shqipfoles qe hiqen si Shqiptare pacifista ne ekstrem? Qe ke ketu te peshku dhe ne partite politike Shqiptare.

Paska ndryshuar titulli.

Me ne fund, po behet gjeja me e logjikshme, vendosja e Shqiperise perpara pergjegjesive te saj si shteti ame, hajde hidhu, se Kosova eshte çeshtje mbarekombetare.

Sipas gjasave Topi s'do e levize sumen, Berisha aq me pak, por krijohet me ne fund pergjegjesi politike ne lidhje me Kosoven ne Shqiperi per ate qe qeveris.

Levizje e vonuar, shpresoj te jete strategjike, jo taktike ne raste krizash, se keto s'krijojne asnje pergjegjesi politike.

“ndihma Juaj në këto momente është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme”.

 

Albin djali, kujt po i kerkon ndihme? Farangrenesit qe ka frike se mos i gjuajne militantet e PD-se me gur po nuk e miratoi ndonje ligj?

O Albino,

Nese ke merak per me dekoru ndonje njeri, mos u tundo dhe kerkoja Top-it se ta ploteson menjehere. Por, mos i kerko gjera qe nuk i mban dot. Atij ju vrane 4 bashshtetas mu perpara zyres nga kryetari i qeverise dhe beri sikur i foli dicka, dhe pastaj u mburr se krimineli e kritikoi!!!! Kryetar shteti burri i botes por nuk ka bythe me e mbajt kete detyre. Ai eshte i afte me menaxhu vetem kategorine e kafsheve ne majmeri.

Bamiro... shiko:

lart       /\

poshte  \/

mbase te bie ne mend per popullin tend shqiptar... mbase zbaton kushtetuten tende.

Kush e le Topin te shkoje ne OKB dhe Nato mor Albin. Ate spo e lene me as te emeroje rojen e repartit ushtarak.

Si smesute me bo iher PR ju te VV... Po thujini qe Mitrovica i rrit farat qy kaq:

Ene e fusni direkt e ne kaush!

Me mire tja kishe derguar letren Besik Bares o Albin,ta ka enda kur e degjon si flet me ate zerin ylberist.

po ty nuk te dalin by***mat e PD-se dhe kerkon me bo seks kenej nga PS-ja?

Qe duhet ngritur zeri me te madhe ne te tera instancat nderkombetare, kjo as qe duhet te diskutohet, por qe te shpallesh gjendjen e jashtzakonshme, kjo me duket  thike me dy presa, dhenie cassus belli per nderhyrje nga ana e serbeve. 

O Albin!!!

Po letrat mos ja bej topit ashtu, e natos njesoj, e kryeministrave po njesoj... etj etj etj... ne rast se do ishe i bindur qe po flet per popullin, thirrja i behet popullit, ose qeverise, tamam si renkimi i kombit.

O Albin, fol si popull, dhe kerkoi Topit, Berishes, Topallit dhe parlamentit shqiptar qe te nderhyje ushtarakisht ne Kosove!!! po si popull.

Ne Kosove duhet angazhimi total i shtetit shqiptar, se dhe serbia, totalisht eshte e impenjuar me Kosoven... gjithe politika e saj eshte e perkushtuar per te mos e leshuar Kosoven... Shqiperia duhet te beje te njejten gje. Por edhe Nato do kishte me shume vullnet te conte nja 20 mije ushtare ne veri, direkt, sesa imazhi dhe jehona qe do linte nje nderhyrje e Shqiperise! I ze muti shalet Serbise.

Kete do te donte populli, Albin. Ky eshte zeri.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).