Ashtu siç u njoftua një ditë më parë, Presidenti serb Boris Tadiç ka dhënë dorëheqjen, nëntë muaj para përfundimit të mandatit. Lajmi u konfirmua nga agjencia italiane e lajmeve Ansa, sipas së cilës vetë Tadiç ka deklaruar dorëheqjen e tij. “Do të kandidoj në zgjedhjet presidenciale me optimizëm të plotë për të favorizuar zhvillimet pozitive në vendin tonë”- ka thënë presidenti Tadiç përpara gazetarëve, ndërsa njoftoi dorëheqjen e tij. 

Kreu i shtetit serb ka shtuar se zgjedhjet do të jenë të vështira, por u ofrojnë qytetarëve mundësinë për të deklaruar për rrugën që duan të ndjekin. 

“Propozoj rrugën e integrimit europian duke ruajtur integritetin e vendit tonë”-u shpreh Tadiç, duke theksuar se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. 

Sipas Kushtetutës së Serbisë, mandati i presidentit mund të shkurtohet nëse ai paraqet dorëheqje. Kushtetuta, po ashtu, kërkon që presidenti të njoftojë për dorëheqje opinionin publik dhe kryetarin e Kuvendit. 

Prej momentit të dhënies së dorëheqjes, kompetencat e presidentit i merr kryetari i Kuvendit, në rastin konkret, Sllavica Gjukiq Dejanoviq. Sipas ligjeve në fuqi, shpalljen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë e bën kryetarja e Kuvendit. 

Përveç Tadiçit, në zgjedhjet që pritet të zhvillohen më 6 maj, janë edhe tre kandidat të tjerë për president të Serbisë: Tomislav Nikoliç, kryetar i përparimtarëve serb, Ivica Daçiç, i socialistëve dhe Istvan Pastor, lider i Lidhjes Hungareze të Vojvodinës. 

BalkanWeb

14 Komente

Cfare s'bene rrobi per icik pushtet.

Tadic do te zhvilloje zgjedhjet presidenciale ne te njejten dite me ato lokalet dhe parlamentare.Serbia ka hequr dore nga organizimi i zgjedhjeve lokale ne Veri dhe per ato parlamentare ndoshta do te futet OSBE qe ti menaxhoje.Dmth kjo le te kuptoje se serbia me hir apo pahir ka hequr dore mbi sovranitetin e Kosoves,ndersa urdheresa e ndermjetesit te dialogut Serbi-Kosove mbi fusnoten,qe nuk obligon ata organizatore qe kane njohur Kosoven ta detyrojne Kosoven te kete fusnote, verteton fjalen e Edita Tahirit qe fusnota do te ike sa te shkrihet bora.

Perendimit dhe vete Kosoves i duhet fitorja e koalicionit Tadic-Drashkovic-Jovanovic.

Nejse ne nje zhvillim tjeter,KFOR ka marre urdher te mbylle rruget alternative ne Veri.Ndoshta incidenti me policet e Kosoves qe ishin 150m ne brendesi te territorit te Kosoves,ka ndikuar me marrjen e ketij vendimi.Po keshtu dhe implementimi i marreveshjes se kufirit mes Serbise dhe Kosoves.

Ashtu sic pritej serbet e Veriut do ta kundeshtojne kete hap te KFOR-it.

 

http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2012&mm=04&dd=04&nav_id=79597

Trimat "patriote" e internetit tani le te flejne me te qete se kufiri Kosove-Serbi eshte i percaktuar qarte.

Koha po punon per shqiptaret!

Kristi, Mund te konceptosh edhe ashtu si ti por mund te konceptosh edhe realisht!

KFOR mund te kete marre urdher nga Napoli per te mbyllur rruget alternative por kjo nuk eshte konfirmuar as zyrtarisht dhe as nga Politika Kosovare aq me pak nga ajo e Shqiperise qe si antare e NATOs duhet te ishte ne dieni e para, dhe jo te merret informacion nga nje politikane e gazeta te strukturave paralele te Veriut te Kosoves. Le ta marrim te qene kete urdher, por ky "urdher" nuk ka as date dhe as kohe se kur do te zbatohet ne terren. Deri tani nuk ka asnje levizje te tille nga KFOR! Ka shume gjasa qe te jete nje publicitet i rreme si nga ana e strukturave paralele ne Veri ashtu edhe nga ndonje "zyrtar" i NATOs qe kerkon te justifikoje shurrdh-memecine e qellimshme te NATOs dhe BE-se per ngjarjen flagrante te nenshtrimit te sovranitetit te Kosoves nga Serbia. Gazetat Shqiptare jane ato gazetat e famshme qe kundermojne primitivitet gazetaresk dhe kane kermer edhe ndonje gazete te huaj qe i merr taze keto "lajme" sic lexova sot ne shtypin boteror me shkronja te vogla. KFOR ka pergjegjesine Nr. 1 per kufirin e Kosoves! KFOR-i, USA, BE-ja dhe EULEX-i po i tregojne indirekt Kosoves se jane jetim ne hallet e tyre dhe te pambrojtur ndaj shantazheve dhe agresivitetit te Serbise. Kjo, ka gjasa te jete e qellimshme per ti treguar Kosoves se nuk ka rruge tjeter perpos pranimit te autonomise se veriut apo te perfundimit te planit famkeq te federalizmit te Serbise me Kosoven ashtu sic mori rrugen dhe po merr jete me bisedimet e Edita Tahirit. Kosova po peson trysnine e nderkombetareve per leshime te metejshme ndaj Serbise dhe kjo shihet qarte ne shantazhin e Serbise dhe mos-veprimet e Nderkombetareve, apo edhe te verprimeve te tyre ne mbeshtetje te pakufijshme ndaj Tadicit e Serbise ne pergjithesi. Kete gje e di me mire OBAMA dhe PUTINI qe e kane bere agjente te perbashket. Thaci eshte ne USA keto dite edhe per te testuar USA-ne ne sinqeritetin e tyre ndaj Kosoves.

E sa per heqjen dore te Serbise nga sovraniteti i saje kushtetues, e ke shume gabim. Mos mbajtja e zgjedhjeve apo rremuja per keto zgjdhje ne Kosove justifikohet me situaten ne terren dhe per kete populli Serb ne Serbi ka mir-kuptim. Cfare vlen dhe cfare eshte fakt, jane deklaratat e cdo politikani Serb e sidomos ajo e sotme e Tadic qe "Serbia nuk do ta njohe kurre Kosoven ne kete forme sic eshe vetdeklaruar"! ne Shqiptaret jemi mesuar te fluturojme me presh ne bythe dhe percepetojme se fakti qe nuk ka nje lufte te nxehte me Serbine i bie qe ajo ka hequr dore nga Kosova ligjerisht e faktikisht, gje qe eshte gabim!!! Serbia eshte gjithnje e qarte ne politikat e deklaratat Mediale ne raport me Kosoven, eshte Kosova e jane politikanet Kosovare ato qe mashtrojne e krijojne nje realitetit genjeshtar ne mendjen e Kosovareve, dhe cuditemi pastaj se perse ndodhin ca gjera apo behen ca deklarata qe nuk shkojne per shtat Mediatizmit politik te regjimit Thaci... Ajo qe ndodhi me dy policet Kufitare eshte pikerisht ajo humullti qe ka krijuar politika e Thacit, kjo sepse te deklarosh se ngjarja ka ndodhur 130 metra ne brendesi te Kosoves i bie qe Kufiri me Serbine te jete percaktuar e pranuar nga te dy palet me marrveshje qeverish, gje qe eshte absurde sepse dihet qe kufiri me Serbine eshte imagjinar dhe vetem i bazuar ne nje marrveshje te perkoheshme te Kumanoves dhe eshte tek tuk i pa sakte prej zones se gjelber qe eshte percaktuar me perafersi! 130 metrat mund te maten me kufirin e Shqiperise, kurse me Serbine eshte i paqarte dhe pa pika orientimi te sakta.

 

Mos ja fut kot dhe mos shiko shume filma si-fi.

Meida qe e solli kete lajm B 92 nuk eshte media joseriose apo e strukturave paralele,por nga me seriozet ne Serbi dhe eshte anti Kushtunica,mos ja fut kot.

Natyrisht qe edhe Shqiperise i ka ardhur ky lajm,por jo cdo gje publikohet.

Para 3 ditesh u be nje takim Rasmusen-Barroso dhe u fol per Kosoven,ku detajet nuk u deklaruan ne shtyp.Ndoshta eshte folur per kete gje.

Tadici vete natyrisht do te deklaroje ashtu se eshte ne fushate elektorale dhe ne 6 Maj ka zgjedhjet.

Por dhe Tadici i di shume mire qe Kosova eshte e humbur.

E vetmja menyre qe ai te justifikohet dhe ta pranoje humbjen, eshte nje fare atutonomie per veriun ne kembim te hyrjes se Kosoves ne OKB.

Edhe nese kjo behet pra veriu merr nje fare autonomije,serbet lokale nuk do ta pranojne dhe mund te perseritet Stuhia 2.0.Eshte mese e llogjikshme se dhe Tadici i ka lene serbet e veriut.

Nese e pranojne serbet lokale, shqiptaret fare mire mund tu blejne shtepite dhe keshtu dhe veriu pastrohet.

Thaci po shkon tek Obama jo si agjet i Putinit,por po shkon qe Obama te siguroje Kosoven dhe gjithe patriotet e tastieres qe Kosova eshte e pavarur dhe kjo pune ka marre fund.

Kristi, lexo me vemendje, Kevi ta tha se nuk eshte serioze kjo puna e Natos me kufirin e gjelbert....

 

Publikuar: 10.04.2012 - 09:09Prishtinë, 10 prill

- Vrasja e Selver Haradinajt, banor i pjesës veriore të Mitrovicës, ka përkeqësuar situatën e sigurisë në pjesën më problematike të Kosovës. Si rezultat i kësaj, trupa paqeruajtëse e NATO-s, KFOR, ka vendosur që të pezullojë përkohësisht planet për mbylljen e rrugëve alternative, të cilat mundësojnë daljen nga Kosova në Serbi pa kaluar nëpër kontrollet kufitare.

Qytetarët serbë të veriut përdorin këto rrugë për t`i ikur ballafaqimit me policë dhe doganierë të Kosovës dhe të EULEX-it që gjenden në dy pikëkalimet zyrtare 1 dhe 31. Por, sipas burimeve ndërkombëtare, sulmi dhe tensionet e fundit kanë alarmuar edhe për nevojën që strukturat paralele të sigurisë së Serbisë të shuhen në atë pjesë dhe të fillojë dialogu i paralajmëruar për veriun.

Presioni ndaj Serbisë për të shuar strukturat paralele pritet që të shtohet edhe nëpërmjet deklaratave publike që pritet të bëhen nga institucionet relevante ndërkombëtare. Të njëjtat burime kanë shtuar se Serbia tashmë ka hequr dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe se qëndrimi pritet të bëhet publik gjatë këtyre ditëve.

Pezullimin e planeve për mbylljen e rrugëve alternative e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KFOR-it, Den Harvey.

Po ti or bole, fliske per veten ne vete te trete? Qeke Fantomas fare.

Admin skemi?

Kevo nuk fole tamam. Thuaj

 

Admin skemi?

Kev

 

Harrove te firmosesh. Kackavall.

Levizje e zgjuar doreheqja e Tadicit

Gjithe kjo loje politike behet qe te dyja zgjedhjet te koecidojne ne zgjedhjet e pergjithshme dhe te kete me teper pjesemarrje ne votime. Kjo vjen nga frika e ardhjes ne fuqi te radikaleve.

Serbia po ben politiken e shantazhit. Nuk ka per t'i ecur. Kosova eshte e lire dhe kjo gje ka marre fund. per sa kohe ta njohe amerika, i ka vdek nana asaj pune.

Shenje e mire kjo,filluat dhe ju Komunistet te keni besim tek Amerika.

Mos e ngacmo Brad,se Zotrules eshte i vetmi komunist qe e pranoin hapur dhe eshte dhe nacionalist.
E rralle kjo per shume ne peshk qe hiqen si gjoja te pavarur apo inipendete por qe ne thelb jane me te zinj se jane bij ose nipa blloku dhe nuk jane aspak nacionaliste.

nqse komentet e mia nuk lene ate pershtypje, atehere kam deshtuar.

e verteta eshte qe komunizmi eshte sistemi me i mire dhe mund te funksionoje kur populli eshte mire. dyshoj se populli behet mire po s'iu pane interesat. rreziqet qe pengojne kete jane te jashtme - qe cenon vete egzistencen e kombit - ne rastin tone - dhe te brendshme, qe jane multiple... i bie qe komunisti te jete nacionalist qe ne rrenje.

internacionalisti eshte bufi optimist qe ka arritur ta genjeje - dhe binde - veten per arritjen e se pares. ne shqiptaret, mire s'jemi, keshtuqe i bie te jemi ende nacionaliste.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).