Në konkursin për Monumentin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, morën pjesë 61 artistë: 26 nga Shqipëria, 13 nga diaspora, 8 nga Maqedonia e Kosova, 14 të huaj.  Nga rreth 80 bocetat e prezantuara, jane përzgjedhur pesë që do t'i paraqiten Komisionit Shtetëror të Festimeve pranë Këshillit të Ministrave (lexo Kryeministri) i cili do të shpallë fituesin.  Pesë finalistët mbeten akoma të panjohur për publikun.  Po ashtu edhe vendi ku do të vendoset, përmasat, si dhe kostoja.

Edhe këtij konkursi nuk i munguan polemikat.  

Fillimisht u kundërshtua në tërësi vendimi për monument të ri në Tiranë; Monumenti Kombëtar i Pavarësisë është në Vlorë, e për më tepër asnjë fond nuk i është akorduar Bashkisë së Vlorës jo vetëm për restaurimin e këtij monumenti por edhe të Muzeut të Pavarësisë apo objekteve të tjera me rastin e 100 Vjetorit. 

Më specifikisht për konkursin, mospërcaktimi i përmasave të monumentit si dhe vendndodhjes ishin nga kritikat kyce.  Koha e shkurtër në dispozicion për të krijuar bocetat pengoi disa artistë të merrnin pjesë.  Për shembull, Genc Mulliqi, ish-drejtori i Galerisë se Arteve nuk mori pjesë pikërisht për këtë arsye.  Ai, nder te tjerash tha:

"Fakti që hapet konkursi pa u përcaktuar sheshi se ku do të vendoset ky monument tregon mungesë të theksuar profesionalizmi. Për më tepër, koha që u la në dispozicion të artistëve për të krijuar bocetet e pastaj për realizimin para festave të nëntorit, është shumë e shkurtër. Kjo vë në rrezik cilësinë e këtij monumenti dhe e bën këtë procedurë qesharake”

Artisti Ardian Isufi ndan të njëjtat mendime me Mulliqin:

“Kjo është një gafë profesionale. Një skulptor, piktor apo artist nuk mund të krijojë pa pasur parasysh marrëdhënien që do të ketë vepra me mjedisin ku do të vendoset, pa ditur nëse do të jetë interier apo eksterier. Në këtë pikëpamje, procesi i realizimit të këtij monumenti është i dëmtuar që në fillim dhe vepra ka humbur diçka nga vlera e saj që në nisje. Tashmë u bënë shekuj që po veprohet kështu dhe kjo është një përvojë e njohur botërore dhe një diskutim i tejkaluar, sidomos kur flasim për vepra të kësaj rëndësie, të cilat kanë një peshë simbolike dhe monumentale. Në këtë rast, duhet të ishte Galeria Kombëtare e Arteve ajo që duhet të ngulmonte në këtë pikëpamje profesionale, sepse nuk i lind si detyrë vetëm të ndjekë procesin”

Si rrjedhoje e mospërcaktimit të sheshit ku do te vendoset monumenti, disa artistë përvec bocetave kishin prure dhe pamje tridemensionale të sheshit ku mendonin se mund te qëndronte më mirë monumenti: ndër tyre Sheshi Rilindja te Zogu i Zi, Sheshi Nënë Tereza, Sheshi Skënderbej, Stacioni i Trenit, pranë Parkut Rinia, në lulishte etj.  Pa u bërë të njohur të paktën pesë finalistët, është vështirë të hamendësohet sesa ka ndikuar tek artistët perceptimi i monumentit në një peizazh të gjelbër apo qendër urbane.  

Le të supozojmë për momentin që ideatorët e konkursit kanë pasur e do kenë në mendje edhe harmoninë e peizazhit rrethues të momumentit.  Por artisti Arben Bajo në një intervistë për shqiptarja.com shprehet se këto paqartësi e bëjnë të pamundur projektimin:

Në këtë rast ajo që do të përcaktonte konceptin e skulpturës është zgjedhja e sheshit, që do të bëhet konform simbolikës historike dhe funksionit publik që ka ky shesh. Prandaj, monumenti duhet të projektohet në harmoni me projektet që ka përreth, në harmoni me fasadën, me rrugët. Në qoftë se është ndonjë shesh që mund të ketë pemë, edhe kjo duhet marrë parasysh. Kjo është një gjë që patjetër duhet të kihet parasysh prej artistit që në themelet e krijimtarisë, por gjithmonë në Shqipëri gjërat i mendojnë nga fundi. Është fiksur të inagurohet një gjë që bën bujë, nuk ka rëndësi se ç'është ajo. Ndaj unë për këtë gjë ngurova të marrë pjesë vetë në këtë konkurs, sepse çdo gjë është totalisht e paqartë, koha është e shkurtër. Për të bërë një punë serioze duhet të kesh të paktën një vit kohë për të bërë bocetet. Duhet të ishte i përcaktuar sheshi që të punohet me ide të qarta në kokë. Kështu mendoj se bëhet në gjithë botën?

Bajo u ndal edhe te zhanri i skulpturës monumentale, por më e ashpër ka qënë kritika e artistit Vladimir Llakaj ndaj interpretimit të "lirë" të këtij zhanri në disa nga bocetat e prezantuara.  Në një interviste per Javen ai u shpreh se:

Përzgjedhjet kryesore kuptohet se s’kanë lidhje fare me temën e dhënë. Tema ka të bëjë me një monument për pavarësinë dhe skulptura monumentale është një zhanër më vete brenda artit të skulpturës, i cili s’duhet të paraqesë vetëm art për art. Ai duhet të marrë në konsideratë edhe historinë që do përshkruajë. Është një vepër historike, kulturore, historike, informative, edukuese që duhet të ketë prekje dhe tek masa e gjerë e popullsisë. Do ishte gabim të shikohej vetëm nga një masë, e ashtuquajtur e kulturuar. Ajo duhet të jetë një vepër me vlera si artistike dhe dokumentare. Vende me shumë traditë si Franca, Italia dhe Anglia e kanë zgjidhur me objekte figurative klasike...”.

I pyetur se si është vepruar në të tilla raste në vende të ndryshme ai thotë se:

“Shumë vende e kanë zgjidhur në mënyrën më direkte: Duke vënë heronjtë e tyre dhe duke simbolizuar dhe nxjerrë heroizmin dhe qëndresën e popullit. Dhe zgjedhjet e artit abstrakt janë larg këtij lloj zhanri. Duke e parë si një skulpturë abstrakte, ajo nuk të çon konkretisht në një monument publik, sepse ekziston mundësia që shumë ta perceptojnë në mënyra të ndryshme. Atëherë i bie vlera dhe është një temë e paqartë... Për më tepër, s’arrihet përnjëherë te abstraktja, sepse mungon vijimësia. Arti ynë ka shumë ndalesa dhe shumë gropa...”.

Vetë Llakaj paraqiti bocetën e tij në konkurs ku "simboli është një femër me krahë shqiponje. Materiali i zgjedhur për tij është bronxi. Ideja është e tillë: “Kupola, mbi të cilën ngrihet monumenti, imiton një kurorë mbretërore. Në të brenda janë dhe elementë të përkrenares së Skënderbeut, e cila do ketë një simbiozë arkitektonike... Dhe përreth kurorës janë gurët e çmuar, që do të simbolizohen me disa koka që janë më të vyerit e këtij vendi në 100 vite”.

Me gjithë polemikat për mënyrën e organizimit dhe konceptimin artistik, konkursi, me 5 bocetat e perzgjedhura, përfundoi.  Rubens Shima, drejtori i Galerisë se Arteve* thotë se "unë jam i kënaqur":

Ajo që më gëzon është se në këtë konkurs ka pasur prurje, ka pasur koncepte bashkëkohore. Por duhet të theksoj se ne nuk duhet të ndërtojmë më monumente me një estetikë të kohës së shkuar. Dhe mendoj se ka ardhur koha të distancohemi estetikisht nga monumentet që ne jemi mësuar të shohim. 

 

Publikut s'i mbetet gjë tjetër vecse të pres derisa t'i dal tymi këtij muhabeti: Habemus monumentus. 

 

Në Foto: Vladimir Llakaj dhe projekti i tij

_____

Shënim - Juria e Konkursit ishte e përbërë nga:

Drejtor i Muzeut të Artit të shek. 21 në Romë Pio Baldi

Skulptori Juan Bordes, anëtar i Akademisë Mbretërore të Arteve të Bukura të Spanjës,

Drejtori i GKA-së, Rubens Shima,

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari,

Artisti dhe akademiku nga Kosova, Shyqri Nimani,

Piktori dhe pedagogu në Akademinë e Arteve, Ali Oseku,

Skulptori Muntaz Dhrami,

Artisti Parid Teferiçi

Arkitekti urbanist Marin Biçoku

 

*Fusnotë për pak garniturë.  Në faqen e Galerisë Kombëtare të Arteve mund të lexoni edhe mbi kete projekt:

Në kuadër të festimeve që do të organizohen për 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Galeria Kombëtare e Arteve,

Shpallin:

Konkursin për realizimin e 3 (tre) monumenteve, shtatore, kushtuar tre figurave të rëndësishme historike: shtatorja e Mbretit Ahmet Zogu I, shtatorja e Ismail Qemalit dhe shtatorja e Hasan Prishtinës. 

144 Komente

çudite shqiptare, siduket nuk kane te mbaruar

 Faleminderit Monda për postimin! Është një temë që kujtdo i jep mundësinë të shfaqë një mendim, pa qenë i detyruar të jetë artist, madje dhe pa njohur parimet bazë mbi të cilat ngrihet e funksionon arti vizual.

 Kur lexon dhe njihesh me historinë e ngritjes së ngrehinave momumentele të artit gotik në mesjetë, mbetesh i befasuar kur mëson se për ngritjen e katedraleve të Shatrit, të Këlnit, të Shën Mërisë së Parisit, të Milanos, të San Nikola të Barit e të dhjetrave të tjera, janë dashur nga 100 deri 300 vjet. Artistët e mëdhenj mesjetarë të veprave monumentale në Romë, të grupeve skulpturore prej mermeri, në sheshe e fontana, kanë punuar me vite e vite, për t'u lënë brezave pasardhës vlera arti të pa përsëritshme. Kjo ka ndodhur se motivi që nxiti e motivoi shoqërinë e kohës, për t'i pjellë ato, nuk kanë qënë as fushata zgjedhore e aq më pak përvjetorë historikë. Ato lindën e u krijuan si nevojë e shoqërisë për të bashkëjetuar me artin. Ne, shoqëria njerzore sot, mbahemi si një brez "më i mënçur, më i aftë", por pa qenë në gjendje të nxjerrim prej nesh një Fidia, apo Praksiteli, skulptorë këta që jetuan 2600 vjet më parë.

 Pas tërë këtyre përsiatjeve, po hyj në temë. Vendimi për ngritjen e një parlamenti të ri, të një monumenti e tre shtatoreve, deri në 100 vjetorin e Pavarsisë, flet vetë që do jetë një dështim. Gjërat që bëhen me nxitim, për më pak se 9 muaj, e kanë të shkruar në ballë dështimin. Në një qytet si Tirana, ku prekja e artit vizual është një nevojë, por dhe një ëndërr e paprekshme, mbrritja e këtyre vlerave pamore do t'ja përmirësonin hijeshinë. Po, si mund të jetë i frytshëm një konkurs, kur konkuruesve nuk u jepen sheshet, hapsirat, përmasat dhe fondet?! Prandaj do jetë dështim i rradhës. Punë shqiptarësh. Çfarë të thuash tjetër, për një kryeqytet që nuk ka teatër kombëtar, por përdor si të tillë një karakatinë pupliti, të ngritur dikur nga ushtria italiane e pushtimit, si sallë argëtimi e kuplaraje.

 Gjithësesi, u bëfshin mirë shpërblimet në lekë dhe euro, anëtarve të jurisë, sidomos atij italianit dhe atij spanjollit që u përdorën si fasadë të mbartjes së vlerave të artit europian.

 

Kiç pavaresia,
kiç monumenti smiley

Kiço unë, Kiço ti, tha. Kiço ti në kryesi, Kiço unë çoban me dhi. smiley

 

Kico ti e Kico une, dil Kico se te kam pune (shume variante ka kjo).

Bëhej fjalë, për Kiço Mustaqin. Një tjetër Kiço i kish shku për t'i qarë hallin, me shumë gjasa, t'i transferonte djalin që e kish ushtar... e i tha ashtu. 

Ne fakt "Kiço" ka qene pas perdorur si emer derogativ per fshatarin e varfer ne Gjirokaster, meqe jemi nder tema te tilla (katunar, malok etj) - dmth percmimi ishte kaq i thelle, po t'i besojme Kadarese, sa qe zonjat gjinokasterlije (me cdo gjase muslimane) thoshin "me nder Kiçua".

E trishte, por ja qe keshtu ka qene.

Kronike ne gur, nese nuk gaboj. smiley

Nuk perdoresh vetem per fshatarin e varfer (ne kontekstin e situates materiale qe dispononte) por kryesisht per fshatarin si perfaqsues i nje shtrese jo te barabarte me "qytetarin gjirokastrit". smiley 

Une e di sikur i shkoi per burse.

Dil Kico te na dale zameti, na do djali burse shteti. 

Nejse, prandaj thashe qe ka shume variante.

P.S Emo, ky qe flasim ishte person real qe e tregojne te papare per te bere bejte. I sajonte ne vend fet e fet.

E mbaj mend, Em, atë pjesë të Kadaresë. Si thoshte, zinte hundët gruaja (borgjeze) edhe thosh... ky kiçua im, etj etj... Sa vërtetësi ka në këtë, nuk e di. 

Shiko tani, Kiços në kryesi, nuk i thuhet dot "dil", i përmendet posti po. I thuhet që është burrë me nam e unë, dmth bejtexhiu, jam një "hiç". Kshu që i përmbahem versionit tim. 

 

Kico mustaqin e kam degju. Ket artistin, nje "Sefer Daje" te jugut ndoshta (Veip Qorri smiley  ) nuk e kisha nigju, cka na trego se sa i nencmuar ka qene, eshte dhe do te behete arti ne shqypni ne krahasim me zulmen e madhe te forcave te tij te armatosura smiley

 

Ne kete shoqeri ku tavalla ka zevendesuar muziken cilesore dhe shitet jo vetem si trend por edhe si produkt folklorik mbarekombetar nuk me duket cudi qe te reagohet ne menyre kaq qeshare akoma dhe nga institucione jashtezakonisht te rendesishme te kultures, fatkeqesisht.

Prandaj dhe shqetesimet e profesionisteve i gjej me vend. Mospercaktimi i sheshit, afati kohor i limituar por dhe vecanerisht paradoksi ne trajtimin e kultures me duken elemente tejet te rendesishem qe duhet te merreshin parasysh nga pergjegjesist qe paguhen per te promovuar denjesisht artin, hstorine dhe kulturen kombetare.

Ku qendron paradoksi do pyesni?

Paradoksi qendron miq te dashur tek menyra e te berit te gjerave ne Shqiperi. Ne nje kohe kur flitet per "privatizimin" e monumenteve te kultures, shpenzohen nga ana tjeter kuturu...

Ne nje kohe kur Kalaja e Ali pashes, ajo e tepelenes, etj etj monumente historike te nivelit te pare mbyten e rrenoen dita dites nga papastertia dhe mos perkujdesja e shtetit, ky i fundit hedh 51 milione leke (te vjetra) per tre buste relativisht te vogla qe as dihen se ku do vendosen..

Ne nje kohe kur muzete si pika referimi te kultures dhe historise se popullit jane lene ne meshire te fatit, shteti del dhe premton se do ngrihet parlament superluksoz....per kapricot e disa matrapazeve te veshur me imunitet parlamentar.

Ne nje kohe kur Shqiperia eshte vendi me me pak muze (nese mund te quhen te tille ato qe kane mbetur) apo kryesisht qendra artistike (kinema, teatro, opera etj)  ne gjithe europen & rajonin tone...hidhen nxitmthi ca para, per cfare; per show!! Rrofte tavalla!!

Ne nje kohe kur kemi akoma njerez publike qe dalin ne media e flasin per hunj apo plumba ballit, eshte paradoksale te flasesh per art e kulture. Megjithate te pakten per histori duhet folur madje ketu duhet dhe nje debat shume me intensiv per karagjozlliqet qe mundohen te bejne.

Une habitem me gjithe kete sistem antivlerash qe cdo dite e me shume mundohen te a serviren ne media. Lloj lloj karagjozi del dhe behet opinionist dhe mbron nje kauze personale ne emer te gjithe shoqerise nderkohe qe vlerat e verteta te atij vendi lihen, ndoshta qellimisht, ne hije. A nuk ka ky vend struktura te posacme, t'i thote stop, ketyre karagjozeve mediatike? Le te promovojne vlerat reale te shoqerise, perse lihen ti injektojne shoqerise antivlerat?

Vendi, sic tha dhe Kikia tek Shqipi, eshte qelbur. Duhet pune per tu pastruar. Duhet pune per te pastruar lumenjte, duhet pune per te mbjelle ato pyje qe prej vitesh papergjegjshmeria i ka shkaterruar, duhet pune per te veshur zjarrefikesit, duhet pune per te zhdukur kete mentalitet sot per sot e neser dite e re kismet i ri...

A mund te behet, Shqiperia...?!

menyra e te berit te gjerave ne Shqiperi

Ke thene ekzakt perkufizimin klasik te kultures. Kaq i thjeshte eshte.

Ne nje teme tjeter u fol per nocionin "malok". Kjo gje hap gjithnje debate per 100 arsye (te rreme arsyet, se malok si index kulturor eshte i qarte fare!) - ama nqse themi qe kjo pune e monumentit eshte nje pune qe po behet "malokce", besoj se kjo nuk eshte aq kontroversiale. Po pse malokce? Sepse se pari ne themel te vet ka karshillekun, nje nga shtyllat baze te malokerise si menyre te vepruari dhe mendesi.

A mund te behet Shqiperia? Kshu ne teori, po. E mundur, por e pagjase, "possible, but not likely"! smiley

 

Monumenti eshte asgje krahasuar me parlamentin e ri qe do inaugurohet per 100 vjetorin e pavaresise sic edhe na e ka premtuar e nderuara kryetare e kuvendit. Po e pres me padurim e plot eksitim ate dite.

Lart e me lart Shqiperia ime.

mos e vish at kostumin e mire, ruje per ate dite.

I ruj si drita syve, aty ne sunduk: kostumin blu Versace me gure Swarovski tek jaka qe shkova e bleva kastile ne Milano ne Via della Spiga, kepucet e zeza llustrafine Bata, kemishen me viza jeshile e te kuqe Zara, corapet e bardha Nike. Kam mendu madje edhe per kanotjeren qe e bleva firmato tek Ovjese...

Eh cfare dite... cfare dite...

... linja kostum national? smiley

smiley

 

Linja Liri-Demokraci - T'hongsha zemren moj byth-bukra Shqipri! smiley

Event mbareboteror, event mbareboteror... Ec aty Shqipria.

mirmengjes ! smiley

Koha ne dispozicion dhe platforma konceptuale (na falni per gjuhen si specialiste te midhjes dhe peshkut) jane te debatueshme,bie pak era pune shqiposh shkel e shko, yrrja byrrja, aksion me goditje te perqendruar*, megjithate reagimet dhe kritikat duhen marre edhe me pak rezerve sepse dihet, artistet kane edhe cmire, xhelozira, gjejne rastin te shfryjne e te ndjehen te perjashtuar. Nuk me duket kaq e kondicionuar qasja konceptuale nga mospercaktimi sheshit ku do te vendoset monumenti.Cilido qofte boceti qe do perzgjidhet, mund te adaptohet ne varesi te sheshit dhe urabanistikes. Le ta kete edhe Tirana nje monument ,

*Ideja e nje aksioni me goditje te perqendruar behet me e plote  edhe nga fakti qe PRIJESI  ka shkuar, ka pare ekspoziten dhe ka bere dhe zgjedhjen.(Partia mbi te gjitha dhe mbi Partine eshte UDHEHEQESI gjitholog, specialist nga teknologjia digitale e deri tek arroret.)

Ja dhe direktiva:Të gjitha këto janë një diversitet, një larmi e madhe, por bashkohen në idenë e qëndresës së shqiptarëve. Frymëzohen gjerësisht nga simboli i flamurit të tyre, shqiponja dy krenare, e cila stilizohet në dhjetëra forma, por mbizotëron në të gjitha bocetet si ide qendrore.

Dmth nje shqiponje te stilizuar pak a shume e kemi hallall. Po te jete kjo zgjedhja, me simbolike per kete 100 vjetor do ishte nje shqiponje me nje krah. Kur ti bashkohet dhe krahu tjeter, shohim e bejme

Pastaj prijesi ka i dhene direktiven Kryebashkiakut qe nga bocetet e tjera (stilizime me shqiponje e flamur) te perzgjedhi nje duzine dhe ti vendosi ne sheshe te ndryshme te Tiranes. Do ta bejme kryeytetin det e termet, me krahe shqiponjsh qe fluturojne lart.

Por qe te mos ja hame hakun kryeministrit, vrejtja e tij se ne qytetet tona mungojne veprat skulpturore me fryme bashkekohore , eshte e drejte.Kujtoj me nostalgji shetitoren  vlore-skele ku kishte ne te dy anet nje duzine statujash te lezetcme q etani su gjendet as nami e nishani. Me tej ishin Tre rracat, nje aviator, nje peshkatar .Edhe Piktori nuku qullosi gje, asnje statuje apo veper arti sikurse gjen rendom ne kryeqytete te tjera.Ja , si keto me poshte:

man in man hole cover1 Really Strange and Amusing Statues From Around the Globe

headless musician Really Strange and Amusing Statues From Around the Globe

upside down man Really Strange and Amusing Statues From Around the Globe

skull on man Really Strange and Amusing Statues From Around the Globe

knot in pistol Really Strange and Amusing Statues From Around the Globe

 

@spiritus: sa gjo e bukur ai muzikanti pa koke!!! ja, nji detaj aq e qyteteron rrethinen me nja 50 vjet drite.

pse kto gjona duhet t'i bojn holandezet, dhe gjalle ne bote jo ne, s'e marr vesh! smiley

tek pallati i kultures kane pas qene ca hauze te vegjel me mermer te bardhe dhe peshq te kuq. Kur kam qene i vogel u shkoja afer. Kur robi perqaset tek e bukura, fisnikerohet dhe qyteterohet pa llafe, ashtu ne heshtje, sa per 100 forma edukimi. I prishen vandalet (para dyndjeve te 90-tes, te merremi vesh) smiley  U vune masanej me ata shatrivanet perpara (pallatit te kultures, ose dhe universitetit, ca gjera kaba, pa piken e fineses, se s'jan me zor ca gjera, dhe katunarlliku s'ka brina, kto ka, nje qasje organike ndaj te shemtumes dhe fobi nga e bukura prej verteti) - ato jo qe s'te fisnikeronin, por te fusnin nje lloj merzie bezhe ne shpirt.

nejse mo, varja. gjona qe dihen.

shatrivani ke universiteti ka qene shume i bukur. kur u inauguru kam qene aty ate nate. dhe ishte hera e pare qe shikoja lojra dritashdhe shatrevani e hidhte ujin ne lartesi dhe forma te ndryshme.per kohen besoj qe ishte ne avangard.po me sa mbaj mend nuk duroi me shume se 1 muajsmiley

Te kishim nje artist te bote i adaptim te kesaj per Sulen..

Shume interesante kjo.C'fare realizimi impresionues.Ne cfare muzeu eshte?

Aman o Dora. Kjo eshte kopje e qenit qe vrapon ne Disney Land FL ku bejne fotografi gjithe kalamajt. Kuptohet ndryshon kendi, ndryshon kafsha, ndyshon turisti. Skulptura butaforike si puna e kesaj shikon neper gjithe qytetet turistike.

nuk po i gjej dot fotot e bocave te paraqitura. i ka kush MONda smiley do ishte gje e mire.

Per  100  vjetorin e Pavaresise, jo 1 por disa monumente qe karakterizuan shqiptarin ne keto 100 vite te vendosen ne sheshe te ndryshme...

 

Slika

 

Slika

Slika

 

Slika

Slika

 

 

 

Slika

Sa per dijeni, .....

...dikur ky quhej shatervan......

....dhe duhej te kishte brenda vetem uje...

...po perfundoi si te gjithe monumentet e kujteses sone te perbashket siç qe edhe Hotel Drini.......

Ja keput kot ti.. I ka marr masat Ministria. Qe ku e ke ne strategji:

 

Strategjia e Zhvillimit të Sektorit të Trashëgimisë Kulturore

Objektivat kryesore të strategjisë në fushën e trashëgimisë kulturore janë:

  • Ruajtja e identitetit kombëtar.
  • Ruajtja e trashëgimisë si pjesë e gjallë e shoqërisë.
  • Katalogimi dixhital, mbrojtja dhe ruajtja e dëshmive të së kaluarës.
  • Kujdesi për pejsazhin dhe rrethinat e monumenteve.
  • Programe konservimi afatgjata dhe zhvillim i qëndrueshëm.
  • Ruajtja e transparencës dhe propagandimi i vlerave.
  • Decentralizimi i kompetencave.
  • Lehtësi fiskale për të ndihmuar pronarët të ruajnë trashëgiminë dhe koleksionet.
  • Kuadër ligjor që u lejon fondacioneve të kujdesen për ndërtesa, prona dhe monumente në vijimësi.
  • Përdorimi i ndërtesave të konservuara për projekte pa dëmtuar strukturën dhe atmosferën.
  • Mospërqendrimi i burimeve në disa objekte në kurriz të të tjerave.
  • Vlerësimi i monumenteve jo si “kreditime me risk”, por si gjeneratorë të ardhurash.
  • Vlerësimi i monumenteve jo vetëm në një kuadër të ngushtë kombëtar, por duke i parë ato brenda hapësirash të gjera kulturore, ballkanike e evropiane.

Quje rezervat natyror po te dush:

http://www.gazetaidea.com/2011/10/10/nje-mocal-ne-qender-te-tiranes/

Bamke.... meqe ti me solle dashin qe te prin kopene, une po te hedh zorrret ne maje te plepit.......

Plehrat e kane vendin tek plehrat......se per aty jane krijuar....

Nuk e di a e mban mend barin e Drinit...... nje monumennt kulture per ate periudhe..... sa e sa kujtime... te burgosura mes tullash gardiane te pashpirta.....

dhe kjo ketu nje shurrtore publike ne natyre....... shiko sa eshte ngritur niveli i kripes dhe i amonjakut mbi nivelin e tokes....... dhe behet lllaf per ne mes te Tirones, e jo poshte urave te Lanes.....

PS

Sapo jam kthyer nga Stambolli, dhe a e di se çfare me beri me teper pershtypje???? As Shen Sofia e as sarajet e Sulltanit e as bukurite e medha  qytetit jo, jo, me beri shume pershtypje se si gjithe ai Stamboll, ne çdo vend, kishte WC, a e kupton WC eeeej, ndersa ketu ne Tirane, edhe ato tre WC te qelbta qe ishin ndertuar qysh ne kohen e Italianeve u shendruan ne sallone bukurie apo ne qebaptore....e si Tirane te gjitha qytetet e tjera......

 

...ka pasur disa banjo në  kryeqytet, si tek “21 Djetori”, tek “Kinema Agimi”, “Rruga e Elbasanit”, “Rruga e Kavajës” dhe e fundit ishte ajo prane "Partizanit te Panjohur"  prishja e te ciles  ne tetorin e 2008 u shoqerua me nje  ekspozite lamtumire Oturakesh shume ngjyresh...ku asistonte vete i nerumi n/kryetar Shalsi;

 

 

E cifut o cifut ...Te kujt e ke xhaketen ...pyeste para se ta blente

Une vetem me nje lekundem me z.Petro .Per KOHEN . Pse Kina nderton nje Graticel per pesembedhjete dite dhe nje Monument per mesatarisht 35 vjet ...Kur te dy Partite PD dhe PKK jane nga me te sukseseshmet ku duhet te kene Dallim ? Ja pra qe ka edhe gjetje .

Ose kur aktori Rus i shkruajti L.Oliver se Rrolin e Hamletit e pervetesoi per 6 Muaj ky Ju pergjegj i neneshtruar

Gezohem . Mua me jane dashur 16 Vjet dhe po korigjoj akoma detaje !

Kur do vije ajo dite ti prishin Pallatin si ndertim pa leje .Dua te jem ATY ! Le te vazhdoje dhe nja pese Vjet pas Tij BARBARIA dhe me pas nje Ligj i Vecante , per nje periudhe kohore prej 25 Vjetesh :

Kush i permend emrin Mullahut ,  jo me pak se 25 Vjet BURG ose Burgim te perjetshem  me kurim te detyrueshem ne Spital psikiatrik !

Emi ! ...... Sokol Ngjela ( RP )ka pas nje liber per te .Une kam qene poshte shtepise kur i kendoi Avokatit si mik shtepie me te bertitur  smiley

Kico ti e Kico une  /Dil pak jashte se kam pak pune ..

U ankua se nuk e botonin. E dergoi ne Lidhjen e Shkrimtareve ku e priti i Famshmi DA . I dha dhe nje rekomandim me LETER per Lidhjen e Gjirokastres me shenimin . Ju befshin te mira per sa e kujtuam smiley

Te perdoret kur tu vije Nevoja !

Faleminderit per korrigjimin. Ishte fjala Kico Ngjelen, por naten te ngaterrohen pak gjerat, sidomos kur edhe ke rrekellyer cazes. Ne fakt u nisa edhe per kete letren "rekomanduese" me "te perdoret kur te vije nevoja", po e lashe se pertova. smiley

@ petlla, per foto te bocetave kerkova por nuk gjeta.  Pervec asaj qe eshte ne foto, nje tjeter psh eshte kjo:

Titullohet "Jam Shqiperi" e Astrit Memias

 

Sipas ideatorit/artistit formon shkronjen "A" - Albania.  Qe t'i bie shkurt, kitsch dhe pa lidhje (per mendimin tim.)

 

@spiritus:

Nuk e di pse faktoret kohe, hapesire, mjedis te duken jo te rendesishme.  Per shembull, busti i Azem Hajdarit eshte perfunduar me kohe por s'po i gjejne dot vendin.   Janaq Paco dhe Odhise Paskali per Skenderbeun (perkatesisht ne Kruje dhe Tirane) punuan 10 vjete.  Harmonia, pse jo dhe eklektike duhet te jete e perllogaritur.  100 Vjetori i Pavaresise eshte nje date qe dihej sot e vjet e parvjet.  Nuk ka asnje lloj justifikimi, absolutisht asnje per lenien e nje vepre te tille ne muajt e fundit. 

Ceshtja e fondeve te pa-akorduara per Bashkine e Vlores dhe 100 Vjetorin e Pavaresise menjane, jam dakort qe kryeqyteti i Shqiperise mund te kete nje monument pavaresie.  S'po them "duhet", sepse domosdoshmeria fillon nga a-ja dhe jo nga zh-ja.  Domethene qe nqs fondet do ishin sheshit e shperndare sic duhet, fillimisht duhet te merren masat qe monumentet ekzistuese te jene te restauruara dhe gati per 100 Vjetorin e Pavaresise e njekohesisht brenda mundesive te organizohen konkurse te tilla. 

Sa per mungesen e artit ne qendrat metropolitane, me kujtove nje shprehje te Adornos "to write poetry after the Holocaust is barbaric".  Po "vjedh" nga kjo shprehje pak "soundbites": Ne barbarizem urban e social nuk ka pasur vend per art.   Duke inkuadruar ketu ne ato pak fjale idete e percjellura ne komentin e celesit.

____

Ne lidhje me fusnoten:

 

B. Detyra e Projektimit:

1. SHTATORJA E MBRETIT ZOG I

Të dhëna:

Lartësia e shtatores duhet të jetë deri në 3 m.

Lartësia e bazamentit duhet të jetë 1.20 m.

Gjërësia e bazamentit varet nga kompozimi që do të paraqesë artisti për personalitetin.

Shkrimi është pjesë e shtatores. Vendi dhe përmasa e tij përcaktohen në bazë të idesë së bocetit fitues, miratuar nga juria.

Vlerësimi artistik është 1,700,000 Lekë

Kur eshte prure ne peshk fjalimi i Kryeministrit ne lidhje me festimet per Pavaresine dhe vemendjes qe i kushtoi Zogut ne lidhje me Pavaresine (!!!) beme nje dore qyfyre.  He mo se shashka e radhes.  Nuk qenka shashka e radhes.  Ky njeri, Mbreti II (per marren tone) , ka vendosur qe shashken ta bej realitet.  Dhe Galeria Kombetare (!!!) e Arteve po i ben freski.   Ngado ta marresh, ta sjellesh, ta perdredhesh, ta lakosh, ta Princ Vid-osh, kjo ide eshte marrezi fund e krye.  Nderkohe qe emo shprehet psh: "pse kto gjona duhet t'i bojn holandezet, dhe gjalle ne bote jo ne, s'e marr vesh!"  Merre vesh pse-n emo, se po behet akoma "art" utilitarian, art propagande, "art for the sake" of mbreti.

 

PS: @ Petro, pasi pashe serialin dhe lexova librin "The Pillars of the Earth" lexova verdalle per projektet e asaj kohe.  Histori me vete e gjera interesante ne vetvete smiley.

Monda, ne komentin tim kam pohuar dy gjera: qe nisma duket si pune me goditje te perqendruar (koha e kuizuar) dhe e dyta, ka gjasa  se perzgjedhja do te jete subjektive dhe voluntariste, sipas shijeve butaforike qe mbisundojne krijuesit, komisioneret dhe Kryeminstrin.R.Shima ne intervisten e tij eshte shprehur se nje pjese  e boceteve te krijuesve shqiptare jane zgjatim i monumentalizmit butaforik te realizmit socialist.Dhe nuk ka si te jete ndryshe. Edhe pse kane marre pjese 60 artiste ne konkurs,ne kemi pak artiste moderne ne shije dhe koncept. Artist lind, nuk te ben AA.

Sigurisht hapsira ka rendesi dhe krijuesi duhet ta zhvilloje konceptin e tij ne harmoni dhe funksion te urbanistikes. Por ideja ime ishte se keto jane bocete dhe permasat , elemente te vecante te bocetit, mund te adaptohen sapo te percaktohet edhe sheshi/hapsira ku do te vendoset.E mira dio te ishte te percaktohej me pare. 

Te tjerat jane histori e njohur. Historine e bejne fitimtaret.Mbreti qe mbathi kepucet dhe ja mbathi e meriton nje statuje.Kjo i ben pak karshillek edhe  Hymnit Kombetar prandaj kane dale zerat se edhe Hymni si tekst duhet ndryshuar.Jane te thella punet.

Le ta kene nje monument pavaresie edhe ne Tirane.Vlora parape mbetet Meka e Patriotizmit dhe Qyteti Flamurit smiley

R.Shima ne intervisten e tij eshte shprehur se nje pjese  e boceteve te krijuesve shqiptare jane zgjatim i monumentalizmit butaforik te realizmit socialist.Dhe nuk ka si te jete ndryshe.

Nuk e di kujt bocete iu referua Shima me kete, por ja psh kjo e Besart Papes:

Nena, cupka Shqiperi ne nje dore pishtarin ne doren tjeter dy gishtat lart.

______

@ petlla, disa boceta te tjera:

http://www.panorama.com.al/kulture/%E2%80%98veprat-shqiptare-zgjatim-i-realizmit-socialist%E2%80%99/attachment/bocet-nga-besart-papa/

kjo qeka per t'u pa nga poshte. alamet skulpture...

e shemtuar, kopje patetizmit butaforik te r.socialist.shikoji elementet: njera kembe perpara , mbi nje si shkallare te ngritur  qe tregon progres, dora tjeter lart, pishtari marathonomak (kopje e nenes Shqiperi) dhe dora tjeter, dy gishtat e demokracise .pra ideja e lirise eshte rimeshiruar dhe ka njohur vetveten tek kto dy gishtat lart.

pffff letyre.Po kjo tjetra, phallusi me krahe shqiponje.Fytyra modelon prijesin aktual.

 

kjo ketu ma shpif! shume patetike. sorry spiritus.

po edhe une prandaj e solla, per te treguar se sa ta shpif smiley Shumica e boceteve jane te fiksuar ne stilizimin e shqiponjes si simbol kombetar.e mire, per ti qendruar brenda ketij perceptimi kolektiv, une do te parapelqeja bocetin e S.Shijakut, pra nje femer me krahet e stilizuar te shqiponjes.Por jo ne ate forme. Per mua do ishte me simbolike nje femer e gdhendur nga ato te Rilindjes, ne nje bllok mermeri te kuq, me njerin krah te shqiponjes, te lire, me flatrat lart  ne ajer, jashte bllokut , kurse krahu tjeter, i mpleksur me bllokun e mermerit, i konturuar, por ende i pa shkeputur .Fytyra e femres dhe dinamika e trupit,  do te shprehte kete tendosje dhe perpjekjet per shkeputje, clirim nga mermeri (nga forcat e erreta  ose fati historik smiley )  edhe te krahut tjeter, si parakusht per fluturim te lire ME TE DY KRAHET smiley 

Pres vleresimet nga juria smiley

e kuptoj. por ti duhet te pasqyrosh pavaresine, dhe jo te tregosh qe ende s'jemi te pavarur. kjo mund te behet me filma dhe programe televizive, por jo me monumente qe supozohet te rrine ne nje shesh per nje periudhe te papercaktuar e qe u japin emra shesheve.

problem qe deshmohet psh, qe ne venien e bustit te enverit dhe mosndryshimit te emrit te sheshit (skenderbej).

nuk mund te paraqesesh nje imazh qe mund te shihet pas 30 vjetesh ose 50...

mua me duket realiste ajo qe thua ti, por nuk do te doja qe te shnderrohet ne imazh per te cilin bota do thote "ja si e shohin shqiptaret veten... si gjynah"

monumentet e pavaresise duhet te jene shpresedhenese dhe te tregojne dinjitet; nuk mund te percjellin keqardhje. edhe pse situata jone, per te ardhur keq eshte.

Po, pavaresine dua te pasqyroj: akti pavaresise prodhoi Shqiperine Londineze, pra njerin krah te shqiponjes, kurse krahu tjeter eshte akoma ne allci (Kosova). Kjo eshte gjeneza e aktit, kjo eshte rruga ne 100 vjet, ky eshte realiteti sot.Kjo eshte tablo realiste, nuk  tregon keqardhje por perpjekje, progres., deshire per liri, per te fluturuar me te dy krahet. Nje komb me gjysmen e mohuar...Une jam i realizmit kritik smiley Ti kerkon nje monument futurist, Shqiperia e pavarur, zonje e rende, Zvicer me det, greket dhe serbet sus dhe vijne punojne tokat tona kurse ne ohoho peshkojme smiley Ja ma vizato me fjale si do ishte kjo statuja qe materializon iden tende te Shqiperise dinjitare dhe shpreseplote.

Spiritus, pse po me dukesh si anetar i Partise Republikane ti mua? smiley

P.S Venus, po monumenti per Festen e Flamurit do jete. Si do i shmangesh simbolit?  

Une jam fanolist, prandaj smiley Po republikanet e kishin te gjetur ate krahun e shqiponjes por u humbi nga vemendja ceshtja kombetare per shkak te orekseve gerdecare smiley

Pse, ne fillim atje e kishin mendjen, thua?

Epo ja ku u beme dy. 

shqiponja duhet te jete e lire spiritus. ai monument do te shihet edhe kur shqiptaret te bashkohen. kjo ndjenje duhet percuar.

ja ta bej dhe ta nis.

une do kisha ngritur nje obelisk 50 metrosh me mermer te kuq, do i kisha vene nje shqiponje siper dhe ne sqep te shqiponjes nje flamur te madh.

 

Une do isha me shume per dicka abstrakte ,pa simbole shqiponje,flamuri .Nuk e di ,sikur jemi te super ngarkuar me simbole te tilla.smiley

pa he Venus, se ju femrat* keni mendje pjellore DHE fantazi te cthurur smiley si do ishte kjo gjeja abstrakte? smiley

*kam problem me F ne tastiere smiley

 

Ore, Venus sigurisht qe eshte "emer", po ne radhe te pare eshte, Femer. smiley

 

 

 

Ne te shthurrura!smiley

Boll jemi marre me flamurin ,merremi me Marigonesmiley

Format e belit mire, po gjoksin duhet me ia rrit pak smiley

venus, nuk eshte konkurs per 100 vjetorin e shkolles se baletit.Rruga eshte care me veshtiresi, ishte toke e virgjer liria smiley

po edhe do kercejme,se ngjarje festive eshtesmiley

smiley Spiritus,  vete te hengri qe kerkove ide smiley

Venus, ne e dime qe je simbol i dashnise, po ne po flasim per simbolin e lirise. smiley

Edhe une ashtu mendoj, nje statuje burri maje nje shkembi me pushke ne dore, ose me mire dy burra mbeshtetur bythemebythe sicili me nga nje pushke te ngrehur, njeri ne drejtim te Veriut e tjetri ne drejtim te Jugut. 

Ne bazament me germa te te arta, ose sic ka dale moda sot "kuqezi" veme parrullen:

Ja do bejme Shqiperi!

ja do behet shkrumb e hi!  smiley

Pa liri,nuk ka dashni dhe anasjelltas.smiley

Nese do kishe nje mundesi zgjedhjeje ,ke do zgjidhje :lirine apo dashurine?

nice. linjat sinusoideale smiley mire thote Kavir, fut pak silikon ne gjoks smiley

 

kjo i pershtatet mire realitetit,po ta kishim ulur ne gjunje se u lodh ,,,100 vjet

ja paske me te futme shqiponjes...

e bukur kjo zotrules keshu si pikture.po nqs  realizohet kjo ideja, flamurin prej verteti do ta kete ? 

Jam I hapur per sugjerime. Mendoj qe po.
Ngjyrat do jene te tjera ama. Ajo u be me keput e ngjit aty per aty.
Ideja me e mire per mua eshte tjeter gje. Nje mauzoleum prej xhami me gjithe figurat e ketij kombi. Duke mos perjashtuar askend (aleksandrin psh) ku kushdo qe te hyje te mesoje dicka nga Jeta e tyre dhe historia jone.

smiley Kjo eshte shume e shemtuar dhe mediokre

arti ideohet nga artistet keshtu qe duhet tja leme atyre te merren me kete gje....ashtu sic njihet nje thenje e vjeter "pema me kokrra eshte ajo qe goditet" ashtu dhe ju po beni me keto komente subjektive dhe boshe (ashtu sic ndodh rendom midis atyre qe e nuk kane ate syrin artistik) ...ashtu sic u denua Galileo , sic u persekutua Van Gogh , sic u quajt i padenje Dali e shume e shume koka te tjera revolucionare dhe larg-pamese ashtu mendoni dhe ju se po beni me kete qe thoni???!!! ja po jua them qe arti nuk eshte as matematike as politike por ndjesi ..hehh fundja dhe Eiffel Tower u duk fillimisht si nje grrumbull hekurishtesh i ngritur mbi 4 kembe ,,,por ku eshte sot?!!!   

i pashe monda mbeten me te njejtin mendim. plehra. edhe nuk du hic te me falin autoret e veprave, se atyne u duhet me fal veten qe i kan bo keto.

asnjera prej veprave nuk eshte veper ne radhe te pare qe te vrasim mendjen ne se ku do rrije e terci sheshi e verci persheshi.

kur mikelanxhelo beri davidin per pak u prish qyteti qe te shkonte skulptura ne sheshin me te shemtuar qe i kishte dhene bashkia e kohes. e them ket se nuk ka rendesi sheshi, ka rendesi monumenti.

skenderbeu i Pacos se madh eshte ai qe eshte, ekuestro patjeter botnore, se rri my aty ne sgrip. pa shesh fare bile bile, e jo ai qe do me kap me dy duret ca bole bole ne flake. me nje ngerc tip gej per arsye te mungeses se permases njerezore te detajit artistik dora, e paqarte dhe e shemtuar nga ana anatomike, per ti vene siper nje mele pubike.

veprat e tjera ishin boca studiosh gjona te mcefme. ajo qe eshte edhe me skandal eshte fakti: se eshte fakt: qe asnjera nuk iu avit atij cope monumenti modest te kohes se komunizmit. po them modest se ashtu ne fakt eshte. edhe i ka me kushtetute krejt te drejta justifikimet kur kemi parasysh kohen kur u be dhe mundesite financiare, ideologjike, revolen kineze, izolimin edhe etj etj me te tjera.

shyqyr qe nuk kane lek me bo gjo ne realitet.

rrofsh monda. qenkan ibreti halem te gjitha ato qe pashe me poshte.

kurse kjo foto qe postove nuk di pse me kujton kastrimin e kuajve smiley

i love this one! smiley

I ndryshim i vogel besoj se do e katapultote direkt ne fitore ket..

Ne vend te "Jam Shqiperi" te quhej " Jam Arber-i" ...

Monda, ky qe e ka bere kete projektin, mos eshte gje shoku i Kreshnik Spahiut? smiley

Te jem si KM-ja ia jap ... duart ne dore ketij.  Astrit Memia eshte nga lagjja e Berishes.  Dhe djale PD-je.  Ky frymezim ala Spahi nuk e di si i ka shpetuar syrit pishe te Kryeministrit smiley

Sipas nje artikulli nga ku u mor ajo foto, ishte nga bocetat me te spikatura.

Me c'kemi pare deri tani nga fotot, dhe me ate projektin e Zogut, prape me shembje statujash do u merrkan brezat e rinj, neqoftese ...

Se ma kujtove...

Projekti eshte: Nje bust per Zogun dhe nje bust per H.Prishtinen smiley

Si thoshte doktor profesor Adhamudhi: Te shkruajme ne shkronja latine qe te kenaqen te krishhteret, dhe te shkruajme nga e djathta ne te mengjer qe te kenaqen myslimanet. smiley

Me rastin e Pavaresise do rishikojme historine tha.  I ka marre masat. 

Po pse qesh mo pse qesh? smiley

Qesh me ket: 

Kush e vrau, kush e vrau, kush e vrau Ali Pashane*? E vrau Arif Ladi ne stadiumin e sportit ...

kush e vrau, kush e vrau ... bammmmm.  O ba hiqe ate se te vret ajo.

*lexo Hasan Prishtinen

 

“Kjo është një gafë profesionale. Një skulptor, piktor apo artist nuk mund të krijojë pa pasur parasysh marrëdhënien që do të ketë vepra me mjedisin ku do të vendoset...". (Artisti Ardian Isufi)

 Kjo mbartje e pjesshme nga postimi i të nderuarës Monda, shpjegon më së miri thelbin e marrëzisë të konkursit. Më ndjeni, por edhe njëherë do të kërkoja të bëhem pjesë e këtij komenti me interes, për të sotmen e të ardhmen e këtij qyteti që e kemi sharë sa kemi dashur (me të drejtë) dhe e kemi dashur si kërkënd tjetër.

 Tirana nuk ka patur kurrë mjaftueshëm sheshe, me hapsira ku të rrinë mirë vepra të artit vizual. Nga një fshat i madh, të bërit kryeqytet, i dha në 80 vjet një zhvillim të vrullshëm ndërtimeve që nuk ndenjën asnjëherë në harmoni me hapsirën publike. Tirana nuk ka sheshe, ka pak lulishte, ka vetëm një qendër, ku rrotullohet jo vetëm tërë trafiku, por dhe vëmëndja për vendosjen e veprave monumentale. Ndonëse artistikisht, një shesh mund të mbajë vetëm një vepër, kjo nuk pengoi kërkënd vendimmarrës që në sheshin Skënderbej të vendosej dhe shtatorja e Enver Hoxhës. Këtij sheshi po i vjen tani vërdallë kryeministri, se nuk ka ku vendos momumentin e 100 vjetorit të pavarsisë. Këtij synimi i shërben edhe hedhja e propozimit për prishjen e pallatit të kulturës, me argumentin se përbën një objekt të shëmtuar të periudhës komuniste. Përgatitet opinioni. Pas tij, del drejtori i Teatrit të Operas dhe thotë se salla e koncerteve i ngjan një kazerme ushtrie. Të vjen për të vjellë.

 Ministria e Kulturës dhe Bashkia, në bashkëpunim me njëra tjetrën, 4-5 vjet përpara duhej të kishin nxjerrë fondet publike, pas studimit urbanist, për hapjen e shesheve të reja në zona të ndryshme të qytetit, ku duhet të vendosen pas realizimit veprat e artit të menduara. Jam tërsisht i bindur se aftësia e administratës tonë shtetërore, nuk mund të ketë kapacitete të tilla, për të hedhur vështrimin disa vjet përpara e mbi të gjitha, nuk ka as këllqe, as vithe e as shpatulla, për të mbajtur pesha të tilla financiare. Të tërë ata, administratorët, e kanë parë veten të përkohshëm dhe e vetmja punë që kanë kryer ka qënë firmosja e shkresave rutinore. Ndaj dhe veprat do dalin të shëmtuara (më falni për paragjykimin. Do të doja shumë të isha i gabuar)

 Dua t'ju tërheq vëmëndjen në 3 nga veprat e fundit të artit të vendosura në Tiranë! Të treja me raste përvjetoresh. Një është shtatore e dy janë mexobusto. E kam fjalën për shtatoren e Nënë Terezës, që me rastin e 100 vjetorit e vendosën në këndin e majtë të hapsirës që shtrihet mbi shkallët e Universitetit Politeknik. Nga poshtë nuk duket; nga baza e platformës së saj, për të shkuar deri tek shtatorja duhet të shkelësh mbi myshk jeshil rrugën, kurrë të parrahur nga këmbësorë. Tjetra është mexobusto e Fan Nolit, e vendosur para Akademisë. Por, me fillimin e punimeve të zbulimit e ruajtjes të rrënojave të lashta të Tiranës antike, zona është mbyllur, është rrethuar prej 3 vjetësh dhe askush nuk e di më që, diku aty ka një bust kushtuar Fan Nolit. Më tej: duhet të shkoni para gardës, në sheshin Shopen, ku kompozitorit të shquar i kanë vendosur një bust, mbi një pidestal të shëmtuar. A e zbukuruan më shumë Tiranën këto 3 vepra të artit vizual. Për mua, jo!

 Ju faleminderit për vëmëndjen.

Artisti Ardian Isufi ndan të njëjtat mendime me Mulliqin:

“Kjo është një gafë profesionale. Një skulptor, piktor apo artist nuk mund të krijojë pa pasur parasysh marrëdhënien që do të ketë vepra me mjedisin ku do të vendoset, pa ditur nëse do të jetë interier apo eksterier.

 

nese ky artisti e thote kete ne pergjthsi, atehere kam pershtypjen se ia fut kot..

kur nje artist niset te krijoj , atehere  rendesi ka idea, ngacmimi, inspirimi... ai as qe e di se ku do varet piktura e tij (fjala vjen)  neser apo pasneser..  ne nje muzeum, ne lobin e nje hoteli, ne sallen e mbledhjeve te nje banke, apo ne sallonin e shtepise se nje artdashesi privat...   a e dinte  valle Leonardo da Vinci kur nisi te bente Mona Lisen se nje dite piktura e tij do varej ne muzeun e Luvrit?? (e kam fjalen per piramiden e shemtuar prej qelqi te ketij muzeu)

 

ja disa  boceta qe qarkullojne ne guglle.smiley

 

 

 

 

 

 

 

 

 

dhe nje link me video.

do zoti i vejn n'bathore

Mrroklla,nese mund te shqetesojme,kjo loja me dritehije eshte shume interesante.Pronesia ndahet ndermjet Greqise dhe Turqise (po flisnim dhe njehere me Oranje per te)Dhe ka nje personazh shume akoma me interesant Shqiptarinsmiley

Ja dhe versioni grek: http://en.wikipedia.org/wiki/Karagiozis

Veligekas (Βελιγκέκας), an Albanian guard of the Sarai. He is the executive arm of the Pasha, always in the lookout for Karagizis and never waste an opportunity to give him a good beating. Usually gets beaten though by Barba Giorgos.

Faleminderit Oranje ..Eshte e kot me tthone qy e dijasmiley.

 

 

Pa lidhje dhe me lidhje me temensmileyE di cfare po mendojasmiley,qe me rastin e 100 vjetorit te Shtetit Shqiptar edhe PPU duhet te behet pjese e ketij viti jubilarsmiley.Ndaj brenda mundesive,Monda,Finis,Penar,do sygjeroja qe te vihej nje logo ( tip peshk me krahe shqiponje smiley a noj gje o ngjashme,ose ajo zyrtarja) diku lart anash ne tek faqja e pare e PPU.Si ju duket si ide?Do ishte mire qe si shqiptar te mblidheshim dhe ne rreth 100 vjetoritsmiley

 

Tani qe lexoj diskutimin po me mbushet mendja se nje nga veprat skandaloze (kjo qe shoqeron temen duket si torte Rolls-Royce per ditelindjen e kryetarit te radhes) te paraqitura ne konkurs do te jete mese e pershtatshme per 100-vjetorin e shtetit shqiptar. 100 vjet nxitim, ambicie te medha dhe qeverisje klanore me instikte foshnjore. Ne mos e lare ne ar, te jete e kallajisur ne bronz.

Me c'pashe nga diskutimet, sipas kokes, festen ..dmth monumentin... do t'ja vene shtetit shqiptar per 100 vjetor!

te merreshin me egzistueset sdo bonin keq.. i vize shtufe ketu, i dore gelqerje atje duhet ne pergjithsi..

Plus kater mer. smiley

njashtu e vuna i bast ne u smiley 

Nga te katerta qe pashe ketu, kjo me poshte m'u duk me interesantja dhe me e pelqyeshmja estetikisht.

Kam vetem frike se mos aludojne dicka tjeter ato duart me ate gjene ne mes (qe nder te tjera duket me teper si hudher apo si dhemballe e shkulur se sa si flake).

Shume e bukur vertet! Vetem zog shqiponje mos te vene. Me mire ndonje skifter.

olso, me gjithe mend te pelqen kjo?  nuk e di, po mua sa e pashe, me solli ne mendje kete obeliskun qe ka qene ne bagdat ne kohen e Sadamit..

anonim, kesaj i mungon muri ku hija e shqiponjes te vije ne jete dhe nje femije qe ta imagjinoje i gezuar. flaka ngjan me flaken mbi zemren e shenjte te krishtit.

Mua me pelqeu kjosmiley.Dmth ajo me lart,jo kjo e sadamit.smiley

Kam vetem frike se mos aludojne dicka tjeter ato duart me ate gjene ne mes (qe nder te tjera duket me teper si hudher apo si dhemballe e shkulur se sa si flake).

 

Dakort. Mua me aludon nje femer te majme me kembet perpjete duke na treguar fundshpinen psh..bashku me faktin qe gishti i madh i dores se majte nuk duket..ngjan keq..duhet te fusi ca viza anash e anash se shume e lemuar, zjarr i ndare ne dy gjysma.

Oups! smiley

shiko se kreshniku na ka bere nder. dikur shqipot benin tatuazh shqiponjash, sot me nje kryqezim pellembesh mbarojne pune.

Anonim qe te te pelqente ajo gjeja s'e prisja prej teje.

Na cudiset fare ju!

Thashe "nga te katerta qe pashe ketu"!

Cila te me pelqente me fal?!

Tarzani?!

Ky tipi qe duket sikur ka dale direkte nga seksioni "Realizem socialist"?

Apo ajo drania me fustanin me te palosme si fizarmonike (qe s'po ja gjej me foton)?!

 

llahtar! domethene nuk se nuk kam pare me te keqija, por keto te jene edhe perfaqesues per nje monument kaq me rendesi, po themi, me kesi pervjetori... po llahtar.

kjo gdheja ketu e dyte eshte ARSYE pse duhet te mbyllet fare Universiteto i arteve te perzjera se te ben te vjellesh.

kurse ajo e paraaaaa, ajo eshte pederasti ne arte.

nena shqiperi qe hap shalet per tu hedhur me larg me dy gishta lart edhe me pishtar. mire e ka berisha qe duhet te perhapet interneti ne popull te pakte te shofin donjolliku i cik porno te kene me respekt per nonen.

Kush eshte ky me flatra? iKari?

iLoqja! smiley

Kjo e dyta qenka masaker e vertete...Nuk i kuptoj kriteret e pjesemarrjes ne nje veper te tille kaq te rendesishme..

Mire realizimi amatoresk qe nuk po e diskutoj ketu, por me e rendesishmja eshte e ka lene pa duar krejt....Simbolike?....Dadaizem?... smiley

 

Pse, mu m'pelqe kjo e fundit. smiley

Ka "thellesi historike"!  

Mbi rrenojat antike (greke? romake?) ngrihet ky loqja  me bole hekri dhe me flatra, po pa duar qe t'veshi breket! 

Breket duhet t'vije t'ja veshe ndonje tjeter.

Sic edhe ka ndodhur xhanem! 

 

ça ka Supermani me shume mrroklle?  duart me sa duket.smiley

...dhe cizmet! smiley

Ay qe ne propozojne ne eshte pa breke dhe xbathur! 

Mbi nje ndertese klasike me harqe... ! 

 

"ky loqja  me bole hekri dhe me flatra, po pa duar qe t'veshi breket! "

Komenti i vitit!

Ma ktheve humorin

+1

Pashe edhe ato te tjerat me shkronja...

Zot i madh. Cfare katunarlliqesh... Keto qe kam pare deri tani nje here jane totalisht SKANDAL! Te nje katunarlliku verbues! Cfare pislliqesh ordinere!

 

ky popull merito nje Priapus..te rrine duke e sodit e duke bo pilikunxhe gjith diten e dites..

Nga video qe ka sjelle Beluli me pelqeu me shume ajo skulptura me duar (prape duar) qe jane te vendosura njera mbi tjetren duke krijuar nje si tip piramide, le te themi, qe kulmon me flamurin shqiptar.

Me kujtoi kete pikturen e Gericault:

Nje monument per perpjekjet e te shkuares, se tashmes dhe nje frymezim per force e shprese per te ardhmen.

Edit: Kjo ketu:

Historia e popullit tone nuk eshte nje histori krenarie, por mbi te gjitha nje histori vuajtjeje e mbijetese.

Kjo skulpture e perfaqeson me se miri, duke nderuar perpjekjet e te shkuares e mbi te gjitha duke na frymezuar per te ardhmen.

Kur vjen puna per vepra arti francezet (dhe italianet) jane te paarritshem. Per mendimin tim nqs duhet te ndertojme gjera te hajrit ne duhet te bejme ate qe ka bere Pjetri i Madh kur ndertoi Peterburgun. Mori nje anije, e coi ne Itali, e mbushi me italiane, i coi ne mocalin e Peterburgut dhe nder(t)oi qytetin.

Ajo pikture psh eshte nje mrekulli. Stili, kompozimi dhe metafora jane te paarritshme. Une kam pare vizatimet (projekt-skicat) e Gericault-it dhe anija ne sfond ne fillim eshte shume afer dhe ne cdo skice anija largohet dhe zvogelohet deri sa perfundoi "pike ne horizont".

 

Ca ide:

Fantastike per medalion

Red Bull Art Of Can Sculpture

Kjo mund te simbolizonte ecjen e Shqiperise perpara ne keto 100 vjet

Kjo mund te vendosej para parlamentit te ri 300 meleonsh

shume e bukur foto e dyte. dhe me te vertete do simbolizonte shume mire 100 vjetorin e pare te shqipove

Ajo e dyta duhet korrigjuar. Kemba e dyte duhet te iki nga ana e kundert.

aty o bo lomsh koka ene komet zdin nga po shkojnsmiley.ose me mire ska kok fare,nje bir(vrime) e perbome  nga sperderdhja  e komve qe simbolizon udhheqsit ton . me nji fjale me u udhheq nga nje bir qe si birat e zeza n'kozmos thithin cdo gjo. pranej m'pelqeu ene do ta votojsha kte skulptur. ene udhheqsi im i dashur, Salca i papam them se do ta mori parasysh kte menim timin ene do ta fusi kte veper ne konkurs se zbon. do ma mshtesi kte timin qe cke me at'pun keni me e pa ene juve peshqitsmiley

Posi, edhe materiale te papara, si resina sintetike. Megjithese imagjinoj qe Berisha do te kundershtoje - pse sintetike, pak pyje kemi ne? Ne s'na dalin, t'i mbjellim - Afrika gomen, ne rreshiren.

Pse nuk bejne nje bust te Lek Plepit me mire keshtu qe do ishin te kenaqur dhe Berisha me Ramen.

kot me ju pyt, a ka ngele noi shqiponje ne Shqiperi? 

Me qe u hap ky muhabet, si do donte peshqeria te ishte Monumenti i Pavaresise? 

Une personalisht do preferoja dicka te vogel: Fjala vjen nje familje rri bashke! Ose dicka e tille njerezore, dhe pa t'gerthitme!

 

O Admina, zahmet hudheni si pyetje m'vete kete, se jam shume kurioz te di se c'mendojne te tjeret ketu. 

Flm

Nuk ka asgje monumentale ne 100 vitet qe flasim. Akti vete qe monumental ne thelb, jo ne hollesi, dhe kaq. Cdo gje tjeter eshte e molepsur - deri edhe lufta nac-cl, mbase me e suksesshmja levizje popullore na ndan keqas sot e kesaj dite. Puna ndertimtare qe nisen komunistet u kompromentua me vazhdimin e hidhet (eksodi ishte perfundimi).

Demokracia me c'shoh nga larg eshte nje deshtim.

Ne princip ne po kerkojme monument per dicka jo monumentale.

Ngjarja (0 vjetori) ishte monumental, por nuk kishte skulptor around.

100 vjetori ka skulptor sa te dush, po s'esht monumental. S'i jepka Zoti t'gjitha.

Asnjera nga variantet s'po me pelqen.

Mu kujtua kjo, e "Eugène Delacroix - La liberté guidant le peuple", qe Coldplay e kane pas vene ne kopertinen e albumit "Viva la vida" e bukur si simbol kombetar.

Eugène Delacroix - La liberté guidant le peuple.jpg

Ne Wiki kane nevizuar edhe trekendeshin (aurea) e vepres

Eugène Delacroix - La liberté guidant le peuple, piramide.jpg

bjutifull!

Vallaj, sikur me rastin e qinvjetorit tna japin tgjithve ka iqin euro demshperblim.. e ta myllim ket pune smiley

Po postoj disa te tjera

 

Ky qylafi me shall kuq-e zi ne maje smiley

 

kurse kjo besoj i perngjan kesaj poshte smiley

 

 

Tashti, per mendimin tim, ose sic thoshte halla ime (RIP), ne e ke me te pyetur, mendoj qe keta skulptoret tane i meshojne pak monumentalitetit, i cili do apo nuk do, te sjell tek ai karshilleku qe e kane verejtur me te drejte edhe shume te tjere para meje.

Duke pare ato punime qe jane paraqitur deri tani, me bie ne sy edhe njehere karakteristika kryesore qe perkufizon shumicen e "artisteve" shqiptare (ne kete rast e kam per skulptoret dhe arkitektet shqiptare te edukuar ne shkollen shqiptare) dhe pikerisht, qe egon dhe ambicien e kane shume me te madhe se talentin.

Dmth u duket sikur tani u ra lepuri ne dore dhe oburra te shpalosim te gjithe bagazhin tone ne nje veper. Dhe duan psh ne nje ndertese te fusin edhe kollonat e mermerte por edhe murin e gurte masiv, edhe simen me relief greko-romane por edhe harkun islamik, edhe kupolen edhe çardakun osman, edhe guret e latuar por duhet patjeter edhe panele alumini me xhama pasqyrues (u kena pas thon xhama xajs, kur ishim te vegjel andej nga vitet ´80). Edhe gjith kjo deshire e mire per te shpalosur gjithe dijen tone 4-5 vjecare, qe bota e nxuri ne mijera vjet, ne nje ndertese te vogel, ben ate, qe ne Tirane te shofesh karikatura dhe qyfyre arkitektonike, qe te bejne te qeshesh dhe te qash.

Ne ato punime te paraqitura shikohet fare mire edhe mungesa e idese tek skulptoret tane. Ose e paaftesise per ti peshuar njehere gjerat deri ne fund para se te mberrish ne nje koncept artistik dhe para se te marresh leter e laps e te vizualizosh njehere ate koncept e mepas te marresh dalte e cekan per te materializuar konceptin.

Sepse po te uleshin qofte edhe dy ore te mira e te mendonin ose te bisedonin me ze te larte ose me veten ose me dike te ngjashem, do te konstatonin shume shpejt, qe kjo ideja e paraqitjes se Shqiperise me figuren e nje gruaje apo burri me krahe (dhe me koqe) eshte tjerrje e pafund e nje klisheje ornamentike e historizmit klasik. Eshte bullshit me oke.

E kemi nje monument Nena Shqiperi tek varrezat e deshmoreve dhe eshte i realizuar shume mire ne idene qe kerkon te transmetoje. Nuk ka nje Nena Shqiperi te dyte. Vetem nese nuk i vihet ndonjeri per ta shkaterruar ate te paren me pretekstin se ajo eshte komuniste. Edhe nje monument pavaresie me burra e kemi perbukuri ne Vlore dhe cdo gje e ngjashme eshte thjesht karshillik katunaresk dhe nuk i pergjigjet as kohes dhe as vendit ku do te vendoset, sepse te transmeton idene false, sikur keta burra moren rrugen per ne Tirane dhe ne ate vend vendosen te shpallin pavaresine.

Une personalisht do te kerkoja fillimisht te abstragoja konceptin nga ideja e deklarimit te pavaresise. Pa shtatore burrash e pa numra qe te kujtojne se u bene 100 vjet. Do te kerkoja te gjeja thelbin se cfare perben thelbin e Deklarimit te Pavaresise.

Dhe pastaj ndoshta do te arrija ne nje koncept te tille, ku ne nje piedestal do te vendosja nje tavoline dhe nje karrige, dhe mbi tavoline qendron ose nje liber i hapur ku te mundesohej paraqitja qe ky liber te kishte njeqind flete. Anes librit te qendronte nje kallamare me boje dhe nje pende pate ne te. Alternative per kete librin do te ishte edhe nje pergamen qe te simbolizoje Deklaraten e Pavaresise. Anash ketij piedestali ne forme rrethore rreth ketij piedestali do te mbillja aq selví sac ka qene numri i atyre qe kane nenshkruar kete Deklarate, duke simbolizuar me keto selví ata burra qe nenshkruan deklaraten, si edhe brenda perimetrit te Sheshit Pavaresia (sepse keshtu duhet te quhej ai shesh tashme) do te vendosja edhe pilona graniti ne lartesi deri 1.80, ku secili pilon te simbolizonte nje qytet shqiptar te brenda dhe jashte kufinjve zyrtare te Republikes se Shqiperise, nga i cili u cuan delegate ne kuvendin per shpalljen e pavaresise. Ose keto pilona mund te vendoseshin edhe ne dy rrjeshta per te perkufizuar rrugen drejt monumentit.

Kjo per mendimin tim do te ishte ndoshta nje menyre me dinjitoze per te simbolizuar dhe per te nderuar me respekt ate ngjarje, e cila pervjetore ka shume, por ne llojin e vet te ngjarjes eshte unike.

Qe ta marrim icik me seriozisht kete ceshtje, duhet qe te jemi te vetedijshem qe me pak se 7 muaj na ndajne nga 28 nentori. Ketu fillon gjithe ceshtja dhe mbaron pikerisht me papergjegjshmerine qe tregon shteti kundrejt gjithe monumenteve historike ne pergjithesi.

Nje projekt serioz, ne nje shtet serioz, duhet te pakten te nisesh te pakten 2 vite para. Promotor i projektit te ishte te ishte parlamenti. Te gjithe forcat politike te mbeshtesnin nje projekt qe do ish gjitheperfaqsues.

Megjithate, ne nuk kemi as shtet serioz e as vete nuk jemi serioze. Kjo ndodh per shkak te pasivitetit tone se kur degjon se 7 muaj para, do inagurohet parlamenti luksoz (ku eshte projekti, u gjeten fondet,kur do filloje, qysh do behet...etj etj Enigma!!), apo projekti i stadiumit te ri (ku vajti kjo histori..) duhet minimalisht te mos futeshim ne vorbullen e diskutimit siperfaqsor qe disa syresh me pushtet na orjentojne. Ne thelb e mbi te gjitha keto per mendimin tim ajo cka eshte me e rende eshte mentaliteti primitiv dhe gjykimi siperfaqsor i "udheheqesve" politike, qe nga nje ane derdh disa milione para, pa nje plan serioz dhe nga ana tjeter monumentet ekzistuese lihen ne meshire te fatit.

Prandaj, dhe dua te insistoj ne shqetesimin tim. Perse disa milione ne vepra te nxituara dhe jo nje investim te pakten ne ato aktuale?? Perse objektet e historise lihen ne meshire te fatit?  

A e dini se Opera jone eshte e vetmja godine ne rajon e ndoshta ne tere europen e rrethuar me kafe, librari, banka apo lloto sportive?

Perse mos investohet ne art, kulture, histori me projekte afatgjata e serioze? Perse mos investohet ne keto pjese te kultures ne menyre qe vete shoqeria te ndergjegjesohet dhe gradualisht te distancohet nga antivlerat qe perdite na serviren si vlera?

Perse, dreqin, nuk behen serioze?! 

epo nese me detyrim duhet zgjedhur njeri nga variantet me lart, une seriozisht do kisha preferuar ta kishim shpall vjet pavaresine qe te kishim dhe nja 99 vjet kohe te jetonim pa nje kellire te tille diku ne mes te Tiranes

per mua procesi i konceptimit, krijimit dhe ndertimit te nje vepre eshte me i rendesishem se objekti final... ndjej keqardhje qe edhe ky rast i monumentit te pavaresise ilustron mungesen e vizionit te brendshem qe shume na karakterizon si shoqeri, si popull... ky lloj arti pasqyron kontekstin djerre ku jetohet, pompozitetin bosh, fantazine zero... nuk jam eksperte por do te me kishte pelqyer nje monument i 'gjalle', qe te angazhonte ndoshta dhe publikun, nje metafore e ndergjegjesimit, te fiksonte dilemat, shpresat, gabimet, perballjen tone si popull ne keto 100 vjet me lirine, me vetveten, percapjen tone drejt njohjes se vetvetes... nje monument qe te inspironte nje raport me te thelle me te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen... sa keq qe e humbem edhe kete rast!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).