356 Komente

YES. 

thnx. 

2-0.

 

Po po se hongri Milani mor spinxhuks si do ja bosh me titullin masnej,ndryshoje tani.

Jo vetem qe do kualifikohemi, por do e fitojme ndeshjen smiley

kjo është një nga ato ditët që unë kam një parandjenjë se do e hani thellë sot... po s'besoni, pysni tifozët e Bayernit, me Interin. Fitonte 2-0 dhe e humbi 2-3. 

 

hahahahaha!! smiley

penallti... shifni, shifni. Kjo do jetë ndeshje epike!

 

ueee, 3-0 qysh ne pjesen e pare!!!!  

o Anaaaa... smiley

Ca ka ndodh, Ajkuuu? 

Mo u gezo, apo m'u duk mua se? smiley

ishte thjesht konstatim i castit... Po ti mos u merzit, per ty, e kthej pllaken une, po rezultatit s'kam c'i bej. smiley

tamam si pe.. smiley 

'B.  smiley

xhan Ana smiley

Po dhe ty te kishim mangut.

ke vu bast, he? nderro skuader, s'ta kam thene, por po ta them tani. 

po si u nderroka Ekipi i zemres mi goc,edhe te dashuren kur e le te vjen pak keq jo me Milanin.

E drejte, njeriu duhet te vuaje per dicka ne jete! me mire per skuadren e zemres! 

Mire e ka Nohie. Robi vu per nje femer e jo per nje ekip plot me femra, si Milani. Nejse prape se prape jane me pak keq se ata 80-lekshit e Interit.

Une jam i qete. Perseris, Milani do e fitoje kete ndeshje edhe pse eshte 3 me 0 per Arsenalin. 

ty te ka ra t'fiktit! smiley 

Me sa birra te duash smiley

po ti le nam ngele duke u ber tap... ndrysho rruge, per te miren tende te flasin njerezit... 5-0 Arsenali.

Po te qelloi ta moresh trenin perball stadiumit, hiqe kapelen para topit per mu! smiley 

skam qene tek i riu akoma, tek i vjetri po.

Ishallah,fitojne te dy ! Gjynah!smiley

Kshu qeka e shkrujtme,
t'marten rrifet milani, t'merkuren barcelona, t'enjten ministri smiley

kaladibronce.. vetem e marta ne e enjtja te del..

*
perpaksanookie

COME ON ARSENAL.. 2 pulle kan ngel..

Nje korner tjeter aty, nje penallti tjeter atje, dhe ja ashtu avash avash, pse ca doni ju...

te hape Dhimitraqi teme e te fitoje Milani? Baaahhh.

kujt i ra të fikët tek ai rasti me Persie-n?

 

a do ta boj Arsenali te katertin?????

Vetem Pjeri e di.

shif kur te fusi arshavin arsenali tashi, me bo gol

si ta fusi, kontrabandë? E kanë çu në mother Russia.

 

nuk e dija..

duhet të bëjë Arsenali edhe një! Vetëm një... 

 

i rane baterite arsenalit, kaq e kish. Dhe gjynaf se asnjehere nuk me ka pelyer ky milani sado qe perpiqem ta pelqej

ia preu krahët Wengeri, që kur hoqi Oxladen. Nuk depërtojnë dot nga qendra. Po një gol mund ta fusin, gjithsesi. 

 

Kaloi milani kaloi.....

ok, tifozët e Milanit, të mos harrojnë të ndërrojnë brekët para se të komentojnë. smiley

 

Me duket se Milani i rrasi 4 petlla Arsenalit ne San Siro, apo e mbaj mend gabim? Gunners fans kane nderruar te gjitha rrobat ate nate. Milani sonte ishte me nje formacion ?, mungonte komplet mesfusha, dmth Boateng. Si perfundim, u thashe qe do fitonte Milani? Ja, fitoi smiley

Te doli pija ty? ku ishe fshehur deri tani, pa na thuaj smiley

Gunners fans kane nderruar te gjitha rrobat ate nate.

 

I ndërruan, i ndërruan, po i kthyen nga ana tjetër. përdesh ua 10në muhabetin sot.

hajt mo se do e hani rradhës tjetër... 

 

Historia nuk behet me PERDESH, e gjithsesi mbahen mend vetem fitimtaret. Hollanda jote psh eshte Eskili me i madh, futbollistikisht parlando smiley

fck that! Ne hollandezët jemi ropt më të lumtun në botë. smiley 

 

Edhe ne milanistet (dhe meqe jam tifoz i Italise, prape edhe ne) te tille jemi, me arsye ama (edhe fale hollandezve).

hahaha. si do thoshte Brian Clough: If you were happy, you wouldnt play that way. 

 

En un momento dado, hemos perdido.

En la historia, somos los campeones mas titulados do mundo.

 

Hasta luego!

Cdo gje ishte nen kontroll,golavarazhi nuk na hynte ne pune,tipike e Milanit qe te le ne pjesen e pare te luash,pastaj avash i cike,ti Jul ndryshoje pak ate titullin tani se po se ndrrove ne cdo koment do te te bej zbor.

Tani na sillni Barcelonen, urgjentisht!!! smiley

E ore erdhet ne vete ju milanistet?

kurva Milan arriti te kualifikohet. Kesaj i thone me shpetu nderin e kurves.

Ne vete ishim ne Milanistet,pe ndonje moment tensioni ti ? Jo! Shume te qete sepse qetesine e gjetem ne San Siro ku i treguam Arsenalit se si luhet futboll,nuk ka kohe Milani me loz futboll kur vjen nga nje fitore 4 me 0,ka pune te tjera per te bo.

E mbani mend zborin e Henrit ne sansiro? sa shpejt harroni ju milanistet merr yahoo.

Nje pyetje te vockel: Sa Ch.League ka fituar Arsenali? smiley

Arsenali s'i ka qejf kupat , lodra per femij... ai le te tjeret ti fitojne dhe pastaj i kap si gomari ne duhan e i kedep ne dru smiley

Nqs 3 me 0 eshte gedepje, 4 me 0 ca eshte, shkaperdhim? 

 

ZERO KUPA KAMPIONESH!

 

Milani ia ka shkrire breket cdo skuadre ne Europe, per jete te jeteve.

 

Real Madridit 5 me 0

Barcelones 4 me 0 (finale)

Manchester United 3 me 0 (gjysmefinale)

Juventusin e ka rraf ne finalen e pare mes dy skuadrash italiane (sus per gjithe jeten juventinet)

Interin s'po e permend fare se e ka perdhunuar dy here ne champions.

Bayernin e ka rraf hem ne Milano hem ne Olympiastadion (kros Serginho, gol Superpippo).

Mori dhe hak ndaj Liverpoolit...

Pa permendur Milanin e hollandezeve dhe te tjereve qe eshte skuader qe s'ka per ta pare kurre historia (as Barca e ketyre viteve nuk eshte aq lart, jo nga ana e karakterit dhe sportivitetit te pakten).

 

Doni me per Belulin?

Nuk me intereson mua ca ka bere milani me skuadra te tjera. Arsenali deri tani e ka gedepur ne sansiro, turpi i botes... kurse milani ska shanc te fitoje ndonjehere ne emirate. Vence ja hyri Henri i coroditi fare mu ne sansiro, i beri te flasin me vete..

Ty s'te intereson e kaluara dhe me permend te kaluaren? Hahahahahaha.

Vazhdo bej tifozllek per Arsenalin se s'ke per te pare kupe me sy, vetem meteora tek tuk nder vite. 

hej e ke parasysh sa inat e kishte Fergusoni Pipon? hahahhahaha nuk e shikonte dot me sy.smiley

Fergusoni edhe Beckhamit ia ka futur me kepuce kokes, edhe Stam e ka share Inzaghin (po pastaj e merrte hopa) etj etj. Pippos i rrujne bolet 99% e lojtareve te champions, se vetem Raulin ka perpara me gola (do i kaloje Messi te dy, por Messi eshte... alien).

 

Mos me thuaj qe nga kombetaret je tifoz me Angline smiley

Jo me Hollanden kam qene por tani nuk eshte se kam ndonje fiksim per kombetaret.. ehh ishte koha e Van bastenit, Gulit e Raikardit atehre, me vone me Berkampin ( qe me beri me arsenalin) Seldorfin, Davidsin etj etj kush i mabn mend tani...

Seldorf? smiley

 

Po mire, Van Basten, Gullit, Rijkaard, Seedorf dhe Davids, ne cilen skuader klubi kane luajtur? smiley

Nga italianet milani ka pas lojtaret me te mire, se hollandez hesapi.. po arsenali ka pas yllin e futbollit. BERKAMPIN. Vetem morri ja kalon.

Bergkamp yll futbolli? Po, por shume pak me i ndritshem se ca holandeze te tjere, ku me siguri bejne pjese Van Basten, Gullit, Rijkaard dhe Seedorf smiley

 

Dukesh qe s'merr vesh nga futbolli dhe qe ke vakuume te medha ne historikun e futbollit!

po rri or ku e ke pare ti berkampin... vetm morri thash ja merr, eshte baraz me maradonen.

Po Kanu, nje grade me poshte? Ik loz me pafka!

 

S'paskam pare une Bergkampin.

 

Perfundimisht je nyl ne futboll.

baraz me Maradonen ?

smiley

 

Lere se ka pire birra duke kujtuar se u kualifikua Arsenali, tani cicin gjithe naten, nje me dy ne banjo smileysmiley

Ore megjithmend,o 1 oore ishte ndeshja e dyte kjo,rezultati final eshte 4 me 3 per Milanin,kushedi mund te kete qene dhe ne pune neshjen e pare .

Dakord o dakord por mos ja kaj nonen fare kur e krahason me Maradonen smiley

Po te kishte lozur Maradona per arsenalin do thosha qe eshte edhe me i mire se Mesi.smiley

Tani pa emocione, deri me sot Maradona, Mesi, Zidane, Ronaldo (i pari braziliani) mbeten futbollistet me te mire qe une kam pare te luajne futboll.

Po ketu jemi dakort por mos harro dhe Kristiano Ronaldon,Kakane.

Po nuk eshte njesoj me vjen keq. ku teknika e golit te bergkampit e ku kjo. Ajo qe eshte eshte pranoje. Eshte gol llahtar dhe pike.

ngjason por shkalla e klasit eshte me e larte te goli i Bergkampit, hapsira e xhirimit eshte me e vogel, efekti qe mer topi eshte me i madh, eleganca e ekzekutimit. Ca me thene, eshte si goditje skerme...ketu ke nje buqete te golave te tij.

per ate pune milani ka pas sa te duash lojtare te klasit te pare botror dhe kjo nuk mohoet. Van basten, Seldorf, Rui Kosta (ne shkelqimin e tij ndoshta me i miri ne bote por i nenvleresuar si lojtar gjynah) Ueah, Kanu etj etj ti marresh me lopate..

O mendje, gola alla Bergkamp ka bere Totti me kuintale. Edhe vete hollandezet te pyesesh, do te te thone: Cruijff, Van Basten, Gullit, Rijkaard, Neeskens, Seedorf, Winter, Rep, Koeman e pastaj ndoshta do permendin Denisin.

shikoje mire ate golin me lart. denisin duhet ta shikoje nga java ne jave qe ta kuptoje se sa lojtar inteligjent ishte. Shiko golin qe kam postuar me lart se tregon zgjuarsine e lojtarit. Bergkampi eshte votuar lojtari me i mire i huaj ne historine e premiershipit. Testament i brilances te tij, nje mjeshter i vertete futbolli. Por sic thashe duhet ta ndiqje gjat liges ta kuptoje cfar lojtari ishte. Nuk ishte glamoroz ai te shiste dengla.

E pe golin e Edmundos apo jo? Kunder Manchesterin ne finalen e Interkontinentales. E sa per Premier League, Best is the Best e s'ka per te pasur me te atille. Naten tani se u be tel!

Me fillu me permend zborret tani i bie qe Pipo i vetem ka graden Gjeneral.

Pipo? BOBO tani qe ma kujtove do vete do behem tape..fatkeqesia me e madhe e historise te futbollit... I lindur jashte loje.

Tani seriozisht. Tek goli i pare Abate kthen koken nga frika. Tek i dyti Abbiatit i behen duart prej plasteline. I treti, penallti, e bente dhe gjyshja ime, me te majten. Mesbah s'eshte absolutisht lojtar per Serine A, aq me pak per Milanin. Boateng eshte 90% e mefushes dhe sonte fatkeqesisht mungonte. El Sharaawi gaboi nje gol qe 99 here te tjera do ta bente. Ibrahimovic fantazme, siç i ndodh shpesh ne CHL (por do na coje te pakten ne finale kete vit). Robinho s'kish ngrene darke ndersa Emanuelson i ka breket me piper te kuq brenda, s'merret vesh ne c'rol luan. Gjithsesi, Milani e meritoi te kalonte kete tur, sepse ne 4 pjese loje ne total, 3 i dominoi bindshem. Sa here qe Milani ka kaluar ne cerekfinale apo gjysmefinale me "veshtiresi", ka arritur edhe ne finale (ne 2005, kur humbi 3 me 1 me PSV, ne 2003 kur beri gol Inzaghi kunder Ajaxit ne minute te fundit apo me Interin po ne te njejtin vit). Une jam i bindur qe ky "dushi arsenalez" do i beje shume mire skuadres. Pershendetje te gjithe hatersave! smiley

Cuna kom i menim... smiley Kush komenton ke kjo tema te percaktoje dhe skuadren qe o tifoz.

Se me duket se jeni te gjithe anti-milanista apo keni inat se kena nda gjys per gjys Ch.L me Realin...

Hallall!

Se ai Juli qe thua ti eshte dhe me Barcen dhe me Realin dhe sonte nuk u cudita fare qe ishte me Arsenalin,ai bohet gjithmone me ata qe jane gati me fitu.

ai bohet gjithmone me ata qe jane gati me fitu

hahahaha, ketu ke te drejte, eshte dhe me Hollanden*.

*Disclaimer: Jam dhe vete hollandez smiley 

 

Po,ca kohe qe dhe me Interin.

smiley

Bast qe neser eshte me Barcen smiley

e paska si Berisha ky, e fillon ndeshjen tifoz me Brazilin dhe  e mbaron me Francen smiley

O Teuta smiley

Najs, verri najs. 

smiley Pucim te dy fort...xxx

Se mor vesht pse me ka dale ai Baseli mrome ne onderr smiley

Lugat, mejtohu mire se c'ondrash shef.

Sishte noj gjo e modhe jo 1 me 1 me doli endrra,ke pare ti qe me dalin gjithmone?

Aggggggggg

s'te shkon mizoria ne endrra Brado smiley.

o sa mire me qene antimilanist..

Mire o mire eshte por do stresoheni.

he Brado, ça te thash heren tjeter per ndeshjen e pare ne Milano... nuk ishte mire Milani...., ishte shume dobet Arsenali ate dite.   Milanit bravo i qofte ,qe e gjeti Arsenalin ne ate dite keqe  dhe perfitoi maksimalisht...   ajo 4 me 0 e nderoi....

Hahahaha...fantastike!!...nejse,prapè nuk do e kishte pèr herè parè pèrmbysjen e rezultatit...nè fund tè pjesès sè parè,i hodha njè sy kèsaj http://youtu.be/ShM-Tfw4thw ...do apo nuk do...sheh edhe kèt tjetrèn pastaj http://youtu.be/Sg3_uFEkjzc ..."Juventusin e ka rraf ne finalen e pare mes dy skuadrash italiane (sus per gjithe jeten juventinet)"...po ç'ke me juven ...ç'farè ju ka bèrè? http://youtu.be/NF-7l3V6TXo HAHAHAHAHAHAHAHAHAHA!!!!

Ca ka bere Juvja? Po tallesh ti? smiley

 

1000 ndeshje te fitoje juvja ndaj Milanit, ajo finalja e Champions do u percelloje me shekuj te tere rubentineve.

Hehehehehehe...Tremate tremate...le zebre son tornate!!!! hahahahaahaha..mirè Pellegati..po Galiani e mori veten?..Juventus èshtè skuadra qè mè mirè pèrfaqson futbollin italian,luan gjithmon me 1 stil tipik italian,forcè fizike e shpirt gare brenda e jashtè fushe smiley ..Milan ka luajtur gjithmon futboll tè hapur e tè bukur(hiq finalen qè pèrmend ti)..prandaj ka patur sukses nè evropè ,shtoi kèsaj edhe fatin qè e ka patur gjithmon si dreqi nè kompeticionet evropiane(inzaghi psh..)..por mè vjen keq..nè Itali ka çeçua biçak..e ka emrin Juventus smiley!!!

Uf aman ..me ate Conten depres e i ezauritur...Shife sot me Bolognen...Lene ma se mrame familja ime ishte ne takikardi'...O zot thuj shyqyr qe nuk ndodhi me keq .Fantazma e liverppoli-t dhe e Deportives sillej verdalle ne sallonin tim...Der urate thashe ne pushim...uffff

Ai biçaku i çeços ku ishte sot me Bolognen....?Ma ekip i mbaruar s'ka...

hahahaha..mirè o mirè...shyqyr ju !!..edhe kaq,shumè po bèn Juve..kujto se nuk e llogariste njeri pèr titull nè fillim...mè mirè Milanistèt tè mos e ngacmojnè Juven..se nuk i dihet pastaj..bèn vaki e fitojmè kampionatin..se aq do pastaj juventus...fillon e pèrsèritet historia..ç'do dy vjet kampion e ke smiley!!

Haterz gonna hate... smiley

Tifoz me Bajernin. Fiton me Bazelin. Milani dje pati fat qe RVP se boni te katertin. Me pas ASNL nuk kishte me fuqi. dhe Milan mund te kishte bere nja 2 gola. Megjithate 3-0 eshte humbje e thelle. Kualifikimi u vendos ne Milano. 

Sic duket , kete vit CHL e merr Real ose Barcelona, me pas vjen Bajern. e ndoshta Milan Italianet jane shume dobet, Milan u kualifikua me nje arsenal cope - cope qe ska lojtare fare. Anglezet dalin jashte kete raund. Chelsea eshte ne kize AVB shkoi per lesh bubi. ekipet e tjera jane shume larg.

Ti thuaj zari e boni Van Persin me hupe ...so do ishte bo 5 me 0 pastaj1

Isha duke u tallur me Wenger qe tha do te bejme 5 gola, por mbreme gati u perserit Deportivo La Coruna - Milan 4-0 http://www.youtube.com/watch?v=KPGzaS9lvUA

Allegri gaboi formacionin. Futi 3 sulmues e mesfusha bloze. I vetmi i hajrit ne mesfushe Van Bommel. I vetmi me guxim e personalitet. Ibrahimovic? Nese degjoj ta krahasojne perseri me Van Basten, eshte i share.

jam tu pa Juven, ekip mo bloze nuk bo nona....... na felliqen fare....

shyqyr qe barazoi.... te pakten tani po lu me mire...

ah Marchisio, te q.... nonen

Mos e shaj cunin kot se momire qe nuk e boni se do na canin trapin. Ishte 'apsajt' m'fakt. Po ate ordinerin, ate te marumin qe nuk lute as te Roma car ka Conte qe ma fu neshje per neshje. Ai na mori m'qafe pjesen e pare me Milanin se perndryshe i kishim rraf per qef ne keta. O Boriello, as te Dinamo nuk duhet te lush ti o i marume!

kush i duron, vitin tjetër do vijnë në Ch.L bliah.... 

 

Apoeli po ia shkrin breket bastexhinjve te Lionit. 

opi, keshtu si po lu Apoeli, ka per ta honger..... po lu pa kujdes, po ka ra ne budallenj....

E sigurte qe Juli sonte ka qene me Barcen smiley

epo shyqyr! se kishin kaluar më shumë se 20 min që Barça kishte bërë gol. 

Kjo skuadër me të cilën lun Barça tani, kish mund Bayernin. 

 

Jam që jam, do jem me APOEL kësaj rradhe. Payback për Ajaksin. + gjysëm ore punë është, ka mundësi të ofrojë dhe suspence të penalltive.

 

bobo do digjet Qiproja po fitoi Apoeli. 

Fitoi!! smiley 

e paparë!

 

pupupupu, çfare fati keta qipriotet..... megjithate ju lumte.....

Nuk ishte me fat ajo.... Lionin nuk e kam pare kurre aq dobet, nuk kishte as motivim as deshire te luante.... nje loje shume pertace, zakonisht Lioni ben loje te rrembyeshme plot gjalleri.

Ec aty, Napoli-Apoel ne finale.

Basel-Apoel.

apoel fiton  CHL 

7-1 marshallah...

twente -schalke sot. fito schalke 2-1 jashte

twente 2- shalke 1

twente 1- huntelaar 2 

penallti e pa qene ec mo se neshjen tjeter e keni ne veltins arena 

Ca po i bon Bilbao Mancesterit mor vlla e shkaterroi.

De Gea is sht!! 

Ja dha penalltine Mancesterit kot fare legeni,topi u prek me dore jashte zones.plehre Arbiter.

Ja ka pas penalltira mancesteri ja ska pas skuader kete vit. cdo ndeshje e ka na nje gol me penallti, la koqen e namit.

Per penallti Real M. nuk ja merr kush sivjet. Kish edhe ca statistika ku Reali ishte i pari ne kampionatet europiane me penallti. Ndersa kunder tyre gjithashtu ka shume pak ose ska asnje penallti edhe pse shpesh i mbrojne golat lojtaret si portier. Me kampionat idiot se ai i Spanjes nuk ka. Edhe pse me pelqejne ekipet nuk e shikoj dot shkaku i referimit. E kthej nga kampionati gjerman atje referohet me mire se cdo vend tjeter.

Shikoni ca ka vene Puyol-i tek faqja e tij ne FB smiley

 

si dolin sot CHL ? ka noi bast ?

bajern - bazel 

inter  - marseje 

pj1 pj2

1 1 

x 1

Sot më duket është dita që ëëh, e ha Bayerni. 

Nah... kalon Bajoja, kalon. Me vëshëtërësi ama. 

Bayern Basel   -- 1. 3+. M. Gomes gol,koeficenti 4.

Inter Marseje -- 1. 3+ .D. Milito gol,koeficenti 6.60.

Liverpool Everton -- 1.

Reims Layal   --1.

10 Euro------1070 Euro.

O i mencem smiley

bazeli x

interi 1/1

liverpool x

amiens 0-2 gola

southport x/1

O ju dy tulipane, po une gallate dua sonte, Bayern ka mbeshtetje se eshte dojc! smiley Si milaniste, ate Interin...ne hell, ne hell! smiley

E thashe diku tjeter qe Bajern fiton me 3 gola diference, para se te behet goli. Kjo sa per te qene modest lidhur me parashikimet e sakta qe bej . smiley

Faleminderit per dedikimin qe me kishe bere tek tema me Sonile. smiley

E lexova, parashikimet e sakta nuk t'i mohoj hic. smiley Tani ishte ne TV Sonka, ka dale ne krye te detyres, meqe s'ka Ezel prej CHL ne Klan! smiley

opo tja keni per faleminderit Robben-it qe erdhi ne form ,bash ne kohen e duhur...  se du kishte sistemuar Shaqiri me kohe..smiley

E bëri Robben. smiley

Interi ka humb dy raste të pastra përballë portës.

 

Mesa po shof , ndeshja duket e mbyll. Po habitem qe ky ekipi nga vendi i parese te kete kalu Man Un!

Sonilen e kemi nga ato vipeshat qe e bejne hapin 75 cm me gjunje te perthyera si ato qe  jane mesuar ne malore. I kemi edhe ketu nja dy cope.  smiley

E vura nje bast 50 krepa une qe behen 13 korne ne gjithe ndeshjen. smiley

 

smiley 50 krepa?! Do plasesh! smiley Aman, ma ki nje cike merak ate Milanin tim ne parashikime, ma do shpirti nje ChL sivjet, se pastaj dk festoj dhe gjermanet qe fitojne Evropianin. Vit i mbare ky, e ndjej. smiley

Do plase kompania qe do i fitoje se deri tani jane bere vetem 4 korne. smiley

Milanin edhe ta nxjerr kampion, po per europianin ta mendoj nje here smiley meqe jane anglezet verdalle. smiley

 

Rrofsh! Me nxirr Milanin kampion, gjermanet e ftillojne vete. Anglezet?! Do hash krepa gjithe qershorin, duke pritur te fitojne Luanet. smiley Kujdes linjat, kaq kisha. smiley

O Teuta smiley

Europianin s'ua leme ishulloreve euro-skeptike. Dhe pike.

smileyua nje katershe tjeter golash une...t'ia quajne ate golin kesaj here se s'durohen! smiley

Po per Teuten: rroft referundumi skocez smiley

Hahahahahaha, iku nafta, ikuuuuu... smiley

3-0 Pjesa e pare, korne 6  smiley e mundesia per t`i fitu krepat eshte 40 %. Ama nese mbaron me tre gola diference eh, eh, eh.

Engand !

Poshte ziliqaret ! smiley

10 korne !  80 % mundesia per ti fitu krepat ! smiley

Bazel el el

Fshijeni titllin e temes se lat nom smiley

E pushkatoi Bajerni i Modh.

20 min per 5 super mario gola smiley
Ce jo 6 smiley

gol i zorshem por prape ne loje. smiley

Ufffffffaaaaaa na lodhen. Po boll pra smiley.

smiley

phuq it! smiley

hajt mos u mërzit. çoje veten in a happy place. mundësisht në 2010. 

 

ju flas nga 2010-ta

rrofshi!

Une Bayern e ti Bazel smiley

Une 7 gola, ti me zero ngel.

Terry, Terry Napolin e therri.

2-0.

 

ai kodosh Cavani....kur ma krahasojne edhe me Maradonen....Prit se ka ende ndeshje

shume dobet Napoli.

Brravo 2 me 1.

Hajt ngushëllime Lulian. Ndeshje e bukur, megjithatë.

 

ja ja hapi braven iku dhe Napoli, te gjithe italianet shkun per lesh, mbeti vetem Milani.....

S'Naple.
Asi ekip italjon*. Bukuri. smiley

Oooooo shoku im si asnji me,osht nji sa per te gjithe,Milani smiley

*
Milani esht ekip botnor champions lige, ka tjeter konto...
Ne t'shofim Bajernin e Modh me Apoelin smiley

He me te lumte goja smiley

Milani esht ekip botnor champions lige, ka tjeter konto...

Kjo eshte nje nga gjerat me te bukura qe ke shkruar ne peshk, si me ka shku buza vesh me vesh tashi... smiley

shiko se Apoeli osht si nji hale peshku...dro te met e dro s'te met ne fyt......

u munden plehrat e Italise. Megjithese, ne ndryshim nga superplehrat e tjera te Italise, luajten ne menyre te denje. 

8shja:

Marsejë

Bajern

Çelësi

Real

Milan

Benfika

Barcelona

APOEL. 

 

Qenkan si për barcoletë... një franceze, një gjermane, një angleze, një italiane, një portugeze, një spanjolle, një qipriote, dhe BARÇA.

 

Bo..bo...bo.. Apoeli ne 8 - she.

Po kur të kalojë në 1/2 finale si do bësh? të gjithë duhet të mbështesin kte voglush futbolli.smiley 

lene mo se kur shof apoel sesi mduket  si europa lige mduket. 
nejse do zoti sbin bashke barca real bajern

10 vjet jete me ka shtu ajo Atletiko Bilbao sonte.

hajde schalke hajde i futi 4 petlla mrom twentes me mclaren bashke, sa faulla bojshin ata te twentes mer yahooo! 

hala shef kupe uefe ti? kupa uefa asht ba si kampionati i ndermarrjeve te dikurshme.smiley

shiko se me apoel e benfika eshte bo chl si kamp ndermarrjesh , po sec ishte njoni ketu qe the qe fito twente ene tani qe twente fitoi 4 petlla po ia rikujtoja paksa...

ti mos shif kmap shqiptar se tkan pa robt tu bo tifozllik per vllaznine qe pa fillu ndeshja smiley ( ose rubikun varet me ke je) 

pse u kompelksove mer.kaq turp te erdhi pse u kape t'u pa kupen uefasmiley

une per vete jam dinamovit i vjeter dhe hala e maj i vesh anej se ca po bahet me te.i dite isha merzit dhe e shkrujta status ne fb: shen demollari na nimofte! smiley

kshu jeni ju spiunat e dinamos...... vec per spiunlliqe iu punon truni. 

pse paska vdek demollari qe e keni bo shenjtor ????

dukesh se ban pjese ke "minjte e bashkise" smiley

si futbollist po,ka vdek.

 

jam tek ekipi i katerogise se trete parizon!

edhe une kan qan me partizanin deri n'klase te pare.maj men qe pata qu nje kanatjere te dizenjatori e vuna n'shpin nr 10,se m'pelqente Gim Murati, qe bante gola me koke.Pastaj,kur u rrita dhe pak dhe kuptova se c'eshte futbolli, u ktheva me dinamon.smiley

Shorti:

 

Marseille - Bayern

Benfica - Chelsea

Milan - Barcelona smiley

Apoel - Real Madrid

 

Piken e fatit Milani!!!! Me cago en la mar! smiley

Është hedhur sot Nion të Zvicrës shorti për fazën çerekfinale të Champions League. Sipas shortit të hedhur, çifti i parë do të jetë APOEL-Real Madrid ndërsa Marseja do të sfidojë Bajernin e Mynihut.
 

Gjithashtu Benfika do të luajë me Chelsea ndërsa Milan dhe Barcelona do të jetë edhe supersfida e çerekfinaleve. Sipas shortit të UEFA-s në gjysmëfinale fituesja Bayern-Marsejë do të luajë ndaj fitueses së Real-APOEL ndërsa në gjysmëfinalen e dytë luan fituesja Milan-Barcelona me fituesen Benfika-Chelsea.
 

Qeka shty per turnin tjeter Bajerni i Modh me Apoelin!

Impresioni i pare (nuk i kam perpunuar akoma mire te dhenat.smiley)
Kalojne:bayern benfica barcelon real.

Marseja, Celsi, Barca, Reali.

Perpunoji, perpunoji prape smiley

Ok.per hatrin tend e bera.. Milani,nuk me del...error thote.smiley
po ka nje shprese te vogelsmileyrejthu nga Ravi.vetem ajo mund te te ndihmoj me ndonje katastrofe te vogel.smiley. p.sh termet te hoteli i Barces,apo rrezohet aeroplani i Barces.shprese tjeter nuk ka..smiley

Ashtu, e? Pa katastrofa se do jem vete andej...me dhimbset lekura ore!

Une sa here e fus te kjo makina ime llogaritese, me del : Kerkesa juaj u pranua. smiley Mos te ka rene bateria te e jotja? smiley

 

PS: Pa prit, se ndeshja e pare qenka ne Milano... e ke gje numrin e Ravit? smiley

per mendimin tim Barcelona ka fatin e keq ne kete short. Milani o e mund .... o s'e mund smiley

gjithsesi ne champions mbetet kocke e forte smiley

Agje nuk eshte e pamundur per...Celesin, nese rastis ne braven e duhur!! smiley

te kualifikohet kush te doje,po deshiroj fort nje finale barca-real.

Celsi e fiton kete vit. Celsi-Barca finalja, nqs rastis shorti kuptohet.

Uraganeve te Barces dhe Realit, s'ka skuader qe i'u del perpara.  Ka me mire se nje clasico ne finalen e CHL?

gjysem finalistet i bie te jene, bajerni, chelsea, real dhe barcelona.

me nje fjale ne fianle do shimi real barca

hajt mo elclasico nr 10 , 2 here ne kampiona 2 her ne kupe 5 here vjet edhe 1 here ne finale u be el classico si  buke me djathe 

Milani u paraqit mjaft mire ne fazen e grupeve kunder Barcelones. Kaq mjafton, dhe biles po te permendesh 4-0 ne Athine besoj se teprohet. Pastaj na del Chelsi ose Benfica, me kollaj do e kishim me Benfiken, por edhe per Celesin kemi ble cope teper, i kemi lene dy gisht rreth e qark tegelit. Pastaj shkojme dhe ulemi kembekryq ne Arena tek te zotet e shtepise.

Frika ruan vreshtin thonë: http://top-channel.tv/artikull.php?id=230779

Por, Franz Beckenbauer, presidenti i nderit i bavarezëve, qëndron me këmbë në tokë. Në kolumnën e tij të zakonshme në tabloidin ‘Bild’, Kaizeri shkruan: “Nëse Bayern vazhdon kështu mund të mundë këdo, përveç Barcelonës dhe Realit. Prandaj shpresoj që t’i shmangim gjatë shortit të së premtes. Dua që me këto ekipe të ndeshem vetëm në finalen e 19 majit.”

Në të njëjtën linjë edhe presidenti Uli Hoeness, i cili është shprehur për mediat gjermane: “Ju gazetarët jeni shumë euforikë. Tani fillon Liga e Kampioneve dhe tani fillojnë të luajnë ekipe si Barcelona, Real Madrid dhe Milan. Nuk mund të mendojmë se e kemi fituar trofeun vetëm sepse bëmë një ndeshje madhështore.’

Ky short ja ben goxha te lodhshme shume punen Bajernit, duhet te rrahin realin ne gjysemfinale dhe barcelonen ne finale

po ç'punë Bayerni a derëbardhë. Ja do rrafin Marsejën dhe do i mundë Reali. As në Bundesligë nuk është i pari. 

Leverkuseni e kishte rrahur 3-1 dhe Barça mundi Leverkusenin 7-1. 

 

reali eshte ekip i mire per ti bo gola viktimave, po nejse, me shume dhimbje do isha dakort edhe per nje finale real - barcelona vetem qe te shof dhe njehere turinjte e ronaldos dhe te murinjos pasi ti palloje barca smiley

Na dhe këtë:  

I vrenjtur në fytyrë, por gjithsesi optimist për shanset e Milanit për të kaluar në finale ishte trajneri Massimiliano Allegri, vetëm disa orë pasi shorti i Champions League i ofroi në çerekfinale rivalin më të vështirë të mundshëm, Barcelonën. 

http://top-channel.tv/artikull.php?id=230843

re të zeza mbi Milano. 

 

Ca optimisti mor burre?! Nuk e pe neshjen ne grupe?Milani u perball, si ekip province me Barcelonen.

e megjithate Milani do ti hape pune Barçes, ne mos do ta eleminoje, e kete e them  pa ndonje tifozlllik.......  Per mua, Celsi, Bajerni? (Marseja mund ti beje te paberen) Reali dhe Milani.......

ps

mu bo qefi per Juven mbreme qe e shpartalloi Fiorentinen....(ndonese me nji lojtar mangut) po te mos harrojme humbjen e Juves perballle 10 lojtareve (nuk po me vje nder men ekipi)...sivjet...

does size matter? 

 

Reagimet

Katër pikë të humbura në tri ditë. Distanca ngushtohet nga 10 në 6. Lufta për titullin kampion në Spanjë është hapur, ndërsa polemikat janë ndezur. Klubi i Barcelonës është munduar të “thumbojë” rivalët: “Nuk mendojmë për titullin”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Realit: “Ata nuk i besojnë ato që thonë”. Megjithatë, deklaratat verbale duket se kanë ndikuar në fushën e blertë, pasi Reali barazon ndeshjen e dytë radhazi: 1-1. Dhe arrihet sërish nga kundërshtarët në fund nga goditjet e dënimit. Duket se Barcelona beson te “remuntada” e famshme. Mediat që mbështesin Barcelonën kanë lënë në “hije” ndeshjen e Realit dhe merren me Mesin, i cili është shndërruar në shënuesin më të mirë të të gjitha kohërave te Barcelona, duke lënë pas emra të mëdhenj. Gazeta “El Mundo Deportivo”, që qëndron afër Barcelonës, publikon dhjetëra foto të presidentit Rosell, futbollistëve të ndryshëm dhe fansave, që falënderojnë Mesin. Tashmë, në klubin katalan, mendojnë për ndeshjen me Milanin, në Champions në mesjavë. Për këtë ndeshje, kanë bërë një studim interesant. Klubi i Barcelonës është skuadra më e shkurtër në Europë: duke marrë gjatësinë e titullarëve, mesatarja e tyre është 176 centimetra, ndërsa gjatësia e kundërshtarëve (Milanit) është rreth 182,6 centimetra. Në klubin e Barcelonës, vetëm Pike dhe Buskets kanë prishur “mesataren”. Ndërsa, midis Mesit dhe Ibrahimoviçit, janë në mes 26 centimetra. Milani do të zbresë në fushën e lojës me 80 centimetra më shumë.

Sot super ndeshja Barcelona-Milan. Llogjika con drejt nje fitoreje te Barces por sec kam nje parandienje qe Milani sot do beje suprizen...

fjala jote n'vesh t'zotitsmiley

Natyrisht, pavaresisht parandienjes, sot do bej tifo per Super Barcen.. smiley

E si tifoz i barces qe eshte, zoti, do qeshe.. smiley 

Kjo do jete ndeshje plot me gola. Nuk rri Barca pa bere gol dy here rresht me nje ekip, po as Milani. Nje barazim qe do kualifikonte Milanin nuk eshte i pamundur. Me nje mbrojtje te mire Milani mund ta frenoj Barcen te mos bej me shume se dy gola, kurse Milani ne krahun tjeter mund te fus nje gol me kundersulm, dhe nje me korner ose goditje denimi. Cdo gje ben vaki sot, varet shume edhe nga forma e Barces.

Une jam me Shqiperine smiley

Publikoni ore temën e re, vajti 200 komente e vjetra. 

 

Uroj te jete ndeshje e bukur, nga ato qe kujtohen gjate. smiley Milan, fai il miracolo! smiley

oranje, urte ti, e di vete...se s'e kontrolloj dot peshkun gjate ndeshjes. smiley

prapë unë i dënuar?

thashë se e shleva.

Sonte jo njehere, po ia hodhem, leshohu fare. smiley

do ta shohesh e? hmm gjate do ta kujtosh, gjate.. po dhe ne e harrova do ta kujtojme na.. smiley 

Jam e sigurt qe do ma kujtosh po fituat. Ama, po dolem fitimtare nga ajo fushe, San Jordi te ruajtte... smiley

Barca vs Milan plus kater gola

Bajern vs Marseje marr nje gol nje ndahet.

Baste teke nga 50 krepa secila.

Koefic per te paren eshte 2.65

Koefic per te dyten eshte 1.88

Neser jeni te ftuar per nganje krep. smiley

te dalte llafi ket rradhe, se heren e kalume eheee smiley

Pastaj, duke pas parasysh koeficentin me 300 leka do qerasesh ti? 

në 10 min e para ka një gol. 

me orë në dorë. 10 min. smiley

 

deshe e hengri golin Milan...

Rri pa merak.

s'kam merak. po ndjek ndeshjen per qejf. por, jane ne sulm te Barçes. ke ndonje link per Bayern - Marseilles?

Me falni ku mund te shifet kjo ndeshja?smiley

Faleminderit Bellesmiley.Fitofte me i miri.

dukesh qe ke shpirt nordik smiley

1 me 0 Messi.smiley   kishte nja 5 minuta qe i vinte rrotull ne fakt..smiley

megjithe duhet thene qe Abiati ia kuptoj krahun, desh e kapi..

nga inoti po shof film me bruc willis. titulli? si gjithmone, "i veshtire per tu heq qafe"smiley

Aty me Cuencën ia ka fut Guardiola Milanit. Ai e hap fushën cep më cep. 

 

noi link pa downloads, se jam tu bo gara me keta te IT, une gjej e ata blloko..

 

puna eshte se keta Barçes duan te futen me gjithe top ne rrjete...  pse ngurrojne te gjuajne jashte zones ,se kuptoj...

Goooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooollllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO LLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL

Kush beri gol,se mua mu shkeput?

barazoi Milan smiley

faleminderit Bellesmiley

Dora,me fal qe stu pergjigja por isha i zene me ca thyerje tavllash dhe gotash.

Opa 1-1! Game fn on!

Carje mes per mes e mbrotjes se Barces nga pasimi i shkelqyer i Ibres.

Game isnt on...milan is qualified!

GOLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL

fjala jote n'vesh t'zotit brado

eshte shume shpejt per tu gezuar..    mos harroni..,  Barçes i duhet vetem fitorja tani...  ska rruge tjeter.smiley

Shpejt eshte Belul, por Milani mund ti fusi nje blindim tipik alla italiance dhe vate ajo pune.

Nuk kam mundesi sot me e ndjek ndeshjen ,a po me bani me dite si asht tu shku?Miqte ne keto dite njihensmiley

sapo barazuan rossonerot Zana smiley

1-1 Suzana.  Sa po shenoi golin e barazimit Nocerino nga nje pas i shkelqyer i Zlatan firaunit.

penallti.... per barcen..  2 me 1 per barcen  update Zana.smiley  prape Messi

me penallti po dun me e mor neshjen kta re?? mos kan mor gjo ate duken ene ke CH.L???

Hej o Arbiter robbbbbbbbbbbbbbbbbbttttttttt,a keshtu po keshtu kualifikohet Barcelona,turp!

Duhej ai goli, të nxirrte nga vrimat këta minjtë e Milanos. looooooooool

 

A ka me turp se kaq? Ka? 

 

Vjedhja e dyte kunder Milanit. Vjedhje kunder Chelsea. Por que? 

Pushoni se eshte turp,nuk u jepte ajo penallti.

pffff. me patercia do fitojne posi, pfff

ne replay, jepej qe i lunte fene...

Ne replay historia e futbollit nuk do ishte kjo qe njohim sot.

duhen te digitalizohen arbirtat.e-arbiter

Po ky arbitri a ka ndoj moter .....smileyani n'dasht ban prap gol Milan..Tesh asht radha e Zlatan...Falemnderes prej jush...smiley

Penallti gjysmake, kur shqyerje bluze po bente dhe Puyol ndaj Nestes.

Ka te drejte Mourinjo kur thote gja e madhe unicef...duhet me fitu se s'ben

Brado.. ishte e diskutushme.. po keshtu jane keto gjera.. p.sh  ne ndeshjen e Milanos  nuk i pa nja 2 penallti ne favor te barces arbitri..

dos?

cila minute eshte?

sapo mbaroi pjesa e pare Zana...

dhe qe te mos harrohemi, 2 me 1 per barcen.smiley

mbaroi pjesa e paresmiley

Mbaroi pjesa e pare. Sido qe te shkoje ndeshja, duket qarte paçavurja e perseritur pro-Barca. 2 kupa ia kane dhuruar gjer tani, dashkan se s'ben ti ofrojne ne nje fare menyre edhe te treten. TURP!

 

Megjithate, nuk ka mbaruar ende. Jam i bindur qe Ibra do nxjerri lepurushin nga cilindri jo nje, por dy here. Time to time! Forza Milan!

Ne replay ne fakt faulli mund te jepej edhe kunder Puyolit.

Ne Itali dhe Angli, por edhe ne Spanje, po edhe ne gjithe boten, ne te gjitha ndeshjet ka te pakten 5 nderhyrje si ajo e Nestes. Ne 99% te rasteve nuk jepet penallti, aq me teper ne loje te ndalur. 

por i pari filloi Nesta te terhiqte... nejse ishte e diskutueshme.. dhe meqenese eshte nje ndeshje e nivelt te tille, per mendimin tim nuk duhej ta jepte..  le tu jepte nga nje te verdhe te dyve si paralajmerim.. dhe ok.

Po pra, nuk dhihen ndeshje te ketij niveli e te ketij kalibri, konkurruese e te forta si kjo me penallti leshi si puna e saj.  Leji dreqin te luajne futboll, e kush eshte me i miri sot te fitoje.

Po Bajerni paska shkri frigoriferin sot? E paska nxjerr Olic-in nga akulli?

Me sa duket e paskan dhene per kapje bluze te Busquets.

Merre me mend edhe komentatori Spanjoll tha qe penalltia e dyte nuk u jepte,cfare plehre Arbiter,o r....................................................

Po ajo nderhyrja kunder Ibrahimovicit tani sa filloi pjesa e dyte? E? O arbiter o rropsh!

gol, 3 me 1.. per barcen...  e thashe, keta duan te futen me gjithe top ne rrjete.. na cmenden..smiley

Normal,do ta bente dhe Barcelona nje gol,ngeli duke i bere vetem Arbitri.

tres? 

ricky martin?smiley

yes!

neshje leshi

mire e ke ti vlla, ndeshje leshi... po ja, kshu per lesh i kapa 500 euro une.smiley

ai esht tjeter muhabetsmiley.po her tjeter na jep nai sinjal ene neve se mos kapim nai gjo.na le durthat.smiley

Ju vjen keq, t'ju mundë Barça 5-1?

 

Shko re Pirdhu ti.

Kur te bej golin e 5 Barca prape aty tek penalltia do mbahet Milani pas k@qeve te arbitrit.. Ky Milan eshte turpi i botes, hije e Milanit te madh qe vetem total futboll njihte edhe e donte gjithe bota.

e bom evropen si gjith shqipnija. te pakten me kte neshje ja arritemsmiley

Ky Mascherano eshte qelbsire lojtar.

mund te thuhet se arbitri ka sens humori.. te qahen ne italjont per padrejtesi..smiley

smiley as me gjamse sdi me u hudh..

ene robinjo ene ibrahimovic si langaraqe jon tu lujt

 

a po kalojne 5 sec pa shtri noi n'toke Milani?

I mbeti Bajernit ta munde Barcelonen sic duket.

Do te kemi nje de ja vu te Juventus -Hamburg ne kohen e Mishel Platinise.

2 penallti dhe nje gol hau hiu. Ad maioram Milan!

 

Fitoi skuadra me e forte, por jo ne menyre bindese, perkundrazi. 

vallaj shume ju fali arbitri.. se nja dy te qellimshme fare ishin kasten per thyrje sulmi smiley me 8 veta do ta kishit mull lojen..

Po te te japin penallti vk kunder, normale qe minimumi do ia thyesh kembet balerineve te Barces. Thashe qe fitoi skuadra me e forte, skuader qe nuk beri nje gol me aksion, skuader qe kaloi fale 1 penalltie absurde. Skuader se ciles gjithjne i bejne dhoro te tilla smiley

po ca aksioni kerko ti; sa her niste noi aksion i hajrit, tak sharrim komesh.. po pse slujten iher sagllom keta te milanit mo vlla. Une ate maldinin e kom pas urry me shpirt se cdo loje, po cdo loje do ta cote ne hale. O e kan pas favorizu arbitrat ate o su ka favorizu noi lojtar tjeter ne bote! 

 

Sic thashe kur u hodh shorti per cerekfinalet, rruga drejt nje classico ne finale po behet dhe me e qarte.

Prit se eshte dhe Bayerni.

Te shohim, por Reali kete sezon eshte ne nje tjeter nivel.  Shumicen e skuadrave i mund me marshin e 4-tert apo te 5-te.  Prit kur ti fusin te 6-shtin e te 7-tin sec do behet.

E di por asnjehere nuk duhet nenvleresuar Bayerni!

edhe cuditem une si ka njerez qe besojne salen; ketu paska akoma njerez qe besonin se milani mund te fitonte me barcelonen smiley

Hajde Bajerni i Modh aty.. flurudhe, terholle.

Milani deri ne minuten e 75 kishte vetem nje gjuajtje ne porte. Golin. A mund te kualifikohet nje ekip i madh si milani me ndjeshje kaq te dobet? Do ishte turp sikur fati te ndihmonte kaq fuqishem milanezet.

Penalltia e dyte, ishte brenda rregullave por....qe le shteg per interpretime. Ndeshja & fitorja e barcelones ishte bindese duke marre parasysh qe ne fushe kishte vetem nje ekip qe luante futboll.

Barcelona dukej e lodhur megjithate luajti futboll, kishte raste, krijonte futboll cilesor dhe mbi te gjithe dominoi fuqishem.

Thjesht dua te di perse u dha penalltia e dyte?Mund te ma shpegosh?

Nuk po them se Milani luajti mire,por nese pjesa e pare mbaronte 1-1 cdo gje ishte e hapur.Mbase Barcelona mund te shenonte 2-3 gole te tjere ne pjesen e dyte,nuk po them se nuk e meritoi,por nesje te shohim rruga eshte akoma e gjate deri sa te ngreje kupen e ne Allianz Arena.

Megjithate suksese Guardioles dhe ekipit te tij!

Si jo specialist ne gjykime te tilla une jap kete shpjegim. Faza ishte fikse, pra topi ishte i diskutueshem/disponueshem per gjithe ata qe ishin brenda zones. Mbajtja e Mesit eshte mese evidente. Pra kemi nje pengim, kemi dhe ndershkim. Prandaj dhe per mua penalltia ishte brenda limteve. 

Sot & mbreme gjithe specialistet e gjykimit qe u kam degjuar apo dhe lexuar opinionet ishin te nje mendje qe nderhyrje ishte, penalltia mund te jipesh..por qe ne praktike kjo nuk eshte bere per shkak se do duhet te jipeshin jashtezakonisht shume penallti ne vazhdimesi. Prandaj, dhe shkruajta se vendimi le vend per interpretim.

Diskutimi i nje faze nuk mund te ngrihet alibi per nje ekip te madh si Milani. Aq me teper qe gjate 90 minutave kishte vetem 1 gjuajtje ne porte, golin. Do ishte turp i madh per futbollin dhe sportdashesit sikur Milani te kualifikohej me keto dy ndeshje tejet te doba qe beri ndaj Barcelones.

Barcelona ishte gjithcka pos bindese dje. 

Cox e permbledh goxha mire ndeshjen midis Milanit dhe Barces:

Barcelona are a far better football team than Milan on paper – but over the two legs, they only looked marginally better. Milan didn’t do anything special to frustrate Guardiola’s side, but a combination of an over-cautious approach in the first leg, and a slightly confused formation in this second game meant that Barca struggled to demonstrate their natural superiority in the final third. In the tie, the goal that was most Barcelona-like was Nocerino’s equaliser.

http://www.zonalmarking.net/2012/04/03/barcelona-3-1-milan-guardiola-goes-with-a-3-3-4/

Barca-Real, finalja Magjike e Championsit

Post ndeshja Barça-Milan
 

 Skuadra e Milanit dhe tifozët italianë fajësojnë gjyqtarin e ndeshjes Kuipers për eleminimin e tyre nga Liga e Kampioneve, ndërkohë që media spanjolle dhe në veçanti ajo katalanase del në mbrojtje të holandezit. 

“Nuk fituam prej 11 metërshave, fituam sepse ishim më mirë se Milani në 180 minuta lojë. Penalltitë e dhëna ishin mëse të qarta”, ky është komenti i gazetës Mundo Deportivo e cila në faqen e parë ka vendosur një foto të Messit me shkrimin "Bravissimo". 

Gazetat sportive madrilene kanë shkruar se 11 metërshi i dytë ishte i kontestuar, ndërkohë që i kanë dhënë më shumë hapësirë deklaratës së Ibras pas ndeshjes. Suedezi ka theksuar se vetëm tani e kupton thëniet e Mourinho kur flet për favoret që përfiton Barcelona. 

Sportivja "As",  ka publikuar foto të 11 metërshit të dytë ku duket qartë se bllokimi që i bën Nesta Buskets ka ndodhur në kohën kur topi nuk është në lojë. 

Titulli i italianes “Gazzeta dello Sport” është “Barça ndihmohet”, ku nënkuptohet 11 metërshi i dytë i shumë diskutuar që ndryshoi dhe rrjedhën e lojës. Në këtë debat është përfshirë edhe zëdhënësi i Mourinhos, Eladio Paramés, me një batutë ironike në rrjetin social Twitter: 

"Pas këtyre 45 minutave të para tashmë e dimë se kush do të dalë në finale dhe kush do ta fitojë Champions. Cdo sezon mësojmë gjëra të reja. Sot mësuat që penalltia jepet edhe kur topi s’është në lojë”, shkruajti ai. 

Top Channel

.... Sot mësuat që penalltia jepet edhe kur topi s’është në lojë”, shkruajti ai....

Hahahaha!

 

Pupupu kur keni goje me fol ene mas asaj neshje ju mos paste goje me fol njeri. Ju lutem te me thote njoni se si e kishte emrin portieri i Barçes dje se nuk e mora dot vesh. Milani boni nje gjujtje nje gol, kurse Barça humi na 5 raste vetem per vetem me portierin. Po edhe 7 si aspirinat po te kishit honger ju prape do ankoheshit per ate penalltine e dyte si e cila keni more 12 ne kampionat.

Pavaresisht si;patise per Barçen, mrome une isha disi asnjanes se me interesote qe Milani te vazhdote te lodhej ne CH.L., po ashtu si lujne ata eshte turp e faqja e zeze.

te paska shkuar dem asnjanesimi; ta kishe shijuar tamam te pakten smiley 

 

Kisha ene ditelindjen e nruse kshu qe e shijova mos e ki merak. Taksirate thuj na ra per hise me bo edhe tifozllik per ju kur te luni me Milanin. pupupu car na boni tifozlliku!

Nai te re nga lagjia juj kina apo akoma?

Edhe 100! smiley

Ti mire se te v(u)ish ne mesin e tifozeve interiste qofte dhe ne menyre te perkohshme ne saje te perllogaritjeve te rrejshme (a ta kam thene ende qe kete vit e merr milani? smiley)

Kur te fitoje Italia europianin presim Termet ne Spanje smiley 

ditelindjen e nruse

Kush eshte nruja, gruaja? smiley

Ta gezosh ditelindjen e gruas. smiley

Real vs Apoel

Fiton Real me 3 gola diference. 50 krepa. smiley

Krepat qe fitova dje me Milanin do i ve sot. smiley

Kam heq vetem 10 krepa menjane se kam ca borxhe qe duhet t`i laj.

Celsi barazim.

P.S. Ka lezet shqipja ime. E kulluar e modeste si une

tash ,mos paçim t'keqe tjeter ,shnosh vitin qe vjen.Me siguri Barcelona u kualifiku me merite,nuk qe fare nevoja me i dhane ate penallti leshit.Tash me ju thane te drejten une jam e shkolles se vjeter te futbollit.Futbollistat me pare se te tille jane atlete.Shikon keta te Barçes ca shkurtabiqer qe fusin koken nen shpatulla e ec ,e nga qe jane te shkurter te rreshhqasin neper kembe....me ate mbajtje te pakufi e deri sa te bejne te vjellesh topin duket siku lozin play station e jo futboll.Ka pas lezet Bekenbauer ,Kajzer,Krujf.....Ruud Gullit....(e kam pa ne stadium)me t'pase lezet shpirti.Keta te Barçes si gabel...Pse futbool asht ky??

Te mburresh Rud Gulit dhe te akuzosh kta te barces per gabel ty te kam pare une.....

duket siku lozin play station e jo futboll ---  smiley

Legen Arbiter,mos e pafte nje dite te bardhe mos e pafte.

Brad, bej tifozllik per Bayern smiley

Skam rruge tjeter,bileten e prenotova por me duhet dhe pak kohe sa te kaloj traumen e mbrembshme.

E favorizuan si gjithmone Barcelonen. Gjithmone i mbajne me hater arbitrat. Ne çastin me te veshtire, i nxori nga halli arbitri. Penalltia e dyte eshte faull i Puyol, topi po shkonte shume larg dyshes Busqets - Nesta dhe ne 90% raste nuk japin penallti. Me te njejtin linje gjykimi, duhet te jepte penallti per Ibarhimovic kur ishin akoma 2 - 1.

Ja nje foto perpara fishkellimes te arbitrit.

Duket Puyol duke i bere bllok Nesta i cili markon Busquets.

http://image.forumfree.it/7/3/5/2/9/8/1333543754.jpg

Ça u thashë për Cuenca-n lart, ja:

Cuenca’s role was unspectacular and largely unproductive but entirely functional, and Guardiola will have been happy with his job. He brings something new to Barca, he’s more of a winger – tricky and willing to cross – rather than a wide forward like Pedro Rodriguez or Cristian Tello, who like space and to get the ball in behind the Barcelona defence. He meant the pattern of Barca’s passes in the final third stretched across the width of the pitch, rather than staying central where Milan were comfortable, as in the first game

 

http://www.zonalmarking.net/2012/04/03/barcelona-3-1-milan-guardiola-goes-with-a-3-3-4/

kudos Guardiolës për mënyrën sesi e përdori. E pa që nuk do e kishte të vështirë të shkonte afër portës së Milanit, thjesht i duhej më shumë kohë ta mbante topin aty, që të krijonte më shumë raste. Kjo ishte gjeniale fare. E la vetëm në krahë që të furnizonte andej. Kishte momente që Milani ishte i rrethuar në zonën e tij. Nuk dilte dot që andej. 

 

 

Julo pse do me na hyp nervat tani,ca lesh Guardiole na tregon,ne nje rezultat 1 me 1 jep Arbitri nje penallti qe ska lidhje fare me penalltine.

Brado,sic duket do ti bjere rradha Bayernit ose realit, ta munde Barcelonen,gjithmone nese kjo do te munde Chelsean.

Veshtire,Barcelonen e favorizojne shume Arbitrat,nuk e di a e degjove ate qe tha nje figure e Realit sot," Keshtu si duket puna qenka vendos se kush del ne finale dhe merr CH L"

E kishte me Platinine vllai smiley

Reali e paska shembur 5-2 Apoelin e shkrete...

Barca sot per sot por edhe mot eshte dhe do te jete skuadra me e mire e planetit. Reali do te duhet ta mund disa here rjesht Barcen nese do ti zere vendin. Perndryshe me llafe e me fabula si "dhelpera dhe rrusht" jemi ngopur. 

Edhe Juventusi ishte ekipi me i mire i planetit,por ja gjeten ilacin:

http://www.youtube.com/watch?v=0i8K4xgaf-k

Hahahaha!
Te kujtohet Platini dhe Boniek qe nxirrte topin nga vija fatale?

E kam fjalen qe finalja nje ndeshje eshte dhe nuk i dihet si merr.

Bayern Munchen - Real Madrid   3 - 1.

Mos thoni pastaj pse sna lajmeruat.

Jo se nuk do me pelqete tu rrifte Mutinho po kom fryke se mos e ke si parashikimet politke ene kte! hahahaha

Shih endrra me sy hapur, shih.

YYYY Fiton Reali, pa pike diskutimi. Realit vetem Barca i vjen hakut ne europe, por edhe anasjelltas, barcen vetem Reali po e rrahu hakce, te tjeret vetem po e rrahen duke u zvarritur...

Reali 2 bajern 1 tha, hidhni bastet te beni na nje lek..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).