Një artikull tek The Guardian sot mbi rolin e Internetit në Estoni më shtangu:

Në Estoni, mund të ecësh për 150 kilometra nga kryeqyteti Tallin dhe të mos humbasësh asnjëherë lidhjen falas në Internet nëpërmjet Wi-Fi. Wi-fi falas në Estoni është kudo. Ka dhjetë vjet që është kudo.

Sot, 42 shërbime shtetërore menaxhohen kryesisht online. Vjet, 94% e popullsisë i raportoi të ardhurat për taksat online. Në Estoni, mund të votosh në zgjedhje direkt nga laptopi (vjet, ish-presidenti Henrik Ilves votoi nga Maqedonia). Dokumentat ligjore mund t'i firmosësh nga telefoni. Mbledhjet e kabinetit janë paperless (shënimet mbahen elektronikisht) që nga viti 2000.

Doktorët japin vetëm raporte elektronike. Në qytetet kryesore mund të paguash me sms për bileta autobusi urban, parkim, dhe në disa raste, edhe për birrë.

90% e popullsisë kanë karta identiteti dixhitale. Në vende të tjera, ka frikë të madhe ndaj dixhitalizimit, ndërsa estonezët i shohin kartat e identitetit si një mënyrë për të kontrolluar ata shtetin. Çdo qytetar mund të shikojë se kush ka vizituar të dhënat e tij/saj dhe mund të kontestojnë vizita të dyshimta. Në një rast të famshëm, një police ishte kapur në flagrancë duke vizituar të dhënat e të dashurit.

Në artikull ka një mal me informacione të tjera. Për shembull, a e dinit se Skype dhe Kazaa kanë pasur fondatorë estonezë?

541 Komente

Po edhe "shpellar" vjen nga "shperthim" gjë që ndodh pasi ha groshë me rigon. Pra shpellar dmth ai  që "shperthen" pasi ka ngrënë groshë me rigon. Çdo gjë e ka një lidhje apo jo?

jo jo shpell nga si pill (grope midis shaleve), e kam treguar nje here duhet me mbajt shenime, se nuk e perseris me. 

Ja sa të mpref kalemin, mos e mbyll shpellën...shpërthimin e ideve dmth.

mendoj se ka goxha lidhje me temen(jo me estonine smileyqe e mori lumi).

sa per groteskun ''romaket'' tani po flene gjume,keshtu qe s'ka shume bomba tymese

Libri i Aristidh Koles, sjell fakte interesante. Do ishte mire te lexohej nga Art dhe komentator te tjere. 

Seriozisht, shume, shume interesante kjo teme. Po mesojme nje thes me gjera te reja.

Dhe te mendosh qe interneti paska qene e vetmja gje qe na ka ndare ne shqiptareve nga E VERTETA per kaq e kaq vjet. Eh sikur te egzistonin bllogjet edhe ne vitet 1800...

ju te shqipris nuk keni libra, po pjata tek bufeja. eshte normal qe gjerat ti mesoni nga interneti.

Nga te kemi ty mor shok.

Me duket se eshte francez qe shkruan shqip.

Bravo! E shkruan me te vertete shume mire.

Ouuu,po sikur u kane pas thane Kinez.

Jo, jo, keta jane francez. Me origjine shqiptare me duket.

Francez -> Fran + CEZ -> CEZ-i i Franges. Pra vendi ku Franga shpiku CEZ-in.

foli pezhishka! smiley po ti dhe kur kruhesh kruhesh me gabime. smiley

Zotrules, nqs. kam gabuar e pranoj.

Kam shume respekt per juve. Ne kete teme keni dhene nje kontribut te vyer.

smiley

sa maskara qe je...

ty vetem me birra duhet te te mbysesh! 

smiley

Birra? Jo, jo, nuk pranoj pije te huaja une. Vetem pije shqiptare...

Vecse, tani qe e mendoj me duket se gjermanet dhe ceket jane me origjine shqiptare... ne mos qofsha i gabuar.

Nipërit tanë janë edhe këta.

Edhe vete Hitleri kishte respekt per ne ngaqe e dinte qe ne jemi race arjane.

Nipi qet pushkë për dajën. Pse kot na bashkuan me Kosovën ata?

Do ishte si me thone: Ja baba ku i ke arat!

Po serbeve dhe grekeve ca ju bone?! I grine fare. Per hatrin tone kuptohet.

Po pse nuk e di shqiptare birren ti? Nga kujton ti se e kopjuan Babilonasit?

Jo me jo... edhe birren ne e paskemi shpik eh?!

Po sikur nuk permendi gje Zotrulsi rreth kesaj ceshtjeje.

Sepse nuk eshte ne librin e shenjte smiley

Libra? Ca jane keto?

Librat janë ato që hahen para groshëve me rigon për të hapur oreksin më duket.

E pra, si ushqim po me dukej edhe mu.

ju lutem amerikonve qe jane ktu nqs mun te ma shpjegojne cere don me thone kjo;

Baba Nuts Myslymit

sapo e lexova ke respublica ene me boni shum kurjoz.

fatkeqsisht se kom haberin nga anglshtja

ore do e ngrini nivelin e sarkazmes ju me flamur te kuq ? apo t'ju heq shengenin !

Ne moshen e internetit eshte vetem Estonia?? Si mund te kete reaguar valle kryeministri yne i dashur ndaj ketij lajmi?? smiley

Opo lerini kozmopolitet te vazhdojne avazin.Gjuha pellazge shpjegon shume enigma.Pas nje meditimi sipas porosise te Pjer, me rezulton se Faraon shpjegimin e ka nga shqipja/pellazgishtia:Fara-hon (hon/han). Dmth i pari shtetit qe englediset duke ngrene fara. Me kalimin e kohes h -ja kuptohet ka rene.

Ka dhe nje shpjegim tjeter: Pharaon qe ne shqip do te thote:Fara e one=Fara jone.

Ju zoti Spiritus  me sjelljen e nje shembulli shume te Kuptushem e Lehtesisht te xeberthyeshem me Shqipen e Sotme kini te drejte .Por ja se cfare gjeta ne nje mbishkrim ( pllake guri ne Kishen e Shijonit Elbasan ose Seint Gjonit )

......ryhmittäytymään kunnolla taistelujärjestykseen.......

Mu duk e ndryshme  ndryshme nga Gjuha YVE .... Pervec KUNNOLLA qe mund te shpjegohet me Pellazgjishten ku shquhen Interpetues te zeshem ketu , ka mundesi qe te tjerat mund te kene ndikim Etrusk . .Perpiqem me devizen e z.Pjer qe te jemi te kujdeshem e te mos nenvleresojme gje por gjithsesi nga Bashkekohesit e Bailonise te Azise se Vogel , Lidise etj etj mundet te marrim nje shpjegim shume me te sakte !

Me pak perpjekje inteliDjente ,  po ta ndash me rrokje ate fjalen e pare dhe duke perdorur rrenjet Pellazgjike te Shqipes sot , dicka kupton qe ka debatues te kendeshem e plot njohuri tek PPU ! Me kaq e leme zgerlaq se kam hall mos i shkaktoj ndonje krisje kapertoni ndonjerit qe po trondit e lekund BOTEN me dijet e tij mbi Gjuhesine . Po thuaj shyqyr qe nuk dine Shqip Estonezet se kushedi se cdo te ndodhte !

Ej, po ajo fjalia qe ke sjelle eshte finlandishte e paster smiley

Oidriso, ato mbishkrimet ne gjuhen Finne kane shpjegim llogjik..

Shume Finne dhe banore te vendeve Skandinave morren pjese ne ushtrite e Urdherit te Templareve Teutonike se Sinodit te Shenjte (gjate Kryqezatave). Shume prej ketyre kryqezatave e kishin si pike takimi te ushtrive Shqiperine(kryesisht portin e Durresit) ku me pas kalonin nga rruga e lashte Egnatia per ne jug, ne drejtim te tokes se shenjte.

 

kunolla- ku u ndodha

Hehe, ai mbishkrim perkthehet: rigrupohuni ne menyre qe te luftoni ne menyre te duhur.

Ryhm eshte grup ne finlandisht e estonisht, kunnolla do te thote=ne menyre te duhur-ne finlandisht, ose =te jesh mbret -ne estonisht.

ky titulli temes me kujtoji nje kenge qe me duket shkon keshtu

 

ne moshen e dashurise

kur isha 20 vjec

 

.......

kaq mbaj mend

Ja dhe nje shprehje e lashte etruske smiley

‘crossed the river to horse dhjefsha’.

 

Tani ketu kam nje pargraf ne anglisht nga Agjencia Kombetare e Turizmit. Ne radhe te pare ky pragrafi i pare me duket ca pa lidhje(perkthim skandaloz) ndersa ky i dyti eshte ca me spec smiley . Vazhdoni lexojeni perthimin dhe do vini duart ne koke...

The Greeks arrived in Epidamos (today Durrës) Butrint and Apoloni in 7 century before Christ to decide where colonies of them - run.
As well as Greeks, the Illyrians even though under Roman domination for centuries failed to preserve their language and traditions.

Art, ma lexo te lutem librin e Aristidh Koles, " Arvanitasit dhe prejardhja e grekerve" , si dhe librin e Elena Kocaqi, " Shqipja, çelsi i gjuheve indoevropiane"  .  Ma bej kete nder. 

edhe Kennedy desh tha... : Ich bin ein Pellazger , po e nderroi ne moment te fundit smiley

kujt i ka ardhur nje email si kjo:

A e dini se eshte …………………..shqiptar

 

Nena e Presidentit  historik amerikan  ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi  i Pejes.  Vete presidenti  Washington thuhet ta kete lene nje leter amanet per mbrojtjen e shqiptareve nga Amerika ne çdo kohe dhe ne çdo menyre.

“George Washington ishte i biri I August Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit.

Mary ne fakt ishte Marije Bala, prinderit e se ciles ishin nga rrethi i Pejes. Historia e udhetimit te gjysherve te Washingtonit nga Kosova ne Amerike eshte  e pershkruar ne librin biografik           “Mary Ball Washington” te autores Virginia Carmichael, botuar me 1850.

Autori i mirenjohur amerikan Carl Woodward  qe ka shkruar dhjetera libra dokumentare per presidentet amerikane dhe historite nga Shtepia e Bardhe thote se gjate hulumtimit neper arkiva per librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar me 2004 me titullin “Shtepia Clinton”, ka gjetur nje leter proklamate te vete George Washingtonit, ne lidhje me shqiptaret. “Me kujtohet kur  e morra letren per t’ia treguar Bill Clintonit, ne njeren nga intervistat e shumta per liber dhe i thashe ‘ shih Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e  Washingtonit, ai me te pare letren, me tha:    “E kam pare Carl, e kam pare.” Mos ta kisha pare, nje Zot  e di nese do te kishim intervenuar ne Kosove”, tregon Woodward i njohur si gazetar, reporter e autor qe ka fituar deri tani kater çmime “Pulitzer”.

Ai thote te mos e kete perfshire letren e Washingtonit ne librin per Clintonin, sepse tani pergatit librin e posaçem per Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare. Woodward thote se  mendohet nese do ta titulloje librin: “ George Washington: Shqiptari i pare ne Shtepine  e Bardhe” apo ndoshta  ”  Shqiptari nga Kosova qe  krijoi shtetin e Amerikes”.

“Shihni, nga hulumtimet e mia del qarte se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar kete leter ne kohen kur vendosej per krijimin e shtetit te pavarur te Shqiperise, thote Woodward, dhe shton se  njelloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç qe ka kontribuar ne arritjen e autonomise se Kosoves, me Kushtetuten e vitit 1974.

Nixon dhe Tito kishin nje takim, diku ne vitin 1970, ne te cilin presidenti amerikan zotoi nje ndihme te pakthyeshme prej 5 miliarde dollaresh  per Jugosllavine, nga 500 milion ne vit deri ne vitin 1980, ne shkembim per dhenien e autonomise se plote per Kosoven.”

Thjesht te mjeret ne ku esht bota dhe ku jemi ne

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).