“Janë mbi 6 milion shqiptarë në Turqi, me miliona martesa dhe është botërisht i njohur pasioni i turqve për të marrë shqiptare dhe këtë e kanë parësore. Atëherë, do të themi se këta nuk kanë gjak shqiptar, se nuk kanë gjak të përzier?! Mund të them që lidhjet e gjakut janë të fuqishme”

deklaroi Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së

Mapo

45 Komente

une kam ca pika gjak turk

kshu thote nji nga shtrigat plake te fisit smiley

ca me te thane smiley

 

na thuj per pikat e tjera... smiley

sot 11 prilli mer zogu

mu kujtuan pikat e lotit, ose me mire me thane, rrekete e loteve te shqiptareve ne '85

tjeter tjeter smiley

A pozitiv mër smiley

ene une smiley

ene ajo tjetra smiley

a pozitiv alkol smiley

qashtu qashtu

ja Ruzhe sa per nostalgji dhe kujtime..... nga rrekeja e popullit qe leshonte rrekene e loteve.....

 

 

 

ryzh,nga i ke pikat se mos dalim kusherirasmiley

 

Admino, 

me propozim nga poshte, dhee ndryshime e emiratim nga lart, le te rronje tha smiley 

Tani, lind pytja sa goca haremi* i ka kerku B'risha antareve te grupit parlamentar te PDh-se, per te mbajt gjalle kete tradite gjaku 0t0mane?

 

* per koke

I gjo di ky malsori qe qit keto nga goja! 

M'duket se keto nga Avropi na e kane vone vizen! 

Dhe ketij ja kane thone t'parit! 

po ka thone edhe Turqia le te jete katalizatori yne per ne Evrope...

 

Me cfare kuptova nga frymori malok, na del se perzjerja e gjakut turk me ate shqipetare ka ardhur krejtesisht nga fekondomi/pallimi i cucave tona nga hamshoret turq. Dhe e kunderta nuk na paska ndodhur. Po pse? Nuk kemi meshkuj ne shqipetaret? Dhe si per dreq mu kujtua nje histori e dhimbeshme ndoshta 500 vjet me pare ku rreth 100 gra dhe vajza Krutane u hodhen ne humnere (vendi eshte ne rrugen automobilistike qe te con nga qyteti i Krujes per ne drejtim te fshatit NOje dhe quhet "Guri i vajteses") per te mos dhene trupin e tyre hordhise osmane. Gjithashtu me mijra shqipetare te tjere u larguan perjetesisht nga trojet e tyre ne jug te shqiperise, ne Greqi dhe matane detit ne Itali. Mirpo, jo te gjithe iken apo u vetevrane. Ato qe ngelen e hongren ate "mikun" e armikut dhe ma merr mendja qe pasardhesit qe erdhen ne jete kane dalur me gjak turk. Pra, me duket me e vertete qe ne te kemi gjak turk sesa turqit gjak shqipetar.

  

E ke kuptuar gabim.

Keshtu thone dhe serbet, turq jeni.

Une jo iher. Ashtu sic i ka fol baba Sales per kuvajtin gjyshi im me ka treguar i vogel prejardhjen e familjes time. Fale zotit ska turqinira aty.

''U mbush mali plot me rrush, thotë Ai janë......, turq.smiley

o rrusha jua kan bo analizen gjenetike edhe nuk keni dale turq pranej mos u sekelldisni kot

Berisha ka kap ate nivelin e dulles se viteve te fundit, kur e kish humb fare trunin, dhe fliste kot...

"Gjuetia e fundit" me Berishen do ishte aktuale...

"Mund të them që lidhjet e gjakut janë të fuqishme."

Qetesi absolute ne salle. Profeti sapo kish leshuar pordhen e fundit. Dhe ajo kish eren e gjakut.

 

Vëllezër? ublications" style="color: rgb(0, 0, 0); " typeof="foafsmileyerson">LORENC VANGJELIescription">

Ka disa steriotipe të cilët është vështirë të ndryshojnë. Ato vazhdojnë të jetojnë sa nga padija, sa nga injoranca - shkalla më e lartë e padijes - sa nga ligësia, e cila, e bashkuar me padije dhe injorancë jep një përzierje të frikshme dhe shkatërruese. Ky nuk është rasti i kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ai është një burrë goxha i kënduar. Në politikë ka dëshmuar vazhdimisht atë sens pragmatizmi të diktuar nga origjina e tij, modelet që ka ndjekur dhe nga ideologjia komuniste që besonte dikur. Si politikan aktiv, në emër të qëllimit të tij të pandryshueshëm, pushtetit, ka justifikuar çdo mjet, ka përdorur çdo mjet dhe ka shenjtëruar çdo mjet që i ka shërbyer për qëllimet e tij. Një prej tyre, është dhe përdorimi i steriotipeve të vjetër komunistë. Në fund të viteve 70’, propaganda komuniste kishte krijuar steriotipin zyrtar për marrëdhënie të ngrohta me “miqtë kosovarë dhe vëllezërit turq”. Zoti Berisha ka ndryshuar vetëm njërin kah të pohimit dhe ka bërë mirë; miqtë kosovarë janë bërë vëllezërit kosovarë, por ripranon se turqit janë gjithashtu vëllezër të shqiptarëve. Madje shkon dhe shumë më tej, kur pohon se kemi lidhje gjaku me ta. Një tezë jo fort e re, e dëgjuar shpesh dhe fort nga fqinjët veriorë të Shqipërisë, serbët, të cilët pikërisht kështu i kanë konsideruar shqiptarët, turq. Duke hequr një linjë që bashkon besimin fetar me përkatësinë etnike dhe duke i konsideruar praktikisht të njëjtën gjë. Siç bëjnë rëndom edhe grekët me ortodoksët. Jemi vërtet vëllezër me turqit? Eshtë i vërtetë ky pohim plot eufemizëm, tek i cili gjendet edhe shumë servilizëm, dallkaukllëk, interes i çastit, por edhe steriotip i ngulitur tashmë? Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë i bie që ushtritë osmane në pesë shekuj pushtim të Shqipërisë, të kenë shëtitur herë nën fustanellat e gjysheve shqiptare e herë nën çitjanet e tyre kur një pjesë e gjysheve ndryshuan modën e veshjes. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë i bie edhe që nizamët e shumtë shqiptarë që luftuan dikur nën flamurin me gjysmë hënë, të kishin trazuar epshin e tyre viseve të Anadollit, aty ku një pjesë e tyre u bënë vezirë e pashallarë.

Ka një bindje të fortë, të përsëritur shumë shpesh dhe nga zyrtarët më të lartë të Ankarasë, se në Turqinë e sotme jetojnë rreth 6 milionë qytetarë me origjinë të largët shqiptare. Tërësisht të asimiluar dhe të papranuar zyrtarisht ndonjëherë si minoritet në vendin e madh, pak Evropë dhe shumë Azi. Prejardhja e tyre është e vjetër dhe e re dhe është krijuar kryesisht nga lëvizjet e popullsisë brenda për brenda kufinjve të vjetër të përbashkët të Perandorisë turke, por edhe nga shpërnguljet e reja të shekullit të shkuar, në shkëmbimet e popullsisë në dy kahe, nga Ballkani në Turqi dhe anasjelltas. Mjafton ky detaj tjetër që të gjenden mes shqiptarëve dhe turqve të sotëm prindër të përbashkët, që qoftë dhe një natë të vetme kanë ndarë shtratin, për të ndarë më pas gjakun me njëri-tjetrin? Vështirë të thuhet!

Ka diçka tjetër në të gjithë këtë histori të vrullshme dashurie mes zotit Berisha dhe homologut të tij turk. Ataturku i madh, krijuesi i Turqisë moderne, e riktheu vendin e tij brenda kufinjve në një lloj izolacionizmi që kujdesej më shumë për hallet e brendshme sesa për hovjet heroike me jataganë, palla dhe dyfekë nga njëri cep i Azisë në cepin tjetër të Ballkanit. Sot kohët kanë ndryshuar. Prej gati 20 vjetësh, Ankaraja po ringjall dhe jo pa sukses, mendësinë e dikurshme perandorake të otomanëve të dikurshëm. Duke e konsideruar çfarë ka ndodhur me vendet në të cilët ata depërtuan me forcë si një histori të përbashkët suksesi, bashkëqeverisjeje dhe jo histori pushtimi. Të dëgjosh “neohistorianin” Berisha, do të thotë se nuk mund të ketë marrëdhënie pushtimi mes vëllezërish, por vetëm “keqkuptime” nga ato që i krijon vetëm pirja e gjakut të nxehtë nga damarët e njëri-tjetrit. Në Ballkan, janë të gjitha shanset që kur për historinë flasin politikanët, historia të pushojë së qeni e tillë. Kështu ndodh dhe me kryeministrin, që tashmë duhet të pranojë njërin ose të dy pohimet veç e veç, që ose gjyshet shqiptare kanë rënkuar me ushtarët turq të garnizoneve pushtuese, ose hamshorët shqiptarë kanë bërë namin në viset e vjetra të gjysmëhënës që po kërkon të rilindë sërish në të njëjtën kohë me Turqinë në mes, që nga Afganistani e deri në Bosnjë Hercegovinë.

P.S. Një shoqëri me kultin e mashkullit si shoqëria shqiptare, “ta bësh” e konsideron trimëri, “të ta bëjnë” e quan çnderim. Në të gjitha rrethanat, qoftë dhe përkohësisht, ndoshta kryeministri Berisha mund të japë një dorë në favor të tezës që lëvdon lavdinë dhe pallën e nizamëve të vjetër shqiptarë që fati i detyroi ta përdorin për një Perandori që kërkon ringjallje.

Java

 

I ka dale turpi qe kur Berluskoni beri ate batuten per femrat shqiptare.

E kemi tregun e mishit te hapur edhe per lindjen (jo vetem per perendimin) dmth.

 

E more  çuna e gocat tona! Nuk jane per humore keto thagma te ketij njeriu te mbaruar, teresisht.Pa mendojeni thelle sa dem i ben te ardhmes T`uaj kjo deklarate ogurzeze! Çdo deklarate e pavertete e nje udheheqesi i ben dem te madh kombit te vet.Jo me jo qe nuk eshte gje e vogel.500 vjet shqiptaret luftuan kunder robverise turke,normalisht,  kunder turqve.Kunder gjakut te vet  e paskane derdhur gjakun? Jo, kurre !  

   Luftuan kunder tiraneve sulltane ardhur prej  fundit te Azise.Andej, nga bejne jete edhe sot  Ujguret.As edhe nje lidhje gjaku, me shqiptaret, ne rrenje.

Ne se shume shqiptare  kane vajtur ne Turqi  dhe historia ka fole dhe perse vjaten atje, ne shumice, kjo me se shumti flet per nje komunitet shqiptar ne Turqi, ku edhe pse shume prej tyre kane lidhur krushqira me turq, i kane lidhur vetem si komunitet shqiptar ne Turqi, por jo Shqiptaria, i gjithe kombi yne, ....  u be gjak  me...turqnine! Pake ruse jane martuar me gjermane?Por te nje gjaku kurre nuk u bene. 

Tani te vime tek nje pyetje qe mund tebehet;Nuk i di ky njeri keto? I di mire fort .Po perse ahere leshon te tillat? I shpetojne,  ose si thone ca, eshte plakur ? Joooo!

I ben me qellimin ogurezi! Te na largoje nga rruga qe nisem. Eshte fundi i zullumeve te tij ku urrejtja per popullin qe e di se e ka ne shumice kundra  e ka terbuar fare.

E ben si karshillek kunder anglosaksoneve te cilet tashme ja kane bere autopsine e tere trurit dhe shpirtit te tij te zi.Dhe e kane lene ne vetmine e vet. E ky fare trimi  po don me lene te kuptoje se eshte ky qe  na shipe ne azi po i tha mendja...Don t`i "trembe..".Dikur na kishim.." çelsat e Otrantos"  e tani, megjithe se as  "te kashtes", prape zarare bekemi.  Po ne ç`kusur xhanem, se  ka ikur terezie ky?

  E ben, i tmerruar per fatin e pasardhesave te vet, te krejt familjes, qe u ka lene mal me pare....por dhe malin me te zeza.Keto te dyja,  nuk rrine ne ekuiliber.Prandaj shprehet dhe i çekuilibruar ky njeri.sa me shpejt larg tij  dmth sa me shpejt  ne koshin e plehrave te historise tone,  aqe me mire per tere kombin.

E ben se edhe i thone,  qe ashtu te beje.."Ata" qe me vakt e kane bere, keshtu si eshte , lemshi i zi neper kembet tona.

  Siptomat e renda te psiqikes se tij,  po Çkilibrojne tere miletin.Dale dale! Ku do qendroje.....

  Mu per keto nuk eshte per te qeshur e  per te bere shakara, me  thagmat si kjo e fundit....Se nuk mund te jete e fundit...............

Duke pare suksesin telenovelave turqe me halil e menekshe, sala ka rrok situaten prej briresh per te forcuar dashurine me popullin arkadash turk...

Por nuk e keni vene te plote deklaraten e monstres, kur thoshte se turqit na kane marre grate, dhe kane lene shqipot thate, dicka e tille

jane televonelat turke qe kane marre gjithe ato cmime ne bote e saleshi yne modern ndjek rrugen e njishit prosperitetit...

na ka ofendu rende te gjithe ne qe kemi lidhje gjaku me gjermont, italjont, francezt, zviceront, amerikont,etj...

vejani nji keshilltar qe t`ja japi ne kohe ilacet...

Lajmi i dites qe shume pak e kane kapur:

Romela Begaj, kampione Europe ne Turqi.

Peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj u shpall Kampione e Europës në stilin e shkëputjes në kampionatin europian që po mbahet në Antalja të Turqisë.

Urime Romela, bravo!

Problemi qendron se per lidhjet e gjakut qe kemi Turqia kerkon qe te njihet bashke me Shqiperine si kampione Europes ne kete kategori.

Kujdes me Romelen, se te kap per zheljesh...

Ne kuader te bashkepunimit vellazeror,disa te tjere veç kane filluar ne perpilimin e fjalorit shqip-turqisht :

Leternjoftim   -  Surrat tapi

Pasaporte      -  Gyrbet tefter

Shqiponje      -   Katil Bylbyl

Varrezat         -  Rahmetli parking

Windows 7     -   Penxhere 7

Robot            -   Teneqe insan

Veterinar       -   Hajvan doktor

Kopsht zoologjik-Hajvan bahçe

Gjarper        - Llahtar ushkur

Prezervativ   -   Rehat llastik

Trangull      - Jeshil dajak

No comment - Hiç muhabet

Homoseksual    -  Biçim hanem

Ndihme ekonomike -Fukarallek sevap

Kupa Boterore -Dynja Gjygym

............

(i pa perfunduar)

 

jalla shofer jalla mos e pi rakine...

Ueh ueh!

cfare urnoni, he? cfare ka bere italia per shqiperine? per here te pare racizmin mbi vete ne itali e kam provuar, zyrtarisht. ne vendin me injorant te botes qe kam shetitur. lajmet perdite kishin "shqiptare" kriminele... 

ne menyre te vecante per shqiptaret, cfare ka bere italia? ik se jane ndyresira ato.

dhe nuk eshte e vertete qe sherbimi konsullor iu besoka nje shteti te trete vetem ne ato rrethana. ja fut kot italiani! te qepin zorren racistet... terronet.

Janë mbi 6 milion shqiptarë në Turqi, me miliona martesa dhe është botërisht i njohur pasioni i turqve për të marrë shqiptare dhe këtë e kanë parësore. Atëherë, do të themi se këta nuk kanë gjak shqiptar, se nuk kanë gjak të përzier?! Mund të them që lidhjet e gjakut janë të fuqishme

Jo vetem turqit qe jane boterisht pasionante pas vajzave shqiptare, por edhe serbet jane te dashuruar cmendurisht pas vajzave shqiptare. Dhe serbet sipas teorise se Berishes i paskemi vellezer.

Problemi i vetem qe kam une me kete tezen e Berishes eshte, se mesa e di une, burrit te motres i kemi thon kunat dhe jo vella. Sepse kjo dashuri per te cilen po perdellehet Berisha po na del paksa incestuoze. smiley

E tregoi EZELI me ne fund qe eshte Omeri dora vete.

Ne fakt ai  e kishte treguar qe ne oren 8 por une po shikoja Dortmundin me Bayernin ne ate kohe.

berisha vlla me turqit edi rama me greket

Janë mbi 6 milion shqiptarë në Turqi, me miliona martesa dhe është botërisht i njohur pasioni i turqve për të marrë shqiptare dhe këtë e kanë parësore. Atëherë, do të themi se këta nuk kanë gjak shqiptar, se nuk kanë gjak të përzier?! Mund të them që lidhjet e gjakut janë të fuqishme"

Po ti futemi analizave te dna hasell hasell te gjithe jemi prejardhur nga majmunet.me kete menje qe ka kryeministri duhet  te vemi anej nga afrika  e tu bejme temena shimpazeve qe rrojne ne maje te pemeve..

Pastaj u plak dhe nuku mesoi njehere ky katran.sot bota flet per miqesi aleanca te mbeshtetura ne vlerat themelore te njerezimit jo aleanca ne baze te gjakut e ngjyres se lekures.Me gjithe ate dashni qe ka per turqit meqe dolem dhe tanet me vjen cudi se si nuku propozoi qe turqishtja te behet gjuhe e trete ne shkolla pas kinezces.jo per gje po gjysmat e fjaleve turke i kemi ne gjuhen shqipe

Ne jane krushq te dalin-o,

Ai-në le ta marrin-o,

ta marrin o perfare-o.

te jesh korcarke valle? smiley

lerë e rritur -puro smiley 

ne vena pastaj, trecerek.

m'u duk sikur kishe shkruar "trestenik"... smiley

Nevoja per para, per investime, qe perkthehet; vazhdim i metejshem i tij ne pushtet, e ben Buall Mavrine tone, ti meshoje sa me fort, nje fakti qe kryeministrat e tjere psh, nuk do ta permendnin. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).