Ministri i Mbrojtes Arben Imami, me emërimin e Ferdinand Kreshpas në krye të Flotës Detare, shkeli hapur Kushtetutën që thotë troç, pa ekuivok e mirë e bukur: Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.

(Neni 169 për Forcat e Armatosura, Pika 3.) 

Mediat, ish-presidentë, opozita, reaguan ashpër ndaj këtij akti anti-kushtetues të Imamit, ndërkohë që pritej reagimi i Presidentit.  

Dhe më në fund ... erdhi reagimi, jo, letra.  

Sipas një kronike të Vizion Plus, Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit në një pusullë për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrit të Brendshëm ndër të tjerash ishte shprehur se "duhet një arsyetim i vendimit të ministrit Imami për këtë emërim" që pastaj, apo përkatësisht, apo sipas vaktit të reagojë Presidenti.  Në radhë të parë është për t'u përshendetur kjo kulturë komunikimi sekretarësh.  Eshtë e rrallë dhe e padëgjuar nga anët tona.  Në radhë të dytë, presim përgjigjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrit të Mbrotjes, që pastaj, apo përkatësisht, apo sipas vaktit të reagojë Presidenti.  

33 Komente

M'fal,a ka munsi nji minut?

smiley

Titull me i  perkryer per kete tregim skishte pas me u gjet. Hallall.

 

S'ka munsi, jam e xanun!

Tx Monda. Shume bukur. Dicka nuk mora vesh: kur kushtetuta ja jep autoritetin presidentit, pse duhet presidenti te kerkoje arsyetim? Vendimi i Ministrit te Mbrojtjes eshte jo-kushtetues, vetem nese Ministri i ka dhene statusin "i ngarkuar" (acting) ketij te Flotes, derisa te merret vendimi perfundimtar. 

E bukra ne kete mes eshte qendrimi i Shefit te Shtabit te Ushtrise zotit Gjunkshi! smiley

Tamom nocioni i puqistit ne tre kohe tha!

Po nejse, ne jena n'NATO, kshu qe do ja kpusin koqet o njonit o tjetrit! 

 

Sepse Imami do te kaloje me partine e Topit.

Edhe Jozefina,keshtu e degjova.

Veme bast per Imamin? smiley

Dikur thonin qe sh.Shtabi me emer Sheme ne asnje Periudhe Historike ne BOTE nuk mund te beje Vaki . Ndersqa GJUNKSH ti qofsh o Mrokell se po bie ne Gjynah smiley .. Pas ca vjeteve e dine vet Vendin ata .Pasi ti mjele babasqapi dhe tu beje ca gjera te tjera , do i coje prapa Hekurave si Shkeles te vijes se Partise qe lejuan me dashje Puce Konstitucionale ne bashkepunim me ... Jo me Min. e Mbrojtjes Mediu smileysmiley

Leter nr 2: "Patjeter i dashur"

Nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtuar Presidencës, ministri Imami [...] sqaron se është ngritur Komisioni i Veçantë i Karrierës i cili po shqyrton oficerët për grada madhore dhe më pas do t’iu përcillen kandidatët përkatës për gradim në gradën “Kundëradmiral” dhe emërimin në detyrë të Komandantit të Forcës Detare

Leter nr 3: "Patjeter dhe ti, s'ta prish une ty"

Presidenti Topi ka dekretuar ndryshimet në ligjin për informacionin e klasifikuar shtetëror. Pr/ligji në fjalë vë Drejtorinë e Sigurimit të informacionit të klasifkuar nga Këshilli i Ministrave në varësi direkte të kryeministrit. 

Shekulli: Tërhiqet Imami, revokohet emërimi i komandantit të Flotës

DEKLARATA E MINISTRSË SË MBROJTJES

 

Sqarim i Ministrisë së Mbrojtjes për emërimin e Komandantit të Forcës Detare

06 Prill 2012

Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, në përgjigje të shkresës së Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, z. Aleksandër Flloko, ka sqaruar nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtuar Presidencës, qëndrimin e Ministrisë së Mbrojtjes përsa i përket emërimit të Komandantit të Forcës Detare.
Teksti i përgjigjes së Ministrisë së Mbrojtjes është si më poshtë:

Në përgjigje të shkresës Tuaj nr. 790 datë 3.4.2012, me anën e së cilës kërkoni informacion mbi emërimin e Komandantit të Forcave Detare nga Ministri i Mbrojtjes dhe procedurën e ndjekur Ju sqarojmë se:

Urdhri nr. 94, datë 23.01.2012 i Ministrit të Mbrojtjes për emërimin e Komandantit të Forcave Detare, është revokuar. Bashkëlidhur gjeni edhe urdhrin përkatës.
Pas revokimit të urdhrit të emërimit të Kapitenit të Rangut të I-rë, Ferdinand Kreshpani, si Komandant i Forcave Detare, aktualisht Komanda e Forcave Detare do të drejtohet nga Zëvendëskomandanti i Forcave Detare.

Për nxjerrjen e urdhrit të emërimit, Ministria e Mbrojtjes është mbështetur në praktikën e deritanishme të ndjekur nga ana e dy institucioneve tona. Ministria e Mbrojtjes me shkresën nr. 1832 më 22.02.2005, propozoi emërimin e Komandantit të Forcës Detare, Kapitenin e Rangut të I-rë, Kristaq Gërveni. Presidenti i Republikës, z. Alfred Moisiu me dekretin nr. 4494 më 28.02.2005, emëroi Kapitenin e Rangut të I-rë, Kristaq Gërveni, Komandant të Forcës Detare.  

Në vijim, Ministria e Mbrojtjes me shkresën nr. 1711, datë 13.3.2008, propozoi emërimin e një prej tre kandidaturave kolonelë në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore. Nga ana Juaj nuk është proceduar për emërimin e një prej tre kandidaturave të propozuara.

Duke u nisur nga këto praktika dhe në zbatim të nenit 19, pika 13, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ministri i Mbrojtjes vendosi emërimin e Kapitenit të Rangut të I-rë, Ferdinand Kreshpani në detyrën e Komandantit të Forcave Detare.

Aktualisht mbështetur në nenin 21 të ligjit nr. 9171 datë 22.01.2004, “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, është ngritur Komisioni i Veçantë i Karrierës i cili po shqyrton oficerët për grada madhore. Në momentin më të parë pas përfundimit të procedurave të shqyrtimit nga ky Komision, do t’iu përcillen kandidatët përkatës për gradim në gradën “Kundëradmiral” dhe emërimin në detyrë të Komandantit të Forcës Detare.

Ministria e Mbrojtjes po shqyrton përgjegjësitë administrative të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Bo gjamse Topja; melcite e atyne puneve te koklavitura ja vari pa nje pa dy ne qafe Brishes...

Po ku pyesin keta kriminele per president! Keta e kane thene hapur se ju kemi pushtuar dhe nese ngreni koke ju vrasim e ju shqyejme. Kokepalare dhe pedersate i quajti ky imam berisha protestuesit e 21 Janarit ne nje emision televiziv rreth 2 ose tre dite mbas ngjarjes. 

 Kushtetutë kemi, por kemi dhe Kanun. Kushtetuta është sefte, nuk ka bërë ende 15 vjet. Kanuni, "kushtetuta" e fiseve, është qindravjeçare dhe e njohim më mirë se sa kushtetutën e re moderne që kopjoi Godo me Imamin nga republika fqinje, me ngjashmëri në ndarje pushtetesh. Bajraku, Bajraktari, dera e madhe, në rrethanat kur ministri dhe qeveria nuk i flasin Presidentit, është rruga dhe zgjidhja. Janë këta që duan të festojnë me pompë 100 Vjetorin e pavarsisë, në rrethana kur nuk lënë rast pa poshtëruar shtetin dhe institucionet e saj. Dhe kujtojnë se ja bëjnë këtë Presidentit.

Do gjendet pergjegjesia administrative??!! Po ministri kur e nenshkroi? Ne momentin qe ka firme, pergjegjesine e mban firmetari me i larte i institucionit. Me ke tallen keta. Imami ka qene dhe hartuesi i kushtetutes, ca jane keto interepretime me ligje ke deklarata e Ministrise. 

Cfare ndodh ne keto raste? A egziston ndonje mekanizem ligjor qe anullon dhe ndeshkon kete veprim anti-kushtetues?

Anonim, per mekanizmin ligjor mund te shkruaj ndoshta dikush qe ka me shume njohuri ne kete fushe.  Por si precedent, nje kriminel ordiner ka 100% te drejte te dergoje nje pusulle ne gjykate e te thoje "me falni se ashtu ishte nje pune, thashe ta provoja dhe une, por s'e bej me." 

Ah po, pa harruar: "Faleminderit per mirekuptimin".

Po sigurisht. Kjo eshte e frikshme. Jo se ne Shqiperi nuk eshte shkaperdhy ndonjehere kushtetuta, por nje sfidim kaq i hapur ndaj saj... hera e pare qe po e degjoj.

hahahahaha, shtet axhaminjsh...... dhe kush pa, babai i kushtetutes gaboi, Ben Imami, ai qe e ndertoi kete kushtetute gaboi.....ah, me falni, jo ai, por stafi i tij, se ç'ka ca juriste, te cilet .........me zorr vane e i vune, ja dhane pa vullnetin e tij te mire....... pupupupupu çfare plehrash.... po si nuk kane turp xhanem......

po ca turpi o alidems se po me luani mendesh. Po si mund te kene turp kriminelet? Krimineli nuk ka turp, nuk ka cipe, ai vetem vret dhe shkateron, renon cdo gje njerzore dhe natyrore. Keta dhe ne turre te druve ti djegesh e kane pak, ndoshta ti kryqezosh dhe ti lesh te ngrodhin do te ishte me e pranueshme.

That's better, waaaaaay better smiley

Te marr ca nga pirgu? smiley

po merrni me lopata po te doni... sa te kujtohet bamiri se c'po behet... ihaaaa

Ca kushtetute thoni ju? Ini ne te?! Gjeneral Imami si komandant suprem i Komitetit te Shpetimit te Jugut ka te drejte te emeroje ke ti doje qejfi si komandant te forcave detare, ujore apo xhunglore.

Imami ,duke dhene interviste tek Sonil', thote qe veprimi nuk eshte bere me dijeni te Ministrit te Luftes.

Kam marre masa per fajtoret thote palla.

Mirepo eshte aq idiot e i trashe dhe harron qe Shefi i Shtabit beri mbrotjen e ketij emerimi, bile duke qene ne Ameriqi me duket.

Presidenti i Shqiperise eshte sharlatan i klasit te pare.

Koth, ne c'kuptim eshte sharlatan ne kete rast? Me cfare lexova ne media ai as e kishte idene qe po ndodhte, dhe vetem kur plasi, mori nje veprim. Kur them se kishte idene, perjashtoj dallaveret nen-rogoz.

Duket me shume sikur tu ngrene fara sa te dali ne pension sesa duke kercit dhembet per komplote. 

Persa i perktet te qenit ne nje linje, politikanet dhe pushtetaret ne Al nuk para e kane nocionin, perseri perjashtoj kur hyjne dallaveret ne mes. 

Po ta lexosh me kujdes ate qe sapo ke shkruar ke marre dhe pergjigjen perse Presidenti i Shqiperise, qe do beje parti e do beje politike, eshte sharlatan.

Cer ben ai lloshi qe e le floten ta komandoje nje kapiten ? 

Ce beri Topi Komandantin e flotes e di ? E kam fjalen per ate Gerverin qe negocioi per kufirin e detit me Greqine.

Pasi e beri zv-shef shtabi e coi te perfaqsoje Shqiperine ne Shtabin e NATO-s.

P.S. Duhet ta kisha shkruar : sharlatan 24 karat. smiley

Tani e kuptova. Ca fjaleve ne shqip ja kam harruar nuancat ne kuptim dhe nuk po dija si ta interpretoja. Eshte e njejta corbe. Politikes ne Shqiperi i eshte mekur shpresa, dhe kjo shprese i vishet personave te gabuar. 

Ore këtyre u dezertoi gjenerali, ça po llafosim për kushtetutë e broçkulla. 

ky është shtet muti. 

 

Monda, je bo dreq! smiley

Tek Panorama sot, nje sondazh "interesant": 

Sondazh

"Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

-Po
-Jo
-Nuk e di"

 

Hajt e pergjigju kesaj pyetjeje po deshe! smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).