Nisur prej ankesave të ish-kryeministres ukrainase Julia Timoshenko rreth kushteve të burgimit, politikanët gjermanë kërkojnë bojkotimin e Kampionatit Evropian të Futbollit në këtë vend.

Pas vendimit para disa ditësh të presidenti gjerman Gauck, që ta anulonte një vizitë të planifikuar për në Ukrainë, për shkak të keqtrajtimit të ish-kryeministres Julia Timoshenko, prej politikanëve gjermanë po shtohen kërkesat për bojkotimin e Kampionatit Evropian të Futbollit në këtë vend.

Kreu i SPD Sigmar Gabriel tha: "Unë besoj se nëse regjimi në Ukrainë nuk e ndryshon qëndrimi i tij dhe nëse aty nuk respektohen të drejtat e njeriut, atëherë ne si politikanë nuk duhet të shërbejmë si duartrokitës për këtë qeveri."

Drejtuesja e Partisë së Gjelbër Claudia Roth, tha: "Unë jam shumë e kënaqur që zoti Gabriel iu bashkua thirrjes sonë për bojkotimin e Kampionatit Evropian nga ana e politikanëve dhe politikaneve. Unë duhet të them, se para së gjithash për këtë duhet të falënderojmë veçanërisht Joakim Gauck-un, presidentin tonë, i cili dha një sinjal shumë, shumë të qartë. "

Para disa ditësh presidenti gjerman Gauck, vendosi ta anulonte një vizitë të planifikuar për në Ukrainë, për shkak të keqtrajtimit të ish-kryeministres Julia Timoshenko.

Njoftimet për shëndetin dhe keqtrajtimin e Tomoshekos në burg i ka konfirmuar edhe e ngarkuara ukrainase për të drejtat e njeriut.

Kryetari i grupit parlamentar të partisë E Majta Dietmar Bartsch tha: "Besoj se ne tani nuk duhet të debatojmë, por të shtojmë përmes BE presionin e përbashkët ndaj Ukrainës."

Wolfgang Grenz, Sekretar i Përgjithshëm i  Amnesty International për Gjermaninë tha: "Ne jemi të mendimit se nëse sportistët tanë shkojnë në Ukrainë për Kampionatin Evropian, atëherë si funksionarët dhe sportistët nuk duhet të heshin për të drejtat e njeriut por të flasin për to".

Wolfgang Bosbach (CDU), kryetari i Komisionit të Brendshëm të Bundestagut u shpreh: "Në rast se ndonjë politikan do të shkojë në Ukrainë atëhere sigurisht vetëm për të mbështetur skuadrën e vet kombëtare dhe jo si shenjë simpatie për regjimin e atjeshëm. Ne mund të tregojmë edhe me fjalë dhe me gjeste, pra duke mbajtur distancën më të madhe, se ç'mendojmë për regjimin e Janukoviçit."

4 Komente

Ore gjermanet kan hallin te anullojn kampionatin europian ne Ukraine per ta zhvilluar vete ne Gjermani dhe Poloni smiley me kujtohet para nje viti shkruante "Der Spiegel", qe nese Ukraina nuk eshte gati me stadiumet, atehere mund te ofrohet Gjermania si "hot fix" me infrastrukturen e vet perfekte te krijuar per boterorin 2006.

Gauck bravo i qofte per anullimin qe i beri, keshtu Gjermania leshon sinjale te forta per rolin, me te drejte, udheheqes qe ka ne bashkimin europian. Pastaj gjesti i tij me viziten e pare jashtevendit ne Poloni, tregoi qe zgjedhja e tij si President ishte mese e denje per Gjermanine post-Wulff.

Nese kerkojne bojkotim nga politikanet te ndeshjeve qe luhen ne Ukraine (ndersa nje pjese ne Poloni) shume ne rregull.

Nese kerkojne bojkotim te ndeshjeve nga lojtaret, eshte e padrejte. Ne fund te fundit, olimpiada, kampionate bote futbolli jane luajtur ne vende me regjime shume me diktatoriale (Olimpiade Kine 2008, Kampionati Futbollit Meksike 1978).

Keq do me vinte se Gjermanine vetem nje mrekulli e ndal kete vit, ose rikthim i Xavit te 2008, po do ishte mbase me e mira per ate vend qe kombetaret ta bojkotonin fare turneun. 

M'duket se dhe ai presidenti i Ukraines, e teproi me menyren e te trajtuarit te Julia Timoshenkos. Mir qe e burgose, po pse e torturon dhe trajton keq. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).