Dhe me quan te huaj sepse arrita ketu nepermjet nje rruge qe ti nuk e njihje, sepse linda ne nje qytet tjeter dhe njoha te tjera dete.

Me quan te huaj sepse nuk je mesuar me mua, duke qene se jam nisur nga nje port i larget dhe ti mendon qe ndarjet ekzistojne vetem qe te tunden shamia e qe syte te mbushen me lot, dhe mendon se kur shkojne larg te gjithe mendojne per diten e kthimit dhe per lutjet qe familjaret perserisin dite pas dite e vit pas viti.

Por une nuk jam i huaj. Sepse zgjova ne shpirtin tim ate cka nuk e njihja me pare dhe zbulova qe te gjithe njerezit jane njesoj dhe qe dikur nuk ekzistonin kufijte.

Te gjithe ne sjellim me vete te njejten thirrje, te njejtat pyetje, te njejten lodhje nga udhetimet e gjata.

Ata qe ndajne, ata qe dominojne, ata qe vjedhin, ata qe genjejne, ata qe blejne dhe shesin endrrat tona, jane ata qe shpiken kete fjale: I huaj.

Me veshtro thelle ne sy, pertej urrejtjes tende, egoizmit tend, frikes tende dhe do te shohesh qe jam thjesht nje njeri qe ka nevoje per ndihmen tende.

Nuk mund te jem dhe kurre nuk kam qene I huaj.

 

(Perktheu L.P.)

Facundo Cabral: No me llamas extranjero

5 Komente

Me shih ne sy moj qene smiley

Me veshtro thelle ne sy, pertej urrejtjes tende, egoizmit tend, frikes tende dhe do te shohesh qe jam thjesht nje njeri qe ka nevoje per ndihmen tende, qene. 

 

bukur 

Por une nuk jam i huaj. Sepse zgjova ne shpirtin tim ate cka nuk e njihja me pare dhe zbulova qe te gjithe njerezit jane njesoj dhe qe dikur nuk ekzistonin kufijte.

smiley

eh ,nuk eshte tamam keshtu....ka shume po kundershtuese pas çdo fjalie te ketij teksti te shkurte

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).