"Armiqtë më të këqijë janë ata që të shfaqen ... me maskën e shokëve!
 

27 Komente

Me duket se ka dhe nje fjale popullore te ngjashme tip " Ruaju mikut se armikun e di"ose "i joti ta fut se ta di piken e dobet " etj etj..

Normale ,prandaj miqte e vertete jane aq te rralle.

Ehu!

Me e lehte eshte te gjesh burre/grua per te kaluar jeten ,se mik per te kaluar kohen.smiley

EZEL

Nga e dalloni mikun me shokun?

Pse duhet te mendojme dicka?"miku" armik,e kane thane dhe te qert para teje,se asht ma i rrezikshmi.

Kur pyeten Kadarene,se c'mendon per Edi Ramen, (ishte koha kur Edi ishte shume kritik me te dhe,sapo kishte terheq vemenjen,si k/bashkie) ai u pergjigj:mendoj se nuk mendoj asgje.smiley

çdo me thene shok?ush eshte definicioni,ku ndryshon shok nga mik?

po si e vetkuptueshme me duket kjo pyetje mua... se nga armiqte e deklaruar do perpiqesh te mbrohesh.... po ctu besh atyre lloj armiqve qe nuk i " njeh"?smiley

kur ta fut shoku/miku pastaj...populli ka nje shprehje: "me te tille miq,ske ci do armiqte"smiley

Per ty zana !smiley

Mik ...

babe kam zene shume miq dhe me rezulton se JU brezi Juej nuk dini kujt i thone Mik.Ju keni njohe vetem shoket .Bejme prove bir i Babes .

Theri baba nje sheleg e futi ne thes la ca njolla gjaku te dallueshme ne siperfaqe te thesit dhe ...u nisen se pari tek miku djalit .nak nak nak ose tak tak tak smiley

U hap dera dhe nje rijosh perqafoi djalin e babes. Baba nderhyri

Shiko o djale ky birbua im ka vrare nje njeri dhe duam te fshehim kufomen ."Vellami " tek dera mori pozicion dhe mermeriti i tromaksur .

A jo .Deri ketu miqsia . Ka mase ....dhe mbylli deren .

Vazhdune rrugen dhe nak nak nak ose tak tak tak smiley tek miku Babes.

U hap dera dhe njeburre i zakonshem hapi krahet dhe
Bujrum o Mik . Vajte kohe pa radhur .

Nga jashte i erdhi nje pergjirje :

Kemi hall .Djali ka vrare dike dhe kerkon te fshehim kufomen.

Po ti hajde brenda njehere te cmallemi dhe pastaj e gjejme fjalen ...vazhdoi miku dhe e futi brenda

Dhe hengren e pine kenduan e na lane kete Rrefenje te Mikut per Brezat e Sorem te te gjitha KRAHINAVE !

Kam dhe nje tjeter po ma te thjeshte qe nuk tregohet nga zona e Oblikes smiley

Kete te Oblikes mos ja trego Zanes, ma trego mue si nga Kukesi qe jam. smiley

Si shpesh i permend Kuksinanet ti. Prej ka je? Se e hedh tek tuk ndonje fjale pa lidhje me temat!

Mire me mire po shkurt se na thrret detyra smiley Po e tregoj edhe me pak variant mirenjohje Vucidolse smiley Skeletin se mishin e mush vete ti !

Percille mikun te keqen baba .

Mori mikun djali dhe e percolli .Kalun dite qe miku kishte marre borxhin per hall dhe nji dy tre ...baba nuk po flite .Vite verdalle neper shtepi duke fole me vete .

Si ka mundesi ??????

Thirri cunin diten e trete dhe i tha

O bir a e percolle mikun se ishte nate si muget ate dite ?

Po babe .Na dime me i vleresue miqt e prinderve . Pse po dysho tie ?

Po nuk ka mundesi o bir te vonoje njaj !!!

Beri si beri baba u ngrit e u vesh , mori rrugen tek miku

O MIK !

Ngjitu lart or ...se nuk mujtem me levize .

Po cka kae or ti ?

Me fal or burre . Djali me coi deri diku dhe iku se kishte takim me shoket .Po ate nate i rashe nga nje stegsmileytjeter dhe nuk e pashe qe kishe hap grope Gelqerje . Rashe mrene dhe theva kamen .Njashtu zvarre mbrita ne shtepi .Por me e madhe dhimbja or mik se u korita e te te Dola FJALE ......

smiley

Aka peshe FJALA sot ne shkypnie bash me zgjedh edhe President .Dhe po dojn me bae dallim per MIKUN smiley na te paret e Botes ne Gliuhesie me fjale Skype !

Miku i mire eshte ai qe pasi kalon lumin thote te dhjevsha kalin smiley

"‘crossed the river to horse dhjefsha’." ???

Nga e dalloni mikun me shokun?

robin qe sheh perdite quhet shok. kur shokun e sheh rralle ai behet mik.

shembuj : shok klase, shok shkolle, shok pune, shok jete (burri). mik shtepie.

fjale te urta : me mire nje mik se nje çiflik. trimi i mire me shoke shume. 

ajo historia qe tregon (mbrapç) idrizi kuptimin e ka ketu : baba kish vetem dy miq, po i kish per koke. nderça djali tij kishte shume shoke, por i kish vetem per te kalu kohen. 

shoku eshte interesaxhi. ndersa miku jo. (fjalet  e urta e bejne kete diference)

Une mendoj ,se ti sapo ke humb nje "shok" dhe ke bere nje armik.

Apo jo?

pikerisht venus, mendoj se shokun ti e ben ose mik ose armik.

po ne jemi fut shume me thelle se pyetja qe shtron hapesi temes, qe duhet te jet ndonje citat i perkthyer.

niçja thoshte qe armiku me i madh, jane njerezit e familjes. pra jo ai qe te vjen i maskuar si shok, ka dhe me keq se ky. smiley

Te them te drejten, une kam pak shoqe-mikeshasmiley,te tjerat/et ,jane thjesht kolege ose te njohur. Nese une do isha autorja e pyetjes, do isha frymezuar nga nje rast i fresket personal,prandaj e thashesmiley

sa per ate pune, kane thene "ate qe te ben femija,s'ta ben as Perendiasmiley

 

e kisha harru ket shprehjen. e (pas)ka thon poplli yne me mire nga niçja. smiley

Citatin e lexova tek një faqe libri përthyer, dhe pse përgjigja është e vetkuptushme që njerëzit që dikush i konsideron si më të afërt, më te ngushtët, më besnikët, ata që do jenë aty kur të fillojnë stuhitë, miqte qe ke ne rrethin e ngushtë shoqëror, e ndonjëhere edhe familjarë, janë ata të cilët do të zhgënjejnë më shumë.

Shprehja me e mire do ishte qe mos hap zorret e barkut me asnje, as me mikun as me shokun se po u shkel sadopak interesi ti nxorren te palarat sheshit. Kane ardhur kohe te veshtira ca nuk po degjojme po vret djali baban apo nenen, vellai vellane, prandaj mos te cudiemi qe shoqja apo shoku, miku, mikja vjen nje dite dhe ne zhgenjehemi, varu l&sht. smiley

kujt i thua karafil ti!

 

Nje fjale popullore thote: " O Zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhem vet" ja ku eshte mejtimi, ske c`mendohesh apples ! smiley

nuk eshte fjale popullore po thenia e nje mbreti, te fuqishem per me teper prandaj dhe nuk i ka problem armiqte. kuptimi i saj eshte qe miku ta ha zemren me te bute, te detyron te besh dhe diçka qe nuk e do, prandaj dhe eshte me i keq nga armiku (por vetem ne kete pike ama) e per me teper luhet me fjalet mik-armik si antiteza te te njejtit fenomen.

 

psh, ne jemi miq, ti je patron dhe une te them gjeji mo nje vend pune dhe janit se e njoh. ti megjithese nuk e honeps janin e ben prej miqesise qe ke me mu. nje armik pa te mund perpara nuk do te te detyronte ta beje kete, dmth ta fusje ne pune janin.

a kupton ?

Quhet tradhèti kjo,dhe po.. dhemb shumè...fali..mos kèrko hakmarrje..nuk ka gjè qè i inatos mè shumè!

miku ta fut. shoku vetëm durët.

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).