Rutina na ka kapur të gjithëve pa përjashtim. Sado që mundohemi të dalim pak nga kjo rutinë , por përsëri ajo të shtrëngon fort. Shtëpi, punë, kafene, televizor dhe pak thashetheme, çdo ditë e njëjta gjë. Por më shumë të habit fakti që përballë apo ngjitur teje ka dhe njerëz të tjerë qe jetojnë, që ndryshe quhen komshinj. Jo se nuk e di se si quhen por nuk e di se kush janë.

Nuk besoj se këtë problem e kam vetëm unë. Të gjithë e përjetojmë këtë fakt. Çdo ditë të duken fytyra të reja. Ngaqë s’njeh asnjë mbase nuk i vë re .Dikur ne kishim relata shumë të mira me komshinjtë tane. Ishim si një familje e madhe, ku edhe kërkoje hua pa asnjë keqkuptim. Kur kishte festa të gjithë bënin vizita te njëti-tjetri, merrnin pjesë në sebepe dhe gëzime familjare, ishin pranë për çdo fatkeqësi, ndjeheshim të afërt.

Sot në ditët tona jemi aq afër por nuk njihemi fare.

Një shok më tregoi për një ngjarje që i kishte ndodhur në pallatin e vet ku jetonte. Duke u ngjitur lart pa kamarierin e klubit poshtë pallatit duke çuar kafe lart. Dhe e pyeti se kur kanë filluar shërbim nëpër familje. Kamarieri i kishte thënë që nuk bëjmë shërbime po ka vdekur një i moshuar. Shoku im u mërzit pak se njihte një të moshuar në pallat që vetëm me atë flisnin dhe po priste shokët e tjerë që rrinin bashkë për të shkuar për ngushëllim. Nuk shkuan atë natë e lanë për ditën tjetër. Të nesërmen shohin nga ballkoni i moshuari i tyre po ngjitej në pallat, morën vesh se kishte patur një të moshuar tjetër në atë pallat.

Është pak ironike por e vërtetë.

Fatkeqësisht këtë realitet po jetojmë, mirësjellja dhe komunikimi po zhduken dalengadale...

24 Komente

Eshte e vertete, marredheniet nuk jane me si me pare. Une kam rreth 2 vjet ne kete apartament. I njoh familjet e katit tim dhe dy nga familjet e katit siper (ka tre familje ne cdo kat). Pervec ketyre njoh vetem nje familje tjeter ne tre katet e poshtme... kur i bej llogari del se njoh gjysmen e shkalles, pasi kati i pare eshte i gjithi kthyer ne dyqane. Ato dyer thuajse nuk perdoren me fare, jane si kript i vulosur.

50%, kur e konsideroj, nuk eshte dhe aq keq. Tek prindrit e mi, pallati ku jam rritur, i njohim te gjithe nga kati i pare ne te pestin, sepse shumica jane vazhdim i atyre familjeve qe kane qene aty qysh ne fillim (pleqte, qe ishin kryefamiljare kur ky pallat u ndertua, kane vdekur te gjithe pervec nje cifti). Por marredheniet nuk jane aspak si me pare. Nuk jane te keqia, thjesht nuk jane...

Une e mbaj mend shume mire lagjen, jo vetem njerezit e shkalles sone, por ne njihnim dhe kalonim kohe me qindra banore te zones. Kur vinin pasditet e veres ne kalamajte uleshim ne rrjesht ne ndonje trotuar, a cep. Plakat dhe pleqte kuvendonin cdo here ne te njejtin vend, me ata stolat e tyre gjysme te improvizuar. Te tjere veshtronin pertueshem nga ballkonet apo katet e larta te shkalleve. Dhe kishte zhurme, gumezhinte me zera si ata qe tani i degjon vetem tek Taivani....

PS. Komshinjte mendonin se Viktor Gushi ishte agjent policie.

Une kam pasur nje dhome me qira te nje vile. Nga puna shkoja ne shtepi me mjetin tim, por nje dite s'e kisha e po binte shi, keshtu qe shkova per here te pare me makinen e punes. Zbulova qe nje koleg me te cilin punoja prej tete muajsh, e na kishte lidhur puna disa here midis departamentesh, jetonte tek e njejta vile, dhe na ndante nje mur, por e kishte hyrjen nga ana tjeter e shtepise, edhe pse dera e oborrit ishte e perbashket. Madje kishte ndodhur qe i kishim rene murit per zhurma. 

Tani jam ne nje apartament ne nje pallat, dhe fqinjeve u flas vetem ne ashensor. Eshte njeri me te cilin jemi ne te njejtin kat, dhe sa here jemi ne ashensor, me pyet: "Ca kati je?" 

Kam tre vjet ne kete apartament dhe nuk jam e sigurte akoma ne i njoh banoret e pallatit qe te gjithe ,te pakten si fytyre.

Shkaku kryesor eshte mungesa e ambjenteve te gjeberura rreth pallatit ,ku te dilnin njerezit te pushonin ,qofte dhe rralle .Perjashta dhe nje cope shesh me bordure qe ishte ,e zuri nje lokal (gjermanismiley ),i cili tani e konsideron si mjedis te tijin,dmth tani as dhe ne  ballkon s'del dot me .

Une jetoj te vizion plusi, dmth kam shtepine aty. Ka plot vend per te dal por njerzit i edukojne edhe femijet qe ti rrine larg femijeve. I jep nje 50 lekshe dhe e dergon te internet kafeja. 

Ne pallatin ku jam rritur ishin gjithsej 17 familje. Ato 17 familje i mbaj mend (madje edhe kush u largua dhe kush erdhi...derisa ika). Ketu ku banoj jane rreth 80 hyrje. Nuk e di sa apartamente jane te banuara dhe sa jane bosh, per te mos folur per qeraxhinjte qe ikin e vijne.  Prandaj qe te njoh 80 familje, perfshi qeraxhinjte jane pak si shume. Une njoh vetem komshinjte e katit dhe tek-tuk ndonje tjeter.

Sigurisht, marredheniet kane ndryshuar sepse jeta eshte bere shume me e shpejte. Dikur jeta rridhte me ngadale. Pastaj edhe komunitetet (pallatet, lagjet, qytetet) ishin me te vogla  dhe kishin popullsi stabel. Sot popullsia e cdo qyteti eshte ose e ardhur nga fshatrat ose e ardhur nga qytetet e tjera. Lagjet dhe pallatet jane me te medha, dhe me heterogjene. Femijet ambjentohen shpejt por kur je ne moshe nuk eshte me aq kollaj.

 

 

Ne pallatin ku jam rritur ,ka pas dhe eshte  akoma nje lulishte goxha e bukur ,dhe kur vete tani trishtohem kur e shoh bosh ,dhe njerezit qe nuk dalin aty,por rrine si majmuna neper ballkone.Gjithmone i them mamit ,kur ulem me te, te stolat,se ne vere vete shpesh nga femijet : epo kujt ja jep Zoti nje mjedis te tille ,atyre qe s'dine ta vleresojne.Mua me qan syri per cik gjelberim dhe mjedis shlodhes  te lagjja ku jetoj tani.Vetem pallate nga te katerta anet.smiley

Fenomen shume i rende per personat qe jane rritur me shoke e shoqe.  Shoqeria eshte nje term qe perdoret vetem per personat me te cilet pi nje kafe 5 min ose per ata persona me te cilet behesh llulle.

Me vjen keq qe koncepti shtepi limitohet ne krevat. Nuk ftojme me miq ne shtepi per te pire kafe, per te bere 5 pare muhabet. Kenaqemi me peshkun ne vend qe te ndertojme marredhenie qofte ehe me prinderit tane. 

Une jam krenar qe ne bllokun masive ku jetoj me 400 apt nuk njoh asnje kokerr njeriu. Nganjeher fantazoj ti hedh pak benzine poshte deres komshinjve indiane (east) dy dyer me poshte dhe te me bjeri bishti i cigares padashje aty... Njerez qe nuk e kane konceptin e qetesise apo kulturen e zerit te ulet...

/behet shoqeri me east indiane e koreane?

//lum si ju qe te pakten jeni nje soj e sorrollop...

Kishte nxjerre njera foton e pallatit ne fcb. Te gjithe duke e komentuar. Tha njeri, te na rroje pallati se asnje nga ne qe komenton nuk jeton me aty..Njerezit ose kane levizur jashte shtetit, ose kane levizur me shtepi nga nje lagje ne tjetren. Kur takon rastesisht jashte shtetit nje shqiptar dhe e pyet nga je, ku ke jetuar, ose ku jeton? Del qe ai jeton ne te njejtin pallat qe jetojne edhe prinderit e tu. Habitesh qe nuk e ke pare atje dhe e takon ne nje vend te huaj.

Ka anet e veta negative kjo gje qe nuk behesh apo nuk njifesh me komshijte e pallatit ku jeton, por edhe anet pozitive se nuk te marrin neper goje, nuk dalin poshte pallatit graria dhe fillojne thashethemet. Jo ku do shkosh, sa do vonohesh, kush ishte ai djali? etj.

 

gjithandej eshte ky fenomen.. edhe ketej...    sidoqofte ketu , gjitonia,  perpiqen sa eshte e mundur duke ndermarre  iniciativa te ndryshme per te njohur dhe komuniuar me njeri tjetrin.. p,sh nga ''evenimentet'' e suksesshme jane ''buurtbarbecue''  (barbecue mes gjitonesh dmth), kryesisht gjate veres..  ose psh, kur ka ndeshje te rendesishme  qe luan kombetarja hollandese, gjithashtu gjitonet organizohen dhe e shohin sebashku.. zbukurojne dhe rrugen apo shtepite me ngjyre oranje.smiley me kete rast...

Ca komshinjsh thu ti mer burr/gru (qe te jemi ne rregull me himnin e flamurit)? Ti je duke bere muhabet me nje shok ne lokal dhe atij i bi telefoni, e pasi te kerkon te falur rri nja dhjete minuta ne telefon. Sapo e mbyll telefonin ai dhe hap gojen ti, xerr prape...ja dhe nje minut...dhe ti qe rri si guak.

Gruaja pastaj qe i dergon mesazh kalamanit ne basement "hajde se u be buka", se nuk do bertasim nga nje kat ne tjetrin sikur jemi ne pyll de...

Komshinjte thote ky! Pse o, s'ka facebook komshiu?

ne 7 vjet qe jam ketu dhe 5 apartamente qe kam nderruar vetem nje here kam pasur gjitoneri.e kujtoj me mall ate kohe.ketu ku jam ve re nje gje shume te lezecme,pala perballe eshte potencial,po pa folur nuk te flet.pergjithesisht une i pershendes te gjithe,s`me kushton gje.

komshi???? komshi s'eshte trend, s'eshte IN, s'eshte Cool! komshi eshte old school! ehh.

megjithse te gjithe shprehin nostalgji per kohet e vjetra kur beheshin byth e breke me komshinjte nga fukaralleku, tani te gjithe jane dakort me rehatllekun qe i sjell jeta moderne "individuale". po sjell dy shembuj, nje nga jasht e nje nga brenda!

ktu ne vendin e gjelave dhe te te madhit Sarkozy, kam perballe nje familje xaxash. jemi vetem ne ne kte kat, dyert perball. gruaja eshte nga ato qe lidhin koken me shami, kane dhe nje tufe me kalamanj, burrin se kam par noi her. me thene te drejten me behet mire qe si njoh.

n'tiron tmodhe, kam poshte pallatit nje nga pronaret e tokes dhe ayyy ka hap dyqanin e vet. njifemi per nje arsye qe se mbaj mend, por eshte e pamundur te mos dalesh nga rrugica e vogel e lagjes pa kaluar perball dyqanit te tij. ai gjithmone rri tek shkallet e dyqanit dhe gjithmone duhet ta pershendesesh. njeher kur del ne mjes, pastaj kur kthehesh ne dreke. pastaj kur del mbasdite...shyqyr ne darke e mbyll. eshte bere bezdi sepse te duket sikur te numeron sa her qe hyn e del, me ke hyn e del, ca ke me vete, si kalove, dil mo daku nga blloku se eshte mbush plot me p..., sa gjum qe fle o burr i dheut etj etj! jo se nuk kam respekt ose se nuk dua ti flas, por ndonjeher behet e padurueshme. 

voilà pse eshte bere kaq e veshtire ditet e sotme ti thuash dhe nje pershendetje te thjeshte komshiut.

...dikur (  ne fillim te viteve '90 ) kur na tregonin te afermit qe jetonin jashte se ne perendim gjitoni nuk njeh gjitonin na vinte per te qeshur e na vinte cudi po kujt ja merrte mendja se nje situate te tille do ta jetonim edhe ne me pas.

Individualizmi eshte nje atribut me normal i njerezve.

Afrimiteti i kohes se dulles ishte i imponuar...

ktu ja ke fut kot.perkundrazi ishte i kerkuar nga vete njerezit. ke pallati im qe kishte 15 hyrje me 12 familje secila u njifshim si te medhenjt edhe ne te vegjlit. flas per vitet 80.

shkonim gati ne te njejtat shkolla,masditet rrinim bashke, dhe shume gjona te tjera. nuk na detyronin me zor,ishim ne qe kerkonim njeri tjetrin.

tani jo, edhe se do na pelqente shume edhe ketu ku jemi...

do isha kurioz ta dija pse ty te paskan detyruar te afrohesh me te tjeret,ose pse ti e ndjeje si detyrim ne kohen e dulles.

njeriu eshte kafsha me sociale qe egziston ne rruzullin tokesor je i pari qe po jep individualizmin si atribut normal

smiley per fjaline e pare, per te dyten s'ka prova te perseritshme! smiley

Nuk eshte çeshtje miresjelljeje,apo edukate apo indiference.Eshte çeshtje sistemi ,kohe ,organizimi jete.Po te frenkuentoje komshinjte nuk do kishe kohe te ishe te ppu apo fb,puna e realcionet ne funksion te saj te marrin goxha kohe.Tashti pse nuk njeh plakun qe banon poshte a siper teje ,durim...puna eshte mos harro prindet tuaj....

I njoh te gjithe komshinjte e shkalles,edhe me njohin sigurisht.Nuk eshte se kemi hyrje dalje te shpeshta ama ne raste fatkeqesish bejme vizita .

Nje miremengjes dhe mirembrema sna kushton gje smiley

 

Sot marrëdhëniet me komshitë në Shqipëri kanë ndryshuar për shumë arsye :

- komshitë nuk janë të përjetshëm si më parë, ata ndryshojnë shpesh (lehtësi për të banuar kudo pa kaluar nga shteti)

- njerzit punojnë e nuk bëjnë sikur punojnë, siç bëhej më parë.

- kanë mundësi të lëvizin (makina, avionë, anije) nga një qytet në tjetrin, nga një vend në tjetrin.

- preferencat politike kanë ftohur marrëdhëniet mes komshive, madje dhe mes kushërirëve.

- ata që nuk kanë shumë mundësi për të lëvizur mbyllen duke parë kanalet e shumta televizive që funksionojne 24/24, pa harruar internetin.

Pra, mënyrat e shumta të komunikimit, izolojnë. Për këtë paradoks keni një shkrim interesant të Theodor W. Adorno-s me këtë adresë : 

http://bllokshenimesh.unblog.fr/2009/03/...

 

Ky eshte fenomen boteror, qe ne perendim ka filluar me heret, ndersa ne Shqiperi tani sa ka filluar. Eshte nje sindrom qe nuk rregullohet me. 

ke te drejte, fatkeqesisht emigrimi si jashte ashtu dhe brenda vendit ka corjentuar cdo ekuiliber dhe marrdhenie sociale e shoqerore...

cdo gje qe ka synim materializmin shkaterron cdo ane tjeter sociale....

Shkaqet jane te shumta por ka nje zgjidhje shume te thjeshte per ty si individ: fol me komshinjte. Mos u bej nostalgjik per gjithe shoqerine, nxirr mallin tend.

..Ne fakt eshte nje goditje e eger ne dy kahje,te gjithe asaj, qe per nje perjudhe te gjate e quajtem "shoqeri", kultures se saj. Duke u larguar nga "bota natyrore"(gati e papercaktushme)kemi vene ne levizje  nje proces te pafund, qe perfiton  nevoja "artificiale", gjithenje ne rritje  dhe qe nxit prodhimin per plotesimin e tyre;pa e kuptuar hiç, kemi bere vehten fatkeqe, sepse denatyruam shoqerine me njerezillek.Dhe ky mallkim do te ushtroje dhuneshme pasojat tek pasardhesit, ne nje bote qe sa vjen e behet edhe me kaotike dhe ku kulturat, do te zhbejne njera tjetren...

Ma perforcon kete  bindje, ... rasti i deshires se shprehur prej  PF -se per te leshuar ne shesh me shtrojere indiane, njomur nga pake benzol  98 occt,  cigaren....Doemos qe te "ngrohen", njehereemire ... fakiret indiane. 

  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).