Ligji i miratuar sot për shpërndarjen e Këshillit Mbikëqyrës për asetetet e kompanive rentiere i jep fund andrallave 15 vjeçare me administrimin e tyre me qëllim shitjen dhe më pas kthimin e parave ndaj kreditorëve. Tashmë do të jetë një administrator që do të menaxhoje ato pak asete që kanë mbetur (10 për qind e totalit, por me vlera minimale) dhe do t’i kthejë paratë e mbledhura kreditorëve. 

Aq pak e ndjeshme është sot pa 15 vitesh kjo çështje, sa ligji kaloi pas asnjë debat në Komisionin e Ekonomisë, kurse deputetët e PS-së u treguan tejet indiferente ku pjesa më e madhe nuk mori pjesë në mbledhje.

Me miratimin e këtij ligji, Shqipëria mbyll përfundimisht çështjen e fajdeve. Bilanci? 1.2 miliardë dollarë të humbura, nga të cilat kreditorët morën më pak se 10 për qind të tyre.

ResPublica

10 Komente

Cudi si nje ceshtje kaq e rendesishme dhe shkaktarja kryesore e ngjarjeve te 97-tes, kalon kaq pa buje pothuajse e pa vene re fare ne boten mediatiko-politike te Tiranes.  Mire te pakten qe e kane permendur shkarazi keta te ResPublices.

Jo,pse mo kjo ishte shkaktarja e 97-es,se demokratet fajesojne socialistet ,qe hapen depot,se donin te merrnin pushtetin me dhune.smiley

 

Miure ja boni, SAla i hapi, e po atij i takonte qe ti mylllte.... Hallall ja bofte zoti, pasi ju vodhi shqiptareve 1.2 miliard dollare, pasi i vrau e i shkaterroi ne 1997, pasi i rropi, i ggrabiti, i vrau e i shkerdheu qe nga 2005 e deri tashti i fut edhe nji t'mylllme procesit, i fut edhe i t'zgerdhime me dy gishtat lart dhe del faqebardhe e me koken lart para shqiptareve... dhe u thote...   qe baba duret...... dhe ne shqiptaret e lumturum dhe te gezum, e duartrokasim, e votojme dhe na bohet qefi qe na e ka rrras deri n'gurmaz, e nuk na le me lujt as qafen, e prape e votojme dhe do ta bojme mret te shqiptareve..... qe nga Nishi e deri ne Preveze.....

Mo le c'thone demokratet per socialistet e socialistet per demokratet.  Me sa mbaj mend une socialistet premtuan kthimin ne masen 100% te parave te investuara ne firmat piramidale.  Me sakte ishte Nano qe nga Vlora premtoi kete gje, direkt mbasi kishte dale nga burgu.

Ky lajmerim thote qe kreditoreve i'u kthyen vetem 10% te tyre.  Sa e vertete eshte kjo? Cfare bene socialistet ne ate 8 vjecar ne pushtet per kthimin e parave? Po demokratet me pas? Pse tani me kalimin e ligjit per shperberjen e Keshillit Mbikqyres, socialistet tregohen totalisht indiferente ndaj asaj qe po ndodh?

Pse tani me kalimin e ligjit per shperberjen e Keshillit Mbikqyres, socialistet tregohen totalisht indiferente ndaj asaj qe po ndodh?

Jane te zene me rehabilitimin e te perndjekurve ne twitter.

E pra, po rehabiliton hajdutet e lopeve kur thot matriarkja e PS-se.  I ka hyre udhes se gabuar Edi.  Po del nga rruga e partise, e po merr udhen e qoftelargut.  Do humbi vota nga shtresa e komunistalgjikeve dhe apologjetve te sistemit me kshu gjerash.

Babe, u kry.

Pse akoma hapur paskan qene?

Turp, turp per PD, per PS, e per ter klasen politike shqiptare. Mundesia e kthimit 100% ekzistonte, biles une ju kam shkruar te dy paleve mbi menyren e kthimit te parave me 4 keste, 25% para ne dore e 25% obligacione, letra me vlere, nderkoh qe pjesa tjeter do te mirrej pas dy-tre vjetesh, po 25% leke e 25% letra me vlere. E keni tek VQ. 

Edhe nje dhi te merrje, te siguronte qe ne mos 100%, 50% ktheheshin smiley

Por ne s'kena fare kohezion, nuk bo shqipoja per shqipon smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).