Pavarësisht nga deklaratat e ashpra se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të vendit, Qeveria e Kosovës, jo vetëm që nuk do t’i ndalojë, por edhe do t’i organizojë ato. Madje, për t’i “shërbyer” sa më mirë shtetit serb, qeveria që drejtohet nga Hashim Thaçi, ka hartuar një plan konkret, me të cilin udhëzohet se si do të votojnë qytetarët serbë në Kosovë, më 6 maj 2012.

Dokumentin të cilin e ka parë “Zëri” përcakton në detaje se si do të shkojë mbarëvajtja e procesit zgjedhor, ndërkaq, për gjithçka që ka të bëjë me procesin në fjalë do të angazhohet një trup ndërkombëtar.

Sipas këtij plani, trupi ndërkombëtar, mes tjerash, do të angazhohet që të sigurojë fletëvotimet, do të ketë përgjegjësi për numrin e fletëvotime të shpërndara, do ta mbikëqyrin futjen e fletëvotimeve në kutitë e votimit, dhe do të merret me transportin e fletëvotimeve dhe kutive të votimit nga vendvotimet tek autoritetet serbe.

“Qytetarët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në komunat në vijim: Prishtinë, Graçanicë, Novobërdë, Ranillug, Kllokot, Gjilan, Shtërpc, Prizren, Deçan, Pejë, Klinë, Mitrovicë, Zveçan, Zubim-Potok, Leposaviq dhe në vendet tjera për të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës dhe partnerët e saj zbatues mund të japin miratimin më vonë”, thuhet në njërën nga pikat e këtij plani që e ka parë gazeta.

Për më shumë: Zëri.Info

18 Komente

Cili eshte hapi i metejshem? Autonomna Pokrajina Kosovo i Metohija?

Cke ketu per qyteteret me dyshtetesi,kane te drejte te votojne apo jo?

nese kane dyshtetesi dmth kane dhe shtetesine e Kosoves.

Leri budallalleqet dhe merru me thelbin.

Zgjedhje lokale nuk do te zhvillohen.

Kristi, po ja ta marrim pak me shkoqur e ta zeme se s'kemi te bejme me Serbine dhe Kosoven (edhe me lum-e-det ndermjet.)

Kur jane zgjedhjet ne US, shtetet qe kane nenshtetas amerikane merren me organizimin e votimit te tyre?  

Kur te vije ajo dite e bekuar qe do u jepet vota emigranteve shqiptare, me dy a me dyzet nenshtetesi, shteti shqiptar do u kerkoje vendeve perkatese te kene qendra votimi neper lagjje, komune e mthettashe? 

Sa per muhabet te shkoqitur po pyes.

Po krahason mollet me portokallat.

USA eshte shtet i njohur nga te gjithe Kosova vetem nga 89 vende.

Cdo gje behet me tru dhe jo me pasion.Mosorganizimi i zgjedhjeve lokale tregon heqje dore nga sovraniteti dhe kete Serbia po e ben ndonese me pahir.Mos harro se kjo qeveri ka 127 deputete dhe opozita 125,pra qeveria po kalon ne fije te perit keto veprime.Kur dihet qe ne kete 127 jane 1 shqipar i Presheves,hungarezet e Vojvodines dhe partia e Milloshevicit.Kosoves vete i intereson te fitoje Tadici.

Ne fillim le te tregojne keta serbe qe kane dyshtetesi.Per lokalin e votimit tani per tani nuk eshte aq e rendesishme se sa kjo e para.Pastaj me fitoren e Tadicit,do te kete nje fare marreveshje me nje tip autonomie Ahtisari per Veriun,ne kembim te heqjes dore nga kundeshtimi i Serbise per futjen e Kosoves ne OKB.Nese serbet e Veriut do te kundeshtojne kete plan qe do te perkrahet dhe nga qeveria e Serbise,do te filloje nje tip Stuhie 2.0 nga KFOR.

Por deri atehere do tju durojme juve trimat e internetit.

Degjoni,Kroacia qe kishte ushtri dhe shtet,i duroi serbet 4 vjet,bile dhe duke u bombarduar rregullisht.Pasi mori arme nga Perendimi i hoqi per 2 dite.

Tani jam i sigurte qe per 4 vjet shume kroate e kane share me rrenje dhe dege Tujmanin dhe i kane rene gjoksit nga desktopi.

Por cdo gje behet ne kohen e vet.Mos harroni qe Kroacia ka qene republike si Serbia nen Jugosllavi dhe Kosova krahine autonome nen Serbi por me te drejte vetoje per vendimet e rendesishme.

Duroni o trim me tru, duroni.

Cfare s'te gjeti e s'e hoqe xhanem.

Kur nuk ke fakte te hedhesh poshte ate qe shkruajta,mund te shprehesh si te duash.Para PC te gjithe trima jane...

Mire o trim i fakteve, mire.

Gezuar 1 Prillin.

Pastaj me fitoren e Tadicit,do te kete nje fare marreveshje me nje tip autonomie Ahtisari per Veriun,ne kembim te heqjes dore nga kundeshtimi i Serbise per futjen e Kosoves ne OKB.Nese serbet e Veriut do te kundeshtojne kete plan qe do te perkrahet dhe nga qeveria e Serbise,do te filloje nje tip Stuhie 2.0 nga KFOR.

Burimi i ketyre planeve?

Pastaj pse patjeter autonomi te veriut te Kosoves? Te pakten a nuk duhesh bere kjo me reciprocitet, fjala vjen, autonomie per luginen e Presheves?

Ne fakt Kosova s'duhet te beje me asnje koncension, pavaresisht, boll ka bere koncensione me fusnota.

Ca eshte me e keqja qe do i ndodhe Kosoves nese nuk ben me koncensione ndaj Serbise, nuk do futet ne Evrope? Ne kemi 22 vjet qe s'futemi anipse 100 vjet pavarsi, jo Kosova qe sapo u formua, pale kur i vjen radha te futet nga viti i aferm i 2745.

Ca tjeter do humbe, liberalizimin e vizave qe s'e ka vetem ajo ne Ballkan? Ushtrine qe s'e ka?

Normal qe nuk qendron dot pa nderkombetaret po as ata nuk do heqin dore tani pas kaq shume investimesh ushtarake dhe ekonomikene Kosove, te pakten Amerika jo.

Ne planin afatgjate, ngado ta vertisesh, i zoti e qit gomarin nga balta, dmth duhet bashkim.

po mire le te organizohen vete dhe te votojne qytetaret serb, por qeveria e KOsoves ca mutin ka fut hundet? 

Ne kushte normale duhet te merreshin perfaqesite dhipllomatike te serbise ne Kosove me gjithe organizimin e zgjedhjeve.Edhe s'te njoh,edhe s'e shoh te nevojshme te kem perfaqesi te ty,po zahmet e ke beji ti ...se ta fus noten!

+1

Ti ke shume te drejte po nuk eshte si thu ti se na e ka thene njeri me lart qe nuk ka asnje problem qe ne Kosove te organizohen zgjedhje sikur te ishte Serbi.

Vlore, pash Zotin si t'ja bojme per tu shpjegu cave qe ai qe shpiku lirene e shprehjes, nuk e kishte per te na pushtu nga "carlliku pa kufi!" Nejse car pret nga ky qe rri tu i numeru aktet seksuale dynjose per llogari te Frrok Cupit.

Shume dakord me vloren.

Duhet te jete ndonje lajm rrene per 1 prillin, se duket e pabesueahme.

Teorikisht ata kane te drejte te votojne per zgjedhjet e pergjithshme perderisa kane nenshtetesi serbe, por hic te drejte te votojne per pushtetin lokal. Praktikisht ajo fare e keqe s'duhet lene te votoje, sikur dhe me dhune, qe te qartesohen qe atje vendos qeveria e kosoves. be dhe usa do e vendosin a do votojne apo jo, kukullat hajdute qe qeverisin kosoven s'kane byth as te ruajne emrin "Republike" jo me te vendosin per gjera me pak te rendesishme

Ta ka shpjegu Vlora me lart se si votohet ne nje vend te huaj, kur vendi i origjines ta njeh kete te drejte. Ta them kete jo se mendoj se ti nuk e di po se ketu debati eshte krejt tjeter. Behet fjale per qendra votimi neper Kosove dhe jo ne nje konsullate apo ambasade serbe, sic mund te ndodhe ne Rome, Paris, Berlin, etj.

Problemi eshte ca i komplikuar..Nuk mund te votojne per zgjedhjet e qeverise se nje shteti fqinj(i cili e quan Kosoven ende Krahine te vete) dhe i cili refuzon kategorikisht te pranoje realitetin e sovranitetit te Kosoves. Nq se kushtet do te ishin normale dhe Serbia te pranonte pavaresine e Kosoves atehere nuk do ta shikoja si anakronike, por ne keto kushte eshte cmenduri.

Nje shtet armik thuaj, shqeto fare.  Nje shtet qe s'te njeh pavaresine e sovranitetin, dhe e ka te shkruar ne kushtetuten e tij qe gjithe territori jot eshte pjese e territorit te tij.  Nje shtet qe s'ka kerkuar falje, s'ka paguar demshperblime, s'ka dorezuar kriminelet e luftes, s'ka kthyer trupat e 1800 te zhdukurve, s'ka kthyer regjistrat kadastriale dhe te gjendjes civile, qe s'ka kthyer depozitat bankare te shtetasve te tu, qe financon dhe mban ne kembe struktura paralele dhe kriminale qe kontrollojne nje te treten e territorit tend, qe subvencionon tregtaret dhe grosistet e saj qe ta mbysin me mall te lire tregun e shtetit tend per te shkaterruar ekonomine tende dhe nga ana tjeter nuk lejon importimin e mallit me origjine nga shteti jot, me vula, certifikata e dokumenta te shtetit tend.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).