221 Komente

çu be ai Kothi.., po swedi?? dilni ne shesh te burrave , bre...smiley   Barça them une.. megjithse luaj ne fushen e kundershtarit.smiley

Belul

Vjet kam hedhur 5 pound bast qe kete vit e fiton Chelsi C.L do ti qe me ka humbur basti? Nuk po e gjej dot... Une them fiton Barca, llogjikisht duhet te fitoj, nuk e shoh dot kete Cels ta perballoje Barcen. Megjithate do thosha qe Celsi i shqyen dy ekipet e tjera si Bajernin si ate Real qe pash mbreme..

e çe do ta gjesh.. kot, nuk shkon dot dot Chelsea ne finale..smiley   shanc i keq i tyre qe u ra Barca ne pjese thuaj..

shiko, jam dakord qe Bayerni apo Reali nuk kane ndonje ekip kushedi me te mire se Chelsea..  bile Chelsea ka vite qe ka krijuar nje stil te vecante  ne futboll ,shume sipmatik do thosha une.. futboll energjik , fizik.. ka grinte Chelsea.   por po ta krahasonim me keta te dy me siper (Bayern dhe Real) ..Chelsea-t    vazhdon dhe i mungon eksperienca ..  Bayerni apo Reali, pershembull,  kualifikohen edhe pa luajtur mire futboll...  eshte diference e madhe kjo

Celsi per nga niveli qe pash mbreme i futbollit ka per borxh ti rrahi me shpulla ato dy skuadra, si bajernin si realin...I vetmi problem qe ka pasur celsi kete vit eshte menaxhimi, ka qene skuader pa trajner. Ai Villas Boas mund te jete trajneri me kot qe une kam pare ndonjehere, ja fut vetem Ericksoni. Celsi ka skuader qe si nga fiziku si nga kualiteti duhej ti merrte para skuadrat e tjera ne premiership kete vit... Nqs rregullojne pozicionin e trajnerit vitin tjeter fitojne premiershipin pa problem, dhe prap e keni ne gjysme finale te C.L.

Ato dy skuadra qe pash mbreme nuk i benin dot gol chelsit te loznin ne ate menyre me celsin... kurse celsi me ate mbrojtje ku therret qameti do i kishte shqepur ne gola me kundersulme.

Ueee sa te dashka zoti o belul. Mire qe nuk e paskam pare peshkun qe ne dreke se o do vije per pushime me nje trajler me vere o me nje furgon me leke qe ta bleje veren ketu smiley

m'mungo ishulli m'mungo... pranej dhe e mbeshtes plotsisht Barcen qe ta shkeli me kembe.. smiley 

E mbani mend 2009-ten? Kater penallti te padhena per Chelsean.

http://www.youtube.com/watch?v=FvANmxeiA5Y

Mua personalisht me ka ngelur ne mendje ky imazh i Ballakut te bere tym e te turfelluar qe i ulerinte arbitrit smiley

Avash ti kokrra e gjeniut.  Vete arbitri qe ti do te zesh me shqelma se nuk dha kartona per simulime ka pranuar gabimet qe beri, dhe qe keto gabime i kushtuan Chelseat finalen e Champions.

Kapjet e topit me dore nga Pique dhe Eto jane penallti te sigurta.  Abidal terheq bluzen e Drogbes, dhe kjo eshte eshte nje penallti qe mund te jepet.  Me e forta ama eshte ndalimi i Maloudase brenda zones, ku ketij i jepet faulli por si goditje e lire jashte zones.

I pakapshen, nuk e di se cka shikon ti po nuk ka aq gabime sa qe thua. Kartoni i kuq i Abidal ishte i teper sepse me teper qe simulim i Anelkas se sa qe pati kontakt me Abidalin. Dy prekje me dore edhe mund te jepen penallti por ka nje rregull qe thote nese distanca eshte e shkuter prej gjuajtjes se topit deri tek dora atehere gjyqtari mund ta shikoje si eshte situata. Kjo eshte per shkak se ka ca lojtare qe kur futen ne 16-she me shume e shikojne doren e kundershtarit t'ia gjaujne topin se sa porten. Gabime ka pas, por ne te dy ante. Ai me nxjerrjen e Abidal eshte munduar ta ekuilibroje ndeshjen. Pa mos e permendur qe ne ndeshjen e pare Balack u desht te ndeshkohet me karton te kuq dhe penallti per Barcen per nje nderhyrje ndaj Iniestas.

Ose me ate logjike edhe kjo mund te jepej penallti - nderhyrja e Bosingwas ndaj Henrys: http://www.youtube.com/watch?v=WAuukKP9mmM

Sa eshte Mourinho ne futboll ka bere qe bota me teper te flas per gjyqtaret se sa per ndeshjen vete. Chelsea luajti gjysmen e ndeshje me nje lojtare me shume dhe ne fund e akuzuan gjyqtarin. Po thone se kush humb ka te drejte te ankohet dhe shpresoj qe perseri Chelsea te ankohet edhe kesaj rradhe smiley

As qe permenda rastin e Anelkes.  Rasti i Anelkes mund te quhet simulim nga ana e Anelkes.  Gjithesesi kjo ka pak lidhje me balancimin qe ti mendon se ai ka bere duke nxjerre Abidal.  Arbitri pritet te marre vendimin e duhur ne kohen e duhur, e jo te tentoje balancoje vendime te gabuara.

Kete punen e distances dhe kapjes e topit me dore brenda 16-shit s'e kam degjuar asnjehere.  Me ngjan si shpikje e jotja.  Ato prekjet me dore mua me duken penallti taze, qe shumicen e ndeshjeve qe kam pare une jepen.  Po ashtu ndalimi i Maludase brenda zones.  Edhe kapja e bluzes se Drogbes, duke marre parasysh qe per kapje bluze Barca mori penall te dyte ndaj Milanit ne cerekfinale.

Gjithesesi kur arbitri qe arbitroi ndeshjen thote vete qe ka bere gabime, besoj se s'ka c'te argumentohet me.

Nfakt ashtu eshte, qe arbitri nuk duhet te beje balancime. Me rregull keshtu eshte po zakonisht cdo here mundohet te beje balancime. Ne momentin qe e jep kartoni nuk e di sa ekrane ne stadium e japin pamjen dhe nuk ka se si mos te ndikohet kur ka bere ndonje gabim te rende.

Kjo puna e distancave te shkurtera: une e kam degjuar shpesh prej komentatoreve gjate ndeshjeve. Kjo behet per shkak se shpesh lojtaret mundohen ta gjuajne kundershtarin ne dore. Me kete dua te them jo cdo prekje me dore eshte direkt penallti. Ka edhe rrethana tjera kur e bejne arbitrin t'i mbyll syte.

Drogba: kontakti qe minimal. Une do thoja se gabim ishte kur Barces iu dha ajo penallti me Milanin. Por ama ke te drejte, ne momentin qe terhiqet bluza gjyqtari ka te drejte te akorordoje penallti.

Eh, po fundja keto gjera e bejen futblollin te bukur sepse ka shume interpretime smiley

Me sa di une, nqftse lojtari nuk tenton fare ta largoje doren ose ta mbaj afer trupit per te evituar prekjen shancet jane shume te forta qe te jepet penalltia.  Besoj se e vetmja menyre qe mund te justifikohet eshte kur mbron fytyren dhe hallatet nga goditja e topit. smiley

Lodhja fillon e ndihet tek ekipet e medha. Barcelona, ne ndeshjen e kthimit me Milanin, dukej tejet e lodhur. Sot duke marre parasysh qe te shtunen ka superndeshje, mendoj se Barcelona ka per te luajtur disi me e rezervuar keshtu qe edhe ndonje barazim a fitore e ngushte e Celsit nuk perjashtohet. Megjithate, Barcelona mbetet superekip. Shpresoj te marre dhe kampionatin kete vit. smiley

Drogba po ju fut ca dritherima te vogla ne trup xhuxhave te Barcelones.

po po... e pe rastin e Barces ti.. e shpetoj traversa kesaj rradhe Chelsean...   ''po do tja bejme bene'', ku do vej..smiley

go chelsea!

shikojeni kundersulmin e celsit shikojeni... te ishte kunder realit ose bajernit kushedi sa pulle do i kish fut celsi..

Fiton Barca.

50 krepa.

Kjo eshte gjys finale mor vlla jo ajo mbreme! ec ty te shohim pak futboll se u thame..

E pashe Belul e pashe, por Barca sec duket qe ka probleme me keto topat e gjate dhe nxjerren e tyre nga zona e rrezikshmerise.  Kane harruar se si luhet me topin ne ajer, nga qe nate e dite merren vetem me tiki taka.

mire, loja ne ajer eshte nje pik e dobet e barces, por ata e kompesojne ndyshe kete..  pastaj e thame.. barca vetem 2 lojtare ka mbi 1,80   .. njeri nga keta eshte portjeri.smiley  nderkohe qe vetem 2 lojtare  chelsea  jane nen 1,80...

pastaj e provoi barca me Ibraimovic si pik mbeshtetje  ne sulm per te shfrytezuar topat e larte... ncuq, nuk ecte loja, stononte...

Une nuk di sa gola ben Celsi por Barca ben 2 . smiley

messi si duket u lendua. E beri gabim e humbi topin dhe nuk fal chelsea ne kesi raste

Perseris: NO FUCKIN DISGRACE THIS TIME! GO CHELSEA!

Goool Celsi.

Gabim taktik,duhet ta benin golin ne min e 90 + ,do zgjohet Arbitri tani,3 penallti per Barcelonen.

C'te thash Belul? Kujdes Drogben.  Eshte nje nga lojtaret me te nenvleftesuar.  

Gol tipik chelsiano-anglez.  Messi humb topin, Lampard me nje pas te gjate e te sakte per Ramire kenianin, dhe Drogba si pyka qe eshte gjendet ne vendin e duhur per te shokuar Barcen tiki-takshe.

Kush e ka nenvleresuar Drogbane ketu? Herezi! Eshte fajkua ore fajkua, edhe me bythe nga 20 metra eshte i afte te beje gol. Uefalona gtfo!

minimum ka loje edhe 135 minuta loje smiley Ishte nje gabim. Vetem keshtu chelsea mund te shenoje.

me kollaj beson se ka jete edhe ne Saturn sesa te besosh se po rrifet Barcelona. Nuk shifet me futboll.   

Pse, ca ka Barca qe te mos rrifet? Ben kakerdhi te florinjta gje? Simulues, pordhace, anti-sportive (sidomos kur jane ne dizanvantazh) dhe me fitore te njollosura nga episode te felliqura (sidomos kunder Chelsea ne 2009). Te rrifen qe c'ke me te. 

Drogba vazhdon te jete nje nga sulmueset me te mire ne bote. Celsi ska pas trajner, me kot se Villas boas une vetem eriksonin kam pare.. linte ne stol lampardin dhe drogben. Idiot tjetri e dhjeu fare si ekip.

Thash edhe me siper te kishte loz celsi me ate bajern apo me ate real mbreme do i kishte shqepur ne gola...

KUNDERSULMI I CELSIT!!!APAPPAPAPA

Goooool Ivanovic... u jo, akoma jo smiley

goxha mbrojtje Chelsea, me 10 lojtare smiley 

Goxha sulm Barca, me 10 lojtare smiley

ueeee 11 celsista brenda 20 metershit smiley 

Ore, e njihni futbollin ju apo jo? Duket sikur po flasim per futbollin e viteve '50 kur lojtari pasi merrte topin, kishte kohe te kruante bolet, rregullonte floket, pershendeste tifozat etj etj perpara se ti afrohej nje kundershtar. Me futbollin total ndryshuan gjerat... dhe kane kaluar plot 40 vjet. Eshte normale pra qe ta ndjekesh kundershtarin kemba kembes, nga nje secili mundesisht. Ata te Barces jane xhonglere, por rendesi ka goli, topi ne rrjete. Haterz!

me rendesi ka te krijosh MITIN

 

dhe barça po e krijon.

Tope tope papagalos, vetem Championsin vjet kane fituar me merite, ato dy te tjerat ABSOLUTISHT JO!

tu paska mbush mendja me tituj, si ata gjeneralet e vjeter qe e mbushin xhaqeten me stema e tituj pas ansje merite tjeter.

Jo shoku, gjeneralet qe thua ti jane ata qe s'kane marre pjese ne lufte. Ndersa ketu po flasim per beteja te fituara, rezultate te arritura. Te verifikueshme lehtesisht madje smiley

beteja ka fitu dhe hitleri, tu bombardu naten robt qe flenin. e tu pushkatu 10 njerez per çdo gjerman te vrare.

varet sesi i fiton betejat. menyra (burrerore) eshte me e rendesishme sesa çdo gje tjeter. 

me lojen e çelsit sot, une per vete do kisha turp te luaja, e aq me shume po te fitoja. 

Hitleri s'ka fituar asnje beteje, disfata e Wermachtit erdhi pikerisht prej Hitlerit. Po t'ia kish lene drejtimin e luftes gjeneraleve te vet (qe ishin me te miret ne bote) sot do flisnim te gjithe gjermanisht. Thene kjo, Davidi dhe Golia, Uliksi dhe Ciklopi e te tjera dualitete si keto, te thone gje ty? I ke hasur ndonjehere? 

nuk e njihke mire historine atehere

E njoh shkelqyeshem.

 

Goli 100% i rregullt i anulluar Shevchenkos ne gjysmefinalen e 2006-es, 2 penalltite qe nuk iu dhane Chealset ne gjysmefinalen e 2009-es. Kjo persa i perket burrerise se aktoreve te Uefalones.

 

Persa i perket LB2, doctum doces. smiley

Mur kalaje po behet Cahilli.

ja gjeti celsin celsi portes se barces

drogbaja duhet te ket marre pasaporte italiane se nuk ka mundesi..

ore ti do shofesh ndeshjen apo do me gjurmosh mu ka prapa smiley 

dhe, PO! KA! lojtaret e Celsit kur lujne kundra Barces smiley Shiko videon me siper.

Shif se Drogbase i shkoi topi tek topet, nuk kerkoi faull. S'te dhembin koqet ty? Mua vec ideja e nje goditjeje aty me shkakton dhimbje.

ncuk...

Na ka sha i here ky ne ne numrin shumes mer.

Tifoz i Milanit e nuk i del e keqja. smiley

Kur te kete Barca aq Champions sa Milan, hajde drejtomu prape per futboll ne rang klubi Kotho. Gjer atehere, ehuhaaaaaaa... s'ka per te ndodhur ndonjehere smiley

Kur te kete nje kryeminister katalanjas mbase. smiley

Po une po pres dy golat e Barces. smiley

Hahahahahahaha. S'di me ku te kapesh e shkon peshkon Berlusconin. Shif se Milani ka fituar Champions kur Silvio s'merrej hic me politike. Ah po, nje e ka fituar sapo filloi presidenti karrieren politike, 4 me 0 fituan ne finale, me nje skuader po kaq pordhace sa kjo qe po loz kunder Chelsea, qe me duket kish edhe emrin njesoj smiley

1-1, mbas nje minute. smiley

Celsi mè nxorri mallin e ndeshjeve tè kombètares sonè...kur nuk luan me Maltèn apo Luxsemburgun..e keni vènè re..bèrtasin tifozat anglez kur del topi jashtè,apo kur kap topin me kok Drogba-ja...

Hahahahahah sa mu be qejfi qe s'bene dot gol smiley 

DREJTESI HYJNORE!

sa o ora? smiley 

tu thafshin komet!!! 

Bame, s'qenkam unë tersi. smiley

 

e mora vesh e mora smiley  po per ate fanelle, kom nderru nja 5 linqe interneti per ta pa.. smiley 

Beme derman per Evropianin, se ngela me ritransmetime! Po s'te del gjumi ne 3, sado alarme te vesh! smiley

ca goditje te vogla per keta spanjollet, kane filluar bien ca pupla

Hajt suksese Chelsea.

Edhe sikur (e veshtire) te kualifikohen pas nje jave kunder simulatoreve, palaçove te Barcelones, asgje nuk do ta laje turpin e skandalit te gjysemfinales 2009 Chelsea - Barcelona me killerin profesionist Ovrebo. Ah po sikur arbitri ti dhuroje 2 penallti Chelsit, ti mohoje Barcelones ndonje gol, te nxjerre me te kuqe dy katalanas atehere ndoshta do te quhet barazim me pisllekun e 2009.

Urdhero palaçot, simulator katalanas Sissi of the week hihihihi

hahaha sa paska ne web smiley

smiley

hunderro, ki me respekt per kete barcelone, qe eshte nje nga skuadrat me te mira te historise se futbollit. Dhe kete e thone te gjithe ata qe marrin vesh nga futbolli...

Inatin kija po hakun mos ja ha. Perndryshe, je injorant futbolli

I use Busquets as my goalkeeper in FIFA 12 cause he has 99 in diving. smileysmileysmiley

Hahaha... qeka rraf Barca?! Ec aty! bravo Chelsea! smiley

Se na cane veshet keta tifozat e Barces sa here qe fiton, a thua ti se eshte ndonje zotesi e madhe me be tifo per nje skuader si kjo. smiley

Paska ra gripi i shpendeve n'Spaj.

.........

ne fakt  s'e pashe mire,prandaj e fshiva.une jam perpjek (aq sa i'a thom u) me shkrujt dicka per Barcelona Real.Kta te peshkut aty e kane.Po s'e publikune ne qafe pacin veten.smiley

u paske dale borxhit ,pjeter..smiley
meqense nuk e dime akoma nese do ta publikojne temen tende apo jo,si specialist.smiley,po them dy llafe ketu...
pa.me te voglin dyshim,fiton Barcelona.. ose thene ndryshe,humbet Reali.smiley. perfundimisht nuk ka fare rendesi se kush luan me mire.... ,ky duel eshte percaktuar tashme psikologjikisht.. Reali (ky grup lojtaresh) kane vite qe rrihen nga Barcelona.. dmth per Realasit,vlen aksioma a lashte shqipare: "qen i rrahur qe klysh".'D

ok, po i biem shkurt per sot ne mbremje... me apo pa kohe shtese, 3 me 0 per Barcelonen.smiley

Oooo Arifi. smiley Lere futbollin po shko ver punet ne vend se ike ti, ra qeveria ne Hollande. smiley

aaa,na nuk meremi me politike ketu..smiley

ja sa te vij Pjeri me direktivat perkatese..,"pa do ja bejme bene " edhe qeverise hollandese.smiley

Teper konfident dukesh Belul. smiley Edhe Guardiola teper konfident duket.

Heren e fundit, qe u angazhuan ne kete menyre, Remuntada i doli bosh.

well hunter,CL eshte i vetmi trofe qe ka mbetur kete sezon per Barcelonen.. edhe nuk eshte se haruan te luajne futboll..smiley po ja,dy here brenda javes shanc i keq,eshte mjaftueshem per Barcen..smiley megjithate do piqemi ne darke...une fola njehere.smiley

fito barcelona kualifikohet celsi

 

I vetmi rezultat qe eliminon Barcelonen asht 0-0.Zerro-zerrja,sepse Di Mateo e ka msu futbollin n'Itali.Asht i vetmi rezultat kualifikues qe din me nxerr.sa here ka deshtu Barcelona,ka deshtu vetem prej "catenaccios".

nuk mendoj keshtu pjeter.ka te pakten 3 vjet qe te gjitha ekipet,ne Spanje apo Evrope qofshin,luajne katenacio kunder Barcelones.....dmth skane mundesi tjeter.. keshtu me rezulton mua...

Catenaccio ishte ajo qe beri Mourinho me Interin parvjet ne Barcelone.

Kurse pressing qe nuk eshte cattenacio ne gjithe fushen kunder Barcelones e ka bere ne gjysemfinale 2009 Hidink me Chelsea, Di Matteo me Chelsea dhe Mourinho me Real sivjet.

O cuna katenacoja eshte nje sistem taktik specifik qe ka te bej me markimin e nje lojtari specifik si dhe me perdorimin e pozicionit te liberos.  Jo cdo menyre defenisve e te luajtur futboll eshte katenaco.

 

Per sot :

Celsi humbet me min 2 gola diference. 50 krepa x 1.7 = 35 neto

Ndeshja eshte gol/gol 50 krepa x 1.95 = 47.5 neto

Ndeshja ka 5 kartona te verdhe qe bejne 50 pike ose tre te verdhe dhe nje te kuq  ( nje i kuq ben 20 pike ). 50 krepa x 1.7 = 35 krepa neto

Ndeshja ka tre gola ose me shume 50 x 1.6 = 30 krepa neto

Ndeshja ka 3 gola ndahet 50 x 1.95 = 47.5 krepa neto.

Kalon ne finale Barca 50 krepa x 1.5 = 25 krepa neto.

Ndeshja ka 11 korne 50 krepa x 1.9 = 45 krepa neto

Mos me thoni qe nuk ju thashe. smiley

P.S. Nuk lejohet qe Beluli t`u dale kunder ketyre prognozave sepse ashtu eshte puna. smiley

Nese ndeshja del 3-1 ka problem ? smiley

Karton i kuq. smiley

Vetem kornet nuk kam gjetur. Po nuk i dihet deri ne fund. Te gjithe te tjerat ne xhep.
Gol/gol
Plus 3
Kane mbaru qe ne pjese te pare.
3 Ndahet deri tani ndahet
Duhet nje karton i min i verdhe per te kap piket e kartonave.
Duhet nje gol tjeter i Barces per ta mbyll me super sukses sot dhe per kualifikimin. smiley
E merr Belul qe nuk me degjon ! smiley

E humbi smiley

Iken dhe kartonat, u bene. smiley

Korne 9. Duhen dhe dy dhe krepat ne xhep. 4 dite pune krepa. smiley

11 korne. smiley U siguru buka e javes. 

2-2

U fitu basti tre gola ndahen. U humben 2

5-2 dola.

Te na falin tifozat e Barces smiley

cope 1.smiley

ia thyeu kerbishtjen! ncuq! ncuq!

Terry jasht me te kuqe. bravo arbitri qe e pa..

Gamor lojtar!

Iniesta!

Wow!

Hahahaha!

2-1

uaaaaaa!!! sa kam uleritur! uaaa!

Eurogol Ramires. GOOOO CHELSEAAAAA! Njesoj si Interi para 2 vitesh, me 10 lojtare kunder Uefalones. Te pakten sonte s'po bejne skena, deri tani.

Ti po thua qe s'e meritonte kartonin e kuq? Gjithashtu, golin e pare e bene para se te merrte kartonin Terry.

Une po them qe pervec Champions League 2011, dy te tjerat (2006-2009) Barcelona i ka fituar pa merite dhe me vjedhje. Kaq smiley

Anija fiton pik smiley dmth Barka (krepat ia le drynit, vet ha pjata gastronomike)

çka ka menduar Terry kur e beri ate! Edhe ne ndeshjen e pare veproi njejte po nuk e pa gjyqtari dhe Alexis nuk ishe qe nga fillimi me Madridin shkaku i asaj gjaujtje. Sonte e perseriti te njejtin veprim. çfare idioti!!!

Si qe kjo puna e kartonit te kuq se une s'e pashe por keta te eurosport e kane komentuar si nje tjeter moment Uefalone.

po leri se çka thone anglezet ti. E gjujti Alexisin me gjuj ne kofshe ndersa topi ishte shume larg nga ata dy. Nje veprim i turpshem. Kur e mendon se mund te jete ndeshja e tij e fundit ne Ch.L.

Qetesohu.  Duket tashme qe je tifoz Barcelone.  Kartoni i kuq jepet per faulle te konsideruara te dhunshme ne teprice ose sjellje te dhunshme.  Une per vete s'e kam pare incidentin.  Kur ta shoh mund te them.

tifoz i barcelones jam, nuk jam duke e mohuar. Po une me aq sa e pashe mu duk e turpshme dhe mund ta them vetem mendimin tim, ntayrisht smiley

Ne twitter psh i pash nja dy komente te njerezve te chelseat. Ruud Gulit: What where you thinking 

Gary Linker: Chelsea undone by a Terrybly stupid moment from their captain

 

 

Gjynah tè mos kaloj Barcelona...bèjnè spetakèl..!!

O Arbiter pleherrrrrrrrrrrrr,

Shtylle,o Arbiter legen,shtylle,si skane turp keshtu fitohet CHL ?

shuuuuume veshtire por go Chelsea!

U tremb Messi nga gjithe kapello i gjate cek. smiley

Penallti Uefalone par excellence.

Sa thashe qe nuk po bejne skena, u krodh Pordhebregasi... ka zot kete vit, ka zot. Arbiter, arbiter... e dini vete vazhdimin.

Drobga eshte i papare.  Ja keput tjetri gjuajtje nga gjysemfusha dhe e ben Valdezin te hidhet per te kapur topin.

Nqftse Celsi ja arrin te kualifikohet kunder kesaj Barcelone qe kosiderohet nje nga skuadrat me te mira (ne mos me e mira) te gjitha kohrave ne futboll, pa qendermbrojtsa fare per shumicen e ndeshjes, e me penallti leshi si ajo Fabregas, dhe me nje lojtar me pak, ka per te qene nje nga ndeshjet me epike te historise se futbollit.

Si te kualifikohet Celsi,prit se do jape prape Penallti Arbitri,duro,nuk eshte nxeh akoma Platini.

Hahahaha,

I madh je Brad!

Edhe 12 min

messed it up again.

lol! prrrrr!

Hahahahaha!

2-2 good bye Barcelona!

ueee smiley

Gooooooooooooool

KA ZOT THASHE! smiley 

Gooooooooooooooool

Hajde mirupafshim vitin tjeter!

Meireles u skualifikua nga finalja per nje tjeter skene nga Uefalonasit: u krodh me stil Mascheranua. Nuk thyhet tabuja e Ch.L, pra qe te fitohet dy vite radhazi nga e njejta skuader. Tjeter fakt eshte qe ne 8 vitet e fundit Chelsea meriton ta fitoje te pakten nje here kete trofe. Tjeter akoma, qe futbolli ngelet sport spektakolar qe i jep nuance historise me shume se sportet e tjera. Se fundmi, NO FUCKIN DISGRACE THIS TIME! GO CHELSEA!

E hoqem 3x qelbesiren

Hajt, mirupafshim! Kur s'do, s'do.

P.S. Ma ngrofën tifozat e Barças ne fund edhe me kujtuan pse jam tifoz me ta. smiley

Spatet fat me Arbitrin sonte smiley

Brado, coji nji sms atij bashke-kaqolit tat, territ, ngushelloje.

Nuk kom leke ne telefon se i harxhova me bashke-kaqolin tat,Pepin smiley

Ca behet keshtu ore! Boooo! Kataklizem fare! Torres mavria qe kishte dy vjet shtate pashe nen dhe si Konstandini, ngrihet nga varri dhe i ve derrmen Barcelones se madhe?! Pupupu! Llahtarime fare!

 

Hajt ne te semes me gjithe tiki taken se na e bene si stil hyjnor na e bene! Jo 70% mbajtje topi, jo 1000 pasime te kompletuara! Ka me shume se nje menyre per te luajtur futboll dhe mbatja e topit 70% apo 80% nuk tregon gjithcka sidomos kur shume nga keto pasime jane mbrapsht apo anash!

Iku Barça, neser e ka radhen Reali......

Risku i Bajernit ky me duket.. Te mburret Chelsea dhe Reali qe munden Barcelonen qe mban 70% te topit gjate lojes eshte turp..

Barcelona mbetet ekip i vetem sot ne bote qe luan futboll. Por edhe ata human jane.. Shenja lodhje te madha tek iniesta dhe xavi.

 

Me pelqeu kjo analize. Jam dakort. 

Ate fjaline e pare ta kishe thene ne fund edhe njehere, por prape analize e mire.

smiley.

Tifoxe gjermanie ti? Me duket se jo vetem Champion League risku i gjermaneve por edhe Evropiani. Reali dhe Barcelona kane patur nje sezon shume lodhes, lojtaret spanjolle do ju bihen breket kur te mberrijne ne Ukraine e Poloni.

smiley

per arsye supersticioni ajo ikona me siper, dhe parashikimet e tua te parakohshme jane te padukshme smiley

Ka njerez qe bejne nga 15.000 xhonglime, por s'jane futbolliste, por artiste cirku. Edhe Barca kur dehet me fodullekun e vet, ashtu loz, si nje grup cirku. Ne futboll fiton kush ben me shume gola se kundershtari, kaq. Messi provoi me ne fund peshen e eleminimit te ekipit per faj te tijin. Kjo besoje se do i jape ate pjekurine qe i mungonte. Nxjerrja e Terryt me te kuq them se ishte "çelesi" i ndeshjes. Drogba eshte lojtari me "i keq" ne planet, ka nje agresivitet sportiv te papare. Sikur ta kish dhe Ibrahimovic kete karakteristike... 

ke fol si taljano vero smiley ... fshije!! fshije!! sa ke kohe smiley 

Kur sdo nuk do o ti ophi... Messi nuk ka bere kurre gol ndaj chelsit.. shtyll penalltia, shtyll edhe nje gjuatje tjeter.. tani vetem ta merre porten me vete ai.

Iniesta me Xavin nuk shiheshin me sy, jane lodhe. Terry eshte nje k@qe kandari dhe pike. Ishte e shkruar per Chelsea kjo, u pa qe ne Londer. Per Drogben ke te drejte, ujk eshte.

Drogba eshte mjeshter i pozicionimit me trup.

Idiot Guardiola qe mendon se Ch.L. fitohet me sulm. Ch.L. fitohet me mbrojtje. Bravo Chelse, 3 gjaujtje ne porte brenda 180 minutave, 3 gola. Me vjen keq qe do kene gjithe ato mungesa ne finale..

40 minuta ndeshje pash, 40 minuta Barca duke bo praktike...

E kuptoi njeri atè golin e dytè tè Chelsit?..

ne futboll duhen ndryshuar rregullat. ekipi qe nuk del nga zona e tij (gjysem fusha) gjate 10 minutave rresht, duhet te pesoje nje penallti. 

keta plerat qe vetem mbrohen sikur te jene sakater te lindur ose me pak ne numer qe ne fillim te lojes, duhen ndeshkuar. 

Qenkeni te cuditshem ju tifozat e Barces kur humbkeni,filloni e nxirrni ligje.

Tifozave te Barces me gjithe Barcen vete ju duket vetja si kur jane te zgjedhurit e zotit si puna e cifuteve.

s'jam gje tifoz i barçes une, se as ata nuk luajten BUKUR. sepse si ne balet, duhen dy protagoniste qe loja te jete e bukur ne fushe. 

dhe fjalen ta kisha duhen ndryshu rregllat me ZBUKURU lojen dhe jo me mbajt me hater barcelonen. 

mos harrojme qe futbolli eshte veç nje LOJE ! bukuria e saj duhet t'u jape te tereve (lojtareve si dhe spektatoreve) me shume kenaqesi nga fitimi i ndeshjes, sidomos ne kete forme TE ULET qe çelsi paraqiti.

 

po per ata qe dalin te gjithe dhe e lejne zonen e tyre bosh ca duhet me thene,

2 gola ketej, 2 gola andej, plus golat e Chelsea-t ishin smiley

Uuurrrraaaa

E MERITUAR!

Chelsi luftoi me mish e me shpirt. Lojtari me i mire i Barces sot ishte Macherano sepse e kuptoi se si duhej lozur. Barces i mbaruan te gjitha opsionet sepse u mbyllen hapesirat per ne zonen e Peter Cekut. Barca duhej te hidhej ne taktiken e coroditjes, gjuajtje jashte zones krose brenda ne zone, hapje anash dhe krose per ne zonen e rreptesise etj, gjera qe barca nuk i beri sa duhet sepse lozi te njejten loje, pasa te shkurtra dhe ne vije te drejteperdrejte drej portes per tu futur me top ne porte.

Fajin per humbjen e barces sot e kishte GUARDIOLA. Eshte gjynah te kesh ate skuader dhe te mos fitosh... te pakten ti provosh te gjitha menyrat per te fituar. 

Fitoi prape Chelsea?! Ec aty!

kush mund Barcelonen,fiton Champions-league....dhe Chelsi meriton ta fitoj ate.
tani si u kualifikua ne dem te Barcelones? ok, duke permbysur cdo llogjike futbolli.ndodhin njehere ne kaq kohe keto gjera ne futboll.

ndersa Guardiola duhet te mendonte me kohe per nje lloj rotacioni ne ekip eshte e pamundur te jesh protagonist per te gjitha trofete e mundshme nje sezon te tere ku luhen mesatarisht 3 ndeshje ne jave.... dhe te kesh ne dispozicion vetem 13 apo 14 lojtare.. ishte e dukshme.. shume lojtare te Barces,e kishin te pqmundur fizikisht te ushtronin presion per 90 minuta.

Jo o Belul jo, se e vetmja llogjike qe ka futbolli eshte shenimi i me shume golave se kundershtari.

Te mbrojturit eshte art ne futboll si eshte tiki-taka e Barcelones, dhe brenda kesaj serie epike Chelsea e praktikoi kete art ne menyren me te mire te mundshme duke eliminuar nje skuader historike si Barcelona.

po ku me pe mua ti te kritikoj menyren e lojes se Chelsit?? mbrojtja eshte gjithashtu menyre te luajturi ne futboll.. mjafton te mos luash antifutboll..dmth shqelma,irrito kundershtarin ate qe e quajme futboll te ndyre dmth... dhe Chelsi nuk e beri. luajti futboll mbrojtes,por korrekt.shume dakord.

por,llogjika e futbollit qe thashe me siper,e do qe ai qe krijon me shume raste,zoteron lojen,zakonisht fiton! dhe duke pare te dyja ndeshjet,Barcelona krijoi raste me shume bile per te fituar te dyja ndeshjet.
nese marrim vetem ndeshjen e sotme,llogjika e futbollit e do gjithashtu qe ekipi qe ka 1lojtare me shume per nje periudhe te gjate ne fushen e lojes, ta kete fitoren disi me te lehte...aq me teper kur pervec rasteve te krijuara, fiton edhe penallti,por nuk e realizon... e,ketu pastaj e kane fjalen disa forca mbinatyre (tip ravi.smiley)..... shkenca ngre duart perpjete.smiley gjithsesi,nuk e zbeh kualifikimin e Chelsit..

E MERITUAR!

skenderbeu qe e shpiki luften mbrojtese, them se do te kishte turp te mbrohej po te kishte aq ushtare sa sulltani. 

kjo strategji e çelsit na ben krenare vetem po te jemi ne kushte me te disfavorshme nga kundershtari. ne kushte barazie te plote (siç eshte futbolli) nje strategji e tille eshte e turpshme dhe aq me shume e pamerituar.

Fantastike,2 aksione 2 gola,100 % accuracy ne sulm,dhe me legjendarja Torres beri gol !

Ti kishin vone portat kshu per s'gjoni, hajt se do kishim fol ne tashti, do i kishte bo nja 5 gola Barca

 

fantastike, barcelona i ka dhene shume futbollit keto kohe, dhe jo drejtperdrejt me lojen qe ben, po me lojen qe ben kundershtari. eshte shpik keto kohe futbolli me kater libero, aplikuar me sukses nga murinjo, di mateo etj. eshte shpik gjithashtu stili i ri "ne futboll fiton dhe pa lujt futboll". te gjitha keto duhet t'ja dime per nder barcelones, faleminderit barcelone, vazhdo keshtu sic je dhe dy sezone se me siguri do shofim edhe modele te reja, pershembull "modeli muratori" ku dhjete minutat e para lojtaret kundershtare do murosin porten, pastaj do dalin per kafe dhe do e lene barcelonen vetem ne fushe smiley

..............dhe kater Arbitrat me cekic ne dore duke shemb murin.

edhe ndoshta, po mos ja co ne mend murinjos se do e beje murin me beton 600 qe mos ta caje dot as matrapiku smiley

O idhujtaret e Barces nuk behet futbolli nje dimensional duke kerkuar qe te gjithe te luajne si Barca.  Ka plot skuadra te tjera qe mundohen te replikojne Barcen, duke u fokusuar te mbajtja e topit dhe qe nuk jane te sukseshme.  

Swansea pershembull ne Premiership eshte nje nga skuadrat qe mesatarisht e mban topin 55%-60% ne shumicen e ndeshjeve qe luan, duke e futur ne nje kategori me gjigandet e Premiershipit si United, City, Chelsea, Arsenal e Spurs.  Ku gjendet kjo skuader nga rezultatet? Ne vend te 12.  Nga ana tjeter ke Newcastle United qe s'luan fare per mbatje topi, dhe gjendet ne vend te katert.  Stili i tyre eshte stil i drejtperdrejt, duke pasuar topa drejt dy sulmuesve bisha (Ba dhe Papiss Cisse) te cilet jane goxha efikas me shancet e tyre.  Kete gje beri dhe Chelsea pak a shume ndaj Barcelones.

Keto kritikat tuaja jane feminore sepse thone pak a shume qe o luaj sic luajme ne ose nuk po luan futboll, edhe kur skuadra tjeter fiton.

po qe se krahason swansea (as nuk e kam degjuar kurre) me barcelonen, problemin e ke vete, nuk te ndihmon dot njeri. persa i perket kritikave feminore, kjo ka te beje me ate qe do ti te shofesh ne futboll, po e konsideron dhe futbollin si zgjedhjet ku mjafton te fitoje partia e zemres pa s'ka problem per cilesine e zgjedhjeve, jam dakord. po qe se shikon futboll per tu kenaq me futboll, eshte tjeter gje komplet pastaj. kampion europe doli dhe greqia para ca viteve, pa lujt asnje sekonde futboll ne shtate ndeshje, po kjo eshte ceshtje shijesh, me shijen e grekeve sihte fiks, donin ti vinin emrin Rehagel nje qyteti

mendoj se ka pak faj guardiola, pas golit te dyte nuk duhet te kish sulmuar me. sidomos pas mbaruar pjesa e pare. gjithashtu ndjeshjen e pare ne angli nuk kish obligim te sulmonte, ta mbyllte çelsin ne porte. i nenvlereson ndoshta shume te tjeret. 

fati i murinjos qe do fitoj edhe me realin si me interin. dhe do shkoj prap ne angli ose da te marre portugaline.

Faji i Guardioles eshte qe ka bere skuadren nje dimensionale, qe s'di te luaje ne menyre tjeter dhe s'ka mundesi te luaj ne menyre tjeter pervec tiki takes.  Nje pyke i fuqishem dhe i gjate si Ibrahimovic qe e shiten mbas nje sezoni, do e kishte derrmuar ne ajer dhe me force fizike sot Chelsean pa qendermbrojtsa.  Por Guardiola vajti e shiti, e bleu Villan, nje lojtar i vogel dhe i dobet fizikisht qe i pershtat tiki takes.

E kshukshu

Lexoje dhe njehere se mbase e kupton ckam thene.  Nuk po krahasoj Swansean me Barcelone, por krahasoj qasjen qe ka Swansea ndaj futbollit me qasjen qe ka Barcelona ndaj futbollit.  Ne kete aspekt po mund te besh krahasime.  Roma gjithashtu pershembull, po mundohet te bej te njejten gje qe ben Barcelona duke marre si trajner Luis Enriquen qe ishte trajner i Barcelones.  Suksesi i tyre ne Seria A ka qene aty ketu.

Natyralisht qe une futbollin e shikoj per tu kenaqur me futboll, por edhe kenaqesia e futbollit nuk mund te perkufizohet ne te kenaqurit nga nje stil futbolli.  Kenaqsi eshte edhe te shikosh kundersulmet rrufe te ekzekutuara ne menyre perfekte nga Reali.  Kenaqesi eshte te shikosh pressingun e rende me te cilin luan Bilbao e Bielses.  Kenaqesi eshte dhe gjithashtu te shohesh se si Drogba e luan ne menyre perfekte rolin e pykes tipik, fizikisht te forte qe dominon ne ajer, dhe e mban topin per vrapues nga mesfusha.  Kenaqesi eshte dhe tiki-taka e Barcelones, e njejta tiki-take qe mund te behet bajate kur pasat behen mbrapsh apo anash dhe sakrifikohet efikasiteti per estetiken.

Me pak fjale nuk mund te konsiderohet tiki taka e Barcelones futboll, dhe stili ultra defensive (ndaj Barcelones) i Chelsea antifutboll.  Te dyja futboll jane (deri sa nuk thyejne rregullat e lojes) dhe te dyja kane bukurine e tyre, sic dhe kane momentet e tyre bajate e te shemtuara.

 

tamam tamam problemi eshte se kush lloj futbolli krijon mit, ky dhe ngel ne histori. mendoj se ngel ne histori duke krijuar mit, ai qe luan me bukur dhe jo ai qe fiton me shume tituj.

psh Hungaria e pushkashit, nuk fitoi gje, por ka ngel ne histori. po ashtu hollanda e krojfit. italia ka fituar plot tituj, por me katanaçio, asnjeri nuk frymezon sot, asnje lojtar te saj nuk kujtojme me. mund te shtojme dhe gjermanine pas italise qe lojtarin me te madh e kane nje mbrojtes.

nji keshtu them una.

Shko pyete Guardiolen vet, dhe ta siguroj qe do te thote qe pikesynimi i tyre kryesor eshte te fitojne e jo te krijojne mite.  Hungaria e Pushkashit e Hollanda e Krojfit kane ngelur ne histori, por statusin e Brazilit te 70-tes s'e arrijne dot kurre.  Pra te fituarit ka perparesi.

kur gjithe ndeshja luhet ne dyzet metra fushe, barcelona vetem po te beje kundersulm te porta e valdezit se ne vend tjeter s'ka mundesi. po nejse, futbolli zakonisht luhet me top, megjithese edhe loja pa top ka rendesine e vet, madje eshte vendimtare ne disa raste. gjithe pjesen e dyte psh celsi luajti pa top, arriti ta kalonte topin ne gjysemfushen e barcelones vetem 6 here me numer, i kurseu dhe vetes tre minuta ferr me shume me nje top te gjate qe qelloi te ishte i sakte, dhe kaq. sot quhet finalist dhe ndoshta edhe ja del te fitoje champions league. tani, ajo qe une kam qejf ne futboll mund te shpjegohet me nje shembull. nese pyet ata qe kane pare kampionatin e '82 (perfshire dhe ty me siguri) cfare mbajne mend, besoj se ne 75% te rasteve do thone qe kane pare brazilin me te mire te te gjitha koherave dhe vetem 25% ma do mendja qe do thone qe italia fitoi kampionatin. ky eshte futbolli per mua qe s'paguhem nga futbolli.

More shembullin me boze ne bote, sepse ne ate boteror Italia ka zhvilluar ndeshje spektakolare, me gola spektakolare te shenuar nga shume lojtare, jo vetem nga Pablito Rossi. Njesoj dhe ne 2006, ku shenuan ne kampionat plot 10 lojtare te kombetares (GROSSO GROSSO GROSSO GROSSO smiley ).

si gjithmone shijet jane te ndryshme, dhe si shan dot, une pershembull kam dobesi Kandinskin, po s'kam c'ti them hic edhe atyre qe kane qejf Muntaz Dhramin, kane te drejten e vet

ashtu eshte swed,por edhe atij murit te Chelsit, i behej dermani..por do ia bente dermanin nje Messi apo nje Xavi etj me te levizshem,me disponibel me te shpejte... mendoj se ky ishte problemi i Barces.. disa nga lojtaret kyc te saj ishin dukshem te lodhur.. jo per faj te tyre..mos harro,jemi pothuaj ne fund te sezonit...dhe keta lojtare kane qene te mbingarkuar..

shiko,kundershtaret e Barces nuk do analizuar fare..pasi ska rendesi kush eshte,Barca e detyron te mbyllet ne mbrojtje..

Belulo, as e diskutoj fare qe barces i ka ardh koha per tu rraf, akoma me keq do e kete sezonin tjeter. as qe prisja te fitonte gje kete sezon se ka muaj qe duket qe eshte ekip i lodhur dhe pa motivimin e dikurshem. por s'mund te lavderosh realin apo celsin (murinjon dhe di mateon) se medemek na i paskan gjet ilacin barcelones, dhe kur i ka rraf i ka rraf se unicefi i bo presion arbitrave dhe platini ka pi gjak nga gishti i gjate me guardiolen. ik o shoku luj futboll se po pagujme gjithato leke per ti pa, vrapo sa ata, paso sa ata, gjuji portes sa ata, dhe hallall ta kesh, palloji ne dru. po kshu? ky lloj futbolli anti-barcelone sucks, s'ja vlen as me ble karten e supersportit, as me harxhu leke me birra ne lokal per ta pa.

e kuptoj arsyetimin tend. ben sens nga kendveshtrimi si e sheh futbollin..edhe une si ty,do ndihesha i fyer nese do te isha tifoz i nje klubi te madh qe luan me 11 lojtare te cilet bashkarisht kane nje vlere prej 150 apo 200 milione euro..dhe perfundimisht ngujohen ne mbrotje apo luajne nje bicim futbolli oportunist....
jo,as bileten be stadium e as abonimin e tv nuk do ia vlente.

Padyshim qe ja kane gjetur dhe jo vetem ata, por dhe Bielsa apo Emery ne ca ndeshje ku Barcelona mezi ka nxjerr barazime.  Dhe po duhet te lavderohen, nqftse Barcelona konsiderohet nje nga skuadrat me te mira te te gjitha kohrave dhe keta ja arriten ta ndalin apo ta mundin.

Eshte nje gje mos te te pelqejne taktikat e tyre anti-Barcelone, por qe ti trajtosh me perbuzje sikur nuk jane futboll eshte o te jesh tifoz Barcelone ose mos ta vleresosh futbollin ne teresine e tij, ne shumellojshmerine  taktikave, stileve, formacioneve etj etj.

Belulo,ju nevojitet pak pushim,jo per gje por u lodhet,epoka e Barces perfundoi.

shyqyr qe mbaroi se nuk duroheshin dot smiley

p.s. let's go Bayen! smiley

jo Brad jo,une mendoj qe Barca do jete protagoniste edhe per nja 2 vjet.por nuk do ta kete te lehte...

fundja edhe sot... nje penallti e humbur e Messit e beri diferencen.perkunder do flisnim ndryshe.

Edhe sikur te kishte shenuar Messi pra kualifikohej Celsi me gola ne fushe te huaj.

 

Pakapo,nese Messi do shenonte,rezultati ne ate moment do ishte 3-1 per Barcen (rezultat qe e kualifikonte Barcen gjithashtu) keshtu qe nuk e dime nese Chelsi do bente nje gol te dyte ne minuten e fundit apo do bente Barca nja 2 a 3 te tjera..

nejse,muhabet kot ky... po flasim me "sikur"

Belul nuk eshte justifikim ai qe lojtaret e Barcelones ishin te lodhur.  Edhe ata te Chelseat kane qene te lodhur.  Te gjithe skuadrat qe kane arritur deri te gjysemfinalet e Champions, jane te angazhuara ne dy ose tre turne pernjehere dhe lojtaret e tyre zakonisht luajne dhe per kombetaret perkatese.

Barcelones sot i duhej nje pyke sic Drogba, apo Ibra apo Llorente: i gjate, i forte, i mire ne ajer te cilit mund t'ia krososh topin dhe ai mund te shenoj me koke, ose ta mbaj ate per vrapues nga mesfusha, ose te marri faulle dhe kartona nga mbrojtesat kundershtare duke i derrmuar me fuqine e tij se sa me tekniken.   Keshtu zberthen skuadrat qe mbyllen ne porte.  

Per nga menyra si los Barca,ka shume ndryshim nga kundershtaret pakapo..Barca ben volum te madh loje me tempo te larte.. ata e mbajne topin mesatarisht rreth 70% per ndeshje..duke u hapur ne rreth 3/4 e fushes..(1/4 i mbetet kundershtarit.smiley).
he, me gjen dot nje konkurent te Barces ne cilin do kampionat te evropes qe arrin keto parametra??smiley

Reali shumicen e ndeshjeve qe luan (pervec Barcelones) e mban topin aty te 60%-70% te kohes.

Konsesusi i shumices se futbolldashesve eshte qe Brazili me i mire i gjitha kohrave dhe ne fakt skuadra me e mire e gjitha kohrave, eshte qe eshte skuadra e 70-tes qe jo vetem qe luante futboll sulmues dhe fluid por dhe fitoi bindshem trofeun me te madh ne futboll duke shkaterruar cdo skuader qe i dilte perpara.

Ja dhe Cox (qe sapo postoi analizen e ndeshjes) thote te njejten gje qe une thashe me siper, qe Barca mbeshtetet komplet te tiki - taka pa nje plan B:

 

The second issue was exactly the problem they faced against Inter two years ago – they had no plan B, in the shape of a static central target man to find, either in the air or for some hold-up play. In fact, they had even less of a plan B. Two years ago, Guardiola’s mistake was that he played his plan B as his plan A – Zlatan Ibrahimovic started the game when Inter were playing quite high up, then had been removed by the time Barcelona realised they needed a central striker. At least in that game Barcelona could push Gerard Pique upfront to be their number nine, and although they didn’t turn the tie around, Pique scored a brilliant consolation goal.

Ibrahimovic has been sold, and Pique had gone off injured. Barcelona didn’t have anyone they could look to here, which was probably why Seydou Keita was brought on for Cesc Fabregas, despite the fact Keita is naturally a more defensive player. Admittedly, Keita had little impact (and again, Guardiola could have sacrificed a more defensive player), but the move made some sense.

http://www.zonalmarking.net/2012/04/25/barcelona-2-2-chelsea-tactics/

Mu be qejfi qe humbi kjo barca se nuk durohej. Neser fiton reali dhe ja ku e morri ket vit reali edhe champions.

Megjithese se shoh dot me sy barcen ca gjera nuk mund ti mohosh. Psh qe barca e meritoi fitoren, e mbylli celesin ne porte si ekip lagjesh per 90 min edhe para se te ngelnin me 10 lojtare. Raste pati boll, shtylles i ra 4 here ne 2 ndeshje dhe fatin e pati kunder. Celsi sberi asgje vetem mbrojtje brenda zones penalltise.

 

Karma is a b*tch! Me te bo gol dhe Torres... Looooool

Barcelona fuqi e futbollit.Ekipet qe e demtojne,e bajne me lufte guerile.Strehohen ne kodrat para portes,dhe coc hedhin naj bume here mas here.smiley

hajde Barcelona!! hajde hajde hahahaha smiley kjo eshte e madhe, car nuk sajojne opa

http://i.imgur.com/2Un7F.gif

Se kuptoj sesi mund te kete tifoze futbolli te shemtut, te paafte, te merzitshem, te qelbet..

Nigjoja Gullit dje... Cer IDJOTI!!!!!!!!

Cfare ka thene?

qe o idjot e pra smiley 

Tha qy Chelsea e meritote fitoren, qy Barca nuk bote gol te porta e Chelsea-s edhe me shtese pasi Chelse po bote nje loje shume te bukur, mbrojtjeje. Tha qy chelse boni loje emocionale, etj traplliqe te tilla.. Kuptohet, paguhej per te ndejt perpara kamerave britanike...

Une ngordh per futbollin anglez, po ky i djeshmi i Chelsea ishte futboll italjon i kategorise D.

Aha, po idiot kokerr idioti eshte Gullit.

Tani qe ka qene emocionale, ok mund te jete e sakte. Po qe Barcelona meritonte fitoren as diskutohet. Po futbolli prandaj eshte i bukur. Jo gjithmone me i forti fiton.

p.s. Barcelona ka mbrojtje cope cope. Jo se i shenuan dy gola, por edhe sepse sa here Chelsea provonin ti sulmonin, Pyol dhe Piquet e me pas Mascherano u ngaterronin e rrezikonin golin. Portierin gjithashtu e kane kot.

Bama komentet e Gulit jane emocionale..ka pas qene lojtar i Chelsit dhe me pas trajner i tij.. bile hodhi themelet e Chelsit modern. solli lojtar kreativ jobritanike..duke shkeputur keshtu Chelsin nga stili i merzitshem anglez i futbollit..smiley prandaj Gulit vazhdon te jete popullor te tifozat e Chelsit..dmth me keto komente, u ben cik qejfin anglezeve..smiley

E di mer se kush o Gullit, e di... po pres edhe icik ama, kur te lujne kundra ati 60 vjecarit nga hollanda smiley 

O bomo, sa per te qetesu pak....... ( me i llaf me te mor me te mire)

 

po qe e hongret sa krahu e hongret..... masanej se ç'osht nji llaf i urte ....fitimtari nuk kritikohet..... kot se si mu kujtu........smiley

 

Torres: Nuk fitojnë gjithmonë më të mirët!

Fernando Torres ka pranuar se Çelsi ka hequr dorë nga futbolli dhe se Barcelona është ekipi më i mirë në botë. Por ai ka thënë me sinqeritet se kjo ishte mënyra e vetme për të kaluar katalanasit dhe për të siguruar një rezultat e një finale historike për klubin.

“Futbolli është i tillë. Nuk fiton gjithmonë skuadra më e mirë. Ne e dinim që kjo ishte ajo që duhej bërë ndaj Barcelonës, edhe pse në pjesën më të madhe të kohës nuk është gjëja më e bukur. Ne përdorëm armët tona dhe dolëm me sukses të dy ndeshjet kundër tyre. Ata krijuan rastet ndërsa ne shënuam golat”, tha autori i golit të dytë për ekipin anglez.

“Ne kemi respekt të madh për Barcelonën pasi e dimë se ata janë më të mirët në botë. Për ata lojtarë që u mundën 3 vite më parë, kjo ishte mënyra e duhur për t’u hakmarrë”.

“Unë kam ardhur te ky ekip për të luajtur ndeshjet tilla, për të shkuar në finale të Ligës së Kampioneve. Tani duam të fitojmë, kushdo qoftë në finale, Reali apo Bajerni, edhe pse do të kemi shumë mungesa. Kemi patur një sezon të keq në kampionat por mund ta kthejmë këtë në një sezon të paharrueshëm”, deklaroi spanjolli. /lajmeshqip

Bamkeee,....... ne se te ngushellon edhe kjo.......

Alidemso, 

Nuk jom qurravits... Per mu Barcja duhej te adaptohej ne loje.. kishte nja 25 raste per te gjujt jashte 20-ces pershemull, por e ka bo ligj ai qerosi, me pasa gjer ke vija golit. Kish lojtare te tjere ne stol qe mun ta benin kete, pra mesfushore qitsa, por jo, ai zgjodhi gabushem kete menyre. Desh me i turperu alla Barca..

Nga ana tjeter urrej te humbas 90 min kohe duke pa i loje te shemtut. Do ta kisha dash Chelsean fort po te kish bo loje te bukur, pasi sic e thote ne Torres, ata lujten per Abramovicin e jo per tifozet.

Eshte absurditet ti kerkosh Celsit te luante loje te hapur me 10 lojtare gjate shumices se ndeshjes, pa qendermbrojtsa, me nje mesfushor si mbrojtes krahu, kunder nje nga skuadrave me te mira te te gjitha kohrave qe luan ne fushen e saj.  Tentoi Man U vitin e kaluar te luante loje te hapur ndaj Barces, me lojtare te nivelit teknik te larte si Giggs dhe Scholes (Xavi e ka quajtur mesfushorin me te mire te brezit te tij) dhe humbi rendshem.

S'ka asnje dyshim qe Celsi e meritonte fitoren, dhe kjo fitore ishte nje fitore e shkelqyeshme taktike.  Celsi tregoi goxha disipline taktike, vetebesim e perkushtim.  Ta quash lojen e Celsit parkim autobuzi para portes eshte mos te dish shume nga futbolli.  Shume skuadra tentojne te parkojne autobuzin me Barcen, por zakonisht shkatrrohen gjithesesi edhe pse me skuader te plote.  Celsi duhet uruar e duartrokitur per ate qe beri (sic bene dhe vete tifozat e Barces) sepse i lejoi Barces vetem 5-6 shanse te qarta goli edhe pse ajo e pati topin 72% te kohes (kjo eshte goxha arritje ndaj Barces) dhe nxorri maksimumin nga ato 2-3 shance qe pati vete.  Per me teper duhen duartrokitur sepse kjo menyre te luajturi s'eshte hic menyra e zakonshme e te luajturit te Celsit, e cila zakonisht i dominon kundershtaret sic dominon Barca kundershtaret e saj.  Kjo tregon qe aftesi pershtatjeje goxha te mire.

Shyqyr qe fitoi celsi...nuk durohej ma Barça...me ate mbajtje topi si qellim ne vetevete....Fitoi skuadra me pragmatiste..luajti mje futboll aspak zbavites...e pastaj.....Ai Messi me koken ne mes shpatullave si miush i telekomanduar...pa fe klasi...lene kur ma krahasojne me Maradonen....nje te dhjeten e fantazise se Maradones te kishte...

Iku Guardiola?! Nuk perballonte dot presionin.

Suksese ne karriere, por kam dyshim, qe do ta mund ta eksportoje ate model loje e suksesi ne skuadra te tjera.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).