FATOS GOXHAJ: Ta shpjegova edhe herën tjetër, kur të thash në fillim ta mbyllim muhabetin që të mos ta arrestojmë... si ça të ndihmova që s’u arrestu atë ditë. 

E.A.: Ça është gjoba, ça gjobe, këtë gjobën, këtë gjobë që do ta jepsha unë ty do ta kisha mbajt unë dhe jepsha unë sot gjobën atij. 

FATOS GOXHAJ: Nuk mi ke dhënë mua 

E.A.: Po kujt mor vëlla ja kam dhënë unë? 

FATOS GOXHAJ: Iksit, kanë shku gjetkë mor vëlla, tjetër vend, s’di çfarë të them 

E.A.: Po unë t'i kam dhënë ty mor vëlla, çfarë tjetër vendi. Dëgjo, dëgjo këtu, gjyqi vazhdon, vazhdon i lirë, i bi me pagu lekë. 

FATOS GOXHAJ: Do vinte në gjendje arresti, në gjendje burgu 

E.A.: Kush do të vinte, plaku im? 

FATOS GOXHAJ: Po, do të paguaje dyfishin 

E.A.: Po mirë dyfishin, e kishim mbyll tani, ore lekët pse m'i more, veç mos me e arrestu?

FATOS GOXHAJ: Po. Do të kishe paguar dyfishin dhe nuk do ta kishe mbyllur. 

E.A.: Ore lekët përse t’i kam dhënë, vetëm për mos me ma arrestu? 

FATOS GOXHAJ: Po. Do ta paguaje dyfishin dhe nuk do e mbyllje. 

E.A.: O Toso, kam hudh 3500 euro ja q... motrën, për mos me e arrestu, me vra ropt nuk kisha pagu, me plagos, mor burrë. 

FATOS GOXHAJ: S’është faji jot, është faji im. E., po e marrim siç thua ti. Ndodhi ngjarja, babai yt u arrestua, do të shkonte ditën e tretë në gjyq, kur vete në gjyq, me ato prova që ka ai ti do të jepje dyfishin dhe do e nxirrje, do të vazhdonte hetimi, por në rastin konkret hetimit ndaj tij do të vazhdonte në gjendje të lirë, atëherë do të vazhdonte në gjendje arresti, por hetimi vazhdon se me çmende mor burr. Ore a ke pyetur ndonjë avokat që merr vesh nga ligji? 

E.A.: Çar thua mor vëlla, si nuk shkojshin, e ke gabim mor burr 

FATOS GOXHAJ: Ça thua 3500 euro, i q... motrën mor vëlla 

E.A.: Ça thua mor vëlla 

FATOS GOXHAJ: Nuk i kam marrë unë 3500 euro 

E.A.: Po kush i ka marrë? 

FATOS GOXHAJ: Shpërndahen mor vëlla 

E.A.: Ça shpërndahen? 

FATOS GOXHAJ: Ç’më gjeti mua, faji im është dhe s’dua dhe s;doja t’i merrja ato lekë, të bëhesha viktima e të tjerëve, vari k... 

E.A.: S’është punë për viktim or vëlla... 

Nga biseda e përgjuar e Shefit të Krimeve të Rënda në Komisariatin 1 të Tiranës që u arrestua për korrupsion.

Gazeta Shqiptare

16 Komente

Ka nje keq formim ose mosvazhdim deri ne fund .Kjo bisede eshte nga ato qe digjon babasqapi ne zyre te tij . Njesoj si Hitleri qe gezohej kur shihte ne film varjen ne cengel te atyre qe nuk dinin te 'fshiheshin " !

Nejse bradlandi mund te kete me shume info jo inconformiste!

po tamam per 3500 ejro u bo dhe ky! vari riken!

Nejse mo, shyqyr qe qekan vellezer dhe u merrkan vesh me njeri-tjetrin.

Kshu te gjen kur i ben nder derrit.

O lla, por populli nuk do t'ja dij per detajet teknike, eurot shperndahen.. Nuk ka rendesi sa mer Zeni i Saliut, rendesi ka te dale emri ne gazeten me te lexuar ne Kosove qe baba eshte Mafioz Serb. Per detajet teknike, vine "specialistat" ne pushtet dhe merren me kto gjera, nga vine e nga del energjia elektrike... Me rrenje lla, me rrenje kan per ta shkul.

 

 

Kush eshte Fatos Goxhaj dhe E. A. , artikulli nuk sqaron gje dhe per se behet fjale. 

 

Kush eshte Fatos Goxha?

TIRANE- Një hetim disa mujor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në ministrinë e Brendshme dhe Task Forcë ka vënë në pranga shefin e krimeve  në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, Fatos Goxhaj. Nga të dhënat e para mësohet se Goxhaj përfitonte para në këmbim të mbylljes së çështjeve  kriminale.

Vetëm tri ditë më parë, Fatos Goxhajt i është komunikuar edhe lëvizja nga Tirana në Përmet, në kaudër të 14 ndryshimeve të realizuara  me propozim të drejtorit të Policisë së Tiranës .

Shefi i hetimit të krimeve në Komisariatin Nr. 1, Fatos Goxhaj, është dërguar në Përmet, ndërkohë që në vendin e tij është emëruar Edmond Sula, i cili ishte shef i seksionit të analizës në sektorin e parandalimit të krimeve.

Fatos Goxhaj ushtronte detyrën e Shefit të Krimeve në Komisariatin NR.1 që prej vitit 2010, nderkohe qe mbi te tashem rendon akuza e korrupsioni pasiv dhe aktiv.

burimi; http://news.albania.de/

O Pjer djali, ti mbase je i zene me VQ 2, po n'pac kohe, kliko tek linku i gazetes shqiptare dhe e lexon te teren e te beren smiley

Shi, shi, censurori! Ironizon vepren e Pjerit!

Censurori
kur e nxorri
tek ashensori

smiley

Monda, we kid, we love ya.

vari epet, llogje alla shqiptarce

Mire e bejne qe denoncojne keto gjera por se c'kam nje dyshim qe, nese do i dilte ashtu sic e kishte menduar (qe i jati t'a kalonte lumin pa u lagur fare), Selitasi inatcor hakmarres E.A. nuk do t'a kishte shitur F.G.-ne keshtu. Mire bejne qe arrestojne F.G. - po sikur duhet arrestuar edhe E.A. qe ofroi ryshfetin, apo jo?

 

FATOS GOXHAJ: Ç’më gjeti mua, faji im është dhe s’dua dhe s;doja t’i merrja ato lekë, të bëhesha viktima e të tjerëve, vari k... 

E.A.: S’është punë për viktim or vëlla... 

FATOS GOXHAJ: jo viktime jo! nejse... koke turku thuaj...

E.A. cfare turku? nuk te kuptoj...mos me ngaterro... 3500 euro vella... ti me flet per koke turku a mongolesh... 

FATOS GOXHAJ: te nje gjaku jemi e derebardh.. po nuk behet gjaku uje per ca euro vella...ore sikur po degjoj jehone... na degjuan... na q.. nenen... 

E.A. hahahaha ... kane veshe keta... te degjojne nga large.. me jehone..  mendo sikur neser ta publikojne kete bisede ne gazeten shqiptare... 

FATOS GOXHAJ: do t'ja shesin ata te TASK FORCE  ndonje gazete patjeter... vari k... u beme gazi i botes... per 3500 euro ketej e 3500 te tjera nga prokuroria 

E.A. lere boten... ato eurot do t'i kthesh prape ti?

FATOS GOXHAJ: cfare thua vella? ato iken... u shperndane... fute mire ne ate koken tende kumbuese... 

keshtu i bjene punet shqiptaret nuk i sqarojne mire deri ne fund por

une te thashe keshtu dhe kuptova ashtu por ne te vertete e kisha fjalen per kete tjeteren smiley

Plehra! Turperoni uniformen dhe betimin qe keni bere per te mbrojtur njerezit.

E pastaj habitemi pse shohim kriminela rruges. Kush ti denoje?

Policia, hetuesit, prokurori etj i rruajne leket te paret. Do ta blejne apo jo makinen/shtepine e re? Nese mberrijne ne gjyq, shkojne me ndonje akuze te lehte. Pastaj ne gjyq, avokati ne rolin e sekserit i zgjat edhe disa miliona gjykatesit te radhes, i cili ka per te mbajtur djalin apo vajzen me studime ne Austri. Reduktim pas reduktim. Burg ndonje 6 muajsh se pastaj paraqesin nje raport mjekesor ku rezulton se eshte i semure.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).