Europa League s'bën, domethënë s'bën lekë. Platini, ai xhaxhi që votoi që Botërori 2022 të luhet nën saç, i ka merak shumë këtu punë.  Pasi u llois mirë e mirë vendosi: A s'i heq një vizë Europa League dhe e bëj Champions League me 64 skuadra?  De plus, mbase hollohet edhe ajo dreq sangri spanjolle se u dendëm duke e pirë vit për vit.   Full bar: birra, vodka, verë, edhe një dynja me antipasto e aheng i madh për të gjithë.  Jeni të ftuar në 2016. 

Michel Platini ka zgjedhur formulën për Champions League-n e ardhshme, atë që do të aplikohet duke filluar nga vitit 2016. Deri në vitin 2015 kontratat televizive kanë blinduar formulën aktuale. Gjithësesi, nëse do të duhet të ndryshohet brenda vitit 2013, atëherë duhet gjetur një formulë e re, për të pasur kohën e duhur për të rishikuar kontratat. Por nga ana tjetër duhet parë nëse presidenti i FIFA-s do të ketë forcën për të çuar përpara projektin. Për të lehtësuar rrugën, “Roi Michel” ka zgjedhur opsionin më të thjeshtë që i është propozuar nga teknikët: Lamtumirë Europa League dhe një Champions me 64 skuadra. 

Sipas së përditshmes gjermane “Bild”, kjo është receta e Platini për të reduktuar dominimin e skuadrave të njohura, sidomos klubeve spanjolle, dhe për të riparuar interesin e ulët që ka Europa League. Platini është duke punuar dhe është gjithashtu në kërkim të mbështetësve, bën të ditur prestigjozia gjermane. Champions League do të kalonte kështu nga 32 në 64 klube prej vitit 2016 dhe natyrisht do t’u mundësonte vendeve të vogla si Letonia, Bjellorusia dhe Sllovakia të përfaqësohen nga klubet e tyre. Problemi qëndron në përcaktimin e numrit të skuadrave të ligave të mëdha. Kështu, Spanja, Anglia dhe Gjermania do të kenë mundësi të aktivizojnë gjashtë skuadra nga 4 që kanë aktualisht, 4 me hyrje direkte dhe 2 me play-off. Nga 4 të mëdhenjtë e Evropës i bie të mbetet jashtë vetëm Italia, që rrezikon të shkojë në kompeticionin evropian me një ekip më pak krahasuar me formulën aktuale.

Top Channel

4 Komente

E vonuar, po mese e domosdoshme tani. 

Valla mir, se kishin ngel gjith kto skuadra kampione jashte smiley
E ca ndryshimi do kene cerekfinalet e ChL me la Liga pasketaj?

Fiqo, sasia ben cilesine, ka pas thene nje i ditur ..smiley

ndersa Nard Ndoka  pas ketij lajmi tha: ''me shume eshte me mire se me pak''.smiley

Si se shoh dot me sy kete Platinine, ne finale Barca - Real tha legeni  ne nje interviste para ndeshjes Barcelona - Milan dhe ata plehrat Arbiter jep penallti Barcelones se keshtu do Platinija,ilace ilace ishalla.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).