Sapo përfundova Eneidën e Virgjilit.

15 Komente

si i paditur që jam në këtë fushë; çfarë quhet "klasik" në letërsi?

vetëm pjesa e krijimtarisë greko romake, apo edhe ajo e mëvonshme, mjaft që të ketë qëne një konstante në edukimin apo në leximet e brezave?

se unë ,psh, këtë klasik, e kuptoj, më shumë, sikur janë disa vepra të cilat nuk mund të lihen pa lexuar. që janë klasike, dhmth që janë të zakonshme.

komenti i njërit që nuk le xon shpesh letërsi artistike! smiley

klasik ktu me duket se ngaterrohet me antik.
Sepse neper librari te pakten ketu ne ''Gali'', klasik eshte dhe nje liber i shkruar rreth 20 vite me pare.
Per tju pergjigjur pyetjes, libri i fundit klasik qe kam lexuar eshte vellimi i 6 i 'ne kerkim te kohes se humbur' te Proustit.
Tani qe po e mendoj, eshte shume e veshtire te arrij te gjej nje liber 'jo klasik' qe kam lexuar kohet e fundit. Mbase ngaqe kta librat kontemporane jane thjesht limonate tip 'telenovela turke'.

Tragjedia "Antigona" nga Sofokliu

The Good Earth - Pearl S. Buck

Kamadeva e Poradecit..... rilexim per te disaten here......

po ti s'je as gjirokastrit ,mor i uruarsmiley

kam kohe qe s'lexoj libra artistike.smiley

Libri i fundit qe kam lexuar ,ka qene "Dashuri ne kohen e koleres" dhe kete nga halli ,se ma ben dhurate.

The Sound and the Fury - William Faulkner

Nuk ka me Faulkner per ca kohe, shume i fuqishem, po sa here lexoj dicka te tijen me duhet nje vit te marr veten. Ky liber nuk ben perjashtim, eshte aty afer me 'As I Lay Dying' qe ishte akoma edhe me i veshtire emocionalisht.

A mund ta gjesh ne librarite tone The Sound and the Fury - William Faulkner?

Me fal, tani e pashe kete koment, do pyes nese eshte perkthyer dhe publikuar Faulkner ne shqip. Nuk m'a kane zene syte neper librarite e Tiranes kur kam vizituar. Por, nqs eshte perkthyer, shanset jane qe do jete perkthyer se pari ose The Sound and the Fury, ose Absalom, Absalom!

Ligji i pare i klasicitetit:

Cdo liber antik eshte klasik, por jo cdo liber klasik eshte antik.

Sapo lexova per here te dyte "Kurbanin" e Ed Rames. Por them ti rikthehem edhe nje here se prape kam per te mesuar.

rruga drejt dijes eshte e gjate dhe e mundimshme..

drit' e dituris' para do na shpjere..

nje lexim kurbani plumb per armikun..

perseritja,meme e dijes..etj etj

ps.me krahe te lehta,u ndriçofsh!

Edhe une ate liber jam duke rilexuar. Eshte hera e trete. Sa here e lexoj aq here mesoj. Lexoj dhe mbaj shenime, lexoj e mbaj shenime. Edhe babai im ndjeste paste ashtu i nenvizonte veprat e shokut Enver. Me nje laps te prehur mire shenonte lehte anash, te nesermen i kopjonte ne nje fletore me vija tetelekshe e pastaj i fshinte me gome shenjat anash faqes.

Edhe une dola per te gjetur fletore si ato qemoti edhe i gjeta, tepke. u gezova se keshtu tregojme dhe vazhdimsine. Liber shume i forte! nje encikllopedi. Ti do te shikosh nga prapa, ai te merr nga menga e te drejton perpara. Jo liber klasik, po kaluar klasikut. Burim frymezimi. Bravo i qofte!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).