Meqe u hap ky muhabet, si do donte peshqeria te ishte Monumenti i Pavaresise? 

Une personalisht do preferoja dicka te vogel: Fjala vjen nje familje rri bashke! Ose dicka e tille njerezore, dhe pa t'gerthitme!

 

64 Komente

Do te doja qe te ishte nje interpretim bashkohor dhe sa me abstrakt i kesaj:

 

 

Ose nje interpretim i kesaj:

A Klee painting named Angelus Novus shows an angel looking as though he is about to move away from something he is fixedly contemplating. His eyes are staring, his mouth is open, his wings are spread. This is how one pictures the angel of history. His face is turned toward the past. Where we perceive a chain of events, he sees one single catastrophe which keeps piling wreckage upon wreckage and hurls it in front of his feet. The angel would like to stay, awaken the dead, and make whole what has been smashed. But a storm is blowing from Paradise; it has got caught in his wings with such violence that the angel can no longer close them. The storm irresistibly propels him into the future to which his back is turned, while the pile of debris before him grows skyward. This storm is what we call progress.

- Walter Benjamin

perse nuk te dalin asihere fotot?

Ne c'kuptim Bama? Nuk arrin te shikosh imazhin qe kam postuar?

asnjehere..

Ore me ke tallesh ti?! smiley

serioznamente serio.. shume shume rrale dalin ato qe posto ti.. e kam bo refresh 20 here faqen.

E cuditshem. Je i pari qe ma thua.

e hapa ne Chrome dhe IE..

Une e perfytyroj si kjo "Motherland"  dhe rrotull kta rrocat duke ja pi gjakun dhe qushtin-Toptani, Zogu, Enveri, Saliu, Fatosi, Edi

eshte nje i Pavarsise.. ta lajne ta pastrojne, bashk me cdo monument tjeter ne Shqiperi. 

un menojsha kte...

 Victor Ochoa, scultura monumentale esposta nel Parque del Retiro a Madrid

Nje vile e bukur e rrethuar me kangjela, ku hajdute me flamuj greke, serb dhe turq kapercejne kangjelat dhe nje qen me fytyren e saliut qe eshte tek dera o oborrit i perqendruar ne lepirjen e nje kocke. 

Nje feniks,gjysem i djegur (me hi ne toke) dhe gjysem i ngritur gati per te fluturuar me flake gjera etj.

dicka e tille... dashuri nënë fëmije

 

Por ama me reqipeta kuq-e-zi.

Une e dua si ai qe eshte ne Vlore, dhe ne Vlore ku u ngrit edhe flamuri. Saliu ka te drejten morale te ngreje nje monument per Rrezimin e Komunizmit, tamam atje ku ka qene busti i Enverit, pak me perpara Pyllit te Lulit. Per karshilleqe nuk ka nevoje njeri, aq me pak historia.  Kaq.

 Kaq.

Ca te thush mo, me shume prishet.

Jo, megjithmen nuk e kuptoj ket punen e monumentalizimit. Tashti, nje monument u be ne vendin ku u ngrit flamuri. Pse duhet bere nje tjeter ne Tirane per 100 vjetor dhe nje tjeter ne Kukes per 125 vjetor. Ti bej festime, hap ndonje muze, bej ndonje film, po pse monument tjeter? Dhe pse ne Tirane. Se pastaj i bie qe edhe per Beslidhjen e Lezhes te bejme nje monument tjeter ne Ndroq dhe nje ne Kamez per Halloween.

Ketij i takonte te bente nje monument per Rrezimin e Komunizmit. Dhe duhet ta bente ne qytet Studenti qe te kujtohej ne cdo pervjetor. Kete nuk e ka bere. Me Ismailin i kane maru punet te tjeret, para ketij. Dhe s'ka nevoje per karshillik, se nji histori ka Shqiperia, pavaresisht se e ka shqiponjen me dy koka. 

Kolloqithi me rigon.

Nuk menoj ashtu! 

Sic nuk menoj qe monument te Skenderbeut duhet t'kete vetem n'Kruje!

Monumenti i Vlores eshte shume i dashur per mu, por 100 vjetori i jetes sone t'perbashket m'vete, nuk besoj se eshte me pak i denje per monument! 

Une do kisha shtu edhe nja dy tre ngjarje t'tjera shqiptare qe meritojne monument po kjo eshte teme tjeter. 

 

Mrroklle, une them se monumentet historike ndahen ne dy lloje. Nje per ngjarje historike, nje per persona historike. Per personat mund te behen sa te duash dhe ti vesh ku te kesh qejf. Une psh. kam pas nje bust Maceduni prej fosfori, qe me bonte drite ke koka e krevatit kur isha i vogel. Kurse per ngjarjet, behen ne vendngjarje. Dhe keto zakonisht ngrihen ne pervjetore. Pra ne kemi nje monument Pavaresie te ngritur ne vendngjarje, per pervjetor. Me duket alogjike qe te ngresh nje te dyte ne nje vend tjeter, pa lidhje.A, mund te ngresh nje monument para Parlamentit psh me temen 100 vjet shtet shqiptar, ose te besh stema apo gjera te tjera simbolike. Po te tjerat me duken karshillek i padobishem. Opinioni im ky.

T'lutem vrej qe une po them se me kete monument ne do festojme/reflektojme ose shenojme, me mire, jo shpalljen e pavaresise 100 vjet me pare, por 100 vjetorin. Ne, kolektivisht, me nje monument te tille do shenojme/festojme etj,  daten 28 Nentor 2012 jo daten 28 Nentor 1912, dhe do reflektojme mbi historine tone 100 vjecare! 

Vend me te mire se kryeqyteti per kete, mendoj une, veshtire se gjejme. Po edhe nqs nje katund i humbur i Shqiperise e gjen ne zemren e vet kolektive t'a shenoje kete date me nje dicka ne sheshin e katundit, une prape amin do thoja! 

Mua pak a shume keshtu

Cik e kushtueshme duket keshtu, po 100 vjeç eshte hera e pare qe i kapim.

E lejme me mire per heren e dyte... Se pordhet e medha grisin breket e veta, thone pleqte! Unless ky eshte test se kush e do me shume Shqiperine me c'rast une do te propozoja kete

E ke kabim, eshte e kushtueshme por jo e paperballueshme, them se mund te hahet me kosto me parlamentin e Jozephiçkes.

Per ata me mendesi katundare e proletare, monumentet jane te kota e pare te hedhura dem, por sot e kesaj dite, turizmi miliardadollaresh, mundesohet fale monumenteve.

Turisti pyet, çka per te pare qyteti e me kete nenkupton ç'monumente ofron qyteti. Ku ka per nje kryeqytet mundesi me te mire, per permiresimin e imazhit dhe terheqjes turistike, sesa nje monument per atdheun, sidomos Tirana qe nuk ofron asnje kak'.

p.s karagjozlleqe ka plot, une te sjell nje simbol te vertete ekzistues, ti sjell budalleqe.

Akeisti, i ke rone gje lapsit lale, apo thjesht llogari me men? Po ashtu na hudh noi studim, se po mu duk i realizueshem, jam gati te financoj dhe une.

Nuk e dija as qe Parlamenti qenka i kushtueshem, por jo i paperballueshem. smiley

Ore mos kane fillu me iu hudh noi gjo ne uje juve te Shqipnise, ere!!! Se iu ka kap te gjitheve pernjehere.

Epo mire ahere, ftillona si qenkerkesh nje ndertese, gje e paperballonjeshme per nje shtet ? Si e kullundris hesapin zotrote?

Akeisto, mos e dridh muhabetin. Ti erdhe me propozim, ti vjen me projekt-buxhet. Une aresyetoj ne baze te saj. Apo ti vjen vetem me idene, dhe ai qe do te ta rrezoje duhet te beje projekt buxhetin? Une thashe "mos e therni pulen", keshtuqe nuk bej llogarira.

Nejse, se po humb kohe me budallalleqe. E shof qe po iu ra ne dore ndonje cope pushtet, do i zbrazkeni bankat per monumente. Ju s'po keni breke ne bythe, dashkeni dhe xhingse te jashtme per pervjetor!

 

I kane dale leke teper ketij shtetit?

Kjo ngjan me bukur ne leter...

Ne VLORE eshte dhe nuk ka nevoje per tjeter . Kushdo edhe Sheh Ali Pazari ( Linja e Trashegimise ) apo kudo qe ka ndodhur , privatisht mund te porosisin e tu miratohen perkujtimore si tua doje zemra . Rendesi ka qe Shqiptari prane ketij BUSTI Pavaresie te ndihet Shqiptar i asnje Partie , ne cdo Kohe e Situate e te shkoje ne VENDIN ku u KRY per te respektuar e Nderuar Vepren e Pavdekeshme qe ne na SHTETFORMOI e na dha Emrin e Mohuar ne Shekuj ....  Shqiptare .

Per kete grupim Politik qe mori Vendim Karierist , Banditesk e Grabitesish , i fshehur pas Politikes dhe te drejtes per VENDIM me qe i zuri Hera ne keto Poste Ligjore , por  pa Pjerdhur ne se ky Vendim eshte per  Shqiptare , Turq , Serb , Greke , Ujguras apo cfaredo ne kete Truall , UNE per vete ( nuk e di si mendojne te tjere ) ne se do kem praa ndonjehere ( dhe do kem se s'ben ) pas hedhjes ne ERE ne menyre Demostrative te kesaj Plehre qe do ndot Tiranen , do ndertoj nje Nevojtore Ari ne nje vend te Dukshem ku te ftoj qe kedo qe i bie rruga te Te ndyje Rehat ne kujtim te dy Kryedyresirave antishqiptare Berisha e Jozefercka !

Nje pergjegjesi Historike duhet te mbajne  , do zoti del nje Shqiptar i FORTE (  dhe do Dale ) ti ndeshkoje edhe Ligjerisht

 1 .- Lamashin Buzequmesht te Bashkise SOT , ne se Miraton  Truall te Tiranes per leje Ndertimi . Le ta ndertojne ne Menyre te Paligjeshme .

2 .-Tenderuesit Artdashes ( antiligjor ) te Projekteve pa TRUALL qofshin edhe te Huaj si sahanLepires e pa Moral Kombetar!

Eshte nje Karshillek i PASTER ndaj Leberve pa asnje Lidhje me Perkujtimin e 100 Vjetorit te Pavarsise .....   dhe me qarte se kjo nuk do kete argument ta kundershtojne  teoricienet e Sumes me Jug - Veri   Me zi e me hapur se kaq NUK Ka !

Po pra, nuk do ta festoje mes vlonjateve qe ngriten flamurin, se ato ishin qe e qerruan nga pushteti me 1997, qe ishte dhe 85 vjetori i Pavaresise.

Nuk ia ha palla me Vloren domethene, dhe do ta beje festen ne Kullen e Vet.

Edhe unë ashtu mendoj që s'ka nevojë për monument tjetër përveç atij në Vlorë, për sa i përket pavarsisë së shtetit shqiptar, që nuk është pavarsia e popullit shqiptar. Po kjo është temë tjetër për të cilën sikur të më pyesnin do imagjinoja diçka të tillë simbolike:

Glakso Smithkline? vetem me Paxil-Seroxatin qe nuk te lejne me "break free" keta...

 

Pf ndoshta me kete Rast duhet shpjeguar se Ai me Grupin e tij po shkon Drejt qellimit Primar te shkeputjes e ndarjes se Shqiperise .Pertej Tiranes me nje Port Nderkombetar si Durresi dhe ne Veri me u bashkue me Kosoven dhe ne JUG me U shit tek Greku apo Italiani . Ai eshte nje Moster e Gjalle dhe kujton se nuk e dine njerzit se cfare po ben . Po ne ate vend ka vdeke prej Kohesh Logjiika e Patriotizmi . Atje dominojn LEFQENSIT me Cilera me Universitete dhe Urturaket Fevziu qe i bejne trute pershesh atij Populli . Atje jo me kot e pa Objektiv mbahet nje gjendje Varferie e tejskajshme duke  servirur KOQELLEQE , hapen - mbyllen Dosjet , 12 Pika e shtate Detyra , etj etj masturbime nga vallaha "Ndwerkombetaret " e Leshit ! Kane mbet Vetem Urra - Patriotet e Interneteve kunder Grekut e Serbeve dhe nuk e shohin Filo Greko - Serbin qe po u shet Vatanin , Po Percan Shqiptaret dhe Provoi po nuk i ndezi ne 97 me Regjimin e tij Bandit , sepse nje  "Hundelesh"   e  Flaku nga Pushteti si Lecke dhe e pshurri si Qen !! Harram Nanos qe e Ricikloi kete Plehre qe nuk ka qender Riciklimi ne Bote ta pranoje si Plehre e riciklueshme . Ja ky i bie Hakut Ketij qe shet Pordhe sot me Garde !

http://youtu.be/VBs1qZWF5Qk

Dhe nuk me rrihet smiley

Nje pervjetor i kesaj Natyre ne cdo VEND te BOTES pak rendesi ka 100 apo 50 , eshte Dite Krenarie , Dite Gezimi , Dite Feste , Dite Perfaqesimi UNIK . Shiko dhe ne kete gje kaq te Rendesishme per ti dhene "Rendesi " e futi PYKEN e Percarjes ...."E meriton K/Qyteti zotrie nej Monument "???? ketij krimineli qe shuajti Shtetin ne 97 si te ishte nje fije Kashte dhe la prpa e deri me sot e sa do vazhdoje LUMEJ Gjaku me shqiptare . Ketij VRASESI te PROVUAR edhe ne Gerdec me qeveritaret e TIJ edhe ne 21 Janar po me Qeveritaret e tij JU dhimska Pavaresia ?? Ketij Sahanlepiresi qe ka shit me kohe e pa hesap Shqiperine per NJE Euro si nisme Ekonomike , qe ka shitur te gjitha Pasurite me sebepin e "Privatizimit " i dhimset medemek Shqiperia ??? 100% Fsheh Shperblimin per Mafien Nderkombetare per TRUALL te PAQEM ne TIRANE dhe ketu do jemi me sebepin e Bustit sa qindra metra me teper do shfrytezohen per Tursitet zotrie sipas teroive te Mullaheve serioze me projekte ! Ketu ka Rast ai Ndreca ta Tregoje veten ne se jane me te VERTETE te ndeshkuar per Pavarsi e Dinjitet te Shqiperiase per te mos ta lene ta neperkembin ca Laro qe nuk e meritojne as ti Rrahesh ! 

 

Nejse, nejse, mos u nxef Idrizo, se po vjen dhe vafti gjumit smiley Hajde, se kam nje shok une, qe e rregullon kete pune. smiley

Me te mira.

A word to the wise ain't necessary - it's the stupid ones that need the advice..

 

Ore mos kane fillu me iu hudh noi gjo ne uje juve te Shqipnise, ere!!! Se iu ka kap te gjitheve pernjehere.

Po cfare ke mor burr i dheut?! Pse kaq negativ ti?!

Ja prit se t'i boj une llogarite....

1+2 ?7 + 3 - 5 (x - ^*(*)='--=232-=-.......

 

BOHET! Pa problem. Mos e rruj.

Ti sill kartonxhesin, une sfungjerin izolus dhe e nisim qe neser ate pune.

do bejne nje lesh monumenti. do bejne! nje kot, sa per te kaluar radhen. se po te ishte per ta bere ate pune sic duhej, do te ishin, ishim menduar shume me perpara.

une do te mbeshtesja propozimin qe te ndertohej ne Vlore, nese! ashtu si e shikoj une, ne Tirane nuk do te kishte asnje vlere simbolike. ndertimi i tij ne Vlore, edhe decentralizon dicka. se te tera te tera ne Tirane nuk behet, dhe nuk duhet te behet. ndertimi i Tiranes, edhe ne kete rast, nuk perfaqeson zhvillimin e Shqiperise!

po nuk kujtohet njeriu ne 2012. se monumenti qe te kete peshe duhet te ushqehet njehere me ide e debate, mbase edhe me ndonje referendum (elektronik)... s'pillet ashtu ne nje vit. apo doni ta festoni 100 vjetorin andej nga 2020-ta?

 

Tashti, per mendimin tim, ose sic thoshte halla ime (RIP), ne e ke me te pyetur, mendoj qe keta skulptoret tane i meshojne pak monumentalitetit, i cili do apo nuk do, te sjell tek ai karshilleku qe e kane verejtur me te drejte edhe shume te tjere para meje.

Duke pare ato punime qe jane paraqitur deri tani, me bie ne sy edhe njehere karakteristika kryesore qe perkufizon shumicen e "artisteve" shqiptare (ne kete rast e kam per skulptoret dhe arkitektet shqiptare te edukuar ne shkollen shqiptare) dhe pikerisht, qe egon dhe ambicien e kane shume me te madhe se talentin.

Dmth u duket sikur tani u ra lepuri ne dore dhe oburra te shpalosim te gjithe bagazhin tone ne nje veper. Dhe duan psh ne nje ndertese te fusin edhe kollonat e mermerte por edhe murin e gurte masiv, edhe simen me relief greko-romane por edhe harkun islamik, edhe kupolen edhe çardakun osman, edhe guret e latuar por duhet patjeter edhe panele alumini me xhama pasqyrues (u kena pas thon xhama xajs, kur ishim te vegjel andej nga vitet ´80). Edhe gjith kjo deshire e mire per te shpalosur gjithe dijen tone 4-5 vjecare, qe bota e nxuri ne mijera vjet, ne nje ndertese te vogel, ben ate, qe ne Tirane te shofesh karikatura dhe qyfyre arkitektonike, qe te bejne te qeshesh dhe te qash.

Ne ato punime te paraqitura shikohet fare mire edhe mungesa e idese tek skulptoret tane. Ose e paaftesise per ti peshuar njehere gjerat deri ne fund para se te mberrish ne nje koncept artistik dhe para se te marresh leter e laps e te vizualizosh njehere ate koncept e mepas te marresh dalte e cekan per te materializuar konceptin.

Sepse po te uleshin qofte edhe dy ore te mira e te mendonin ose te bisedonin me ze te larte ose me veten ose me dike te ngjashem, do te konstatonin shume shpejt, qe kjo ideja e paraqitjes se Shqiperise me figuren e nje gruaje apo burri me krahe (dhe me koqe) eshte tjerrje e pafund e nje klisheje ornamentike e historizmit klasik. Eshte bullshit me oke.

E kemi nje monument Nena Shqiperi tek varrezat e deshmoreve dhe eshte i realizuar shume mire ne idene qe kerkon te transmetoje. Nuk ka nje Nena Shqiperi te dyte. Vetem nese nuk i vihet ndonjeri per ta shkaterruar ate te paren me pretekstin se ajo eshte komuniste. Edhe nje monument pavaresie me burra e kemi perbukuri ne Vlore dhe cdo gje e ngjashme eshte thjesht karshillik katunaresk dhe nuk i pergjigjet as kohes dhe as vendit ku do te vendoset, sepse te transmeton idene false, sikur keta burra moren rrugen per ne Tirane dhe ne ate vend vendosen te shpallin pavaresine.

Une personalisht do te kerkoja fillimisht te abstragoja konceptin nga ideja e deklarimit te pavaresise. Pa shtatore burrash e pa numra qe te kujtojne se u bene 100 vjet. Do te kerkoja te gjeja thelbin se cfare perben thelbin e Deklarimit te Pavaresise.

Dhe pastaj ndoshta do te arrija ne nje koncept te tille, ku ne nje piedestal do te vendosja nje tavoline dhe nje karrige, dhe mbi tavoline qendron ose nje liber i hapur ku te mundesohej paraqitja qe ky liber te kishte njeqind flete. Anes librit te qendronte nje kallamare me boje dhe nje pende pate ne te. Alternative per kete librin do te ishte edhe nje pergamen qe te simbolizoje Deklaraten e Pavaresise. Anash ketij piedestali ne forme rrethore rreth ketij piedestali do te mbillja aq selví sac ka qene numri i atyre qe kane nenshkruar kete Deklarate, duke simbolizuar me keto selví ata burra qe nenshkruan deklaraten, si edhe brenda perimetrit te Sheshit Pavaresia (sepse keshtu duhet te quhej ai shesh tashme) do te vendosja edhe pilona graniti ne lartesi deri 1.80, ku secili pilon te simbolizonte nje qytet shqiptar te brenda dhe jashte kufinjve zyrtare te Republikes se Shqiperise, nga i cili u cuan delegate ne kuvendin per shpalljen e pavaresise. Ose keto pilona mund te vendoseshin edhe ne dy rrjeshta per te perkufizuar rrugen drejt monumentit.

Kjo per mendimin tim do te ishte ndoshta nje menyre me dinjitoze per te simbolizuar dhe per te nderuar me respekt ate ngjarje, e cila pervjetore ka shume, por ne llojin e vet te ngjarjes eshte unike.

Shume dakord me keto casaubon:

  • Duke pare ato punime qe jane paraqitur deri tani, me bie ne sy edhe njehere karakteristika kryesore qe perkufizon shumicen e "artisteve" shqiptare (ne kete rast e kam per skulptoret dhe arkitektet shqiptare te edukuar ne shkollen shqiptare) dhe pikerisht, qe egon dhe ambicien e kane shume me te madhe se talentin.
  • Dmth u duket sikur tani u ra lepuri ne dore dhe oburra te shpalosim te gjithe bagazhin tone ne nje veper. Dhe duan psh ne nje ndertese te fusin edhe kollonat e mermerte por edhe murin e gurte masiv, edhe simen me relief greko-romane por edhe harkun islamik, edhe kupolen edhe çardakun osman, edhe guret e latuar por duhet patjeter edhe panele alumini me xhama pasqyrues (u kena pas thon xhama xajs, kur ishim te vegjel andej nga vitet ´80).
  • Ne ato punime te paraqitura shikohet fare mire edhe mungesa e idese tek skulptoret tane. Ose e paaftesise per ti peshuar njehere gjerat deri ne fund para se te mberrish ne nje koncept artistik dhe para se te marresh leter e laps e te vizualizosh njehere ate koncept e mepas te marresh dalte e cekan per te materializuar konceptin.

Do te doja te diskutoja gjate per keto tema qe ke shtruar si edhe per te tjera te se njejtes natyre, por ka kaq shume per te thene.

qashtu motra qashtu

smiley

sinqerisht sma ndjen fare per momunmente.

monumentet shqiptare pas '90 vallai jane shume te shumtuta.

per 100 vjetorin e pavaresise , sic kam thone dhe here tjeter, sma nin shume, kam hallet e mija.

po kto qeveri kusare ste lejne as te rrish ne hallet e tuja

per mendimin tim te bejne nje tjeter partizan te panjohur, ku te kene ku te mblidhen per te kerku per pune dynjaja...

 

Ngelèm duke ndèrtuar... A ka mundèsi me rastin e 100-vjetorit tè prishet diçka?..p.sh. unè kam mendimin tè prishet,shkatèrohet,shfaroset njè herè e pèrgjithmon ai biçim hoteli,apo skelet hoteli mè mirè.. qè ka mè shumè se 20 vjet qè i bèn hije monumentit tè pavarsisè nè Vlorè...nuk e shoh dot me sy!!

njera nga keto? 

CRAP! smiley

po.   keshtu thote reportazhi...smiley ndonje mendje.. cila te pelqen me shume nga keto,zoto?

Ishallah ,zgjidhet 3-shi ,se kemi nevoj per pak gjelberim.

asnjera mo belulo, cfare thua ti. ato ta shpifin qe te gjitha. nje komb 10 miljonesh, dhe me aq te huaj qe kane paraqitur modelet (sic na kane thene), dalin keto te 5ta??? njera nga keto? skandal. 

po ato qe jane refuzuar dhe s'kane dale ne kete faze?

te ben te mendosh... cfare projekti nuk kane miratuar; ato qe kane humbur; sa te shpifura do kene qene???

s'me pelqen asnjera. smiley

sidoqofte, mire a keq, keto jane... mua  me pelqeka me shume 5-a.  ndofta me ndonje permiresim te mundshem...

po sikur te mos te te pelqeje asnjera mo belul??? pse nisesh nga detyrimi qe te kane lene perpara; te mendosh mes 5 zgjedhjesh te imponuara. mendo lirshem belul. sigurisht qe mes 5 kandidateve apo zgjedhjesh, njera do kete disa cilesi me te theksuara se te tjerat, etj etj etj... po a e kapin qellimin per cfare i ke nxjerre se?

ja nje shembull: (zgjidh)

1.

 

2.

 

3.

4.

 

5.

nuk po te kuptoj zoto.. dmth,  ti nuk je dakord me menyren e perzgjedhjes..  pra te 81 boceteve tu jepej nje shanc.. apo  duhej te ishte gjithperfshirese, demokratike, pa juri, te votohej direkt nga populli...

ja belulo, filloje nga kreu.

rasti: 100 vjetori i pavaresise.

merr tani psh maketin 4.

cfare tregon? cfare lidhje ka me 100 vjetorin e pavaresise???

DUHET TE KETE SE Z'BEN IDE ME TE MIRA SE MAKETI 4! MAKETI 4 ESHTE QELBESIRE!!! POASHTU JANE DHE TE TJERAT!!!

 

shiko , meqe more si shembull maketin 4, artisti e ka nje ide..2 hallka zinxhiri ''te hapura''.. pra u clirua me fund nga tirania osmane ky pupull.. ja pra lidhja me pavaresine..smiley

tjeter muhabet pastaj nese kjo ide e autorit ty, por edhe mua, na  duket e paket per nje perfaqesim dinjitoz ... sic eshte 100 vjetori i pavaresise..

ku jane hallka ato?

tani a ja vlen te dale ne 5ce nje maket mbi te cilin do diskutohet: jane hallka - s'jane hallka? - ja e zgjidhem kete, po ku tregohet 100 vjetori i SHPALLJES se pavaresise? se hallkat e thyera shume mire mund te vihen per clirimin nga gjermani, per renien e diktatures, etj etj etj. po te jete aq pergjithesuese, e dime qe ne univers cdo gje eshte e lidhur me tjetren.

atehere une propozoj nje shesh bosh. kur te pyesin njerezit, le te thote artisti "eshte fotoni"... dhe beje vete historine ketu.

paskan tall vertet menderen.

smiley

Sa abstrakte qenkan smiley

Nuk i kam pare qe te gjitha veprat e pjesemarresve, por nga aq sa kam pare deri me tani, me behet qefi qe juria ka anuar nga abstraktet.

Mua me pelqen e treta, e pesta dhe e dyta.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).