Për të përmalluarit e kooperativave, më në fund u rikthyen konkretisht e ligjërisht.  Në Parlament u aprovua ligji që u jep atyre një bazë ligjore më parë të munguar.  Me gjithë vërejtjet e opozitës se ligji ishte i paplotë, ai u votua nga të dyja palët.

"Këtij projektligji i mungon thelbi i politikave komunitare për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, që janë incentivat. Çfarë jep qeveria për të stimuluar bashkëpunimin bujqësor ndërmjet fshatarëve? Fermerët europiane, sigurisht bashkohen në shoqëri bashkëpunimi bujqësor, sepse Bashkimi Europian i stimulon me kredi, subvencione, me politika që garantojnë planifikim të prodhimit dhe garanci të tregut. Po fshatari shqiptar, përse të bashkohet në një shoqëri bashkëpunimi bujqësor? Kjo është pyetja që nuk merr përgjigje në këtë projektligj. Edhe vetëm, edhe më te tjerë, në një shoqeri bujqësore naften, plehrat, farat, inputet bujqësore do t’i blejë me të njëjtin çmim", tha deputeti socialist Taulant Balla.

Ministri i Bujqësise, Genc Ruli, prezantoi shifra që provojnë, sipas tij, se aktualisht këto bashkime fermerësh ekzitojnë, por, që në mungesë të Ligjit për Kooperimin Bujqesor, janë ngritur si organizata jofitimprurëse apo duke gjetur një forme tjetër nga një ligj i papërshtatshëm. Sipas zotit Ruli ky ligj, si në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian nuk ka për qëllim stimulimin fiskal të fermerëve, por vetëm krijimin e modaliteteve juridike të funksionimit të kooperatives sipas standardeve europiane.

"Pra, japin vetem statusin juridik të saj dhe ia kanë lënë ligjeve të veçanta, përgjithësisht ligjeve fiskale, të trajtojnë gjithë elementin e incentivës fiskale. Dhe pikërisht që tani skemat tona, pa dalë ky ligj, gjithmonë kanë vënë një bonus për të përftuar subvencionin, nëse fermeret vijnë të bashkuar. Duan të blejnë një traktor? Po të jetë një fermer i vetëm, që do të marrë kredi nga skemat tona për traktorin, i duhet nje numer pikësh për ta marrë, ndërsa po të jenë tre-katër fermerë, që aplikojnë bashkarisht kanë një bonus dhe e marrin me prioritet, në krahasim me një të vetëm. Te tilla skema mund te jene me te mira sesa lehtesite fiskale normative, që jepen për të gjithë subjektet, si për ata që janë në treg dhe ata qe nuk jane dhe që në shumë raste janë kthyer në skema dështimi", tha Ruli. 

Top Channel

25 Komente

Absolutisht i arsyeshem . Absolutisht Ligji i vetem dhe i Vlere ne keto 20 e kacafiu vjetesh !

I Pari Vendim NORMAL ne nje Parlament Anormalesh te domiinuar nga sqeperit e basqapit me Rrulera e Bide "se politkat fiskale zotrie " ose multillafazanet !

Sinjali pare i nje kthese ne jetese Normale te Shqipetareve deklaruar HAPUR se "Ne po hame BAJGAT e M...qe kemi hedhur keto 20 e kusur vjet per Kooperativat Bujqesore" Ju befte mire !

Dhe ardhja e vuvuzelerise eshte shume e mirpritur me "nuk jane si ato te diktatures zotrie "

Eh te keqen,sa degjon fjalen Kooperative te shkelqejne syte smiley

tani kush do behet kryetar i kooperatives? smiley

 

Kush ja gjen bishtin kesaj?

Ty z.Brad cudi te duket po teza moderne  eshte  " Sa me shume Kooperativa aq me shume bar do kemi . Dhe sa me shume bar aq me te shendetshem Kuajt " Cudi si e perjashton njeriu veten ?

Perse  z.Pjer nuk po intervenon , kur dihet qe per here te pare me duket se dikush po vjedh nga Idete e tij ne kushte Moderne . Heshtje . Asnje koment ???

Pjeri osht disident mer burre. Ai qe n'kry t'heres ka qene kunder kooperativave. E ka deklaruar kete edhe ne bestsellerin Vari Qillon. smiley

Pf Ju nuk keni te drejte te ndryshoni tiutllin e Vepres me fame Boterore . Atje zoti Pjer nuk eshte kunder Grupimeve Kolektive te "se fermereve tane zotrie " ai eshte kunder ideve qe shpjegojne si te sukseseshme tezen sqapore "ha e dhit e mos u rrit " Thellohu Pf se keshtu e mora dhe une ne fillim smiley 

Dmth. per 20 vjet kooperativat nuk kishin nje baze ligjore?!

Edhe sikur te doje te krijoje nje kooperative nuk mundeshe ligjerisht?

Ne Itali kooperativa eshte nje nga format e organizimit te sipermarrjeve qe nisin qe nga profesionisti i lire e deri tek shoqerite me aksione.

Meqe ra fjala (per te gjitha ata qe bejne pazarin aty) "CONAD" eshte kooperative, ose me sakte nje kooperative kooperativash. smiley

E treta dhe e fundit: A nuk ka ardhur koha qe edhe ne Shqiperi te formohet nje konsorcium i ngashem me CONAD (apo me COOP) ne menyre qe t'i garantoje infrastrukturen e grumbullimit dhe shperndarjes se produkteve bujqesore e blegtorale fshatareve shqiptare.

E kush mund ta bente me mire kete se sa vete biznesmenet shqiptare? Pershembull ata te Euromax-it. Ne vend qe t'i marrin produktet nga Serbia dhe nga ai i arushes le te tentojne te krijojne nje rrjet bashkepunimi me fshataret shqiptare.

Kjo ndoshta do te ishte nje shtyse edhe per vete sipermarrjet bujqesore qe te organizoheshin ne kooperativa.

Logjika e thjeshte thote qe s'ja vlen te blesh nje autotraktor per pak dynyme toke, por nqs. disa bujq organizohen atehere mund ta blejne dhe ta perdorin se bashku. Thjesht nje shembull ky.

Me kete fragmentim te tokave, bujqesia shqiptare nuk ka per te konkuruar asnjehere, as ne nivel europian e madje as ne ate rajonal.

Shqiptare jane edhe ata te Maqedonise, por ke pare ti qe organizohen me mire.

mire o mire...,  le ti krijojne prape kooperativat.... vetem nje frike kam une: ato mjelset e dalluara kane nje tabiat te keq... sapo marrin ndonje liter qumesht me shume nga plani, duan te behen ministre pastaj.smiley

Nuk ke perse merzitesh ..Ti e ke nga ato te Kallupit te Misrit ne krye te Parlamentit , po te mbetka hatri per nje cicshtrydhese  si Ciljeta smiley

Me kete fragmentim te tokave, bujqesia shqiptare nuk ka per te konkuruar asnjehere, as ne nivel europian e madje as ne ate rajonal.

..kjo menyra e ndarjes se tokes ne parcela te vogla   eshte si puna e  litarit te Nastradinit  qe Ramiz Alija u beri dhurate shqiptareve ... 

 

Mundohuni te kuptoni thelbi ne kete teme, per te mos kritikuar edhe ate qe nuk eshte marre  vesh mire, se perse behet fjale.

Gjith problemi  eshte "shfrytezimi i tokes are" dhe i asaj  ne pergjithesi.Por  ne kete  sitem dhe me kete  gjendje te parcelizimit te skajshem nuk mund te  kete prodhim me destinacion nje treg stabel.Do kemi  hajde lakra dhe veze e shume  te tjera rrugev e rrugicave ku  pensionistet  presin te vije ora 4, qe katundaria e shkrete detyrohet o ti hedhe ne Lane, o tu ule çmimin.E si  i behte ahere?

   Therritet  ne ndihme,kooperimi, duke e mbeshtetur shteti (ky na mungon me shume) Sipermarrja(kooperuese) e cila nuk ka kuptimin e koperativave,... qe tromaksin Bradin me ca te tjere.Se si mund te behet sipermarrja ne kushtet tona, te me falni per mungesen e mases, por....une e kam trajtuar disa here ne shtypin e perditshem.Kur te kemi arritur  numrin e 1000-5000 sipermarresve te tille qe te shfrytezojne token are lene lendina sot, do te kemi  dale me prodhime ne tregun rajonal dhe pse jo edhe ne ate me tutje....

Kush nuk e di  qe 3 milion sipermarres amerikane  mbajne me ushqime gjithe Amerikanet e  Amerikes dhe disa milione.... te  tjere .... neper Glob

Me ne fund.Levizje shume e vonuar ligjerimi i bashkimit bujqesor e blegtoral.Si njesi ato ekzistonin e funksionin me kohe,thjeshte nuk ishte bere njohja e ligjshme.Me kete hap i japin mundesi atyre pak fermereve qe kemi per te thithur me shume fonde te Bashkimit Europian ose subvencionime shteterore,nese kjo e fundit do funksiononte si duhet.Nejse korniza ligjore eshte nje hapth perpara.

O Pjerro, e hapme eshte faqja e kooperativave. Bujrum hajde kur te dush ene e diskutojme se ene une jam per to.

kuazimondo, faqja me dilte e hapur, por s'ma kishin hapur kuadratin e komentit. Futa emrin dhe kodin, dhe u hapen ter komentet, te te tera temat, vetem tek kjo nuk ishte hapur, veç shkruante; Identifikohuni dhe Regjistrohuni. Po nejse sot qenka hap. Ne fakt nuk desha me e hap kompjutrin, se jam me bronshit, dhe per çudi 1 jave me temprature 38-39 grade. Koka po me shperthen si vullkan. 

Per kooperativat, do te thosha se bashkime te tilla, i bejne mire ekonomise bujqesore, jo vetem se rritet prodhimi, por ne njesi te medhaja si ferma dhe kooperativa, mundt te luhet ne burse, per te investuar aty. Edhe obligacionet e CO2, perfaqesuese te prodhibit bujqesor, dalin me ne pah, dhe ne kete rast i kalohen edhe privatit aty, si form subvencionimi, indentik siç veprojne ketu. 

Ne fakt nuk desha me e hap kompjutrin, se jam me bronshit, dhe per çudi 1 jave me temprature 38-39 grade. Koka po me shperthen si vullkan.

Edhe gjenite nuk qenkan imune ndaj semundjeve. Te shkuara Pjero!

Sa desha te largohesha nga kompjutri, kur pashe tek kollona e komenteve emrit tend dhe nje pjese te komentit. Ou, thashe me vete, po i them qe ke nje shishe nga mua, vetem me ler te lutem mos me ngacmo smiley kuptohet ngaqe edhe me ty me duket ferra ibrahim smiley mirpo kur lexova mesazhin, ahh me erdhi shpirti ne vend smiley rrofsh Anonimo smiley

Asgje Pjero. Armiq ne ide, por solidare ne halle! smiley

Po merr ndonje ilac, se u bene dite qe je semure.

Ne fakt nuk desha me e hap kompjutrin, se jam me bronshit.........:::::::::Kishe hall mos i ngjisje bronshitin kompjutrit?

Qe te hapesh kooperativat ne radhe te pare duhet te kesh kulturen e bashkepunimit, gje qe eshte inekzistente ne Shqiperi. Vetem ti hedhesh nje sy lajmeve, vret vellau vellane,nipi xhaxhane per nje rrip toke apo vije uji .

E dyta pa u zgjidhur perfundimish problemi i tokes eshte e pamundur te krijohen investime te tilla serjoze per bujqesine.

ama po e zgjidhe problemin e pronave, ku deri diku shum fshatra vazhdojne dhe jane dakort me ligjin 5701, perveç Bregut te Detit dhe Shqiperise se veriut, ti i ke hapur rrugen zhvillimit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).