PS ndodhet, pra, në një udhëkryq të vështirë, pasi ka ecur qorrazi në të njëjtën rrugë në të cilën ka ecur edhe rivalja e vet, PD-ja,

Partia Socialiste, që përfaqëson forcën më të madhe opozitare në vend, është në një situatë që po duket shumë konfuze përsa i përket strategjisë së saj për të shkuar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Në retorikat e PS sot mund të dallosh dy korrente. Sipas njërit prej tyre, koalicioni duhet zgjedhur me sa më shumë parti, duke mos përjashtuar edhe LSI, e cila, tani që kryetari i saj ka kapërcyer edhe “rrezikun” e gjyqit, mund të luajë më lirisht në skenën politike. Sipas një korrenti tjetër, që u formulua së fundi nga Ben Blushi dhe që duket më afër idesë së Ramës, Partia Socialiste duhet të bëjë koalicion me zgjedhësit, dhe jo me partitë e vogla, aq më pak me LSI. Përputhur me këto korrente shtrohet edhe çështja e korrigjimit të sistemit zgjedhor: a duhen bërë, pra, ndryshime që të sigurojnë një mundësi më të madhe për të vegjlit për të ekzistuar, apo duhet mbajtur ky që kemi që, siç dihet, i diskriminon, gati i eliminon, të vegjlit?

Shumica e komentojnë këtë konfuzion duke iu referuar ambicieve të Ramës për gjithëpushtetshmëri, apo besimit se PS mund t’i fitojë zgjedhjet e vetme (bazuar edhe në sondazhe), por, sipas mendimit tim, konfuzioni ka rrënjë më të thella, ai është rezultat i një ecjeje të gjatë të PS në një rrugë pa krye që sot e ka çuar në udhëkryqin që formulohet me pyetjen: bashkim, apo pastrim? Madje, do të thosha se formulimi më i saktë është: hall të bashkohesh, hall të pastrohesh. Le ta shpjegoj se ç’dua të them. Kur kemi parasysh akuzat e vazhdueshme të PS ndaj maxhorancës, që flasin për rrezikimin e themeleve të një shteti demokratik, për autoritarizëm, për kapje të institucioneve, nuk mund të mos vësh re se ato nënkuptojnë nevojën e bashkimit të sa më shumë forcave opozitare. Pra, nëse kali kryesor i betejës elektorale të PS do të mbështetej në këto akuza, kjo nënkupton bashkimin e sa më shumë aktorëve politike. Pra, fjala “bashkim” bëhet prioritare në këtë aspekt. Por, një akuzë tjetër që i bën PS maxhorancës, po aq e fortë sa kjo e para, është akuza për korrupsionin galopant, krijimin e monopoleve shoqëruar me premtimin se opozita në pushtet do t’i eliminojë këto dhe do të sjellë një “rilindje” shqiptare. Kuptohet se kjo është një akuzë që shërben më shumë për veshët e elektoratit të gjerë, sesa për veshët e liderëve të partive të ndryshme. Por kjo akuzë vë në plan të parë një tjetër fjalë, të kundërt me të parën: atë “pastrim”. Me fjalë të tjera, nëse “bashkimi”, nën emrin e rrezikimit të themeleve të demokracisë, nënkupton mundësisht edhe bashkimin me Ilir Metën; “pastrimi” nënkupton largimin mundësisht të sa më shumë elementëve që e diskreditojnë PS në sytë e elektoratit të gjerë, pra të atyre që dihet se kanë bredhur nga një maxhorancë në tjetrën thjesht e vetëm për interesa klientelare, të lekut, të tenderimeve etj. Kuptohet se kjo nevojë e përjashton automatikisht LSI, e jo vetëm. Gjithashtu, në kontekstin e nevojës së pastrimit, hyjnë, sipas meje, edhe dy propozime të fundit të PS që kanë dalë: i pari nga Rama, kur ka folur për futjen e taksës progresive, që dihet se është një reformë që vjen nga e majta në emër të një shpërndarjeje më të barabartë të të ardhurave dhe i dyti nga Blushi, që ka folur më gjerësisht për nevojën e krijimit të një profili ideologjik të majtë të kësaj partie, çka nënkupton, mes të tjerash, edhe një përfaqësim të shtresave më të brishta të shoqërisë, të punëmarrësve, dhe jo të punëdhënësve etj. Nuk ka pikë dyshimi se të dyja këto propozime nënkuptojnë që PS të distancohet si nga lidhjet e shumta që ka me biznesmenë të ndryshëm që e kanë të lidhur fatin e bizneseve të tyre më shumë me këtë parti sesa me atë të Berishës e që mezi presin që Rama të kthehet në pushtet që të rifillojnë të “normalizojnë” fitimet e tyre, ashtu edhe nga parti që, edhe pse kundërshtare të Berishës, nuk kanë program të majtë.

Kësisoj, nëse nga një anë “pastrimi”, ashtu siç e përshkrova më sipër, i duhet PS për të fituar besimin e humbur te zgjedhësit e thjeshtë në mënyrë që të marrë sa më shumë vota, nga ana tjetër, ky pastrim do ta zhvishte atë nga shumë mundësi, veçanërisht financiare e mediatike, që i ka siguruar nëpërmjet të pasuruarve të këtij vendi. Po ashtu, nëse më një anë “bashkimi: i siguron PS më shumë aktorë në lojë, për të mobilizuar zgjedhësit, më anë tjetër, bashkimi me çdo lloj elementi ia zbeh rëndshëm kredibilitetin te zgjedhësit kur dihet se një nga akuzat që e ka rënduar atë është pikërisht se ajo ka përfaqësuar interesat e më të pasurve në këtë vend.

PS ndodhet, pra, në një udhëkryq të vështirë, sipas meje, pasi ka ecur qorrazi në të njëjtën rrugë në të cilën ka ecur edhe rivalja e vet, PD-ja, e cila duket qartazi se sot e ka bërë zgjedhjen e vet: “bashkimin” me çdo lloj elementi, me forcë apo me dëshirë, nëpërmjet përdorimit dhe keqpërdorimit të pushtetit me besimin që ky bashkim do të dalë më i fortë se sa një opozitë konfuze dhe e përçarë midis nevojës për bashkim dhe asaj për pastrim.

Cila është zgjedhja më e mirë: “pastrimi”, apo “bashkimi” që qartazi kundërshtojnë njëri-tjetrin? Pyetja shtrohet për PS-në, po kjo pyetje shtrohet edhe për publikun e gjerë, sepse interesat e njërit dhe interesat e tjetrit mund të përputhen, por edhe mund të kundërshtojnë njëri-tjetrin. Një dalje e PS në zgjedhje përkrah LSI, sigurisht do të jepte sinjalin se pakgjë nuk do të ndryshojë në Shqipëri përsa i përket korrupsionit, por do të ishte sinjal i qartë për elektoratin se autoritarizmi i Berishës, rreziku i kapjes prej tij të të gjitha institucioneve i ka bashkuar të gjithë e, në këtë rast, fushata do të duhej të impostohej si luftë kundër autoritarizmit dhe do të kërkonte premtime konkrete nga opozita e bashkuar për vendosjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura. Por, sigurisht, ky bashkim do të zbehte shumë mundësinë e një fushate me akuza për korrupsion ndaj maxhorancës, kurse fjalën “rilindje”, aq të përdorur së fundi nga Rama, do ta bënte krejt demagogjike. Nga ana tjetër, një shkuarje vetëm me pretendimin e pastërtisë dhe të kthimit të PS në një parti të vërtetë europiane, sipas mendimit tim, nuk është kredibël në një kohë sa ç’është periudha njëvjeçare që na ndan nga zgjedhjet. Sepse mua më duket se PS nuk ka forca të bëjë ndonjë pastrim dhe kthesë ideologjike të vërtetë majtas me njerëzit që ka sot në krye, duke filluar që nga Edi Rama, ngaqë shumica e tyre karrierën ia dedikojnë bërjes instrument të më të pasurve të këtij vendi, duke përfshirë në radhë të parë veten dhe njerëzit e tyre të afërm.

Zgjedhja, sipas meje, është në një udhëkryq vërtet të vështirë. Shumëçka do të varet edhe nga si do të luajë aktori Berisha, por edhe aktori Meta, gjatë këtij viti dhe vitin tjetër. Dhe kjo do të duket që me zgjedhjen e Presidentit. Nëse, siç po duken bathët deri më tani, edhe zgjedhja e Presidentit do të bëhet në mënyrë të dhunshme, pa konsensusin e opozitës, dhe ky pastaj do të zgjedhë Prokurorin që kërkon Berisha, pa asnjë reagim nga Meta, i cili ka shumë në dorë të moderojë situatën, edhe për interesin e vet, atëherë alarmi i demokracisë në rrezik do të bëhet edhe më i madh dhe bashkimi, sipas meje, do të bëhej kusht i domosdoshëm për opozitën. Kuptohet se në këtë rast koha e “pastrimit”, e “profilit ideologjik” dhe e “rilindjes” do të shtyhet për kalendat greke, por pa demokraci është vështirë të mund të realizohen edhe gjëra të tilla.

27 Komente

O Fatos, o kuksian !

E keni bere gazeten Panorama pacavure. Ja cuat dem gjithe ate emer te mire qe ka pas.

Tani une do futem ne lekuren tende dhe do pranoj qe PS nuk duhet te vije ne pushtet deri sa Rama te jete ish-kryetar bashkie qe favorizonte Koco Kokedhimen.

Mire deri ketu, po nje gje nuk kuptoj ama : kur Rama flet si e ema e Zeqirit ( Zeqos) ne maje te thanes dhe vepron si Zequa i biri te emes qe rrinte ne maje te thanes, ty cer halli te ze or burr kur shikon qe ai eshte duke deshtuar e qe ti deshiron pikerisht kete ?

Apo flet per princip?

 

Gazeta Panorama ka qene gazete koti qe ne fillim nga cilido krah qe ka qene. Pastaj mos te te duket ndrimi i pushtetit vec si ardhja e Rames ne kryeministri. Ai do jete nje nderrim i vogel. Ardhja ne pushtet e PS eshte me e rendesishmja. Jane ide te reja edhe mentalitete me te hajrit. Nuk shtyhet perseri me Salen se eshte bere i merzitshem edhe ska cfare te japi me. Njesoj si Big-Brother, i mbaroj cikli ndokujt edhe nuk jep me ide te reja. Kaq i katranos sa esh veni ska ku me shku me. Prandaj duhet nje risi per tu vazhduar spektakli

Ne princip une nuk lexoj opinionet e Lubonjes per PS-ne, as per alternativat zgjedhore qe ai prezanton.

Fajin per PS-ne e ka Berisha, po dhe Lubonja ama.

Dhe kjo s'eshte moto e keqe per zgjedhjet.

Nese nuk lexoj Lubonjen ne lidhje me PS-ne, shume me pak te lexoj ty xhib.

Nje gozhde ne forme trendafili roze sapo me shpoi zemren. smiley

Moto tjeter e mundshme e PS: Opozitare korrupsionkurvare, por ama vellezer shqiptare.

PS je e madhe. Urojme qe ne 2013 te behen zgjedhje sa me te ndershme

Mucin e lexoj, sepse pikenisja e tij nuk eshte e dyshimte.

Normal, eshte haptaz megafon i PS-se.  Te pakten te ky shkrimi i fundit tregohet i sinqerte mbi faktin se cfare eshte PS-ja.

Nuk eshte Nano megafon i PS-se, as Lubonja megafon i PD-se, as xhibi megafon i PR-se smiley. Mendoj se keta kane formuar shkollat e tyre, mucizmin, lubonjizmin, xhibizmin smiley.

Asnje dyshim qe Nano eshte megafon PS-je.  Rendesi per te ka qe te vi PS-ja ne pushtet.  Se sa e cfare pislleqesh, qelbesirelleqesh, matrapazlleqesh, imoralitetesh ben per te ardhur ne pushtet nuk ka asnje rendesi per te.  Lubonja nga ana tjeter ka qene dhe mbetet koherent ne qendrimin e tij, qe kemi te bejme me dy banda e jo dy parti te mirefillta politike.

Nuk jam dakort. Nano eshte kunder berishizmit si fryme qeverisese, por edhe si fryme qe e ka demtuar dhe vazhdon te demtoje indet e shoqerise shqiptare: ekonomine, vellazerine, qytetarine. Nano sugjeron ardhjen e PS-se ne pushtet si menyren e vetme te prishjes se kesaj fryme. Me Nanon jane dakort gjysma e shqiptareve.

Lubonja ben betejen e tij 'morale', qe eshte nje beteje shume e veshtire, sepse te rralle jane njerezit qe mund ta mbajne denjesisht kete barre. Lubonja me ka zhgenjyer disa here ne menyre te rendesishme, prandaj nuk e pranoj per moralistin tim.

Asnje nga keta nuk jane megafona te kujt. Fjala megafon eshte fjale e propagandes se PPSH-se, e adoptuar me se miri nga berishizmi. Te lutem, perpiqu te mos e perdoresh. Legenat qe i bejne freks kryetareve te partive jane thjesht legena.

Nano eshte megafon i PS-se.  Edhe njehere: M E G A F O N.  S'kam asnje dyshim per kete, qofsh apo jo dakort ti.

"Berishizmi" nuk prishet vetem me heqjen e Berishes.  Vete Nano thote qe heqja e Berishes nuk premton asgje ne vetvete. Ose, per te marre borxh nga koncepti i Zaimit nga dy vjet me pare, antiberishizmi kur mbartet nga opozite po aq imorale dhe e piste sa pala tjeter (si mbas Nanos gjithashtu), s'eshte gje tjeter vecse berishizem i mbuluar.

Sa per koalicionin me LSI-ne, une jam kunder. Jo se do te me pyese njeri mua. Jo se PS-ja eshte me e moralshme se LSI-ja. Por pas thagmave te LSI-se, qe nga koalicioni me Berishen, tek videoja e Metes, tek 21 janari (per te cilin sebep ishte Meta), ajo parti duhet te pastrohet - lexo: te nderroje kryesi dhe mentalitet - qe te mos me duket e ndyre aleanca. Se fundmi, ndjehem me fat qe nuk jetoj ne Shqiperi dhe kesisoj qe nuk jam e detyruar te votoj aty.

Shume doreleshuar tregohesh.  Nevojitet nje mani pulite qe do e shperbeje jo vetem LSI-ne, por dhe PD-ne, PS-ne dhe cdo parti tjeter qe ka marre pjese ne nje koalicion qeverises keto 20 vitet e fundit.

Trop, ti e di qe te kam xhan po ka shume gjera te ky qendrimi yt me te cilat nuk jam dakort. 

Lubonja vetem ne politiken e brendshme çoç eshte i lexueshem, pjesen tjeter e ka kakerdhi.

Ketu shtron nje pyetje me mend, çdo beje PS-ja, do mbledhe nje aleance qe i hedh ne plehra programin, por heq Berishen, apo do rrezikoje te mbaje edhe programin edhe Berishen ?

Antiberishizmi, qe eshte edhe vullnet per demokraci apo programi ?

Sipas meje, PS-ja do te nxjerre jashte loje aleatet e vegjel, me shprese se Topi apo AK-ja duan-s'duan do bejne koalicionin paszgjedhor me te, keshtu qe keta aleatet e vegjel, vetem sa i ulin potencialin per 'aleance me qytetaret' si tha Blushi, dhe sa do marrin kot karrige, te cilat i duhen per te mbuluar koston e nje aleance paszgjedhore.

Disa muaj para Zgjedhjeve Ilir Meta hiqet sikur nuk pajtohet me zgjidhjen e Berishes per presidentin dhe prokurore. Ne kete menyre fillon ftohja midis tyre qe kulmon ne zgjedhjet e ardhshme. Ne kete menyre Meta fiton te drejten morale per tu bere perseri anti-saliste dhe te fitoje vota nga ky kontigjent ne zgjedhjet e ardhshme (si ata ballistet e gjenjyer qemoti, qe ne fund te luftes u kthyen partizane). Gjithashtu fiton te drejten per te pasur mundesine per te kthyer bilancin nga fituesi. Por llogarite do ti dalin gabim pasi ne skakiere do te hyjne dhe partite e reja te Topit dhe Xhelit. Sidoqe te jete Sala e ka te futur po nuk vodhi zgjedhjet. Rama e ka kuptuar kete dhe prandaj nuk po i ruhet per moral dhe emeron personazh te atille per ne drejtesi, per te pasur sadopak mbeshtetje per te ruajtur zgjedhjet.

E shumta qe do te ndodhe, do ndrrohen vetem figurat, por status quo dhe kasta sunduese do te jete e njejta. Kush e ha ne fund eshte populli gjumash dhe veshderr shqiptar.

Kush e ha ne fund eshte populli gjumash dhe veshderr shqiptar.

hahahahahahahahaha, vetem me nje ndryshim te vogel, please, ne vend te "shqipetar" perdor fjalen "turk". 

S'ka derman per keto shoqet socialiste!  Megjithese Lubonja po flet ndryshe se c'ka folur dikur per Ramen, si shkaterruesin e Tiranes dhe autorin e korrupsionit me leje ndertimi dhe kapjen e mediave, keto perseri nuk jane te kenaqura.  Une po pergatitesha te thoja qe Lubonja pensionin special qe nuk e mori dot nga Berisha po e kerkon nga Rama, keto shoqe i kerkojne Lubonjes qe te bertase ne kor me to "Rama mbreti yne".  Me nxoren huq.

Lubonja nje m*** ka qene edhe do te jete, nuk eshte njeri ai qe e dredh sa andej-ketej, fillimisht kishte dashnore shoqet demokrate e tani po e lyp majtas. Njeri i pashprese. Me mire te rrinte me nje tip zjarrmi, ato demokratet se jane qeflesha smiley   

Si bashke si vetem po nje muhabet eshte,ne fitojme gjithmone.

Per tju pergjigjur pyetjes se Lubonjes, PS duhet te futet ne zgjedhje vete. Ka qindra arsye po dy me kryesoret jane: 1. Eshte partia me elektoratin me te shumte ne numer. 2. PD po tkurret e konsumohet nga pesha e 8 viteve ne pushtet as asnje lloj manipulimi all-bashki tirane sdo e barazoje dot rezultatin.

 

Lubonja ben mire ti lere keto parsiatjet politike ku ai ka vetem nje moto, ate te barazimit te dy te keqijave e te vazhdoje te shkruaje aty ku shkelqen: ne thumbimin e provincializmit, nacionalizmit dallkauk e veseve te shoqerise shqiptare.

se no vincono neanche questa volta, allora sono davero sfigati!

smiley

Nje koalicion a nje bashkim me partit e tjera te majta, nuk i ben keq PS, perkundrazi i ben mire. Kuptohet  pa e perfshire LSI, e cila tashme i humbi piket ne arenen politike. Biles, tani me e interesuar per te vjedh votat, do jete LSI, se sa PD. 

Keto partite e tjera skane vota me burr, aq vota sa bejne ato te tera bashke PS i merr vetem te tirana re. Ato parti i ngjiten PS-se si rrodhe per te qene ne pushhtet pastaj do i vene edhe kushte jo keshtu e jo ashtu. Vetem o vetem te futet. PD nuk fiton dot tre here rresht, manipulimet kete rradhe sdo e mbushin dot diferencen e madhe qe do jete, shto ketu edhe rrotcarizimin e Sales qe kete vit qe ka ngelur do prodhoje shume carlliqe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).