Ish-ambasadori Amerikan John Withers i drejtohet sërish shqiptarëve me një tjetër letër të hapur përmes Top Channel.

Withers shprehet dakord me pesë pikat e deklaratës se Departamentit të Shtetit, por shton se ajo deklaratë nuk preku thelbin e shqetësimeve të tij, gërryerjen e demokracisë dhe keqqeverisjen.

Më poshtë letra e plotë e zotit Withers për publikun shqiptar:

Të dashur miq!

Po ju shkruaj për të komentuar mbi një deklaratë të Departamentit të Shtetit të disa ditëve më parë, e cila mund të ketë shkaktuar disa keqperceptime lidhur me pikëpamjet e mia për Shqipërinë. Unë vetë nuk kam marrë ndonjë njoftim formal lidhur me deklaratën dhe për pasojë më duhet të përdor informacion që e kam marrë tërthorazi.

Edhe pse deklarata ofron vetëm informacion që tashmë është publikisht shumë i mirënjohur, dëshiroj të sigurohem që asnjë prej jush të mos besojë gabimisht se unë kam qëndrime që në fakt, nuk i kam apo që paskam thënë gjëra që unë në fakt nuk i kam thënë.

Deklarata e Departmamentit ngre pesë pika. Dëshiroj ta trajtoj secilën prej tyre me radhë. Deklarata pohon që:

•        Pikëpamjet e mia janë të një qytetari privat: kjo është absolutisht e vërtetë, siç e kam bërë gjithmonë të qartë, si në fjalët e mia drejtuar medias shqiptare ashtu edhe në fjalimet që mbaj këtu në Amerikë.

•        Pikëpamjet e Ambasadorit Arvizu përfaqësojnë pozicionet zyrtare të qeverisë së SHBA: edhe kjo është absolutisht e vërtetë. Alexander Arvizu është Ambasadori Amerikan në Shqipëri. Është ai që flet në emër të qeverisë amerikane.

•        SHBA mbështesin fort Shqipërinë si anëtare e NATO-s: Po kështu edhe unë. Në fakt, gjatë qëndrimit tim si ambasador në Shqipëri, nuk ka pasur asnjë çast më të mrekullueshëm se sa ditën kur Shqipëria u ftua në aleancën e NATO-s. Sot, heroizmi i ushtarëve shqiptarë në operacionet e NATO-s  – ashtu si trimëria e Kapitenit Vogli dhe Nëntetarit Peci në Afganistan – më bën shumë krenar.

•        SHBA mbështesin fort aspiratat e Shqipërisë për në BE: Unë besoj vendosmërisht që hyrja e Shqipërisë më në fund në BE do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për vendin tuaj dhe për Europën. Pikërisht për këtë arsye, raporti i fundit i progresit i BE-së për Shqipërinë ishte aq zhgënjyes dhe pse ka rëndësi jetësore që Shqipëria t’ia ripërkushtojë veten përmbushjes së kritereve të BE-së.

•        Qeveria dhe opozita duhet të punojnë në mënyrë bashkëpunuese dhe të përgjegjshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre politike dhe për të qeverisur në interesin kombëtar: Unë mendoj se ka rëndësi kritike që udhëheqja juaj politike të kapërcejë, këtu po citoj intervistën time të fundit, “ndasia që mbizotëron aktualisht mes dy partive kryesore politike – një ndasi aq e hidhur sa e ka bërë qeverisjen, për të mos përmendur reformat për të cilat vendi ka aq shumë nevojë – thuajse të ndalojnë.”

Në përmbledhje, unë nuk kam problem me asnjë prej çështjeve të ngritura në deklaratën e Departamentit. Në fakt, jam në një mendje me të pesta pikat. Megjithatë, deklarata nuk trajton pikën qëndrore të shqetësimit tim, atë mbi të cilën edhe kam përqendruar fjalët e mia në të kaluarën: gërryerja e demokracisë në Shqipëri. E thënë thjesht, frika ime është që në pak duar po përqendrohet tepër pushtet; që, nën trysninë e paepur të qeverisë, institucionet e pavarura që janë kyçe për të ruajtur praktikat demokratike, sundimin e ligjit, madje edhe zgjedhjet e ndershme, janë dobësuar seriozisht; që lufta për të ruajtur pushtetin e ka eklipsuar qeverisjen si përparësi të qeverisë; dhe që, nëse vazhdojnë prirjet e tanishme, Shqipëria ka rrezik të bjerë në atë lloj sundimi të të fortit që ka qenë edhe tragjedia e rajonit të Ballkanit gjatë gjithë historisë së tij.

Këto janë pikëpamjet e mia – dhe më lejoni të ritheksoj, janë pikëpamjet e mia si një qytetar privat amerikan. Por, në një perspektivë më të gjerë, pikëpamjet e mia – dhe, në fakt, ato të cilitdo vëzhguesi të huaj, zyrtar apo jo – as nuk i afrohen për nga rëndësia pikëpamjeve tuaja, pikëpamjeve të popullit shqiptar.

A besoni se qeveria juaj është vërtet demokratike? A besoni se ajo vepron në interesin tuaj? A besoni se ju thotë të vërtetën? A besoni se gjykatat japin drejtësi për të gjithë? A besoni që qeveria i merr vendimet tregtare dhe ekonomike në mënyrë transparente? A besoni se po e lufton seriozisht korrupsionin dhe nepotizmin? A besoni se po miraton politika që do t’ju sjellin vende pune dhe do të krijojnë mundësi për fëmijët tuaj? A shihni nga e ardhmja me shpresë dhe optimizëm apo me pesimizëm dhe dëshpërim?

Këto janë vetëm disa prej pyetjeve që shtrohen përpara jush dhe të cilave mund t’iu përgjigjeni vetëm ju.

E vlerësoj këtë mundësi për të ndarë pikëpamjet e mia me ju, miqtë e mi shqiptarë. Edhe pse disa mund të mos jenë në një mendje me sinqeritetin tim, ju premtoj që do të them gjithmonë të vërtetën ashtu siç e shoh.

Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë ju!

Miku juaj,

John L. Withers, II

67 Komente

Shko re Pirdhu!

Si mund te thuhet ne anglisht kjo?

Hapa fjalorin dhe gjeta ca perkthime kot fare. Asnje nuk e ka sensin origjinal...

mos u mundo shume hyn te idomat angleze: bradland = ik pirdhu

Une lakuriq, ti lakuriq, mbreti dhe sherbetorja lakuriq.

Apo qe teme tjeter ajo?

 

 

1. A besoni se qeveria juaj është vërtet demokratike?

- JO!

2. A besoni se ajo (qeveria) vepron në interesin tuaj?

- Aspak, perkundrazi vepron per interersa te grekut, serbit dhe familjes kryeminstrore.

3. A besoni se ju thotë të vërtetën?

- Jo vetem qe nuk thote te verteten, por genjeshtren mundohet ta besoj edhe vete.

4. A besoni se gjykatat japin drejtësi për të gjithë?

- Gjykatat e kane haruar se jane aty per te dhene drejtesi, mendjen e kane vetem te mos i prishin qejfin kryeministrit.

5. A besoni që qeveria i merr vendimet tregtare dhe ekonomike në mënyrë transparente?

- Jo vetem qe nuk i besoj por as qe edhe mund ta imagjinoj.

6. A besoni se po e lufton seriozisht korrupsionin dhe nepotizmin?

- As qe e ka marre mundimin per te luftuar korupsionin. Ndersa nepotizmi eshte present ne te gjitha nivelet e kontrollit te pushtetit nga kriminelet.

7. A besoni se po miraton politika që do t’ju sjellin vende pune dhe do të krijojnë mundësi për fëmijët tuaj?

- Aspak, ata mburen se i kane krijuar lehtesira popullsise per tu emigruar jashte shtetit.

8. A shihni nga e ardhmja me shpresë dhe optimizëm apo me pesimizëm dhe dëshpërim?

- Me pesimizem dhe deshperim, per sa kohe qe edhe Amrika me te derguarin e saj Arviziu kryeministrin e ketij vendi e mbajne per 'burre shteti".

1. Po, e dale nga zgjedhje qe i ka pranuar dhe certifikuar edhe Amerika e Withersit.

2.  Po. Shohim perdite rruge qe ndertohen, spitale qe permiresohen ne sherbim dhe mjete, shkolla me te mira, pensione e rroga me te larta etj.  Te gjitha miliardat e lekeve qe mbledh shteti, shume here me teper se PS-ja kur ishte ne qeveri, shkojne investime per qytetarin.

3.  A ka qeveri ne bote qe thote vetem te verteten?  Qeeveria amerikane thote vetem te verteta?  come on...

4.  Jo.  Fajin per kete e ka se pari opozita pasi nuk jep konsensus per reforma te tilla, meqe reformat ne kete sistem kerkojne shumice te cilesuar.  Po ashtu edhe presidenti qe eshte kreu i KLD.

5.  Po.  Tenderat behen ne menyre elektronike, vendimet e qeverise publikohen sa merren.

6.  Po. faktet?  rritja e te ardhurave nga doganat dhe tatimet qe tregojne se kontrabanda dhe evazioni ka rene.  Arrestime cdo dite per korrupsion, mashtrim, shperdorim detyre etj.

7.  Po. Politikat qeveritare bene te mundur te kapet shifra 1 milirad dollare investime te huaja direkte.

8.  Me shume optimizem, perderisa edhe vendi me demokratik ne bote nepermjet ambasadorit te tij ne Tirane konsideron burre shteti Sali Berishen.  

Coja pak te lutem keto pergjigje perkrahesit amerikan te Rames, xha Withersit. 

Rrofte kujtimi i xhajes se Naltmadhnise smiley

2. Po. Shohim perdite rruge qe ndertohen, spitale qe permiresohen

Po ti je ne Angli ku i pe rruget e spitalet ne Shqiperi perdite? Apo qe nga Anglia e shikon  driten e partise qe shndrrin Shqiperine nen udheheqjen e cmuar te liderit tone te madh, qe shkon perdite nga fitorja ne fitore!!!

 

4. A besoni se gjykatat japin drejtësi për të gjithë? Jo. Fajin per kete e ka se pari opozita...Po ashtu edhe presidenti

Po ai i "madhi fare" qe sta nxe goja ta kritikosh, nuk ka faj fare fare?!

 

smiley

hahahahaha oh sa kom qesh !!!

smiley Po ti qenke i madh fare,po pse s'thua ti smiley

 inconformista, javash prit dhe dy gisht karte prej  meje! Jeni komplet  i gabuar  ne se jo dhe mesazher  i mashtrimeve dhe  rrenave mbi kete munxyre varferie.Sot ne mbremje u ktheva nga Saranda.E pra dije nga une e jo nga ish ambasadori, se ky  qytete ka vdekur perfundimisht.Ja u them une, qe  e njoh qysh femije.E jo vetem ish e bukura e dheut, Saranda, qe ka ndrruar  jete, por edhe  Gjirokastra  eshte kthyer ne germadhe.Ruget dhe sidomos  bulevardi buzdetit,  nje hapesire e shkrete, nxin qysh ne  ora 18...! Kudo lulezon mungesa e rendit te gjerave, e rregullit, e ligjit.Kudo ndertime lesh arapi, kudo apartamente bosh, kudo ne pritje te kthimit te mallit ne para.Por...para ska!Ka vetem papunsi dhe ankth.Shteti eshte inekzistent ne çdo gje!

   Por me kryesoria e te  gjitha te keqiave eshte se ... ka vdekur... njerezilleku! E  merr  vesh kete ?Ne kete qytetete  virgjer  dikur per  nga kjo rremuje shkaterruese "ndertimore", nuk  kane qene keto  fenomene edhe brenda  varferise.Ça kemi shtuar  ne Sarande?Te  miren apo te keqen? Ja ta them une dhe besoje:Kemi shtuar  vetem e vetem te  keqen, duke  prishur  edhe ato te mira qe kishim.Ky qytete......nuk ndereqet  me! 

Ore nuk shikon me njeriu njeriun ne sy,  por  hasmi  hasmin, ai qe nuk ka ate qe mendon se çoç ka dhe ca me shume ata te pakte  qe kane, krejt ndryshe prej shumices, kthyer sot ne te mjere.Te mjere  vertete! Ne Sarande dominon parregullsia, pislleku dhe anarshia administrative.Dy  partite  lokale jane si  ne nje  vije fronti.Armiq perballe armiqve.Kjo te kete qene aspirata per  demokracine?Ky qenka sistemi  qe prisnin sarandiotet?E se mos vetem sarandiotet.Gjirokastritet jane edhe me sketerre.Tepelena eshte  kthyer ne nje fshat germadhe.Ky shtet qenka ne NATO? Kjo eshte miresia qe kemi arritur?Ne djall vafte e mira..per deri  sa iku prej nesh!Kur qytete si e bukura  e dheut, Saranda vdiqen ! Prapa diellit  kopuket  qeverrisesa..bashke me balilat  mercenare, qe duan ti vene maske  te liges!Kete vend e ka pllakosur ligesia.

Ish  ambasadori, thote vetem...fare,  fare pake.

Eja po deshe dhe me hidh poshte nje , vetem nje, prej ketyre  qe po ju them!

Ndryshe.... hesht!

Perpara se Zotria ne fjale te shkruante kete leter duhej qe me pare ti bente te njejtat pyetje vetes. A thua US eshte vertete engjelli i derguar nga zoti per te drejtuar drunjte e shtrember?

Na vijne sygjerime per vlera demokratike nga nje ish ambasador i cili harron se ne vendin e tije:

  1. Mund te burgosesh pa afat pa arsye (Patriotic Act, defence authorization bill).
  2. Nuk mund te protestosh kunder globalizimit
  3. Nuk mund te maresh vesh te verteten mbi vdekjen e 3000 shtetasve Amerikane qe cuan si pasoje vdekjen e mbu 1 milion Irakineve dhe qindra mijra Afghanistansve.
  4. Mediat jane prone private e 2-3 corporatave gjithsej.
  5. Kandidatet politike financohen nga vete korporatat per te fituar zgjedhjet (konflikt i hapur interese pasi jane te njejtet president qe marin ne pune ne pozicionet me te larta te qeverise po te njejtet njerez)

A mund te flasesh per moral dhe democracy kur vete sistemi juaj "democratic" ka deshtuar prej kohesh?

 

po ai nuk eshte me perfaqesues i SHBA dhe per me teper qekur paska deshtuar sistemi demokratik i USA???? apo i referohesh KINES si vend demokratik!

Kur paska deshtuar sistemi demokratik ne SHBA? Po te jetosh ne ate fllusken qe e ka emrin Shqiperi patjeter qe bota te duket shume e vogel. Te gjitha ato arsye qe dhashe te duken pake per ta provuar?

Bukur ti qenke ne linje direkte me boten smiley

 

,,,,,Zotërinj Anglo-Amerikanë, Na ktheni lirinë e sabotuar dhe Atdheun e copëtuar! Jo Shqipërinë e Madhe, siç e trumbetojnë armiqtë tradicionalë të kombit tonë, por Shqipërinë e Zotit, ku foli gjuhën e tij paqësore populli më i lashtë i Ballkanit,,,,,Presidenti Obama të mbajë premtimin e tij drejtuar botës në fjalimin inagurues si president: "Gjithë njerëzit dhe qeveritë që po na ndjekin sot, nga kryeqytetet më të mëdha e deri te fshati i vogël ku lindi babai im, ta dinë se Amerika është mikja e çdo vendi dhe çdo burri, gruaje dhe fëmije, që përpiqen për një të ardhme në paqe dhe me dinjitet, dhe né jemi gati për të udhëhequr edhe një herë."

 

Tani prit kur te turret Klan te Arvizuja per interviste: A eshte e gerryer demokracia ne Shqiperi? Dhe Arvizuja qe pergjigjet "me fillimin e dialogut pozite - opozite gerryerja u be gervishje, dhe nese vihen para pergjegjesise te gjithe fajtoret e 21 Janarit, si nga forcat e sigurise po ashtu dhe nga ata te axhendes tjeter*, gervishja do ngelet vetem shenje si plage e qepur
* Marre nga fjalori artan hoxha - artan hoxha

Shume batute e lodhur

Ngele logout - login, do ngaterrohesh

Qazim Beu: 'Mono, vreje i her tina ..... m'rregull qeka kjo!

Mon Kukaleshi: po po Qazim bej!

Xhinxhile moj Xhinxhile
ku te kam e ku me ke
Xhinxhile moj Xhinxhile
je ketu a je atje
Opopopopo moj olelelele
vec nje nate me ty te fle.

hemmm, ky paska gjetur goxha hobi per te shtyre  ditet e merzitshme  si pensjonist....., u shkruan letra mediave shqiptare.smiley

po mire o vlla, keto ankesat ndaj DASH-it, pse nuk ia shkruan direkt DASH-it ky??smiley

Akoma se ka paguar Top Channel per kete pune,duan ta bejne korrespondent te tyre ne Cikago.

une kojtoja se do benin Muhamet Veliun ...  anglishten po e than fare..smiley

Muhamed Veliut ne vendet Anglishtfolese ja ka zene rrugen Zotrulesi,e ndjek si hije nga pas smiley

po mire o vlla, keto ankesat ndaj DASH-it, pse nuk ia shkruan direkt DASH-it ky??

sepse dashi nuk di shqip, keshtu qi s'ka si te kuptoje perfitimet e shkruarjes se letrave

Ne fillim kujtova se mos e kishte qitur amerika te bente bad cop-in paralel me deklaratat e Arvisut, tani qe dashi e permendi specifikisht me "ai s'eshte i yni" dhe qe ky tani perserit po te njejtat gjera duke thene "po une ju thashe qe ne fillim qe e kisha me koken time bre vellezer" ben vaki qe thjesht eshte lodhur duke numeruar tespiet, s'ka gjetur as njeri nga stolat per domino dhe ka filluar kete punen e ambasadorllekut me korrenspodence, pa shkeputje nga pensioni smiley

Nje gje me ben pershtypje tek keto traktet kamuniste te Whiters, Kush i lutet Whitersit ta "doje" kaq shume Shqiperine? Ik ore hajvan pensionist me seder te semure se ne se duam vet ket vend dhe po largohemi e do ta duash ti? kap ndonje femer atje e coje ne Kinema "pensionisti" e mos na ca veshet per llogari te Rames nepermjet vegles suaj Top-Chanel ! Pale na i ben pyetjet kastile me spec qe te dali medoemos pergjigja negative...

Lloqe per ca hajvan whiterstanesh i thone kesaj...

edhe dhi e zgjebur edhe bishtin perpjete .... 

pyetjet s'kane vene ne shenjester PD apo PS...jane te drejtperdrejta dhe te ciltra. 

gam gam po beni jo pensionist, po korrespondent i edit apo i leshit. 

pergjigju pyetjeve sinqerisht, ne heshtje, reflekto ... ky eshte qellimi. Mos u beni merak se nuk i plas shume trapi as withersit per shqiperine tone te dashur. 

nje tjeter nga kanadaja aty me lart ja rendit tiparet anti-demokratike te amerikes, withersit ... po mor po, ama jeta ketu behet me mire se ne albanistan ama, edhe sikur sna bien shume ne sy. Ca tu bejme atyre andej qe 70% skane buke te hane, po boll bete der der der se nuk ja u ka fajet Withersi, po shikoni Sali bajraktarin dhe Edi metroseksualin juve. 

I qekan hudh Withesit si me pas qen kryetare KZAZ-sh! 

Vetem nji krietar kzaz-je ka bere nena amerike qi i vjen ne ndihme edi rames ke njesia 5 smiley

kush fitoj te pesa? se duket qe po u perveshka Withersi?

Blendi, sikur nuk ka kuptim fjala e lire dhe kjo faqa jote po te mos komentojme ashtu sic e mendojme vete nje artikull qe sillet pikerisht per idene e te komentuarit ne kete faqe apo e kam gabim? Si thua ti, eshte e ndaluar te shprehesh nje mendim qe eshte kunder? Nqs. ke deshire te nxjerresh nje paralele midis mendimit te nje Withers dhe mendimit te nje Shqiptari, te rikujtoj se x Shqiptar ka plotesisht te drejte te shprehet si te doje, e nje i huaj qe nuk i dihet se ku e ka hallin a ku fle interesi nuk e ka kete te drejte doemos! Nje i huaj mund te tolerohet ne shprehjen e tije por kur ky i huaj shprehet privatisht ne ate menyre qe ngjall percarje e sulmon njeanshem duke krijuar konfuzion e debat por-kundra ne ceshtje kombetare atehere duhet te pyesim vetem nese jemi komb e njerez te dores se dyte apo injorante e pashkolle?! Une jo....

Te rikujtoj Blendi se ne boten demokratike e sidomos ne USA cdo funksionar shteteror denohet ligjerisht per perdorim privat te informacioneve qe jane perfituar ne rrugen shteterore bazuar mbi shpenzimet e taksave komunitare. Nje Minister apo Politikan qe perdor dijen e fituar ne kohen e funksionit nuk mund ta perdore per perfitime apo synime te karakterit privat me pas! Informohu me shume rreth ketij konflikti interesi qe po abuzon ish-ambasadori Withers dhe qe tani po na i servir si personale. Kjo eshte e denuaeshme, por hajde thuaji Shqipos se kafeneve se qe ketu fillon mashtrimi nga Top-Chanel e Withers vete...

kev

JU rikujtoj te nderuar bashkeatdhetare se kane kaluar 22 vjet e nuk po i afrohemi pak demokracise te vertete per te cilen enderuam e po enderojme,le te ndergjegjesohemi e me kulture ti shohim ç'fare sugjerojne brenda e jashte shtetit , e sikur 5% te verteta te jene ato te reflektojme e te veprojme per nje te ardhme me te mire e  cdo vit me mire per nje shqiperi te vertete DEMOKRATIKE.

Edhe pastaj bëjnë çudi pse iu thonë malokë. 

Jeni MALOKË mor zotërinj, MALOKË. M-A-L-O-K-Ë. 

 

Withersi malok? se besoj.

ti or ti je MALOK. 

 

ke faj o withers ke faj...ne po pergatitemi per nje shtet pas perendimor...

nuk e kemi me enverin po kemi kelyshin e tij saleshin qe nuk mund te heqe dore nga kinezerirat e te zotit...jemi popuj miq, vellezer...erdogani e do shume shqipnine eeee...kemi lidhje gjaku eee me azerin e turkun...ka harru me permend edhe gjithe keto te verteta te tjera, sa shtete qe ka ky planet e zor se mund te gjesh shqiptar te mos jete martu me nje vendase...brado coja ne vesh se jemi nja 50 shqiptare te martum e me femije me zvicerane e kemi met te ofendum qe s`ka thone se dhe me zvicren kemi lidhje gjaku eeee...kemi lidhje gjaku me gjithe planetin...

je i ftum o withers me qe ke kohe te vish te na heqesh dhe plehrat me date 20 se qeveriu ka pune te tjera e zagaret i ka vetem per lefqeni...landfillet e qeveriut jane mush me zagare e tani e kane vendoret fajin se s`kane ku i derdhin jashteqitjet e tyre e po na vine deri te dera e qeveriut...(harro saleshi se mutrat do i duhen per arroret)

hajde o withers se ene deputet mund te bohesh se seseri u kthy te ju e ketu s`do ta mori asnjoni...vetem duhet te presesh pak sa te zgjidhet topallja presidente, se e dime edhe ti i frikesohesh mos te nxjerr prej zhelesh jashte...

o withers kemi shendetsine me te perparume ne bote ne saj te qeveriut qe kemi...asnje pushtetar nuk sheh ne spitalet tona se nuk dune t`ja zene radhen popullit eee...

kemi modelin ekonomik me te mire ne bote...ekonomine e trashegueme e bam skrap e rrojme me dergesat e emigranteve...sa me shume te ikin aq me shume do dergojne, kot se ka thone mirushi "bisht qeni ke per te njele", ene shqipot ketu do i sjellin paret e fitume te ju per inot te komshiut...

me miqte "kosovare" nuk dum te bashkohemi se i humbim 2 miljon turiste, po ky pis milet nuk kupto sa rendesi kane statistikat...

thuj shyqyr qe ke pas mundesi me botu letrat e tuja higjenike edhe te keto dy gazeta qe kane njele, por edhe pak e do ja bojme dermanin edhe ketyre...me ndihmen e vellezerve te rinj per shqiperine pas perendimore

o withers se mos te rren menja e vjen per vizite se boll te durum e do ta bojme fytyren si kepuca...ne e dime se baben e ke pas spiun te ku-klus- klanit e sa neger ke marre ne qafe...

 

 

Personalisht mendoj qe cdo diskutim ne kontekstin shqiptar degradon ne "kush osht ky mer qe flet!" apo "U bo ky t'na japi mend ne" ose-ose "A, nuk fliske ne emer te DASH-it, epo ik mbushu atehere". Per te mos permendur biografira e permendje motra k.rva qe i marrin perdore e i shpien tek PD-ja.

Per mendimin tim, Withers ka bere gabim qe ka shkruar perseri, thjesht nuk ia vlen. Shqipot nuk duan te shikojne se ku i kane semundjet e plaget e veta, kane me shume qejf te shohin mizen ne supin e tjetrit...

Sh mire Withers. Ju falmeinderit sinqerisht qe ia thoni te vertetat ne sy ketij vendi legenesh!  

te pakten ata qe jane njerez e dine qe nuk jane vetem 

e mo se llafe kot kane pas thone perhere keta te huajt pa lidhje me realitetin, po varja

as ekuivalente me NYT nuk o kjo; maksimumi per ta fshi ate gjene nga kepuca..

Do i vije rradha prape te filloje te shaje letrat higjenike, po eshte heret akoma, duhet prit dhe ca muaj

Fjala 'miq', në fillim te letres, mund të zevendesohej me fjalen shqiptare.. smiley

faleminderit z. ambasador

Në përmbledhje, unë nuk kam problem me asnjë prej çështjeve të ngritura në deklaratën e Departamentit.

Shyqyr o burre se kishin mbajtur frymen tere shqiptaret

Ore Wirthes si doli ai muhabeti i Gerdecit se dhe ti sikur ishe i implikuar?

Apo e nise Kosta Trebicken per gjah dhe tani na shkruan letra nga Ivo Xhima?

Ta mblodhi DASH per budallalleqet qe shkruaje dhe tani po nxiton te prallisesh dhe te justifikohesh.Apo nuk po i shtyn ditet,se nuk te ftojne perdite ne media atje ku je?

Ike ore vegel e Edi Rames se po te ishte per ty komunistat do te benin qef se dhe per Ligjin e dosjeve dole kunder.TURP!

'ik ore vegel e rames'

Eh ci ka bere ai komunizmi robve, ja ka futur ne gjak vigjilencen partiake per identifikimin e armikut te kllases.

Ja psh ti do e kesh mesuar permendesh 'djaloshin zezak'.

Withers ka folur drejt. Pak a shume jane gjera qe cdo shqiptar normal me IQ mbi 50 i di mire e bukur. Kush se kupton dot Withersin e gjen veten poshte asaj 50tes.

Mos eshte merzitur Withres nga kjo shpulle qe nga ngrene nga ish punedhensit e tij?

“Uidhers shpreh opinionet e tij e jo të SHBA”

Politikee Dielë, Mars 25th, 2012

 

 

 


Ish-ambasadori amerikan në Tiranës, Xhon Uidhers

 

 

Një zëdhënës i DASH sqaron qëndrimin e ish-ambasadorit amerikan.

Departamenti Amerikan i Shtetit qartëson se opinionet e shprehura nga ish-ambasadori amerikan në Tiranës, Xhon Uidhers, janë krejtësisht personale dhe aspak zyrtare. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit shprehet përmes një deklarate, se zëri zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vetëm ambasadori Aleksandër Arvizu dhe Ambasada Amerikane në Tiranë.

Xhon Uidhers nuk flet për Departamentin e Shtetit ose qeverinë e SHBA-ve, siç tha ai, deklaratat e tij pasqyrojnë opinionet e tij personale. Pikëpamjet e tij, apo ato të ish-zyrtarëve të tjerë, nuk pasqyrojnë politikën amerikane. Ambasadori Arvizu dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, si dhe deklaratat zyrtare të qeverisë amerikane, pasqyrojnë politikën tonë dhe marrëdhëniet me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara janë një mik i fortë i Shqipërisë dhe një mbështetës i fortë i aspiratës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Ne jemi aleatë së bashku në NATO. Ne e kemi inkurajuar qeverinë e Shqipërisë që të miratojë rekomandimet e BE-së për reforma, të cilat kërkojnë përpjekje reale dhe të prekshme për të angazhuar opozitën dhe të pranojë kompromisin si pjesë të procesit politik”, thuhet në deklaratën e zyrtarit të Departamentit Amerikan. Edhe njëherë, si një qëndrim zyrtar i SHBA-ve, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit kërkon bashkëpunim mes maxhorancës dhe opozitës dhe i kërkon kësaj të fundit të jetë më e përgjegjshme dhe konstruktive në Parlament. “Në të njëjtën kohë, ne kemi kërkuar nga opozita që të jetë përgjegjëse dhe e përgj-egjshme, gjë që, në një demokraci të pjekur, kërkon pjesëmarrje të plotë, aktive dhe konstruktive në Parlament. Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve, të qeverisë dhe opozitës, për të gjetur fushat e kompromisit. Është koha që liderët politikë të bëjnë progres të prekshëm në axhendën e reformave, në mënyrë për ta afruar Shqipërinë me të ardhmen e saj europiane”, thuhet në deklaratën e një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit.
Në një intervistë për një të përjavshme shqiptare, ish-ambasadori amerikan i tërhequr në pension, Xhon Uidhers, hodhi kritika ndaj qeverisë, Gjyqësorin, tragjedinë e Gërdecit dhe marrëdhëniet e politikës shqiptare, ndërsa kjo intervistë u komentua si opinion zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

 

this is a real piece of read!!!

Such fine politics, such fine language.

very, very instructive! we can learn from this. that's where we need to be. they keep urging us, encouraging us, for 20 years now; trying to pull us from the pit. but we're too busy arguing and killing each other off. we can do this. it shouldn't take that long.

we hear you america. we're in it for the win, and win we will.

come on albania, you can do it!

rise.

Frika ime është që në pak duar po përqendrohet tepër pushtet; që, nën trysninë e paepur të qeverisë, institucionet e pavarura që janë kyçe për të ruajtur praktikat demokratike, sundimin e ligjit, madje edhe zgjedhjet e ndershme, janë dobësuar seriozisht; që lufta për të ruajtur pushtetin e ka eklipsuar qeverisjen si përparësi të qeverisë; dhe që, nëse vazhdojnë prirjet e tanishme, Shqipëria ka rrezik të bjerë në atë lloj sundimi të të fortit

Dhe vazhdon me pyetesorin

 

  • A besoni se qeveria juaj është vërtet demokratike? Jo, vete DASH e cileson si nje demokraci hibride e cila renditet ne vend te 97 ne rang boteror(pas Bangladeshit,Malawi-t,Hondurasit,Ganes)
  • A besoni se ajo vepron në interesin tuaj? Faktet flasin te kunderten, Varferia,pabarazia e thelle socjale,dhuna mbi qytetaret e pafajshem, falja e detit,kthimi i Shqiperise ne nje kosh per plehrat e Evropes..jane kaq shume krimet e kesaj qeverie sa duhet nje liber i plote ti pershtjelloje
  • Besoni se ju thotë të vërtetën? Ne asnje rast...Per shqiptaret jane bere bajate deklaratat idoteske te KM, si: superfuqia Ballkanike,shqiperise se internetit,Shqiperise me rritje ekonomike me te larte ne bote...Shqiptareve me te ardhura te larta..
  • A besoni se gjykatat japin drejtësi për të gjithë? Te gjithe i dime rezultatet e hetimeve te gerdecit,korrupsjonit te rruges se kombit apo ate me skandalozin,rastin Meta...Asnje zyrtar i implikuar per korrupsjon nuk eshte denuar deri me sot. Kjo tregon inekzistencen e asaj qe ne me ironi e quajme sistemin gjyqesor(por qe eshte thjesht nje grup dordoleces te varur nga politika)
  •  

...A besoni se gjykatat japin drejtësi për të gjithë? Te gjithe i dime rezultatet e hetimeve te gerdecit...

I bie qe dhe ne Amerike te mos kete drejtesi meqe nuk u ngacmua Withers per ceshtjen e Gerdecit qe ishte i implikuar.Apo jo?

Pastaj vija zyrtare e SHBA-ve nuk eshte pensionisti Withers,po ta shpegon qarte dhe prere DASH.

Departamenti Amerikan i Shtetit qartëson se opinionet e shprehura nga ish-ambasadori amerikan në Tiranës, Xhon Uidhers, janë krejtësisht personale dhe aspak zyrtare. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit shprehet përmes një deklarate, se zëri zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vetëm ambasadori Aleksandër Arvizu dhe Ambasada Amerikane në Tiranë.

E perkthyer me qarte DASH thotesmileyhko ha pensionin rehat o Withers dhe mos na caj menderen.

Po juve kur flet Presidenti, e quani horr. Kur flet kryeprokurorja e quani lavire. Kur flet lideri i opozites filloni e kapni me liber shtepie. Flasin te tjeret i quani komunist, kur paradoksi me i madh eshte se mbroni nje lider komunist. Ju flet ish-ambasadori e quani pensionist...edhe perendia te flase per Shqiperine jeni gati ta quani Djall vetem se preket interesi i naltmadhnise.

Deri ke pyetesori mbase ok, pastaj filloi te bjere ere emocion, ere karshillek dash-it. Plus qe vete pyetjet bjene ere opozitar, jo ere ish-ambasador, dhe si te tilla jane te aplikueshme ndaj cdo qeverie, qofte dhe qeverise amerikane.

Nuk po them aspak ca po thone keta, vegel e Rames e lesh me presh (ne fakt kjo akuze eshte kompliment per Ramen) po per mua Vidhersi u perpoq te mbaje, por humbi pike me kete letren e hapur nr 13 drejt popullit topshqiptar.

Jo se ka kaq rendesi nje ish ambasador sa i japin tufa e deleve qe nga cepi tjeter i gojes ngelen duke blegerire kunder nderhyrjes amerikane (Aleanca pro ish-ambasadoreve po kunder vendit qe perfaqsonin ata dikur) po meqe ti theksove pytjet Vidhersretorike.

O Xhib ti sikur nje i baraslarguar? Pse nuk të pëlqen pyetsori apo s'ka asnjë pyetje me seks?smiley

Mua me vjen shume turp per ata qe shajne Withersin pa e njohur. 

Po akoma me e turpshme eshte mbrojtja qe i bejne atij ata qe para 2-3 javesh shanin me nje fjalor te ngjashem Arvizun. 

Po akoma me e turpshme eshte mbrojtja qe i bejne atij ata qe para 2-3 javesh shanin me nje fjalor te ngjashem Arvizun.

+1

Doje te thuash ata qe e shanin me te njejtin fjalor qe shajne sot Arvizun, apo jo?

pikerisht 

 

,,,,,Mirëpo, si çdo epidemi njerëzore, edhe diktatura ka fundin e saj të pashmangshëm. Por duhet treguar shumë vëmendje ndaj asaj që do ta pasojë diktaturën një ditë, mbasi një popull pa tradita lirie e demokracie, i sapodalë nga një shtypje e rreptë, ka prirjen të kënaqet me pak. Kur popullit i bëhet zakon të duartrokasë diktaturën e shpallur me ligj, ai e ka të lehtë të duartrokasë një diktaturë të kamufluar. Por nuk ka diktaturë më të rrezikshme, se ajo që i serviret popullit me maskën e demokracisë. Autokracia me makijazh demokratik lëshon rrënjë më të shëndosha, sesa vetë diktatura e shpallur, tek një popull i lodhur e i demoralizuar, i cili bie në prehrin e saj symbyllas. Si rrjedhim, pasojat e saj janë më afatgjata se ato të një diktature të ligjëruar, mbasi populli shpresëhumbur gjunjëzohet prej dëshpërimit, duke u bërë një pré e lehtë për despotët e rinj me grim demokratik. «Ndokush mund të pyes me të drejtë: si mund ta dallojë një popull apolitik demokracinë e vërtetë nga pseudodemokracia, që mund të pasojëdiktaturën? Përgjigjja është e thjeshtë dhe e qartë edhe  për një njeri të pashkollë. Nuk mund të jetë kurrë demokraci një sistem politik, i cili pason një diktaturë, dhe nuk mjekon urgjentisht plagët e shkaktuara prej saj. Duke i lënë kastile të hapura e të pamjekuara plagët e diktaturës, ato do të infektohen dhe shoqëria shqiptare do të gangrenizohet, duke u dobësuar e çorientuar  progresivisht, derisa të katandiset në një turmë të hallakatur lypsarësh të nënshtruar. Pseudodemokracia është një anarshi e organizuar, me qëllim që pushtetarët despotë dhe bashkëpunëtorët e tyre mëkatarë të përfitojnë në mënyrë të paligjshme atë që ua ndalon ligji i tyre fasadë mashtrimi.«Të dashur bashkatdhetarë! O Ju që do të mbeteni pas nesh! «Mos gaboni të mendoni se mund të jetoni ndonjëherë të lumtur mbi këtë tokë, që po mbillet me eshtra atdhetarësh të zhdukur pabesisht, pa e çliruar atë më parë prej tyre dhe pa i ndëshkuar me ligj shkaktarët e kësaj vëllavrasjeje pa fund. Nuk mund të ngrihen kurrë themelet e një demokracie të vërtetë dhe të një shteti juridik, të domosdoshëm për të ardhmen tuaj, mbi një tokë që rënkon prej shpirtrave të bijve të saj më të mirë, të cilët falën gjakun për të. Po gabuat në këtë pikë vendimtare, vetë ky truall me emrin Atdhe do t’ju a bëjë të pamundur paqen sociale dhe begatinë mbi të.(,,,,) Atëherë ju do të endeni të zhgënjyer mbi tokën mëmë dhe do të shikoheni sy ndër sy të hutuar, pa e shpjeguar dot kaosin që do të përjetoni e pa qenë në gjendje ta ndryshoni mjerimin kolektiv. Jeta do t’ju duket një lodër bajate në duart e atyre që i ndihmuat vetë t’ju nanurisnin me një  parodi demokratike,  e cila do t’ju kushtojë më shtrenjtë nga diktatura e sotme, po ratë në kurthin e saj. Dhe bota do t’ju qeshë e nuk do t’ju a qajë hallin, mbasi ajo do të jetë demokracia që ju do ta keni zgjedhur vetë dhe do ta keni brohoritur, pa u menduar gjatë.,,,,,Pastrojeni vendlindjen prej eshtrave të martirëve të shpallur tradhtarë dhe të tradhtarëve të shpallur martirë.,,,,

A.H 

1962

O Altin, e kujt eshte kjo promemorje qe e paska paralajmeruar kete kob qe ne '62-shin...???? Kush eshte ky A. H....

Artan Hoxha. i datelindjes '62.....

A .H kishte studjuar drejtesi ne france ,ne 43 u kthye ne atdhe,ne 47  u arrestua dhe denua 15 vjet burg per agjitacion e propagand

besoj se emri i tij s,ka ndonje rendsi,me te madhe sesa realiteti shqiptar

Pavarsisht seç thone komentatoret, qe po shihnin bardh e zi, ketu ngrihet nje pyetje madheshtore;

ç'ne qe nxitoi ne kete forme z. Withers, mos valle e ndjeu se te prishesh pipzat me DASH, eshte baraz me nje vdekje ne spital nga nje semundje.

Kjo tregon se sado te drejte te kesh ti, mekanizmi shteteror i perbere nga institucione te ndryshme, eshte shperfilles ndaj demokracise e shkon deri ne shtypjen e saj (demokracise) apo cungimin e saj.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).