E krijuar nga disa prej emrave që themeluan Partinë Demokratike 20+ vjet më parë, FRD tenton elektoratin e djathtë të zhgënjyer

Fryma e Re Demokratike do të zyrtarizohet sot në mesditë si partia e re e djathtë në vend. Në mungesë të emrit, që u bë publik vetëm dy ditë më parë, shumë njerëz prej muajsh e thërrisinin formacionin e ri politik "Partia e Topit". Në të vërtetë pritet që në fund të korrikut, pasi të ketë lënë Presidencën, z. Topi të marrë drejtimin e kësaj partie dhe të përpiqet të tërheqë sa më shumë nga elektorati i djathtë. 

 Sipas burimeve nga kjo forcë, FRD është në bisedime me 10 deputetë aktualë të PD-së të cilët do të përpiqet t'i tërheqë në gjirin e saj. Bamir Topi, Gazmend Oketa, Eda Gjoni, Aleksandër Biberaj dhe Sami Gjergji janë katër emra të konfirmuar, ndërkohë që përmendet gjithashtu Eduard Selami, dhe të tjerë. Ceremonia festive do të mbahet në orën 12:00 në godinën e "Kasmëve", përballë Parlamentit dhe vetëm disa dhjetra metra larg nga selia e Partisë Demokratike.

682 Komente

hajd suksese FRD-se, me kembe te mbare!smiley

nderkaq:

''E krijuar nga disa prej emrave që themeluan Partinë Demokratike 20+ vjet më parë, FRD tenton elektoratin e djathtë të zhgënjyer''

  per histori:  sa Parti deri tani jane krijuar nga emra qe themeluan PD-ne 20 vjet me pare?smileysmiley

Nga PPSH dhe PD,  Belulo, kane dale shume parti smiley thuajse 50% e partive. 

epo urime FRD dhe Top-it! si president ishte kot fare,  noi gjo ska qene noi here , zoni nuk i eshte ni, ishalla ftillohet ene per ne. 

PS mduket se mu aty poshte eshte njoni qe shet fara luledielli

Urime FRD. PS u ndryshua dhe ka nevoje te ndryshohet serish. PD ka kaq vjet e s'ka ndryshuar fare, eshte ende ne komunizem. Shpresojme te jete FRD ndryshimi i te djathtes shqiptare, e te behet e djathte normale, si gjithe dynjaja, jo me dishepuj te enverit qe sado te perpiqen te shajne mentorin, dine vetem cfare u ka mesuar ai per sjellje, asgje me shume.

Se c'kam nje parandjenje te mire per ket FRD. Emri s'me pelqe fare po hajt mo.

Blendo, eshte pranvere lal smiley  Crregullime, gjera ....  smiley   

A ka lindur vertet nje force e rendesishme politike? U mbetet zgjedhjeve ta vertetojme.

Por, kam mendimin se shume zhurme per asgje!

Urime, me mire se keta te tjeret jeni qe tani  smiley 

E dekonspirove preferencen  e smiley edhe Vullnetaret , valltare rreth FRD-se do jene? smiley

Qofte me kembe te mbare FeRD-i ne keputjen e monopolit te PD-se ne elektoratin e djathte e mos paste fatin e shkeputjeve seriale nga mema PD: PAD, PRD,LZHK, PLD,PPD. Suksese nismetareve! 

Logo e bukur. Punuar paster.

Me pelqejne fontet e zgjedhura si edhe simboli.

Edhe po pastaj, mos eshte gje negative? Kompanite e gazit dhe petrolit jan me te fuqishmet ne bote.

Problemi eshte se nuk jane kompani gazi...ose ne fakt mbase edhe mund te dalin si te tille xhanem...prodhues gazi metan....

mos ja fut kot. pishtari eshte logo e zakonshme ne politike, megjithate ska te thote fare ajo, logoja eshte e mire.

Asgje nuk eshte shpikur nga asgje.

Po te duam mund ta lexojme edhe sic sygjeron ti, por ne fakt ato diferencohen edhe thjesht per faktin se perfaqesojne dy entitete me funksione krejt te ndryshme.

Gjithashtu nese simboli i firmave te gazit i referohen drejtepersedrejti energjise, duket sikur simboli i partise ne fjale (e ndikuar kjo nga emri) i referohet pikerisht nje "fryme".

Pra ato te gazit (po ta shohesh me vemendje) e vejne theksin tek "energjia", ndersa ajo e partise e ve theksin tek "fryma"... energjia e flakes qe duket gati gati sikur ondulohet nga nje fryme misterioze. Ngjyrat jane me te qeta gjithashtu.

Fryma e re u perfaqesoka nga nje flake gazi? Flaka ondulohet nga nje fryme misterioze?

Ne traditen katolike te pakten "fryma" simbolizohet me flaken dhe pellumbin.

Per kuriozitet, meqe thuhet se jane disa nga ata qe krijuan PD, kush tjeter ben pjese te partia e re se shoh qe ketu permendet vetem Topi? Dhe a di njeri ku mund t'a gjejme programin, dmth platformen politike te partise se re qe te marrim vesh c'fare eshte e ngjashme me 'te djathtat' e tjera dhe c'fare eshte e ndryshme?

 

ma kadal ti smiley pse ku jemi ktu ne Kanada jemi  smiley 

Pikerisht. Nuk jemi si kanadezet ne qe kapemi pas ketyre budallalleqeve.

Logoja eshte e bukur. Kjo ka rendesi.

Le te shohim si do jene velinat. smiley

Po ne skemi pa hala programin e PS, ti pret nga kto qe sapo fillun!

Oh... programi... platforma... Po mjaft me keto fiksime "alla" shqiptare...!!!

Suksese, marrte sa me shume te penduar, te shkurtuar, te zemeruar nga partite e tjera. smiley
 

O parti e re, sa e vogel qe me je,

Kater veta qe me ke, t'u befshin 43. smiley

Logo e mire, pune e bukur, vetem do dukej me bukur thjesht FRD, pa shpjegimin perkates me poshte. I uroj vertete suksese kesaj partie, dhe jam i bindur qe ka per tu bere nje LSI e te djathtes, ndoshta edhe me e forte. Kjo parti ka per tu shtrire gjere ne Shqiperine e mesme. Ka per te qene partia me demokratike ne Shqiperi dhe mbi te gjitha sot ja hoqi edhe nje deputet koalicionit te kusarise, te pakten haptazi, se me vote te fshehte koalicioni i kusarise bie brenda nates.

po dhe Lsi-i e djathte eshte mer, ketu te gjitha partite te djathta jane, ala nuk e keni marre vesh

Te drejte ke, po se c'am nje pershtypje se kjo parti do perfaqesoje me se miri problemin e pronave te Shqiperise te mesme, dhe se mund te marr me vete edhe Dash Shehun. Sidoqofte Tiranen nuk ka per ta fituar me KURRE PD-ja, kaq me mjafton nga kjo parti.

si "ligj dhe drejtesi" do perfundojne smiley

hahah si tha Ngjela athere? Ikam marre votat me mundin dhe figuren time!...

Mua ajo logoja me kujton ca vargje...

 

Në mes tuaj kam qëndruar 
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t'u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur, 
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M'është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretë
Për atë zotn' e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,
Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin' e urtësinë,
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.
O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t'i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.
Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.
Gjithë tuajt' i kam parë,
Mëm' e at' e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.
Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer' e ndryshuar,
Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj' e balt' e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.
Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë
Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul' e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t'u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë zjarrtë?

opo varet si i kane kto deshirat dhe endrrat mi? ishalla perkojne me endrrat e shqiptareveqe kerkojne drejtesi e nje jete me mire ne ate vend qe po sundon makuteria dhe qelbesia!

Ca thenieje... si prej atyre qe tradhtojne bashkeshortet. lol

Kur te reagoj direkt Sula: po ja, me thoni ju muve, shikoni logon ju, ylberi Edi Kristaq Rames smiley

Tani kur ne kete grupin nismetar te partise te 49-te a 50-te te Albananistanit, ka lloj ish deputetesh, ministrash, me vone pritet dhe nje ish president, e funksionaresh te larte te PD-se, ngjan ca demagogjike te dalesh e te thuash qe ne jemi fryme e re.  LSI-ne e pame sa integruese ishte...

me sa di un,  jane 116 parti te regjistruara smiley

Si pak veta u duken sot ne prezantim

Partia e re duhet te investoje me teper ne publik.

5000 Leke i paguan Cani. 2 ore pingul ne studio i ke.

Nese i kane shtyre gjerat per ne shtator(normale, presin Topin, pas pushimeve te veres), do kene vetem gjashte muaj kohe deri tek zgjedhjet. Shume pak per te krijuar nje impakt, mendoj.

Cani nje here ka per t'i marre, po do shohim Oketen besoj tek Top-i, duke filluar nga kjo e enjte. Note it! smiley

Ka nje problem mesa gjykoj une ne Shqiperi: a ka nje Kerkese te re per nje Fryme te Re ne popull? Ka shume pakenaqsi, ka zhgenjim per politiken aktuale, sikurse ka edhe  pasivitet e deri ne pesimizem se ketu mund te lindi dicka e RE pernjimend. Nuk e shikoj aq te artikuluar kete Nevoje nga poshte. Krijimi i shume partive te reja ne vite dhe performanca e tyre e paperkthyer ne mandate deputetesh,  ka krijuar skepticizem kundrejt cdo levizje te re. Kjo fryme pesimiste kam pershtypjen se eshte nje barriere goxha e fuqishme per te krijuar nje fluks te ri te fuqishem.Ne vende te tjera ka ndodhur ne mjaft raste qe parti te sapo krijuara, edhe disa muaj ne prag zgjedhjeve, kane  rezultuar te sukseshme.I vetmi eksperiment i sukseshem ketu ka qene LSI-qe shkeputi nje llokme te mire nga PS, si pasoje e konfliktit te brendshem ne ate parti por edhe fale rolit te I.Metes qe punoi ne vite per te krijuar mbeshtetesit e tij.

Nga programet te gjitha partite te marrin ne qafe. Puna eshte tek sjellja e tyre politike, koseguenca dhe morali qe percjellin.Nje pike e forte e FRD besoj do te jete integriteti nismetareve dhe figurave te tjera qe do ti bashkengjiten ketij formacioni te ri.

Nga na tjeter kjo force e re politike pervec skepticizmit te qytetareve dhe apatise politike, do te perballet me diversionin e PD-se e cila e shikon si nje kercenim real gerryerjen e elektoratit nga e djathta ne nje kohe qe loja luhet me 3-4 mandate qe bejne diferencen midis dy blloqeve te politikes.

 

Kerkese per fryme te re ne popull ka, por nuk mund te dalin nje grup ish-eksponentesh te larte te PD-se, 20 e kusur vjet mbas rivendosjes se pluralizmit e duke qene deri vone pjese e PD-se nen grushtin e hekurt te Berishes, e te thone qe ne jemi fryma e re demokratike.  Pavaresisht perceptimit te profilit te tyre te moderuar, qytetar, me integritet, me moral etj., fakti qe ketyre ju desh kaq kohe qe te shkeputeshin prej PD-se Berishiste, te ben te pakten skeptik ndaj qellimeve te tyre ose te shumten i ben ata te pandershem dhe oportunisto-karrieriste politike.

FRD thote qe pritet te marrin dhe 10 deputete nga PD

Arsyetimi qe ben ti i mbyll deren cdo ndryshimi, cdo gjeje te re qe mund te lindi mbi toke.Sepse dialektika eshte e tille qe:

-asgje nuk lind nga hici

-e reja lind ne gjirin e te vjetres dhe si mohim i saj

e dyta ti u heq arbitrarisht te drejten e njerzve (ish eksponenteve te Pd-se psh) per reflektim, per ndryshim dhe kerkim te nje alternative me te mire. Pastaj gjerat duhen pare ne kompleks, edhe njerzit, edhe programi, edhe qendrimet, edhe menyra e te berit politike, edhe qasja ndaj elektoratit. Plus qe ky skepticizmi duket pak kontroversal ne nje kohen  kur, nga njera ane shprehet nevoja e nje force te re apo fryme te re ne politike, dhe nga ana tjeter, kjo gjeja e re  pritet me dyshime dhe me kembet e para ende pa u pagezuar.

Jam skeptik dhe me duket cik e teper qe partine e kane quajtur fryma e re demokratike. Nuk po u mohoj te drejten per ndryshim.  Gjithesesi mbetet per tu pare cdo bejne, dhe une gjithesesi jam i ftohte ndaj cdo levizje politike qe nuk eshte ngritur ne themelet e nacionalizmit.

New Democratic Breath, Leader; Bamir The Ball smiley

Young Democratic Spirit,Leader: Bamir The Cannonball

New democratic breath,Leader: Dogood the Cannonball

smiley "Bamir the ball" -- oh, c'me vdiqe duke qeshur!!!

Ooo sa kum qesh, sa kum qesh

Ti shkoj mbar partia Bomit. Amo vec per politike qi sjon kto te Shqipnise se mesme. Kto dun qofte, raki dhe aheng. Kom iden se shum shpejt kan me e kthy seline e partise ne qebabtore.

Ironia eshte qe kete me siper e shkruajte me dialekt te Shqiperise se Mesme.

Ne qofte se te them, qe personalisht kam edhe gjak nga Shqiperia e mesme, quhet prap ironi ajo qe thash me lart?!

Pastaj Bomirin e urova dhe e uroj prap, biles do ti sygjeroja te vendose nje patku tek ballkoni i selise per me prish syun e keq.

O Zot cfar mediokriteti. Vine vuvzelat e bejne zhurme per...siglen!

Po nuk calon gomari nga veshet o debila!!!

Ta dish qe kompliment me te madh se ky zorr se mund te me beje!

Cfare ka sigla qe nuk shkon?

Ngjyrat jane shume trendy dhe ne mode. Vetem per shkronjen "r",kam ca pakenaqesirasmiley

Fryma... Fryma... Urraaaa!
 

Zeitgeist smiley

 

smiley

ps. shum i keq me ket ovacionin e pamujtun.

Ose Rryma Rryma kur te mos kete drita

PS Cfare do te te fryne?

Une kam hall se kur bertet degjohet me shume si Vryma...

Po mire ja e thithen edhe keta "elektoratin e zhgenjyer "  Ate te pa zhgenjyerin dhe te genjyerin le t'ja lene PD-se smiley Po cfare do bejne te RE ?

Mendimi im . "Coptime "te tilla eshte e arsyeshme te japin mesazhe te QARTA .Organizime afatshkurtera me program brenda mesazhit .Thjesht te Largojne UZURPATORE e Karagjoze te nivelit Jozefpercke e babasqap dhe te ndalin rrokullimen ne te tataepjete qe ka marre Shqiperia Jone e Dashur qe ka HUMBUR Plotesisht Integritetitn dhe Dinjitetin e saj .Kudo vetem hingellimat e Peles dhe Percerimat e Babasqapit !. Dhe Objektivi KRYESOR i tyre duhet te jete Ribashkimi ne nje FRYME te RE . Jo mbledhja e te zhgenjyerve smiley

 Me sa me kujtohet Teza baze ndaj  te gjith te "ankimuarve " eshte se Lufta duhet bere ne Parti jo me te Larguar . Po kjo tregoka nje te vertete te MADHE brenda PD . Atje babasqapi te qellon me brire dhe dhija Jozefpercke te mallkon "lakuric -lakuric "  Dy momentet pikante te kesaj Grupimi  BANDITESH te udhehequr nga Babasqapi , mbi Lirine ,Frymen Demokratike brenda Partise , kane qene Perpjekja per Arrestim e ZEF Brozit dhe "Ngrirja " e S. Ngjeles .Prandaj ndodhin edhe keto rikrijime qe jane bere MODE qe me largimin e E. Selamit . Nje Potencial i arsyeshem per President por pas do koheve smiley 

Perberje shperberje dhe perseri perberje ne cilesi te Reja . Kjo eshte Ligjesia ! Urime edhe kesaj Partie Shqiptare jashte baltezimeve e bajgezimeve te sqeperve e dhive te kopese se Babasqapit!

Si nxenesin e ri ne klase, e presim partine e re me ngacmime dhe humor malinj femijesh. Eshte mireseardhje e certifikuar nga tradita.

Trop, keto jane pyetje legjitime kur nje "gje" e re shfaqet ne lagje. smiley

Po anetari i Partise si quhet? Frymor?!

shumes: "fyre".

ps. kot e ke se as 2% e peshqve nuk te marrin vesh. shum shum naj PF, mrrok e dajosh... smiley

 

po ky pse nuk e la mandatin qe mori me PD-ne, dhe pastaj te dali si trim? car njerzish mer!!!

shi shi cfar elokuence ne te menduar. 

dreq, dreq jeni ju te PD!

sa i lezecem qe je, ma vure pullen eee?? dmth ti automatikisht je me PS? 

sa per mendimin kishe ndonje gje kondra?

Po pse ky budall eshte te respektoj parimet, nderkohe qe kriminelet e partise se tij shfarosin she shkrumojne cdo gje ? Ne fund te fundit edhe ky pjell e tyre eshte, kriminel i penduar.

plako nuk futem ne debat te tille une, keto qe thu ti me duken me shume si per nga gazetatema a ku di une. keto butaforizmat leri te meret merua per masen.

nuk ta thashe per te bere debat. Po mu duk sikur kishe bere nje pyetje andaj thashe po ta jap edhe une nje pergjigje. Po po te dush une e fshij.

"Po po te dush une e fshij." - you made my day man!!!!

e di sa i 10ere ka per te dale ky komenti yt e gjithe pd-istat qe lefen si zagare ndaj topit, kur topi te mos behet kryetar, por partia te kete figura themeluese te PDs, qe s'jua pret mendja e qe vertet rrezuan komunizmin, e qe Berisha juaj do te duket tamam malok dhe asgje me shume?

shife se me dole ne shteg. edhe po te dali i 10jere, car halli ke ti une e bera, ti je aq large sa nuk te vjen as era.

Une jam icik i ri ketu, por kam vene re se ju me flamurezin shqiptar jeni shume agresiv (dhe ndonjehere primitiv) ne te shprehur. Nuk e di cte shtyn ty the 10sesh gojen, por une jam ketu per "qef", per komunikim. Ndersa ti, kur them ti edhe ndonje tjeter se nuk eshte se je i vecante ti, kam pershtypjen se nuk e di per ca je ketu. 

lol, tani e pashe.

sa qenke nxef mer lal, e? komentin shava, jo ty, por duket qe te ka zene frika se mos ngelesh pa pune 

une i nxehur? ore sjam fare i nxehur dhe kete ta them sinqerisht, madje sapo erdha nga nje xhiro be biciklete. Kete problemin po te sqaroja me siper, te keqen qe ke ti ne koke ma hedh mua (ose tjetrit)

plako cfrike kam une mer per pune? une nuk jetoj far ne shqiperi! edhe ti si ai tjetri me siper, ngaqe u shpreva  kunder qekam me PD-ist eeee? Jo se edhe po te isha nuk do kishte kokrren e problemit. Ideja eshte te pulla qe vini! 

Ec aty Bamir Forwardi! smiley

Po i bone dom malsurve, e ke i birre dhe dy salcice nga komuniteti shqiptar n'Amerike-qe ka stufe, jo voter n'shpi! smiley

Nuk i ha Bamiri salcicet se jon me mish derri. Qofte, qofte ne gazete me kryp te perzime me piper te kuq!!!!

Luftë për të siguruar një karrike depute në 2013, asgjë më tepër.

mati i ri o mati i ri

sa i mencur qe je ti

mati i ri o mati i ri

ku e gjen gjithe kete zgjuarsi..

pse duhet te kete dicka me teper? mos ekzistojne per ndonje qellim me te larte PD e PS? jo per te siguruar karrige (me g e jo me k) deputetesh

eshte levizje taktike. Fillon me F qe te jete e para ne listen e votimit. Ka sigel te njejte me forumin rinor te pd-se, ne kete menyre merr nje fryme te re.

Mendoj se me shume shanse per ti terheq elektorat Pd-se jane neoballistat e Aleances kuqezi.

Per logo me mire te kishin perdorur ndonje feniks me forme shqiponje, se keshtu i bie te jete Flaka e Re Demokratike. 

Sigla FRD? = British Gas ....... Looking After Your World ! (Votes) smiley

Nuk kishte si te mos ndodhte keshtu, duhej nje fraksion i dyte FRD,(Fryma e dyte) ose  tentativa e dyte mbas frymes se pare (Aleanca Demokratike) per tu shkeputur nga lideri i tyre qe sic shikohet nuk ka per ta dorzuar /deri ne vdekje/ Partine e tij! Uroj qe kjo parti te mos perfundoj si Aleanca Demokratike e Neritan Cekes Arben Imamit ect. Partia e Bamir Topit!!!!!! Qe ketu bie ne sy te keq, patronizimi i Partive! Sme pelqen kjo shprehje.smiley

ore nje mendim meqe eshte mbasdite me diell ktej.......- FLM a mund te quhet 'Fronti i LaMashave'? Ku jane kto gjuhesoret e Peshkut?

 

More, po si mo s'doli një parti deri më sot që të mos e thoshte kurrë atë shprehjen e bërë rëndom tashmë; Do kthejmë pronat dhe do kompesojmë viktimat e komunizmit (që për mendimin tim, janë viktimat e vetvetes, ashtu si vazhdon të jetë viktim gjith sorollopi albanistanas dhe sot e kësaj dite) !!!?? Lumë si pronarët dhe viktimat thuaj, se për çdo vit e marrin nga një premtim të ri, si ajo thënia e Migjenit; Zoti të dhashtë, sidhe, lumë sorollopi albanistanas që po përparon denjësisht në linjat e trasha të qyshmotit!

Ndërkoh, grirja e sallatës vazhdon, këtu e gjetkë, asnjë këngë e asnjë valle, vetëm punë!

epo Bamiri sja ka kthyer akoma Vellait te vet pronen - cthua dhe ti AK!

Susekse, mjafton te beje diferencen e votave per te qitur Berishen ne pension dhe ja ku e kreu 90% te misionit, dhe atehere vemendja do perqendrohet tek qitja e Rames ne pension.

Cilet jane keta 10 deputete te PD qe flitet te largohen, apo s'lejohen thashethemet per thashetbemet?

P.S. Peshku si gjithmone konsekuent, dhe ne kete rast merret me logon dhe leshin e Bamkes. lol

Peshku konsekuent, e sheh Frymen e DoGooderit si xhausterin qe do hedhi nga kali Berishen dhe PD-ne.

 

Deri tani ka dale si thashethem vetem nje emer, Sali Berisha

Fjala jote ,ne vesh te Perendise.

Le te sjelle kerkesa jote nje fryme te re ketu ne peshk

Ne peshk, nuk mungon fryma,por uji.

megjithate ,ne jemi pershtatur.

 

Ve bast qe e do edhe te kripur ujin.

varet nga funkisoni.Kur ndesh peshq blu, me mire eshte i kripur.

boisa, e vleresoj sensin tend te humorit smiley

Pertej kesaj, te jesh sot fans i Berishes eshte pak a shume dumbabaizem mendoj, dhe s'jam i vetem. Me shume i kuptoj edramistat per ate pune sesa berishistat e vitit 2012. Absolutisht asgje s'e justifikon kete gje me.

Nuk kam njoh nje berishist gjate tere jetes sime. Jo anti-Berishiste plot.

mire eshte te flasesh me veten tende ,jo thjesht per veten tende.

Pse,ti rruges e stakon trurin ?Shpresoj ,mos te kesh shume rruge per te bere.

Partia Fryma e Re Demokratike FRD alias Partia E FaRave te Diellit

I bej thirrje admineve te korrigjojne titullin e diskutimit. R-ja duhet shkruar me te madhe. Ne kete menyre evitohen dhe hamendjet dashakeqe mbi minimizimin me dashje te mesazhit qe percjell emri i partise.

po plasin nga marrazi PeDe-istat...

deeeng deeng, berishistat

 

Une me shume gjasa do votoj per keta, keshtu qe shpresoj te mos me zhgenjene shume dhe qe gabimet e PD ti kene veth ne vesh. Mbi te gjitha shpresoj qe te kuvendi i shtatorit te kene nje proces te hapur zgjedhjesh brenda partise. Demokracia dhe kontrolli mbi politikanet fillon aty. 

Po i boka karshillik PD ...balle perballle....... si thone elbasonsit...... ti gjel e une gjel.....kush na del......

Se ku e kam pa kete ndertese, ne mos gaboj andej nga Tirona e re, ku kam kaluar femijerine. 

Jo, jo kjo ndertese eshte mu perpara se te shkosh tek ish biblioteka kombetare (biblioteka e vjeter) prane ures se Tabakeve.

O Pjero, se je dhe tironc i vjeter..... aty ku ka qene garrnizoni ushhtarak mer daj..... tek komuniteti musliman....

Jo mer burre. Pallati i ish "Librit te Huaj".

Eshte ngjitur me komunitetin mysliman, perkrah et godines se te perndjekurve, perballe parlamentit.

Pika qe nuk ju bie qe nuk e kuptoni "ironine" e Pjerit!!!! (vecanerisht i zhgenjym me Alidemsin dhe PF)

Po pse mer megjithmen menoni juve se Pjeri nuk e di se ku eshte ai pallat.

Thote "Tirona re" kastile (vetem mendjet e holla mund ta kapin) domethene qe po lind nje realitet i ri ne politiken shqiptare qe do te ndryshoj shume gjera.

Po lexojini mer me kujdes ato vizione lexojini se nuk jane Hamburger me Sprite po jan Steak ou Poavre me Chateau O'Brien i 53shit!

Ka per te bo Basha xhamine aty, ka per tja zene frymen smiley

smiley

Kur fillojne punimet? Nga shtatori besoj. smiley

Nga gjithe fraksionet e deritanishme te Pd-se kjo besoj se eshte me seriozja. Nese do i bashkangjiten figura si Mustafaraj, Biberaj, Selami etj ka per qene nje nisme shume e mire politike. Sikur me kujdes te bejne levizje parazgjedhore me partite e vogla te qendres (shih, Ngjela-Shehu, etj) besoj se jo vetem do jete prezent ne parlament po ka shume mundesi te konkuroje me Lsi-ne sa i perket pozicionimit si parti e 3 parlamentare.

urime partia e re .....  nje shprese per te djathtet qe nuk e duan saliun dhe politiken e tij te zene per topesh nga MAFIA... voten time do ta kene.....

..URIME...

nje shprese per te djathtet qe nuk e duan saliun dhe politiken e tij te zene per topesh nga MAFIA

+1

shprese nga ata qe i katapultoje saliu ne politike? eshte e njejta gje si te thoshe ne fillimet e LSI qe ajo ishte shprese e ardhur nga PS. Te duket gje shprese Meta sot ty!

Nejse keta me kete parti nuk do kene as allatet e metes, se me cpo shikoj do perfundojne si Ngjela.

edhe ndoshta, varet nga koalicionet qe do krijohen

Keta cunat vetem e kane syrin, PS-ja eshte o si ne 2009 o dhe me LSI shtese. Nuk ka per te pas cudira te medha. 

E sigurte eshte qe une nuk do votoj asnje koalicion ku do kete nje nga partite qe jane aktualisht ne koalicion, dhe asnje parti qe do me krijoje dyshimin minimal qe mund te beje koalicion me berishen "per te miren e shqiperise qe te mos perseriten zgjedhjet"

Fenda e re demokratike, suksese suksese

Deiono:

Komenti yt i mesiperm ka nevoje per sqarim.

Kur thua Fenda e re demokratike, mos duhet ta marrim si te mirqene qa ka dhe nje Fende te vjeter demokratike???

Sqarohu miku im se nuk po te marr vesh!

 

Rono, e vjetra o me zo ene pa ere, kjo e reja vje era qelbsine

''Në mungesë të emrit, që u bë publik vetëm dy ditë më parë, shumë njerëz prej muajsh e thërrisinin formacionin e ri politik "Partia e Topit".

ne fakt kombinacionet me Top-it, jane tradite e lashte ne Shqiperi:  Qafa e Topit,  Tani i Topit, Njeriu me Top, Topi i Allamanit, Jam i zoti Topit penalltine do ta gjuaj vetsmiley ...etj etj

Iken ene ca vene parkingu per ato qe dun me shku te Tivoli ose Living...

Kshtu me r e pat bo ene Pollo partine athere, qe per icik desh iu bashku Bamiri. Sot eshte minister. Noshta po lu te njejten loje ene ky i Riu?

Vendosja e emrit të një partie është ndër momentet më spektakolare të saj. Emri është sintezë e kahut politik nga do të lëvizë partia. “Fryma e Re Demokratike” sugjeron që Partia herët ose vonë do të jetë sërish në orbitën e Partisë Demokratike. Duke qenë se unë jam partizane e padiskutuar e pluaralizmit (sa më shumë parti, aq më mirë), e përshëndes krijimin e saj.

ti do akoma parti?!

Nuk te mjaftonin keto qe kishe,per ta mbushur tabllone tende pluraliste?

Venus,

Krijimi i një partie, nga  cilidoqoftë krah i politikës shqiptare është ngjarje për t’u përshëndetur. Ka më pas mekanizma të tjerë, që i pengojnë partive të vogla, hyrjen në parlament (të ashtuquajturat pragje elektorale) e që parandalojnë edhe fragmentarizimin e theksuar të parlamentit. Por, casti i lindjes së një partie, themelimi, përpilimi i statutit, vendosja e emrit, hartimi i programit, rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i organeve drejtuese, etj, këto janë disa nga dinamikat më interesante në jetën e një partie. Dhe sigurisht, zgjedhja e kryetarit. Por, kryetarët e ‘rinj’ nga cka kam perceptuar unë janë paksa të ngathët në drejtimin e partive. Kryetarët e ‘rinj’ e kanë shumë të vështirë të marrin timonin e partisë dhe sidomos të caktojnë kursin e politikës së partisë. Ata kanë qenë deri në atë cast pjesë e një partie tjetër. Nuk do të isha dakord që janë figura të konsumuara në sytë e publikut, por janë konsumuar në gjirin e partisë nga vijnë. Drejtimi i një partie ka sakrificat e veta. Kërkon një mobilizim të jashtëzakonshëm energjish. Në vetëvete përplasja me udhëheqësit aktualë (pra, të partisë prej nga janë shkëputur) ka lëshuar shkëndijat e nevojshme për t’u krijuar një parti e re. Sa të mjaftueshme janë këto shkëndija (përplasja me Partinë ‘mëmë’) për të gjeneruar një lëvizje të re, mbetet cështje tejet e diskutueshme.

Lirka,te kuptoj,por une nuk jam kunder krijimit te partive ne parim,por realisht ,a na nevojiten tere keto parti qe prodhojme cdo vit ,kur vetem dy-tre parti ,jo vetem kane veton per cdo gje qe behet ketu,por dhe faktikisht bejne politike,pavaresiht se te gabuar a jo ,se te tjerat vetem sa perfitojne ndonje gje personale nga te qenurit lider i nje partie dhe s'dihet e s'duket  asnje kontribut i tyre ne demokraci . sa per figurat e reja ne parti te ndryshme,praktika ka treguar ,qe kane qene kopje te shemtuara te figurave te vjetra.

Lirka, komenti yt sot me ka kenaqur si rrallehere.

Bam Topit dhe ish-themelusve te PD-se suksese per partine e re, po nuk i bejne gje Berishes keto edhe sikur gjithe Shqiptaret te votojne e te fryjne per partine e Topit, se Sala i numeron votat vete.

Berishen kur nuk e larguan dot nga politika ne 97 me plumb, nuk e largojne dot sot "kalamojt e partise se tij" duke i Fryre ne...

 para pak kohesh u krijua AK. tani FRD.... dmth sipas analisteve i bie: iku, u  shpartallua e djathta (ne pergjthsi)  dhe PD (ne vecanti), apo jo?

ne nje analize te ftohte politike as partia e Bamirit e as e Kreshnikut nuk e demtojne PD-ne. Sa parti kane dale nga PD-ja dhe nuk kane arritur ta demtojne ne menyre qe mund te merret parasysh, aq te mira te gjetshin.

Po Forumi Rinor si do quhet, (FR)²D?

Suksese i uroj Partise se Bomit,do u kenaqka Bomi duke ngrene fara.

lene se na e prishi Bradi, ndryshoi tekstin e kenges.. smiley 

C'ne ju me fara,se Berisha pelqen pjeshkat!

Keshtu i ndan punet ne 2007: Bomin e vune president, i dhane dhe nji kaush fara qe te shifte Berishen duke shijuar pjeshkat e Shqiperise si kryeminister. Tani qe si pelqen me ky rrol Bomit, filloi te shFryj nga inati po ska per te marr me shume se nji kaush tjeter me fara nga Berisha.

Berisha kerkon te imitoje Berlusconin por pjeshkat nuk duket t'i pelqeje.

sa parti te reja jan krijuar, fraksionuar, lindur,ndar,nenndare prej dy partive PD & PS?(keto dy te fundit jan lindur nga PPSH)

te gjith e kemi kuptuar qe çelsat e Shqiperis i mban tjeterkush shum larg tiranes

por dy "çelsa kopje" te shqiperis i kan vetem dy persona nano & berisha,çdo gje rrotulleht rreth ketyre dy te fundit !!!

Edlira Gjoni anetare e kryesise se FRD.

wow that's something!

 

 

 

Gjithe keto komente per nje parti qe ne shkalle kombetare mbledh ose jo 5 mije vota. Sdq. e kuptoj hallin e Blendi Salihit qe si cun i zgjut qe eshte kerkon ti beje reklame nje partie qe si fuqi elektorale as nuk llogaritet e shpreson i shkreti Blend se Bamiri me Gazmend Oketen do sjellin Ramen ne pushtet. Naiviteti nuk eshte gje e keqe, shpesh here edhe ta lumturon jeten, keshtu qe Blendi dhe te tjere ramiste mund te shpresojne.

E ke qare kete qe ke thene.

E ke qare aq shume sa ik e mos u duk ketu nje muaj apo dy se aq gjate do te vazhdoje nami.

Ps mund e kjerkoje vote mosbesimi me djemte e bamkes mund ta rrezoje tosun pacin.

Pse nuk e vune Ringjallja e Re Demokratike? Fryma sikur nuk tingellon mire. Do u merret fryma robeve duke bertitur: Fryma, fryyyymaaaa..smiley

bobobo ci pasket punu duke u tall me emrin amon smiley

Si e tepruar me duket, kaq shume negativizem.

Une per vete se di sa vlere do shtojne keta te FRD. Skam shume shprese per shume arsye. Nje arsye eshte qe protagonistet e kesaj partie, kane qene njerez qe kane gezuar pushtet dhe mandate per ta ushtruar ate pushtet dhe skane bere asnje diference. Nuk mund te jete vetem qenia nen daren e forte te Saliut justifikim.

 

kjo "dara e forte" e Saliut e beri Topin president dhe Oketen zv.kryeminister e minister. E shikon sa e forte paska qene kjo dara?

Kush eshte ai budalla qe voton per Topin e Oketen, njerez koti, qofte qe nuk dine te lidhin dy llafe dhe s'kane folur kurre kur kane qene ne PD dhe ju erdhi zeri kur dolen jashte PD-se.

he m'qafsh

na duallët i fortë ju lobi pëdëist ne dojçland per zotin smiley

ne lobi pedeist kemi qene e do jemi te forte.

a thu a ?

Shhht belul....Ato restorantet kineze anembane Gjermanise ne fakt shumica e tyre nuk jane kineze origjinale por lobiste koreane te Naltmadhnise,shkelqesise Kim-es.....Lobiste rekrute ne sherbim te atdheut..Thone qe kur vajti Merkeli per te ngerne ne nje rast, ja mbushen pjaten me speca djeges smiley

kom degjuar qe kane bere ca letra anonime keta te pd-se se gjermanise

Nje arsye eshte qe protagonistet e kesaj partie, kane qene njerez qe kane gezuar pushtet dhe mandate per ta ushtruar ate pushtet dhe skane bere asnje diference.

 

 

diferenca ne demokraci nuk vjen nga lart por nga poshte. prej vete emrit, demokraci do te thote pushteti i popullit. kur populli eshte pis, dmth e pelqen pisllekun, nuk ka kryetar qe ta laje, se duhet qe per kete te behet diktator, te ushtroje force.

siç ben prindi me nje femije qe nuk i bindet. 

 

kupton moj ruzhdije ?  du me thon a ke femije ?

he m'qafsh

por spo flisnim per popllin, por per kta nalt

nese ka diference

nejse mo

prindi shqiptar gjithnji ka ushtru forcen dhe jo arysen per ta bind fmijen, pranej poplli jone e ka koken me xhunga dhe e percepton shume shume mire demokracine.

ishalla ti si bind ashtu te tute mer xhan , ca t'them une

Nuk mund te jete vetem qenia nen daren e forte te Saliut justifikim.

Fol Ruzhdije fol!

Bo...bo..bo...Pep Guardiola trajner i Milanit.

Max Weber: There are two ways of making politics one's vocation: Either one lives 'for' politics or one lives 'off' politics.

I say: Rrofte Politika Majtas -Djathtas - Anash se politikaneve u siguron pune te perhershme!

Tashi per kuriozitet i hodha nje sy mediave shqitare se si e kane pasqyruar kete lajm, i cili padyshim ishte lajmi i dites, sidomos ne nje vend ku lajmet e dites jane replikat bajate dhe mononote tribuneberishiste dhe rametwitteriste.

Kronika e Zerit te Amerikes eshte e vetmja kronike video nga ato qe pashe e cila e pasqyron tamam, pa tendence dhe te plote si lajm, dhe duke e vendosur ne kontekst, edhe pse gjatesine kronika si kohe e ka vetem pak mbi 3 minuta.

Panorama ishte surpriza me e madhe per mua. E kisha idene qe eshte jo vetem gazeta me e madhe si xhiro po dhe me profesionale, edhe per nga linja editoriale. E ka si lajm tek faqja e saj, jo dhe aq te cunguar, po s'e ka fare tek lajmet kryesore, duhet ta germosh qe ta gjesh, nderkohe qe dhe Klan p.sh. e ka tek lajmet e faqes kryesore.

Interesante dhe mediat qe jane qartesisht ne sqetullen e Rames si Shekulli, i cili as ky s'e ka te nenvizuar tek lajmet kryesore, dhe Top Qeni, i cili jo vetem e pasqyron me tendence me keq se komentet e peshqve duke e filluar kroniken me emrin e partise, po i bie dhe shkurt dhe skic.

Mesa duket jo vetem mediat e Berishes po dhe ato te Rames jane treguar 'te kujdeshme'. Edhe pse kjo parti synon kryesisht elektoratin e Berishes, duket se mania Ramiste per te kontrolluar gjithshka dhe per te mos ta ndare prozhektorin e vemendjes dhe arenen publike me ata qe s'eshte i detyruar ta ndaje, i ka bere dhe mediat edramiste te jene te rezervuara.

 

Kurse FRD persa i perket prezences ne internet, shume dobet deri tani, zero. Nje abc e thjeshte marketingu merrej me mend qe faqja online duhet te ishte jo vetem prezente sot, por dhe e njohur, duhet te kishte filluar te publikonte gjera tek faqja gradualisht prej kohesh, duke intriguar per me shume te dhena qe duhet te publikoheshin sot, dite e cila duhet ta gjente me faqe te plote. Se paku duhet te ishte e gjetshme ne internet; kur googlon sot "fryma e re demokratike" nuk gjen qe reference te faqes se tyre ne disa nga faqet e rezultateve.

E vetmja gje qe kane bere (ne mos e ka bere ndonje fan me koken e vet) eshte nje entry tek wikipedia shqiptare, ku dhe aty s'ka asgje pervecse dy links tek balkanweb dhe nje link tek nje faqe qe presupozohet te jete faqja zyrtare: http://www.frd.al. Kur klikon aty gjen vetem logon e partise dhe kufomen e zakonshme per faqet e ngordhura shqiptare "se shpejti".

 

Gjithsesi nje barometer i mire per shanset e kesaj partie, te pakten sic perceptohen sot, jane sulmet qe i ben dhe do ti beje Berisha me autoparlantet e tij, perfshi dhe keta ketu tek Peshku; sa me shume te bertasin keta duke thene qe kjo parti eshte irrelevante, aq me shume shanse ka ta qite Berishen ne pension ne 2013-ten. smiley

qyqja Xhibo, ca dite intensive paske pas sot smiley

Po, por sapo shikoj y qe me qani hallin mu se u lodha duke klikuar, une clodhem direkt sikur s'kam bere gje fare. smiley

Xhibi, kemi pas dikur i cunin e nji komshiu. Vetem tre vjec recitonte permenc tgjith emnat e antarve tbyros politike. Tashi une skom dyshim qi tre vjecaret e sotem jane ku e ku mo te zhvillum smiley

Na myti politika Xhibo, ne qelize ne ADN ( naj parti do jete dhe kjo)

Zhvillim the! Shif ca shpatllash ka Xhibi mer burre. Div...div... Po qe i lexo ene iher tjeter fillimfun edhe nuk i merret Fryma fare.

Po ti s'ke faj Fiqo qi m'ankohesh mua, ty paska mbyt politika qi ka herit me qunat 3 vjeq. Shpresoj te pakten ta kete pasur te emen simpatike ky kalamoni, to have made it worth your while, apo shkojshe e degjojshe thjesht per vetite permendshmerore? smiley

Politika po e ka mbyt popllin, po ama si puna e asaj popllit qe i thoshte te shoqit 'burr e ke n'myth' e qi konkluzioni qe qe n'myth e kishte poplli. Ne thjesht po i themi popllit leviz qi te te dale, se ke zene karar. smiley

Vetem tre vjec recitonte permenc tgjith emnat e antarve tbyros politike.

madheshtore!

E njihni Bamken apo jo ju mo? Po na boni per te qesh me frymen e re. Bamka historikisht ka qene tip qe nuk perballej. Tip i mefshte. Absolutisht te gjithe karrieren e ka prej Berishes. Perballej Berisha dhe hante te sharat dhe perfitonte Bamke inatciu qe nuk perballej kurre por ja fuste gjumit kur shkonte ne mbledhje neper rrethe. Nejse qe mos zgjatem shume se i dhashe shume ronci. Bamken keni per ta pa shume shpejt ne terrenin real si do degradoje. Nuk mund te behet politikan profesionist dikush qe e kane honger buken kot ne Pd. Pa permen pastaj Oketen smiley Oketa eshte cun aq i mire sa neqoftese Bamken e ze gjumi ne bythe, Oketa nuk zgjohet fare. Ka boten e tij te drunjte te pazdrukthtuar. Sa per Berishen, dihet qe ai i godet keta sepse edhe 10 mije vota te marin keta te vraret i prishin pune Pd-se. Megjithate jane bo llogarite. Eshte llogarit sasia e lekut qe do hidhet shtese per te kompesu keta qe do mari qoftja. Konkluzion. Rama do e haje ne mythe si gjithmone. Provat i ka dhene qe e ha pa fund dhe nuk i dhemb as atij as elektoratit socialist.Shpresa vdes e fundit. Me kismet po qe se Sala vdes edhe mund ta keni ndonje shans. Deri atehere...arrivedorci.

qe me saba me mythe! pi njer lavazza-n pastej bjeri mythes.

shume i peshtire je o burre/grua ne te shkruajtur. Shpirt i keqe nuk ka ilac, nuk ka gje me te keqe.

Lavazza,sa hapa faqen lexova komentin tend.Ps lavazza-s qe piva sapo u ngrita ky eshte edhe me shume i profumuar,me kenaqe.....Pershkrimi qe i ben ketyre personaazheve eshte yll.Flm ,pèer kete zgjim buzegaz qe me beri komenti yt smiley

Zana une po e pi tani makjaton me san buko shoqeruar me cigare. Ja per te mire smiley

Me pelqen komenti tend, koment i nje krimineli gjakftohte dhe te sinqerte. Ti je nga ata qe mbine si kerpurdhat me helm mbas shembjes se diktatures. Jam shume i sigurte se nese do te ishte diktature tipa si ty do te ishin sekretare partie apo shefa kuadri minimumi, se maksimumi kuptohet anetar te KQPPSH-se.

ketyre i kane pasur thene leva te partise, tipa provinciale qe permbushjen personale e fitojne vetem duke u bere zara.

fryme e re por pordh e vjeter... Bamka nuk di te bej gje... ka deshtuar si president... do deshtoje edhe si kryetar partie... me vjen keq per ata qe ka mbledhur rreth vetes si Oketa dhe Biberaj... por vete nuk eshte ndonje njeri me integrititet... besnikeria eshte virtyt i nevojshem ne politike...

Bamiri ka dite me ba hijen nan diell.Tash qe i duhet me ba diellin,ta shofim.Si zor.

Ca ka bo ere? Bamiri ska bo as i hije ne diell. Maksimumi i ka ron pika diellit ne koke edhe ju ka kuq icik surrati.

Si kurre ndoj here eshte menyre m e jashtezakonshme se si e priten peshqit...me nje fjale ngjarje koti ,pa asnje fe rendesie....Bamka ,fara luledielli,presh keto jane fjalet me te lakuara...Mates me i sakte i rendesise se saj nuk ka.

Nigjova se se shpejti do ta permbysin me shkodrane, ti Zane.  

Boobo tani qe permende Shkodren i ziu ti... kte pune ka zana tani per nja nje jave.smiley

Simboli majtas nuk qenka flake por SYTH.

Duhet ta sqarojne me shkronja te vogla poshte simbolit: "Ky nuk eshte flake, por syth. Mos u ngaterroni."

Te ishte i gjelbert simboli, mund ta shikoje edhe si syth, por ato tre ngjyrat, smerren vesh shume se cfare kuptimi ka, keshtu qe sythi bie posht! Ai duket me shume si New colgatesmiley:

sikur te pakten t'i benit me humor ose inteligjence keto krahasimet per logon?

njeri sjell logo kompanish gazi, tjetri furce dhembesh. Gjera kalamajsh kopshi.

brenda konteksit te simbolit, a mund ta shpjegoni ju within, cfare tregon ai simboli i FRD, qe edhe kalamajte e kopshtit ta kuptojne, ndryshe do te behet objekt, sigurisht, jo vetem i kalamajve te kopshtit! 

A ke bere shkolle fillore? Nese po kalojme te pyetja 2.

A e ke mesuar 'Fjalet e Qiririt'? Nese e ke mesuar kalojme te pyetja 3.

 

 

Ska pyetje te trete. Beje vete lidhjen.

Dy  fjale; jo per "Frymen e Re Demokratike" por per... frymen e vjeter komentuese.

  Bie ne sy  fakti qe  traditat tone jane thellesisht  anti-individualiste. "Frika" ndaj  spontanitetit eshte e pranishme ne tere gjeresine e spektrit tone politik.Nga shperberja e shtetit te cilin e drejtonin komunistet e perjudhes se fundit, u pa se lindi nje moment unik-e qe siç po vrehet-shume i shkruter-lirie, pertritjeje,  dhe diversiteti.Duhet ta  pranojme se tani kemi  serishmi  indoktrinimin, militantizmin mendjepake,ksenofobine antiperendimore dhe antikapitaliste me dukurine absolute te mosperfilljes revolucionare  ndaj ligjit.

  Te gjitha keto, besoj, se na erdhen nga levizje qe viteve te para te pluralizmit i patem ndjelle, duke u ngjirur, si te drejta te njeriut ne liri,ku  ajo  qe po merr vleren me te pakte sot eshte e pikerisht e drejta e individit per te jetuar.Per masat, sot e pas 20 viteve, perfshire dhe shume intelektuale, te gjitha levizjet(si  dhe kjo fryma e re )jane te dyshimta, pa ndonje rendesi dhe se ato asgjekundi nuk shpien, per gjersa po rrenjoset koncepti,   qe "antikomunizmi" i sotem, ne thelb eshte  antikapitalizem.Dukuri kjo e shoqerive qe rreshqasin ne neotirani.

  Nga se rrodhi kjo gjendje kaqe polivalente ne shoqerine shqiptare, ne mendesine e shqiptareve, ne kete mentalitet gati  te  formatuar?Nuk ka shume rendesi ku jetojne  apo ku paguajne taksat.Mjafton te lexoshe opinionet  dhe te gjithe flamujt  zevendesohen prej tonit automatikisht.Qe te gjithe jemi te infektuar.Rrodhi sepse ishte elita administruese komuniste ajo qe "vuri"ne levizje reformat  e tregut(qe natyrisht perfitoi prej tyre ).Ishte pikerisht ajo shtrese sociale qe me te drejte sot emertohet  "komuniste" ne tere permbajtjen e saj.Retorika antikomuniste e "prijesit" dhe e fansave pas prijesit injorant 24 karad dhe te lig ne pakufi, te kesaj elite,normalisht edhe e militanteve te ga-ga-ga, pas tij, ne fakt drejtohet  kunder  elementeve me prirje apo ne perpjekje  modernizuese, si filizat e nje borgjezie qe ka lindur.

  Pritej kjo furi intelektuale edhe tek lindja e kesaj fryme.Nuk mund te ndodhte ndryshe jo me me nje "Top-levizje" por edhe me me te mirin e botes si  reformator.Te gjitha opinionet maksimaliste nihiliste, te shprehura per "Frymen e Re"  i vleresoj shme,sepse vertetojne nje mentalitet sundues.... 

Kjo parti dmth, perfaqeson shtresen e mesme... smileysmileysmiley

Dmth, keta nuk perfaqesojne asnje shqiptar qe nuk eshte marre ndonjehere me politike apo qe te mos kete patur asnje lidhje me politiken... 

ne jemi partia qe mbrojme interesat e politikaneve dhe familjareve te tyre - plus, bizneseve qe jane te lidhura me to. smileysmileysmiley

perfundimisht ne jemi vendi me qesharak ne bote, dhe meqe kuvendi behet sipas vendit, edhe kuvendi yne eshte me qesharaku ne bote... te tille jane dhe kuvendaret. 

Sic duket listat per deputetet e 13 qenkan bo me kohe e me vakt ... per ndryshe nuk e shpjegoj dot krijim e ketyre partive ...

Sa shprese-dhenes jane komentet ketu per nismetaret e levizjes se re!

PF e Cimi, besnike te stilit te tyre dhe cunave te moshes se tyre (te thyer lol) qe kishin sport te preferuar ngacmimin e "gjese" se re ne lagje, deri vitin tjeter do binden dhe do vijne kasten per te votu ne qeshor.

Berishistet ... ahhhhh berishistet e shkrete, ma kpusin shpirtin.

Kristida (si shtrese jo si individ) kerkon programin po mesa kuptoj,programi qellimisht nuk eshte shkrujt, pasi s'behet fjale per t'i kerku voten robve (te pakten akoma) por per te ftu njerez te ofrojne kontributin e tyre ne ndertimin e nje force politike mbi parimet qe Oketa prezantoi.

Kurse mania e mediave eshte nje TURP! Ta quash vazhdimisht kete "partia e Topit" eshte nje mungese respekti e theksuar ndaj konceptit te demokracise. Nqs njerzit mendojne se kjo levizje eshte nje "prone" e re ne politiken shqiptare atehere nuk kane kuptu asgje.

Lizo, 

Duhet te jape prova kjo qe mos te quhet partia e Topit. Nuk ka ndonje problem dmth. Ajo qe me ngacmo mu eshte ai vet-etiketimi i panevojshem, sidomos kur nuk te ka pyt njeri paraprakisht, i partise se shtreses se mesme. Geta-fak-auta-hir! smiley 

E kon na menjen qe sdo marrin vota n'Bathore, si simbioze bashkjetese te kamurish e fukarejsh, a si? 

Do kene sprova plot rruges per te na tregu a jane burra a kurva. Edhe le ta fillojme me paragjykim te mases 0!

Bame, noshta o keqkuptu pak ajo "perfaqsuese e shtresave te mesme" sepse nuk eshte puna as me thone qe kane ekskluzivitetin qe t'i perfaqesoje, as me thone qe nuk do perfaqesojne pjesen tjeter te popullsise. Idea eshte dhe ashtu u shpreh nga Oketa, qe te tregohet orientimi politik i kesaj force dhe te evidentohej fakti se deri tani askush nuk e ka perfaqesu kete shtrese qe eshte kriju vetem fale punes dhe mundit te vet.

Po me mire lexoje te plote fjalen e Oketes se sa ta moresh nga mediat qe jone o none o none!

Sa per votat ne Bathore, mos u bo katil tashti! Nuk e shef sa jone lemeris berishistat, ti do me i vdek fare tu i permen ene votat qe mund te mori FRD ne Bathore? Po ti qeke bo me te kenu kongen "Ti mer Bame mer Bame katili!"

 

Ketu tek lagjja ime ka hapur Nea Dimokratia nje zyre ku, me c'degjoj, shperndahen bileta avioni. O kjo, o dy kandidate qe me pelqejne (njeren e pashe, vetem njeri ngelet), kaq kerkoj smiley. Amanet shtresen e mesme.

Po ti per car e thu kte? Me more leje qe te deklarohesh greke sa me kap nji bilete avioni deri m'Gerrqi. Po mire mi hajt mo se masnej po vje me te more Shemsia me "Ferrari Corsa"-n tone hahahahahahahahaha

Dakort, me rastin e biletet falas po ju sjell cik benzine superiore irakeno-amerikane smiley

Sinqerisht, une tek Topi si individ nuk kam ndonje pritshmeri, prandaj pres me kuriozitet emrat e tjere, te cilet nese do te funksionoje ashtu si thua ti partia, pra te mos jete prone e kryetarit, mund te sjellin ndonje ndryshim per mire. Shume vota njerezish te arsyeshem jane te lira per t'u marre.

Perderisa pret emra, ti do te presesh edhe shuuuume gjate. Nderkohe qe une dija qe ti e dije qe nuk duhen pritur emra.
En aucun cas ! smiley 

Dash Shehi eshte me afer FRD apo PD? Nqs bindet Dash Shehi FRD behet vertet LSI e te djathtes. E kam thene edhe me lart, sido qe te jete PD-ja ta harroj Tiranen ketej e tutje....Nuk e  fiton me kurre pa ndihmen e FRD.

Vallahi o Ore nuk di me te thone se sipas Koha Jone (me falni per referencen) ai ishte me Manchesterin. Po se me City se me United, nuk thote gjo. Me sa duket gazetarja nuk i jep kon diferences se fjalia ishte "Z. Shehi ishte i shqetesuar se mos bente gol Manchesteri" Ose bo vaki ka pas vone nai skedine qe s'ka gol ne derby.

guce, dashi e tha: si kofini pas te vjelit. bile huazoi fjalen e urte nga jugu i shqipnis, se ne fakt kesaj i thone me tamom me la moot me shoorre. edhe me duket se dashi e ka dhone qarte qendrimin e vet. ka hy me LZHK ne zgjdhje edhe ashtu po vazhdo e do te vazhdoje. me ate vote reale qe ka, ose qe i lejn me pas. derbi ne tirone quhet dinamo partizoni, tirona nuk hy ne derbi se do edhe nja 30 vjet me kupa e kampionate te quhet se po bohet kampionat.

bamiri nuk osht djale i keq po ksaj rradhe ka gjet rrugen mo te shkurter me u bo kryetar. ta shofesh sa ka me mor partia e re vota edhe do folim. per oketen me vje keq qe e nisi nga bishti prap politiken. 100 here mo mire do ishte me LZHK e me dashin.

 Nqs njerzit mendojne se kjo levizje eshte nje "prone" e re ne politiken shqiptare atehere nuk kane kuptu asgje.

Po ashtu konceptohet politika andej.  Partite shihen si prone e njeshit dhe marrin identitetin dhe vetite e njeshit, duke ditur edhe se demokraci te brendshme kane.  

Shiko njerzit kur pyesin per perkatesine politike, se si shpesh te pyesin se ne je me Berishen apo Ramen apo Meten.  Pra jo vetem qe nuk pritet ndonje perkatesi apo identifikim ideologjik, por as ndonje identifikim me institucionin vete.

Nqftse FRD do punoje drejt largimit nga ky lloj modeli, do jene mese te nderuar.

Se si shifet politika ketu eshte nje konsekuence e menyres se si jane drejtu partite deri tani. Po roli i medias nuk eshte te majmunizohet dhe ta boji normale te keqen, apo akoma me keq te heqi dore mundesia se funksionon edhe ndryshe.

Dhe sa per kulturen tende po te them qe ne Tirone te pakten nuk te pyte njeri a je me Meten. Nuk kane arrit robt me u sha kaq ronde me njoni-tjetrin.

Dhe sa per kulturen tende po te them qe ne Tirone te pakten nuk te pyte njeri a je me Meten. Nuk kane arrit robt me u sha kaq ronde me njoni-tjetrin

smiley

Te kuptoj Lizander, por ja qe keshtu ndodh nga ato qe shoh une.  Edhe ato media e ata njerez qe e mbajne veten si me te kulturuar e elitare, ne ate batak bien.  Gjithashtu besoj se me gjeresisht ka te bej me kulturen patriarkalo-tribale, ky lloj te konceptuari i politikes.

Me qe ra fjala, shiko c'thote me poshte tjetri per bashkefshataret e Saliut duke i perjashtuar kategorikisht si njerez te pershtatshem per te sjelle dicka te re ne politike.

Tani pashe qe ke kjo partia e Bomit t'Vorrit t'Bomit qenka edhe Leka Meksi, kryeminister i Shqipnise ne 97-ten!

Zyrtarisht oferta ime per birre dhe salcice terhiqet!

Gjithashtu, n'emer t'komunitetit shqiptar n'Amerike qe di knim e shkrim Mrroklla shpreh kete deshire:

O Bamir, t'a qifsha partine dhe frymen e re qe do sjellesh me Meksin dhe keto delenxhileret bashkefshatare te Sales mu n'mythe!!

 

smiley Mrroklle, qeke dhe penderast tina? smiley Kjo me solli ndermend dhe nje pyetje te Tropit qe donte te dinte se pse shqiptaret kur shajne jane te obsesuar me saktesimin e vendit ku duan ta bejne.

Shemb: mu ne .... (simbas preferencave) smiley

Mrroklle, ma ke hap diten gjithe lezet. Ika nashtina. Rrofsh!

Kjo me solli ndermend dhe nje pyetje te Tropit qe donte te dinte se pse shqiptaret kur shajne jane te obsesuar me saktesimin e vendit ku duan ta bejne.

smiley

tropit i duhet kujtuar qe kjo behet per emphasising smiley

sic thote vete poplli jone gojeembel e shpirtmadh : Ku te dhemb, e ku te djeg !

e kisha harruar kete pyetje sfilitese smiley, me sa duket kam hequr dore nga deshira per te kuptuar popullin tim.

ashtu duhet te jete ruzhe, tip theksimi poetik, tip 'ta ashtufsha ate mu ne ate te asaj' (ja edhe aliteracioni u kry smiley). kesisoj edhe ndertohet i pagabueshem identiteti i dialoguesit, mashkulli (dhe gjerat mashkullore, si psh. partia) identifikohet nga bytha, femra nga lulja.

poplli thot edhe "ku ta kesh". dmth merr masat per cdo rast. se bo vaki e ke harru siper pianos, psh. ku ta kesh. smiley

 

ah cer eshte ai popull, dreq, dreq, eshte!

popull mistrec mer

popull mistrec smiley

Pra me evitu rrezikun qe mund te jete i lene edhe mbi piano kjo ku ta kesh i perfshin te gjitha hahahahaha

Ore mire kjo forma se ene siper pianos i bohet dermoni, po si me ja bo me ate shprehjen "ku t'i kesh" se ajo i adresohet atyne qe kone shume.

Po m'le pa pune per firaun! duhet me u pergatit per debatin Sarko-Hollande.

Kjo e treta me qiti mallin e dhomes time m'adoleshence. Plot me postera metali ene m'tavon. Po i kisha me firma amo. me e forta ka qene nje poster live i Metallica ku Kirk-u kishte rrethu veten dhe Larsin dhe keto ishin "ndihmeset" e nje ashtuje te modh (ashtu me pra mo qe o mo mire mos me e harru ciper pianos)

Moma ime rafmet paste i thote tinez mamit tim "qyqa goce se ne nuk i kena pas as per fis, kto lloj gjonash!"

ja dhe ket, edhe perqendrou n'pun masnej. shife si i bojn kortexhiamentot italjont. mjeshtra mer, duhet me msu robi. ajo monika beluci se si nuk shkriu deri m'makint, i Zot e di. Kurse per erosin, nuk jom i sigurt qe s'ka psu naj gjo anej ka mhalla e poshtme...

urdhno:

http://youtu.be/CB1wBfWqeU4

Lizander, ku do e shohesh debatin Sarko-Hollande? Ketu me kollaj kam TV5 dhe France2. Me c'me thane kur isha ne Paris javen e kaluar, qenka pak si pune pak a shume e mbaruar, dmth fiton Hollande, po jam kurioze si do shkoje puna deri ne fund, sidomos me Sarko dhe votat e LePen se ajo tha qe nuk 'ja jep' Sarkos votat.

 

P.S Me kan cuditur francezet me votat qe i dhane LePen kete radhe!! Mori me shume se i ati ne vaftit!! smiley

Po ose te France 24 ose te TV5 te dyja e japin. E FRIKSHME 1/3 (20% FN dhe 13% PC) e francezve jane ekstremiste. TURP per klasen politike.

Po tani nuk e zgjas dot mo duhet me ik. "folim" neser mas debatit.

Kristida ma pe debatin mrome? E pe car turpi per Francen? Sinqerisht ka rene shume poshte pazari politik edhe atje. Une per vete e thashe edhe publikisht qe me ka marre malli per Chirac-un.

po futem si pershesh .. debati mes  Holllande dhe Sarkozy mu duk steril  mrom, match nul!

Ndersa persa i perket Lizandrit tek topshoja , pas mal mon ami smiley 

E pashe nga puna se ketu i binte kohe dreke, keshtu qe me humben ca pjese, po me thene te drejten, aq sa pashe, me trembi. Dmth, nivel kryeartikujsh gazete diskutimi. Turp me gjithe mend! Sarko me komplekset e veta te madheshtise tipike e njerezve shtatvegjel dhe Hollande qe me la imazhin e dikujt qe pret para me gershere pa u menduar se cilat jane pasojat.

Shpjegon deri ne nje fare mase te pashpjegueshmen, dmth rritjen e radikalizmit ne France.

Osht e drejta jote me ... ene veten po deshe, po mso me more info para se te bosh si kopetent. Sa per info lale ka maru komunizmi dhe "partia qe i sjell popullit te gjithe te mirat e botes" Tani gjithsecili qe ndan disa bindje politike qe perkojne me bazat ideologjike te FRD dhe qe e mendon veten te zotin per te dhene kontribut e ka mundesine ta jape.

 mrroklla, e di  si thone dogançe mustaqes?.." Fufla."Dhe kur po  me tregonte Tak Ngjela, se ishte dhe ... Meksi,  qe  ne menyre shume konspirative(ne fakt gjithe frike ) po punonte per programin e kesaj partie, une i theshe: Prape  ky  "Fufla"!

-Kush Fufla-me pyeti.Dogançe i  thone... msutaqja.Dhe tani ai  i dha duman fufla, fufla...

zoti grava,

 

sa per frike, thuaje emrin tend, duke qene se fliske me Takun per mua, duhet te njihemi. dhe jo me frike, por me pasion. dhe prape me programin qe une shkruajta po punojne. Dhe eshte me i sakti. Sa per anen estetike, mendon se prek kend kur merresh me mustaqet e mia? Merru me Salen se ai ju vjen vendit. Sidomos Takut...

dhashe doreheqjen pa pasur akoma asnje te vdekur ne Shqiperi. U vrane ne kohen e qeverise se Bashkkimit kombetar pas dates 9 mars (dita e dorezimit se detyres). Keto jane faktet, por ju mbani versionin qe ju pelqen te historise.

Persa i perket frymes se re, une shkruajta programin dhe statutin e kesaj nisme te re ne menyre qe te korrigjohen gabimet qe u bene ne PD, ku nuk mbahen me zgjedhje prej vitesh. Partia e re duhet te jete sa me e hapur. Kjo do te thote edhe per rinine, dhe edhe pa dallim klasash shoqerore. Por ngelet, ne fryme, nje parti e djathte. Dicka shume e veshtire ne nje ambient mazhoritar te majte sic eshte Shqiperia. Ku prona private dhe nisma e lire jane koncepte thjesht per librat dhe artikujt. Megjithate duhet te shtoj qe megjithese u nis si projekt per nje nisme te lire, me duhet te them se per momentin kane vene kushte per moshen e anetareve te grupit nismetar si dhe per seksin smiley . Une i ri dhe femer nuk behem dot. Shpresojme qe te mos ulin kufirin e moshes nen 55 vjec... se na ngel ndonje tjeter jashte...

Eshte edhe kohe vere tani, kan qejf vlonjatet te bejn xhiro vlore-skele, nuk jane protesta ato.

Po me POLIN E LIRISE c'u be valle?

Tashi vajti e u krye, po me mire ta kishe bere nickname me specifik, p.sh. AMeksi, se ne nje teme tjeter ku do ta dine njerzit nese eshte duke shkruar Aleksander Meksi dhe jo, fjala vjen, Ermelinda Meksi?

ke te drejte, gabim i imi. por s'para kam pare te tjere politikane te shkruajne neper forume. maksimumi qe bejne nxjerrin ndonje te ri derisa te behen gati vete smiley. ndersa une megjithese moshen time, ia kam mare doren. shkruaj edhe tek tema here pas here, se megjithese bejne si antisalista, me shume shajne mua se Fatos Nanon apo Ilir Meten. Thashe ta provoj edhe tek peshku, ketu i kam te gjithe kundra normalisht. Sidoqofte, gabimin e bera, user-i u rregjistrua me kete emer. do perpiqem te jem i qarte qe nuk jam Ermelinda neper te tjere poste.

Zoti Meksi, shfrytezoj rastin qe ju kemi ketu midis nesh per t'ju bere nje pyetje jashte teme: A eshte e vertete qe kullen Sky Tower e keni projektuar ju?

nuk eshte aspak e vertete, njihet ne Tirane cili eshte pronari. me sakte, ai qe e ndertoi. as nuk e kam prokektuar, as nuk e kam ndertuar. as nuk kam pasur ndonjehere ne pronesi ndonje pjese te asaj godine.

Me vjen mire qe nuk keni qene ju autori i nje mediokriteti te tille ne qender te Tiranes.

Gjithsesi eshte mire qe te dini se "telefoni i prishur" i Tiranes ju atribuon autoresine "intelektuale"... le te themi.

Faleminderit per pergjigjen.

 mediokriteti

 

Mos valle doje te thoshe makabritet, ose shemti, ose amatorizem te pakten, nuk e di por kur thua mediokritet*, mbi cfar kriteresh bazohesh? Jo per gje por po te kishim ndertesa mediokre dhe qytete mediokre mbi kritere europiane nuk do ishim keq. Po te fusesh edhe vende si Haiti ne loje pastaj ku termeti 6 ball rrenoi edhe presidencen tjeter pune.

Makabritet jane kullat binjake dhe pallati i banimit (shumengjyresh) ngjitur.

Sky Tower eshte thjesht nje mediokritet. Ne kuptimin qe eshte nje "commieblock" anglez ne qender te qytetit.

Dakort mo jam, me kritere te brendshme nuk eshte keq, se ka edhe universitete aty qe jan ne mes te lagjes me pallate pa suva mnjf, e ca ska tjeter.. Por te garantoj qe nje ndertim te tille nuk e kishin lejuar as te koceptohej ne asnje qender te asnje qyteti europian.

Jo dakort, thjesht ta kisha llafin... natensmiley

z.Meksi,me qe jeni ketu rrotull, po piramidat kush i projektoi? le qe ..hem 

nuk i kam projektuar une, ne qofte se kjo ishte pyetja. linden pak a shume si kudo ne lindjen e europes pas 1990. une i luftova. ne parti, dhe ne qeveri. a mund te behej me mire? qe cke mete.

i luftuat ne parti?? Po kto gjera luftohen me ligj apo nuk donte Maliqi, alias Kompetenti? 

egjyptianet e lashte thone..smiley

por une kisha nje tjeter pyetje.. librin Vizione te Qarta te autorit (makroekonomit) P.Thomai e keni lexuar.. nese po, sa u ka ndihmuar ky liber ne hartimin e programit te ri?smiley

O Belul o maskara!!!! smiley

meksi, une s'e di nese je vertet Aleksander Meksi apo jo, po nqs je vertet, do te te pergezoja per pjesmarrjen dhe do sugjeroja qe Peshku mund te beje nje fare verifikimi per raste te personave publike qe duan te marren pjese ketu te identifikuar, dhe me pas fare mire mund ti alokoje ketyre personave ca me shume hapesire ne blog.

A. Meksi p.sh. vetem me pyetje-pergjie per '97-en mund te bente nga nje teme ne jave per 10 vitet e ardhshme dhe prap do kishte pyetje. smiley

problemi nuk eshte a kam une gjera per te thene. problemi eshte a jeni ju gati per t'i degjuar. eshte pershtypja ime se ne shumicen e rasteve kur jane thene gjera ne lidhje me pjesemarrjen time ne ngjarjet e 97-es, askush nuk degjon. ose shume pak jane ata qe jane te interesuar te degjojne. i tille ishte rasti tek peshkupauje para disa javesh kur dikush nxorri disa materiale te vjetra te 1996 te botuar diku vite me pare. dhe nuk u morren me rendesine e materialeve. i lexova ato komentet e juaja. pjesa me e madhe negative dhe jashte teme.

po mesohesh tja marresh doren peshkut dmthsmiley

Je vertete A. Meksi ti? Nese po, si ore burre ju shkruajte programin dhe nuk te qasen ne parti? Keta te rinjte ecin me shkollen e te vjeterve sic duket.

Gjithmone nese je Meksi i vertete, ti me status je anetar i KKPD, pse nuk shkon aty?

Ca thu mor burre Leka tashti osht duke bo gjumin e trete.

jo se do me u rinu qe te pranohet te partia e Bamkes. Ja ka nisur me oret e vona ne forume online.

Po po Leka ka hall me bo noj pallat,ke Partia Bamkes po i plas.

po pak pallate ka ndertuar ne Tirane ky? perseri do?

ke ndonje limit superior mbi mundesite per biznes? dhe cilat jane keto pallate? dhe mos u merr me llafe smiley

shkruajta programin sepse ma kerkuan dhe sepse deshiroja dhe sepse keshtu u vendos ne grupin e personave me te cilet u nis ky projekt. ngelet nje perpjekje e vjeter e imja per te krijuar nje parti te djathte per se mbari. programi dhe statuti jane pikenisja e kesaj nisme. gjithmone ne qofte se kemi deshire t'i repsektojme. Sepse shkruajta dhe ato te PD-se 22 vjet me pare. dhe ja ku jemi prape. ka njerez qe mendojne se nevojitet ftese per te hyre ne nje prezantim. ftese nevojitet tek shtepia e tjetrit, nderkohe qe normalisht ne nisma partiake shkohet ne grup. ne grup pihet kafja, ne grup behet shkembim mendimesh, planesh dhe objektivash. ne qofte se kjo pjese mungon c'kuptim ka ftesa (apo jo) tek prezantimi?

Nuk shtrohet problemi me qasje, dhe persa i perket shkolles se te vjeterve, me vjen te them qe e kane kaluar me sukse mesimin prane prof. Saliut smiley.

Nuk shkoj ne mbledhjet e PD-se qe me 2001. Qe nga 1997 deri ne 2001 kam shkuar disa here te pakta. Qofte edhe ne zyrat e PD-se. Mendon se kam bere gabim?

Meksi ( gjithmone nqs se je ti) po akoma mor burre ? Betonizove cerekun e Tirones dhe gjithe vijen e Bregdetit tek Porti i Durresit me ca pallate te shemtuta,prape ?

Ore qe ta marrim vesht ne qe je Meksi i vertete qe te mos grijme sallate,ca makina te ka pas cuni ne 98 dhe ca ngjyre,kena pas nejt shpesh tek restorant Munchen tek Parku Rinia.

thuaj ndonje fakt konkret. cereku i tiranes eshte fjale shume e gjere. edhe bregdeti i durrresit eshte shume gjitheperfshires.

cuni im ne 1998 ka pasur nje makine blu tipit mercedes, targe TR4444D. e ka akoma sot ime shoqe. por nuk e di kur mund te jeni takuar, ka qene ne itali ne ate periudhe. ndoshta ne pushime...

Po,targen sja mbaj mend,por ishte e po ati vit prodhimi,kishte bere diku tek 54 mije marka,duhet te kete kap ndonje llotari ne ate kohe besoj,naten e mire Zotni Meksi,ato Rojet tuaja i kam pase shoke i takoja kur vinim me Naltmadhnine e tije,te mos merremi me FAKTE konkrete smiley

gabohesh, eshte blere 9 milione lekete te vjetra ne elbasan.

Ish Kryeministri i Shqiperise paska blere Benz te vitit 1998 ne vitin 1998  9 milion leke te vjetra ne Elbasan smiley atehere duhet ta njihke Bedranen zotrote smiley

Sikur nuk thote qe ishte prodhim i vitit 1998 - une per vete s'lexova te thonte c'vit ishte makina.

Po mire une qe e pyeta ja paskam fut kot keshtu moj gjembace?

Jo, ate s'e di - une thjesht po lexoj cfare shkruhet, jo cfare di ti (por s'e ke thene).

Pu pu pu, i kom pas rojat shok thote. Na turpnove peshkun Brado smiley

Po po aty mbahu ti se ishin Roje,me i pakti kishte 100 mije Dollare,ka qene dorxhiar Meksi mor mik,jo shaka smiley

mos e kthe ne banalitet. nuk po thua gjera te verteta dhe nuk jane shaka, ne nje popull ku pjesa me e madhe vuajne per gjera shume me jetike.

Po o Leke po,i kepute nja 1 milion dollare nga Sudja dhe tani na flet per vuajtjet e Popullit dhe gjerat jetike te tije.

ndaje mendjen per shifren. se keni qarkulluar cdo here versione te ndryshme ju shiksat. dhe pyete edhe njehere Salen sa per sqarim, mos te jep ndonje shifer te re.

Leke vetem nje te mire ke bo ti shoku,Tahirit,komshiut tat i cove gocen me studime sepse nuk kishte mundesi financiare,per kete hallall,ore si e ka pas mbiemrin Tahiri mor burre se nuk po me kujtohet.

une nuk e di per cilin Tahir flet ti. Tahiri qe une mbaj mend banonte ne shkallen e pare te pallatit 58 ne rrugen Pandi Dardha ne lagjen Laprake. Prapa merkatos. Kishte 4 femije. Jetonte ne kushte varferie ekstreme. Vajza e madhe, Majlinda, i vdiq ne gusht 1990. Njeri prej djemve vite me vone (diku nga 1994-1995) i mbytur nga gazi i qymyrit ndersa bente rojen ne nje makine prapa merkatos se Laprakes. Nuk kam te tjera informacione per te.

Persa i perket te drejtave per studime, me 1996 jane dhene rreth 10.000, me firmen time nje per nje. Dhe nje pjese e tyre kane shprehur falenderimet kur me kane takuar. Di te them qe eshte nje kenaqesi e vertete.

Fiks ai eshte,temen qenka Leka me te vertete ky mor vlla.

...qe ta vulosim  perfundimisht qe o Leka,le te pershkruaj 5 min e zgjedhjes se te djerit Arbnori si kryetar parlamenti...

Nuk ke nevoje fare ta vulosesh,eshte ai dora vete,kete familjen qe e pyeta une e ka ndihmuar shume,dha dhe adresen e sakte.

mos o ndonje sekretar i tij qe i di gjonat dhe..na ngop me historit e dosjeve ....

kam banuar per 9 vjet nje shkalle larg. femijet tane kane lozur bashke. Sic mbaj mend edhe te tjere komshinj te ndihmuar per cdo gje qe varej nga une. Si per shembull vizat per ne greqi qe nga 1991 deri diku ne 1994. sidoqofte djema, naten e mire dhe ndoshta do te me keni ketu edhe ndonje here tjeter!

mbase eshte vertete vone, por prit o burre edhe disa minuta..se vertete eshte kenaqesi per te gjithe nqs na frekunton perseri ne te ardhmen..

ti mund te kalosh tere naten keshtu me pyetje pergjigje. ky s'eshte kuiz.

E mbylla pra,por po me the si e ka pas emrin nusja e Tahirit ,atehere asnje nga peshqit nuk ka per ta vene ne dyshim qe je A.MEKSI,per kete ta garantoj une,e fundit smiley

nuk ma merr mendja qe eshte Meksi. Nuk me duket nga menyra se si flet, shkruan me sakte ketu.

ke pare ndonje artikull/liber timin ku nuk shkruaj sakte?

lol, jo e kisha fjalen flet ne menyre te shkruar ketu, jo se nuk ke folur sakte ne libra a shkrime.

Brado, i bi te kesh pas shok edhe Fidelin, le ta konfirmoje vete ish-kryeministri...

qite pak kemben  se vallaj nuk je A.MEKSI, ai qe ne kohen kur ishte kryeminister kishte vetem mustaqet si kompetence menaxhimi. smiley 

ps: mund te ankohesh tek e drejta e autorit

e ke shume gabim ne lidhje me kompetencat. pothuajse cdo akt i qeverise se 1992-1997 eshte nisur nga une, dhe te tera te firmosura nga une. cdo mbledhje qeverie, me perjashtim te nje tek rasti me 1992, eshte drejtuar nga une. ndryshe nga nje opinion i hedhur ne media. rasti i fundit ishte nga gazetaret e vizon plus me 23 mars kete vit. dhane idene se mbledhjet i bente Berisha. ishin alfred peza, artan hoxha dhe andi bushati. jane aq te versulur per te share Salen, sa qe kane bindur veten qe ato vite asgje s'eshte bere. Gabohen. Ato vite u kryen te tera reformat qe shnderruan shtetin. Dhe shume me shume se ne te gjitha qeverite e me vona.

Nuk eshte problemi tek drejtimi nominal zotri.Po flasim kush u jepte drejtim gjerave, kush vendoste, fryma pra, qe sot po rrekeni ta beni te re (nqs jeni vertet A.Meksi por edhe nese eshte ndonje reng i oreve te vona te ndonje peshku, s`ka gje, ne themi tone, ju tundi koken tuaj ne shenje mohimi) se perndryshe qe kini qene NOTERI, e dime.Permendet me lart S.Ngjelen duke thene se atij Sala i vjen hakut.Nqs ka patur nje person me kurajo civile qe i qendroi perballe the ja perplasi ne fytyre  S.Berishes, ky ishte S.Ngjela. Kjo  kurajo per te frenuar 97 juve ju ka munguar.Tani jeni nje qytetar ne biznesin dhe jeten tuaj private.Lerini te rinjte te cfaqin frymen e RE!

po flet capraz ti shoku punist. Nese te "rinjte" duan te cfaqin fytyren e re, mos ti kishin kerkuar Meksit te ju bitiste programin por ta benin vete. Meksi, si kryetar i qeverise ka qene nje deshtim krejt, pavaresisht reformave qe u ndermoren ate kohe. Humbi zgjedhjet lokale ne 92, lejoi piramidat dhe nuk ndertoi infrastrukture rrugore pervec nje pjese te autostrades Tr-Dr. Berisha ishte defakto drejtues i shumices qeverisese por nuk merrej edhe me punet e shqlqinit qe e kishte per detyre te merrej Meksi si kryeminister.

spiritus, gabohesh pothuajse ne te tera cka thua.

1. nuk isha noter. kam dhene frymen pothuajse cdo reforme te ndermarre ne ato vite.

2. ia kam perplasur Sales ne fytyre aq gjera sa qe ty s'te shkojne ndermend. Por jo ne publik ndoshta, sic i pelqejne popullit.E kam thene ne cdo mbledhje te grupit parlamentar te PD-se cdo mendim timin. Dhe i kam thene ne artikuj te publikuar. Dhe jam i vetmi qe i rezistoi me gjate. Nderkohe qe diku nga  2003 Ngjela sikur u kthye me Salen me duket?

3. Kam folur per 97-en pa fund. ne artikuj dhe ne libra. libri im per ato vite u botua qe me 1997-1998. dhe nuk kam nderruar versionin e ngjarjeve.

4. po kush po i bezdis more zoteri? ata dolen me te rinj sic ua kishte qejfi. dhe do te vazhdojne rrugen e tyre. eshte shtypi online qe duket sikureshte merzitur pse nuk pati nga grupi i PD-se se 1990-es. Pe ti ndonje qe misheronte ate periudhe?

 

Naten!

Ngjela ka qene me Berishen deri ne 05 kur edhe nuk e futi ne qeveri Berisha. Deri atehere ka qene nga sufleret me te medhenje te Berishes, ku cdo here nuk i kursente levdatat per te.

iu referova periudhes kur ishte kandidat per bashkine e tiranes. perpara se te behej fans i Edit.

....je i modh po nuk the no i gjo per spiunat me dosje.

Nesje, ti japim Cezarit ate qe i takon Cezarit.Tani po kuptoj perse dukeshit ne ato vite aq i serte dhe aq i idhet. Nuk dua te mohoj rolin tuaj, tek e fundit kini qene kryminister i ketij vendi.Ceshtja eshte pak me e nderlikuar dhe ju  e kuptoni.Rrota e historise, Njeshi, turmat lincuese, besa etj.etj. Pa vene ne dyshim rezistencen tuaj te brendshme, dua te them se  Historia shenon aktet publike.

Gjithe te mirat,

Naten

PS: dhe duku ketej nga agora virtuale smiley

Historia nuk ka shenuar akoma asgje. Mediat kane shenuar. Eshte problemi i tyre.

Jam shpesh online, por nuk ia vlen te debatosh sepse behet muhabeti lemsh. Po te doni ju te peshkut nje interviste te gjate online edhe e bejme ndonje dite smiley

Interviste, pse jo, ide interesante.Administrata e peshkut po mban shenim smiley 

Historia nuk ka shenuar akoma asgje. Mediat kane shenuar. Eshte problemi i tyre.

smiley

nuk pati nga grupi i PD-se se 1990-es. Pe ti ndonje qe misheronte ate periudhe?

Vetem po erdhi AI pellumbi shkruar nga USA...te tjeret mire eshte te rrine ne rreshtin e dyte.Eshte me mire, edhe prapavija nuk eshte keq.

smiley

Iu referova dy rrjeshtave te para ne fillim te post-it ku shprehej qe nje grup i themeluesve te PD-se krijoi FRD-ne. E do listen e grupit nismetar te PD-se?

jo, e kam te qarte dhe ju kini bere nje pune te paqme qe keni dokumentuar ate moment historik. Por e perseris mendimin tim: kur dilet nga skena, kuptohet, ca te fishkellejne, ca te duartrokasin, mire eshte mos me u ngjit me ne emer te nje fryme te re.Nuk ben sens. Reflektimi eshte gje e mire por nisma duhet te vije nga forca te reja, jo domosdoshmerisht te rinj ne moshe. Aq me teper ne nje vend ku nuk praktikohet te berit nuse per te dyten here. Nuk e kam thjesht me ju personalisht.Flas per fenomenin. 

ti po ben te njejtin gabim te bere me 1997 nga grupi i PD-se. te bere me vone here te tjera. cdo here qellimi ishte pastrimi i partise nga persona me mendimin ndryshe. dhe mbushja e partise me shembelltyra identike me liderin. dhe sot ja ku jemi.

kjo eshte nje histori e vjeter. ne kohen e revolucionit kinez quhej njeriu i ri. behet fjale per periudhen e rebelimit rinor. vitet 1967-1969. cdo here kane deshtuar. pjesemarrja ne nje nisem politike eshte nje proces i lire per mua. nuk shoh se si mund te organizohet nga lart, me ftesa apo me te tjera menyra. ne qofte se ti sheh ndonje menyre, ma thuaj. neser ketu me ke prape smiley.

naten!

nuk ka te bej aq me njeriun e ri por teknologjia eshte e sakte.muhabet i gjate ky.e kam thene ne fillim te komenteve per FRD qe po qese nga poshte nuk ka "uri" uleritese per fryme te re, pak e veshtire. me hosten nuk behet. por duhet thene dhe ana tjeter: iskra vjen nga te ndricuarit,

mirese vjen

sa per pjesen e pare me duket harbutllek nga ana e atyre qe ishin fytyra e FRD-se ne prezantim qe nuk te kane ftuar a te te linin nje karrige bosh se edhe ashtu pa njefare buzeqeshje per te te grishur nuk shkohet. Mua me duket se nuk te qasin prej mustaqeve.

Per pjesen e fundit te asaj qe po bisedojme, te flasim hapur po nje parti te qendres se djathte ka Shqiperia, qe merr pushtet dmth. dhe rrezon ose mban larg pushtetit partine e Punes me emer te ri, e kjo eshte PD-ja. Sali Berisha derisa te jete i suksesshem ne zgjedhje i duhet hequr kapellja, apo jo?

Ti vendin e ke ne PD dhe aty te flasesh edhe nese nuk te degjojne, te pakten do kesh respektin e perkrahesve te PD qe jane qindra mijera dhe jo te partite qe kane marre bekimin e Edi Rames si fillim e nuk kane asnje peshe.

Lojtari i PD-s. Saliu nuk eshte i suksesshem ne zgjedhje, por ne vjedhjen e zgjedhjeve. Besoj e kuptoj ndryshimin vete ti. Le qe per ju ashtu konceptohet perderisa vjedhja, mashtrimi, kusaria jan pjese e LOJES.

Mos je Endri ti more, se Leka dora vete as mua sma ha menja smiley

jo per gje, por mu duk si pergjigjje pak si kalamajsh ajo per maqinen me 4 katra smiley

u pyeta dhe u pergjigja. mos duhet te isha prekur dhe te mos flisja? ju edhe shprehni deshire kur ju jepet mundesia per te pyetur, edhe pastaj merziteni nga pergjigjet smiley

jo mo jo

thjesht mu duk pak pergjigje 'çunash' , nga kto vrap targen, modelin, etc ...

naten i here,

se , si qofsh Leka, si mos qofsh, ti duhet ta kesh ne terezi, kurse mua me kerkojn hesap kapitalisti neser, madje pune e pare me kqyr me vmendje nji kontrate te qunit tat smiley

cheers !

qellova online dhe pashe nje teme me shume komente per te cilen di pak ca gjera smiley. verejta njerez te interesuar per me mire, por jo shume te informuar. gjerat s'para thuhen ne Shqiperi dhe pse te mos kontribuoj per te verteten. kuptohet eshte risk i te marrit pjese ne boten online edhe tallja (nuk e kam me ty). nuk eshte problem. sa per makinen, iu pergjigja atij lexuesit qe pyeti, thjesht sepse eshte zakon qe kur nuk pergjigjesh per ceshtje pronash, te gjithe mendojne se te kapen mat. e di qe ishte debat i kote. por c'te bej smiley

Naten!

Zoti Meksi,mendoj se i keni hyre nje rruge pa krye,Ok programin ja shkrove,ndihme po ju jep neper forume online,po ndonje vote do jua mbledhesh,por te hash tre qese me fara luledielli ne dite eshte detyre e veshtire.

Meksi.Pse te shkosh te PD ti.Pse te maresh pjese ne mbledhjet e PD.PD-ja te beri 2 here kryeminister.Shko te kjo e reja,por eshte i zene vendi i kryeministrit.Vec ne te befshin minister te programit.smiley

gjembi dedektivja, nuk te shpeton gjo ty jo hahah 

Vetem nje shprehje z.meksi qe deklarove faqe Burrave ne Tv ne perkarje te Berishes kunde Pipllit . " ne nuk duam Lufte , ne se duan te tjeret BUJRUM ( mazllemce ) ne ketu jemi " ...C'kuptim kishte  kjo shprehje , qe te kuptojme me sakte  doreheqjen .Nuk doje Lufte apo nuk ta mbajti Bytha te beje lufte smiley dhe ja le njatij trim mbi trima Skanderbegit te PD -se , qe "ka mujte babaaret dhe ua bani ma zie bijve " smiley

Ne se mundesh me e ckoqite duke te falenderuar si paradhenie per Kurajon qytetare si pjestar i PPU .

Nga une ke vetem nje dhe vetem NJE Vleresim " Ligjin mbi Ndermarjet dhe Falimentimin " I vetmi dokument Ligjor per nje shtet qe babasqapi fshiu dhe fshin  Bouythen me te . Per merak , Po Sudja qe ndermarrje ?

kerkova gjate janar-shkurtit 1997 tre here gjendjen e jashtezakonshme. Tek Presidenti (Berisha jo Topi se mos na ngaterroheni ju te rijnte smiley ) dhe ne parlament. Cfare duhet te beja me? Disave, midis te cileve Spartak Ngjeles dhe Dashamir Shehit, u ngeli hatri sepse shpresonin tek une per te hedhur Berishen me puc. Keshtu shpresonte edhe nje pjese e mire e Aleances Demokratike (aleatet e sotem te Sales) si dhe ambasadorja amerikane Marisa Lino. Ua kisha bere te qarte qe me 1994, pas referundimit, qe nuk beja puce. Perfundimi eshte qe me 28 shkurt dhashe doreheqjen pasi situata ishte e bllokuar. PD-ja nuk kishte me asnje kapacitet ne vetvete dhe asnje deshire per te mbeshtetur mua. Eshte kaq e thjeshte. Dhe deri me ate dite nuk kishte asnje te vdekur/vrare. Kjo me jep mundesine te flej i qete naten, pavaresisht se plot me brenga per gjera qe mund te ishin bere shume me mire. Kur nuk me duhet te shkruaj online smiley

Idriz, goditje e ulet kjo e Sudes. Por nuk frikeson askend. Lidhja e Sudes me mua ishte nje shpikje e Shikut dhe asgje me shume se kaq. Nuk qe ndermarrje. Dhe me te vertete mendon ti se po te ksiha pasur lidhje me Suden une, Berisha, Nano apo Meta nuk do te me kishin shqyer ne vitete qe vijuan?

Une nuk Ju akuzova Drejtpersedrejti , jo se nuk e njoh kopetentin ( tashme te vrare ) por doja te dija se si ishte e mundur te Lulzonin keto matrapazlleqe ne syte e nje Shtetari te Forte si puna Juaj !!!! Sa per humor i ndjeri P.Teta thoshte per Juve

Meksi kur zbret shkallet mendon kujt do ti q.none sonte , ose kujt do ja fus " smileyPrandaj do kete qene ai besimi kote se ju mund t'ja fusnit Berishes smiley

Ti mos u merzite o burre per goditje nen brez , se ne PPU bejme dhe shaka aaaa ... smiley

Tani konkrete. psh ..Ate pallatin ne TR te Re pas N.Lesit ( kush i dha leje aty ) dhe mbrapa shtepise te atij handikapatit te Gjykates Apelit nje me Prele ( qe ktheu ryshfetin 25 milionesh se mungonte nje 5 mijshe e vjeter )  , pra ate Pallatin , si ja gjete anen atij trualli ? E kishe trashegimi nga Italianet ?

Sa per muhabet ma jep pak listen e atyre qe ia paskam q. nonen, se me ka humbur...

Late nam me thashetheme. Dhe te konfirmoj prape qe nuk ka qene qellimi im asnjehere per t'ia futur Berishes. Jane te tjere ata qe merren me te futme. sidoqfte nuk u merzita. thjesht ka te tjere qe lexojne dhe pale cfare mendojne. pak jane gjerat konfuze, po t'i komplikojme dhe ne ne ora tre te nates...

Hajde tek kafja Over 30 ne Tirane, prane vendit ku thua ti. Te te pergatis fotokopje? Dhe nuk shoh ndonje arsye pse duhet te fyesh te tjere si handikapate. Nuk e kuptoj a po provokon mua te them ndonje "konfirmim" apo e ke per qejf. normale nuk eshte.

Naten!

Perua ka vdeke dhe mbetet thashethem .E ke te drejte .Me duket ke qene shok shkolle ! Po per ata qe u ke q.nonen ose qe sidoqofte u jane q..dicka , e ka rthone Dori ne Parlament .Nuk mund te jete thashethem se eshte e incizuar .

Nuk po e ofendoj, po them nje REALITET ...Ka kthyer nje Ryshfet 25 milione Lekesh ( qe e di dhe ti dhe berisha ) per pese mije lek te vjetra ? Mund dhe ta quash normal ne se eshte i Frymes se RE smiley

Po te vish shpesh do na e kuptosh gjuhen jo si Mantel i Meksit,  po gjithsesi nje qe ti dika ca gjojna nga mrena PD -se smiley

Gjume te omel

Pikepyetja me e madhe per mua eshte se si ka mundesi qe ushtria nuk mbrojti depot e saj te armatimit?

kerkova gjate janar-shkurtit 1997 tre here gjendjen e jashtezakonshme. Tek Presidenti (Berisha jo Topi se mos na ngaterroheni ju te rijnte smiley&nbspsmiley dhe ne parlament.

 

Qeveria e PD, Presidenca e PD, Parlamenti i PD, (shumica) pse jo, pegjigjesia e vitit 1997 nuk qenka e krereve te PD njer iprej tyre eshte dhe Meksi, pse nuk dhe dorheqjen  me perpara z Meksi  por prite deri ne tre here te jepje kerkesen per gjendje te jashtezakonshme?!!! Keshtu delje dhe me i paster perpara popullit athere .. Nejse ne kujtesen e popullit qeveria e PD Presidenti dhe PARLAMENTI I ATHERESHEM ME PROTAGONISTIN E SOTEM, SOT kryeminister, se bashku me Nanon mbeten pergjegjist kryesor, te pa denuar per fatkeqsite qe shkaktuan vendit dhe populit! Per 1997 deri tani nuk eshte ndermar asnje analize dhe nuk eshte mbajtur asnje pergjegjsi personale, ose se paku asnje falje publike nga PARTIA SHTET (PD)! Sot te justifikohesh te peshku eshte si te shkruash ne rere " Une e bera punen time, jam i pafajshem" 

smiley

oferta ime per birre dhe salcice terhiqet

Mrrok, po ti ruji facilitetet (=tymin), se s'i dihet. sebepet edhe i ndrrojm. Ja, un jom i hap per qofte dhe birre te Izeti i Bronxit (afer arthur avenus), se u bo pak si shum pa shku deri atje.

Ose edhe te Cyklades ne Queens, xhanem!

Cimo po vajte ne Astoria dhe nuk shkon te hash qofte te "Ukus" (i thone shijes serbisht" harram te qofte stautsi i "upper middle class" qe ke!!!

smiley 

E gjeta - nuk e kisha nigju me pare. midis 42-43 streetit dhe 30 ave. U regjistru!

Monika edhe kur i ikën syri për shkarpa, mbetet bishë fare.

jom brez i vujt un, Kavir. dhe sikur t'mos mjaftonte kjo, edhe i pakuptum. si brez gjithnji.

kto sot u shqepen me lindsay lohan dhe cyrus miles! jon me fat ca gjona.

Zyrtarisht oferta ime per birre dhe salcice terhiqet!

ngjo, ti edhe mund te mos jesh dakord me zhvillimet politike, po keto nismat radikale nuk ndermerren kshu m'tym me inot. qetsohu iher, fol iher me cunat, masnej shif e boj smiley

Ah nuk eshte me inat!

Prita dy tre dite. Oferta ishte "on"! smiley

T'u ardhe e t'u msu emrat e Komitetit Qendruer, e duke m'u forcu bindja qe oferta ime ishte e parakohshme! smiley

Sala keta i ka gjysma fis! 

Gjysmen tjeter, i blen me dy vetura t'perdorme dhe dy ambasadorshipe ne Kroaci dhe Bjellorusi!

p.s.

si tha Bomi i Vorrit t'Bomit (BVB)? 

M'bone president qe t'm'hiqshin qafe nga PD-ja! smiley

Ik e Bamir mos na onjt bolet me rrena kalamojsh!

Futi nje stil Marilyn Manson lale se me kete delir madheshtie qe ke ti nuk te shof dermon tjeter.

U bo!

Po m'thuj ca o' ky stili? 

Ca do me thone me i' llaf? 

 

p.s.

kam vone re qe nuk po e man premtimin mos me mu drejtu mo muve kshu direkt! 

Edhe i gjo tjeter:

Sejcili ka menimin e vet! 

Munesh me e shpreh edhe ti tatin, pa na dhone kshilla dermoni!

Munohu t'a mash muhabetin n'nivel abstrakt, ose per subjekte t'treta pa u fut n'debate personale me robt!

Si cunat e mdhej!

Ore punen e opinionit e ka thone shume bukur, Coluche (rrahfmet paste) :

"Opinioni o si vrima e taraveles. Te gjithe e kone ka nji, ene te gjithve i vje ere"

Puna o me i fut nai te shpelame here mas here qofte ene duke more uje e capu te komshiu.

Me qe hape muhabetin e deklarates se Presidentit, per qellimet e disave ne PD. Me lejo te te them qe ne ate kohe ne PD ka pas tre grupe.

Nje grup qe e mbeshteste Z. Topi dhe qe deshironte qe ai te behej President. Nga ky grup shumica u largu nga PD-ja ne 2009-n.

Grupi i dyte ishin ata qe nuk ishin as pro as kunder (kryesisht grupi i KOP-it) por qe e votuan si nenkryetar partie. Ky nuk ishte grup i mirefillte po individe pa lidhje me njeri-tjetrin. Disa prej tyre sot jane bere te 'paprekshem' fale freskut qe i kane bere Berishes, po kurre nuk diten te gjejne kohezion per te ndryshu PD. Kjo sepse kopetenca ju dhane vetem freskaxhinjve dhe jo atyre qe mund te kishin ndonje ideal mes tyre.

Grupi i trete ishin ata qe nuk donin fare qe te behej President. 3 prej tyre votuan kunder, kurse pjesa tjeter pasi bene llogarite votuan pro. Po te mos zgjidhej Presidenti, shkohej ne zgjedhje te parakohshme dhe disa muaj me pare PD i kish humb zgjedhjet lokale. Pra nuk kishte asnje garanci se fitonin. Edhe sikur te zgjidhej nje president me leter me vrime, keta nuk kishin asnje siguri se do arrinin te ruanin pozicionet qe kishin ne parti e qeveri pasi grupi i Z. Topi do t'u dilte kunder. Ne vitet ne vazhdim ky klan u fuqizua shume ne PD pra nuk i beri dhe aq keq llogarite. kjo fale faktit qe grupi i Z. Topi u "likujdua" se ngeli pa mbeshtetje ne hierarkine e PD-se, dhe fale faktit se grupi i dyte nuk u be kurre Grup.

Nqs ti prape nuk mendo se me largimin nga PD te Z. Topi, klani i Jozit (Patozi, Noka, Olldashi, Rusmajli, etj) u fuqizua une nuk kam cfare bej se i bi qe nuk kemi te njejtat "te bardha" dhe "te zeza".

Sa per FRD une nuk di car me te thone mo. Une te them qe eshte bere vetem nje ftese "miresetevini" atyne qe kane keto 5 bindje politike. Kurse ti me flet per "komitet qendror". Per menimin tim, si ne 91-shin, kur nje njeri me men dhe jo maskara nuk mund te mos ishte kunder komunizmit, nuk ka se si ne 2012-n te jete me Berishen. Se kush do e gjeje veten te FRD kjo eshte nje ceshtje e hapur. Po s'mund te thushe se shkoi X-i apo Y-i dhe hajd t'i hudhim ne plena te gjithe te tjeret. E nqs ti do qe gjonat te bohen per 2-3 dite, atehere kot lodhesh se do duhen disa muaj.

E bome nje here gabimin (po atehere na falej se s'kishim asnje eksperience si shoqeri) qe t'i bonim gjonat duke shumezu me -1 cdo gjo qe kishim pare deri atehere. Tani them se duhet me i bo me me shume men punet. Per kete duhet me nigju sa me shume rob. E rendesishme eshte qe keta rob te vijne me dhone men per te kontribu dhe jo per tu bo prima-donna. Se kujt do t'i jepet roli i drejtuesit kete do e vendosin ata qe do duan te anetaresohen ne FRD.

 

 

Po tashi si do mbijetoje FRD pa salqiqe virtuale Amerike? smiley

 Nuk ka per te fituar votat asnje parti qe nuk ka sinqeritet me votuesit dhe qe nuk ka ne plan te pare te miren per Shqiperine dhe shqiptaret. Ne momentin qe do perdorni fjalet integrim, BE, SHBA etj ta dini qe nuk keni per te fituar vota, sepse nuk ka arsye qe t'ju jap voten ju nje shqiptar i PD apo PS kur retoriken e keni te njejte me te njejtat klishe bajate. Ajo qe shqiptaret duan me shume se cdo gje eshte zgjidhja e halleve dhe sinqeritet. Mund te beheni force serioze ne Tirane Durres nqs beheni me Dash Shehin dhe beni dicka konkrete per pronat.

S'e di juve te tjeret, po une u mallengjeva nga emocioni qi shfaqi Ruzhdija per koment-shkembimet me Meksin. smiley

P.S. Kjo eshte tema e FRD, nuk eshte e drejte te merret peng per pune te tjera. Z Meksi mbase mund te shkruaje nje artikull te shkurter me vete tek Peshku dhe aty le te plase pyetje-pergjigje-diskutim-shamata peshkiste smiley

Nuk eshte tema, por mqns ra fjala me siper, doreheqja e kryeministrit Meksi  ne 1997 nuk ishte nje ceshtje parimore e nje politikani qe ishte ne rregull me ndergjegjen e tij mbas zgjedhjeve te 1996-s te cilat ishin fillimi i nje kalvari vjedhjesh ne zgjedhjet shqiptare dhe fillimi i halleve te medha te popullit shqiptar. Doreheqja ishte nje taktike e Berishes per te fituar kohe. Berisha thoshte hidhu - te tjeret pergjigjeshin -sa poshte? Me doreheqjen e Meksit, Berisha beri disa veprime skandaloze per te kerkuar fundin e protestave mqns u dorezua qeveria. PATHETIC! Sot na del ky ish kryeminister e i rreh gjoksit se u dorezua pa pasur asnje viktime. Po mir mo zoteri a denjon te na thuash kush ishte kryeminister kur njerezit filluan te vriteshin? Ju ishit, kryeminister ne detyre. Puna eshte se keto gjera nuk u vendosen kurre nga shqiptaret, u vendosen tek rruga e ambasadave, dhe keta qe u perzgjodhen te ishin ne krye te shqiptareve jo me kot u perzgjodhen, do benin sic tu thuhej pa geg pa mek. Askush nga ju nuk ka patur kurajon te dal e te flase, te thote qofte nje llaf ne te mire te shqiptareve, qe i shikonit se si u kthyen ne gazin e  botes, se si perpak u shperben si popull e lere me si shtet,(qe ishte shperbere tashme ne pritje te ndarjes te thelave) dhe te ishit sherbetor te te tjereve nuk e patet kurre me detyrim, por shikonit interesin tuaj. Vetem nje njeri ka pasur kurajon te thote dicka, dhe ai njeri ka qene Fatos Nano. Per kete beri burg. Sot qe populli shqiptar mbijetoi, (pa shtetin qe ishte pergjegjesia juaj) por si pasoje e punes dhe zotesise te vete, doni ju te korni vende ne histori.  97-a ka qene loje e madhe dhe kryeministri i atehershem i Shqiperise ka qene nje lojtar shume i vogel.... per kete nuk ka pergjegjesi aq te madhe vec pergjegjesise per te qene pjese e te keqes ndaj shqiptareve aq sa mund te ishte nje qaflesh mitingash qe kujtonte se do vinte ne Vlore te shtronte vlonjatet ne dru. Pergjegjesia e nje politikani, aq me teper nje politikani qe behej kryeminister mbas 96-s ishte pikerisht vete kjo, aktiviteti i ushtruar ne menyre ilegjitime ne krye te vendit apo ne cdo post qofte i fituar duke vjedhur dhe grabitur voten e shqiptareve. Per vjedhjen, grabitjen me lloj lloj pislleqesh do t'ju mbaj mend historia, jo per 97-n, per te cilen s'ju vinte njeri ne kandar.

Meksi i perket te shkuares, sado t'ia permendesh gabimet e pislliqet qe ka bere as ia vlen fare ne kete kohe. Se tani kemi babasqaipn e idrizit qe ka akoma freret e shqiperise ne duar dhe po e con drejt gremines ekonomike sipas zakonit..... me meksin, peshqit te shkruajne ca pyetje nese ia kane ngene e duan te merren, po qe do jene thjesht pyetje ne lemin historik e sa per vete, une s'kam ndermend ti bej asnje pyetje. Se nuk dua tia rris vlerat, si nje produkt te deshtuar te politikes shqiptare. keta soj njerezish me e mira eshte ti injorosh, se nuk kane ndonje kontribut prej burr shteti qe ta zesh ne goje. (92-96 presidenca ishte selia e shtetit jo kryeministria). per me teper qe ai me nje fare menyre e kerkon vete kete, ana e mire e kesaj se keqeje eshte qe ambicja politike dhe tentativat e tij jane perafersisht zero. 

i thone nje fjale mos e trazo m....n se vjen ere. 

 

Fakti qe mbreme pas mesnate z.Meksi pranoi te notonte ne basenin e peshqve jo si anonim por duke deklaruar identitetin e tij , ishte vertet nje moment grishes. Personalisht mu duk me interes edhe gadishmeria e tij per te bere nje interviste online.Eshte kryeministri i nje etape te rendesishme ne historine e postdiktatures, madje i pari kryeminister i ketij vendi sipas kalendarit blu.Sipas logjikes se viti 92 ishte viti 0 dhe historia fillon nga kjo pikenisje. E verteta eshte se z.Meksi ka folur dhe shkruar, duke deshmuar per historine ne vitet 91-97 si deshmitar dhe protagonist.Nuk i kam lexuar te gjitha cka shkruar dhe deklaruar. Por aq sa kam perceptuar dhe sikurse daklaroi mbreme, me rezultojne dy gjera: konsistenca e tij per tu identifikuar  me  gjithcka qe sipas tij eshte bere mire ne ato vite,madje nenvizoi se reformat kane qene te frymezuara dhe firmosura prej tij te gjitha dhe , nga ana tjeter, nje qendrim prej "Pontius Pilate" per rrokopujen qe moren ngjarjet, per lulezimin e piramidave financiare, per masakren zgjedhore ne 96, per rrenimin dhe falimentimin e shtetit ne 97 dhe futjen e vendit ne pragun e nje lufte civile me 3000 te vrare dhe kostot materiale e financiare  te pallogaritshme.

Natyrisht qe rezultantja e nje periudhe historike eshte produkt shumefaktorial. Faktore te tille si qeveria, parlamenti, opozita, SHIK-u, media,gjyqesori per te mos shkuar me tej. Z.Meksi ka qene ne qender te vendimarrjes, ne qender te Historise por nga dashmia qe bejne njerez te kesaj kategorie nganjehere te duhet te pyesesh: keta kane qene protagoniste dhe pjese e kesaj  historine apo Historia u ka kaluar anash pa e kuptuar? Keta kane qene aktore te vetedijshem dhe vullnet plote apo "vegla" te nje VULLNETI te veshur me autoritet suprem dhe i shitur si meshirim i frymes se historise?

Sa vlere kane alibite, justifikimet sot( une fola, debatova por AI,Vullneti Suprem...Hija e Tij...Te Tjeret pas tij ...) post faktum ose  "Pas Pilafit" , ne mungese te nje akti sovran, publik,atehere kur je atje lart dhe  duke denoncuar te keqen, duke u distancuar do  deshmoje  ndershmeri dhe integritet ne nje loje kur te gjitha fijet luheshin nga nje tjeter dore? Te reflektosh me pas dhe te deshmosh sot se me shume gjera nuk ke qene dakort, eshte nje gje e mire sigurisht. Por deshmia si justifikim eshte e tipit "fola dhe shpetova shpirtin tim". Na intereson e verteta.Jo "Pontus Pilate -Pas Pilafit"!  Kur do kemi nje deshmi te tille:

Unë Çatin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut …

 

Spiritus,

tema eshte per kete partine e re dhe cudi me duket futja e ketij Adamit me musteqe ne nje teme te tille. Tani pritet qe te vije ketu dhe Blerim Cela dhe spektri plotesohet. Imagjoni te jene te dy ketu e t`u besh kete pyetje :

Z.Meksi, Blerim Cela, si Kryetar i KLSH, ne fillim vitin 1996 beri nje kontroll te gjere ne Ministrine e Brendeshme lidhur me doganat e mjeteve motorike. Vetem per 6-mujorin e pare te atij viti rezultonin mbi 40 000 makina te targuara pa paguar dogane. Per cdo makine qe i delnin targat paguheshin 300 usd mesatarisht qe dmth 12 000 000 usd vetem per 6 muaj. Tani si besoni ju meqe keni qene premier ne ate kohe, kontrolli ka qene tendencioz nga Blerim Cela per te goditur   ministrin tuaj te asaj kohe, A.M. apo ka qene i rregullt ? A ju erdhi ky raport ne duar dhe cer masash moret? 

Ne vjeshte te po atij viti, para zgjedhjeve lokale, u bene dhjetra arrestime ne Berat. Do na thush ndonje gje per kete dhe a ka lidhje kjo me ate personin me iniciale me siper?

Ne fakt kjo eshte cerek pyetje se duhet thene me e detajaur, por e kam te sigurte qe ky robi nuk ka pergjigje as per kaq sa them une. Ne kete kuptim fjalia e pare qe me shkon nepermend kur e lexoj ne shtyp kete apo kur kerkon angazhim apo protagonizem eshte : shko mer pirdhu, kokerr legeni.

Cilado qeofte rezerva qe kam une per Topin, keta si puna e Meksit&Co, nuk duhet t`i qasen kesaj levizjes se re. Ne asnje menyre dhe ne asnje kohe. Kurre bile. Bile dhe voten mos ja u kerkojne fare, fare, fare. Do shkoj une te votoj per te megjithese kam nej shekull qe nuk votoj.

Per keto pale zgjedhje lete pranohen dhe ca emra te lindur ne vitet 60, ama per tjetren vetem ata te pasvitit 1977. smiley

P.S. Qe mos te te duket se cdo njeri qe di dicka ka qene i shikut, une nuk kam qene ne pune shteti qe prej vitit 1991 e deri sot. Mbase ku i dihet me vone. 

P.S.1 A kujtohesh dot kush ka qene vrasja e pare ne Shqiperi tek biznesi i ndertimit ? Po vrasja e vrasesit te atij ndertuesit te pare te vrare? smiley

P.S.2 A e mba mend ky qe qe ne kohen qe qeveriste ky cmimi i nje kinezi ne Tirane per qarkullim te brendshem ishte 2500 usd, pra nga Klubi i F.....s tek Amerika? smiley

Alekso, lerini te qete keta te rinjte te qullosin ndonje gje se po qe per sojin tat qeveriu rri dhe 30 vjet ne pushtet , bile 10 vitet e fundit rri dhe pa breke fare dhe nuk e gjen gje.

Ejvalla Spiritusit qe me dha rastin te them nje te 10000-n te asaj qe kam qejf te them per ty e nuk mundem ta them. smiley

 

@ I.S.

 

Bravo!

Bashkohem me ty. 

Vetem du t'shtoj qe ky, dhe keta, duhen permendur gjithnje kur shikon qe bejne tentativa per te rihyre ne teatrin tone publik kombetar! 

Kur ky thote qe "shkrova programin e Frymes", kjo gje duhet shkruar me germa te medha te kuqe mu perballe selise se ketij zihafeti qe quhet parti. 

Jo sepse ky mund te kete shkruar ndonje "program" gabim, por sepse kjo (e shkruar) dhe te tjera uvertura, jane shenja se kush do jete kjo partia e re e Bom Topit!

Koth,

Une bera nje rezume te atyre ngjarjeve qe duken ne skene dhe me impakte per te gjithe vendin dhe kesaj qe e quajme demokraci.Kurse ti ke sjelle ca fakte te parapaskenes ose pjesen e padukshme te ajsbergut qe ne fakt, ne mos implikon,  percakton ose ndikon dhe lojen e aktoreve ne skene.Prandaj solla ate pyetjen ne fund , nga nje tjeter kohe dhe nga nje tjeter personazh i asaj kohe si deshmitar. Por prapaskena me fijet dhe hijet e saj pergjithesisht mbetet e pa zbardhur dhe qarkullon ne formen e legjendave urbane, si nje histori e pashkruar dhe paralele. Prifti kercen nga belaja i thone por edhe thone qe prifti qe rrefen te verteten, debohet nga fshati.Ne mos e dhe me keq smiley 

Une e shikoj si joproduktive perfshirjen ne nismen e FRD-se , si aktore te zeshem, te figurave qe dikur kane qene ne skene si hierarke te rendesishem dhe me peshe vendimarrese. Duket si nje lloj "lustracioni demokratik" por duhet kjo "vaksine" ne trupin e foshnjes se sapo lindur smiley

PS: per PS nuk kam asnje aludim, jemi vend i vogel dhe gjithkush di cfare bene kush.

Per PS1 mos eshte fjala per djaloshin kacurrels me syza, tepke si Qemal Stafa, qe kishte studjuar ne Kamez? Nqs eshte ky, jam njohur nga afer permes nje mikut tim aso kohe dhe me ka ardhur shume keq.

Ndjese Spiritus, por PS-te ishin te gjitha per Adam mekatarin. smiley
Per PS-ne e pare gjeta pak rast per t`ju pergjigj paranojes se tij qe kur ishte Kryeminister e qe ne zyre kur fliste me ndonje te tijin te besuar, i bente me shenje duke e vene gishtin tek goja qe mos fliste se me demek pergjohej dhe zyra e tij. smiley

Kete e ka te treguar se vete nuk kam qene ne zyre te tij, lavdi zotit. smiley

Plus qe donte te kompleksonte nje peshk aty ne debat kur i tha dukesh qe ke qene i shikut a dicka e tille.
Per te tjerat hesht tani e mbrapa une me kushtin qe ta kemi ne peshk per probleme te zanatit jo te politikes. smiley
Sikur e kam ne dore une kete po bej . smiley

Mendova se mi kishe drejtu mu PS-te . Korigjoje pak ate "pas 1977" , duhet "pas 1978" smiley

Keta duhet te jene shume tethjeshte dhe kjo eshte me kryesorja .

para se gjithash Justifikimin e halellekut qe kane prure ta fillojne me

na falni ore .Popull.U permbys nje sistem dhe nuk dinim as Alfabetin e Shtetitit .Futi kesaj dhe mijra fije te padukshme nga rrfufiane tip rajersonesh q

Ueeeeeee, ish-kryeministri te peshku dhe une tani po e shof.

I nderuar, nje pyetje me pak pika kam po nuk e ke bezdi, si ka mundesi qe ne janar ose shkurt te '97 dole ne mos gaboj te Euro News dhe the (perfirazoj) "Lufte duan ata? Gati per lufte jemi dhe ne meqe duan"? A keni vene thirrje per lufte te armatosur te programi i partise se re ne raste specifike, si psh kur populli do te rrezoje qeverite qe vjedhin vota apo kur kerkojne paret e veta?  

PS. Ndermjet atyre te drejtave te studimit qe firmosje per jurdik me korrspondence, kam qene dhe une. Te falenderoj shume, e kam sinqerisht fare, megjithese nuk e perdora ate mundesi kur pashe qe nuk kishte mbetur zagar police e garde me tetevjecare pa filluar juridikun. Gjithsesi, vullneti eshte gje e madhe, nje pjese e tyre e mbaruan dhe sot jane gjyqtare, prokurore, notere, permbarues, avokate etj.

Komplet kopje e FER-it, me emer e me logo.

FER-i ka qene nje parti e deshtuar ne Kosove

Emri:  "Fryma e Re"

Logo:

Mire kjo por dhe zyrat i kane marre ne vend shume ters,kush firme i ka pasur ka falimentuar.

pse ma mylle shtesen ere smiley

tip Rajersonesh qe ishte ish dashamiresi i Serbise deri me ate kohe , sebashku me Vllazen te Kosoves ish Krahines se Serbise .

Kisha plot rreshta koti , po thelbi eshte , keta Meksianet sot te zhytyr ne Korrupsion deri ne Gryke , te pakten te merrnin Guximin dhe te deklarojne solemnisht :

E beme nje gabim me ato fillime dhe me te rendin Historik , duke Ju lene nje njeri nga me te pavleret  e K/karagjozin e te gjitha Koheve ne krye te Shqiperise . Me plot kuptimin e fjales ai e ka kthyer SOT ne ISH Shqiperi .Thjesht ky Moster Baabasqap Vucidol Berisha , ne krye te shtetit  Republike Urdheron ngritjen e Busteve te Mbreterve me parate e  shtetareve Republikane ... dhe me e aferta ..Perkujtimoret e Pavaresise si i Pari shtet ne BOTE qe i Feston neper Hale prane shtepise ku Banon dhe Jo ne vendin e Shpalljeve Histiorike ..

jemi ketu ne kete Force Politike per te bere te Pamundur Fitoren e kesaj Mostre dhe pas kesaj do LARGOHEMI Njehere e mire.

Dhe se cfare perfaqesojne keta le ta mbyllim me humor me theniet e te birit kur nuk i jepnin Para .Dilte ne penxhere dhe bertiste :

Poshte Qeveria Meksi smiley

Dhe se cfare perfaqesojne keta le ta mbyllim me humor me theniet e te birit kur nuk i jepnin Para .Dilte ne penxhere dhe bertiste :

Poshte Qeveria Meksi smiley

E ke te kopjume nga Besim Levonja. Dmth si Shiti i Qazimos se Mulletve ? Ose si vete Goshi i Besimit. smiley

smiley

..tamom tamom e kam nga nipi qe ishte ROJE Garde ke shpia smiley ...dhe nga ca shoqnues ...dhe nga e thonmja e vet .. se po e " turpnon ai cilimiu ne Lagje "  .. smiley

Desha me shtu qe Goshi se ka ate Guxim faqe meje te ma thote smiley edhe per arsyen se eshte i vetmi qe ka thone se babasqap Vucidol Berisha osht i vetmi qe PORDHON Politike " Ngatrroi germat apo si , dhe fort i qarte nuk jam smiley

I sham kush e solli Meksin me na ofendu kolektivce ketu! 

prit kur ta vizitoj peshkun dhe nano sonte naten.

me duket se rruga per president kalon nga peshku..

 

 

Z. Meksi...... te kerkoj ndjese qe nuk te jam pergjigjur por sikunder dhe mundet ta keshe ndjekur , nuk kam qene pjesmarres ne blog, keto dite.Po citoj sa ke thene: 

"...zoti grava,sa per frike, thuaje emrin tend, duke qene se fliske me Takun per mua, duhet te njihemi. dhe jo me frike, por me pasion. dhe prape me programin qe une shkruajta po punojne. Dhe eshte me i sakti. Sa per anen estetike, mendon se prek kend kur merresh me mustaqet e mia? Merru me Salen se ai ju vjen vendit. Sidomos Takut..."

Dhe tani ju lutem me ndiq!Reagimi Yt nuk eshte ne stilin tend, per kete rast me mua.

  Ju njof dhe me njifni shume mire.Qe jeni juve, vete Alekasandri, mua do te me mjaftonte vetem rreshti i pare i fjalise se shprehur, si reagim me pjesmarrje ne kete blog, per te dale deshjmimtar tek gjithe sa dyshuan, se ishit pikerisht Ju.

Nuk folem me Takun per Juve por per Frymen e Re.Dhe mora vesh se juve ishit duke punuar apo dhe dyke  bere programine kesaj force, nden nje "perde sekrete".

  Shume paten  dhe kane vrejtje rreth ketij fakti, per te cilin nuk jeni hiç i detyruar ta pohoni e as ta mohoni.Pse mund te kene vrejtje shume? Per ca shume arresye, ndaj te cilave une personalisht kam qen dhe gjene jam ne mos kritik jo aprovues.Por duke qene  jo pake vite kryeminister  i nje qeverrie e cila  beri jo pake, por edhe  ishte ajo qe qeverriste kur ky vend u vu nden regjim nderkombetar, nuk ka sesi te kundershtoshe shume nga ato qe dhe jane thene. Bindjet e mia dhe konsideraten time per Ju e kam thene kur ka qene rasti dhe  me mire fare i di.... Urimi.

Ta dine dhe keta peshkistet.Nuk ka  gjer sot nje qeverrises i rangut ku ishit juve, te mbaje mend  permendesh ligjet, si Aleksander Meksi.Nuk ka dhe nje tjeter bir...qe te nuhase hilen si Meksi.Nuk ka dhe nje tjeter qe ta "ruaje" vehten sa ..Meksi.Sikur ta kishe ruajtur shtetin, si vehten, sot do te te benim lapidarin me te madhe se maja e... Trebeshines.Kerkove gjendjen e jashtezakonshme,  por  ne fakt  ajo do te thoshte lufte...(tani miqesisht dhe jo per fyerje,smileyara nje banditi "fufla" nuk te ben trim....)kam thene mendimin tim  lidhur me pjemarrjen T`uaj, ne kete frymen e Re

  Por...  ta them  dhe duke pire nje kafe tek e jotja se perdite shifemi.Jam me kete Fryme .. te re.Biles Sandri e ka Nr.tim te telefonit dhe  sa i kam thene. Por Ju  nuk mund te jeni e reja e asaj fryme..ne se nuk deshironi ta demtoni.Rri "pas frymes" dhe jo "pompe", per ta "nxitur" ate! Se jap nje mendim nuk besoj se cenoj  per reagime.Ne se kam thene "fufla" jo per fyrje sigurisht, nuk besoj se ju kam dogendisur pasi qe  kam shprehu ne gjuhe tjeter ate qe e dini, prej shqipes  se krijuar edhe prej atij goxha  kontributit te trungut  tend familjar ..qe fufla vete eshte   "mustaqja".. 

Shendet,  Aleksander!

Cuna...Ou ,paska qene Meksi ketu e une nuk paskam dite....lene lene ....kur asht me fol seriozisht gjithmone te tjeret hane thelat...Jam gati me vu nr e cell ne mexhlis kur te vijne leka i pare ne bassen.Pra Grava na qenka i brendshem e kalon ore te tera rregullisht te ppu,pra rendesia e ppu nuk eshte kaq e paperfillshme.Me nje analize edhe jo shume te holle grave e filloon keq me Meksin ,kerkon falje kur nuk ke asnje aresye per ta bere,je i zbythhur e servil....

Po keta kot sa per te bere numra jane. Pa le te vije vete Sala ketu, ngrihen ne kembe e rreshtohen te gjithe si ushtaret e Duces. Edhe thone se ku i gjen Sala votat per te fitu zgjedhjet. Ja ku e ke proven

Zana, mi xhan qe te jesh si e thoni Ju ate llafin " i zby..." ma pare duhet me qene i "by..."  Ku ma pe ate llafin "falje" mi?

zana po si mendon ti ,sibehen keta tipa te pasur,me poste te rendesishme,me biznese jasht e brenda vendit?vetem duke u servilosur çdo njeriu qe ka pushtet,keta te fundit duan vetem servila keshtu qeverrisin kollaj fare,,,,,

Z.Meksi te kerkoj ndjese qe nuk jam .....pra e fillon ne nje pozicion minus....eshte vjelles servilizmi yt...nuk qeverises si Meksi.....e blabla bal.Pak ma dinjitet mor burre...

Zana , sa te  paskane ardhur...

I them qe nuk te  jam pergjigjur, merr vesh nga shqqipja zotyrote?

Ouuu, paska kerkuar gjendjen e jashtezakonshme dhe kete e perdor per shfajesim kryeministri. Mire atehere mor zoteri se aq dinit aq benit, po dhe pas 15 vjetesh mendon se problemet zgjidhen me gjendje te jashtezakonshme? Turp i madh per te gjithe ju qe jeni marre me politike qe s'keni nxjerre asnje mesim pas me shume se 20 vjetesh duke bredhur cep me cep e duke takuar qofte dhe shkurt dhjetera e qindra personalitete.

Ah, po, vjedhja masive e 26 majit 1996, me pjesemarrjen shume aktive te te gjitha hallkave te shtetit, duke filluar nga ministria e brendshme dhe shik-u e duke mbaruar te zyrtaret e prefekturave. The gje atehere? A ke ndonje gje per te thene tani?

Po dhe ti mor burre,njehere ne jete do behet njeriu i ndershem,Meksit i qelloi 2012 e prapa.

Ke ndonje akuze konkrete? Te tipit per ne prokurori? Shko beje dhe leri llafet!

Meqe sapo hyra dhe i lexova te gjitha keto te mesipermet..... ne radhe te pare e uroj z. Meksi per kurajon e treguar qe mori guximin e nje deleje te futej ne tufen e ujqerve.... dhe kjo nuk eshte pak. Te sulmohesh dhe bile edhe te fyhesh nga ca anonimer ketu, perfshi edhe mua, eshte vertete nje kurajo e madhe, nje shpirt qytetarie qe pakkush e ka ketu ne Albanistan... Uroj qe kjo pjesemarrje te zgjase dhe z. Meksi, te mos bjere pre e provokimeve dhe e ndonje fyyerje, ndoshta edhe e qellimte qe mund ti behet per shhume e shume arsye.

Sa per diskutimet e mesiperme per  reformat e guximshme qe valllaha paskerka bere vete Meksi me frymen dhe firmen e vet, besoj se edhhe Gezim kullufi po te ishte ne ate kohe nne krye te qeverrise do ti bente me patjeter pasi ne radhe te pare ishin reforma standarte, ne radhe te dyyte iishin medetyrim e percaktim qe te beheshin pasi nuk te qasnin te medhenjte ne vathen e tyre, dhe se fundmmii, me kete ppopull te uritur siç e gjeti Meksi, me kete popull te zbutur siç e gjeti Meksi, valllaji edhe m..tit i vinte era trendeline...... nuk di a e mban mend ate thenien e Rulit, kur u ngrit 10 here çmimi i bukes dhe vendi kaloi ne gatishmmeri luftarake nr. 1 nga frika e ndonje revolte te mundeshme popullore...... dhe nuk e rrujti njeri, ashtu siç vazhdojme e te mos e rrujme edhe sot e kesaj dite qe na ka shku thika ne palce dhe nuk bejme ze..... 

 

Kam nje dy pyetjje per Meksin, meqene se mu dha rastii.... 1. Meqene se paska qene kaq i paster dhe parimor......pse nuk dha doreheqjen pas 26 Majit....? 2. Meqene se paska qene kaq parimor dhe kaq i moralshem... pse nuk dha doreheqjen kkur ja kerkuan protestuesiit e Lushnjes apo Vlores kur sapo kishin filluar, por u dogj Shqiperia per Mustaqet e tua...? Kur epaske kritikuar kaq shume dhe kaq here Presidentin e asaj kohe, si ka mundesi qe ai nuk te pyeste fare tyy, dhe ti me rrije dhe me tundeshe ne ate post, pa pike turpi.....?

Mbase kam qene shume i ashper ne keto pyetje, dhe ndoshta pa takt, por ama nuk me vjen mire qe tani pas 15 vjetesh del dhe na thua qe fajin e paskesh patur Saliu dhe ti paske qene i lare, kur del edhe sot pas 25 vjeteshh pluralizem dhe thua qe PS-ja qenka pasuese e e PP kur ideologjikisht dhe politikisht nuk kane asgje te perbashket, apo ti meqene se po bekerke edhe programin e statutit te FRD, me rregull treshi na del qe po bekerke nje PD biiss pasi po ti paskerke bere edhe statutin dhe programmin e PD.....

Edhe mund te mos me pergjigjesh ........ po meqene se hyre......

Mua sme duket ide e mire ardhja e Meksit haptas ne ket blog !

Le te beje FRD nje forum online dhe le tju pervishet pyetjeve te publikut.

Mbase do jete me e denje, por dhe me e justifikuar.

Per mua admini ta nxjerri nga klasa smiley

Ose pastaj le te bejme nje rubrike :

Ne pyesim (shajme, mallkojme, tallim) , politikanet pergjigjen.

Lets keep it simple please !

Me serioz se sot skam qene kurre,kush po tallet?

po pse te dogji mer smiley

Ca di une sa serioz je ti sot.

Ishte nje nga opsionet, ca pyesin seriozisht, ca shajne, ca thashethemojne, ca tallin, ca e ironizojne.

ky eshte efekti normal i prezenses se papritur te nje personazhi ne peshk smiley

Jo me sme dogji fare,fundi fundit ti ke te drejten tende te kujdesesh per nje anetarin e Partise tende.

ou ?

s'qeke hic i lezetshem kur qeke serioz zoterote.

taksirat mos komento mo poshte meje me ket qe ke thone sonte smiley

naten e mire

 

po pse, cte keqe ka.. eshte blog i hapur... edhe per (ish) politikane..

nderkaq ,  e vleresoj z.Meksi per kurajon dhe sinqeritetin dhe del hapur ne blog .

hic mer,

mua s'eshte duke me pelqyer ky disktuim.

qejfe qejfe kjo dynja smiley

thjesht shpreha mendimin tim.

 

Ruzhdije, une nuk po tallem me askend. Thjesht observoj qe ka shume paqartesira ne lidhje me plot tema te vjetra e te reja. Nuk duhet te flas sepse ju bezdis? Thojeni shqip, te pakten te jem i shfajesuar. Sepse disa te tjere nderkohe pyesin pse s'kam folur. Kur nderkohe kam folur pa fund gjate gjithe ketyre 15 vjeteve qe pas 1997. Une s'jam fshehur ndonjehere. Por ndoshta ju prisni te me shihni tek studiot ne TV. Epo kush tha qe atyre i pelqen e verteta? Ose nje variant i se vertetes, sepse nuk pretendoj se e verteta eshte prone e imja.

Pershendetje!

po jo mer daje se nuk thashe se po tallesh ti, po lexo mire.

sport i veshtire blogimi po he , te gjithe ngatrrohen smiley

Vallai mua me bezdis shfaqja jote ketu dhe tek FRD , se fsheh.

Nese ti je burre i vjeter ne politike dhe ne jete, eksperiencen tende le ta shfrytezojne ata qe ja dine vleren. Ta shfrytezojne per mire ishalla. Tjua shkruash ti programin madje, por emri yt skishte pse qarkullonte hic. Per hir te shume gjerave. Memoria e miletit nuk eshte fshire me gome lapsi. Ka shume menyra per te dhene mend dhe kontribuar.

Ama, qe ne tani te merremi me ty, vallai sme duket me bereqet. Hic fare.

Mendimi im or daje, ja kaq !

Perndryshe sdi me teper, le te flasin kta qe e kane ndjek aktivitetin e qeverise tende. Une vallai kam qene e vogel dhe snuk !

smiley

Naten e mire

Eshte nje mendim kurioz i yti, dhe qarkullon shpesh neper blogje online. Ne qofte se Meksi thote dicka, i duhet t'i kerkojme me vrap te mos flase ne emer te 97-es. Me bej nje akuze te pakten, qe te mund te mbrohem. Kjo quhet mbyllje goje dhe nuk e lejoj. Keshtu bente sigurimi, e kam luftuar ne kohen e Dulles me shume me pak kushte, sot s'e ke iden se sa i qete jam per ta luftuar kete metode.

Nuk kam verejtur kurre te thoni: "Edi Rama mbylle gojen se kemi disa dyshime per ty ne lidhje me disa leje qe ke dhene ne Tirane gjate bashkise tende. Per shembull kemi degjuar qe merrje nje kat per pallat, atehere mbylle gojen". Perkundrazi e adhuroni!  Nanon e doni edhe per president. Kurse une s'duhet as te mbrohem kur dikush me permend ne internet? Dhe pastaj thua qe jam une ne faj? Ji pak fare serioz dhe i ndershem. Lejoji kundershtarit tend te pakten te mbrohet. Te ben nder!

qyqja

mos e ekzagjero tani

te mbrohesh ?

nga peshku ?

he me qafsh, se do shkojme do kerkojme nai lek , kaq te rendesishem sa qenkemi bere.

ouuuuuuu pash zotin, se ne punojme diten o plako, naihere dhe naten, si une tani, nuk vijme ne Peshk me bo gjygj. Madje as Idrisi kur ska leke me ble viagra smiley

Vijme per i dore muhabet, me shkemby nai debat, nai gallate, me ngju nai llaf te mencem dhe me qesh me nai gomarllik, me marre nai sinteze te ngjarjeve se skemi kohe me i lexu gjithe gazetat dhe skemi nerva me i pa gjithe TV-te.

mos na e kompliko jeten te lutna shume.

ne jemi popll i thjeshte

ja kshu !

une ka vite qe nuk votoj fare i here

Edhe une ka vite qe nuk votoj. Dhe nuk eshte se u ankova nga ju. Ju kerkova thjesht te jeni gentlemen dhe te mundesojme nje debat normal.

ok ok

ndakort

po une jam gru, sjam xhentellmen t'lutna shume

megjithese ktu shumica jane mo keq se grate, ske faj plako smiley

vijo debatin , se nuk ishe tuj e bo me mu,

falje per nderhyrjen smiley

 

mire moj mire, mendimin tone shprehim te gjithe ketu.smiley  por mendova se z. Meksi i ka marre parasysh ca gjera kur iu fut kesaj sipermarrjeje.. 

nejse, muhabet kot, se po flasim ne emer te dikujt tjeter.smiley

tamam smiley

 

nga ky une mbaj mend vetem nje interviste televizioni (ato daljet ne tribune te studenti nuk po i quj, se ishin te tjere qe "bubullojshin"); sapo ishte kthy nga nje vizite ne nje vend lindor (tip kroacie mos gaboj) dhe une kisha ardh ne shqiperi nga austria per vizite. e mire, e pyesin ket, i thote cupka e TV-se qe cer bisedut anej. edhe meksi tha qe folem se si do t'i shkulim bunkeret (ata te enverit) qe t'ia heqim shqiperise ata gure te varur - e maj mend fiks shprehjen, si kishte i cik si bicim poezie kshu. ej ne picke te mizes, thashe me vete (ka qen besoj viti 94 a 95- ndoshta dimri midis ktyre viteve) - a thu kjo qeka "the bottleneck" i venit ton, qe nuk po na le me bo para... I futa nji "vk" si per 95.4% te gomarlliqeve albaneze dhe iu drejtova per te 20-ten here taves me plonca qe ime me ndjes past kishte gatu per mu: t'i ha, mos t'i ha. meqe isha evropianizu icik dhe kisha dicka kunder yndyrnave te ngopme.

Meks, nqse mendon se ke gjo me i dhon atij vendi (teknikisht gjithnji) jepe ne hije, bohu naj kshilltar a ku di une.

Ja ta them edhe kete: shqipris nuk duhet t'i hiqen nga trupi ata gur-bunkere te varur, por nje aradhe surreterish politike te mykur, duke fillu nga sala, te nano, te ruci, tek ju personalisht, te sterplaku ilir meta e te gjithe gjynahqaret e tjere, te cilet ashtu si nje mall i dale boje dhe kohe ne perendim, jane (jeni) konsumuar moralisht, edhe pse vlere perdorimi - lexo fuqi me fol e me i ra tastjeres - mbase keni ala.

Ti ke zgjedhur te mbash mend pjesen qe te pelqeu. Une nuk kam qene kurre person i televizorit. Por sa per daljet ne tribunen e qytetit studenti, sa per kenaqesine tende po te them qe edhe fjalimin e lezuar perpara studenteve pak caste pas themelimit te PD-se, e kisha shkruar une. Tjeter kush e lexoi. Dhe firmen e pare ne listen emerore te themeluesve te PD-se e vura une. Nuk eshte gare. Eshte thjesht e verteta. Ju pelqen te transformoni cdo gje. Keni krijuar mitin e Saliut gjitheckaberes me shprese se i veni atij tere fajin. Ne fakt i dhate fuqine.

Sa per moralin tim, nuk ndjehem aspak i konsumuar dhe fuqi kam plot. E thashe edhe me lart, nuk shoh arsye per fyerje primitive qe nuk prekin askend. Kaq eshte maksimumi qe jeni te afte te beni?

Kaq eshte maksimumi qe jeni te afte te beni?

Jo. Dhe e kam provuar.

Quhem Shkelqim Cela. Kam provuar te shkollohem ne Perendim deri ne gjene me te larte qe te jep arsimimi ketej - Doctor of Philosophy (PhD) - dhe e kam bere, ne shkenca sasiore (quantitative), dhe jo neper prashitje shkencash politike. Kam provuar te punoj ne korporata amerikane qe jane ne top10 ne US apo top 25 ne bote (si kjo ku jam aktualisht), jo thjesht si nje entry level por ne pozicion drejtues, dhe kam mundur.

Maksimumin tuaj nderkaq, nje Shqiperi me breke neper kembe dhe me njemije mistere e mjegulla te pashqueshme, si te ish nje Lindje e Larget e frikshme, nuk e ftillojme dot. Kjo eshte me e mira juaj. Garbage in, garbage out, do thosh George Carlin.

Ti mbase je gabuar nga e shkruara ime me dialekt tirane (dialekti i zemres ky) dhe ke thene e c'na merziten keta pjatalearesit dhe superintendentet e perendimit. Gaboheni rende, zoti Meksi, ju themi ne; sa shqiptare te formuar per se mbari aty ku duhet ka ne bote, aq te mira qofshin! Por si gjithnje drejtimi i atij dy gisht vendi atje uzurpohet nga trukokallet lasgushiane.

PS. Sqaroj: nuk kam asgje personale me ju. Nuk kam jetuar asnje dite si shtetas me nje qeveri tuajen, te Sales apo te Tos Nanos. I falemnderit Zotit per kete. Robi duhet te jete mirenjohes per ca gjera.

Nuk te ftova ne gare CV-ish. Me keqkuptove. Maksimumit tend iu referova ne sensin e debatit qe po benim, sepse po dilje pak nga nje linje normale. Dhe ne cdo rast, une s'kam mbaruar per shkenca politike. Ndoshta jane te tjere ne kete blog qe po ofendon me nenkuptimin tend. Une po te ishte per gare arritjesh personale s'do te duhej fare te merresha me ju, apo jo? Te pakten 99.9 % e shqiptarve ate do te kishin bere. Edhe njehere po te ftoj te jesh i qete dhe te besh nje debat te qete. Hapesira online na e mundeson, le ta perdorim.

Sa per qeverine time, nuk merzitem se s'te ka pelqyer. Ka te tjere sa te duash qe akoma shprehin mirenjohje per ato vite. Mendje mendje kjo dynja!

Ironi me idealin tone!

Me endrren, shpresen, fantazmagorine identitare dhe rrekjen metafizike per pak "une" te konsoliduar nga pikpamjet ontologjike!

Ja pra ku kemi mbrrit. S'ka me as idealizem, as virtut ne malet tona.

E ke shume gabim. Nuk kishte nje pike ironi. eshte hendeku qe na eshte krijuar ne vite, qe te ben te mendosh se une po tallesha. Pyet ata qe me njohin a jam person qe tallem me njerezit. Thjesht ndjehem i lire te shpreh mendimin tim. Dhe mendoj se ne fund te fundit ju nuk keni nevoje per dike qe te ju thote perralla. Per kete mjafton te hapesh Klanin...

''Gaboheni rende, zoti Meksi....,

 

gaboheni rende zoterinj fashist, u themi ne..smiley

 

z.meksi e pranon qe si kryeminister ke qene nje instrument i vijes se partise dhe udheheqsit te lavdishem `demokrat` une pergjigjen e di ti skishe cbeje sepse ashtu e ndertuat shtetin, e vute perpara politikisht, e sunduat ekonomikisht,(per interesa personale) dhe me ne fund e shkatruat per 24 ore. kete e bete nga padija, nga zori, apo tutela kjo mbetet per tu pare. 

e ke prape gabim. Une komunikoja me partine pikerisht se isha ndryshe nga liderat qe ti ke pare deri me sot. Mos valle duhet te beje si keta te sotmit? A po i nakoheni Sales dhe Edit qe nuk pyesin per partine? Tani, ndajeni mendjen cilin variant pelqeni.

Dhe nuk eshte se e beja vetem me deshire. Ishte sistemi i atehershem parlamentar qe kushtezonte qeverine ne shume ceshtje politike. Dhe ishte dikush me kohen bosh qe kishte deshire te madhe te merrej me partine...

Nuk kam qene instrument. Kam vepruar me vetedije ne reformat e nderrmara. Kam sa te duash brenga, per vendime qe mund te merreshim me mire. Kush nuk ka?

Nuk u shkaterrua ne 24 ore. U shkaterrua pas doreheqjes sime. E di qe kjo pjese nuk ju pelqen, por s'kam c'te bej. Dhe nuk eshte ironi. Eshte thjesht fakt.

   une di vetem kaq qe institucioni i kryeministrit ishte ne dore te Berishes, ne kete kuptim e kisha fjalen,"instrument" juve nuk mund te benit asnje reforme pa firmen dhe udhezimin e tij, nejse ketu nuk jemi nje gjyq por ne nje form dhe eshte shume e veshtire te sqarohet historia e 97`

Nuk u shkaterrua ne 24 ore. U shkaterrua pas doreheqjes sime, 

Po jo me nuk eshte kaq e thjesht, sigurish qe kishte kohe qe po pregatitej, shprehja 24 ore ka kuptimin qe "keshtjella" qe ndertuat ju me shoke ra shume shpejt. ne humnere, sepse ishte nje aventure, mund te shmangej? Une them se po...por etja per pasurim te shpejt nuk ju linte te mendonit shume per popullin.Piramidat u ndertuan pikerisht ne kohen qe ishit ju ne qeveri, dhe ato nuk u ndertuan per 24 ore! smiley

dhe prape te konfirmoj qe e ke gabim. institucioni i kryeminsitrit ishte ligjerisht ne dore te Presidentit, por asnjehere Berisha nuk guxoi te provoje te hiqte kryeministrin smiley.

Dhe nuk kishte etje per pasurim te shpejte se paku nga ana ime. Gjate qendrimit tim ne qeveri une jam perpjekur vetem per punen time. E di qe nuk e besoni (nje pjese) por une nuk kam komplekse dhe nuk e kam problem te them te verteten time.

Piramidat ishin nje fenomen qe ndodhi ne tere lindjen pas renies se komunizmit. Pyetja eshte si mund te evitoheshin-korrigjoheshin demet? Une kam thene kaq e kaq here se cfare doja te beja, dhe cfare bera. Ke ne peshkunpauje.com nje artikull te nje muaji me pare, me disa shkresa te miat, drejtuar Berishes & Co. Datuar gusht 1996. Lexoji njehere dhe flasim prape smiley.

 

Piramidat ishin nje fenomen qe ndodhi ne tere lindjen pas renies se komunizmit

Po kjo nuk justifikohet kaq kollaj, pse ndodhi ne lindje duhet te ndodhte edhe ne Shqiperi, se i bie qe edhe komunizmi ishte nje fenomen qe ndodhi ne lindje dhe u instalua edhe ne Shqiperi! Shenjat e rrezikut per piramidat ishin dhene me kohe nga Perendimi, nga ekspertet e fushes, por nuk u degjuan rane  ne vesh te shurdhet, mbahet mend deklarata " Parate e Shqiptareve jane te pastra si kristali" por ja qe nuk ishin...smiley kokefortesia( nuk e kam fjalen per juve) ne mbajtjen e pushtetit me zor edhe mbas gabimeve, edhe mbas fajeve eshte nje mekat i madh, ne lindje nuk ka as edhe nje lider per shenje qe te kete mbijetuar ne politik prej vitit 97 dhe me here!!! Keshtu qe fenomeni ska perse te meret per ngjashmeri!!  ne shqiperi ne 1997 jane vrare njerez me atantate si ne guerilje, dhe per kriminet nuk jane kryer asnje veprim ju kujtohen shprehjet per vrasesit  "iku ne drejtim te paditur"....ka shume fenomene viti 97` qe me gjithse kane kaluar nje kohe e gjate prapre mbetet i paharuar, nuk eshte bere asnje gjyq asnje hetim institucional per fajtoret dhe jo fajtoret  , nuk e kam fjalen per kriminelet ordiner, por per politikanet qe i shkaktuan ate ngjarje! Prandaj edhe situata ne shqiperi eshte ajo qe dihet,

cfare lidhje ka pastertia e parave me fenomenin e fajdeve? jo detyrimisht perkojne. dhe s'eshte fjalia ime smiley. Kush te ka thene qe nuk u degjuan te huajt? te ftova te lexosh nje post ketu tek peshku ku ke disa shkres. Ke dhe nje artikull tek Respublica.al ku ke te tjera shkresa, jo me shume se 4 jave perpara. Shko lexoji njehre. Ma be edhe ti qejfin ne nje pike smiley.

  nuk e thashe qe ishte fjala juaj jo,nuk mbahesh mend ti per ate smiley e kishte marre persiper ai te siguronte popullin, se vija e partise ishte e sigurte, se kapitalizmi ishte ne rruge te drejte smiley pavarsisht se kush u demtua dhe kush doli me fitim,dhe se populli parate ne `bankat` fantazem ishin te sigurta...eh cu zgjatem, qellimi nuk eshte te " veme ty perpara me shpatualla per muri" smiley  meksi nuk kemi kohe te lexojme shume, kur te dalim ne pension po dolem edhe do te lexojme smiley.. edhe une kot po fjalos, une nje peshk pa uje jam.  e megjitheate toka rrotullohet, naten e mire pac  ! 

te lutem, lexo materialin qe te keshillova. ketu jemi prape. do te flasim. Naten.

Meks, nqse mendon se ke gjo me i dhon atij vendi (teknikisht gjithnji) jepe ne hije, bohu naj kshilltar a ku di une.

se paskem pa,

do rroke ma shume se une smiley

Cheers !

Naten

Paska filluar rubrika 'gju me gju me popullin'. Po mire, po ndonje pyetje per kete partine e re, a u be, ndonje ide a u hodh apo akoma jemi te viti 1997? Jo per gje, po nese fillojme me germime - qe nuk jam kondra nqs behen ne vendin dhe menyren e duhur, perkundrazi - kemi ca muhabete te 1945-1990 per te diskutuar plus patjeter nga 1990 e ketej, me gjithe politikanet ne Shqiperi dhe jo vetem.

Une do pyesja me shume se ku konsiston alternativa e re qe propozohet nepermjet kesaj partie? Cili eshte vizioni i saj per Shqiperine ne zhvillimin ekonomik, politikat e brendshme, rolin e shtetit, aleancat e Shqiperise me boten, e deri te lufta ndaj korrupsionit, problemit te pronave, shpenzimeve publike e me the te thashe. Po atyre perrallave me Evrope si do t'ju veje halli?

Ah jo s'kemi arritur ende aty. Ende s'kemi ezauruar keto "pritjet me kembet e para" (sic thote populli yne i mencur) duke ju drejtuar nje ish-kryeministri qe, mire a keq, drejtoi nje vend per 5 vjet, sikur te ishte cun lagjeje. Do behet Shqiperia, kam besim per kete. smiley

Mua me terheq gjithmone menyra si i drejtohemi te tjereve sikur jemi rritur ne nje lagje me ta - qofte edhe sikur Nene Tereza vete te vinte e te fliste ketu.

Po!

Kulture muti kur vjen puna tek debati. Njerez qe qesin mut nga goja ne emer te emancipimit.

Nuk ka fare nevoje qe njerzit te rezervohen ndaj kritikave ndaj nje personi publik, as diskutimi s'eshte me detyrim, po jane po keta tipa qe e ulin diskutimin ne nivel gjirizesh dhe pastaj ankohen per nivelin e debatit.

Megjithese shumices se peshqve i duhet falur, jane menderisht ne moshen e kalamanit te kopshtit qe kur i vjen nje kalama i ri ne mes tyre e shprehin reagimin duke e terhequr nga xhupi, se s'dine si ndryshe ta kanalizojne emocionin.

o meks, cfare ofron ndryshe partia qe ju mbeshtetni aktualisht, pa leri budalleqet e peshqve se vdesin te grricen pak.

Me sa po shikoj ka te njejten sjellje populiste, ide aspak ndryshe nga ato qe jane ofruar aktualisht per perballimin e krizes. Po, ka fytyra me fotozhenike, eshte me e moderuar etj etj

A ka dicka me substanciale kjo parti e re? me gjithe gjasat jo, po nejse pergjigju njehere per inat te ketyre demokratikasve te pandreqshem te peshkut...

Haj shendet, pernjehere se nuk kena me takat si njehere e nje kohe me e gdhire te peshku

po partia e frymes pra, a i kishe bere programin... 

Nese nuk e mbeshtet, anallim loje atehere, e kthej mbrapsh pyetjen

shkruajta programin, as nuk thashe qe e mbeshtes as qe nuk e mbeshtes. le te themi qe per momentin ka ndjekur nje rruge te ngjashme me nje parti qe quhej njehere e njekohe PD...

Fiqo,  po pyete njehere, kush do ta fitoj CL-ne?smiley

smiley

pyte per gishtin e Nores mer se spo na ze gjumi nga meraku smiley

O z. ish-kryeminstèr ..me gjithè respektin apo jo pèr punèn tuaj,po nuk u bèm ju pyetje.. e presim pèrgjigje pèr 97..kujt ti drejtohemi?do tè na ndriçoni(tè paktèn mua personalisht) nèse  do tè na tregonit versionin apo tè vèrtetèn tuaj ...me qè siç thatè edhe ju,nuk jeni njeri qè dilni shpesh nè media,apo medias nuk i intereson e vèrteta juaj..A ndieni ju pèrgjegjèsi? ...se jo pèr gjè..por mè duket si ajo historia e KOP-it tè Saliut kjo FRD-ja...demek nuk jemi mè ata qè kemi qenè,ne jemi ndryshe..pronarèt.. tè pèrndjekurit,luftè korrupsionit ..zgjedhje tè ndershme..ehhhh po ja pijmè lèngun sot nè fakt..!!

Do te ishte gabim i madh te mendonit qe nuk ndjej pergjegjesi. Por jo pergjegjesi per zgjedhje te miat me dashje kundra popullit tim. Jo, kete nuk e pranoj. Perderisa dhashe doreheqjen vetvetiu do te thote qe zgjidhjet e mia, vendimet e mia, dolen te gabuara ne fund. Kjo s'do te thote qe zgjodhe me vetedije te beja keq apo gabim. Ka nje diference te madhe midis dy versioneve, dhe pikerisht sepse verej qe shume njerez nuk e kuptojne, jam perpjekur ne vite te flas. Jo per mua, une jam ne gare me asnje, as nuk po luftoj per ndonje post per mua apo per familjen time. Thjesht per nje detyrim qe ndjej per shqiptaret qe me kane mbeshtetur (dhe nuk jane pak as sot) qe te sqaroj te verteten. Edhe me shprese qe disa ngjarje te renda te mos perseriten me. Fatkeqesisht, duhet te shtoj, qe sic e thoni ju nga USA smiley, my gutt, me thote qe ka gjasa qe situata te shkoje akoma me keq...

Ne nga USA kètej i themi O MIO DIO...smiley!!flm pèr pèrgjigjen...vetèm diçka nuk kuptova unè,se edhe gjaku ujè nuk bèhet..se kemi humbur njerèz nè 97-èn,tè dashurit tanè,pèr njè fjalè goje apo plumb qorr,se parave ju kam hequr vizè..megjithse vetèm varrit do kam pèr ti treguar sakrificat e mundin pèr ti nxjerrè ato tè shkreta atè kohè,i larguar akoma me buzèt me qumèsht pèr tè mbajtur gjallè prindèrit e lènè rrugès falè reformave tè terapisè 0 qè kaq shumè mendoni se ju nderon,po nejse...A ka njeri qè ka faj z. ish-kryeministèr pèr atè tragjedinè e 97-s?? se dikush thotè e ka ai dikush tjetèr jo e kanè ata..dikush thotè komplot vendas dikush i komplot i huaj..dikush gabon pa dashje..na mbetèn alienèt dhe mbyllet tabloja e komploteve e shfajsimeve!Unè pres pèrgjigje nga ju..pikèrisht nè emèr tè shqiptarve qè ju kanè mbèshtetur por edhe tè atyre qè nuk ju kanè mbèshtetur..bèjeni nè formèn e 1 libri a ku di unè..por bèjeni duke pèrmendur emra e mbiemra..nuk besoj aspak se dhènia e dorheqjes ju ka penguar tè dinè tè vèrtetat e atyre qè erdhèn mè pas..vetèm kèshtu ndoshta do tè fitoni disi respekt apo edhe kredibilitet nè ato qè flisni, edhe nga dikush qè nuk ju ka mbèshtetur kurrè.

librin e pare e botova qe me 1997. dhe ishte nje permbledhje e intervistave dhe fjalimeve qe kisha dhene qe nga 1990 deri atehere. njeriu vleresohet mbi cfare ka thene dhe bere perpara, jo cfare thote sot. Ti e dije kete?

Faj ka pasur, dhe ne shume forma te ndryshme. Por kam pershtypjen qe njerezit nuk jane gati te degjojne dhe te kerkojne te verteten.

E verteta per fajdet (ne sensin e qeverise) nuk ka shans te vije nga qeveria e sotme. Duhet te vinte dhe mund te vinte vetem, nga nje parti socialiste qe nuk eshte implikuar ne ate periudhe. Edi Rama e ka pasur dhe e ka kete shans. Por nuk eshte shprehur as edhe nje here te vetme mbi kete ceshtje. Une duke qene se  nga te majtet konsiderohem si fajtor, le ta themi se s'ben dem, eshte e kote qe te uleras versionin tim, pavaresisht se e kam thene jo pak here.

Sidoqofte une s'kam refuzuar te flas per ate periudhe as edhe njehere. Pavaresisht se mund te jete dukur sikur ndonje pyetje e kam refuzuar apo evituar.

Me vjen keq..librin nuk e kam lexuar,nuk dija se ekzistonte njè i tillè...ne se gjendet akoma ne librari,do pèrpiqem ta blej..do tè isha kurioz ta lexoja pas diskutimit tè sotèm..sa pèr zbardhjen i mbetem akoma mendimit se sqarimi i saj u mbetet pèrsèri ju dhe njerzve qè drejtonin apo ishin nè opozitè ato kohè,e jo Edi Ramès..ka plot pèr tè sqaruar e zbardhur Rama nè kèto vjet..p.s. do tè isha kurioz(e lidh me shprehjen time O MIO DIO nè fillim tè komentit tè mèparshèm..),çfarè doni tè thoni kur shkruani se gjèndja mund tè pèrsèritet ,apo tè bèhet edhe mè keq sot nè shqipèri nè aspektin ekonomik?apo e kam kuptuar gabim?

gjendja eshte qe tani me keq. vetem ne nje vit paguajme interesa te borxhit me shume se sa tere demi i fajdeve! E dije deh kete?

Nuk e di a eshte ne librari. me dergo nje mesazh privat me adresen tende dhe te nis nje kopje.

Nji pytje sa per te heq merakun smiley
A beme mire ne qi hikem?

Shpjegoi kreministrit si ke hik, pse ke ik ne qoftese ke ik prej 1997 ..smiley

Kane ikur edhe perpara 97 edhe me pas edhe sot. nuk ka pse tallesh dhe t'i japesh tjeter nuance. Njerezit jane te lire, edhe mund te kthehen sot ne qofte se deshirojne. dhe eshte shume e gabuar te nderhyjme ne te tilla zgjedhje te tyret.

Ahahaha KRYEVEPER unike tek peshku : sapo u provua se pseudonimi "meksi" ishte vete ish-kryeministri, çuditerisht disa e qepen squpin ! Pikerisht ata qe pak minuta me pare kishin filluar te "nderonin" peshkun, si zakonisht, me sperkatje te tipit :

"Po po Leka ka hall me bo noj pallat, ke Partia Bamkes po i plas.

"Meksi ( gjithmone nqs se je ti) po akoma mor burre ? Betonizove cerekun e Tirones dhe gjithe vijen e Bregdetit tek Porti i Durresit me ca pallate te shemtuta,prape ?"

Profesor (se na ke dhene mesim !), pershendetje !

 

Je shume vone,se kena qep squpin fare kena qe dje ne darke qe debatojme me Meksin,po ec mo je mesu me ja fut kot ti.

e kisha fjalen qe sikur pushuan ato sperkatjet me benza, betonizime, pallate, vila ... etj etj smiley

Po mire mer nuk i bihet fyellit vetem me nje vrime,pastaj ne dijme dhe te reagojme.

Profesor (meqe ketu e shume vite me pare, veçse keshtu te jam drejtuar - po flas ne njejes, sepse ne blogosfere, nuk ben sens perdorimi i shumesit) :

Kam nje pyetje teresisht ne rrafshin e ideve, sepse eshte e vetmja gje qe me intereson .
Kur shkruan :

"...Por ngelet, ne fryme, nje parti e djathte. Dicka shume e veshtire ne nje ambient mazhoritar te majte sic eshte Shqiperia. Ku prona private dhe nisma e lire jane koncepte thjesht per librat dhe artikujt.

 

Shqiperia, nje ambjent i majte ??? E keni seriozisht ???  Doni te thoni qe ne Shqiperi gjeja publike (la chose publique), sherbimi publik (shkollat, spitalet...) te jene me te persosurat ne Europe ?! Ndihma sociale po ashtu ? Shperndarja e te ardhurave ?? Taksimi ??
E keni seriozisht vertet ??? smiley

bere nje kritike te sakte. kur themi e majte ne shqiperi, nuk ka lidhje me te majten ne sensin perendimor. ka lidhje thjesht me njerez qe ndjehen te lidhur me te majten historike shqiptare: PPSH dhe PS e 1991. Dhe me derivime te mevonshme. Por pastaj humbet filli se ka shume faktore. Por sidoqofte, e majta e sotme sado qe perpiqet, nuk e ka idene se c'do te thote te jesh i majte europian. Ndoshta jam edhe une me i majte, ne ate sens, se Edi Rama smiley !

Ndoshta jam edhe une me i majte, ne ate sens, se Edi Rama smiley !

 

Shpresoj ta keni reflektuar kete gje tek programi i FRD-se smiley

Mbase z.Meksi eshte me i dobishem per tu pyetur rreth viteve 90, po une nuk kam deshire ta pyes per kohe kur e kam ndjek pak politiken e pyetje si kush vrau, sa vrau, pse the kete, pse jo ate, i kam zet. Meqe keni shkruar programin e FRD-se(e jemi tek tema e kesaj partie) per kureshtje, nja dy tre pyetje te shpejta: c'lloj taksimi parashikon kjo parti ne programin e saj, nese per te sheshten a i mbetet 10% a parashikon shifer tjeter, cdo behet me referencat, cdo behet me skemen e pensioneve, ka ndonje model te ri ekonomik a do ecet perpara me te tanishmin, keto me vijne ne mendje tani nese nuk bezdis. Faleminderit

Z meksi faleminderit per mundimin qe moret per tu sherbyer shqiptareve.Duhet te jesh teper idealist i frymezuar nga ideale teper te larta qe tu sherbesh njerezve qe s'kane respekt per asgje e askend ,nuk i binden vullnetarisht asnje autoriteti e si thone asnjerit falemendrs apo puna e mbare.

Koleget e peshkut me agresivitetin e tyre me kujtojne fshataret qe sa zbriti princ vidi ne durres iu versulen duke i thene"ku i ke shkollat hekurudhat rruget etj?sikur princi i kishte ne xhep.persa i perket 97 qeveria pat gabime.disa subjektive disa objektive.megjithate njerezit fajesojne gjithke e gjithcka pervecse syleshesise se tyre.

Po, meqe eshte tema e FRD-se ketu, dhe pas prezantimit pjeserisht te pritshem tonit me Meksin i tipit "fute kemben poshte deres qe ta kuptojme se je mamadhia", ca pyetje, jo se Meksi e ka per detyre ti pergjigjet pyetjeve tona, po meqe eshte i gatshem, dhe nese deshiron ti pergjigjet: smiley

Z. Meksi,

1) Keni deshire te merrni pjese aktivisht dhe formalisht tek FRD-ja?

2) Ju kane ftuar te merrni pjese formalisht, dhe nese jo, a ju kane kerkuar te ndihmoni jo-formalisht, dhe nese mund ta thoni, kush ju ka kerkuar ose ofruar pjesmarrje konkretisht?

3) Skepticizmi se nga te vjetrit (ne kuptimin te konsumuar paraprakisht ne politike me vite) eshte veshtire te linde dicka e re eshte te pakten pjeserisht i justifikuar. Juve cmendoni per kete ne pergjithesi dhe per pjesmarrjen e mundshme tuajen ne kete ose ndonje parti tjeter ne vecanti?

4) Cilet mendoni se jane deputetet aktuale te PD-se per te cilet eshte aluduar se mund (do te) shkeputen nga PD per tju bashkangjitur FRD-se?

5) Sa perqindje votash dhe deputete mendoni se do marre FRD-ja ne 2013-ten?

Flm paraprakisht dhe pergezime dhe njehere per kurajon per te marre pjese ne nje blog. Kete e shikoj te domosdoshme per ta shprehur si koment per sjelljen tuaj, jo detyrimisht si admirim per te shkuaren tuaj poltike.

 

Meqe ashtu do ti? Po te jesh edhe ti tek themeluesit e FRD-se, ndoshta edhe behet.

jo jo, jo sepse dua une; por sepse bashkebiseduesi yne shkruajti :

"Ndoshta jam edhe une me i majte, ne ate sens, se Edi Rama smiley

ne shqiperi u ruajt mentaliteti komunist dhe u kry liberalizimi total politiko-ekonomik. pra ne komunizmit i mbajtem me te keqen. 

ndersa kinezet i mbajten me te miren atij, centralizimin politiko-ekonomik (kontrollin nga lart) dhe hoqen vetem mentalitetin komunist.

kete ka dash te shpjegoje ndoshta meksi.

jane pyetje delikate sepse me vone perdoren si te duan.

qe nga 1997 une jam perpjekur te nxis mendimin ndryshe ne hapesirat partiake. me 2001 kur u pa qe nuk ishte me e mundur ne PD, nuk u mora me me PD-ne.

U angazhova me Polin e Lirise ne nje tentative te ngjashme. Na u vodhen votat ne menyre barbare, dyshe, nga PD e PS. Dhe Edi Rama, qe vetem do te kishte perfituar nga nje prezence e jona ne parlament, nuk na mbrojti aspak. Ky fanar i demokracise!

Te marresh pjese ne nje aktivitet politik nuk eshte thjesht ceshtje deshire. Une kam qene aktiv ne shkrimet e mia mjaftueshem per t'u kuptuar pergjigjja e 1). Madje me aktiv ne shkrime se cdo tjeter politikan shqiptar.

Ftese duhet per te shkuar ne shtepine e dikujt. Mendon qe eshte e nevojshme nje ftese per te shkuar te nje parti? Cfare partie duhet te jete?

Une nuk vuaj per pjesemarrje. Mjafton te rrija ne PD. Po te shohesh sot perberjen e PD-se, e ke te veshtire te imagjonosh qe mund te rrija aty, po te ishte per thjesht pjesemarrje?

Per pyetjen 4) nuk kam asnje ide.

 

Eshte e kote te flasesh me shifra ne lidhje me pyetjen 5). Mund te them thjesht qe kush jeton ne Shqiperi e ndjen qarte nevojen per nje levizje te re te djathte. Por ngelet dicka shume e veshtire. Nuk eshte me shpirti i 1990-es.

 

Naten e mire!

Isha i vetedijshem qe jane delikate, po fundja e paraqita ne kuadrin e rubrikes "ne pyesim sa mundemi per te marre vesh dicka dhe ju pergjigjeni sa te dini dhe doni" smiley

Puna e fteses...ajo qe thoni juve qendron, por per nje antar te thjeshte partie, ndersa kur vjen puna per nje grup formues dhe udheheqesh te nje partie apo cdo organizate (apo dhe biznesi) jo cdo njeri mund te avitet pa nje ftese dhe mirekuptim paraprak, duhet patjeter se paku nje mirekuptim dhe dakordesi midis krereve themelues. Meqe eshte nje parti e re, ne natyrshem kemi interesim te dime kush 'po e ben' dhe si po e bejne, etj.

Por e kuptoj plotesisht ate qe thoni se pergjigjet mund te perdoren kundra jush dhe te tjereve.

Flm gjithesesi per pergjigjet.

 

P.S. gjembi, dakort me thirrjet "cfare duam, duam programin, kur e duam, e duam tani" lol por partia ka vetem disa dite qe eshte formalizuar, le ti japim ca kohe para se te kerkojme me ngulm programin. PS-ja p.sh. ka ne total 6-7 dekada qe eshte formuar dhe Rama akoma s'po e gjen dot se ku ja ka fshehur macja programin e partise.

mirekuptimi ishte... per ftese nuk kam nevoje...

eshte shtypi qe pothuajse me dashje dhe me keqdashje ju informon gabim. s'kam c'ti bej. Te pakten ka nje hapesire online qe perpiqet per mire.

 

P.S. gjembi, dakort me thirrjet "cfare duam, duam programin, kur e duam, e duam tani" lol por partia ka vetem disa dite qe eshte formalizuar, le ti japim ca kohe para se te kerkojme me ngulm programin. PS-ja p.sh. ka ne total 6-7 dekada qe eshte formuar dhe Rama akoma s'po e gjen dot se ku ja ka fshehur macja programin e partise.

Me ke keqlexuar GB, nuk e kisha aspak qe e dua programin dje. Besoj e kam treguar veten deri tani ketu qe s'i perkas atij "grupi". E kisha ne kuptimin qe do pres te lexoj programin e jo te kercej si pushka e jevgut (me gjithe respektin per minoritetet) te kundershtoj pa ditur ende se c'perfaqson partia e re. Ti e pe besoj qe ironizova fshehjen e programit te PS se gjoja mos e kopjonin te tjeret.

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).