Me të vajtur në Bashki, z. Basha u bë për studio televizive një mall po aq i rrallë sa edhe serioziteti në Tiranë. U zhduk. Humbi. U tret. Edhe në rastet kur del në ekran është kronikë mbulim

Për sa kohë Lulzim Basha ishte Ministër i Transporteve, pastaj i Brendshëm dhe i Jashtëm, ishte i pranishëm nëpër studio televizive, pothuajse po aq sa një pjesë e gazetarëve që jetojnë e shëtisin nga njëra studio në tjetrën. Dhe, për shkak të shpeshtësisë së kontaktit vizual me të, krijohej një ndjenjë mirëqenieje në ballafaqim, pasi të duket gati gati si koleg, pasi të jepte një ndjesi solidariteti, të dukej mik, a thua se pushteti i dytë dhe i katërt ishin përqafuar aq fort sa s’kishte ku të shkonte më.

Për çudi, me të vajtur në Bashki, z. Basha u bë për studio televizive një mall po aq i rrallë sa edhe serioziteti në Tiranë. U zhduk. Humbi. U tret. Edhe në rastet kur del në ekran është kronikë mbulim. Ai dhe stafi i ngushtë që u morën me montimin e kronikave të fushatës e dinë se çdo të thotë kronikë mbulim.

Tavolina të mirinformuara në Tiranë thonë se fajin për këtë zhdukje nga ekranet e ka Ed Rama. Ky i fundit, me gjasë i lig, egoist, i gjatë, ish basketbollist, nuk ka pasur vetëm dy breshka në zyrë, betohen nëpër tavolina. (Shshshshttt.. ule zërin!) “Mos e bëj muhabet, por e di të sigurt se ka pasur edhe një hardhucë të tejdukshme, nga ato që rrinë nëpër mure”, thonë gojët e mirinformuara. Para se të ikte, i këputi bishtin hardhucës dhe e ka groposur te skarpatet e Lanës. Hardhuca e mbetur në zyrë, e tmerruar, është fshehur, por bishti po i rritet. Kështu që ajo është  në të njëjtën kohë edhe në zyrën e Lul Bashës edhe te skarpati i Lanës. 

Ndaj, thonë këto tavolina, po i merr Lana punët e Tiranës sepse Rama i ka bërë magji. Të Premten e tretë të çdo muaji shkon e i këndon bishtit të hardhucës që t’i sjellë gjithë tersin e botës Bashës. Do ti qe i ka ecur! 

Si qytetare e Tiranës, por edhe si gazetare, ndjehem shumë e shqetësuar për këtë. Pavarësisht të gjithave, unë dua që Tirana të jetë një qytet normal, ku të jetoj normalisht. S’më jepet për magji, se po të dija, do isha përpjekur ta prishja këtë të Ed Ramës. Por di të bëj pyetje, që, në qoftë se marrin përgjigje, së paku do na tregojnë se ku po shkojmë dhe ç’po ndodh. Jo se nuk e shohim me sy, por duam ta dëgjojmë nga goja e kryebashkiakut.

Dhe meqenëse ai nuk vjen nëpër studio edhe kur premton, nëpërmjet Javës po i shkruaj:

Çfarë është bërë për kthimin e hapësirave të gjelbra në Kryeqytet?

Si shpjegohet që vinçat mbi pallate janë shtuar, kur nuk ka ndonjë informacion publik se keni filluar të jepni leje ndërtimi?

Ç’po ndodh me ndërtimet pa leje që lulëzuan gjatë fushatës suaj për Kryebashkiak dhe vazhdojnë ende?

Si po shkon premtimi juaj për të krijuar një marrëdhënie me qytetarët?

A ka filluar plani për rigjallërimin e lagjeve?

E dini se me heqjen e traut tek Parku Kombëtar (hyrja për tek Gjeologji-Miniera) është pluhuri dhe trafiku, pasi i është mundësuar aktiviteti dy tre lokaleve dhe një lavazhi, në kurriz të disa metrave kub pemë që kushtojnë më tepër se të gjithë baret e Tiranës?

Ç’po ndodh me kontrollin mbi territorin që premtuat?

Për sheshin Skënderbej s’po ju pyes, se besoj e shikoni nga dritarja si është katranosur.

Mund të më kthejë përgjigje edhe këtu në revistë, ose në adresën time Tonight Ilva Tare, në studio, të Martë ose të Premte, nga ora 21:00 deri në 22:50. Nuk do ta ndërpresë askush, përpos dy tre ndërprerjeve publicitare gjatë emisionit. Ashtu si zakonisht, janë edhe punët e qeveritarëve të këtij vendi përpara të qeverisurve, pak publicitet...

37 Komente

pse, ate punen e sheshit e shiten per arritje te madhe.

Po ta mendosh holle, nje moot te madh ka bere gjate gjithe vitit.

Edhe trashe po ta mendosh, po ay del.

Po si? Luli trimi me kobure, nuk e vrau hardhucën nëpër mure?

Po ndonjë dylber peshku, a mos di gjë si është kjo punë e hardhucës?

 

Ka filluar e majta te perdore homoseksualizmin si sulm moral? I kane dale llafe Bashes? Po ndonje foto?

Nuk ka legenllik me te madh sesa kjo puna e poshterimit nepermjet homoseksualizmit. Me e forta eshte qe Luli ka gru dhe 2 kalamoj. S'ja vlen, muhabete shqipnije. 

+1

Mire e the po kujt ja the.  Nuk e di ti qe shqiptari per nje nder ron.

Tropizma ke lujt gje mendsh? Po i ben avokatin mbrojtes lul bashes kur nga ana tjeter bere namin per avokatin e mediut.

Apo mediu eshte me i keq se i fillon emri me M. Se vallaj kshu ne pamje te pare mu me duken i njejti rast. Njeri per gerdecin e tjetri per 21 janarin... dhe qe te dy per vjedhje e korrupsion (220 milion luli sipas prokurorise)

Nejse, se po bej shaka. doja vetem me t'thene qe e lexova ça kishe shkujt por s'kam me nerva dhe prandaj s'po te pergjigjem. Tani po me intereson vetem te kuptoj se çfare e ben lulin me te bukur se mediun ne syte e popllit. Se jo per gje por edhe justifikimi qe e nxjerr lulin te paster (qe ai vetem firmen hedh se ne te vertet eshte saliu mbrapa) eshte i njejte edhe per Mediun...?

ç'te jete valle kjo dashuri per lulin? Mos eshte fakti qe duke e ditur qe mbrapa tij eshte saliu, njerezit e simpatizojne sepse e vendosin ne rolin e viktimes qe sodomizohet nga ashiku plak...? nuk e di, nuk e di... mund te jete shume mire kjo duke u nisur edhe nga nje fakt tjeter, qe per lulin, kritika e vetme qe duket sikur ka zene vend eshte se qesh shume, qesh vend e pa vend. Dhe kjo siç duket bie ndesh me rolin e viktimes qe poplli i ka veshur.

Keshtu qe kujdes luli. Mos qesh shume se njerezit do e kuptojne qe ka fillu me t'pelqy ai muhabet.

Nuk e di, ti si thua? mund te jete kjo?

Asell asell, i rrufshi bishtin Lulit smiley

Ama jo esell esell

isenshelli ama..

senseshionalli

"Nuk o masa e atij" smiley 

Dhe meqenëse ai nuk vjen nëpër studio edhe kur premton..

Te paska premtuar Ilva dhe nuk ka ardhur? Jazak i qofte!. smiley

Mire bere qe ja paske qendisur me te shkruar e meriton dhe pike. smiley

Po ka te drejte mi ketlina. Goca huj eshte autoritet nderkombetar, ka qene e martume me bosin e UPS dhe ka jetu 2 vjet n'Angli t'Londres. U bo bytha Lulit mos me i shku asaj ne studio, pffff. Na dhe Ilva ja ka qenis tashi, le ta maje Luli.

Për çudi, me të vajtur në Bashki, z. Basha u bë për studio televizive një mall po aq i rrallë sa edhe serioziteti në Tiranë. U zhduk. Humbi. U tret.

Me thene te drejten Basha nuk ka qene ndonjehere person shume i dhene pas daljeve televizive. Ka dal vetem per fushata ose ne ndonje rast te rralle ne rolin e ministrit.

Ky shkrim duket me teper si nje shprehje dufi te gazetares ndaj refuzimit te ndonje ftese per interviste te Bashes.

PS: Tani pashe qe e paska shkruar Ilva Tare. vej bast qe ajo e ka ftuar tek emisioni i saj (s'i mbaj mend emrin) dhe ky s'i ka shkuar. Dhe si kunder-pergjigje kjo shkruan kete pacavuren.

yes, yes, yes... smiley

Si eshte ajo shprehja? Mendjet gjeniale mendojne njesoj?! smiley

Tani e lexova komentin tend. smiley

U bera kaq smiley dhe sot po mesoj qe hardhuce dhe zhapik qenkan forma popullore te shkencoreve hardhje dhe zhapi. Ose si mund t'i quante Ilva Tare ne "Tunejt" apo ne "tavolinat e mirinformuara te Tiranes", lizarde.

ta hongsha zemren ere Luli,

çja paske bo mire smiley

Ruzhdije na jep nje cope edhe neve.. smiley

Ta zeme se keto s'i ka shkruar Ilva Tare:

 

Çfarë është bërë për kthimin e hapësirave të gjelbra në Kryeqytet?

Si shpjegohet që vinçat mbi pallate janë shtuar, kur nuk ka ndonjë informacion publik se keni filluar të jepni leje ndërtimi?

Ç’po ndodh me ndërtimet pa leje që lulëzuan gjatë fushatës suaj për Kryebashkiak dhe vazhdojnë ende?

Si po shkon premtimi juaj për të krijuar një marrëdhënie me qytetarët?

A ka filluar plani për rigjallërimin e lagjeve?

E dini se me heqjen e traut tek Parku Kombëtar (hyrja për tek Gjeologji-Miniera) është pluhuri dhe trafiku, pasi i është mundësuar aktiviteti dy tre lokaleve dhe një lavazhi, në kurriz të disa metrave kub pemë që kushtojnë më tepër se të gjithë baret e Tiranës?

Ç’po ndodh me kontrollin mbi territorin që premtuat?

Për sheshin Skënderbej s’po ju pyes, se besoj e shikoni nga dritarja si është katranosur.

A duhet qe Kryetari i Bashkise t'u kthej pergjigje ketyre pyetjeve?  Apo s'ia vlejne?  Apo kujt i plasi? 

Per te tjerat, dmth per garnituren shtese te artikullit, gomarlleqe. 

Ty përgjigjen ta ka dhënë trikolori më poshtë. Po nuk të le cmira që ke për të mirat që po i bëjnë këtij vendi lulet e kombit. 

 

I paska shku mendja Ilves per gjera te gjata,hardhuce mo sa e gjate eshte ajo.

Kanakari dhe ILva Tare, nje film pa ze.

Shkrim i kendshmerisht femeror.Gjithe mistik.Halli eshte qe gjithe hardhucat dhe familjet e zvarranikeve i kam inat.Keshtu s'me coj tamam tek seksioni i fundit i shkrimit qe ishin pyetje,pasi isha shume e zene duke ma neveritur hardhuca e pjeses se pare.Sidoqofte ato pyetjet mire i ka.Por do sygjeroja te shtroheshin ne nje version me serioz dhe pa magji vodoo ne mes.

.

Budallalek me oke. C'lidhje ka Luli me Zhapikun dhe me voodooizmat e kesaj xhornalistes se paperfillur, nje Zot e merr vesh.

punet e mira duan kohe per tu bere. Jeni mesuar me penelatat e piktorit ju qe i shiste per mrekullira.
Per pak kohe mbaron me ne fund plani urbanistik. Atehere mund te flasim per zhvillim te vertete e te qendrueshem te tiranes.

Budallenjt dalin shpesh ne tv smiley ndersa te mençurit dalin rralle ne tv. 

Pjer ketu ja ke marre ne kthese atij, e the ti i pari smiley

Po ndonje foto se si kercete nusja e bashes tek ditelindja e monikes nuk po nas sillni  se dhe kur feston neper ditelindjet e kolegve helbete e dalme ne televizor eshte smiley

Ilva qysh kur u nda nga ai jevgu i tunizise eshte bere zonje e madhe i do te gjithe ne studio smiley

Do kete qene nga ata te Ben Aliut ai prandaj... po te pakten keto qe martohen me evgjit muslimane nuk akuzon dot njeri per raciste, edhe evgjit edhe mysliman, edhe arab, te gjitha te mirat i ka, ketyre u duhet dhene medalje.

Tamom...kete desha me thone dhe une ...per medalje jane, bile nga ato qe qe vehen ne balle.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).