Shikoni se cfarë i japin të hanë "vllazenve" këta delenxhilerët tanë: Sala si Garantor i Paqes në Ballkan, është një propozim i ri që mendimtarë si zoti Bejtja i hedhin në qarkullim për audiencën kosovare.

Berisha jo vetëm për shkak të të qenit për një kohë të gjatë në majën e shtetit, jo vetëm sepse ndryshe nga Rama, kontaktet personale me liderët shqiptarë në rajon nuk i ka vendosur nëpërmjet sekserëve mediatikë, por vetë si Presidenti i parë i Shqipërisë Postkomuniste, duke i zhvilluar më pas qoftë dhe mes përplasjesh, pajtimesh, konsultimesh e dëgjimesh, për të ardhur në këtë pikë pas 20 vjetësh, kur, dua apo nuk dua unë, duan apo nuk duan disa të tjerë, Berisha konsiderohet “de fakto”, jo vetëm nga opinion mbarëshqiptar, por veçanërisht dhe nga këta liderë që nesër mund ta trazojnë apo qetësojnë Ballkanin, si lider spiritual i mbarë shqiptarëve.

Unë nuk e di në i duhet ose jo Berisha Shqipërisë më 2013, por jam i sigurt që Ballkanit po. Ndërmjet një lideri pa eksperiencë dhe me shumë të panjohura e shumë pikëpyetje siç është Rama, që me vështirësi të madhe u zhvendos nga kollaret me topa te kollaret lisho, nga çorapet e verdha te ato të zeza, Perëndimit i bëhet më e lehtë puna me një lider të sprovuar 20-vjeçar, që gjithmonë ka mbajtur kollare lisho, gjithmonë ka mbajtur çorape të zeza, që ia dinë çdo dhëmb dhe dhëmballë, që ia dinë dhe dritën dhe hijen, që ia njohin dhe komplekset, që në fund të fundit është i aftë qoftë t’i nxjerrë shqiptarët kudo që janë në rrugë, apo qoftë dhe t’i mbajë mbyllur në shtëpi. 

http://gazetaexpress.com/?cid=1,91,79406

37 Komente

Mrroklle, 

Prisja me shume nga ty; hiq dore nga peshkimi n'VC te Klanit! smiley 

As vete dreqit nuk i duhet  ky i marre, e  jo me...  Ballkanit.Te rruashin gjitheçke more Andi, detyren e plotesove dhe per kete paranvere.Futi nje te rruar dhe  na dil na shtatori......

Dobet shume dobet...Ky artikull i perngjan asaj veres me shishe te bukur dhe cmim te shtrenjte qe kur e hedh ne gote e kupton se po pi uthull..

Shume te drejte ka per kete punen e corapeve.  Sala i ka mbajtur gjithmone corapet e zeza dhe breket e bardha.  Ketu nuk duhet te llogaritim kohen kur nuk kishte breke ne by...

Budallalliqe me oke. Po pse mo analist i rajonit, ngeli Brukseli dhe Washington per ta ndihmu Berisha me zgjidh problemin e Ballkanit??!! Po ku ishte Berisha para nje jave me ASNJE prononcim per veriun e Kosoves dhe Gjermani dergoi direkt trupa? Berisha pati shume kohe te shante Banken Gjermane si te korruptuar, por jo per te qene "babai shpirteror" i shqiptareve te ballkanit, kur shqiptaret vriten dhe shtepiat e shqiptareve digjen.

Mos na lodhni me keto bubullima e rrena te papame se qeka Berisha faktor stabilizues per shqiptaret e rajonit dhe politiken ne Balkan. Berisha eshte petull me uje qe rri ne kembe ne pushte nga LSI, kaq. Po track record per mbrojtjen e shqiptareve ne Balkan e ka ZERO. Vetem i ka dit me i zhvat.

Berisha punon mbrapa skenave. Jam i sigurt qe Merkel pyeti njehere Berishen dhe pastaj nen keshillin e tij dergojti trupa shtes.

Po mer Bejtja, po: lider spiritual eshte Berisha. ik ere pirdhu!

Penar ? smiley Pse kaq i merzitur? Po edhe 5 vjet jane mor burre,kalojne,kalojne shpejt.

si ka mundesi mer, asnje nga bukumroshet nuk thot pse nuk duhet i cmenduri (berisha) ballkanit, ose pse i duhet? me ane te nje glase secili e ben dhe artikull shkruesin te cmendur! Te pakten ai eshte munduar te rreshti disa argumenta, nuk e di a e lecitet deri ne fund artikullin! ai qeka maskara, i dobet, sume-lepires a ku di une se ka bere kete artikull. Asnje nuk thote pse! eshte si me thone une qe ti je gay se du une! futja kot mer!

Bejtja shkruan "dua apo nuk dua unë, duan apo nuk duan disa të tjerë, Berisha konsiderohet “de fakto”, jo vetëm nga opinion mbarëshqiptar, por veçanërisht dhe nga këta liderë që nesër mund ta trazojnë apo qetësojnë Ballkanin, si lider spiritual i mbarë shqiptarëve".

1. Liderë spiritualë janë Papa, Dalai Lama, Martin Luther Kingu, e me radhë. De fakto do të thotë faktikisht, dhe faktikisht Sala nuk është lider spiritual i shqiptarëve, dhe nuk konsiderohet si i tillë nga askush. Konsiderohet si kryeministër i vendit, jo si hyjni. Dhe më tej, sa herë që të lexosh "konsiderohet de fakto", mendohu dy herë. Bejtja nuk përmend asnjë emër që mbështet supozimin. Atëhere, si qenka de fakto? Ku janë provat, faktet? Kush ka thënë një gjë të tillë? Askush. 

2. Argumenti i artikullit, që Ballkani dhe Perëndimi duan Berishën sepse kanë 20 vjet që e njohin, dhe nuk duan Ramën se nuk ka eksperiencë dhe ka shumë të panjohura e pikëpyetje, është idiot. Në Perëndim, autori e di shumë mirë që ka rotacion politik. Obama e ka 8 vjet maksimumin. Sarkozija 10. Vetëm në raste shumë të rralla, rrinë kryeministrat 20 vjet. Thatcher ndejti një rekord 11 vjetësh. Pra, Perëndimi nuk është pro liderëve spiritualë që e mbajnë karrigen për 20 vjet. Berisha për ta është një version i vogël i Putinit: një diktator modern me të cilin do merresh se s'ke ç'të bësh.

Dhe, si më sipër, nuk ka asnjë provë që Ballkani e Perëndimi kanë treguar ndonjë preferencë për Salën. Argumenti pra është demagogji, propagandë.

Kij parasysh dhe që ky argument del pas skandalit që lidh Berishën me mafian serbe.

faktikisht Sala nuk është lider spiritual i shqiptarëve

E ke gabim. Ai eshte shen Saliu, ai eshte Sali Kastrioti, etj. etj.

Sa per argumentin e pare nuk ke te drejte se edhe ti e di qe eshte perdorur figurativ, tani po te kapesh me cdo gje dhe cdo fjale dihet qe do behen ato gic micet e zakonshme. dhe ka te drejte  kur thote qe eshte lider i shqiptarise. Dhe jo se e thote bejtja, por eshte ceshtje autoriteti, politike, eksperience etj.

Ndersa per te dyten ke te drejte, eshte pak i percipte si argument. Te pakten mua me duket 'cheap geopolitics'. Sa per rotacionin politik ska lidhje. Cilen pjese te rotacionit politik nuk te ka respektuar Saliu ty? Ai nuk ka 20 vjet ryeminister. Pastaj nuk me pelen kjo ideja qe sme pelqen mua dhe te iki, i pelqen Benit dhe le te rrije ne ate karrige. E vendos sovrani, cfaredo lloje sovrani qofte ai, leshko apo jo. 

Dhe me  kete perendimin eshte bere kompleks i papare! Nuk eshte perendimi qe i mban keta diktatore si marioneta? Nuk eshte perendimi qe i ka financuar per mbi te a kater dekada? Po klintoni qe u kap ne zyre duke ja mare ne goje, nuk ishte president i perendimit? Po berluskoni me harrem nuk ishte i perendimit? E te tjera me radhe qe ska kuptim ti permend. 

Dhe meqe ra llafi, seriozisht e qun skandal ate budallikun me mafien serbe? Nje fjali e tille i shkon Landi Balles. Te me falesh pa te ofenduar te kjo fjali e fundit se nuk te njoh fare!

Nga cili planet shkru ti daku?

po le ta marrin po i duhet ballkanit,ta vene prefekt te nishit (meqe di edhe shqip).do te ndihmoje edhe fshataret e sanxhakut me nuse nga pukasmiley

Pse kaq pak peshkirritim me Berishen kohet e fundit, pse kaq pak komente? Larg qofte mos o zot tju jete ulur berisheeksitim indexi smiley

Pas tre muajsh i njetij autor do na thote lere ballkanin, ky i duhet evropes.

Ske cti besh o andi, e ke ngrene kafshaten tek canaku i molepsur dhe nuk e zhben dot.

Berisha, lideri i shumëdeshiruar i shqiptareve dhe ballkanit! Pika qe s'ju bie me keto shkrime!

shoke socialiste, kthejeni dhimbjen ne force se kjo qe thote Bejtja eshte e vertete.  Berisha ka popullaritet te padiskutueshem ne trevat shqiptare, nuk e konkurron njeri per perkrahje mbare shqiptare.  Ne Kosove vetem I. Rugova ndoshta mund te hahet me Berishen per perkrahje, se te tjeret, qofte edhe politikane lokale aty, Berisha nuk i llogarit fare.

Vetem nje fjale po te thote Berisha, liderat aktuale ne partite kryesore ne Kosove i destabilizon ne postet e tyre.

Shikoni vizitat qe ka bere Berisha ne vendet perreth dhe bindeni se cfare perkrahje ka.

Sic thote edhe Bejtja, Berisha eshte politikan me pervoje, di te sillet dhe e njeh mire politiken ne trevat shqiptare.  Ka lidhje te konsoliduara dhe gjithnje i mban e forcon keto lidhje.  Ndersa Rama lidhjet e vetme qe mund te beje ne Kosove jane nepermjet Baton Haxhiut dhe me marksit-leninistet e shperndare ne parti te vogla.

Berisha se nuk ben i duhet Ballkanit, eshte politikan kalibri dhe kjo merret ne konsiderate edhe ne Perendim.  

Po me plak ashtu eshte. Edhe qeni im trekembsh e respekton ate, asiher nuk dhjet te gazetat me foton e berishes se e kap lemeria edhe i dhimbet mooti vet.

Ikere vizitohu se ka rob si ty qe na del emer i keq ne shqiptareve.

smiley  Lavdi Marksizem Leninizmit mato..Ne pararoje si gjithmone kunder armikut te kllases

Kosovaret keto kohet e fundit sikur po e therrasin Shkije ate atin tend shpirteror ...Hidh nje sy komenteve neper mediat Kosovare pas ketij skandalit te fundit... smiley

Kosovarët të vrasin për liderin Berisha. Ju janë zënë sitë!

shoket socialiste kosovaret jo ti duan, por ti kapin ne dajak kur te kujtojne propaganden e felliqur qe kane bere kunder tyre gjate ketij 20 vjecari vecanerisht.  Edhe ne zgjedhjet e fundit per bashkine Tirane, nuk kishin se si mos te flisnin per kosovaret, qe medemek paskan ardhur per te votuar per Lulin apo Luli kishte shume fansa ne FB se kosovaret e benin like.

Shkurt e shqip, shoket socialiste vetem per Kosoven nuk mund te flasin.   

shhhhhhtttt, Berisha eshte baba!!!

Për këtë Bejtexhiun apo ndonjë zarbo tjetër këtej vërdallë vlen ajo shprehja:

E di ç'do ky?

Beluli duhet ta dijë kundërparrullën smiley

animated gifs Baseball 2

plako zarbo eshte shprehje ishsigurimsash! 

Keta jane te marre.Ylli polar i Kosovarve eshte Shqiperia,dhe se luan topi.Kushdo qe ka qene ne krye,çdo sistem politik qe ka drejtuar kete vend Kosovaret e kane dashur.Nuk di per mbretin Zog si kane rreaguar,por mbas luftes ll Boterore,qe nga Enver Hoxha,Ramiz Alia,Ylli Bufi,Fatos Nano,Pandeli Majko,e Sali Berisha kane qene si udheheqes shpirterore per Kosovaret.Le te behet dhe ky kriçi Zogut i pari vendit, po deshte dhe Erjon Velia,Ylli kosovarve eshte dhe do te mbetet Shqiperia.

Mundet qe ne krahasim me Ramen, Berisha te kete me shume simpatizante ne trevat shqiptare, por kjo nuk e justifikon faktin qe ai duhet te rrij akoma ne pushtet. Sa me shpejt te iki nga pushteti ai, aq me mire per Shqiperine. 

Interesant ky argumenti qe ne mos Shqipnise, ky i duhet Fuqive te Medha per Ballkanin. 

Thene nga nje "analist" shtetas shqiptar! smiley

Ne 100 vjetorin e PAVARESISE tone!

Pastaj qe kete argument ja shet ketyre qe "i kane syte nga Nana Shqipni" tregon me shume per audiencen e ketij se sa per vete kete sherbetor te rendomte te Saliut!

smiley Speechless smiley

...në këtë kontekst, Rama për Brukselin e për Uashingtonin, ka shumë zgavra, shumë të panjohura që me vështirësi të madhe u zhvendos nga kollaret me topa te kollaret lisho, nga çorapet e verdha te ato të zezasmiley

Mua me duket me qellim te keq ky shkrim. Pse vetem kete dekade? Kesaj dekade edhe 8 vjet i kane mbetur. Po dekadat e tjera si do ja bejme? E pse vetem Ballkanit? Shkrimi duhet titulluar: "Pse Berisha i duhet Botes edhe kete shekull".

epo me qene robi komplet koqe. or karabush, di gjo ti qe nga trojet e banuara me shqiptare ne ballkan te jene largu ambasadoret amerikane qe u dashka sala me mbajt qetsi? ik o shoku futi i dhalle mblidh stomakun, dhe mos pi shume here tjeter

    smiley  "lider spiritual i mbarë shqiptarëve"  smiley

Pasha kryt e nones,qikjo koka "this is a mirraaakëll" smiley

Na kenaqi kjo beteja e perjetshme Mugabe-Tsvangirai,gjersa ne te shkretet nuk e votojme asnjerin prej tyre.

 

Prandaj na paskan thone neve qe kete rradhe do kete zgjedhje te ndershme,se do e emerokan Amerikanet Berishen Kryeminister dhe per 4 vjet te tjera,sa te thella paskan qene keto pune mer jahu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).