Ka kohë që jam kështu! Shtirë dhe në monitorim! Ka kohë që njerëz më vijnë vërdallë, të shohin në mos ka ndonjë përmirësim! Ka prej atyre, që as duan të dijnë çka kam! Ka edhe prej atyre që harxhojnë edhe pikën e fundit për të më mbajtur gjallë, në mos reagoj apo në mos arrij të bëj ndonjë lëvizje!

Oh sa më vjen keq prej atyre, që mundohen aq shumë të bëjnë për mua, sa lëvizje, sa stimulimi, sa ushtrimi, sa rrotullimi! E çka të them për ata, që qajnë me lot gëzimi kur unë bëj ndonjë pulitje, apo kur i kthej sytë kah më thërrasin, pas sa e sa mundimi!

Po, kot!

Zonja dhe zotërinj, unë jam Kosova! Kosova me Locked-in-syndrome! E di, diagnoze shumë e sofistikuar mund t’ju tingëlloj! T’ua shpjegoj, ky është çrregullimi- i-mbyllur-me-dry! Unë, tash e sa vjet, jetoj e mbyllur si me dry,  unë shoh, dëgjoj, kuptoj, po s’mund të reagoj, s’mund të leviz! Krejt çka mund të bëj është të kuptoj!

E, di! Mos ma shprehni keqardhjen, sepse kush më mirë se unë s’mund ta di, si është të të t’i lidhin duartë, të luajnë me ty, herë andej herë këndej, si është kur të vijnë e të shesin mend lloj lloj të pacipësh, dhe krejt çka unë mund të bëj është të bëj asgjë!

S’paska dënim më të rëndë, sesa të kuptosh, shohësh, e të mos bësh asgjë! Eh, sa herë e kam bërë këtë monitor të nxehet prej numrave të shtypjes, goditjeve të zemrës, eh sa herë lutesha të pëlcasë bashkë me të, e të rahatohem njëherë e përgithmonë, bile mos asgje do ta liroja nje shtrat më tepër, ashtu se ashtu përditë i degjoj të ankohen që s’kanë ku t’i shtrijnë pacientet e  tjerë!  Po, si per inat, përveç shamatës që m’i mblidhte motrat e mjekët kujdestarë, alarmi i këtij monitori s’bënte asgjë! E sa inat, me vinte kur ndonjërin prej mjekëve e dëgjoja “leje se s’ka kurgjë serioze se na tranoi”. 

E dikur, kur më kalonte inati, e skuqja nga fytyra, nisja t’i rrehsha mendimet një nga një, në shpresë se mos gjeja ndonjërën prej tyre që t’ia ngarkoja krejt fajin e gjendjes sime! Bile, e di se ndonjëherë shtyhesha me drynin e çrregullimit, i thoja  shih une kam dry edhe më të fortë nga ajo që me ke vënë ti- une mund edhe edhe të mos mendoj!  Zinxhiri i mendimeve të mia, u ndërpe nga përpjekja e kirugut për t’mi pastuar plagët që më ishin hapur në trup, e dëgjova tek thoshte se i kisha nga qëndrimi i gjatë në shtrat! Po kalbesha, bakteret, miket e vetme që i kishin shpeshtuar vizitat kohëve të fundit, më në fund mund t’ia arrinin qëllimin, mund të bënin koloni të tërën po deshën, a mbretëri, mund të ftonin këdo, madje mund të bënin edhe zgjedhje të parakohshme, meqë po duket se po vdes edhe me heret sesa që po pres, mund t’i ftonin edhe ato super-rezistentet, që as antibiotikët e fundit nuk paskan çka t’i bëjnë! Me të vërtetë, janë të lira të bëjnë çka do!

 

Aspak nuk po ndjej dhembje a frigë  prej kësaj!

Te kuptosh, s’po te mjaftoka! Kur nuk lëviz, nuk reagon, kalbesh, ja keshtu, sikur unë!

 

Po kalbem.... mbase ky është çelësi i dryrit tim!

9 Komente

Zonja dhe zotërinj, unë jam Kosova!

M'ke kap komplet ne surprize, kujtoja se ishe Zengjineja.

Qenka edhe satire kjo ...ncncnc Sa patetike ....

Shkrim me shume emotiv se satirik.Madje te jep pershtypjen se autorja eshte e vogel ne moshesmileyMua ideja e shkrimit me pelqen,thjeshte po uroj qe Anita ta perpunoj me shume.Suksese.

Po cne me flamur Belg? E ke dezertuar Suedine a?

Eshte flamur Rumun mor djale  smiley

Ncuk.Pune pune ne Rumanismiley

Ee mu duk si Belg nga telefoni ...tani e pashe blune smiley
Dhe Belgjika thashe pak me afer me Suedine

smiley

 

Satiren nuk e gjeta ne ket shkrimin smiley ku e ka fshehe ajo vajza?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).